|
25
gusht 2003 / Elez
Biberaj / Zėri i
Amerikės
Botuesi i
gazetės Koha Ditore nė Prishtinė, Veton Surroi tha se detyra e
parė administratorit tė ri tė Kosovės, Harri Holkeri do tė
ishte tė ndihmojė nė procesin e transferimit tė kompetencave
drejt institucioneve vendore, pra tė aftėsohet Kosova qė tė
marrė vendime nė emrin e saj. Nė njė intervistė pėr Zėrin e
Amerikės, zoti Surroi tha gjithashtu se pjesė e kėtij procesi
do tė duhej tė ishte edhe integrimi i pakicave.
EB:
Zoti Surroi, zakonisht, ardhja e njė pėrfaqėsuesi tė
ri tė UNMIK-ut nė Kosovė shoqėrohet me njė periudhė tė
muajit tė mjaltit, siē mund ta quajmė. Pra, gjėrat shkojnė
mirė pėr njė farė periudhe ndėrsa mė vonė lindin fėrkime.
Ēfarė duhet tė presin shqiptarėt tani nga zoti Holkeri?
VETON SURROI:
Nuk mendoj se mund tė presim shumė, gjegjėsisht zoti Holkeri
vjen brenda njė procesi tashmė tė pėrpunuar. Ai proces ka tė
bėjė me dy prioritete themelore qė kanė Kombet e Bashkuara nė
Kosovė. Sė pari tė kalojnė sa mė shpejtė kompetencat
administrative te qeveria e Kosovės dhe institucionet nė tėrėsi
dhe sė dyti sipas tė gjitha indicieve besoj se ai do tė pėrqendrohet
edhe nė ēėshtjen e minoriteteve gjegjėsisht dialogut ndėretnik,
apo tė mardhėnieve ndėretnike, nė mes tė shqiptarėve dhe
serbėve nė veēanti.
EB:
Zoti Surroi, Zoti Holkeri ka qenė kryeministėr i Finlandės,
njė figurė e njohur nė komunitetin ndėrkombėtar por pa ndonjė
pėrvojė tė drejtpėrdrejtė nė Ballkan, siē kanė patur
administratorėt e mėparshėm. A mendoni se kjo mund tė pėrbėjė
njė problem nė mėnyrėn se si ai do tė pėrpiqet tė zgjidhė
probleme tė tilla si marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė apo
marrėdhėniet ose bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit?
VETON SURROI:
Unė mendoj fillimisht se detyra e tij do tė duhej tė ishte tė
administronte Kosovėn, gjegjėsisht tė ndihmojė nė procesin e
transferimit tė kompetencave, pra tė aftėsojė Kosovėn qė tė
marrė vendime nė emrin e vet. Nga ana tjetėr unė mendoj se
pjesė e kėtij procesi do tė duhej tė ishte edhe integrimi i
minoriteteve dhe nė kėtė drejtim mund tė ndihmojė fakti qė
nuk ka qenė pjesė e njė tradite ballkanike. Megjithatė ajo qė
objektivisht do tė mund ti pengonte nga aspekti i kulturės
politike prej nga vjen zoti Hokeri ėshtė po qė se pėrpiqet qė
tė bėhet ndėrmjetės nė dialogun apo negociatat nė mes
Prishtinės dhe Beogradit. Kėto nuk janė ēėshtje pėr
kryeadministratorin, kėto janė ēėshtje pėr Uashingtonin dhe
Brukselin.
EB:
Zoti Surroi, cilat janė disa nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme
qė do tė kėrkojnė vemendjen e menjėhershme tė zotit Holkeri?
VETON SURROI:
Po varet nga prioritetet e tij por unė do tė thoja se duhet tė
shpejtojė procesin e bartjes sė kompetencave e kjo nėnkupton njė
prerje radikale qė do tė thotė se tė gjitha kompetencat, pėrjashtuar
ato qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e kufijve tė jashtėm tė
Kosovės duhet tė kalojnė te kosovarėt. Sė dyti, duhet tė
vendoset rendi dhe ligji nė tėrė territorin e Kosovės dhe kjo
duhet tė bėhet poashtu pėrmes forcimit tė institucioneve tė
rendit autoktone, pra kosovare dhe kėtu flas pėr policinė
vendore, pėr shėrbimin e zbulimit vendor pra pėr tėrė atė qė
quhet zinxhir i ruajtjes sė rendit dhe ligjit. Natyrisht, kjo do
tė nėnkuptonte poashtu aftėsinė e Kosovės qė brenda rezolutės
1244 tė zhvillojė kontaktet e veta ndėrkombėtare, pra tė
krijojė platformėn e vet ndėrkombėtare dhe kėshtu radhazi.
Frikohem megjithatė se ashtu si edhe ēdo kryeadministrator tjetėr
i cili e fillon me njė ambicie dhe pas njė kohė zihet nė
probleme tė pėrditshme. Siē shihet nė Kosovė probleme tė pėrditshme
ka edhe do tė ketė qė nga mungesa e energjisė elektrike deri
te ndonjė problem tjetėr qė mund tė dalė nė sektorin e
sigurisė e tė tjera.
EB:
Ndėrkohė, zoti Holkeri do tė jetė shefi i parė i UNMIK-ut
qė do tė ketė rastin tė provojė tė ulė tė dyja palėt nė
bisedimet pėr ēėshtjet teknike. Sa mendoni se do tia arrijė
ai qė ta bėjė kėtė dhe tė ketė sukses?
VETON
SURROI: Po siē thashė edhe pak mė parė,
nuk mendoj se ėshtė puna e tij qė tė merret me ēėshtjen e
negociatave nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Ky ėshtė njė
problem i institucioneve autoktone kosovare dhe Beogradit. Dhe pėr
kėtė gjė mendoj se duhet tė pėrgaditet si Prishtina si
Beogradi, ashtu edhe bashkėsia ndėrkombėtare gjegjėsisht
Uashingtoni dhe Brukseli pėr tė pasur sukses nė negociata dhe
nuk flas kėtu pėr ēėshtje praktike a teknike siē quhen kėto
sepse kėto janė ēėshtje tė kota domethenė nuk ekzistojnė
ēėshtje as teknike as praktike por ekzistojnė negociata dhe
brenda kėtyre negociatave trajtohen tė gjtha ēėshtjet.
|