25.08.2003 - Trepca.net

Harri Holkeri: “Kosova duhet tė bėhet pjesė e Evropės”


Prishtinė, 25 gusht 2003  / Besim Abazi  / “Zėri i Amerikės”
 
Graphic Image   
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Harri Holkeri, tha sot se, institucionet ndėrkombėtare do t'i ndihmojnė institucionet e Kosovės tė ndėrtojnė njė shoqėri tolerante e demokratike. Ai i bėri kėto komente, pak pas arritjes sė tij nė Kosovė, nė njė mbledhje pėrkujtimore pėr diplomatin brazilian Sergio Vieira de Mello dhe punonjėsit tjerė tė Kombeve tė Bashkuara, tė cilėt u vranė nė sulmin nė zyrat e Misionit tė kėsaj organizate nė Bagdad.

Zoti Holkeri tha se kujtimi i tė vrarėve, ėshtė edhe detyrim pėr tė ecur pėrpara dhe mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar ata qė vdiqėn nė krye tė detyrės, ėshtė dyfishimi i pėrpjekjeve pėr tė pėrmbushur misionin nė Kosovė.

Zoti Holkeri tha se kujtimi i tė vrarėve, ėshtė edhe detyrim pėr tė ecur pėrpara dhe mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar ata qė vdiqėn nė krye tė detyrės, ėshtė dyfishimi i pėrpjekjeve pėr tė pėrmbushur misionin nė Kosovė.

“Kjo do tė thotė tė ndihmohen udhėheqėsit politikė tė Kosovės, tė gjejnė kurajo pėr tė kundėrshtuar jo-tolerancėn. Qė tė gjithė, duhet tė bėjnė pjesėn e tyre tė punės pėr tė vendosur sundimin e ligjit nė shoqėrinė e Kosovės, tė pėrkrahet e drejta e ēdo personi tė zhvendosur pėr t'u kthyer, tė ndėrtohet njė ekonomi e qėndrueshme me vende pune pėr tė rinjtė dhe tė bėhet ēdo gjė qė Kosova tė gjejė vendin e saj nė Evropė. Kjo pjesė e Evropės duhet shndėrruar nė njė vend, ku tė gjithė qytetarėt e saj tė jetojnė nė paqe dhe me dinjitet”,- tha zoti Holkeri.

Ndėrkaq, Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, tha se Sergio Vieira de Mello, ishte administratori i parė, qė qėndroi nė Kosovė nė periudhėn ndėrmjet 13 qershorit e njė gushtit tė vitit 1999. Ai, tha zoti Rugova, ishte burrė i urtė dhe i guximshėm qė punoi me sukses pėr 30 vjet nė vatra tė ndryshme tė konflikteve. Ishte nė shėrbim tė mirėkuptimit e tė paqes pėr kombet dhe vendet e ndryshme, me njė fjalė, ishte nė shėrbim tė njerėzimit.

“Populli i Kosovės i kujton me dhembje ata qė humbėn jetėn, i kujton me krenari, sepse ata punuan pėr Kosovėn dhe ajo nuk do t’i harrojė kurrė”, -theksoi Presidenti Rugova.

Presidenti Rugova tha se ka vendosur tė dekorojė pas vdekjes zotin Sergio Vieira De Mello me Medaljen pėr Shėrbim Civil nė Kosovė.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.