|
 |
|
- Intervistoi:
Sokol RAMA / Marrė
nga gazeta ILIRIA, SHBA
-
- Robert
Elsie ėshtė padyshim njė nga pėrkthyesit mė
prodhimtarė tė poezisė dhe trashėgimisė shqipe nė
anglisht. Lindur mė 1950 nė Vankuver tė Kanadasė,
ai studioi nė University of British Columbia, ku
diplomoi mė 1972 pėr studime klasike dhe Gjuhėsi. Nė
vitet pasues ai i vazhdoi studimet pasuniversitare nė
Gjermani, Francė e Irlandė dhe pėrfundoi doktoraturėn
pėr letėrsi mė 1978 nė Institutin Gjuhėsor tė
Universitetit tė Bonit.
-
- Prej
vitit 78 ai vizitoi Shqipėrinė disa herė me njė
grup studentėsh dhe profesorėsh nga Universiteti i
Bonit, vizita qė sė pari i zgjuan interesin pėr
kulturėn shqiptare. Pėr disa vite rresht ndoqi
Seminarin Ndėrkombėtar mbi Gjuhėn, Letėrsinė dhe
Kulturėn Shqiptare mbajtur nė Prishtinė tė Kosovės.
Nga viti 82 deri mė 87, punoi pėr Ministrinė
e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon.
|
-
- Prej
atėherė ka punuar si interpret i pavarur mbledhjesh, parėsisht
pėr shqipen dhe gjermanishten. Sė fundmi ka punuar si
interpret i njėkohshėm shqip-anglisht-shqip pėr Gjykatėn e
Hagės nė krejt pjesėn e Kosovės tė gjyqit tė Millosheviēit.
-
- Elsie
ka pėrkthyer dhe botuar njė varg librash, mes tė cilėve
History of Albanian Literature; Dictionary of Albanian
Literature; A dictionary of Albanian religion, mythology and
folk culture; Studies in modern Albanian literature and
culture, Albanian folktales and legends; An Elusive eagle
soars: Anthology of modern Albanian poetry; Migjeni: Free
verse, Flora Brovina: Call me by my name; Who will slay the
wolf, Ali Podrimja, Gathering
clouds: the roots of ethnic cleansing in Kosovo and
Macedonia, etj.
-
-
- ILIRIA
: Vėshtirė se ka ndonjė lexues qė nuk i ka lexuar pėrkthimet
tuaja tė poezisė dhe trashėgimisė letrare shqipe. Ende nuk
e kam takuar njė shqiptaro-amerikan qė nuk ka nė bibliotekėn
e tij tė paktėn njė libėr pėrkthyer nga ju. Cila ishte tėrheqja
fillestare, ai ēast vendimtar qė ju grishi aq fort sa tju
detyronte tia pėrkushtonit kaq shumė kohė dhe energji
letėrsisė shqiptare?
-
- Robert
Elsi:
Kam pasur gjithmonė njė pasion pėr gjuhėt dhe
kulturat e huaja disi tė errėta. Kur fillova tė mėsoja
shqipen nė vitet 70 nė kursin e studimeve pėr gjuhėsi tė
krahasuar, u godita nga muri i heshtjes qė e rrethonte
kulturėn shqiptare.
-
- Diktatura
staliniste nė Shqipėri dhe veēimi i tejskajshėm nga tė
cilėt shqiptarėt vuajtėn pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė,
kishte njė pasojė afatgjatė: shumė pak tė huaj e mėsuan
shqipen dhe,tė jemi tė ndershėm, shumė pak ishin
tinteresuar, pėrveē njė grushti tė tejskajshmish
politikė. Por as pamja qė ka vizatuar Shqipėria pėr vetė
dhjetėvjeēarin e fundit kaotik nuk ka qenė veēanėrisht tėrheqėse.
-
- Pakėsia
e shkencėtarėve tė interesuar pėr Shqipėrinė dhe mungesa
e pėrkthyesve nga shqipja nė anglisht ka treguar qė muri i
heshtjes nuk ėshtė rrėzuar ende. Dhe prapseprap, ka shumė
pėr tu zbuluar nė kulturėn shqiptare. Pas vitesh
shtypjeje dhe veēimi, shqiptarėt kanė shumė pėr tė thėnė.
Interesi im ka qenė nė tė ndihmuarit qė kjo kulturė, nė
gjithė larminė e vet, tė njihet dhe kuptohet nga bota e
jashtme.
-
-
- ILIRIA
: Paraqitja e vėllimeve tė Brovinės dhe Podrimjes janė
skajshmėrisht informues, por edhe tė ngrohtė e parapėlqyes
ndjenjėsisht. A ka ndonjė arsye pėr kėtė pėrveē vlerave
tė poezisė sė tyre?
-
- Robert
Elsi: Kur fillon
pėrkthimin e poezisė sė njė autori, ti hyn nė kozmosin e
tij apo tė saj. Secili autor ėshtė i ndryshėm dhe secili
ka kumtin e vet pėr tia tejēuar botės. Nė rastin e
Flora Brovinės, qė ishte nė njė burg serb nė kohėn kur
fillova pėrkthimin, sigurisht qė u ndikova nga rrethanat
politike tė jetės sė saj, por nė pėrgjithėsi ėshtė
kumti poetik qė ka rėndėsi.
-
- Unė
pėrkthej autorė punėn e tė cilėve e kam pėlqyer vetė
dhe tė cilėt mendoj se do tė pėrēohen mirė nė njė pėrkthim
anglisht. Jo ēdo poet, bile edhe ata qė unė i pėlqej dhe i
vlerėsoj, ėshtė i pėrkthyeshėm, tė paktėn jo nga unė.
-
- Megjithatė,
kam pėrkthyer shumė autorė dhe, pėr mungesė botuesish, e
kam vendosur sė fundmi shumicėn e lėndės nė faqen time tė
re tinternetit www.albanianliterature.com duke ia bėrė tė
mundshme secilit qė ka kompjuter. Shumė nga shkrimet dhe
librat mund tė shkarkohen atje, gjithashtu.
-
-
- ILIRIA
: Si erdhi puna qė e mėsuat shqipen aq mirė, veēanėrisht
kur dihet se pėrkundėr anglishtes, ajo ėshtė njė gjuhė
shumė e lakueshme?
-
- Robert
Elsi: Siē e pėrmenda,
kam pasur gjithmonė pasion gjuhėt e huaja. Duhet ta pranoj
se mu desh kohė ta zotėroj shqipen. Ishte pėrpjekje e
fortė, pėrballė mungesės jo vetėm tė gramatikave dhe
fjalorėve tė mirė atė kohė, por edhe sa i pėrket njerėzve
pėr ta ushtruar. Pse u specializova nė shqip dhe jo nė gjuhėn
uellsiane, lituaneze apo bretone (gjuha e keltėve-shėn. pėrk)
qė i kisha studiuar mė parė? Ishte thjesht rastėsi. Mė
1978, ndėrkohė qė po mbaroja doktoraturėn nė Gjermani,
pata njė rast tė rrallė me anė tė profesorit tim
nUniversitetin e Bonit, pėr ta shėtitur Shqipėrinė me
njė grup studentėsh.
-
- Mbeta
pa mend nga gjithė propaganda politike nė mure dhe pankarta
qė mė solli ndėr mend ndonjė film shkel e shko tė
Hollivudit, por gjithashtu u josha nga vendi dhe njerėzit
jashtėzakonisht miqėsorė dhe mikpritės. E tillė ishte
Shqipėria e kohės, njė teatėr absurdi, prapseprap mė
mbeti nė zemėr.
-
-
- ILIRIA
: Shqiptarėt i gjykojnė pjesėt letrare qė keni pėrkthyer
si mė pėrfaqėsueset e poezisė shqiptare. Ndėrsa ju keni
botuar njė vėllim me poezi nga Migjeni, Flora Brovina dhe
Ali Podrimja, shumė nga tė njohurit e mi po prisnin nga ju
njė pėrkthim tė Fishtės. Duke pasur parasysh qė ai
mendohet tė jetė njė nga themeluesit e poezisė shqiptare,
a po punoni pėr botimin e njė vėllimi tė veēantė tė
poezisė sė tij?
-
- Robert
Elsi: Jam
makthosur gjatė nga mendimi i pėrkthimit tė Fishtės dhe pėr
shumė kohė e kam mėnjanuar pėr shkak tė tė folmes sė
fortė gege, ndėrlikueshmėritė e gjuhės sė tij dhe, pėr
mua, kulturės shumė ekzotike tė malėsive shqiptare. Fishta
ėshtė sfida pėrfundimtare pėr njė pėrkthyes letrar. Por
unė jam i pangopur i keq dhe mė 2000, mė nė fund, fillova
tė pėrkthej Lahutėn e malcis, qė e gjykoj si Epika Kombėtare
Letrare shqiptare.
-
- Puna
e pėrkthimit ishte shumė e vėshtirė nė fillim dhe
ntvėrtetė u dorėzova disa herė, por tani u mėsova
me gjuhėn e Fishtės e mėnyrėn e shprehjes, dhe po bėj pėrparim
tė mirė. Pesė kėngėt e para tė pėrkthimit anglisht tė
Lahutės sė malcis do tė botohen shumė shpejt (mėshtė
thėnė pėr Krishtlindje) nė Pejė brenda vargut Dukagjini
Balkan Books, ku tashmė kam botuar njė numėr veprash tė
tjera nanglisht.
-
- Po
ta hedhim shikimin mbrapa, mendoj se pėrkthimi ka dalė jashtėzakonisht
mirė. Jam i kėnaqur tė paktėn, por do tia lė lexuesit
tė vendosė vetė. Po vazhdoj ngadalė me pjesėn tjetėr tė
Lahutės sė malcis, por ajo ėshtė shumė e gjatė - sa
Iliada e Homerit - kėshtu qė do tė mė marrė disa vjet ta
pėrfundoj. Nėse ia dal, do tė jetė njė arritje historike.
-
-
- ILIRIA
: Ndihmesa juaj shtrihet pėrtej poezisė, nė botimin e
shkrimeve dhe studimeve mbi letėrsinė, besimin, mitologjinė
dhe kulturėn popullore shqiptare. Cilat janė nismat tuaja tė
tanishme?
-
- Robert
Elsi: Pėrveē
Lahutės sė malcis, kam plotėsuar njė pėrkthim anglisht tė
poezisė gojore epike shqiptare qė do tė thirret The Songs
of the Frontier Warriors (Kangėt e kreshnikėve), qė i
gjykoj si shumė tė rėndėsishme. Do tė botohet shpejt
(shpresoj para fundit tė vitit) nė njė vėllim dygjuhėsh
nga Bolchazy-Carducci Publisher nė Vaukonda tIlinoisit.
Kjo, mė nė fund, do ta paraqesė epikėn shqiptare para botės
shkencore dhe lexuesve tė huaj.
-
- Deri
tani, ajo ka qenė nėn hijėn e epikės mė tė njohur
serbo-kroate, me tė cilėn ėshtė e lidhur ngushtė. Kam pėrfunduar
edhe njė libėr tė ri quajtur Introduction to Albanian
Literature (Hyrje nė Letėrsinė Shqipe).
-
- Ky
ėshtė njė lloj mė i shkurtė, mė i pėrmbledhur dhe i pėrditėsuar
i Historisė sė letėrsisė shqipe dyvėllimėshe, botuar nė
Nju Jork mė 1995, dhe pėrqendrohet nė autorėt madhorė tė
letėrsisė shqiptare nga fillimi deri nė vitin 2000. Nuk kam
gjetur ende botues pėr tė, por nuk i kam humbur shpresat.
Kam plotėsuar gjithashtu njė pėrkthim anglisht tė njė pėrmbledhjeje
tregimesh tė shkurta moderne shqiptare, tė cilin ia kam
parashtruar njė botuesi nė Ēikago.
-
- Njė
vepėr tjetėr me interes pėr historianėt ėshtė Shqipėria
e hershme: njė lexues i teksteve historike (shekujt XI-XVII),
qė do tė botohet vitin tjetėr nė Gjermani shpresoj. Sė
fundmi, kam filluar tė punoj mbi njė botim tė ri tė
Fjalorit historik tė Shqipėrisė pėr Scarecrow Press, qė
po e pėrvijoj si njė enciklopedi vocėrrake tė Shqipėrisė
dhe shqipes. Kjo nisėm pėrfshin mjaft kėrkime dhe punė, kėshtu
qė i kam lėnė Fishtėn dhe pėrkthimet e tjera mėnjanė hėpėrhė.
-
-
- ILIRIA
: Mė sė fundmi keni botuar Gathering clouds: the roots of
ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia (Re tė mbledhura:
rrėnjėt e spastrimit kombėtar nė Kosovė dhe Maqedoni), njė
pėrmbledhje dokumentesh tė hershmėrisė sė shekullit XX.
Ndonjė arsye e veēantė?
-
- Robert
Elsi: Nuk pėrfshihem
zakonisht nė vepra qė mund tė gjykohen si politike, por nė
kėtė rast doja ta ndihmoja publikun ndėrkombėtar tė qartėsonte
diēka. Ka pasur njė prirje nga qarqet ndėrkombėtare prej
luftės nė Kosovė ta hedhin gjithė fajin mbi Millosheviēin.
Mė thjesht, ėshtė mėtuar qė nėse Millosheviēi sdo
tė kishte qenė nė pushtet, nuk do tė kishte pasur pėrplasje
kombėtare nė Jugosllavi dhe vendi do tishte prapė i
bashkuar.
-
- Tashti
qė Millosheviēi ka ikur, mund ti vėmė copat prapė
bashkė. Ajo qė shumė njerėz jashtė nuk kuptojnė, ėshtė
qė shtypja dhe spastrimi kombėtar nė Kosovė ka qenė shumė
kohė pėrpara se Millosheviēi tė vinte nė pushtet. Nė tė
vėrtetė, ka pasur njė traditė tė mjerueshme spastrimi
kombėtar atje pėrgjatė shekullit XX, nga fillimi deri nė
fund tė sundimit serb.
-
- Ēdo
qeveri beogradase: nga koha monarkike te ajo komuniste dhe
paskomuniste mori pjesė nė tė. Nėse kjo qartėsohet, dhe
shpresoj qė kjo tė bėhet nga libri, bashkėsia ndėrkombėtare
do tė kuptojė mė nė fund tė kuptueshmen: qė njė
zgjidhje pėrfundimtare mund tė lindė vetėm duke nderuar
vullnetin demokratik tė popullit tė Kosovės.
-
-
- ILIRIA
: Gjatė kohės sė parė tė gjyqit tė Millosheviēit nė
Hagė keni shėrbyer si interpret shqip-anglisht pėr Gjykatėn.
A keni ndonjė kujtim tė veēantė nga kjo?
-
- Robert
Elsi: Gjyqi i
Millosheviēit ėshtė thėnė tė jetė gjyqi mė i madh nė
historinė evropiane pas Nurembergut dhe unė e mendoj si
privilegj tė kem qenė nė gjendje tė marr pjesė nė tė.
Punova si interpret i njėkohshėm shqip-anglisht-shqip pėr
Gjykatėn ēdo ditė prej mesit tė shkurtit deri nė fund tė
gushtit 2002 dhe besoj tė kem qenė i vetmi pėrkthyes i
pavarur qė jam pėrfshirė nė pjesėn e Kosovės tė gjyqit
nga fillimi nė fund. Duhet ta pranoj se kujtimi kryesor nga
gjyqi ėshtė stresi.
-
- Pėrkthimi
ishte ēuditėrisht i vėshtirė. Kur pėrktheja nga shqipja
nanglisht, isha i ndėrgjegjshėm qė jo vetėm nė gjykatė,
por edhe nė mediat ndėrkombėtare, pra nė kohė tė caktuar
nė mbarė botėn, po dėgjonin zėrin tim dhe qė ēdo gabim
mund tė ndryshonte rrjedhėn e gjykimit. Kur po pėrktheja
nga anglishtja nė shqip, isha barazisht i ndėrgjegjshėm qė
gjithė Kosova dėgjonte shqipen time - dhe gjithė gabimet e
mia gramatikore e shqiptimore - nė televizion. Megjithėse
kam bėrė mjaft pėrkthim mbledhjesh tė nivelit tė lartė pėr
shqipen, mendoj se gjashtė muajt nė Gjykatė ishin koha mė
e vėshtirė e karrierės sime dhe sigurisht mė stresuesja.
-
- Siē
e vėrejti njė koleg imi nė Hagė, ishte si rrugėtim nėpėr
gropa ēdo ditė. Kodet gjuhėsore tė anglishtes dhe shqipes
nė gjyq ishin tejet tė ndryshme. Anglishtja e gjykatės ėshtė
jashtėzakonisht e stėrholluar dhe e ndėrlikuar, tė cilėn
duhej ta pėrktheja nė shqip por edhe tia bėja tė
kuptueshme dėshmitarėve shqiptarė, qė ishin shpesh fshatarė
tė thjeshtė dhe pak dinin pėr veēantitė ligjore. Ende
sjam i sigurtė deri nė ēshkallė ata dhe shikuesit e
TV-sė nga Kosova kanė kuptuar ēfarė po thoja.
-
- Drejtimi
tjetėr, nga shqipja, apo mė mirė nga kosovarēja
nanglisht, ti prishte edhe mė shumė nervat, sepse
ishte shpesh e vėshtirė tė kuptoheshin tė folmet vendore qė
flisnin dėshmitarėt dhe tė pėrēoheshin dėshmitė e tyre
nga njė kod i papėrpunuar nė njė anglishte tė kuptueshme.
Kishte edhe shumė probleme kulturore qė pėrfshiheshin nė pėrkthim.
Stresi i vazhdueshėm i punės atje e pati njė pėrfitim,
gjithsesi. Mė ruajti nga thithja e gjithė atij tmerri nga dėshmitė
dhe mė ruajti nga sakatosja prej gjakut dhe therjeve qė
ishim tė detyruar tė dėgjonim ēdo ditė. I admiroj gjithė
ata njerėz trima qė i mbijetuan tmerret e pathėna dhe erdhėn
nga Kosova pėr tė dėshmuar.
-
|
|