|
- Tiranė,
Korrik 2003 / Nga: Koēo KOSTA
-
-
Ėndėrrimi i njerėzve tė mi sikur
-
ėshtė populluar nga tmerret, vėlla!
-
-
I
- Njė
pasdite mė erdhi nė studion e sajuar nė njė shpėrqendrim
tė ngushtė. Urdhro! i thashė.
- Ti
je ai skulptori? pyeti dhe vėrente pėrqark, shikonte nėpėr
mure te skicat apo te qoshet te allēia dhe gdhendiet. Tha: Ke
kohė tė pimė diēka te lokali?
- Lėshova
daltėn dhe e shikova i pėrqendruar.
- Ja,
te lokali kėtu, tha.
- Kėmbeva
shpejt veshjen dhe dolėm.
- Pasi
porositėm, ai nxori nga portofoli i butė, i gjatė e i
meshintė njė fotografi bardhezi. Qe foto burri. Babai! tha.
- Babai
juaj? mėrmėrita dhe shikoja fotografinė.
- Dua
qė Babain ta kem bust nė shtėpi.
- Unė
vazhdoja tė shikoja fotografinė ca tė vjetėruar dhe
biseduam pėr dimensionet e bustit.
- Nuk
u zgjatėm shumė nė pazar dhe pėrfundimisht vendosėm: 900
mijė dhrahmi dhe do ta gdhendja nė mermer. Po
paret? fola me belbim.
- Nė
fillim? Sa nė fillim? tha ai.
- Njėherepėrnjėherė
paret e mermerit. Edhe diēka se
tė ushqehem! pėshpėrita
sikur ti flisja vetes.
- Ai
hapi sėrish portofolin dhe tha: Kaq?
- Po,
i thashė.
- Urdhro
edhe kėto, tha dhe lėshoi nė tavolinė disa kartėmonedha tė
tjera.
- Unė
shėnova te blloku i vogėl emrin e porositėsit tė bustit,
datėn dhe sasinė e pareve qė mė la atė ditė.
- Kur
u ngritėm, ai mė tha: Hypim tek automobili im dhe shkojmė
deri te marketi ku punoj. Shikoje dhe tė kthej unė nė
studio.
- Ai
qe njė minimarket qė, siē mėsova ca ditė mė vonė, e
kishte marrė me qira.
-
-
- Nisa
menjėherė punėn me bustin dhe ndjeva se mė shkonte mbarė.
- I
interesuari shfaqej herėpashere dhe shikonte. Vetėm
shikonte, nuk bėnte vėrejtje, por e kuptoja se ikte i kėnaqur.
Kėshtu mė dukej!
- Unė
i telefonoja nganjėherė dhe i thosha, se ja, po pėrfundoj.
Pas kėsaj telefonate, ai, gjithashtu e kuptonte se duhej tė
mė sillte pare tė tjera.
- Arrita
ti marr 820 mijė dhrahmi.
- Isha
duke e pėrfunduar dhe i dėrgova fjalė se pas ca ditėsh
mund tė vinte ta merrte. Domethėnė gjithashtu, tė mė
sillte edhe 80 mijė dhrahmitė dhe mbyllej tėrė pazari.
-
-
- Pas
kėsaj, disa ditė nuk fola dot nė telefon se zilja e tij qe
e mbyllur. Dhe u bėnė javė qė ai spo shfaqej nė studion
time. Madje, njė paradite nė rrugė, sikur mu shmang. Kėshtu
mė qe dukur! Unė u shqetėsova nga kjo.
- Ai
duhej tė mė jepte edhe 80 mijė dhrahmi. Domosdo, nė
krahasim me 820 mijė dhrahmitė qė mė kishte dhėnė, shuma
tjetėr nuk ishte ndonjė gjė e madhe. Po mua dhe gruas na
dukej sikur ajo mbetje do tė na nxirrte nga situata e fundit.
Kėtu leku ėshtė ujė! Sesi shkrin!
-
-
- Spo
vinte! Do ti shkoj nė dyqan, i thashė gruas.
- Mos
u bėj harbut, mė tha ajo. Mos, ai do vijė!
- Por
ai spo dukej. Tė vijė
tė marri babain! thesha i zemėruar duke u sjellė nėpėr odėn
e ngushtė.
- Babai
rrinte aty poshtė prapa derės sė jashtme, te sheshqėndrimi
i ngushtė nė tė djathtė. Dhe priste. Ai mė vėshtronte i
pari kur hyja! Edhe unė tė shikoj, i thosha. Po ētė bėj!
Tė bėra, tė vijė!
- Nganjėherė
ai Baba mė ngjante sikur mė
shikonte me ngulm me sytė qė ia kisha gdhendur dhe qė tani
mė dukeshin tė mbushur me pikėllim dhe sikur mė pyeste: Ku?
- Unė
ngrija supet.
- Ku djali?!
- Ngrija
supet dhe psherėtija. Kur ngjitja shkallėt, sikur ndjeja
bustin qė nxirrte frymė sėthelli dhe fillonte tė shkumohej
nga pikėllimi.
-
-
- Njė
ditė i shkova te minimarketi qė ta kėrkoja. Po
minimarketi qe i mbyllur.
- Ditėn
e katėrt me thanė se ai dyqan shapej mė. Mė thanė
dyqanxhinjtė pranė. Ai falimentoi, thanė ata.
- Po
Babai! mėrmėrita dhe
ndjeva se flladi i liqenit mė frynte te buzėt. Pu ine lin?
pyeta atėherė nė fillim, kur arrita kėtu si emigrant. Ku ėshtė
liqeni?
- Nuk
vjen, jo, mė thanė dyqanxhinjtė fqinj.
- Ai
ka Babanė! thashė prapė me
vete.
- Baba
nuk ka. Ohqi, tha njėri. Ahu, ohqi, jo. Babai
i tij fle pėrtej me
kohė e me vaht!
- Unė
shikoja i pėrhumbur.
- Ohqi
baba, pedhja!
- Ska,
mendova. Se kishte babanė, po tani ia gdhenda nė mermer
dhe sa shtyj derėn e pėrjashtme, qė tė hyj nė shtėpi, ai mė shikon i pari dhe sikur seē mė pyet!
- Unė
fola me zė disa fjalė tė ngatrruara.
- Njėri
nga dyqanxhinjtė, si uli gotėn plastike tė frappesė,
zgjati krahun dhe pėllėmba e shėndetshme i shikoi sipėr te
gjethet e rrapit. Pas kėsaj, ai e ktheu pėllėmbėn pėrmbys
dhe u koll dhe tha: Sia doli: falimento, pedhja! Nuk i eci,
ndaj iku emigrant nė Gjermani. Qė tė shlyhet. Greku ecėn nė
tregti, por ai sia doli, pedhja. Dhe shih: me kyē!
- Unė
shikova qepengjenė e ulur tė ngrysur tė minimarketit dhe kyēin
e madh si qen i ulur i mbledhur kutullaē qė e ruante.
- Po
Babai!
mėrmėrita si i dambllosur.
- Njėri
nga dyqanxhinjtė, mė shikoi ndryshe: me ca habi. Pastaj
i tha shokut: Ēllafos ky?!
- Ētė
llafosja?!
- U
ktheva hapazvarrė dhe mė duket se nuk i pėrshėndeta ata qė
lashė aty. Qeshė i trishtuar. Helm. Na dukej sikur ato 80
mijė dhrahmi qė do tė mė shlyente kėstin e fundit, pasi tė
merrte bustin, qenė shumė mė tepėr se ato tė 820 mijėt qė
mė kishte dhėnė dhe qė ne i kishim fitilasur. Sesi,
po i prishėm! Dhe tani ai
humbi diku si emigrant! Si unė! Po nė Gjermani. Kėtu,
mbase, e kishte lėnė njė shtėpi tė vetėn. Ai
do tė punonte atje larg dhe njė ditė do tė shlyente
borxhet. Mbase!
- Ndėrsa
mua, atje pėrtej pikės kufitare, diku larg, te qyteti ynė i
vogėl mė priste vetėm njė dhomė qė pikonte, vizatimet qė,
o Zot mbase nuk qenė lagur! disa vjersha nė njė fletorkė
dhe njė aparat televiziv bardhezi i hershėm. Dhe
asnjė
shok. Unė, gruaja, djali dhe vajza kėtu.
-
-
- Sa
shpresė kisha tani tek ky bust, te kėto 80 mijė dhrahmitė!
Deri sa tė mė dilte ndonjė punė tjetėr. Po pėrpara meje
po vinte njė plakė tėrė mjerim nė pamjen e vet. E tėrė
fytyra e saj ishte njė masė rrudhash. Kisha mbajtur ēapat
dhe po mendohesha, kur dėgjova tė mė fliste dikush.
- Ishte
njė vejushė. Ajo ndaloi dhe nxori njė fotografi tė pastėr
mashkulli dhe mė tha: Qirje, e bėni kėtė?
- Bust!
- Ajo
sikur shqetėsoi qerpikėt teatralisht dhe zgjati krahėt dhe
bashkoi dy pėllėmbėt e hapura. Kaq, tha pastaj.
- Jo
ashtu? e pyeta dhe i tregova njė bust tė ngulur mbi njė
platformė tė lartė buzė liqenit. Pu ine lin? Ku ėshtė
liqeni? pyesja ditėn e parė kur zbrita si emigrant.
- Ohqi,
tha vejusha.
- A:
jo. Domethėnė: reliev. Kaq, i thashė dhe hapa dy pėllėmbėt
e shtrira duke ngjitur dy gishtat e mėdhenj tė trashė.
- Ne,
tha ajo.
- Po,
i thashė unė nė vend qė ti flisja nė gjuhėn e vetė
me atė Ne. Pra: po.
Nė dru? i thashė.
- Nė
dru arre, tha vejusha. Do tė sjell unė dru arre; zemėr
arre.
- Po,
moj mavri, mėrmėrita. Ne, mavro, i thashė vetes nė gjuhėn
e saj paskėtaj.
- Punė,
ku? tha ajo.
- Bėmė
ca ēapa dhe u mundova ti dėftoja kthinėn se ku punoja.
- Nė
tė vėrtetė unė nuk dėshiroja qė ajo vejushė tė hynte nė
atė skutė nė tė cilėn punoja dhe kisha gjetur te vetja
guximin ta quaja studio. Mundėsisht askush tė mos mė
vizitonte nė atė studio!
Aty mezi hapja vend pėr kavaletin dhe nga qė ishte errėsirė
hijet ngjanin si tė gdhendura.
- Kalla,
tha dhe u kthye tė ikte. Ajo ecte si grua e fuqishme, me vėshtrim
trimosh dhe kishte diēka prej gjimnazisteje, dhe sikur asqė
i shkonte ndėrmend se duhet tė ishte e pėrzishme.
- Ej,
i thirra, ndėrkohė qė truri im e kishte pėrkthyer shqip Mirė
atė fjalė Kalla tė
saj.
- I
dhashė telefonin qė tė mė gjente shpejt, po qe se sdo tė
kthente mėndje.
- Ajo
shėnoi numurin e celularit tim dhe zgjati prapė fotografinė
dhe e dėftoi fytyrėn me gishtin tregues. Tha: Ky ėshtė
Ministri ynė i Jashtėm.
- Sot?
- Ne,
ne, pedhja.
- Po,
mėrmėrita prapė nė vend qė tė thoshja Ne.
- Do
ta bėjmė, thashė.
- Telefon,
tha ajo. Unė telefon ty.
- Do
ta qėndis, gati thirra.
- Qirje,
ēllafos!
- Do
tė mbeteni e kėnaqur, i thashė.
- Ajo
tundi ngarkesėn e llėrėve, ngarkesėn e bizhuterive dhe
tha: Ministri yne i Jashtėm! Nesėr, ahu!
- Ngriti
mjekrėn pėr tė shkruar nė hapėsire: Nesėr mė Lart! Ahu!
- Dhe
e puthi fotografinė, mė duket, dhe mė bėri shenjė se do tė
mė telefononte patjetėr.
-
-
- Mbeta
vetėm dhe qahesha sė brendshmi, duke menduar se si ky Ministėr
i Jashtėm smė ndihmoi: Si su porosit qė tani relievi
pėr tė?! Ė,
Vejushė?!
- Asnjė
Ministėr i Jashtėm smė ndihmon mua, thashė. Kush e
ndihmon atė plakė tėrė mjerim nė tėrė pamjen me atė
fytyrė me tėrė atė masė rrudhash?
-
-
- Ēapitesha
i vetėm i ngarkuar me hutim dhe as qė e ndieja liqenin pėrskaj.
- Alo!
- Ishte
gruaja: Hė? tha. Mbaje atė
Baba,
i thashė. Ta mbajmė, mos avullon.
- Stė
kuptoj, tha gruaja sikur nė gojė tė kishte flokėt e
shprishur tė qullur.
- Baba!
thashė.
- Gruaja
me fjalėra me leshėra tė qullur tė trazuara nė gojė seē
ankohej dhe unė e mbylla celularin. Edhe shpenzimet pėr
celular na duhen tani, mendova.
-
- Megjithse
sisha nė tė, ēelėsi i vogėl nuk u thye kur e
rrotullova nė brave, dhe shtyva derėn. Pėrballė Babai!
Ai mė shikonte me njė pikėllim tė zi sikur tė mė pyeste
pėr diēka qė e mundonte rėndshėm. Unė ndjehesha aq i rėnduar
nga pakėnaqėsia sa mė dukej sikur do tė marrosesha.
- Ētė
tė them, Baba! Djali iku nė
Gjermani, o i zi! Mėrgim, i thashė! Fukarenj, mėrmėrita.
- Dhe
heshta, dhe ndjeva tė pėrpėlitesha.
- Keq,
tha ai sikur e gatoi me lot fjalėn e fundit. Fjalė ēpuese ajo!
- E
shikova drejt te sytė e gurtė tė gdhendur dhe njė ēast
kujtova se po e mbuloja me globet e pėrgjakur tė myshkur tė
syve tė mi. Sytė e mi rrinin nė lagėshti.
-
-
- Nuk
u pėrmbys qielli i zi e u mbytėm, foli ime shoqe nė krye tė
shkallėve. Ngrita kokėn, e lėshova prapa dhe mu duk
sikur ajo u kėput e tėra dhe varej nė ajėr.
- Sa
qe ligur ime shoqe! Ajo kishte qarė dhe lotėt i kishte fshirė.
Por unė them se kur njeriut i qan shpirti dhe i le lotėt tė
kullojnė dhe pastaj i thanė, i dallohen mė shumė gjurmėt
e lagėshtitur.
- Eja,
tha.
- Pu
ine lin? mėrmėrita.
- Me
je edhe burrė, tha gruaja dhe u kthye dhe mė mori nga dora.
- Babai!
mėrmėrita dhe pėrhumbur kujtova Babain tim tek ulej te
skaji i oborrit atje te qyteti ynė i vogėl plot jetimėri,
dhe dridhte duhan, dhe bėhej mė i zymtė tek thithte tymin e
zi.
- Le
tė rrijė, tha gruaja ime pėr
Babain e grekut.
- Unė
e shikova drejt: Babai?!
- Ska
gjė. Ai
Babai i
tjetrit! Gjynah!
- Psherėtiva
sikur tė nxirrja pėrjashta tym tė zi me mėrzi.
-
-
- U
ngjitėm te dhoma me atė komfort tė ngatėrruar aq tė ēuditshėm.
Atje tė gjitha ambjentet janė tė ngushta dhe ne mund tė lėvizim
e tė sillemi kur ndodhemi aty tė katėrt njėherėsh, vetėm
drejt, nė kėmbė. Sa mė drejt. Po, ato hyrje janė shumė tė
larta dhe pėllėmbėt duhet ti ngjitim pas tė qepurave tė
pantallonave apo veshjeve tė tjera kur qėllon tė kėmbehemi
me njeri - tjetrin. Prandaj bėjmė kujdes qė tė zgjatim
trupin.
- Qyshkur
u kaptuam refugjatė, edhe unė kisha filluar tė ngjatesha,
ikja lart. Edhe gruaja. Edhe djali e vajza veēanėrisht. Dhe
tani na duket sikur zgjatemi, se jemi ngucur nė kėtė apartament
dhe zgjatim qafat dhe kryet i mbajmė lart sikur tė kėrkojmė
dritėn e qiellit. Hollohemi.
- Do
na njohin kur tė kthehemi Atje?
Sepse ne refugjatėt sikur jemi ēngjyrosur!
-
-
- Pėr
fat gruaja gjeti njėherėsh disa punė nėpėr disa shtėpi
zonjash dhe atė javė su ankua. Madje, sa herė qė
kthehej vonė pasditeve, sėbashku me ushqime tė tjera,
sillte edhe birrė.
- Unė
vazhdoja tė vėrdallesha nėpėr qytetin e bardhė me shumė
rrape veēanėrisht, dhe gjuaja tė kapja ndonjė porosi. Por
akoma hiē.
- Kur,
kur do tė mė qeshi ylli i fatit, Ministri i Jashtėm,
Kur?!
- Nuk
dija ētė mendoja. Shikova pėrballė. Busti i babait mu duk si busti i ndonjė filozofi tė lashtė dhe unė
vėrejta se ia kisha gdhendur thellė sytė. Dhe sikur ata sy
mė pyesnin: Ku,
ku djali?!
- Ngrita
supet dhe skuptova pse mė thoshte mua Ku
djali?!
-
-
- U
ula tė surbja njė kafe ekspres atje Te Lokali i pastėr nėn
Rrap.
- Pas
ziles sė celularit, fjala e gruas mė tha: Pėr sot gjeta
edhe dy punė tė tjera. Rrofsh! Nė mundsh, gdhende prapė Shėn
Mėrinė! Mirė, pi kafe. Unė gjeta
edhe dy shtėpi. Mirė? Po Shėn Mėrinė bėje
prapė! Tė keqen! Mirė?
- U
preka, por sdi
se
Sa tė hyj nė atė biēim
apartament qė kemi zėnė me qira, gjėja e parė qė do tė
bėj, do ti bėrtas gruas: Pse?!
Pse ke lėvizur atė
stol dhe ke ngacmuar kėtu? Ajo do tė vėshtrojė njė ēast
tė vogėl mbi mua dhe do tė ēapitet si njė kuti e vogėl
pikėllimi. Dhe e di se do ti trembet nyja e gykės dhe do
pėrlagi qerpikėt. Ndėrsa unė, pas ca, do shkoj nė tualet
dhe fshehurazi do thaj lotėt te sytė e mi.
- Janė
ditė nervoze. Ditė me kohė orėliga.
-
-
- Megjithatė
unė sia mohoja tė drejtėn vetes qė tė ulesha diku te
njė tavolinė Te Lokali nėn Rrapin e Madh dhe tė porosisja
kafe. Dhe pas njė ekspresi, afendikoi do tė mė dėrgonte njė
ekspres tė dytė falas. Pėr artistin, mė thoshte kamarieri.
Nga afendikoi, mė thoshte ai.
- Kjo
ėshtė vepėr arti, thashė me vete. Ky Rrap i madh i hatashėm
me kėtė arkitekturė tė habitshme! Natyra! Dhe
Liqeni! Pu
ine lin? pyesja ditėt e para kur zbritėm nė kėtė
qytet. Qė tė mbytem, thosha me vete kur mė soseshin
shpresat se mund tė gjeja punė. Atėherė flisja edhe me zė
dhe e folura ime shpesh ēartej.
- Njė
ditė, mu pėrskaj Te Kafja e Rrapit, kalonte njė femėr e
bukur. Ajo ecte lirshėm dhe qe shumė e brishtė dhe mua
mu duk si simbol i dlirėsisė dhe ndjeva peshėn e rėndė
tė bukur tė femrės. Dhe po mė ndizeshin ndjenjat. Por u
ndjeva i humbur. Shumė.
- Pas
ca, duke shikuar nėn degėt e Rrapit, sytė mė mbetėn te
trungu i tij i bėshėm, si njė plak i mirė i mbufatur dhe
mu kujtua Babai dhe mė dolėn pėrpara sytė e Tij. Ata
dridheshin dhe mė shikonin gjatė. Mė shikonin ngulshėm me
njė jetimėri rrėnqethėse. Baba!
folėn sytė e mi.
- Babai
vazhdonte tė mė vėrente hetueshėm, heshtur.
- Unė
u pėrqendrova tė lexoja seē po mė thoshte. Dhe sikur belbėzova:
Liqeni!
- Seē
mėrmėriti!
- Qė
tė hidhem nė tė, tė humb, mendova pas ca.
- Para
se tė vdiste, Babai im vėshtroi tutje Te Varrezat dhe tha: Ata,
ata tej Te Varret
janė mirė: Tė shtrirė.
Dhe bashkė. Mbledhje jo, partira jo, refugjatė jo.
- Dhe
pinte duhan, dhe sikur iu pre ėndėrrimi.
- Ėndėrrimi
i njerėzve tė mi sikur ėshtė populluar nga tmerret, vėlla.
-
-
- Ai
qe i gjatė dhe i shėndetshėm dhe me flokėt drudhė gri tė
dendur. U ul, mė rrahu shpatullat miqėsisht dhe tha: Artist!
- E
shikova drejt dhe druhesha mos nuk mė qenė tharė dy pikat e
lotit qė kishin arritur tė bėnin shteg dhe tė lagnin
qerpikėt.
- Filani?
- Filani,
thashė.
- Ke
ngritur atė bust nė anė tė udhės me asfalt nė filan
vend?
- Po,
thashė.
- Bukur,
tha. Birrė?
- Mora
kafe, thashė. Sa.
- Birra!
thirri burri i gjatė, i shėndetshėm dhe me flokėt drudhė
gri tė dendur. Unė jam kryeplaku i fshatit N. Ke dėgjuar?
- Po,
thashė. Kam
dėgjuar emrin e atij fshati.
- E,
dy vetė nė fshatin tonė qė kanė jetuar mė parė punuan
dhe pastaj, si tė tėrė, ikėn tė flenė. Kishin
mbledhur pare dhe kishin lėnė testament qė ato ti pėrdori
fshati pėr spital e pėr udhė, e pėr tė tjera. Bėmė ēosa
rregullime nė fshat. Tani fshati ynė do qė tju bėjė
nga njė bust. Tė dyve.
- Biseduam
pėr dimensionet e busteve dhe pėr pagesėn. Kryeplaku i
fshatit N mė premtoi tė mė paguante mirė. Ai mė kėrkoi
numurin e celularit dhe, kur do tė ikte, mė pyeti se sa
dhrahmi duhet tė mė linte fillimisht.
- Kur
do piqemi? i thashė.
- Vij
nesėr, tha.
- Sill
edhe nga njė fotografi pėr secilin, i thashė.
- Kryeplaku
i atij fshati erdhi tė nesėrmen dhe mė solli njė
fotografi.
Tė tjetrit
skemi, tha.
- Po
si tė
bėjmė?!
- Ja
ta bėjmė! tha. Sesi!
Gjeje!
- U
mendova ca dhe i thashė: A gjendet diku ndonjė qė i ngjan?
- Ai
heshti, pastaj belboi:
- Sdi!
... Po
edhe mbase! Nė fshat nė pėrgjithėsi ngjajmė me
njeri - tjetrin. Njėri,
mė duket! Dėgjo, a vjen nesėr
e shih njėherė?
- Ai
erdhi tė nesėrmen dhe mė mori me automobilin e vetė.
- Ata
qenė tė vendosur qė tė vendosnin nė fshat dy bustet e Tė
Dy ish bashkėfshatarėve qė u kishin lėnė pasurinė me
testament. Jemi njerėz dhe nuk bėn tė mos jemi mirėnjohės,
thanė.
- Pastaj
ndejtėm te njė lokal me xhamllėk i fshatit dhe po kqyrnim
se kush mund ti ngjante atij, qė si kishin gjetur fotografi.
- Atij vetė,
thonė, si gjeje fjalė nė gojė. Vetėm punė. Domosdo qė
sdo tė ketė fotografi. Se kam arritur, po thonė!
Askush nga kėta qė jetojnė
cuk: nuk ka fotografi pėr tė.
Pa shih, shih atė qė kalon matanė!
- Kryeplaku
i fshatit e preu fjalėn, lėvizi dhe thirri njė burrė qė
kalonte pėrjashta. E uli nė tavolinė dhe sepse e pyeste.
Mua mė qėlloi te gjuri me gjurin e vet nėn tavolinė. Kur
ai burri iku, kryeplaku mė tha: Mbase ky i ngjan?!
- Ai
foli sikur ngriti supet.
- Ndėrkohė
unė kisha shkoqitur situatėn, qeshė menduar, dhe thashė: E
fiksova. Po.
- Tė
lumtė!
- Aty
erdhėn edhe disa tė tjerė nga pleqėsia e fshtatit dhe u
bisedua gjatė dhe me gjallėri pėr Tė Dy Bustet qė do
tė ngrinin.
- Ja,
atje ti ngremė, dhe nga prapa tyre
tė mbjellim dy lisa dhe pėrqark busteve tė mos i shuajmė
lulet.
- Nė
fund kryeplaku mė tha: Sa dhrahmi duhen pėr mermerin?
- Unė
i thashė shumėn.
- Edhe
diēka parapagim, tha nėpėr gojė. Se je refugjat
dhe do
jetosh.
- Unė
shėnova nė bllokun e vogėl datėn dhe sasinė e pareve qė
mė dha kryeplaku.
-
-
- U
ktheva nė qytet dhe, para sė tė hyja nė shtėpi, i hodha
nja dy krikėlla me birrė. Dhe mendohesha, dhe kuptova e
ndjeja se kisha etje e uri pėr punė.
- Porosita
mermerin dhe mėnjanova babain.
Dhe bėra shumė skica me tush dhe shpejt e shpejt nisa gdhėndjen.
- E
shtyva prapė mė tej atė
babain e grekut tė Gjermanisė.
- Njė
ditė mė telefonoi kryeplaku i atij Fshatit tė Tė Dyve dhe
mė kėrkoi nėse mund tė vinte tė nesėrmen qė tė shihte
se si shkonte puna.
- Unė
e lėviza dhe e nguca mė thellė bustin e babait tė grekut tė Gjermanisė dhe e mbulova me lloj - lloj
hedhjesh.
- Tė
nesėrmen kryeplaku i Fshatit tė Tė Dyve erdhi vet i tretė
dhe ata mbetėn tė kėnaqur.
- Lėre
punėn tani, mė thanė. Pa hajde tė kthejmė nga njė birrė
dhe tė na lėpijė njė ēikė flladi i Liqenit.
- Kur
u ulėm te lokali, njėri nga ata tė tre tha:
- Lanė
pasuri tė madhe pėr fshatin tonė dhe tėrė fshati i ka
merak Bustet e kėtyre.
Tė nderohemi. Edhe fshatin e bėjnė mė tė bukur, ashtu tė
dukur nė mermer.
- Atė
tjetrin e solle, e
gjete dot me mend se si mund tė ketė qėnė? mė tha
kryeplaku.
- E
mbėrtheva, mė duket. Po, e mbėrtheva!
- Tė
lumtė! Po tė lėmė edhe kaq dhrahmi se hallexhi: refugjat
je dhe tė duhen.
- Ai
numuroi njė tufė me kartmonedha dhe i shtyu pranė meje.
Domethėnė u bėnė?
- Unė
i thashė shumėn qė kisha marrė.
- Ata
ikėn dhe unė prapė, para se tė kthehesha nė apartamentin
e ngushtė, po tė lartė, i ktheva dhe nja dy krikėlla tė
tjera me birrė.
-
-
- Gruaja
e shikoi bustin e njėrit prej Tė Dyve. Shikoi
fotografinė dhe tha: Sa mirė! Po
me tjetrin?
- Do
ta gjejmė, i thashė.
- Tė
shoh njėēikė atė, Babain!
- Lėre,
se e kam mbuluar qė tė mos e dallojnė.
- Po
ta shoh njėēikė! tha ajo me fjalė tė ngrata.
- Mė
lėr tani!
- Po
unė sbėra gjė! mėrmėriti ajo dhe mė vėshtroi me
pezm.
- Pu
ine lin? Ku ėshtė Liqeni? Qė tė mbytemi.
- Pse
pyet pėr Liqenin! tha. Ētu bė kėshtu! Dhe ngaherė
pyet: Ku ėshtė Liqeni? Pu ine lin? Ja, dy ēapa! E pse tė
mbytemi?!
- Se
do e hedh nė tė kėtė Baba, thirra dhe qė atė ēast mendimi im nisi njė hov tė
paturpshėm.
- Babanė?!
- ĒBaba,
moj!
- Atė!
- Atė!
Mė mbiu kėtu! Ku ta mbaj! Skthehem dot nė kėtė copė
vend dhe varrin e Babait tim e kam larg. Edhe
ti. Sthua mirė qė po i bėj varr njė liqen tė tėrė?!
- Ajo
mė shikoi si guhak dhe me sy tė mekėt. Lėvizi, u ngjit
lart e shushatur me qerpikėt e rėnduar.
- Duke
thėnė se atė bust do e flakja nė liqen, i tėri kuptova se
po rrezikoja shumė dhe kėtė rrezik sikur po e
ktheja nė mėnyrė jetese. Keq! mėrmėrita dhe kujtova
qytetin tim tė lindjes tė vogėl dhe ai mė avitej i rrėnuar
dhe i kafshuar. Dhe i topitur nė gjumėra dhe nė ėndrra tė
liga.
- Gruaja
doli dhe iku nė punė dhe unė e ndjeja tė vetmuar dhe tė
mjerė.
- Vonė
nė darkė, kur u kthye, shtroi edhe pije dhe sillej nėpėr
dhomė me gaz sikur edhe ajo pėrgatitej tė shkonte nė kishė
pėr tė kremte.
-
-
- Fjeta
fare pak dhe u ngrita dhe punova gjer nė mėngjes. Dielli qe
shtruar mbi Liqen dhe unė i pėrfundova Tė Dy bustet e atij
Fshati. I Dyti u bė
Babai i grekut tė Gjermanisė.
- Le
tė shikohet me diellin nė atė Fshat, thashė. Nuk do ta
njohin. Mbase!
- E
godita lehtė me daltė nė nja dy vende diku nė fytyrė, i bėra
ca gėrvishtje dhe, sa tė dilja, do i telefonoja Kryeplakut Tė
Fshatit tė Tė Dyve.
- Babai!
tha ime shoqe.
- Tė
Dy, thashė.
- Sdo
ta flakėsh?!
- Ajo
shikoi tjetrin: ish babanė e grekut. Dhe nuk tha: nė
liqen. Nuk tha: Sdo e flakėsh nė Liqen?
- Do
e dėrgoj nė fshat pėr riedukim, pėshpėrita dhe mu
kujtuan format e edukimit nė kohėn e Diktaturės nė vendin
tonė.
- Ajo
hapi sytė shumė dhe tha: Po sikur?!
- Unė
e shava me ulurimė se ajo mė preku te plaga: Se mos e
njihnin! Po
sikur?!
- Ik,
mė ik kėtej! i thirra.
-
-
- Kryeplaku
i Fshatit tė Tė Dyve erdhi vetė i katėrt. Ata i pėlqyen
bustet dhe u kthyen pėrsėri e i morėn. Mė paguajtėn vėrtet
shumė mirė dhe ditėn e ceremonisė, kur i ngritėn, mė
ftuan sėbashku me gruan.
- Babai!
mėrmėriti ajo e dridhur nė ēastin kur filloi ceremonia.
- Thonjtė!
i pėshpėrita. Tė hodha thonjtė!
- Por
edhe vetė ndjeja dridhma sikur tė qe dhjetor i ftohtė dhe
unė tė isha i pangrėnė dhe tė isha veshur hollė. Nė tė
vėrtetė qe gusht i nxehtė Mesdheu. Ajri qe i ngopur me
diell dhe dridhej. Dhe atje nė atė dridhje mė shfaqej Babai
im. Ai thoshte: E grisėm jetėn. Haruam tė kėndojmė!
Po tė kėndojmė, do mė dalin lotė!
-
-
-
II
- Njė
pasdite pas gjashtė vjetėsh, te dera e pėrjashtme dikush
shtypte butonin e ziles.
- Kur
dola, po
e njoha: Qe i biri i Babait
tė grekut tė Gjermanisė! Erdha, tha.
- Unė
e shikoja i dalldisur nė fytyrė.
- Pėrgjithmonė,
tha.
- Unė
i zgjata ngathtėsist dorėn sėdyti.
- Tė
shoh njė ēikė Babain! tha. Tė tė paguaj kusurin dhe ta
marr, tha.
- Unė
i thirra gruas tė mė sillte trikon e trashė, e shikoja grekun
nė fytyrė sikur do ti bėja vrimė dhe i hodha krahun te
shpatullat.
- Dolėm
dhe u ulėm te njė lokal buzė Liqenit. Athėtima e ajrit mbi
ujrat e tij mu duk si paralajmėrim ogurzi.
- Greku
u ul te bregu i Liqenit me dėshirėn e lexueshme hapur: tė
shijonte liri. Kur shikonte nė Liqen, dallova se i qe rreshkur
fytyra.
- Oh,
Liqeni! mėrmėriti dhe ngriti fytyrėn me sytė e zgropėt
greku qė ishte kthyer nga Gjermania. Ai sikur shikonte tej
meje. Oh, unė! mėrmėriti sėthelli.
- Ai
fliste me vete dhe mu duk sikur zėri i tij vinte si nga
larg. Ai grek qe i padjallėzuar e i ēiltėr. Larg kėtij
Liqeni! foli me ngashėrimė me fjalė tė ngathėta gjithsesi.
Dhe shikoi prapė liqenin, shtriu krahėt nė tavolinė, shfryu
ajėr dhe mė vėrejti drejt sikur tė mė thoshte: Hė!
- Dėgjo!
i thashė.
- Sytė
e tij qenė drejt e nė gojėn time.
- Dėgjo,
thashė pėrsėri: Ēpunė bėj unė?
- Artist,
tha.
- Dhe
pse kam ardhur gjer kėtu?
- Halli!
Halli, vėlla!
- Si
edhe ti nė Gjermani! Por
atje bėn mė shumė pare, thashė. Ė?
- Eh!
- Ai
ia bėri Eh! dhe sikur e kishte mėndjen
te vetja e tij.
- Unė
punoj tek ajo kthinė pėr bukėn e gojės dhe jemi katėr vetė,
thashė.
- Kuptoj,
tha. Tė kuptoj, siē kupton ti brengėn time pėr Babain. Po?
- Midis
fytyrave tona kaloi me frushėllimė dhe me athėtim era e freskėt
e Liqenit. Ajo nxitonte sikur kėrkonte diēka.
- Unė
se kam Babain jot dhe nuk kam 820 mijė dhrahmi tė ti kthej. E pėrfundova
bustin e tij, po ti serdhe!
- Unė
!
- Ētė
tė jap! thashė.
- Babain!
belbėzoi me fjalė me palcė prej shpirtit qė mbante brenda njė
liqen ndjenjash, njė brengė tė madhe.
- Heshtja
varej midis nesh si plumb. Pastaj, sikur tė ngrija njė peshė
tė rėndė, thashė:
- E
varrosa Atė. I gjeta varr. Se ku ta shpija? Ku ta mbaja?!
- Fytyra
e tij u handakos dhe greku mėrmėriti: Qirje, ke shpirt! Dhe i
tėri njėherėsh u bė ankth dhe mė shikonte me sytė e
mbushur me ankth tė zi.
- Po
Babain e dua!
- Ai
fliste ashtu si nė njė mėdyshje dramatike dhe nisi tė
dridhej si fleta e drurit. Mėndja e tij qe e mjegulluar dhe unė
sisha ndjerė kurrė mė ngusht. Nga goja e hapur mė rrėzoheshin
fjalėt:
- E
varrosa Babain jot. Ku ta mbaja?! Ku?!
- Oh,
unė trillani, fliste qenia ime me vete. Unė i thashė ashtu
dhe e kuptova se po i jepja vetes tė drejtė pa pėrgjegjėsi.
- E
varrose?!
- Po.
- Ai
mė nguli ca sy tė frikshėm dhe unė u mundova ti shtėrmėngesha
vėshtrimit tė tij.
- E
varrosa, fola pėrhumbur sikur ti binja nė gjunjė dhe ti
mbuloja kėmbėt me krahėt e zgjatur me shuplakat e duarve.
Ti lutesha.
- Qe
bėrė heshtje dhe ai mė shikonte i ēmeritur. Nėpėr gojėn e
hapur era vajtimtare e liqenit i frynte violinės me pikėllim
dhe mua mė ngjante sikur atij po i ngrihej njė zė i brendshėm
si prej humbelle. Dhe vetja akoma mė shumė mė ngjante edhe mė
e ēuditshme, edhe mė e panatyrshme.
- Era
mbi liqen qante sikur tė kishte mbledhur vajticat e Greqisė.
Shpirti im qante. Lotėt tanė qenė ai: greku qė kėrkonte
Babanė.
- Greku
qė kėrkonte Babanė arriti tė ngrinte pak mjekrėn e mprehtė
dhe tha:
- Po
ku gjete varr?
- Atij
vazhdonte ti shpeshtohej frymėmarrja e rėndė nė gjoks.
- Belbėzova
si fukara:
- Nuk
bleva tokė pėr varr.
- Ai
ngriti akoma mjekrėn dhe me sytė e shqyer tejmase pyeti pėrhumbur:
- Si?!
- Ja
varri!
- U
bė heshtje sikur ktheheshim nga varrimi.
- Ai
vėshtronte lodhshėm mbi ujėrat. Vajticat vazhdonin tė qanin
mbi tėrė liqenin. Ato ishin bėrė shumė dhe mu duk sikur
sapo ishin ngjitur nga tragjedite antike, apo sikur mbi tė
kishte zbritur Kori i Pleqve Tebanė.
- Aty
e hodha; ja: aty nė Liqen. Ka
varr mė tė madh? Sidoqoftė: unė tė lyp falje!
- Pas
njė heshtjeje tjetėr tejet tė gjatė u ndamė si dy vdektarė
nėn shiun me pikėllim tė yjeve.
- Si
kishte bėrė ca ēapa, ai ndaloi, u kthye dhe nė errėsirė,
ashtu midis gulēit belbėzoi: Pa Baba!
- Me
varr, thashė. Tėrė Liqeni!
- Unė
pėshpėrita me fjalė krejt tė zhveshura dhe tej vetvetes.
Greku u kthye i tėri nga liqeni dhe u zgjua pėrnjėmend. Tha
si i trembur: Njė diēka!
- Urdhro?
- Po
fotografinė?
- Fjalėt
i qenė rralluar dhe nė tė njėjtėn kohė, ai dukej sikur dėgjonte
njė mendim pėrbrenda vetes.
- Do
e gjej, thashė. Do mundohem dhe do tė ta sjell. Do mė ndjesh?
- Iku.
Majat pa fletė tė drurit tundeshin sikur po numėronin orėt
tona. Qielli dukej i helmėt dhe hėna qe ligur, qe pikėlluar.
Edhe ca yje shfaqeshin krejt tė plogėt.
- Qe
njė pasditenatė shumė e gjatė dhe shumė e lodhshme. Mu
duk se u rrudha njėherėsh, se u vogėlova dhe u plaka dhe se
liqeni po bėhej gati qė tė egėrsohej dhe tė turrej. Pastaj
mbeta nė terr dhe mundohesha qė tė gjeja pak dritė qė tė vėshtroja.
- Liqeni
frynte dhe dukej sikur qante. Nė
qiell drapri ishte hollak. Thashė me vete: Sa hėna e sa diej
po shkojnė dhe jeta jonė prapė njė rropatje!
-
-
- Po,
smė ngjitte gjumi. Kapakėt e syve mė rėndonin si pllaka
varri. Gruaja mė pyeti dhe une i tregova tė vėrtetėn sikur
po i dėftoja me tė folurėn e parė tė botės.
- U
bė heshtje dhe ndjeja frymėmarrjen e thellė tė gruas qė
ishte ulur mbi kapakėt e
varreve tė shpirtit tim. Befas ajo foli:
- Po
sikur ai tė shkojė nė
atė Fshat?! Po sikur ti bjerė udha dhe ta shohė?!
- Po
sikur?!
mėrmėrita me vete brenda nė
varr nėn kapakėt e ftohtė.
- E
njeh, thua?! foli prapė gruaja.
- E
njeh, thua?!
pėshpėrita i shtrirė brenda
nė varrin me lagėshti.
- Si
e ke bėrė? Si thua?
- Si
e kam bėrė?!
Si tė them?! Ajo vejusha
-
-
- Ajo
vejusha mė porositi shumė herė qė relievi qė do i bėj pėr
Ministrin e Jashtėm ti ngjaj shumė, fare shumė Ministrit tė
Jashtėm. Kėtij qė mė sheh nė fotografi, tha. Tė duket i
gjallė, mė porositi vejusha. Ndaj, me tė tilla porosi, qė tė
jetojmė, unė, mė shumė mbėrthehem te ngjashmėria. Edhe Ai Babai i grekut
- Babai
?
- Babai
Te Fshati!
- Heshtje
dhe errėsirė. Pėrjashta ndihej buēitja e liqenit.
- Gruaja
foli:
- Por
ama, babanė nuk e ka nė fund nė llucė nė Liqen.
- Po,
thashė. Veēse ia kėmbeva emrin; ia ndrova dhe
- Pikė
e zezė!
- Mė
dukej sikur mjekra e lagur e liqenit tė egėrsuar po ngjitej te
hekurat e ballkonit.
-
-
- Mė
nė fund, nė njė paradite, arrita tė pėrfundoja relievin e
Ministrit tė Jashtėm. Pastaj tėrhoqa stolin dhe u ula nė tė
pėrballė Ministrit.
Mu kujtua ajo vejushė me vėshtrimin plot dritė dhe me ato
ije tė ngrohta qė kur ecte kishte apo bėnte nė lėvizje diēka
prej vajzuēke. Ajo sdukej hiē e pėrzishme dhe ngjante
sikur shkonte nė festė. Si e para e festės, pa pikė pezm.
- Tashti
sdo tė merrem me ty, i thashė. Me
juve. Tani do tė merrem me Babain.
-
-
- Fotografinė
e Babait tė grekut qė ishte kthyer nga mėrgimi e gjeta tė
paprishur nė njė dosje nė njė valixhe tė vogėl.
- Ndjej
dhembje dhe sdua tė vdes nga dhembja, ndaj fillova tė bėja
skicė pas skice dhe pas kėsaj pune, nisa gdhendjen pėr
bustin. Dhe ditė tė tėra se ngrita kokėn nga puna.
- Njė
buzėmbrėmjeje i telefonova grekut: E nxora Babain dhe do tė
ta sjell, i thashė.
- Babain?!
- Babain
nė bust, i thashė.
- E
nxore, Babain tim?!
-
-
- Pėrjashta
dikush qante. Gruaja
ime sipėr nė odėn e vogėl?! Apo unė?! Gjuha e erės qė lėpinte
Liqenin?! Apo djali i Babait tė grekut?!
- Matanė,
pėrmbi valixhen e vogėl, sipėr nėpėr dritėn e pakur ishte
njė dritare dy pėllėmbė e lartė. Tėrhoqa kanatin dhe
dallova Liqenin. Dhe mė ngjau sikur seē shkrepėtiu!
- Seē
u ndezėllua nėpėr liqen!
-
-
- Tiranė,
Caffe, Bar Wintergarten, Korrik 2003
|
|