|
 |
|
At
Gjergj Fishta
|
|
|
- 25
gusht 2003 / Nga: Kolec ĒEFA
-
- Tue
lexue me vėmendje biografėt e studiuesit e Fishtės
kam vėrejtė, me keqardhje, se nuk asht studiue sa
duhet epistolari i Fishtės, qė flet pėr marrėdhaniet
e Fishtės me bashkėkohėsit, me dijetarė e punėtorė
tė letrave shqipe, me patriotė e luftarė tė ēashtjes
shqiptare, me politikanė tė huej e vendas. E, pra,
ky epistolar diēka na mėson, diēka na edukon, diēka
na frymėzon.
-
- Epistolari
i pasun e i ēmueshėm i Fishtės pėrmbanė mozaikė
mendimesh e ndjenjash, ngjarjesh e personazhesh,
episodesh e tė dhanash, kujtimesh e intimitetesh, qė
plotėsojnė, sqarojnė a zbukurojnė biografinė a
veprimtarinė e tij tė shumanshme.
-
- Aty
gjenė: diku copėza prozash artistike a estetike,
diku tė dhana me vlera historike a arsimore, diku
gjykime interesante a vleresime veprash letrare,
ngjarjesh a personazhesh, diku figura mendimesh tė
goditura e shpesh humor tė zgjedhur e tė gėzueshėm.
|
-
- Pėr
interesimin rreth mbledhjes dhe botimit tė letrave tė Fishtės
na sinjalizon Atė Mark harapi S.J.
-
- Qė
mė 24 mars 1941, i vleri dijetar shkruente: ... po
su kerkuen pa vonesė, udobisht mundet se humbin e
sgjinden ma. Dhe vėrtetė disa letra janė tė shpėrndara
nė organe tashma tė rralla; disa i konsiderojmė tė
zhdukuna; disa presin ditėn e botimit. E tė gjitha
ekzistueset kėrkojnė studimin objektiv e kompetent, mbasi
janė pėrdorė fragmente tė shkėputuna nga konteksti, vetėm
pėr disktrititim.
-
- Ndėrsa
bashkėvėllau e miku im i zemrės Atė Pal Dodaj nė
artikullin Atė
Gjergj Fishta OFM nė korrispondencė me njė si vėlla tė pėrzemėrt,
analizon 200 letra vetjake, ēka i duket interesante, tė
cilat, pėr fat tė keq, nuk janė botue tė plota.
-
- Njė
kontribut me vlerė ka dhanė Dodiq nė punimin e vet botue nė
Aktet e Kolokiumit
Albanologjik Ndėrkombėtar, Innsbruck, 1972. Edhe njė
punė tė mirė e tė frytshme ka ba edhe Dr. Petrit Kotrri me
kumtesat e artikujt e tij, lidhun me epistolarin fishtjan.
-
- Por
nė kėtė kumtesė synoj tė tėrheq vėmendjen pėr
interesimin e intelektualėve shkodranė (pse nė Shkodėr ka
pasė mjaft intelektualė qė kanė pasė letėrkėmbime me
Joklin), pėr pėrpjekjet e vėllazenve Justin e Kolė Rrota e
sidomos me ndėrhymjet e Fishtės pėr tė shpėtue Joklin nga
fundi tragjik, sipas njė letre tė pabotueme.
-
- Pa
u zgjatė e pa e pėrsėritė po citoj nga revista Cirka:
-
- Nė
kėtė rasė nuk mundemi me ndejė pa e shfaqė edhe na
dishirin e urimin, qė kje tregue edhe prej ndonjė anės tjetėr,
qi Prof. Norbert Jokli, shkencėtari albanolog me famė
botnore i Universitetit tė Vjenės, tė merret nė shėrbim
prej shtetit shqyptar...Profesor Jokli, i cili sot ka mbetė
pa plang, pa atdhe, duhet tė gjejė ēerdhen e vet nė kėtė
Shqypni e cilla tij i detyron sa vepra vigane qi ia kanė
zbulue randėsin e bukurin e vet ditunis ndėrkombėtare.
(Cirka, 1939, f.56-57).
-
- Nė
Shejzat e
prof. Ernest Koliqit, numėr i veēantė, pėrkujtimuer (mė
saktė, 74-vjetorit, mbasi Koliqi ka lindė mė 1901, siē e
kam ba tė ditun nė njė artikull tė botuem e jo mė 1903 siē
thonė shkrimet e tė gjithėve, edhe ftesa juej), Messing ka
dhanė njė Memorandum mbėshtetė mbi njė deklaratė tė Kolė
Rrotės, sih-Konsull i Shqipnisė dhe lektor nė Universitetet
nė lidhje me vdekjen e profesor Joklit, ku bahet fjalė pėr
kėrkesėn e Joklit shpreh Kolė Rrotės, qė tė merrej vesh
me autoritetet shqiptare, nėse do tė ishte e mundun tė
transferohej nė Shqipni, pėr emnimin e prof. Joklit si
administrues i bibliotekes shqiptare me njė rrogė mujore 600
franga ari, pėr burgosjen e vdekjen e tij, pėr kėrkimet pėr
tė gjetė se ku gjindej biblioteka e pasun e dorėshkrimet e
Joklit. (Ma gjatė lexo: Shejzat numer perkujtimuer).
-
- Nga
bisedat e dikurshme e tė shumta me Pader Justin Rrotėn, mbaj
mend edhe njė fakt tjetėr mendoj i panjohun: Kur
mė 1938 filluen pėrndjekjet naziste kundėr ēifutenve nė
Austri, franēeskanėt me Fishtėn, Justinin nė bashkėpunim
me Kolė Rrotėn u pėrpoqen ta tėrhiqnin Joklin nė Shqipni.
Ideja e Fishtės, nė fillim, ishte ta mbante Joklin nė
Kuvendin Franēeskan. U ba gati edhe dhoma, njashtu si u mbajt
Luigj Gurakuqi nė periudha tė vėshtira tė jetės, sidomos
gjatė viteve 1921-1923. E synuen ti nxirrej nėnshtetėsia
shqiptare. Pastaj ky variant u ndryshue, nderhyn edhe Koliqi e
tė tjerė, por ngjarjet precipituen shpejt dhe Jokli u
arrestue.
-
- Shumė
vite ma vonė, mė 1950, nė njė letėr tė Kolė Rrotės,
dergue Justinit, lexojmė: Sa
pėr zhdukjen e tė ndjerit prof. Joklit nė vjetin 1942, po tė
diftoj se unė atėherė jam mundue me gjithė shpirt me e shpėtue
prtej thojve tė nazistave. Shkurt, ky mbaroi nė Minsk, po
ashtu si u banė therorė miliona e miliona njerėzish tue u
helmue me gaz. Edhe nė korrispondencėn me Kolėn, tė
vėllanė, edhe me lambercin, Justini asht interesue pėr dorėshkrimet
e Joklit, veēanėrisht pėr Fjalorin
etimologjik si edhe pėr bibliotekėn e tij.
-
- Por tė kėthehemi
te Fishta
-
- Orvajtjet
e Fishtės, me cilėsinė e akademikut, pėr tė shpėtue
Joklin, deri-diku dihen.
-
- Po
japim njė letėr tė panjohun e tė pabotueme tė Fishtės,
drejtue Franēesko Jakomonit, mė 23 shtator 1939, shkrue nė
emen tė tė gjithė intelektualėve shqiptarė, me tė cilėn,
pasi shpreh vlerėsimin ma tė naltė pėr Joklin, shfaqė dėshirėn
qė tė gjindet mundėsia me ardhė Jokli nė Shqipni, nė
ndonjė nėpunėsi, tė pėrshtatshme me famėn e tij, si
shkencėtar e gjuhėtar i shquem.
-
- Shkodėr, 23
shtator 1939
-
- Shkėlqesi,
-
- Mendoj
se ma i miri gjuhėtar i gjuhės shqipe nė Evropė, asht
profesor Norbert Jokli, me kombėsi ēifute qė, para
Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenės e
profesor gjuhėsie nė tė njajtin universitet.
-
- Tashti,
mė shkruejnė nga Vjena, se autoritetet lokale i kanė thanė
kėtij albanologu tė shquem tė largohet, brenda 30 ditėsh,
prej territorit tė Raihut.
-
- Ai,
tashma, asht i ndrymė, beqar, me njė fat mjaft modest. Atij,
natyrisht, i duhet tė rropatet me gjetė ndonjė vend, kudo tė
jetė, sa me jetue. Duket se don me shkue nė Amerikė.
-
- Shkelqesi,
pa dyshim, do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr gjuhėn
kombėtare shqipe, nė qoftėse ky shkencėtar, me famė
europiane, qė unė e njoh e qė, me autoritetin e tij tė
padiskutueshėm, ka mbajtė gjatė interesin e filologėve ma
tė pėrmendun pėr gjuhėn shqipe, tė jetė i shtrėnguem me
braktisė Europėn.
-
- Kombi
shqiptar, i tani, do tju dijė pėr nder shumė, nėse Shkėlqėsia
e juej tė mund tė gjejė mundėsinė ta bajė me ardhė nė
Shqipni, tue i caktue aty njė vend, edhe pse jo aq fitimprurės,
megjithatė tė pėrshtatshėm pėr famėn e tij si shkencėtar
e gjuhėtar i shquem.
-
- Jam
i sigurtė se do ta merrni nė konsideratė dashamirėse kėtė
propozim timin, qė unė e paraqes nė emen tė tė gjithė
intelektualėve shqiptarė.
-
- Pėrfitoj
nga rasti, pėr tJu lutė tė pranoni ndjenjat e respektit
ma tė madh dhe me mirėnjohje tė thellė.
-
- I
Shkėlqesisė suej
- i
devoēėm e mirėnjohės
- P. Gjergj Fishta
OFM
- Shkelqesisė
sė tij
- Franēesko
Jakomoni
- Luogotenente
|
|