|
24
Gusht 2003 / Besim Abazi / Zėri
i Amerikės
Autoritetet
serbe nė Luginėn e Preshevės thanė sot, se dy 15 vjecarė, njė
nga Presheva dhe njė nga Kumanova, qytet ky nė Republikėn ish
Jugosllave tė Maqedonisė, kanė pėsuar plagė nga pasojat e tri
shpėrthimeve e njėpasnjėshme qė ndodhėn mbrėmė nė qendėr
tė qytetit tė Preshevės.Sipas njė kumtese tė Qendrės
bashkrenduese tė qeverisė sė Serbisė pėr Luginėn e Preshevės,
nuk dihet me sguri nėse shpėrthimet ishin drejtuar kundėr
Shtėpisė sė Kulkturės nė kėtė qytet, apo stacionit tė
policisė, ndėrsa shpėrthimet u cilėsuan si akt terrorist.
Zyrtarėt thanė
se granatat janė hedhur nga mortajat e dorės, ndėrsa sipas zėvendėskryeministrit
serb Nebojsha Coviq, sulmi ėshtė i ngjashėm me atė qė ka
ndodhur ditė mė parė nė fshatin Dobrosin tė komunės sė
Bujanocit, kur tri predha ranė nė bazėn ushtarake serbe nė kėtė
fshat, cerdhja e parė e ish kryengritėsve shqiptarė tė kėtij
rajoni. Pėrgjegjėsinė pėr incidentin e Dobrosinit e pat marrė
pėrsipėr Armata Kombėtare Shqiptare, njė organizatė kjo e
cila thotė se lufton pėr bashkimin e trojeve shqiptare.
Zyrtarėt serbė
thanė se nė dhjetėditėshin e fundit janė shtuar sulmet dhe
siq thuhet veprimet terroriste. Kjo sipas tyre dėshmon se njė
pjesė e pjestarėve tė komunitetit shqiptarė, nuk duan paqe dhe
as zgjidhje paqėsore tė problemeve nė rajon. Zėvendėskryeministri
serb Nebojsha Coviq, citohet tė ketė thėnė se, dyshon qė
sulmet e tilla synojnė tė zbehin sulmet, siq thotė ai,
terroriste nė Kosovė dhe vrasjen e dy pjestarėve tė
komunitetit serb nė fshatin Gorazhdec tė komunės sė Pejės nė
Kosovėn perėndimore.
Pėrfaqėsuesit
politik tė shqiptarėve nė rajon, ndėrkaq tėrheqin vėrejtjen
se nuk duhet paragjykuar motivet e shpėrthimeve pėrderisa nuk
kanė pėrfunduar hetimet. Ata, thanė se nė vazhdimėsi kanė nėnvizuar
se prania e madhe e trupave tė policisė dhe ushtrisė serbe nė
Luginėn e Preshevės, dėmton pėrpjekjet pėr zgjidhjen e
problemeve nė rajon.
Ndėrkohė,
mjetet vendore tė informimit nė Luginėn e Preshevės, citojnė
pėrfaqėsues tė Armatės Kombėtare Shqiptare, tė kenė thėnė
se shpėrthimet e mbremshme janė vepėr, e siq thuhet,
terrorizimit shtetėror. Sė kėndejmi, kjo organizatė, qė ėshtė
shpallur terroriste me vendim tė posacėm tė Misionit tė
Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, thotė se, ėshtė e
detyruar tė mobilizohet dhe tė veprojė nė mbrojtje tė
popullit shqiptar. Tetė veta janė vrarė dhe rreth 20 tė
tjerė janė plagosur nė incidente tė pasqaruara nė kėtė
rajon, pas pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur ndėrmjet
forcave qeveritare srebe dhe kryengritėsve shqiptarė tė Luginė
sė Preshevės.
|
|