|
 |
|
- 23
Gusht 2003 / Besim Abazi
/ Zėri
i Amerikės
-
- Duke
filluar nga dita e martė, pėr njė muaj me radhė,
mijėra trupa tė NATO-s dhe partnerėve tė saj, do tė
pėrfshihen nė njė stėrvitje tė pėrbashkėt nė
Kosovė, me emrin e koduar "Pėrgjigja Dinamike
2003", stėrvitje kjo qė do tė zgjerohet edhe nė
territorin e Bosnjės.
-
- Zėdhėnėsi
i forcave paqėruajtėse nė Kosovė, Kris Thomson,
tha se kjo stėrvitje dėshmon gadishmėrinė e NATO-s
pėr vendosjen e shpejtė tė forcave ė periudha tė
shkurtėra kohore, nė rajonet ku njė gjė e tillė
do tė mund tė ishte e nevojshme.
|
-
- Kjo
stėrvitje vėrteton dhe demonstron pėrkushtimin e vazhdueshėm
tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj paqes, qėndrueshmėrisė
dhe sigurisė nė Kosovė, pėr qytetarėt e saj dhe rajonin nė
tėrėsi, tha ai.
-
- Nė
stėrvitjet, tė cilat sic tha zoti Thomson, kanė pėr qėllim
verifikimin e trupave rezervė, ėshtė paraparė tė marrin
pjesė rreth 6 mijė e 500 pjestarė tė forcave tė NATO-s
dhe disa vendeve partnere tė saj, ndėrsa operacionet do tė
udhėhiqen nga komanda e NATO-s pėr Evropėn Jugore.
-
- Ky
ėshtė njė demonstrim i planifikuar tashmė njė kohė tė
gjatė i pėrkushtimit tė NATO-s pėr paqen dhe sigurinė nė
Kosovė dhe rajon, tha zoti Thomson duke nėvizuar se kėto stėrvitje
nuk kanė tė bėjnė me zhvillimet e fundit nė Kosovė,
duke ju referuar incidenteve tė dhunshme tė kėtij muaji
gjatė tė cilėve, shtatė veta u vranė dhe mbi dhjetė tė
tjera u plagosėn, nė zona tė ndryshme tė Kosovės.
-
- Stėrvitja
e trupave tė NATO-s, pėrkon me periudhėn e amnestisė sė
shpallur nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara pėr dorėzimin e
armėve tė paligjshme. Forcat paqėruajtėse tė udhėheqaura
nga NATO-ja nė Kosovė, kanė mbėshtetur kėtė amnesti, e
treta me radhė qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė.
-
- Deri
tani rreth 18 mijė armė janė shkatėrruar nga forcat e
KFOR-it, tė cilat kanė vazhduar operacionet e kėrkimit dhe
zbulimit tė armėve tė tilla. Sipas njė studimi tė
programit pėr Zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara, nga 330 mijė
deri nė 460 mijė armė ndodhen ende nė duart e qytetarėve
tė Kosovės.
|
|