|
- Leksington
(SHBA), 23 gusht
2003 / Ridvan PESHKOPIA*
-
- Sot,
kur gjithė vėmendja e opinionit publik shqiptar ėshtė pėrqėndruar
nė problemet banale teknike tė procedurave tė pėrzgjedhjes
sė kandidaturave tė kandidatėve tė parėndėsishėm tė njė
palė zgjedhjeve rutinė lokale, njė ngjarje e rėndė, shumė
e rėndė, vetėm pak sa nxjerr kryet ndonjėherė, vetėm si
njė lajm i mbledhur rastėsisht nė gjykatė dhe jo si ndonjė
analizė serioze dhe e shqetėsuar: dy shqiptarėve tė FYROM
(IRJM), Gafurr Adili dhe Taib Mustafa, tė arrestuar dy muaj mė
parė nga policia shqiptare, prokuroria jonė, me njė zell tė
lakmueshėm, ua ka kopsitur dosjen pėr nxitje tė urrejtjes
etnike qė sipas njė gazete shumė tė qarkulluar nė vend,
paska "infektuar" gjithė Tiranėn.
-
- Sė
pari, unė jam shumė i paqartė pėr termin ligjor
"nxitje e urrejtjes etnike". Po ashtu, nuk kuptoj
mirė edhe rrethanat dhe vendin nė tė cilit ky term pėrdoret.
Unė nuk jam jurist, por sė fundi kam patur pak kohė tė
hulumtoj nė konceptin e konfliktit etnik dhe si ish deputet,
tė kem njė ide pėr rastin dhe rrethanat tė cilave u
referohet njė krim. Unė e kam kuptuar nenin e nxitjes sė
urrejtjes etnike si njė term qė i pėrket jetės sė
brendshme tė shoqėrisė sonė, dmth, nėse njė shqiptar
nxit shqiptarė tė tjerė tė sulmojnė prona tė
minoriteteve qė jetojnė nė vendin tonė, apo anasjelltas.
-
- Por
kurrė nuk mė kishte shkuar nė mend se prokurorėt tanė
mund ta zbatojnė kėtė nen pėr tė zgjidhur problemet
etnike tė vendeve tė tjera. Edhe nėse vėrtetohet se Adili
dhe Mustafaj kanė bėrė propagandė intensive
anti-sllavomaqedonase nė Shqipėri, unė nuk shikoj kėtu ku
ėshtė dėmi qė pėson shoqėria shqiptare nga kjo. Ky ėshtė
njė problem qė i takon njė shteti tjetėr, njė shoqėrie
tjetėr.
-
- Adili
dhe Mustafa mund tė thonė ē'tė duan pėr bashkėshtetasit
e tyre tė njė kombėsie tjetėr por unė nuk kuptoj dot se
ēfarė implikon kėtu drejtėsinė shqiptare qė sendėrton
procese tė tilla. Nė
vendin tonė ka patur vazhdimisht shkrime, fjalime, artikuj
shkencorė apo publicistikė qė kanė akuzuar hapur dhe
ekstremisht tė gjithė grekėt, tė gjithė serbėt, tė
gjithė maqedonasit pėr vrasje, presje, pėrdhunime, grabitje
tė shqiptarėve e tė njeri-tjetrit..
-
- Ka
pasur shkrime pėrbuzėse pėr prejardhjen barbare tė sllavėve
dhe dinakėrinė tradicionale tė grekėve, pėr mungesėn e
identitetit historik, kombėtar e gjuhėsor tė disa prej
fqinjėve tanė por as unė e as askush tjetėr nuk ka dėgjuar
se drejtėsia shqiptare, pasi i ka mbėrthyer tė gjithė
kriminelėt, trafikantėt e tė korruptuarit e kėtij vendi, e
mbetur tashmė pa punė, u ėshtė kthyer krimeve virtuale tė
cilat duhen shėruar nė njė shoqėri tė shek. XXI pėr t'u
lėnė pasardhėsve tanė tė shek., XXII njė shoqėri sa mė
tė shėndetshme.
-
- Por
unė mendoj qė gradualisht tė ngjisim shkallėt e problemit
pėr tė parė se sa mė lart tė ngjitemi nė tė, aq mė e
shėmtuar ėshtė kjo pjesė e vendit tonė qė prej shekujsh,
me urdhėr nga jashtė apo thjesht me njė servilizėm tė pėshtirė,
vret pjesėt e saj. Thuhet se AKSH ėshtė shpallur nga UNMIK
si organizatė terroriste. Kjo pėr Shqipėrinė edhe ka, edhe
nuk ka vlerė. Shqipėria nuk ėshtė shprehur ende qartė pėr
AKSh-nė nėse ajo ėshtė njė organizatė terroriste apo jo
dhe as ėshtė raportuar ndonjė akt terrorist i saj nė
territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Por kėto argumenta
nuk kanė ndonjė vlerė pėrsa kohė mbi Adilin apo Mustafajn
nuk po ngrihen akuzat e rėnda pėr terrorizėm por pėr
oksimoren "nxitje tė urrejtjes etnike" pėr tė cilėn
jam i bindur qė, edhe po t'i paguash me flori, asnjė nga
prokurorėt e Shqipėrisė dhe madje tė botės nuk ia gjen
dot kufijtė.
-
- Po
le tė ngjitemi pak mė lart nė shkallėn e problemit. Ēfarė
pėrfaqėson Adili dhe Mustafaj? Sipas meje, ata janė
nacionalistė shqiptarė, nė tė drejtėn e tyre pėr tė ēuar
pėrpara idetė e tyre me forma politike. Por ata nuk janė
racistė. Ata nuk e kanė pėrqendruar luftėn e tyre nė
shfarosjen e sllavėve tė jugut dhe ndoshta kjo pėr ta nuk
ka pikė rėndėsie. Ėshtė raportuar nė shtyp qė ata kėrkojnė
atė qė paraardhėsit tanė e kanė pasė quajtur bashkim
kombėtar dhe qė nuk ėshtė tjetėr veēse bashkimi nė njė
shtet tė vetėm tė territoreve tė banuara me shqiptarė por
qė gjenden nė njėsi administrativo-politike tė ndryshme.
-
- Nga
kjo pikėpamje, duke u nisur edhe nga pėrvoja e Kosovės dhe
e UĒK-sė nė IRJM, lėvizjet nacionaliste shqiptare nuk kanė
qenė kurrė tė prirura drejt urrejtjes etnike ndaj sllavėve;
thjesht, shqiptarėt nuk kanė dashur tė sundohen prej sllavėve
ose tė jetojnė me ta. Kjo ėshtė kaq e thjeshtė saē
duket. Kėsisoj, nėse AKSh-ja nė rrafshin politik
propagandon bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė
vetėm, nuk shikoj kėtu se ku ėshtė ndryshimi i saj me
idealet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Lidhjes Shqiptare tė
Pejės, Konferencės sė Bujanit, veprės sė rilindasve tanė,
ėndrrės qė miliona shqiptarė ia lėnė trashėgim pasardhėsve
brez pas brezi, ajo qė nga ne ėshtė emėrtuar si "ēėshtja
kombėtare shqiptare" dhe po kėshtu njihet edhe nė
politologjinė bashkėkohore ndėrkombėtare.
-
- Nuk
kuptoj se ēfarė ka antisllave nė kėtė lėvizje. Arritja e
qėllimit tė saj mund tė dėmtojė interesat ekonomike,
politike, strategjike apo edhe thjesht emocionet e sllavėve,
por qėllimi i saj nuk ėshtė ky. Kjo ėshtė pasojė dhe jo
objektiv. Kjo platformė nuk synon aspak pengimin e pėrparimit
tė sllavėve tė jugut; ajo synon qė pėrparimi i tyre tė
mos bėhet duke shfrytėzuar burimet natyrore, njerėzore e
financiare tė shqiptarėve. Edhe unė kėshtu mendoj por kjo
nuk mė bėn aspak tė urrej sllavėt.
-
- Adili
dhe Mustafaj nuk kanė ndėrtuar ndonjė platformė akademike
anti-sllave pėr tė vėrtetuar fjala vjen se sllavėt e jugut
kanė bisht, se ata janė barbarė, sė fundi mund tė shtojnė
se janė edhe analfabetė (sepse kėshtu u raportua sė fundi
edhe nė mediat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare), se ata
nuk dijnė tė qeverisen, etj.. Nė fakt e kundėrta ėshtė e
vėrtetė. Sllavėt e jugut gjithmonė ua kanė veshur kėtė
primitivizėm shqiptarėve, pa qenė aspak tė detyruar t'i pėrgjigjen
pėr kėtė as drejtėsisė sė tyre e as ndonjė drejtėsie
tjetėr nė botė. Ajo qė kanė kėrkuar Adili dhe Mustafa ėshtė
qė Kosova dhe territoret e banuara me shqiptarė nė IRJM t'i
bashkohen Shqipėrisė. Bukur fort. Ku ėshtė kėtu urrejtja
etnike? Statusi final i Kosovės ėshtė ende pėrpara pėr
t'u zgjidhur dhe zyrtarėt ndėrkombėtarė kanė pėrjashtuar
vetėm njė opsion: atė tė kthimit tė gjendjes sė pėrpara
vitit 1999.
-
- Ndėrsa
pėrsa i pėrket mundėsisė sė ndarjes sė IRJM-sė, zyrtarėt
e Shqipėrisė sonė qė e kanė me aq merak ekzistencėn
absurde tė saj, pėrpara se tė kapen me Adilin e Mustafėn,
le tė dėgjojnė mė me vėmendje argumentet centrifugale tė
Gjeorgjevskit e Xhaferrit. Edhe njė hap mė lart nė shkallėn
e problemit. Pėrse zyrtarėt tanė, nė mėnyrė krejt tė ēuditshme
e tė papritur, ndėrmarrin njė hap tė tillė? Nė cilin
drejtim ėshtė hedhur ky hap? Qė kjo nuk ėshtė njė nismė
ligjore e prokurorėve tanė tė hutuar, kėtė e merr me mend
edhe bufi. Po ēfarė ėshtė pas saj?
-
- Ėshtė
ky njė hap i kėrkuar nga koncepti abstrakto-hipokrit i
quajtur me emfazė "Europė". Apo ėshtė zgjatim i
neomakartizmit amerikan tė futur nė qorrsokak nga shėrbimet
e tij ineficente inteligjente tė cilėt, sikur tė jenė
akademike, dijnė mė mirė tė pėrshkruajnė ngjarjet pasi
ndodhin, se sa t'i paralajmėrojnė apo parandalojnė ato? Apo
mos vallė, siē ėshtė edhe mė shumė e mundur, ky ėshtė
vetėm njė zell i pėshtirė i segmenteve lart nė majė tė
administratės tonė, tė cilėt nuk i bėjnė detyrat e shtėpisė
por i "kopjojnė" ato? A mos vallė, pas telefonisė,
tregtive fitimprurese tė karburanteve, interesave
gjeo-politiko-ekonomiko-strategjike, tani do t'i fusim njė
thikė pas shpine edhe ndjenjave?
-
- Po
tek e fundit, ndjenjat janė vetė kombi. Nėse janė tė
huajt ata qė kanė instrumentalizuar burgosjen e Adilit dhe
Mustafajt, Shqipėrisė sonė i duhet tė merret me kėta tė
huaj dhe jo me dy shqiptarėt. A ka diplomacia jonė njė
strategji pėr tė mbrojtur ata shqiptarė qė pėrplasen me
interesa tė tė tjerėve teksa mbrojnė ēėshtjen shqiptare?
A i shkoi ndonjė herė nė mend zyrtarėve tanė tė lartė
se pėrveē Kartės virtuale tė Adriatikut, Shqipėria mund tė
pėrfitonte si shpagim pėr mbėshtetjen dhėnė ShBA-ve nė
Irak edhe zhbėrjen e Listės Bush, nė tė cilėn, pėr fat tė
keq, qėndrojnė disa shqiptarė shumė tė mirė? A mendojnė
ndonjėherė ata se Kushtetuta u kėrkon t'i mbrojnė dhe jo
t'i dėnojnė shqiptarėt pėrtej kufijve.
-
- Por
ajo qė nuk po kuptoj dot edhe mė shumė ėshtė se pėrse
opozita nuk po zbret nė fushė
pėr kėtė ēėshtje. Ėshtė ēėshtje ligjore, ēėshtje
e tė drejtave tė njeriut, ēėshtje politike dhe njėkohėsisht
ēėshtje kombėtare. Janė nė pyetje disa nocione qė nuk
kanė qenė kurrė tė vėna kėshtu me shpatulla pėr muri.
-
- A
do tė na lejohet mė tė duam vendin tonė, tė themi se ndaj
nesh ėshtė bėrė njė padrejtėsi historike, tė themi se
ne do tė punojmė qė ajo tė ndreqet? A do tė na lejohet tė
punojmė pėr atė qė punuan edhe paraardhėsit tanė; pėr
njė Shqipėri me tė madhe, mė tė pasur, mė tė fortė?
Apo e kemi dorėzuar fatin tonė nė duar te tė tjerėve dhe
tė rrethanave aspak tė qarta, tė qėndrueshme dhe tė
sigurta gjeopolitike tė imponuara?
-
- Do
t'i pranojmė ato qė Agron Alibali i quan nė artikullin e
tij tė mrekullueshem "Ballkani Perėndimor apo Europa
Adriatike" si "kushte mė tė rrepta dhe mė shtrėnguese
se sa ato qė parashikohen nė Kriteret e Kopenhagenit"?
Do tė pranojmė qė tė vazhdojė tė shitet pėr pesė lekė
apo thjesht tė blatohet si kurban nė altarin e
"Fotografisė me Presidentin" ēdo send apo ndjenjė
qė ende ka vlerė nė vendin tonė? Unė them: shqiptarėt qė
e duan Shqipėrinė, nuk e kanė vendin nė burg por nė punė.
Gafurr Adili dhe Taib Mustafa duhet tė lirohen menjėherė
nga burgu.
-
- *Shkolla
Patterson e Diplomacisė dhe Tregtisė Ndėrkombėtare
- Universiteti
i Kentakit
- Leksington,
Kentaki,
- SHBA
|
|