|
23
gusht 2003 / Ilir SECI
Zhvillimet
e fundit ne bote dhe lufta ne Irak jane ne qender te gjykimit
nderkombetar per vete rendesine dhe precedentet e shkaktuar kur
SHBA-te dhe Britania treguan forcen e tyre vendimmarrese pa
llogaritur Kombet e Bashkuara dhe organizmat e tjera
nderkombertare,me ç'rast bota mori shume leksione mbi politiken e
re qe eshte duke u sendertuar pas ardhjes se Xhorxh.W.Bush ne
Shtepine e Bardhe. Nga kjo seri leksionesh eshte per t'u veçuar
efikasiteti ne politike duke shkurtuar zvarritjet e pafundme
burokratike te cilat jane karakteristike per administratat e majta
dhe marrja e vendimeve bazuar ne gjykimin sa me racional. SHBA-te
e sotme jane shume me te prera se ne administratat e tjera kur
pritej shume derisa merrej nje vendim duke shkaktuar shume e shume
trazira ne bote,sic qene rastet e lufterave ne Kroaci e Bosnje dhe
ne fund ne Kosove.
Asokohe
administrata e Klintonit dhe Bashkimi Evropian mateshin shume deri
sa te gjenin nje te mesme sepse te dy palet kishin po te njejtat
parime te majta e ne kete lloj hezitimi gjenin sheshin per te
vepruar kriminelet e tipit Karagjiç i cili e pat thene troç ne
nje interviste te tijen ne vitin 1994 "Derisa te zgjohen
burokratete e Brukselit e te OKB-se une do te kem mbaruar
pune!".Ashtu edhe ndodhi ne te vertete Karagjiçi vrau e preu
sa e sa te pafajshem neper Bosnje e organizmat te cilat ishin per
te ndaluar kete lloj spastrimi etnik mbanin tubime te pafundme
kunder luftes e kunder krimit.
Tashme
SHBA ka nje tjeter administrate dhe nje tjeter mentalitet i cili
eshte katerciperisht i kundert me mentalitetin e BE-se sa i takon
qasjes ne krizat e reja pas 11 shtatorit 2001, ky qendrim
konsiston ne ate qe mos te lejohen me te lulezojne Karagjiçe e
Millosheviçe ne bote por te nderyhehet me kohe para se kjo
gangrene te sulmoje pjesen e shendoshe te njerezimit! Ketu edhe
jane ndare sot SHBA dhe BE, Amerika ben nje nderhyrje qe te
shpetoje njerezimin, BE sugjeron te nderhyhet vetem ndihme
humanitare si puna e atij mjekut freng i cili kishte ate teorine e
famshme se"i semuri mund te sherohet edhe duke i thene se
eshte me mire!".E nga ky lloj diversiteti per shkrimin e
sotem eshte me interes te shikohet nje tjeter leksion qe eshte
dhene keto dite anembane SHBA-ve,leksion te cilin ne shqiptaret
duhet ta marrim te plote!
Ne
kohen para luftes ne Irak, gjate kohes kur zhvillohej kjo lufte si
dhe pas mbarimit te saj kombi amerikan tregoi nje model te pashoq
nacionalizmi te cilin shumekush as qe e kishte imagjinuar qe te
ngjase ne kete vend! Imagjinuar si nje shtet multinacional ku jane
te mirepritur te tere askush nuk e priste kete sepse
"modernistet" e kishin propaganduar kete shtet si model
kozmopolitizmi!?
Po
ja qe nuk qenkerka ashtu, SHBA-te jane shume nacionaliste dhe per
me teper me shume se te tjeret e kjo ka shpjegimet e veta.
Amerikanet e thjeshte e ata qe jane ne drejtim te ketij shteti
njohin interesin e vet dhe dine ta mbrojne ate kur u nevojitet
edhe me koke e keshtu tregojne se tere ato perralla per
kozmopolitizma e paçavure tjera jane vetem muhabete pa buke qe
sherbejne si temjan per nomatisjen e kombeve naive! Interesi i
thjeshte e deri tek ai mbarekombetar jane paresore tek secili
amerikan dhe kete e deshmuan atyre diteve kur mbeshteten qeverine
e tyre ne fushaten kunder Irakut,ameriaknet jane njerez te cilet
njohin interesin e tyre dhe dine ta mbrojne kur eshte e nevojshme.
Gjate
atyre diteve ata qe jetojne ne SHBA e kane pare dhe ndjere kete
ndjenje amerikane te mbeshtetjes dhe uniformitetit te qendrimit ne
krah te qeverise se tyre,neve qe jetojme ketu jemi deshmitare te
ndjenjes antifranceze qe ka mbuluar anembane SHBA-te deri ne ate
shkalle sa edhe emertesat me rrenje franceze jane flakur! Deri ne
nivelet e thjeshta qe nga McDonald's i famshem i cili asortimentit
ushqimor "french fries" ia nderrroi emertesen
"freedom fries" apo asortimentin tjeter "french
toast" e nderroi me "freedom toast"!
Kjo
fushate nuk u ndal me aq, te pakenaqur me mosmirenjohjen frenge
amerikanet e thjeshte kane bojkotuar sot gjithe restorantet e
njohura franceze te njohura si klasi i pare dhe i kemi pare
pronaret e tyre te qahen ne TV se po falimentojne nga kjo.
Amerikanet arriten qe te bojkotojne deri edhe vererat e famshme
franceze superioriteti i te cilave njihet boterisht e kjo eshte
bere si fryme kolektive ne mbare SHBA me ç'rast bota mori edhe
nje tjeter shembull nacionalizmi qe pak kush e kishte imagjinuar
me pare. E gjithe kjo per shkak te diversitetit ne mes te dy
qeverive e cila u pasua me nje reagim kolektiv ne SHBA gje qe
tregon nje shembull shume domethenes per ne shqiptaret ne veçanti!
Pas vitit 1945 vendi yne pat sundimin komunist dhe ne keto vite u
be shplarja sistematike e trurit me detergjentet ruse te
sllavokomunizmit duke e zhveshur shqiptarin e shkrete nga çdo
ndjenje atdhetarie e kjo eshte nje drame me vete e cila patem
shpresen se me shembjen e atij sistemi do merrte fund.
Por
fatkeqesisht edhe pas vitit 1991 kur kujtuam se gjerat ndryshuan
nuk pat ndonje permiresim kjo sepse te njejtet teoriciene te
shplarjes se trurit ne stilin rus e kapen prape stafeten e pasi u
konvertuan ne demokrate, socialdemokrate ,republikane apo ku iu
dha urdher te rreshtoheshin nisen te shplajne trurin shqiptar kete
radhe me idene e kozmopolitizmit. Te njejtet pinjolle te kuq
rroken penat e filluan fushatat per te sensibilizuar shqiptaret me
idetete e "botes se re" kozmopolite sipas fantazive
perverse qe i kishin krijuar ato. Duke sjelle modele qe do kishin
influence me se shumti ata paraqisnin SHBA-te duke theksuar ne ate
qe ky eshte komb i ri eshte multinacional,etj.
Meqe
deri atehere SHBA-ve nuk i kishte rene rasti te tregonte shpirtin
e vet spekulantet kishin hapesire te vepronin e kjo zgjati deri me
2001 ne shtatorin e te cilit u goditen dy kullat binjake.Qe prej
asaj kohe keta teoricien jane zhdukur e nuk ndihen me teorite e
"kozmopolitizmit" jane shembur bashke me ato dy kulla e
shqiptaret duhet te pyesin se ku jane tash ato propagandues te
ideve internacionaliste!?
Ku
vane tere ato shembuj te sjelle se bota po shkon drejt
uniformitetit,njesimit,e nuk ka me vend per nacionalizem si nje
shfaqje primitive!?Pergjigjia eshte e thjeshte,nuk kane me
argumente, sepse nacionalizmi eshte identitet,eshte ndjenje qe
buron nga vete qenia e nje kombi e paraqitet ne te parin rast kur
ky identitet,kjo qenie kercenohen e eshte reagim me se normal.
Kete leksion duhet ta marrin sot shqiptare e duhet te fshijne tere
ato vite shplarje truri ala-sllavoruse e ala-kozmopolite, eshte
shembulli me i mire per t'u marre pikerisht SHBA-te si model
demokracie per boten!Ishte e turpshme e pa kurrfare justifikimi
diplomatik ajo qe ndodhi ne parlamentin shqiptar kur socialistet
mbajten nje minute zie per kryeministrin e vrare serb Gjingjiç!?
Çfare
justifikimi munden te gjejne socialistet shqiptare ne kete akt kur
Gjingjiç eshte serb dhe nga kombi i tij jane vrare e masakruar
mijera te pafajsme gra e femije dhe ai deri me sot nuk ka kerkuar
qofte edhe formalisht nje here te falur!? Kaq shpejt u dashkan
harruar ata njerez qe nuk jane masakruar para njeqind vjetesh,por
para kater vjetesh ne kohen kur socialistet shqiptare qene
pushtet!Ishte po ai kryeminister serb i cili po levizte gjithe
guret qe te perfshinte edhe njehere Kosoven ne strukturat e reja
serbo-malazeze pra po bente nje tjeter perpjekje shoviniste ndaj
Kosoves edhe pse e maskuar si levizje demokratike serbe.
E
per kete mbajne zi kozmopolitet tane ne Tirane duke harruar aq
shpejt gjakun e shqiptareve te masakruar edhe me tre breza!
Moderne e jo shaka?!Nga ana tjeter edhe pse qeverite e
njepasnjeshme gjermane kane kerkuar falje per krimet e kryera ndaj
izraeliteve edhe sot e kesaj dite Izraeli bojkoton çdo lloj
prodhimi gjerman ne nje kohe kur gjithe bota e di superioritetin e
ketyre produkteve! Po ne si u dashka te reagojme ne rastin tone
kur serbet ne fushaten e tyre ne Kosove jane barazuar ne shume
pika me nazistet duke bere ato krime qe e detyruan tere boten qe
te reagonte siç reagoi NATO ne 1999!
Por
edhe ne ate kohe grekofili Paskal Milo si Minister i Jashtem pat
shprehur keqardhje sepse Beogradi pati prere maredheniet me
Shqiperine,Milo atebote qe shprehur:"ne nuk i kemi dhene rast
te prese keto maredhenie!",nje deklerate e cila ishte me e
shpifura ne historine e diplomacise,ne nje kohe kur serbet kishin
perzene me shume se nje milion shqiptare nga trojet e veta!Tash
serish po keta socialiste me kete veprim qe bene na kujtojne
parlamentin e 1924 kur mbajti zi per Leninin! Dhe te mendosh qe
qeveria socialiste eshte rreshtuar ne koalicionini e vendeve pro
SHBA-ve, rreshtim i cli eshte shume i dyshimte po te llogaritet
tere ajo depozite e trasheguar antiamerikane qe ka Partia
Socialiste edhe ne historine me te re pluraliste kur deputetet si
F.Abdiu protestonin ne vitin 1994 kunder lejimit te ardhjes se
amerikaneve ne bazat tona ushtarake!
Shikojeni
si reagon sot kjo qeveri pas deklerates se P.Majkos i cili beri
deklarimin me shqiptar ne historine e politikes se re ne kushtet e
pluralizmit!Menjehere kercyen perpjete per t'u distancuar nga kjo
deklerate socialistet e Nanos,u tremben ithtaret e "Ballkanit
te ballkanasve",fjala shqip se ne shqiptaret duhet te
shprehemi me nje gjuhe i beri te ndjehen keq!E megjithate po e
zeme se socialistet jane bere proamerikane por ne rast se jane pro
Amerikes atehere le te ndjekin shembullin e saj ne gjithe planet
le te reagojne ashtu si reagoi kombi amerikan ne ditet e luftes
apo dhe pas kesaj lufte!
|