|
-
 |
|
- Dje
paradite nė njė nga sallat e Hotel Adriatik nė
Plazhin e Durrėsit u zhvillua seanca e Takimit tė
parė ballkanik Tė ndėrtojmė miqėsinė.
-
- Nė
kėtė veprimtari merrnin pjesė Presidenti i Republikės,
zoti Alfred Moisiu, Kryetari i Kuvendit Popullor,
Servet Pėllumbi, ministra, deputetė, pėrfaqėsues tė
partive politike si dhe tė ftuar politikanė tė
vendeve ballkanike e europiane, Presidenti maqedonas
Trajkovski, Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi,
zv/presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lambert,
kongresmenė amerikanė, etj.
-
- Nė
fjalėn e tij pėrshėndetėse Presidenti Moisiu e ka
cilėsuar aktivitetin njė nismė pozitive dhe nė pėrputhje
tė plotė me vullnetin politik tė shtetit e tė shoqėrisė
shqiptare pėr zgjerimin e lidhjeve miqėsore me tė
gjithė popujt e shtetet e rajonit.
|
-
- Nė
fjalėn e tij Presidenti vuri nė dukje se ka akoma shumė
rrugė dhe punė pėr tė bėrė nė Ballkan, nisur nga shqetėsimet
e reminishencave tė sė kaluarės, qė ende shfaqen nė disa
politikanė e shtetarė ballkanas, tė cilėt pėr tė fituar
mbėshtetjen e ekstremistėve nuk shkėputen nga ato
mentalitete e praktika qė e kanė penguar orientimin
euro-atlantik tė rajonit tonė. Dimensioni human i politikės
dhe politikanėve, besimi te zoti e drejtėsia, janė ato
vlera qė mundėsojnė ushtrimin e pushtetit me vėmendje e
dhembshuri pėr njerėzit e thjeshtė. Kjo do tė sillte njė
kthesė tė ndjeshme nė jetėn politike dhe atė shoqėrore tė
rajonit tonė, gjithė vendeve tona, pėrfundoi fjalėn
etij nė kėtė takim Presidenti Moisiu.
-
-
- Takimet
e Moisiut
-
 |
|
- Presidenti
Moisiu u takua me Presidentin maqedon Trajkovski,
kongresmenė amerikanė dhe me nėnkryetarin e
parlamentit gjerman Lammert.
-
- Nė
bisedime me homologun maqedonas, Presidenti Moisiu
vlerėsoi rėndėsinė e mbajtjes sė kėtij Takimi
nė Tiranė si njė shprehje tjetėr e vullnetit dhe
kontributit tė vendit tonė nė rritjen e paqes,
miqėsisė dhe stabilitetit rajonal. Dy Presidentėt
ndanė pikėpamje tė pėrbashkėta pėr nivelin e
shkėlqyer tė marrėdhėnieve, si edhe angazhimin
pėr tė vijuar punėn nė thellimin e mėtejshėm tė
tyre.
-
- Gjatė
bashkėbisedimit me kongresmenėt amerikanė,
Presidenti Moisiu theksoi rėndėsinė e takimit tė
sotėm i cili sipas tij, synon tė shėrojė
plagėt e tė kaluarės duke mbledhur nė tė
njėjtėn tavolinė pėrfaques tė lartė shqiptarė,
serbė, malazezė, maqedon, etj.
|
-
- Presidenti
vlerėsoi lart ndihmėn dhe mbėshtetjen amerikane duke nėnvizuar
faktin se SHBA i u ndodh nė krah Shqipėrisė dhe shqiptarėve
nė momentet mė tė vėshtira.
-
- Ai
evidentoi faktin se, shqiptarėt nė tėrėsi kanė konsideratė
tė veēantė pėr SHBA-nė dhe janė tė angazhuar pėr tė
vijuar punėn nė rrugėn e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit
rajonal. Nga ana e tyre, kongresmenėt nė emėr tė qeverisė
sė SHBA shprehėn falenderimet dhe mirėnjohjen pėr mbėshtetjen
qė Shqipėria i ka dhėnė SHBA-sė nė luftėn kundėr
terrorizmit ndėrkombėtar, duke dėrguar edhe njėsi
ushtarake nė Irak.
-
- Gjithashtu,
vlerėsime tė larta ata bėnė dhe pėr punėn dhe angazhimin
e Presidentit tė Republikės nė krijimin e njė realiteti tė
ri nė Shqipėri, si edhe pėr rolin e tij aktiv nė rritjen e
miqėsisė e bashkėpunimit rajonal. Kongresmenėt shprehėn
vullentin dhe interesimin direkt tė tyre pėr thellimin e
marrėdhėnieve dypalėshe nė tė gjitha fushat. Vlerėsime
pozitive pėr Takimin u bėnė edhe nė bisedėn me
zvkryetarin e parlamentit gjerman Lammert. Vullneti i pėrbashkėt
pėr zgjerimin e marrėdhėnieve dypalėshe, dhe veēanėrisht
nė ato drejtime qė lidhen me pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr
integrimin europian u shpreh nė bashkėbisedimin tė
Presidentit Moisiu me personalitetet gjermane
-
-
- Nė
Ballkan na duhet qė tė falim
-
- Alfred
Moisiu
-
- Ėshtė
kėnaqėsi pėr mua qė tė flas nė Takimin e parė ballkanik
Tė ndėrtojmė miqėsinė. Jam i lumtur qė tė pranishėm
janė Presidenti Trajkovski, ministra, kongresmenė e miq tė
nderuar nga SHBA si dhe politikanė tė vendeve ballkanike e
europiane. Kjo ėshtė
njė nismė pozitive dhe nė pėrputhje tė plotė me
vullnetin politik tė shtetit e tė shoqėrisė shqiptare pėr
zgjerimin e lidhjeve miqėsore me tė gjithė popujt e shtetet
e rajonit. Marėdhėnia e njerut nė raport me zotin, nuk ėshtė
e re. Dėmi mė i madh gjatė 45 vjetėve tė diktaturės sė
ashpėr komuniste ėshtė shkatėrrimi i njeriut. Gjithashtu,
kjo ėshtė njė formė tjetėr e shprehjes sė qartė tė
frymės sė re tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit qė po
zė vend pėrditė e mė tepėr nė rajonin tonė. Nė kėto
takime ne njihemi mė mirė me njėri-tjetrin, zemė miq tė
rinj. Populli ynė thotė mė mirė njė mik se sa njė ēiflik.
-
- Asnjė
brez tjetėr qytetarėsh dhe politikanėsh nuk i ka pėrjetuar
konfliktet e luftėn si pasojė e ndarjeve etnike mė shumė
se sa brezi i sotėm i qytetarėve dhe politikanėve tė
Ballkanit Perėndimor. Katėr luftrat e dekadės sė fundit me
humbjet dhe dhimbjet e jashtėzakonshme njerėzore e
materiale, janė ende tė freskėta nė kujtesėn tonė. Ato
nuk mund tė mos na vlejnė pėr tė kuptuar qartė se sa i
lartė ėshtė ēmimi i ndarjes etnike, dhunės dhe projekteve
nacionaliste. Brezi i ynė mund tė jetė i pafat qė i takoi
tė pėrjetonte luftėn, por ne mund tė kemi fat qė na jepet
rasti pėr tė ndėrtuar paqen. Kėtė mundėsi ne duhet ta
shfrytėzojmė dhe nuk duhet ta lejojmė qė tė shpėrdorohet.
-
- Ėshtė
rasti tė gėzohemi kur shohim tendenca e zhvillime nė tėrėsi
demokratike nė tė gjitha vendet e rajonit, qė udhėheqėsit
e vendeve tona tė takohen vazhdimisht me njėri tjetrin si
dhe qė barrierat ndarėse tė sė kaluarės po zėvendėsohen
nga nisma tė dobishme bashkėpunimi politik, ekonomik dhe
kulturor. Samiti i Ohrit i pesė vendeve tė Marrėveshjes sė
Asociim - Stabilizimit, Samiti i pėrbashkėt i Selanikut
midis BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor, Samiti trepalėsh nė
Tiranė, Karta Adriatik 3 si dhe samitet dy ose shumėpalėshe
nė kuadėr tė projekteve ekonomike e politike, pėrbėjnė
njė bazė tė mirė pėr rritjen dhe forcimin e paqes dhe tė
stabilitetit nė rajonit tonė tė shumėvuajtur. Mund tė
themi me modesti se shqiptarėt kanė trashėguar brez pas
brezi faljen. Shqiptarėt dinė tė falin dhe ftoj popujt e
Ballkanit tė falin.
-
- Shteti
shqiptar ėshtė i vendosur pėr realizimin e synimit tonė tė
pėrbashkėt: forcimin e miqėsisė, bashkėpunimit, paqes dhe
zhvillimit tė qėndrueshėm nė kėtė pjesė tė Europės.
Themeli i kėtij ndryshimi historik ėshtė vullneti dhe dėshira
e vetė banorėve tė vendeve tonė qė tė jetojnė nė paqe
e harmoni me njėri tjetrin.
-
- Unė
mund tju them se vetėm gjatė vitit tė fundit zoti
Trajkovski dhe unė kemi zhvilluar takime e bisedime
numerikisht mė shumė sesa tė gjitha takimet e bisedat e bėra
nga presidentėt e dy vendeve marrė sė bashku nė dekadėn e
fundit. Po kėshtu tė shpeshta dhe tepėr tė frutshme kanė
qenė takimet qė unė kam patur gjatė vitit tė fundit me
Presidentin e Kroacisė, zotin Mesiē. Me tė dy presidentėt
kemi ndėrtuar raporte qė shkojnė pėrtej atyre zyrtare,
raporte njerėzore. Nuk mund tė lė pa pėrmendur takimin
edhe tonė tė fundit pėr Korridorin 8 me zotin
Parvanov dhe zotin Trajkovski. Ai dha njė mesazh tė qartė
se aq sa janė tė rėndėsishme komunikimet tona pėrmes
projekteve si ky i transportit, po aq nė mos mė tepėr i rėndėsishėm
ėshtė komunikimi njerėzor midis politikanėve. Unė po
ashtu i kam gjetur me vlerė edhe tė dobishme takimet e kėtyre
muajve tė fundit me Presidentin e Serbi Mali i Zi, zotin
Maroviē. Kėto takime janė pasuar nga takime tė
kryeministrave, tė ministrave dhe tė parlamenteve tė
vendeve tona.
-
- Nga
ana tjetėr nuk mund tė mos na shqetėsojnė reminishencat e
sė kaluarės qė ende shfaqen nė disa politikanė e shtetarė
ballkanas, tė cilėt pėr tė fituar mbėshtetjen e
ekstremistėve nuk shkėputen nga ato mentalitete e praktika qė
e kanė penguar orientimin euro-atlantik tė rajonit tonė.
Kjo dėshmon se kemi akoma rrugė dhe shumė punė pėr tė bėrė
nė Ballkan. Sfidat e reja kėrkojnė qė tė gjithė
politikanėt e Ballkanit tė mėsohen tė shikojnė pėrpara
dhe jo prapa. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
-
- Ballkani
paraqet njė mozaik tė pasur vendesh, popujsh, grupesh
etnike, besimesh fetare dhe kulturash. Nė njė mjedis tė
tillė nuk ėshtė e vėshtirė tė nxitėsh tensione dhe
konflikte. Por ne kemi njė fjalė tė urtė qė thotė se
nuk ka lajm mė tė mirė sesa tė shkosh mirė me
fqinjin. Pėr njerėzit e vendeve tona, njė takim si ky i
sotmi, padyshim qė ėshtė njė lajm i mirė. Nuk e gjej tė
tepėrt tė them njė shprehje shqiptare se mikun dhe shokun
mund ta zgjedhėsh, por fqinjin ta jep Zoti. Pra Zoti kėtė
zgjedhje ka bėrė ; prandaj tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė
mira.
-
- Ne
nė Shqipėri kemi njė shembull mjaft pozitiv tė tolerancės
dhe harmonisė midis njerėzve me pėrkatėsi besimesh tė
ndryshme. Gjykoj se, popujt tanė nė pėrgjithėsi kanė dėshmuar
tolerancė fetare, ndaj ėshtė e rėndėsishme qė politikanėt
ta rrokin kėtė vlerė tė popujve dhe ta promovojnė atė mė
tej. Para Zotit tė gjithė jemi tė barabartė. Ėshtė pėr
tu pėrmendur dhe nė kėtė rast toleranca shqiptare. Unė
mund tė pėrmend shembullin e familjes sime me lidhje
martesore me besime tė ndryshme qė bashkėjetojnė nė
harmoni dhe shembull si ky ka nė kėtė sallė dhe janė tė
shumtė nė nė vendin tonė.
-
- Jam
i bindur se takime tė tilla ndihmojnė nė krijimin e njė
mjedisi tė ngrohtė e produktiv, qė kontribuon nė rritjen e
sigurisė, zhvillimin ekonomik, lėvizjen e lirė tė njerėzve
dhe hapjen e njė prespektive reale paqjeje e mirėkuptimi
midis vendeve tona. Mbi tė gjitha, besoj se dimensioni human
i politikės dhe politikanėve, besimi te zoti e drejtėsia,
janė ato vlera qė mundėsojnė ushtrimin e pushtetit me vėmendje
e dhembshuri pėr njerėzit e thjeshtė. Kjo do tė sillte njė
kthesė tė ndjeshme nė jetėn politike dhe atė shoqėrore tė
rajonit tonė, gjithė vendeve tona..
-
- Ky
ėshtė mesazhi qė marrim dhe zhvillojmė nė takimin e sotėm,
kjo ėshtė sfida e jonė e pėrbashkėt nė shekullin e ri.
Jam i bindur se pėrmbushja me sukses e saj do tė sjellė
ndryshime tė mėdha, nė dobi tė zhvillimit, paqes dhe
harmonisė pėr tė gjithė rajonin.
|
|