|
- Tiranė,
22 gusht 2003 / Ēerēiz Loloēi
-
- Ditėt
e fundit nė shtypin shqiptar por edhe nė shumė biseda
jopublike, tipik pėr mentalitetin gjysmėmejhanor, janė
shtuar zėrat kritikė kundėr strategjisė sė opozitės pėr
garėn e zgjedhjeve vendore dhe veēanėrisht kundėr pėrcaktimit
qė ka bėrė Partia Demokratike dhe dr. Sali Berisha pėr tė
dalė pothuaj e vetme nė konkurimin pėr qeverisjen vendore;
mė aktivėt nė kėto zėra kanė qenė ato tė Sabri Godos,
tė Lazėr Stanit dhe tė Tritan Shehut.
-
- Tė
njėjtėn skemė ka aplikuar edhe partia tjetėr kryesore e
pozitės, Partia Socialiste qė ėshtė lehtėsuar mjaft nga
partitė aleate dhe del si kundėrshtare e drejtpėrdrejtė e
demokratėve, por kjo nuk ka gjetur kurrfarė kontestimi. Se
ēfarė mendon Tritani dhe Stani, tė dy drejtues kryesorė tė
PDr, kur ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit Genc Pollo, ėshtė
punė e tyre, por mė i pashpjegueshėm ėshė kriticizmi i
vazhdueshėm i "plakut tė urtė" Godo, kryetar i
Asamblesė sė Republikane, parti kjo nė koalicion me Berishėn
pėr pushtetin vendor!
-
- Skema
e re e dy partive kryesore vjen pas njė realiteti tė ri nė
spektrin politik shqiptar, (nė fakt nė katėr zgjedhjet e pėrgjithshme
parlamentare dhe po nė katėr zgjedhje pėr pushtetin lokal
kanė qenė vetėm PD she PS qė janė ndeshur me njera -
tjetrėn nė njė kuadėr tė dyshimtė ligjor e
infrastrukture zgjedhore), pėrkthehet thjesht si degjenerim i
minisubjekteve dhe i lidershipit tė tyre, si njė heqje dorė
nga pushtete parazite tė pavotuara askund por tė kamufluara
nga tryezat partiake dhe nga forma tė tjera jokonkurrente. Pėrpos
tyre, kodi i ri elektoral dhe evoluimi i elektoratit shqiptar,
mė sakt, mendėsia e anėtarėsisė demokrate/socialiste apo
e asaj pjese qė quhet opozitė e heshtur dhe abstenuese, kėrkojnė
njė ballafaqim tė dy partive kryesore duke mos u shqetėsuar
mjaft se kė marrin apo largojnė ato si aleatė.
-
- Pėrballja
me koalicione partiake, nė tė gjitha zgjedhjet e
diskutueshme tė pėrgjithshme dhe vendore, pėrveē njė
imazhi bashkues dhe mosrrjedhje vote, nuk ka sjellė gjė tjetėr
pozitive qė mund tė rimerrej nė konsideratė edhe pėr
zgjedhjet e pritshme tė 12 tetorit. Nuk do tė ishte keq qė
PS tė ruante aletatėt e mėparshėm tė 1997-ės, nuk do tė
ishte gjithashtu e dėnueshme qė PD tė hynte si grupim
"Bashkimi pėr Fitore" duke integruar brenda saj
edhe Partinė e z. Pollo dhe tė z. Shehi, por zėrat
paragjykues nė njė skemė qė ende nuk ėshtė provuar, pėrveēse
tė tejkaluar duken edhe jodashamirės.
-
- Nga
ana tjetėr lėshimi pa kriter i posteve nė tė majtė dhe nė
tė djathtė, apo eksperimenti parazgjedhor me falje deputetėsh
prej dy partive mė tė mėdha nė vend, nuk ka rezultuar nė
gjė tjetėr pėrveē se me kriza tė panevojshme brenda
koalicioneve dhe me njė luftė tė paetikshme mė mediat e
shumta.
-
- Ndryshe
nga ēfarė pėrshkruhet nga individė jo shumė pėrfaqėsues
dhe nga personazhe qė telefonojnė redaksive pėr tė qenė
prezentė qoftė edhe me njė foto, Partia Demokratike ka
fituar mjaft terrene qė nisin nga ato elektorale e deri te
ato euro-atlantike.
-
-
- Terreni
elektoral
-
- Nė
njė situatė konkurimi tė PD-sė me aletatėt qė
konsiderohen si tė djathtė, nuk do tė buisnin edhe zėrat
kontestues tė Godos, Stanit, Tritanit, qė nuk kanė sesi tė
mos reflektojnė edhe rreshtimin partiak nė formacione
politike relativisht tė vogla dhe pa ndonjė ndikim tė
ndjeshėm. Nė kėtė stad konkurimi, mė shumė se kontestimi
i njė skeme tė demokratėve, zotėrinjtė e sipėrshėnuar
lypset tė shpjegojnė se sa pėrmbushet qėnėsia e tyre e
djathtė, se sa kontribuojnė kėto subjekte pėr largimin
demokratik tė socialistėve duke dalė me kandidatura nė
disa kryeqendra qė kanė qenė bastione tė fitores sė
demokratėve edhe nė fushata tė manipulimit masiv tė votės.
Partia Demokratike nė njė opozitė realitivisht tė gjatė
dhe tė pamerituar, ndryshe nga ēpretendojnė Stani, Godo dhe
Tritani, ka fituar shumė terrene qė garantojnė njė fitore
tė konsiderueshme nė zgjedhjet lokale dhe qė parathonė njė
stinė pėr zgjedhje tė parakohshme parlamentare.
-
- Tė
gjitha sjelljet dhe veprimet politike tė opozitės kryesore,
tė ngjashme me shumė parti simotra nė perėndim dhe nė
formacionet europiane ku PD ėshtė anėtare me tė drejta tė
plota, kanė shkuar nė favor tė riardhjes sė saj nė
pushtet, fillimisht nė atė lokal dhe pasandaj nė pushtetin
qėndror. PD ka qenė zėdhėnėsja e shqetėsimeve dhe
problematikės qė kanė pasur shqiptarėt pa dallim pėrkatėsie
dhe bindje politike; ajo
ka qenė nė radhėt e para tė denoncimit keqqeverisjes dhe pėr
mosfunksionimin si tė pavaruara tė pushteteve tė tjera, pėr
nivelet e larta tė korruptimit tė administratės sė lartė,
pėr luftėn kundėr trafikimit tė qėnieve njerėzore dhe
trafiqeve tė origjinės apo ato rajonalė, pėr mbrojtjen e
lirive dhe tė tė drejtave mė elementare e deri te hallet e
pėrditshme tė kategorive tė ndryshme shoqėrore. Tė gjitha
konstatimet e dhe rezervat e opozitės, posaēėrisht tė
Partisė Demokratike, kanė gjetur pasqyrim nė tė gjitha
raportet ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė cka do tė thotė
edhe njė rivlerėsim i saj nė kancelaritė perėndimore.
-
- Pranimi
i pėrgjegjėsive pėr lejimin e firmave piramidale si dhe
zbardhja e sė vėrtetės rreth implikimit nė to, kėrkimi
ndjesė pėr zgjedhjet e kontestuara tė 1996-ės, i ka dhėnė
njė dimesion tjetėr opozitės nė sy tė shqiptarėve dhe jo
vetėm elektoratit dhe pjesės militante tė saj. Tek e fundit
pėrzgjedhja e kandidaturave demokrate, tė ardhur kryesisht
nga radhėt e intelektualėve dhe tė biznesmenėve tė
suksesshėm, pėrveē veprimit politik tė forcės politike qė
i kandidon sjell njė backgraund shtesė nė fitoren e vjeshtės.
-
-
- Terreni
shtetndėrtues
-
- Sjellja
e opozitės shqiptare, veēanėrisht e Partisė Demokratike, nė
mungesė tė njė tradite politike nė pluripartizėm, ka qenė
e prirur edhe nė ndėrtimin e disa institucioneve tė
tejdegjeneruara dhe tė varura tėrėsisht nga njė pjesė e
spektrit politik. Pa u hallakatur nė tė gjitha aksionet e
pesėvjecarit tė fundit, zgjedhja e presidentit konsensual qė
u kurorėzua me pranimin e dr. Alfred Moisiut nė krye tė
shtetit shqiptar, ishte njė kėmbėngulje e parreshtur e PD-sė.
-
- Nė
njė plan tė ngushtė partiak, opozita mund tė gjente edhe
njė rrugė tjetėr, atė tė mosmarrjes pjesė nė
rizgjedhjen e presidentit, por pikėrisht ky veprim i saj pati
njė suport tė fuqishėm brenda dhe jashtė vendit. Njė
opozite qė i ishin rrėmbyer padrejtėsisht votat, (edhe nga
sigla jo shumė e moralshme), qė fitonte deputetė nė terren
por i humbte nė gjykatė kushtetuese, qė u gjend pėrballė
njė ushtrie shtetėrore qė niste nga SHIK e pėrfundonte te
kamatmarėrsit e ujit nė funksion tė leminimit tė saj, pak
mund t'i interesonte qė nė kėtė parlament tė emėruar tė
gjente pikė qetėsie pėr tė dhėnė konsensus pėr figurėn
numėr Njė tė shtetit. PD kėtė e bėri, sic edhe u pėrpoq
pėr tė reformuar disa nga insitucionet mė tė diskretituara
por qė nuk gjeti vullnetin politik tė maxhorancės pėr
ndryshime.
-
- Prirja
shtendėrtuese e PD nuk duket vetėm nė kėto veprime
politike: njė sjellje kapriēoze e saj nė institucionet
evropiane mund tė bllokonte edhe ēeljen e negociatave pėr
firmosjen e Marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit. PD ka qenė
racionale nė shumė mbėshtetje politike tė tjera, siē ka
qenė ajo pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Shqipėrisė
me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr Kosovėn, megjithėse
shpesh kėto i faturohen qeverisjes.
-
-
- Terreni
parlamentar
-
- Opozita
dhe sidomos Partia Demokratike, nė mungesė tė njė tradite
parlamentare, ka bėrė pėrpjekje pėr t'i dhėnė dinjitetin
institucionit tė Kuvendit, si pushteti mė superior i tė
gjitha pushteteve. Pavarėsisht se sa e meriton aradhė e gjerė
e deputetėve tė kėtij mandati, PD e ka para luftėn
parlamentare si njė kontroll tė pushtetit ekzekutiv dhe tė
pushteteve tė tjera, ndėrsa pėr herė tė parė u ka dhėnė
formė komisioneve parlamentare qė thuajse egzistonin
formalisht. Pėrveē njė mirėfunksionimi tė kėtyre
komisioneve, ngritja e grupeve tė posaēme tė deputetėve pėr
njė problematikė tė caktuar, si komisioni
-
- Ngjela
pėr hetimin e SHIK, komisioni Olldashi pėr hetimin e
veprimtarisė sė ministrisė sė Kulturės dhe Bashkisė sė
kryeqytetit, komisioni Imami pėr hetimin e veprimtarisė sė
kryembikqyrėsit Farudin Arapi, kanė thyer akullin e
kontrollit tė pushteteve si edhe tė rifreskimit tė tyre. Njė
skemė mė funksionale e komisioneve parlamentare apo atyre tė
pėrkohshėm duket se s'mund tė realizohet brenda kėtij
mandati qė, pėrveē rregullimit mė ligjor tė tyre, do tė
kishin mė shumė rezultat nėse prokuroria do t'i ēonte deri
nė fund pėrfundimet e hetimit parlamentar.
-
-
- Terreni
diplomatik
-
- Partia
Demokratike, si parti e integruar nė forume europiane, ka
tashmė njė zė tjetėr nė partitė simotra por edhe nė
mjaft kancelari diplomatike. Pėrfshirja e PD-sė nė shumė
aksione tė partive popullore europiane, rritja e
partneritetit tė lidershipit demokrat nė kėto insitucione,
e ka bėrė atė mė prezente dhe mė aktive nė shumėm
veprimtari ndėrkombėtare.
|
|