22.08.2003 - Trepca.net

Hannes Swoboda[1]

Demokracia dhe stabiliteti nė Ballkan


St Gallen, 22 gusht 2003 / E pėrktheu: Zef AHMETI
 
  
1.   Ballkani dhe ndikimi nga jashtė
 
       Qė nga fillimi i shekullit tė kaluar vizionarėt e evropės, kėshtu edhe socialdemokratėt, kanė filluar tė merren me zhvillimet konfliktuoze nė Ballkan. Nė fillim nė vitin 1910 nė konferencėn e parė tė socialdemokratėve pėr Ballkanin ėshtė ardhur nė pėrfundim se, „vetėm me bashkimin e forcave ekonomike, me heqjen e kufijve tė krijuar artificialisht, me mundėsinė e plotė tė dyanshmėrisė (tė ndėrsjellt) dhe (pėr)bashkėsisė nė jetė dhe me mbrotjen nga rreziqet e pėrbashkėta“ mund tė arrihet stabiliteti dhe paqa. Siku nė kėtė rast poashtu edhe nė kongresin e njohur ndėrkombėtar tė Bazellit (Basler Kongress) ishte deviza:“Ballkani i popujve tė Ballkanit“. A ishte e menduar me kėtė – para 100 vjetėsh - se fuqitė e mėdha duheshin tė tėrhiqeshin nga pėrzierjet e tyre imperialiste nė kėtė regjion, ndėrsa sot jemi mė larg se kurrė mė parė pėr ta realizuar kėtė parim. Sė pari me angazhimin tonė evropian dhe me ndihmėn financiare mund tė krijohen (para)kushtet pėr paqe, stabilitet dhe kooperim. Nė kėtė kuptim Pakti i Stabilitetit ėshtė njė kuadėr i rėndėsishėm pėr integrim tė Ballkanit nė bashkėsinė ndėrkombėtare (Internationale Gemeinschaft). Ai (Pakti i Stabilitetit) bazohet nė parimet e paqes, demokracisė, tolerancės dhe tė zhvillimit ekonomik dhe social, tė cilat orientohen pėrsėri vet nė ekonomin e tregut. Tavolinat e rrumbulakta, diskusionet etj. e qė lejojnė njė bollėk aktivitetesh dhe akcionesh dhe formojnė njė lloj ombrelle (pėr)mbi njė numri tė madhė tė investimeve dhe masave tjera nė interes tė stabilizimit tė Ballkanit.
 
 
2.  Rruga individuale pėr Bruksel
 
Mirėpo Pakti i Sabilitetit nuk ėshtė asfarė zėvendėsimi pėr njė politikė efektive dhe tė qėllimt tė Bashkimit Evropian. Marrėveshja pėr Stabilizim dhe Asociim me vendet e veēanta nė regjion, i lidhur gjithnjė me pėrpjekjen, pėr ta (pėr)forcuar kooperacionin rajonal, janė baza pėr ant arsimi n e ardhshėm tė shteteve tė Ballkanit nė Bashkimin Evropian. Pėr kėtė arsye duhet qė ēdo dy- tre vite, herėn e parė tre vite pas ratifikimit tė ēdo marrėveshjeje, tė kontrollohet se sa janė aftėsuar shtetet, qė me BE-nė kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr tu bėrė kandidate pėr antarsim.
 
Me anė tė kėsaj kontrolle tė rregult dhe dhėnien e raporteve lidhur me anėt arsimi n e mėvonshėm krijohet njė joshje, nxitje pėr reformat e ndryshme interne, tė brendshme qė ato t`i pėrshpejtojnė dhe poashtu pėr ta pėrforcuar gadishmėrinė pėr kooperim rajonal.
 
 
3.  Domosdoshmėria pėr kooperim rajonal
 
Lidhjet e forta politike dhe ekonomike me Bashkimin Evropian janė njė element pėr zhvillime tė shėndosha nė Ballkan. Njė tjetėr element ėshtė bashkpunimi efektiv dhe i rėndėsishėm rajonal. Rrėnjėt e njė bashkpunimi tė tillė duhet tė qėndrojnė nė nevojat qė kanė prioritet pėr tė gjitha vendet e rajonit, dhe bashkpunimi duhet tė nxisė njė dobi afatshkurte dhe afatmesme pėr gjithė rajonin. Pėrvojat e ndryshme personale dhe studimet kanė treguar se ndėrtimi i infrastrukturės, veēanėrisht furnizimi me energji nė njėrėn anė, dhe lufta kundėr kriminalitetit si kontrabandės me njerėz, armė, dhe drogė etj. nė anėn tjetėr, do t`i menjenonin pengesat vendimtare pėr zhvillim ekonomik tė rajonit.
 
            Asnjė vend vet nuk mund tė ndėrtoj njė rrjet rrugor dhe hekurudhor - posaqėrisht me dalje nė deti dhe me lidhje me rrjetet evropiane. Dhe asnjė vend nuk mund tė siguroj vetėm pėr qytetaret dhe qytetarėt e vet  furnizim tė mjaftueshėm me energji elektrike e as pėr investorėt. Ngjashėm ėshtė edhe me luftėn kundėr aktiviteteve kriminele me pėrfitime tė larta, qė pengojnė ndėrtimin e njė strukture tė shėndoshė ekonomike pėr tė ardhmėn.
            Kėtu nuk ėshtė fjala pėr krijimin e njė Jugosllavietėmadhe, por pėr strategji paralele pėr afrim nė Bashkimin Evropian dhe (pėr)forcimin e fuqive autonome nė rajon. Bashkimi Evropian duhet, edhe pėr vetė interesin e saj, tė japė njė pėrkrahje pė njė kooperim nė kėto fusha, dhe ai (BE-ja) duhet tė ndihmoj regjionin e Ballkanit pėr tė marrė nė kėkė mėnyrė hapa pėr bashkudhėheqje dhe bashkpunim- dhe para se tė zgjidhen disa probleme politike delikate tė disa vendeve.
 
 
4.  Njė Agjensi Evropiane pėr Zhvillim
 
           Njė rol tė rėndėsishėm pėr bashkpunim rajonal kėtu mund ta luaj Agjensia Evropiane pėr Rindėrtim, e cila po bėnė punė tė sukseshme nė Kosovė si dhe nė Serbi dhe Mal tė Zi. Tani mendohet qė ti jepen detyra  edhe pėr Maqedoni. Mirėpo neve na nevojitet njė strategji afatgjate. Kėshtu ka mundėsi Agjensia ekzistuese tė shėndrrohet njė njė Agjensi pėr Zhvillim, pėr heqjen e shkatėrrimeve dhe dėmtimeve nė Jugosllavi dhe tani edhe nė Maqedoni dhe pėr tu pėrgatitur pėr (ri)ndėrtimin dhe zhvillimin e rajonit.
 
         Pėr kėtė ėshtė e nevojshme ndihma masive dhe pėrkrahja e Bashkimit Evropian, inkluziv edhe Banka Qendrore Evropiane. Dhe hap pas hapi do duheshin edhe kėto vendet e rajonit tė marrin pjesė nė kėtė Agjensi dhe nė kuptimin „ownership“ tė marrin nė dorė vetėpėrgjegjėsinė.
  
 
5.  Megjithėkėtė: kufijtė e fuqishėm – shtetet e fuqishme
 
Qėllimi i kooperacionit rajonal nė Ballkan ėshtė qė kufijt me kohė tė mos jenė aq tė rėndėsishėm dhe pėr ti bėrė mė pak relevant.
 
            Por, psh. pėr t`i luftuar kriminelėt, para se gjithash aktivitetet terroriste, pėr ta ndaluar migracionin ilegal dhe pėr tė krijuar tė ardhura legale pėr shtetet e veēanta (doganimet!) tani ekziston nevoja pėr kufij mė tė kjartė dhe mė tė mbrojtur. Unioni Evropian patjetėr duhet t`i ndihmoj shtetet e Ballkanit nė ngritjen e regjimeve kufitare politike dhe ekonomike, dhe kėshtu pėr ta dhėnė njė kontribut pėr stuktura tė fuqishme dhe efektive shtetrore nė rajon.
 
Domosdoshmėria e kooperimit rajonal dhe integrimi shkallė-shkallė nė Bashkimin Evropian nė pėrgjithėsi nuk e bėn tė pafuqishėm (pėr)forcimin strukturės sė shteteve nacionale. Pėr momentin alternativ e struktuarve tė tilla tė (pėr)forcuara ėshtė natyrisht vetėm dominimi i „organizatave” private, tė cilat shpesh nė kėtė anė apo anėn tjetėr tė kufirit veprojnė nė struktura legale dhe qė qendrojnė shumėfish edhe nė lidhje mbietnike e transnacionale (mbinacionale) nė rajon. Pėr ta (pėr)forcuar shtetin nė kėtė rajon, nuk do tė thotė se duhet tė pėrforcohet centralizmi. Shpesh ėshtė e kundėrta, vėnia nė lėvizje e njė procesi tė dezentralizimit dhe para se gjithash pėr ta pėrforcuar edhe autonominė lokale tė komunave dhe rajoneve.
 
 
6.  Bashkėpunimi ushtarak
 
       Nė bashkėpunimin rajonal tė shteteve do duhej tė jenė edhe aspektet e sigurisė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe edhe sot, nė Evropėn Perendimore pajisja me arsenal luftarak dhe kooperimit paralel ushtarak ėshtė njė kontribut i rėndėsishėm pėr paqe. Zgjėrimi i anėtarėve tė NATO-s nė kėtė rajon nuk ėshtė koncept bartės i fortė pėr Ballkanin. 
 
            Bashkėpunimi ushtarak nė kuadėr tė njė niveli mė tė ulėt tė armatosjes mund tė krijoj, nė kombinim me pranimin e ndihmės nga jashtė, nėse lind nevoja, pėr shembull nga njė trupė intervenuese e Bashkimit Evropian, njė bazė tė qėndrueshme pėr siguri tė (pėr)forcuar nė rajon. Kėtu duhet tė ndėrpriten kontrabanda permanente me armė dhe pajisja e krimineleve, grupeve terroriste dhe organizacioneve pėrkatėsisht financimi nga Evropa nė mėnyrė rigoroze.
 
 
7.  Tė drejtat e pakicave dhe shtei i pėrbashkėt
 
            Siguria dhe stabiliteti nė rajon varen shumė nga zgjidhja e ēėshtjes etnike. Bile duhet patjetėr tė ceket, ēėshtjeve etnike. Sepse ka konflikte tė ndryshme etnike dhe probleme tė pakicave. Dhe ka poashtu mundėsi dhe rrugė tė ndryshme pėr tė korrė sukses dhe pėr tė gjetur zgjidhje nė kėtė fushė, dhe jo vetėm modele.
 
Principi i parė dhe mė i fortė nė zgjidhjen e babarazive dhe padrejtėsive, sa i pėrket bashkėjetesės sė etnive tė ndryshme, ama duhet tė jetė pranimi dhe njohja e tė drejtave individuale, themelore dhe liritė e secilit njeri, pamvarsisht nga prejardhja etnike dhe besimit tė tij. Tek atėherė duhet tė vijė njohja e tė drejtave tė minoriteteve, pra tė tė drejtave kolektive tė caktuara etnike, para se gjithash nė fushėn kulturore. Shumica duhet t`i njoh synimet e minoriteteve pėr t`i mbrojtur identitetin e tyre dhe pėr t`i pėrkrahur. Mirėpo edhe pakicat duhet tė jenė tė gatshme nga ana e tyre pėr integrim nė njė shoqėri tė pėrbashkėt dhe nė institucionet e pėrbashkėta tė shtetit. Seperatizmi, sikur brenda shtetit, poashtu edhe recesioni, nuk duhet tė pėrkrahet as nėpėrmjet mosrespektimit tė tė drejtave tė pakicės nga shumica e as qė grupet ekstremiste tė pakicave, e qė pjesėrisht duke pėrdorur dhunėn dėshirojnė ta detyrojnė shumicėn pėr t`i realizuar qėllimet e tyre politike dhe personale.
 
             Nė kuadėr tė kėsaj nuk ka dyshim qė eshtė „njė ēėshtje shqiptare“ nė rajon. Fakti qė njerzit me prejardhje shqiptare nuk jetojnė vetėm nė Shqipėri, por njė numėr i madhė i etnisė edhe nė Kosovė, Maqedoni dhe nė pjesėt tjera tė Jugosllavisė, inkluziv Mali i Zi, shpesh shkakton frikėn pėr „Shqipėrinė e madhe“, e cila do ti shkatėrronte struktuarat shtetrore ekzistuese. Aktivitetet terroriste tė UCK-sė dhe organizatave tė ngjashme kanė forcuar e pėrkrahur kėtė frikė edhe mė shumė. Bashkėsitė shqiptare, brenda dhe jashtė rajonit, duhet patjetėr tė jenė tė matur dhe tė tregojnė pėrgjegjėsi tė lartė, ashtu si vepron vetė tash pėr tash qeveria e Shqipėrisė. Para se gjithash duhet ti luftoj aktivitetet terroriste brendapėrbrenda. Ata (shqiptarėt vėr.) duhet tė ushtrojnė pranim /akceptim dhe tolerim nė mėnyrė tė veēantė ndaj serbėve dhe grupeve etnike tė tjera pakicė brenda Kosovės, dhe me anė tė kėsaj tė japin njė kontribut qė shihet pėr stabilitet nė rajon. Njė zgjėrim hap- pas hapi i autonomisė nė Kosovė mund tė arsyetohet vetėm me sjellje adekuate tė forcave shqiptare nė vetė Kosovėn, Jug tė Serbisė dhe nė Maqedoni.
 
 
8.  Dejtoni dhe Ohri
 
Marrėveshjet e Dejtonit kanė pėrfunduar luftėn nė Bosnje dhe Hercegovinė dhe kanė krijuar njė shtet me struktura delikate politike dhe kushtetuese. Institucionet e pėrbashkėta tė Bosnjes dhe Hercegovinės janė shumė tė dobta, dhe grupet ekstreme- posaqėrisht brenda bashkėsive serbe dhe kroate- keqpėrdorin dobėsit e kėtyre strukturave pėr t`i pėrdhosur ato edhe mė shumė dhe pėr tė fituar fuqi pėrballė boshnjakėve.
 
            Bashkėsia ndėrkombėtare nuk guxon tė pranoj kėso tendenca dhe aktivitete. Ajo duhet nė ēdo mėnyrė tė krijoj dhe pėrkrahė  institucione tė forta ekonomike. Fillimisht nė kuadėr tė suazave tė definuara nga Dejtoni. Nė planin afatgjatė duhet tė kėrkohen rrugė shtrėngesat e pėrkohshme, qė i krijojnė strukturat e Dejtonit, tė tejkalohen.
 
            Marrėveshja e Dejtonit ka pėrfunduar njė luftė tė ndytė, kėshtu marrėveshja e Ohrit, mes gjitha partive udhėheqėse politike nė Maqedoni me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtarė, kanė menjanuar njė luftė civile nė Maqedoni. Kėtu ishte dhe ėshtė njė problem bazorė, qė bashkėsia ndėrkombėtare  - para se gjithash SHBA-tė por edhe BE-ja – pas lavdėrimeve tė tepruara nė adresė tė partive politike „slave“ tė Maqedonisė kalojnė nė kritikė tė ashpėr. Dhe kjo kur terroristėt shqiptarė –sė pari ata nga Kosova e pastaj ata nga vetė vendi- kishin marrė hapin pėr veprim. Megjithė kėtyre paraqitjeve negative janė arsyetuar rregullimet nė interes tė qytetarėve shqiptarė, dhe Evropa duhet tė shtyjė qė marrėveshja e Ohrit tė zbatohet nė thelb. Megjithėkėtė tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė duhet tė pėrpiqen pėr shtetin e pėrbashkėt. Pėr ata do tė jetė mė lehtė, edhe siku Greqia do ta pranonte emrimin Maqedoni.
 
 
9.  Njė konferencė rajonale ballkanike
 
            Ndryshimi i kufijve nė mėnyrė tė njėanshme nuk mund tė pranohet. Ky ndryshim do tė rrezikonte paqen dhe stabilitetin nė rajon dhe do t`i shkatėrronte elementet e para tė njė bashkėpunimi rajonal. Ēdo ndryshim i kufijve ka ndikim nė situatat e fqinjėve. Ndryshimi i kufijve dhe i statusit pėrfundimtar tė strukturave ende tė pavendosura, veēanėrisht sa i pėrket Kosovė dhe Malit tė Zi duhet tė bisedohet. Zgjidhja duhet patjetėr tė gjendet me anė tė diskurseve rajonale dhe nė bazė tė pranimit/akceptimit tė ndėrsjellt.
           
Pėr kėtė Bashkimi Evropian duhet tė marrė poashtu seriozisht rollin e tij (BE) udhėheqės dhe tė organizoj njė konferencė rajonale, e cila nė njė kohė tė pėrshtatshme do tė vendoste pėr statusin e strukturave shtetrore rajonale. Pėrkrahjet dhe garancitė e BE-sė do duhet ta luanin njė element vendimtarė, pėr ta gjetur njė zgjidhje afatgjate.
 
 
10.  Problemi i Kosovės
 
            Ėshtė e qartė se zgjidhja e problemit tė Kosovės ka prioritet. Pas gjithė asaj qė ka ndodhur, qė nga heqja e autonomisė sė Kosovės nga Milloshevoqi, njė mbetje e Kosovės nė Serbi ėshtė e paparamendueshme dhe e pamundshme pėr t`u realizue. Njė protektorat i pėrhershėm nė njė pėrkatėsi fiktive nė Serbi, pra, njė vazhdimėsi e status quo ad infinitum ėshtė poaq i jo i arsyeshme dhe pėr askėnd nuk ėshtė gjė vėrtetė e kėnaqshme.
 
            Njė mundėsi do kishte mund me qenė instalimi i kosovės si Republikė pėrbėrėse tė Jugosllavisė. Kjo do tė kishte me qenė sigurisht zhgjidhja mė e lehtė, dhe pėr Evropėn njė zhgjidhje optimale. Nė tė vėrtetė kjo nuk do tė kėnaqte as Serbinė e as shqiptarėt e Kosovės. Pėr kėtė arsye ne duhet tė mendojmė pėr  parakushtet pėr njė njė shtet(tė Kosovės vėr.) tė lidhur ngushtė nė strukturat rajonale dhe evropiane.
 
            Pas zgjedhjeve  tė 17 nėntorit 2001, duhet pra pėr herė tė parė tė mendohet seriozisht pėr njė shtet tė pavarur dhe, sė dyti, lidhur me kėtė duhet tė bėhen hapa pėrgatitor, por tė jepen parakushte tė caktuara!
 
      Sė pari duhet qė qeveria e re e Kosovės tė dėshmonte kompetencėn dhe aftėsinė e saj pėr ta zhvilluar vendin nė interes tė tė gjithė banorėve dhe tė dėshmoj njė politikė shembullore nė aplikimin e tė drejtave tė njeriut e nė veēanti tė pakicave. Kjo do tė duhej t`i pėrfshinte sie serbėt, qė kanė mbetur nė vend, serbėtbqė shpresojnė se do tė mund tė kthehen – dhe, poashtu, tė gjitha pakicat tjera.
 
      Sė dyti, do duhej tė fillojn bisedimet e drejtpėrdrejta me Serbinė pėr arritjen e marrėveshjes pėr tė gjitha ēeshtjet rreth procesit tė pavarsisė dhe bashkpunimit nė tė ardhmėn (psh. miniera e Trepēes etj.).
 
      Sė treti, Serbisė do tė duhej t`i njihet roli i njė `force mbrojtėse` pėr pakicat serbe nė Kosovė, ngjajshėm me rolin qė ka luajtur Austria me Tirolin Jugor nė Itali.
 
      Sė Katėrti, me tė gjitha vendet fqinje, posaqėrisht me Maqedoninė, do tė duhej, poashtu, tė zhvilloheshin bisedimet pėr njohjen e kufijve ekzistues dhe tė merret vesh pėr njė garanci nėrkombėtare, qė do ta „ndalonte bashkimin“ analog, sikurse marrėveshja „pėr ndalim bashkimi“ tė Austrisė (kjo marrėveshje ėshtė bėrė pas Luftės sė Dytė Botėrore mes Autrisė dhe shteteve Aleate nė atė kohė, me tė cilėn Austrisė i ndalohet bashkimi me Gjermaninė vėr. e pėrkthyesit).
 
      Dhe sė fundi do duhej me anė tė lidhshmėrisė nė strukturat rajonale dhe me pėrkrahjen nga Evropa nė kapėrcehet e kaluaradhe tė pėrgatitet e ardhmja e pėrbashkėt.
 
      A do tė sjellė procese tė reja tė ndarjes njohja e pavarsisė sė Kosovės? Historia e Kosovės dhe diskriminimi i saj nė Jugosllavinė e vjetėr – e nė veēanti nėn Millosheviqin- ne nuk mund ta krahasojmė me Malin e Zi dhe me Vojvodinėn- e aq mė pak me Republikėn serbe nė Bosnje dhe Hercegovinė e krijuar nė mėnyrė artificiale. Para se gjithash nuk bėhet fjalė pėr njė shtet (tė Kosovės vėr. e pėrkthyesit) „krejtėsisht tė pastėr“ . Kush e dėshiron kėtė nė Kosovė, ai nuk do tė ketė pėrkrahje nga Evropa. Koncepti i sigurisė dhe i mbrojtjes sė shumė shteteve multietnike nė Ballkan do tė mbetet nė jetė. Por megjithėkėtė duhet tė nxjerrim mėsime nga historia e re.

[1] Autori ėshtė kryesues i delegacionit tė Partisė Socialiste tė Austrisė (SP) nė Parlamentin e Evropės. Ky shkrim ėshtė botuar nė revistėn Europäische Rundschau nr. 1/2002, Vjenė 2002. Teksti ėshtė pėrkthyer nga Zef Ahmeti.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.