|
- Paris
(Francë), 21 gusht 2003 / Gramos
GRABOVCI*
-
- Ne
kontekstin e zhvillimit te ngjarjeve me te reja ne Kosove,
politika dhe propaganda e brendshme /serbo-shqiptare/ dhe ajo
nderkombetare, AKSH-ne e apostrofojne si faktor kryesor dhe me
pergjegjesi per destabilizimin e paqes ne regjionin e
Ballkanit. Mirëpo, kjo nuk eshte e tera, kur eshte fjala per
destabilizimin e paqjes e
te sigurise ne Kosove dhe ne Ballkan. Fajin dhe pergjegjesine
kryesore per rivenien e flakes Ballkanit, e mban Unionizmi i
Serbise dhe i Malit te Zi, i cili duke perfituar ne kurriz te
shqiptareve dhe te bashkesise nderkombetare, ka per qellim qe
para botes ta demaskoje nje AKSH si
“terroriste”, duke i vene keshtu nen kete hipoteke
politiken paqesore te Shqiperise dhe te Kosoves, se jane te
“implikuara” dhe e mbrojne
“terrorizmin” e AKSH-së, qe synon
krijimin e “nje Shqiperie te
madhe”. Thjesht,
ky koncept fashist i politikes pushtuese te Unionizmit te
Serbise dhe Malit te Zi, eshte shkaktari kryesor i te gjitha
rreziqeve te parashikuara, qe ne cdo cast
me falekn e tyre mund ta kaperdijne Kosoven, Shqiperine
dhe tere Ballkanin. Ne te vertete, shkaku dhe pasoja e
shfaqjes se AKSH-se eshte sundimi i eger kolonialist
dhe imperial i Unionizmit te Serbise, Malit te Zi, Maqedonise
dhe Greqise mbi shqiptaret dhe teritorin e tyre etnik ne
Ballkan.
-
- Prandaj,
lindja e AKSH-se nuk eshte e disktueshme, por jane te
diskutueshme format dhe mjetet e saj te orgnaizimit dhe te
veprimit praktik,
politik dhe ushtarak, që nuk perputhen me politiken dhe
ineteresat momentale, as afatgjata te popullit shqiptar ne
Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Luginen e
Presheves. Ky eshte problemi kryesor, qe me cdo kusht dhe me
urgjence kerkon rishqyrtimin e validitetit te AKSH-se nga te
gjitha subjketet dhe faktoret relevenate te politikes
shqiptare, posacerisht duhet te deklarohen dhe te marrin
vendime te prera Qeveria e Republikes se Shqiperise dhe
Qeveria e Kosoves. Po qe se
lidhur me ekzistencen dhe oportunitetin e ketij
orgnaizmi ushtarak, te quajtur AKSH, heshtin sikurse deri tash
qeverite she sbjektet politike shqiptare, atehere realisht
kjo heshtje e deritashme nenkupton se
politika zyrtare shqiptare e mbeshtete AKSH-ne. Ky
argument, do t’u mjaftonte te gjithe armiqve te shqiptareve,
e parase gjithash propagandes e diplomacise fashistoide te
Unionizmit sllave ne Ballkane, dhe aleateve te tyre
nderkobetare, qe Kosoven dhe Shqiperine
t’i mbajne peng, si “dele te zeza” të prishjes
se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.
-
- Për
t’iu shmangur nje tragjedie te ketille, e cila tashme vecse
po merr dimensione gjera ne fushen e politikes dhe te
propagndes nderkombetare, si pasoje e akuzave dhe e shpifjeve
te propagandes luftarake serbo-malazeze, se per te gjitha
vrasjet dhe te keqiat e tjera, qe kane ndodhur ne
Kosove brenda mandatit te UNMIK-ut, “fajtore kryesore jane
terroristet shqiptare”, Tirana dhe Prishtina shqiptare,
nevojitet qe, pa kurrfare kushtesh, AKSH-ne ta vejne jashte
loje si FAKTOR
USHTARAK. Përndryshe, bashkesia nderkombetare, jo vetem qe
politiken zyrtare te Shqiperise dhe te Kosoves, do t’ i
cilesonte si faktoret kryesore me pergjegjesi per veprimet
implikuese te AKSH-se ne teren, por si rrjedhoje e kesaj, do
ta revidoje edhe kurisn e saj te deritashem ne difavor te
Kosoves, te Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve ne Ballkan.
Ne te vertete, per kete diskurs te bashkesise nderkombetare
ndaj shqiptareve, Unionizmi
i Serbise dhe i Malit te Zi, edhe eshte duke luftuar, qe me te
gjitha forcat goditese perqendruese, shqiptaret t’i paraqese
para botes si “elemente terroriste”
dhe “ekstremiste”, te cilet, sipas logjikes se
politikes pushtuese kollonialiste shekullore mbi tokat
shqiptare, natyrisht, duke i nderruar tezat ne shekuj,
shqiptareve ua mveshin ekstremizimin, terrorizmin dhe
gjenocidin e vet te Serbise se Madhe.
-
- Per
tua djegur te gjitha “letrat fallse dhe denoncuese”
te kolonialisteve serbomalazez ne adrese te gabuar te
shqiptareve ne Ballkan, AKSH-ja
me urgjence, duhet te vihet nen
- MORATORIUM!!!
-
- Ndër
argumentet kyce, qe imponojne nje poetz te ketille politik dhe
kombetar shqiptare jane keto:
- Te
shpetoje qenia dhe
kredibiliteti i TMK-se, e cila edhe pse nuk ka kurfare
lidhjesh as ndikimi ne AKSH-ne, Serbia dhe Mali i Zi
e akuzojne pa te drejte dhe pa kurrfare argumentesh, se
eshte e implikuar me
AKSH-ne;
- Te mos
kompromitohet esenca
e kerkeses se ligjshme e pavaresise se Kosoves, si dhe
mos te zvarritet realizimi i saj;
- Te mos
komprimitohet dhe sofistikohet politika
integruese paqesore ne regjion e Republikes se
Shqiperise, si dhe roli i saj ne zgjidhjen e problemeve dhe te
mbrojtjes se shqiptareve ne Ballkan;
- Te mos
injorohet roli dhe rendesia e Ushtrise Shqiptare te Republikes
se Shqiperise;
- Te mos e
mashtrojme popullin dhe aleatet nderkombetare te shqiptareve,
se AKSH-ja, eshte i vetmi faktor politik e ushtarak i thirrur,
qe mund te ndikoje ne bashkimin e shqiptareve dhe ne clirirmin
e tyre nga kolonializmi i Unionizmit sllav ne Ballkan;
- Te
nderpritet cdo fond financimi
ne Evrope dhe ne bote ne emer te AKSH-se;
- Nese,
populli shqiptar ka ardhur ne perfundim se
ka ardhur “ora”
e clirimit dhe e bashkimit te shqiptareve, SHQIPERIA
eshte ajo qe duhet ta terheqe figuren e pare te hapjes
se “ lojes se shahut”, e jo AKSH-ja e udhehequr nga
matrapazet, mashtruesit dhe profiterat e luftes, tashme i njeh
gjithe populli shqiptar kush jane ata “prijesa” pa ushtri;
- Ata, te
cilet edhe e kane filluar neje loje te ketille te rrezikshme
dhe te kobshme per interesin e pergjithshem shqiptar ne
Ballkan, pa marrjen
e pelqimit unanim te gjithe popullit shqiptar, pa lejen
e Shqiperise zyrtare, te Kosoves zyrtare etj., ata edhe duhet
ta perfundojne ate, duke e deklaruar MORATORIUMIN
e AKSH-se.
- Deklarimi
i MORATORIUMIT mbi AKSH-ne dhe mbi te gjitha strukturat e saj,
eshte ne perputhje te plote me interesat jetesore kombtetare e
shteterore te Kosoves, te Shqiperise ne Ballkan dhe me
interesat e
strategjise gjeopolitike te Amerikes dhe te aleateve te saj
Perndimore ne Ballkan;
Po qe se veprohet ndryshe, AKSH-ja do te jete
“letra” dhe argumenti me profitabil i politikes kolonilaiste
dhe hegjemonsite te Unionizmit te Serbise dhe Malit te Zi ne
kurriz te shqiptareve ne Ballkan. Me kete rast, aleatin me besnik
te shqiptareve, dhe te deshmuar, Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
e cila e shpetoi
Kosoven nga spastrimi perfundimtar i shqiptareve, do perfitonte
per qellime dhe intefresa te veta hegjemoniste kunder fqinjve ne
Ballkan.
Fundja, ka ngelur fare pak kohe, qe kryeudheheqesi Alban Vjosa nga
Tropoja (si mesohet nga masmediat) ta terheq potezin
vendimtar te MORATORIUMIT mbi AKSH-ne, i cili para se
gjithash eshte ne interes te tij personal, te AKSH-se, te TMK-se,
te pavaresise se Kosoves, te Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve
ne Ballkan. Ndryshe, pasojat do te jene shume te medha dhe te
paparashikuara per te
sotemn dhe avenirin e popullit shqiptar ne Ballkan.
Nuk mund te konsiderohet kurrfare turpi as qyqarlleku terheqja e
domosdoshme perpara ARSYES se
diktuar, por do te ishte turp dhe gabim i pafaleshem, kapitullimi
i paarsyeshem para kombit
dhe historise se Shqiperise etnike.
Alban Vjosa, si Avokat e “politikan i larte” dhe
te tjeret, duhet ta kene te qarte se, para “kryengritjes” apo
“luftes se pergjitshme” se pari duhet te deklarohet i gjithe
populli, sepse vetem ai e ka ate drejte sovrane legjitime, per te
shpallur “lufte” apo “kryengritje”, e jo kurrfare partie
politike, as ushtrie legale apo ilegale si jane strukturat e
AKSH-se apo te FBKSH-se.
Me shkurt, nuk eshte koha per “lufte partizane”
ose “guerile” ne Ballkan, por per paqe, stabilitet dhe
mirekuptim. Kete, brenda periudhes se tranzicionit ne Evropen e
Mesme dhe Lindore, e ka deshmuar politika e jashtm e Shqiperise,
dhe politika shqiptare ne Kosove.
Kjo filozofi politike deshmon se shqiparet ne
Ballkan jane percaktuar qe problemet e tyre te pazgjidhura qofte
politike, ekonomike ose kombetare, t’i zgjidhin permes paqes e
dialogut, e jo me force, as me agresion as me “lufte guerile”
te shablloneve te gjenocidit dhe terrorizmit
antishqiptar te Unionizmit te Serbise dhe Malit te Zi, i
cili po lufton qe keto “rekuizita sportive” t’ua lere ne
“dere sherri” shqiptareve. Kete e provoi edhe Nebosha Qoviqi
me “fletendeshkimin” e tij te paraqitur ne Keshillin e
Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, qe permes veprimeve te AKSH-se,
t’i nderlikoje dhe t’i kualifikoje
si “terroriste te vetem dhe potenciale” Qeverine
shqiptare te Kosoves, TMK-ne dhe Qeverine e Republikes se
Shqiperise.
Mirepo, heperhe, “projekti denoncues” i Qoviqit
deshtoi me 18 gusht 2003 ne KS te OKB-se, por kjo nuk do te thote
se, ka perfunduar cdo gje ne te mifre te politikes shqiptare ne
Kosove dhe ne Shqiperi ne afate te gjate. Po qe se me urgjence nuk
arrihte MORATORIUMI mbi AKSH-ne, Unionizmi i Serbise dhe Malit te
Zi, si dhe aleati tyre Maqedonia, do te kene shanse reale, qe
politiken e bashkesise nderkombetare ta kthejne ne favorin e
interesave te tyre imperialiste mbi Shqiperine dhe shqiptaret.
*Autori
eshte diplomat ne Xhakarta |
|