|
- 22 gusht 2003 / Nga: Agron LUKA & Meri LUKA
-
- Ilirėt
kanė qenė disa fise qė arritėn tė dalloheshin si njė
popullsi me karakteristika etnosi. Ata morėn njė emėr pėrgjithsues
ilirė dhe territori i tyre u quajt Illiria. Madje shpesh herė
edhe vetė gadishulli u quajt si gadishulli Ilirik, krahas
gadishullit Helladik.
-
- Ka
tė ngjarė qė Ilirėt e vėrtetė (Illyrie proprie
dictum), pėrveē afėrsisė racore, territoriale, zakonore,
veshjeve, mitologjisė etj., duhet tė kishin edhe afėrsi
gjuhėsore. Dhe kjo duhet tė ketė qenė njė arsye e fortė,
qė i ka detyruar disa antikė tė bėjnė njė specifikim tė
hollė pėr ilirėt e jugut. Siē njihet tė dhėnat mė tė
reja nuk e justifikojnė atė ish-teorinė e panilirizimit tė
madh territorial e gjuhėsor.
-
- Pėr
sa i pėrket mitologjisė, shumė autorė tė shekullit XX,
kanė qenė disi ose shumė tė pritur pėr tė dalluar njė
lloj mitologjie ilire krejt tė veēantė e arkaike, duke
nenglizhuar proceset unifikuese e tė praninė e mitologjisė
klasike tė botės pellazgo-helene-olimpike mesdhetare, nė
ndonjė rast, duke fantazuar pėr mitologji tė paqena fare
etj.
-
- Njė
burim i jashtėzakonshėm dhe shumė i patrajtuar pėr
mitologjinė, janė monedhat e ndryshme, qė janė gjetur nė
qytetin (Shkodėr) dhe rrethin (qarkun) tonė veriperėndimor.
-
- Domosdoshmėrisht,
duhet tė vihet nė dukje, se nė qoftėse me monedhat prerje
me markė tė huaj e qoftė nė ato vendase, popullsia pėrdoruese
e kėtyre monedhave, njihej me mitologjinė e pse jo pjesėrisht
edhe me shkrimin.
-
- Nė
kėtė trajtesė, nga koleksioni modest pėrsonal, kemi
zgjedhur tre copė bronxi, tė cilat bėjnė pjesė nė njė
gjetje tė rastėsishme tė njė fshatari M.N. nė njė tumė
nė njė katund nė Zadrimė (Lezhė).
-
- Siē
njihet me avancimin e shkėmbimit monetar, doli nė skenė
edhe njė farė sistemi monetar edhe nė botėn e pėrtejme.
Edhe Perėnditė pagane ishin kompromentuar: pėr tė kaluar
lumin edhe lundėrtari Karon tė kėrkonte monedhėn - ovullėn...
-
- Nuk
ka asnjė dyshim, se kjo praktikė ishte shtrirė edhe nė
Iliri dhe kjo ėshtė edhe arsyeja, qė kėto monedha nė fjalė,
gjendeshin pranė kafkės nė pozicionin e gojės. Nė gjetjet
e tjera tumolare tė ekspeditave shtetėrore, janė evidentuar
gjetje tė tilla tė sigurta, me markė tė Skodrinonit, me
shkrimin Basileo Genthio, Labiatan etj.
-
- Pėr
studimin e monedhave me Zeus, specialistėt tonė, kishin bėrė
njė lloj identifikimi tė gabuar tė portretit tė Zeusit, me
atė tė basileusit Genthios, meqenėse shkruhej ky emėr
BACIEOC ???, duke i datur si tė shekullit II para Krishtit,
edhe ato monedha, qė nuk kishin kėtė theksim tė emrit tė
Basileusit.
-
- Monedha
qė paraqesim nė figurė ka vetėm etnikoninė e qytetit tonė
SKO(DRI)NON (?) dhe duhet tė jetė mė e hershme. Nė anėn
tjetėr ka fytyrėn e Kryeperendisė politeiste Zeusit. (Shih
fig. nr. 1)
-
- Nė
monedhėn tjetėr, kemi pėrsėri njė figurim tė Zeusit, me
disa ornamente e mikrofigurime, qė marrin edhe interpretime tė
ndryshme. Nė anėn tjetėr, kemi njė shqiponjė njė krenesh
mjaft tė kjartė dhe tė bukur. (Shih fig. nr.2)
-
- Ndoshta,
kjo figurė mund tė interpretohet edhe nė pozicione tė
ndryshme. Nė monedhėn e tretė, kemi pėrsėri njė figurė
tė Zeusit, e cila nė pozicione tė ndryshme rrotullimi
paraqet figurime tė tjera, tė cilat lidhen me besimin dhe
filozofinė e metamorfizimeve, veēanėrisht me ato tė
Zeusit, qė na i shkruan Homeri i lashtė.
-
- Duke
filluar qė nga Homeri e tek shumė autorė antikė vihet nė
theksim, se shqiponja ishte njė shpend mjaft i dashur pėr
Zeusin, veēanėrisht ajo
e murrmja qė e quajnė edhe si zeshkane, siē e
thekson Homeri, ose shqiponja e ka bėrė folenė pėrmbi kokėn e Zeusit, siē e
thekson Lukiani i shekullit II para Krishtit, qė duket fare
kjartė, se bazohet nga rifigurimet nė monedha.
-
- Ky
publikim i kėsaj shqiponje tė Skodronon-it/Shkodrės tonė,
sa dimė pėrbėn rastin e parė nė literaturėn tonė, pėr
monedha me markė vendase ilire.
-
- Por
megjithatė, ne do tė ruajmė njė relativitet tė kuptueshėm
nė lidhje me njė pėrfudim tėrėsisht tė mbaruar, sepse
natyrisht duhen edhe vlerėsimet e specialistėve kompetentė,
krahasimet me katalogė etj.
-
- Edhe
vetėm me faktin e gjetjes pranė qytetit tonė, ne e kemi tė
drejtėn ti quajmė Zeusi
dhe Shqiponja e Skodrinonit.
-
- Fakti,
qė nė Skodrinon pėrdoret shkrimi me germat greke, sado nė
pėrmasa tė vogla pėr qėllime tregtare nė numizmatikė apo
nė vula etj., mbase
duhet rivleresuar edhe ndryshe.
-
- Kujtojmė
kėtu se fjalia e parė nė albanishte/shqipe i takon
kryepeshkopit imzot Pal Engjėllit nė shekullin e XV-tė, ndėrsa
nė ilirishte kemi qysh nga shekulli IV - III para Krishtit,
antroponime, dy fjalėsha, si tė Basileu Genthi etj.
-
- (Basileus
ka kuptimin kryetar fisesh, nganjėherė pėrdoret edhe si
mbret/Rex, porse nuk duhet ta identifikojmė me kuptimin e
mbretėrve mesjetarė).
-
-
- Literatura:
- 1.
Monedhat, koleksioni privat i prindit tim Gjovalin Luka.
- 2.
Bep Jubani, Varreza tumulare e Cinamakut, 3 monedha tė
Lisit, e 5 tė Shkodrės, 1 me Basileos Genthi e 4 me
etnikonin Labiatan, tė gjetura nė turmė. Buletini
Arkeollogjik, 1969.
- 3.
Selim Islami, Le monnayage de Skodra.Lissos et Genthios,
nė Studia Albanica, nr.1, 1966, fq. 225-253, me
Katalog.
- 4.
Homeri, Iliada, pėrkthim nė shqip, 1979, KXXIV,
v.385-387, fq. 436.
- 5.
Lukiani, Vepra tė Zgjedhura, bot.1979, fq. 272,
Karoni dhe Menipi, Kuvendi i Zotave, fq. 17 etj.
- 6.
Agron Luka, Njė fushė e paeksploruar nė numizmatikėn
tonė ilire, gazeta Shkodra, 19 Prill 2001.
|
|