|
- St.
Gallen, 21 gusht 2003 / Zef AHMETI
-
- I
- Ska
dyshim se nga historia njerzimi ka mėsuar shumė pėr ta ndėrtuar
ardhmėrinė. Dhe meqė jemi edhe ne shqiptarėt njerėz, dhe
pjesė e kėtij njerėzimi, edhe ne duhet tė mėsojmė nga
historia pėr ta ndėrtuar ardhmėrinė. Qė tė mos i ripėrsėrisim
tė dhėnat historike, po i cekim sipėrfaqėsisht disa fakte
qė e kanė pėrcjellė historinė e popullit tonė. Fjala ėshtė
pėr ndjenjėn e kėtij populli qė ėshtė ndier i huaj nė
tokėn vet, dhe tė huajt kanė sunduar dhe zgjeruar pushtetet
e shtetet e tyre nė ato pjesė ku kanė jetuar dhe jetojnė
edhe sot shqiptarėt. Dihet se ky popull dhe historia e tij ėshtė
e lidhur ngusht me zingjirin historikė edhe tė popujve tė
tjerė, e mė sakt me ata popuj fqinjė qė ka sot. Pėrvoja
nuk ka qenė fare e mirė as nga sundimet e peradnorive e
mbretėrive tė shtrira nė tokat shqiptare, ku shqiptarėt
janė ndier si tė huaj nė tokėn e vet, e as me ato sisteme
politike totalitare.
-
- II.
- Njė
nga argumentet qė ipet si arsyetim pėr atė se pse e drejta
zakonore e pashkruar shqiptare, apo si e quajm ne shqiptarėt
KANUNI, ka mbetur ende ne jetė te populli shqiptarė me disa
institute tė cilat sa janė tė mira ka edhe aso qė sot janė
tė tejkaluara, ėshtė mungesa e besimit, lojalitetit pėrballė
organeve shtetėrore, pushtetve e sytemeve politike qė kanė
sunduar vendin dhe trojet shqiptare.
-
- Kjo
ndjenjė e (mos)pranimit tė pushtetit si tė vetin ka pėrcjellur
shqiptarin deri nė ditėt e sotme. Populli shqiptarė sa herė
qė ka filluar tė ndėrtoj strukturat shtetėrore efektive e
tė qėndrueshme, e me kėtė duke fituar edhe besimin e
popullit dhe duke u pėrpjekur ta bindin se kanė pėrfunduar
pushtetet e huaja, kanė ndėrhyrė pėrsėri fuqit dhe fqinjėt
hegjemonist e kėtė shpresė shpeshė e kanė varrosur sa qė
shqiptarėt disa herė janė detyruar t`i kthehen pėrsėri
Kanunit dhe rregullave tė tij, pėr ta rregulluar jetėn dhe
shoqėrinė, e me kėtė lojaliteti pėrballė shetit dhe
pushtetit ka munguar. Dhe kjo ndjenje e fituar me shkekuj e
vite me radhė ka mbetur dhe ėshtė trashiguar gjeneratė pas
gjenerate te populli shqiptarė.
-
- II.
- Me
krijimin e shteteve nacionale tė shekullit tė 19-te, edhe
shqiptarėt janė pėrpjekur qė mė nė fundė tė krijojnė
shtetin e tyre dhe ta fitojnė besimin te populli dhe ta
bindin popullin se shteti dhe pushteti do tė jenė tė tyre
dhe se ata do ta kenė nė duart e tyre edhe fatin bashk me
ardhėmrinė dhe shpresėn. Edhe kėsaj radhe shpresat ishin tė
shkurtėra. Dhe shpresa pėr fatin dhe ardhmėrinė e popullit
shqiptarė pėr shtet tė vetin u bėnė edhe mė tė vogla atėherė
kur populli shqiptarė u nda nė disa pjesė, e me kėtė
ndarje i krijuan dhe u (ri)themeluan shtete me qėllime pėrherė
hegjemoniste. Shqiptarėve u mbeti ajo ēka ju mbeti, nje
Shqipėri e trungut e coptuar, e lodhur nga sundimet dhe
pushtetet e huaja.
-
- Shteti
i Shqipėrisė i coptuar u krijua dhe u themelua, por jo sipas
principit tė Presidentit tė Amerikės, Wilson qė kishte tė
bėnte me tė drejtėn pėr vetvendosje pėr tė gjithė
popujt. Edhe pas njohjes sė Shqipėrisė sė trungut dhe
futja e teritoreve shqiptare nėn suverenitetin e shteteve
fqinje, populli shqiptarė nuk ia arriti tė bėhet lojal pėrballė
shtetit, as atij tė trungut, e as nė ato shtete ku dhunshėm
u detyruan te jenė pjesė e atyre shteteve. Pra ndjenja e
lojalitetit pėrballė shtetit dhe pushtetit ndihet deri mė
sot. Nė periudhėn komuniste, populli shqiptarė ishte i
detyruar t`i nėnshtrohet formave te reja tė torturave si nė
Shqipėrinė e trungut, poashtu edhe ne ato pjesė tjera
shqiptare, qė sot janė dhe dihen si pjesė krizash, pra
Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi etj. Edhe kėtu as komunizmi nuk
arriti tė fitoj besimin e popullit, edhe nė kėtė fazė tė
historisė mungonte besimi dhe lojaliteti i shqiptarėve pėrballė
shtetit dhe pushtetit.
-
- III.
- Nė
shqipėri dhe pjesėt tjera tė ballkanit ku jetojnė shqiptarėt,
qė deri nė vitet e `90-ta ēdo gjė ishte krijuar
artificialisht e nė bazė tė dhunės dhe jo nė bazė tė
vullnentit dhe dėshirės sė popullit, shqiptarėt fillojnė
lėvizjet pėr tu liruar nga diktimet nga lartė, dhe tė
ndryshojnė situatėn dhe gjendjen e tyre. Kėto pėrpjekje
qenė tė pėrcjellura me dhunė e dhembje. Dhe pėrsėri
ishte zhgjuar shpresa e humbur pėr njė ardhmėri mė tė mirė.
Dhe ja edhe nė Shqipėrinė postkomuniste optimizmi shpeshė
u shėndrruar nė pesimizėm dhe ky pesimizėm edhe sot mbanė
peng pjesė tė shqiptarėve. Por tani, pėr ironi, edhe pas
kalimit nė demokraci shqiptarėt po ballafaqoheshin me sfida
tė dryshme. Dhe kėtė e hetohejme nė moton e qytetarėve tė
saj ēka bėri shteti pėr mua, pra duke e
trajtuar shtetin dhe pushtetin edhe mėtutje si tė huajin. Kėshtu
Kanunit i mbeti besnik njė pjesė e popullatės edhe
pas ndryshimeve dhe kalimit nė sistemin demokratik tė
organizimit tė jetės.
-
- Edhe
pėr shqiptarėt qė ishin lėnė gjatė historisė jasht
Shqipėrisė sė trungut i pėrcillte njė fat i ngjajshėm sa
optimist sa pesimist. Dhuna, terrori dhe vuajtjet qė pėrjetoi
popullata shqiptare sidomos ajo e Kosovės dhe rezistenca tyre
bėri qė tė ndryshohen shumė gjera dhe pesimizmi ishte
kthyer nė optimizėm pas intervenimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare
nė Kosovė.
-
- IV
- Kjo
ecuri, mbase nė disa fusha ka qenė e mirė dhe ka pėrmirėsuar
dukshėm gjendjen e shqiptarėve, prapseprapė optimizmi
euforik fillo tė zbehet shpejt, atėherė kur u kuptua
se nacionalizmi ashtu i vetėm nuk i ofron jetė dhe
perspektivė popullit, ngase populli nuk mund tė hanė vetėm
bukė e nacionalizėm tė tepruar dhe se jeta nė liri
ėshtė mė me pėrgjegjėsi, qė qytetari tė ndihet i lirė
dhe me perspektivė. Si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė,
por edhe nė pjesėt tjera ku banojnė shqiptarėt po i pėrcjell
edhe sot ndjenja, se sheti dhe pushteti nuk ėshtė i yni, po
i atyre edhe interesave tė atyre.
-
- Kėshtu
shteti edhe mėtutje trajtohet si i huaj. Dhe edhe atėherė
kur nė atė administratė
hyjnė vetė ata qė e shetetin dhe pushtetin e kanė
trajtuar si tė huajin, edhe ata harrojnė pozitėn e
dikurshme tė njė qytetari tė rendomtė qė kanė qenė dhe
mundohet nė njė apo tjetėr mėnyrė tė prezantohet si
organ shteti i privilegjuar dhe duke harruar pėrgjegjėsinė
e madhe qė kanė marė pėr ta ndėrtuar shtetin dhe ardhmėrinė,
jo qė tė pasurojnė vetėvetėn, por duke i dhėnė
perspektivė vendit dhe popullit.
-
- Mungesa
e pėrgjegjėsive tė punonjėsve administrativ dhe shtetėrorė
kanė ndikuar qė edhe mėtutje populli tė rikthehet nė
ndjenjėn se shteti dhe pushteti nuk ėshtė i tyre.
Mbase nė kuptimin modern shteti dhe pushteti kuptohen si
elemente qė i sigurojnė qytetarit siguri dhe perspektive,
dhe jo qė tė zhikanohet e tė shkilet, por tė ndėrtojnė
sistem juridik, infrastrukturė shtetėrore efektive, qė ti
jap ndjenjėn qytetarit qė edhe ai tė angazhohet si individ
me tė drejtat dhe detyrimet qė ka si qytetar i njė shteti,
qė edhe ai tė kontribuaj pėr ardhmėrinė, prosperitetin
dhe shtetin.
-
- Shteti
dhe pushteti duhet tė jetė nė shėrbim tė popullit. Shteti
dhe pushteti i duhet tė dėshmoj para qytetarėve tė saj se
ata si qėllim dhe politika qė udhėheqin janė dhėnia e
perspektivės sė qytetarėve, se shteti dhe pushteti janė nė
shėrbim tė poppullit. Shteti nuk duhet tė kuptohet vetėm
si forcė intervenuese, por edhe si forcė qė vie nė shėrbim
tė popullit pėr pėrspektivėn e gjithė qytetarėve. Me
vjedhje e kriminalitet tė ēfarėdo lloji ēoftė, nuk mund tė
ndėrtohet shteti. Dhe nėse dėshirojmė shtet tė sė drejtės
atėherė askush nuk guxon tė jetė mbi ligjin, por ligji
duhet tė jetė mbi tė gjithė. Dhe atėherė kur tė
rrepektohet shteti i sė drejtės, edhe individi edhe shoqėria
do tė filloj tė fitoj besimin nė pushtetin dhe shtetin.
-
- V.
- Si
nė Shqipėri, Kosovė por edhe nė vendet tjera ku janė
shqiptarėt, ky popull shqiptarė ka nevojė qė tė bindet se
shteti vihet edhe nė mbrojtje tė tyre duke iu ofruar
maksimalisht perspektivėn dhe shpresėn pėr jetė e ardhmėri.
Nėse nė Shqipėri thuhet se ēka bėri shteti pėr ne,
dhe nė Kosovė ankohemi pėr kompetenca tė kufizuara dhe
akuzojmė NMIKU-n, kjo nuk mjafton dhe se kjo vetėm se tė
sjellė pėrsėri te thėnia shteti dhe pushteti janė ata.
Tė nisemi secili nga vetėvetja, sa bėjmė ne vetė pėr vetėvetėn
dhe pėr shetin, sa punojmė ne si nėpunės shtetėrorė a
administrativ qė individi dhe qytetari tė ndihet i mirėtrajtuar.
-
- Parazitllėku
dhe dembelėt, tė papunėt qė kanė dėshirė tė aplaudohen
kur del nė skenė e nuk bėjn gjė tjetėr pos asaj si tė
pasurohem, si tė fitoj nga posti qė kam, ngase tė ardhurat
nuk mė mjaftojmė, si ta vjedhi shtetin, ngase ky nuk ėshtė
i imi por i atyre , nuk ndihmojnė asgjė qė tė
fitohet besimi i qytetarėve dhe individit, pėrkatėsiht
lojaliteti i popullatės. Pėrderisa shteti dhe pushteti nuk
ėshtė nė shėrbimė tė popullit dhe derisa populli nuk do
ta fitojė besimin nė pushtet dhe shtet e tė ndihet i sigurt
e me perspektivė, ēoftė shqiptari nė pushtet ēoftė ndėrkombėtari
lojaliteti do tė mungoj.
|
|