21.08.2003 - Trepca.net

Raport hulumtues i IWPR-sė

TMK nėn kontroll


Shkup,11 gusht 2003 / Marrė nga "LOBI"
   
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės pėrballen me pikėpyetje tė mėdha rreth veprimtarisė sė kaluar dhe tė tashme tė anėtarėve tė saj
Naser MIFTARI / PRISHTINĖ - David QUIN / LONDĖR
 
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, trashėgimtarja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK, ka nevojė pėr njė reformim tė menjėhershėm, ndėrsa po shtohen zėrat mbi pėrfshirjen e saj nė veprime kriminale.
 
Kur kanė kaluar katėr vjet nga ndėrhyrja e NATO-s,  e cila i dha fund sundimit serb nė Kosovė, reputacioni i UĒK-sė dhe pasueses sė saj, Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, TMK, po vihet pėrsėri nė pikėpyetje.
    
Ngjarjet e kohėve tė fundit nuk kanė kontribuar aspak nė pėrmirėsimin e imazhit tė TMK-sė. Dy njerėz me uniformė tė saj dhe duke drejtuar njė mjet me shenja tė TMK-sė janė arrestuar mė 18 qershor si tė dyshuar pėr rrėmbimin dhe sulmin ndaj njė shqiptari tė Kosovės nga Kastrioti nė qendėr tė Kosovės mė 17 qershor.
 
Policia e UNMIK-ut ka konfirmuar pėr IWPR-nė se ata janė ndaluar si tė dyshuar se kanė “ndėrhyrė nė njė hetim tė policisė”. Burime nga UNMIK-u nuk kanė pranuar tė japin mė tepėr informacion se pėr ēfarė hetimi bėhej fjalė.
 
Nė muajin maj komuniteti ndėrkombėtar filloi tė flasė haptazi pėr ekzistencėn e lidhjeve ndėrmjet forcės sė mbrojtjes civile tė protektoratit, TMK, dhe grupit militant shqiptar, Armata Kombėtare Shqiptare, AKSH, e cila synon tė spastrojė Kosovėn nga serbėt qė kanė mbetur, popullsi e cila llogaritet nga OKB tė jetė ndėrmjet 100,000 dhe 130,000 banorė. Nė muajin mars, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė bashkuar me korin e kritikave, duke thėnė se kanė pėrgatitur njė plan pėr ndryshimin radikal tė TMK-sė.
 
Dhe nė muajin janar, Tahir Zemaj, ish-drejtues i rivales sė dikurshme tė UĒK-sė, Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės, FARK, ėshtė vrarė nė Pejė pak pasi kishte njoftuar se kishte ndėr mend tė kandidonte pėr postin e drejtuesit tė TMK-sė.
 
Dhuna e vazhdueshme ėshtė vendosur nė qendėr tė vėmendjes edhe nga dy gjyqe tepėr tė rėndėsishme,  tė cilat kanė treguar se sa e thellė ka qenė pėrēarja ndėrmjet komunitetit shqiptar gjatė dhe pas luftės.
 
Nė njė investigim special, IWPR ka intervistuar disa nga aktorėt mė tė rėndėsishėm nė strukturat e UĒK-sė dhe TMK-sė,  nė pėrpjekje pėr tė kuptuar se ku qėndrojnė rrėnjėt e krizės sė tanishme.

Pas gjyqit
 
Mė 24 mars 2003 ka pėrfunduar gjyqi pėr vrasjen e ish-komandantit tė UĒK-sė Ekrem Rexha, i quajtur gjithashtu edhe Komandant Drini, nė qytetin e Prizrenit. Gjykata rajonale ka gjetur fajtor Sali Veselin, njė tjetėr ish-komandant tė UĒK-sė dhe anėtar i TMK-sė, se “kishte nxitur, planifikuar dhe paguar" pėr vrasjen e Rexhės. Ai ėshtė dėnuar me dhjetė vjet burgim. Tre tė pandehur tė tjerė janė gjetur tė pafajshėm pėr vrasje,  por janė dėnuar pėr armėmbajtje pa leje.
 
Rexha ka vdekur pasi ėshtė qėlluar nga njė makinė pėrpara shtėpisė sė tij nė Prizren nė muajin maj. Pas luftės, analistėt dhe zyrtarėt ndėrkombėtarė e kanė konsideruar atė si njė burim tė besuar kėshillash pėr transformimin e UĒK-sė nė TMK. Prokurorėt kanė theksuar se ka qenė marrėdhėnia e mirė e Rexhės me Misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, UNMIK, e cila ka ēuar nė vrasjen e tij.
 
Gjatė dy vjetėve tė fundit, 27 ish-oficerė dhe komandantė tė lartė tė UĒK-sė janė akuzuar pėr vrasje dhe krime tė tjera nga Forca Mbrojtėse e NATO-s, KFOR, dhe policia e OKB-sė. Sipas komandantit tė pėrgjithshėm tė TMK-sė, Gjeneral Agim Ēeku, njėmbėdhjetė janė liruar pėr mungesė provash. 
 
Pavarėsisht akuzave ndaj anėtarėve tė saj, TMK, si pasuese e UĒK-sė, ka kundėrshtuar disa prej kėtyre akuzave nė parim, siē ėshtė bėrė e qartė nė njė deklarim tė shtabit tė pėrgjithshėm tė saj nė pėrgjigje tė arrestimit tė Veselit nė muajin mars: “Ne nuk jemi kundėr asnjė hetimi ndaj anėtarėve tanė pėr shkak se ne respektojmė rendin dhe ligjin. Por,  ne jemi shprehur kunder akuzave ndaj njerėzve tanė pėr krime lufte pėr shkak se ato janė tė papranueshme. Ne mendojmė se kėto akuza bėjnė njė krahasim tė gabuar ndėrmjet krimeve tė kryera nga policia dhe ushtria serbe nė Kosovė dhe luftes sė drejtė tė bėrė nga UĒK”.
 
Dėshmitarė apo bashkėpunėtorė?
 
Pikėpamja se ish-anėtarėt e UĒK-sė nuk mund tė jenė fajtorė pėr krime lufte sepse ata kanė bėrė njė luftė tė drejtė ėshtė vetėm njė arsye qė shumė dėshmitarė nuk janė tė gatshėm tė dėshmojnė. Prokurorja e Pergjitheshme nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi, ICTY, Carla del Ponte ka pranuar se hetuesit e saj tė cilėt veprojnė nė tre zona tė ndryshme tė Kosovės kanė pasur vėshtirėsi pėr tė gjetur dėshmitarė tė gatshėm pėr tė dhėnė dėshmi tė cilat mund tė ndihmojnė nė ngritjen e akuzave ndaj ish-luftėtarėve.
 
Mungesa e mbėshtetjes aktive te shqiptareve ėshtė njė faktor. Kėrcėnimi ėshtė njė tjetėr. Pėr kėtė arsye, kanė filluar diskutimet me qeveritė e huaja pėr tė nisur njė program pėr mbrojtjen e dėshmitarėve.
 
“Nė disa raste pėr tė cilat ne po hetojmė, dėshmitarėt janė kėrcėnuar,” ka thėnė Michaėl Hartmann nga zyra e prokurorisė sė ICTY. “Natyrisht qė nuk mund t'u kėrkosh dėshmitarėve tė flasin publikisht pa u dhėnė njė mbrojtje tė duhur,” ka shtuar ai.
 
Por shumė mbeten skeptik pėr mundėsinė qė ndonjė program i tillė tė funksionojė pa ndihmėn e qeverive tė huaja. Barry Fletcher, zėvendės-shef pėr informimin nė policinė e UNMIK-ut ka thėnė pėr IWPR-nė nė muajin prill se UNMIK nuk mund te bėjė mė tepėr se kaq.
 
“Ne kemi njė sistem pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, nė kuptimin qė ne mund tė ofrojmė roje trupi. Por ne nuk mund tė ofrojmė mbrojtje efektive pėr ata tė cilėt kanė qenė anėtarė tė grupimeve apo organizatave tė akuzuara”.
 
Pėr UNMIK-un prioritet pėrbėn mundėsia e largimit tė dėshmitarėve nga Kosova dhe strehimi i tyre nė vende tė tjera.
 
“Ne nuk mund t'i ndryshojmė vendqėndrimin dhe ata kanė nevojė tė largohen nga Kosova, mundėsisht nė vende tė cilat nuk kanė njė komunitet shqiptar, pėr kėtė arsye Gjermania, Zvicra apo pjesa veriperėndimore e SHBA-ve nuk janė tė pėrshtatshme. Kjo ėshtė ēėshtja numėr njė pėr ne,” ka thėnė Fletcher.
 
Rreziqet e dhėnies sė dėshmive, apo edhe identifikimi si nje dėshmitar i mundshėm, ka qenė tepėr i dukshėm nė rastin e gjeneralmajorit Rustem Mustafa. Mustafa, i cili njihet mė tepėr me emrin e tij tė luftės “Remi”, ėshtė njė prej katėr njerėzve tė akuzuar pėr arrestimin e paligjshėm dhe burgosjen, trajtimin ēnjerėzor, torturimin dhe vrasjen e disa njerėzve nė disa kampe burgimi tė ngritura nga UĒK nė Bradash, Bajgorė, Llapashticė, Majac, Kolec dhe Zlash.
 
Hetimet fillestare,  kanė pėrfunduar nė nėntor tė vitit 2002, kanė treguar se Remi ka pasur autoritetin pėr tė urdhėruar arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e tė ndaluarve civile, kryesisht civilė shqiptarė tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė regjimit serb.
 
Fehmi Potera ėshtė njė prej njerėzve tė ndaluar ilegalisht nga Remi i cili ėshtė ende i gjallė. Ai ėshtė pėrmendur nė akuzėn ndaj Remit, dhe emri i tij ėshtė publikuar nė media si njė dėshmitar i mundshem. Menjėherė pas kėsaj, njė person i panjohur e ka plagosur atė pėrpara shtėpisė sė tij nė qytetin verior tė Kosovės nė Podujevė. Ai tani nuk pranon tė flasė duke thėnė se “unė as nuk e njoh komandant Remin”.
 
Po ekzekutohen bashkėpunėtorėt apo po hiqen qafe rivalėt?
 
Njė tjetėr rast i bujshėm ka hedhur dritė mbi armiqėsitė ndėrmjet kampeve rivale tė shqiptarėve.
 
Nė nėntor tė vitit 2002, njė trup gjykues ndėrkombėtar nė Prishtinė ka dėnuar gjeneral Daut Haradinajn dhe katėr ish-anėtarė tė tjerė tė UĒK-sė tė njohur si grupi i Dukagjinit, me akuza se kanė torturuar dhe vrare katėr njerėz nė qershor 1999, nė pėrfundim tė luftės sė Kosovės. Trupi gjykues ka dėnuar Idriz Balajn me 15 vjet burgim, Daut Haradinajn dhe Bekim Zekajn me pesė vjet dhe Ahmet Elshanin dhe Ramush Ahmetin me tre vjet burgim.
 
Katėr viktimat e tyre, Bashkim Balaj, Rexhė Osaj, Sinan Musaj dhe Ramė Idrizaj, kanė qenė anėtarė tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, FARK. Kjo force e armatosur eshte krijuar para luftes nga qeveria e Kosoves ne mėrgim e drejtuar nga presidenti i tanishem Ibrahim Rugova dhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK. Kater oficere te UĒK-se i kane kapur ata pasi ishin kthyer nga nje kamp stervitor ne Shqiperi.
 
Nje anetar i peste i FARK-ut, Vesel Muriqi, ka arritur te shpetoje dhe ka dhene deshmi te rendesishme ne gjyqin, e drejtuar nga UNMIK, ne nentor te vitit 2002. Por luftetaret e UĒK-se akuzohen per vrasjen e jo vetem te rivaleve te FARK-ut,  por edhe te shqiptareve te tjere te cilet mendohet se kane bashkepunuar me serbet dhe nje prej komandanteve te tyre.
 
Nje tjeter deshmitar i rendesishem i prokurorise ne gjyq ka qene Ilir Selimaj, nje ish -luftetar i UĒK-se dhe anetar i njesise se Dukagjinit te drejtuar nga Daut Haradinaj. Selimaj ka pranuar se ka qene prezent gjate kryerjes se krimeve, por eshte liruar ne shkembim te pranimit te tij per te deshmuar. Me 14 prill ai eshte qelluar per vdekje ne nje prite ne fshatin Nabergjan, prane Pejes ne Kosoven perendimore. UNMIK ka thene se ai nuk kishte pranuar mbrojtjen e tyre sepse ajo “mund ta pengonte ate ne biznesin e tij”.
 
Vrasja e Selimajt perben nje tjeter paralajmerim ndaj ish-luftetareve te cilet mund te mendojne te deshmojne ne ndonje gjyq tjeter per krime lufte, duke demtuar keshtu perpjekjet e UNMIK-ut per te ndertuar nje sistem efektiv drejtesie ne protektorat. Vete gjyqi ka shkaktuar nje vale protestash popullore ne Kosove, ku ish-anetaret e UĒK-se konsiderohen ende si heronj te luftes dhe ēlirimtarė.
 
Rivaliteti ndėrmjet UĒK-sė dhe FARK-ut
 
Rrėnjėt e rivalitetit ndėrmjet UĒK-sė dhe FARK-ut datojnė qė pėrpara fillimit tė luftės.
 
Nė mars tė vitit 1998 forcat e sigurimit tė Serbisė vranė 45 anėtarė tė familjes Jashari nė shtėpinė e familjes sė tyre nė Drenicė tė Kosovės. Masakra, ku janė vrarė edhe disa fėmijė dhe njė grua me barrė, ka shenuar nje pike kthese ne konfliktin qe kishte filluar te ziente. Nje brez i ri kosovaresh dhe shqiptaresh nga diaspora kishin filluar pergatitjet per nisjen e nje lufte te armatosur.
 
Ata te cilet dolen ne mal per t'u hakmarre ndaj forcave serbe, gjeten nje force te re ushtarake: UĒK-nė. FARK-u nuk ishte shume ne dukje – ndersa pjesa me e madhe e oficereve te tij ishin ne Tirane. Vullnetaret e armatosur u vune nen urdherat e komandanteve te Levizjes Popullore te Kosoves, LPK, e cila me pas u shnderrua ne UĒK.
 
Ne pergjithesi mendohet se LPK arriti te siguroje nje pozicion me te forte se grupimet e tjera rivale te shqiptareve, pjeserisht, per shkak se komuniteti nderkombetar i konsideroi me me seriozitet ata se grupet e tjera. “Nga disa grupime te ndryshme luftetaresh te cilat vepronin ne Kosove, LPK ka qene grupimi te cilin ne e konsideronim si me seriozin,” kujton nje diplomat perendimor per IWPR-nė.
 
Gjate intervistave me IWPR-nė, Xhavit Haliti, nje ish-komandant i LPK-se i cili konsiderohet nga shume si figura me e rendesishme pas ngritjes dhe forcimit te UĒK-se, ka thene se komuniteti nderkombetar ka pasur te drejte qe konsideronte me seriozisht LPK-ne. “Ne ishim te pergatitur per nje lufte guerrilase e cila mund te zgjaste deri 20 vjet”.
 
Pergjigja ndaj masakres se familjes Jashari ka qene nje faktor vendimtar i cili ka percaktuar se kush do te drejtonte luften ndaj forcave serbe. Kjo ngjarje gjithashtu perben edhe kulmin e ndarjeve ne radhet e shqiptareve, te cilat kane vazhduar edhe pasi bombardimet e NATO-s ēuan ne ēlirimin e provinces.
 
Kalimi nga qėndresa pasive nė atė aktive
 
Nė kohėn e vrasjeve tė familjes Jashari, kosovarėt kishin njė qeveri nė mėrgim qė prej pothuajse njė dekade. Ndėrsa kosovarėt ishin pėrjashtuar krejtėsisht nga institucionet shtetėrore prej regjimit te Millosheviqit, qeveria ne mergim kishte mbledhur fonde nga dispora shqiptare per te mbeshtetur sistemet paralele te shendetesise dhe arsimi t ne province.
 
E drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, e Ibrahim Rugoves dhe kryeministri i saj ne mergim, Bujar Bukoshi, qeveria ka promovuar vazhdimisht nje politike te qendreses pasive ne Kosove, edhe ne vitet kur shperthyen konfliktet e armatosura ne Kroaci dhe me pas ne Bosnje.
 
Shqiptaret e Kosoves jane zhgenjyer tejmase ne vitin 1995, kur marreveshja e paqes ne Dejton, e cila i dha fund luftes ne Bosnje, nuk ofroi asnje zgjidhje per statusin e ardhshem te Kosoves. Te ndjere pa perkrahje nga komuniteti nderkombetar dhe te perballur me nje te ardhme ne gjirin e Serbise se Millosheviqit, shume shqiptare filluan te kerkonin ndermarrjen e veprimeve direkte per largimin e serbeve nga provinca.
 
Qeveria e LDK-se ne mergim filloi te regjistronte ish-oficere shqiptare etnik te ushtrise jugosllave dhe krijoi FARK-un, e cila u krijua me qellimin per te nisur nje lufte guerrile ndaj objektivave serbe ne Kosove. Por mungesa e vendosmerise ne lidhje me momentin e duhur per te goditur beri qe pak prej sulmeve te planifikuara ne leter te kryheshin vertet, dhe ne fakt FARK mbeti pergjithesisht nje force joefektive.
 
Te pakenaqur nga mungesa e veprimeve te FARK-ut, nje numer nacionalistesh nga LPK – e cila u shnderrua me pas ne UĒK – dhe Levizja Kombetare per Ēlirimin e Kosoves, LKĒK, filluan te mblidhnin fonde ne nje llogari te veēante te quajtur 'Vendlindja thėrret'. Ndersa FARK-u vazhdonte te priste urdherat nga qeveria ne mergim, aktivistėt e LPK-sė filluan mobilizimin e luftetareve brenda Kosoves,  duke kryer edhe veprimet e para ushtarake ne terren.
 
LPK filloi te forcohej pas kryerjes se sulmeve te para ndaj zonave te kontrolluara nga policia serbe. Ne te njejten kohe, FARK filloi te behej gjithnje e me pak prezent dhe me pak i rendesishem. Per me teper, luftetaret e rinj nuk pranonin as autoritetin e qeverise ne mergim, e cila nepermjet Bukoshit po perpiqej te vendoste Rugoven si komandant te pergjithshem te te gjitha forcave shqiptare te cilat luftonin ne terren.
 
I tronditur nga pakesimi i influences se qeverise se tij ne terren, Bujar Bukoshi organizoi nje takim me disa perfaqesues te LPK-se ne pranveren e vitit 1997 ne Stamboll. Takimi kishte si synim percaktimin e nje strategjie te perbashket per veprimet ne te ardhmen.
 
“Ne radhe te pare, une mendoj se Bujar Bukoshi e thirri takimin ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar,” ka thene Haliti, i cili nuk ka pranuar te merrte pjese ne ate takim.
 
Bukoshi nuk ka dashur te organizonte takimin ne Tirane per shkak te zerave se ai ishte i perfshire ne trazirat civile te cilat kishin shperthyer ne Shqiperi pas renies se skemave piramidale te kursimit ne vitin 1997.
 
“Ne mund te ishim takuar ne Tirane apo kudo tjeter ne Shqiperi pa asnje problem, ne vend te hoteleve luksoze te Stambollit,” ka shtuar Haliti.
 
“Ne radhe te dyte, ne nuk u ftuam ne rolin tone si shtabi i pergjitheshem i UĒK-se apo LPK-se. Askush nuk e kuptonte se perse duhet te shkonim ne Stamboll kur pozicioni yne ishte i qarte, te bashkoheshim kunder armikut te perbashket. Bukoshi me sa duket ka qene me teper i shqetesuar te vendoste nen kontroll UĒK-ne”.
 
Nga ana e tij, Bukoshi thote se delegacioni i LPK/UĒK ka pasur fajin per perēarjen e shqiptarėve.
 
“Per fat te keq ata te cilet erdhen ne Stamboll nuk deshironin te punonim se bashku, megjithese me fjale ngrinin lart rendesine e bashkepunimit. Ne kishim shpresuar se dy oficere te larte te UĒK-se, do te perpiqeshin te tejkalonin mosmarreveshjet, por ata erdhen vetem per te dhene mesazhin e drejtuesve te tyre,” ka thene Bukoshi per IWPR-nė.
 
“Njeri prej tyre ka qene me teper konstruktiv,  ndersa kolegu i tij shkoi ne tualet, por me pas u rikthye ne te njejtat pozicione kur u kthye shoku i tij ne dhome. U duk se nuk do te arrinim asgje”.
 
Halimi insiston se ka pasur disa perpjekje per bashkepunim, perfshire edhe nje te tille me ndermjetesine e qeverise se Shqiperise, por te gjitha keto kane deshtuar per shkak se synimi kryesor i Bukoshit ishte vendosja e UĒK-se nen kontrollin e qeverise ne mergim.
 
“Une kam thene vazhdimisht se ne duhet te bashkepunonim. Nje here, kam pritur per dy dite qe Bukoshi te vinte dhe te takoheshim ne Tirane, por ai nuk erdhi,” thote Haliti.
 
Bukoshi insiston se forcat e tij te FARK-ut kane qene po aq te efektshme sa edhe UĒK ne terren ne ato kohe. Ai ende e akuzon UĒK-ne se nuk ka pranuar bashkepunimin me qellim qe te vendoste dominimin e saj.
 
“Ata silleshin sikur vetem ata po luftonin kunder serbeve,” eshte shprehur ai.
 
Lufta ndermjet dy forcave eshte shtuar edhe nga ideja se cilido qe arrinte te siguronte dominimin e tij gjate luftes do te kishte me teper influence ne paqe. Disa muaj pas masakres se familjes Jashari, nje operacion ne te cilin forcat ushtarake te te dyja paleve po bashkepunonin ne terren i vuri vulen perfundimtare ndarjes midis tyre.
 
Ne veren e vitit 1998, te dyja forcat ushtarake te shqiptareve ishin vendosur ne Deēan ne Kosoven perendimore, pas sulmeve sistematike ndaj fshatrave kosovare nga forcat serbe te cilat kishin detyruar disa dhjetra mijera shqiptare te mblidheshin ne ate zone.
 
Ramush Haradinaj, vellai i Daut Haradinajt – i cili se fundi eshte burgosur ne Prishtine per rolin e tij ne vrasjet e kryera nga njesia e Dukagjinit – ka thene per IWPR se pothuajse 10,000 njerez te armatosur te UĒK-se vepronin nen urdherat e tij ne ate kohe.
 
Por pas nje perplasjeje dhe mosmarreveshjeje ndermjet drejtuesve te FARK dhe UĒK-se ne terren ne lidhje me kerkesat e serbeve qe shqiptaret te dorezonin armet, shume nga trupat e Haradinajt filluan te largoheshin.
 
“Shume nga njerezit tane filluan te largoheshin dhe une kam mbetur vetem me disa qindra luftetare,” ka thene ai me pas per IWPR-nė.
 
Luftetaret te cilet jane larguar kane thene se ata kane vepruar ne kete menyre per te mos lejuar qe serbet te sulmonin rreth 50,000 civile ne zonen e Deēanit,  te cilet ne ate moment ishin te rrethuar.
 
Tahir Zemaj, drejtuesi i FARK-ut, ka kujtuar ne biografine e tij se marredheniet ishin acaruar aq shume sa qe Hashim Thaēi, ne ate kohe drejtues i drejtorise politike dhe praktikisht drejtues i UĒK-se, i kishte thene atij: “Ke 10 dite kohe per t'u larguar nga Kosova, ose njerezit e mi do te luftojne kunder jush sikur te ishin serbe”.
 
Zemaj eshte detyruar te largohet se bashku me njerezit e tij, per t'u kthyer ne Kosove vetem ne vitin 2001, pothuajse dy vjet pas perfundimit te luftes. Ai ėshtė vrarė nė janar 2003 nga njerėz ende tė panjohur.
 
Nga aleatė tė NATO-s nė shkaktarė rrėmujash
 
Nė momentin e pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, mendohet se UĒK numėronte rreth 15,000 ushtarė nė protektorat. Ndėrsa bombardimet e NATO-s vazhdonin ende, ne Tirane, Hashim Thaēi kishte nisur krijimin e nje qeverie te perkohshme per Kosoven. Me 12 qershor 1999, trupat tokesore te NATO-s hyne ne Kosove. UĒK fitoi nje reputacion dhe respekt nderkombetar si aleate e NATO-s dhe ne fund te fundit si fitimtare e perbashket e luftes.
 
Por,  ndersa ngjarjet zhvilloheshin me shpejtesi, Ibrahim Rugova dhe Lidhja e tij Demokratike e Kosoves, LDK, jane treguar te ngadalte ne kthimin ne Kosove. Mungesa e tyre i hapi rrugen qeverise se perkohshme te UĒK-se te merrte ne dore drejtimin e ēeshtjeve te perditshme te provinces. Thaēi u shnderrua ne nje lider politik, duke lene pozicionin e komandantit ushtarak ne duart e Agim Ēekut, i cili u be komandanti i pergjitheshem i UĒK-se. Pjesa tjeter e Kosoves u nda ndermjet komandanteve rajonale te UĒK-se: Rustem Mustafa ne rajonin e Llapit; Ramush Haradinaj ne Dukagjin; Sami Lushtaku ne Drenicė; Gėzim Ostreni ne Pashtrik; Shukri Buja ne rajonin e Karadakut, dhe Rrahman Rama ne ate te Shales.
 
Pas kthimit te saj, LDK krijoi nje qeveri te perkoheshme ne province, e cila vepronte ne kundershtim me administraten e UĒK-se.
 
U deshen me teper se tre muaj perpara se komuniteti nderkombetar te vendoste autoritetin e tij ne Kosove. KFOR dhe UNMIK nuk kishin strukturat e nevojshme dhe personelin per te kryer arrestime te menjehershme apo per te vendosur rendin dhe ligjin. Oficeret e sapomberritur te policise nderkombetare ishin te pafuqishem perballe krimit te organizuar. Per me teper, UĒK nuk ishte demilitarizuar ende.
 
Gjate kesaj periudhe menjehere pas perfundimit te luftes, UĒK ka forcuar pozitat e saj ne te gjithe Kosoven, duke u shnderruar ne nje aktor te rendesishem ne krijimin e administrates se re civile.
 
Demilitarizimi i saj filloi me 20 shtator 1999, kur ish-administratori i atehershem i OKB-se per Kosoven, Bernard Kouchner, nenshkroi nje rregullore e cila krijonte Trupat Mbrojtese te Kosoves, TMK, nga njesite e shperbera te UĒK-se.
 
Dhe ne dhjetor 1999, Rugova dhe Thaēi kane pranuar te dy te shkrijne qeverite e tyre te perkoheshme rivale. Ne shkembim te ketij vendimi, UNMIK premtoi te emeronte anetaret e LDK-se se Rugoves dhe Partise Demokratike te Kosoves, PDK, te drejtuar nga Thaēi, ne postet e drejtuesve te departamenteve ne administraten e perkohshme te drejtuar nga UNMIK. Marreveshja mbi keshillin eshte arritur me ne fund ne shkurt tė vitit 2000, pas disa javė negociatash tė lodhshme.
 
Pjesė e njė loje mė tė madhe?
 
Me synime shpesh tė ndryshme dhe tė kundėrta, a e kanė konsideruar disa luftėtarė shqiptarė ēlirimin e Kosovės si hapin e parė drejt krijimit tė njė Shqipėrie tė madhe, ku tė bashkohen tė gjitha zonat e banuara nga shqiptarėt etnikė nė Ballkan?
 
Natyrisht, partia e vjeter e diasporas dhe vellai politik i UĒK-se, LPK, nuk e ka kufizuar synimin e saj fillestar vetem me ēlirimin e Kosoves.
 
Haliti ka konfirmuar per IWPR-nė se synimet e LPK-se: “Si e vetmja organizate serioze qe ka luftuar per ēlirimin e memedheut, LPK, ka pasur si synim ēlirimin e te gjitha territoreve shqiptare ne Jugosllavi dhe bashkimin e tyre ne nje republike te vetme”.
 
Megjithate, ai thote se keto synime jane lene me nje ane qekur LPK filloi te mblidhte fonde per krijimin e nje force ushtarake ne fillimin e viteve 1990.
 
“Pas shperberjes se federates jugosllave, ne kemi rivleresuar platformen tone dhe kemi hequr dore nga synimet tona te meparshme,  me qellim qe te ishim sa me prane realiteve te reja. Disa nga anetaret e kesaj levizjeve nuk kane qene dakort, dhe kane dhene doreheqjen,” ka thene ai.
 
Pavaresisht se cilat kane qene synimet, ajo qe eshte e vertete eshte se UĒK ka qene nje force ndershqiptare ne radhet e se ciles benin pjese shume luftetare nga Maqedonia dhe Serbia e jugut, si edhe shqiptare nga jashte Kosoves.
 
Por,  ndersa UĒK gjate luftes ka pranuar te gjithe shqiptaret e gatshem per te luftuar, kjo nuk ishte menduar si nje bashkim i shqiptareve edhe gjate kohes se paqes. Pas perfundimit te luftimeve, drejtuesit e UĒK-se kane vendosur se ushtaret te cilet nuk mund te provonin se kishin lidhje familjare ne Kosove duhet te largoheshin nga protektorati.
 
Ramush Haradinaj ka thene per IWPR-nė se “shume prej tyre u kthyen atje ku kishin jetuar me pare ne Evropė apo ne vendlindjet e tyre ne Shqiperi dhe Maqedoni”.
 
Megjithatė, jo te gjithe jane larguar. Luftetaret te cilet u demobilizuan dhe u anetaresuan ne TMK kane perfshire edhe shume shqiptare nga jashte Kosoves, dhe me i njohuri prej tyre ish-shefi i shtabit, Gėzim Ostreni, nje ish-oficer i larte i UĒK-se dhe shqiptar nga Maqedonia.
 
Me ėndrrėn e nje Shqiperie te madhe,  e cila u shkaterrua nga forcat paqeruajtese ne Kosove, disa anetare te komunitetit shqiptar vazhduan te ishin te vendosur per te luftuar ne trojet e tjera shqiptare ne Ballkan.
 
Dhe nuk zgjati shumė pėrpara se tė shpėrthente konflikti i radhės.
 
Konflikti zgjerohet
 
Ushtria etnike Shqiptare e Ēlirimit tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit, UĒPMB, ėshtė krijuar nė janar tė vitit 2000 dhe ka vepruar nė zonėn e demilitarizuar tė quajtur Zona e Sigurisė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
 
Ndermjet marsit dhe majit te vitit 2001, NATO gradualisht lejoi hyrjen e forcave serbe per te rimarre pozicionet ne zonen e mesiperme ne nje perpjekje per ta siguruar kete zone dhe per te siguruar popullsine lokale serbe. Ne maj te vitit 2001, i derguari i qeverise serbe Nebojsha Ēoviq ka paraqitur nje plan per t'i dhene fund diskriminimit te rreth 70,000 shqiptareve etnike te cilet jetojne ne kete zone, nepermjet nje sere masash per rindertimin e besimit.
 
Ne shkembim UĒPMB dorezoi sasi te konsiderueshme armesh, u shperbe dhe u terhoq nga lugina e Presheves. Shperthime sporadike te dhunes kane vazhduar ne kete zone, por ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar shqiptaret kane fituar ne menyre paqesore tre bashki nė Luginė.
 
Ndersa per Presheven u gjet nje zgjidhje e shpejte nga komuniteti lokal dhe ai nderkombetar, problemi i vendosjes se nje demokracie vertete shumetnike ne Kosove dhe Serbine e Jugut vazhdon te mbetet prezent.
 
Ne pranveren e vitit 2001 konflikti etnik filloi ne Maqedoni. Dhe ketu nacionalistet shqiptare te linjes se ashper, te radikalizuar nga disa vjet lufte dhe konflikte, dolen perseri ne skene.
 
Ne nje goditje te qarte ndaj perpjekjeve te komunitetit nderkombetar per te moderuar dhe civilizuar UĒK ne forcen e mbrojtjes civile TMK, ish-shefi i shtabit te atehershem te TMK-se Gezim Ostreni u rishfaq ne fillim te vitit 2001 ne Maqedoni si shef i shtabit te forces luftarake te shqiptareve te atjeshem, Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, UĒK.
 
Komandanti i Pergjithshem i TMK-se, gjeneral Agim Ēeku, e pezulloi dhe me pas e shkarkoi Ostrenin.
 
“TMK mbeshtet sovranitetin dhe integritetin territorial te Maqedonise, por gjithashtu mendon se shqiptaret etnik duhet te gezojne te drejta te barabarta atje,” ka thene ai ne mars te vitit 2001.
 
Ēdo anetar i TMK-se i cili do te zbulohet se lufton ne Maqedoni apo ne Luginen e Presheves do te shkarkohet, ka shtuar ai. Ne nje tjeter rast, ish-komandanti i zones 6 te TMK-se, Shukri Buja, eshte shkarkuar pas akuzave se ai kishte ndihmuar ne dergimin kontrabande te armeve ne Serbine e jugut.
 
I pyetur nga IWPR ne vitin 2001 mbi lidhjet ndermjet luftimeve ne Maqedoni dhe TMK-se, gjeneralmajori Andrew Cumming, koordinatori i UNMIK per TMK-ne, ka thene se Maqedonia eshte jashte sferes se pergjegjesise se TMK-se,  por ka pranuar se anetare te TMK-se nuk mund te vendosen nen kontroll 24 ore, keshtu qe eshte veshtire te ndalen disa prej tyre te bashkohen ne konfliktin ne republiken fqinje.
 
“Ne perfundim te dites se tyre te punes ata jane te lire te heqin uniformat e tyre dhe te vazhdojne jeten private,” ka thene ai. “Por ata nuk mund te shprehin pikėpamje politike ne menyren qe e bejne civilet e rregullt. Ne presim qe UNMIK/KFOR dhe TMK te respektojne njeri-tjetrin dhe TMK duhet te jete e gatshme te permbushe detyren e saj kryesore pėr t’ju pėrgjigjur emergjencave civile”.
 
Cumming ka pranuar se TMK nuk pėlqehet nga tė gjithė.
 
“Ka disa vende, kryesisht Evropiane, tė cilat kanė njė mendim tė ndryshėm jo vetėm mbi TMK-nė,  por edhe pėr ēėshtje tė tjera,” ka thėnė ai, duke shtuar se SHBA dhe Britania e Madhe mbeten mbėshtetėsit mė tė fortė tė TMK-sė.
 
Por,  ndėrsa SHBA dhe Britania e Madhe i japin njė mbėshtetje tė gjerė TMK-sė, kjo nuk i ka ndaluar ato te jene kritike ndaj lidhjeve te mundshme te saj. Me 1 korrik 2001, presidenti amerikan George Bush ka nenshkruar nje urdher ekzekutiv i cili ndalon 24 shqiptare te Kosoves,  te dyshuar se kane luftuar ne Presheve dhe Maqedoni, te hyjne ne SHBA apo te merrem me tregti atje. Kater ish-gjenerale te TMK-se kane qene ne kete liste.
 
Dy prej tyre, Daut Haradinaj dhe Rustem Mustafa,  ndodhen tani ne burg. I treti ka qene Sami Lushtaku, gjeneral i Zones Operative te Drenices per TMK-ne. I katėrti ka qene Gėzim Ostreni, ish-komandant i UĒK-se ne Pashtrik dhe tani nje anetar i Parlamentit te Maqedonise.
 
Megjithese Ostreni me pas eshte hequr nga lista e SHBA, per arsye te cilat nuk jane bere publike, dy anetare te tjere te njohur te TMK-se jane shtuar ne liste: Ramiz Lladrovci, zevendeskomandant i forces se nderhyrjes se shpejte te TMK-se dhe ish -minister i rendit publik i Kosoves, dhe anetari i TMK-se Rexhep Selimi. Lladrovci pasi ka marre vesh se ishte ne listen e ndryshuar te SHBA ka dhėnė dorėheqjen nga TMK.
 
A duhet tė reformohet TMK?
 
Kosova mund tė jetė duke shkuar drejt njėfarė zgjidhjeje tė ēėshtjes sė saj territoriale. Nė takimin e BE-sė pėr Ballkanin nė Selanik me 21 dhe 22 qershor, qeveria e Beogradit ka habitur delegatet duke njoftuar se ajo ishte e gatshme te fillonte bisedimet ne lidhje me te ardhmen e protektoratit.
 
Eshte ende e paqarte se ēfare mund te thone keto bisedime, por ka mundesi qe perpara se pakicat etnike, dhe veēanerisht serbet, te ndjehen me te sigurt dhe te perkrahin ndonje ndryshim ne statusin e protektoratit, te kerkojne njefare reforme ne gjirin e TMK-se.
 
Nga ana e saj, TMK po ben sa ka mundesi te perfshije anetare te pakicave, vecanerisht serbe ne radhet e saj (pavaresisht thirrjeve te qeverise serbe ndaj serbeve te Kosoves qe ata te mos anetaresohen ne kete force), dhe TMK ka arritur deri me tani te rekrutoje ne radhet e saj nje numer te mire – rreth 200 serbe, boshnjake, turq, romė dhe te tjere.
 
Ndersa presidenti i komisionit te BE ka njoftuar plane ne Selanik per shtimin e ndihmes per zhvillim ndaj Ballkanit per te ndihmuar “ne perfundimin e bashkimit te Evropes”, disa organizma me influence ne SHBA po dikutojne ne te njejten kohe se si te zgjidhin ēeshtjen e Kosoves.
 
Nje raport i paraqitur ne Komitetin per Marredhenie Nderkombetare te Dhomes se Perfaqesuesve te SHBA muajin e kaluar nga nje organizem me influence si Instituti Amerikan per Paqen ka theksuar se reforma ne TMK eshte esenciale per nje zgjidhje perfundimtare te statusit te Kosoves.
 
Raporti jep nje pamje jo shume te mire per ata te cilet jane ne krye te TMK-se. “Profesionalizmi ne radhet e TMK eshte ne nivel te ulet; kriminele dhe ekstremiste vazhdojne te jene ne radhet e saj; dhe kerkohet vendosja e ketij formacioni nen nje kontroll te forte civil, ndoshta nga autoritetet e zgjedhura te Kosoves,” thuhej ne raport. Sipas planeve te paraqitura nga Instituti, te gjithe elementėt kriminalė duhet te spastrohen, dhe organizmi te vendoset nen drejtimin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes dhe presidentit te Kosoves.
 
Por pavaresisht se ēfare mendon Uashingtoni, TMK vleresohet larte nga shqiptaret e Kosoves. Nje raport i botuar se fundi nga Riinvest, nje OJQ kosovare e cila merret me anketimin e opinionit publik per Programin per Zhvillim te OKB-se, PNUD, ka treguar se 80 per qind e kosovareve e admirojne TMK-ne.
 
Por te tjere pranojne se TMK ka nje reputacion jo te mire, i cili sipas tyre, eshte demtuar qe ne lindjen e saj.
 
Haliti, i cili ka marre pjese ne bisedimet per te transformuar UĒK-ne ne TMK, ka thene per IWPR-nė se tani ai ka dyshime mbi zgjedhjet qe ka bere ne ate kohe.
 
“Une kam filluar bisedimet, por ato u mbajten nen presion, dhe koleget e mi dhe une nuk jemi te kenaqur me rezultatet. Ne na u paraqiten dy mundesi, dhe une jam i bindur se zgjedhja qe ne nuk e pranuam ishte me e mire se ajo qe pranuam”.
 
Drejtuesit e UĒK-se kane pasur mundesine te mbanin armet, por me kusht qe ata te mbeteshin ne kazerma nen kontrollin civil, ka thene ai. Perkundrazi, ata vendosen te dorezonin armet dhe te shnderroheshin ne TMK.
 
“Nese do te kishim pranuar te vendosnim UĒK-ne nen kontroll civil, atehere per shkeljen e ligjeve do te ishin fajesuar vetem ata te cilet kane kryer krime dhe nuk do te fajesohej e gjithe UĒK e cila ka ēliruar Kosoven,” ka thene ai, “por tani eshte teper vone per nje gje te tille”.
 
Por pavarėsisht se cila do tė jetė e ardhmja e Kosovės dhe TMK-sė, njė gjė ėshtė e qartė. Njė pėrballje e ndershme me tė kaluarėn, dhe rolin e luajtur nga UĒK, do tė duhet tė bėhet pėrpara se tė mund tė vendoset njė paqe e qėndrueshme.
 
(Naser Miftari ėshtė redaktor i sė pėrditshmes Koha Ditore daily nė Prishtinė. David Quin ėshtė ndihmėsredaktor pėr projektet hulumtuese nė IWPR nė Londėr)

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.