21.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte 21 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova i dorėzoi sot dekoratėn e Lidhjes sė Prizrenit imzot Antonio Belushit

  • R.Osmani: Janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr fillimin e vitit shkollor 2003/04

  • Dhjetė botues tė Kosovės do tė marrin pjesė nė Panarin e librit nė Frankfurt

  • Janė shpeshtuar sulmet ndaj shqiptarėve - janė rrahur brutalisht dy tė rinj shqiptarė nė Mitrovicė

  • Holkeri tė hėnėn ia fillon punės

  • Tiranė: Kundėr Gafurr Adilit dhe Faik Mustafait pėrgatitet akuza

  • Galak: Bisedimet teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit janė tė rėndėsishme dhe kontaktet tė fillojnė sa mė shpejt

  • Ushtarėt gjermanė mund tė tėrhqien nga Maqedonia vitin e ardhshėm

  • Del Ponte: Procesi kundėr Millosheviqit pėrfundon nė fund tė vitit 2005

  • Tribunali i Hagės ka paralajmėruar tė ngrehė pesė aktakuza rreth konfliktit tė armatosur nė Maqedoni

  • Nė Afganistanin juglindor ėshtė plagosur lehtė me bombė njė ushtar amerikan

  • Zgjedhet udhėheqėsi i ri i Liberisė

  • Anan: Pėrgjegjėsia pėr sigurinė nė Irak ėshtė e aleatėve

  • Anan do tė takohet me Pauellin dhe Stroun

  • Forcat amerikane nė Irak kanė kapur Ali Hasan al-Mexhid, i njohur me pseudonimin “Ali kimiku”

  • Izraelitėt kanė vrarė liderin e Hamasit, Ismail Abu Shanab dhe dy truproje tė tij

  • Forcat amerikane e kanė kapur njė pjesėtar tė lartė tė milicisė fedajine tė Sadam Hyseinit

  • Guerilėt e kanė vrarė njė pėrkthyes irakian pėr shkak se ka punuar pėr amerikanėt

  • Dy shpėrthime nė Korzikė

  • Forcat izraelite ndėrhyjnė nė Xhenin


 
Presidenti Rugova i dorėzoi sot dekoratėn e Lidhjes sė Prizrenit imzot Antonio Belushit
 
   
Prishtinė, 21 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, nė njė ceremoni rasti nė rezidencėn e tij, i dorėzoi sot Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, studiuesit arbėresh, Atė Antonio Belushi, tė cilin e ka dekoruar mė 10 qershor,  me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Nė arsyetimin e Presidentit Rugova pėr ta dekoruar Atė Belushin thuhet:
  
"Nga Presidenti i Kosovės dekorohet me Madaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit imzot Antonio Belushi, pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e studimit tė kulturės, tė jetės dhe tė letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė, si dhe pėr pėrkrahjen e Lėvizjes demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi".

Imzot Antonio Belushi me fjalė tė zgjedhura falenderoi Presidentin Rugova pėr dekoratėn, duke evokuar me kėtė rast edhe disa kujtime nga takimet e mėparshme qė ka pasur me zotin Rugova.
 
 
R.Osmani: Janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr fillimin e vitit shkollor 2003/04
 
Prishtinė, 21 gusht 2003 - Ministri i Arsimit Rexhep Osmani njoftoi sot pėr pėrgatitjet qė janė bėrė pėr fillimin e vitit shkollor 2003/04.
 
Sipas ministrit, pėrgatitjet pėrfshijnė aktivitetet nė bazė tė planit strategjik tė Ministrisė, si pėrmirėsimin e hapėsirės shkollore, regjistrimin e nxėnėsve dhe studentėve, sigurimin e planprogrameve tė reja nė klasėn e parė, tė gjashtė, tė nėntė dhe tė dhjetė, sigurimin e mjeteve mėsimore, aftėsimin e mėsimdhėnėsve pėr reforma nė arsim, licencimin e institucioneve private tė arsimi t, rritjen e pagava tė arsimtarėve 20 pėr qind etj.

Ministri Osmani tha se tani ka njė pėrmirėsim tė dukshėm tė hapėsirės shkollore, nxėnėsit janė regjistruar nė klasėn e parė tė shkollės fillore, ėshtė bėrė regjistrimi nė klasėn e dhjetė tė
arsimi t tė mesėm.
 
Poashtu z.Osmani tha se Ministria ka pėrgatitur planprogramet e reja mėsimore pėr klasėn e parė, tė gjashtė, tė nėntė dhe tė dhjetė, ndėrkohė qė do tė organizohet njė seminar pėr arsimtarėt tė cilėt do tė punojnė pėr herė tė parė me planprogram tė ri. Ky seminar do tė mbahet nga 22 deri nė 31 gusht nė shtatė qendra kryesore tė Kosovės, ku arsimtarėt do tė trajnohen nė bazė tė njė projekti tė caktuar.

Lidhur me pagat e arsimtarėve, ministri tha se 20 pėr qind e ngritjes sė pagave qė e ka bėrė qeveria ėshtė njė rritje e pėrhershme, e cila nuk do tė ndėrpritet mė 31 dhjetor, por do tė vazhdojė edhe vitin e ardhshėm.
 
Ai tha se do tė shikohet edhe mundėsia e participimit tė nxėnėsve qė ndjekin arsimi n e mesėm dhe tė lartė. Rritjen e pagave prej 20 pėr qind arsimtarėt do ta marrin me rrogėn e shtatorit.
 
 
Dhjetė botues tė Kosovės do tė marrin pjesė nė Panarin e librit nė Frankfurt
 
Prishtinė, 21 gusht 2003 - Nė organizim tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit tė Kosovės si dhe Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės nė Panairin e sivjetshėm tė librit nė Frankfurt do tė marrin pjesė 10 botues tė Kosovės.
 
Pjesėmarrjen e tyre e kanė paralajėmruar: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, AIKD, “Buzuku”, “Dukagjini”, “Faik Konica”, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Libri Shkollor, “Rilindja”, “Rozafa” dhe “Shpresa”.

Ditėt e panairit qė ,mbahen prej 8-13 tetor, do tė shfrytėzohen pėr kontakte tė drejtpėrdrejta me botues, vizitorė, pėrurime apo paraqitje botimesh tė reja botuar brenda dy panaireve si dhe njė sėrė veprimtarish tė tjera qė i mundėson ky panair prestigjioz, thotė shkrimtari Nazmi Rrahmani, kryetar i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės.

Stenda e botuesve tė Kosovės sė bashku me stendat e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė dhe Lidhjes sė Botuesve Shqiptarė (tė dyja me seli nė Tiranė) do tė jenė pasqyrė e qartė e librit shqip nė hapėsirat impozante tė panairit, thotė ai.

Njėzet stendat e botuesve tė Kosovės do tė mbajnė mbi 500 tituj tė ndryshėm, njė mozaik ky botimesh fushash tė ndryshme: studime fushash tė ndryshme shkencore, komplete veprash, vepra letrare tė autorėve tė Kosovės, Shqipėrisė, botėror, por edhe veēanti tė tjera si pėrkthime nė gjuhė tė huaja nga edicioni “Dukagjini Balkan Books”.

Njė ngjarje me rėndėsi tė jashtėzakonshme gjatė ditėve tė panairit do tė jetė paraqitja e Paulo Koelos tek botuesi gjerman Diogen Verlag, ku ditėn e premte (10 tetor) do tė nėnshkruajė tė gjithė librat e tij tė botuar nė gjuhėt e ndryshme tė botės, pra edhe botimet nė gjuhėn shqipe.
 
Mbase prania e jurisė sė Ginisit do tė ketė pėr qėllim shėnimin e rekodrit tė ri nė nėnshkrime nga njė autor i popullarizuar nė tė gjithė botėn si nė numrin e ekzemlarėve qė do tė nėnshkruajė, nė titujt si dhe nė gjuhėt qė ata tituj janė botuar!

Vepra e Kuelos nė shqip ėshtė botuar fillimisht nga MĒM Ēabej, pastaj nga “Buzuku” dhe “Toena”. Ėshtė ky rast i mirė qė Paulo Koelo tė konfirmojė pjesėmarrjen nė panairin e ardhshėm tė librit tė Prishtinės.
 
 
Janė shpeshtuar sulmet ndaj shqiptarėve - janė rrahur brutalisht dy tė rinj shqiptarė nė Mitrovicė
 
Mitrovicė/Dardanė, 21 gusht 2003 - Ditėve tė fundit janė shpeshtuar sulmet ndaj shqiptarėve sidomos nė enklavat serbe. Kėshtu tė mėrkurėn ekstremistėt serbė rrahėn brutalisht nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dy tė rinj shqiptarė - Muhamet Jasharin (15) dhe Gėzim Ymerin (13) nga fshatin Vinarc.
 
Kėtė incident e ka konfirmuar edhe policia e cila tė rinjtė i ka dėrguar nė gjendje tė rėndė shėndetėsore deri nė ambulancė.

Ndėrkaq, tė martėn nė mbrėmje ėshtė sulmuar Ramadan Krasniqi nė enklavėn serbe tė Ranillukut.
 
Serbėt kishin zėnė njė pritė nė rrugėn qė ēon pėr nė Dardanė dhe e sulmojnė Ramadanin qė po voziste makinėn nė tė cilėn ndodhej edhe bashkėshortja dhe i biri i tij 10-vjeēar. Por ai kalon me shpejtėsi tė madhe pranė serbėve dhe me atė rast ata e sulmojnė me gurė duke ia thyer xhamat e makinės.

Ditė mė parė nė enklavėn e Graēanicės serbėt rrahėn brutalisht disa shqiptarė, duke u shkaktuar lėndime tė rėnda trupore.
 
 
Holkeri tė hėnėn ia fillon punės
 
Prishtinė, 21 gusht 2003 - Shefi i ri i UNMIK-ut Hari Holkeri tė hėnėn qė vjen do ta fillojė edhe zyrtarisht punėn nė Kosovė. Gazeta "Zėri" shkruan se Holkeri menjeherė do tė takohet me krerėt e institutucioneve tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e tjerė.
 
Kėshtu qė nga dita e martė Holkeri do tė takohet me presidentin Ibrahim Ibrahim Rugova, kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Rexhepi. Kėto do tė jenė takime pune dhe Holkeri do tė bisedojė me ta pėr gjendjen aktuale nė Kosovė.
 
 
Tiranė: Kundėr Gafurr Adilit dhe Faik Mustafait pėrgatitet akuza
 
Tiranė, 21 gusht 2003 - Prokororia e Tiranės ka mbledhur faktet e duhura pėr tė formuluar akuzėn kundėr Gafurr Adilit dhe Faik Mustafait nga Maqedonia, tė cilėt janė arrestuar nė muajin qershor. Sipas prokororit tė ēėshtjes ata akuzohen pėr falsifikim tė pasaportave dhe nxitje tė urrejtjes ndėrtenike, njofton "Dojēe vele".

Gafurr Adili, i cili konsiderohet sekretar i pėrgjiithshėm i Armatės Kombėtare Shqiptare, sė bashku me anėtarin e saj Faik Mustafain, kanė bėrė propagandė pėr tė nxitur urrejtje nacionale nė krahinat kufitare tė Shqipėrisė, Maqedonisė, duke shpėrndarė fletushka apo duke bėrė tubime, citohen tė kenė thėnė burimet nga prokuroria e Tiranės.
 
Akuzat kundėr tyre mbėshteten nga dėshmitarėt qė kanė ndjekur ato tubime.
 
 
Galak: Bisedimet teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit janė tė rėndėsishme dhe kontaktet tė fillojnė sa mė shpejt
 
Bruksel, 21 gusht 2003 - Bisedimet teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr Bashkimin Evropian janė tė rėndėsishme dhe kontaktet duhet tė fillojnė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, ashtu si tė dyja palėt ranė dakord nė takimin e Selanikut, tha Kristina Galak, zėdhėnėse e shefit tė politikės sė jashtme tė BE-sė Havier Solana.
 
"Nė atė kohė ka qenė njė angazhim i tė dyja palėve pėrpara zotit Solana, qė tė fillojnė bisedimet pėr ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt. Nė kėtė kuptim ne deshirojmė qė kėto bisedime tė fillojnė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, diku rreth fundit tė verės dhe fillimit tė vjeshtės", tha zonja Galak pėr "Evropėn e lirė".
 
 
Ushtarėt gjermanė mund tė tėrhqien nga Maqedonia vitin e ardhshėm
 
Berlin, 21 gusht 2003 - Dy vjet e gjysmė pas qėndrimit nė Maqedoni ushtarėt gjermanė mund tė tėrhiqen nė pranverėn e vitit tė ardhshėm, ka paralajmėruar ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk.
 
Nė momentin kur Bundesferi gjerman nė Maqedoni ka 70 ushtarė nė kuadėr tė misionit "Konkordia" tė udhėhequr nga Bashkimi Evropian. Ndryshe nga Maqedonia, Shtruk konsideron se Bundesferi, pėr shkak tė situatės sė sigurisė, nuk mund tė tėrhiqet aq shpejt edhe nga vendet e tjera tė Ballkanit, Sipas fjalėve tė tij, nė Ballkan mund tė dislokohen njėsitėt e njė brigade gjermano-franceze.
 
 
Del Ponte: Procesi kundėr Millosheviqit pėrfundon nė fund tė vitit 2005
 
Hagė, 21 gusht 2003 - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla del Ponte ka paralajmėruar nė njė intervistė me gazetėn italiane "Korriera della sera" qė procesi kundėr Sllobodan Millosheviqit tė pėrfundojė kah fundi i vitit 2005.
 
Nė konstatimin se juristėt konsiderojnė se do tė jetė vėshtirė tė dėshmohen akuzat kundėr Millosheviqit pėr gjenocid nė Bosnjė, zonja Del Ponte ka deklaruar se ekzistojnė disa vėshtirėsi procedurale.
 
 
Tribunali i Hagės ka paralajmėruar tė ngrehė pesė aktakuza rreth konfliktit tė armatosur nė Maqedoni
 
Shkup, 21 gusht 2003 - Tribunali i Hagės ka paralajmėruar se gjatė muajve tė ardhshėm do tė ngrehė aktakuza lidhur me pesė rastet qė kanė tė bėjnė me konfliktin e armatosur nė Maqedoni nė vitin 2001.
 
Gazeta "Bota sot" shkruan se kėtė e ka konfirmuar edhe Prokoruria republikane. Ndėrkaq, njė javė mė parė pėrfaqėsuesit e Tribunalit tė Hagės nė njė takim me zėvendėsprokurorin e shtetit janė shprehur pėr tė kontaktuar me disa nga persona tė paraburgosur ose me ata qė tashmė janė dėnuar, por ende nuk dihet se pėr cilat persona ėshtė fjala.

Tribunali i Hagės ėshtė interesuar pėr rastin e Lubotenit ku janė ekzekutuar dhjetė shqiptarė, pėr rastin e punėtorėve tė Mavrovės, mbylljes sė ventilave nė digėn e Likovės etj.
 
 
Nė Afganistanin juglindor ėshtė plagosur lehtė me bombė njė ushtar amerikan
 
Bagram, Afganistan, 21 gusht 2003 – Njė ushtar amerikan ėshtė plagosur lehtė mbrėmė vonė nga njė bombė gjatė patrullimit nė Afganistanin juglindor, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) zėdhėnėsi ushhtarak amerikan nė njė konferencė shtypi nė Bagram, njofton Rojter.
 
Bomba ka shpėrthyer afėr bazės amerikane nė Shkin tė provincės Paktia afėr kufirit me Pakistanin. Siē njoftohet, nė 10 ditėt e kaluara ėshtė shėnuar njė shtim i dhunės nė mbarė Afganistanin dhe nė kėtė periudhė janė vrarė mbi 90 njerėz. Pėr shumė sulme fajėsohen guerilėt talibanė, tė cilėt, sipas zyrtarėve afganė, veprojnė nga Pakistani.
 
 
Zgjedhet udhėheqėsi i ri i Liberisė
 
Akra, 21 gusht 2003 - Delegatėt nė bisedime nė Gana qė pėrfaqėsojnė qeverinė liberiane dhe lėvizjen rebele kanė zgjedhur njė biznesmen, Giud Brajant pėr tė udhėhequr administratėn e re me detyrėn e dhėnies fund tė luftės civile 14 vjeēare.

Ai do tė drejtojė qeverinė tranzitore pėr dy vjet duke e marrė postin nga zoti Mozis Blah nė tetor.

Zoti Blah po vepron si udhėheqės i vendit qė kur ish presidenti Ēarls Tejlor u detyrua tė linte postin si pjesė e marrėveshjes dhe u nis pėr azil nė Nigeri.
 
 
Anan: Pėrgjegjėsia pėr sigurinė nė Irak ėshtė e aleatėve
 
Nju Jork, 21 gusht 2003 - Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, para Kėshillit tė Sigurimit tė organizatės nė Nju Jork ka thėnė se pėrgjegjėsia pėr sigurinė nė Irak ėshtė e aleatwve.

Zoti Anan i bėri kėto komente nė mbledhjen urgjente pas shpėrthimit tė selisė sė OKB-sė nė Bagdad tė martėn, ku tė paktėn 20 vetė u vranė. Ai tha se do tė rishikohej siguria nė Irak.

Nė njė deklaratė Kėshilli i sigurimit thotė se OKB nuk do tė tėrhiqet pas shpėrthimit tė bombės dhe se ka ritheksuar angazhimin pėr tė ndihmuar njerėzit nė Irak qė tė pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre.

Diplomatėt qė morėn pjesė nė mbledhje thonė se Sekretari i pėrgjithshėm e ka pėrshkruar sulmin si njė nga ditėt mė tė errėta nė historinė e OKB-sė.
 
 
Anan do tė takohet me Pauellin dhe Stroun
 
Nju Jork, 21 gusht 2003 - Kofi Anan takohet tė enjten me Sekretarin amerikan tė shtetit, Kolin Pauell dhe Ministrin e Jashtėm britanik, Xhek Stro.

Ambasadori i SHBA-sė nė OKB, Xhon Negroponte tha se OKB po konsideronte njė rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit pas sulmit nė Bagdad:

"Mendoj se po bėhen shumė reflektime dhe vlerėsime se ēfarė mund tė ndėrrmerret pėr sfidat qė ndeshen nė Irak dhe njė nga mundėsitė ėshtė njė rezolutė e re e Kėshillit tė sigurimit tė OKB-sė, por nuk kemi ndonjė propozim specifik pėr ta ofruar pėr momentin".

Njoftohet se njė pjesė e Stafit tė OKB-sė ka filluar tė evakuohet nė Jordani, ndėrkohė qė Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, organizata tė pėfshira nė rindėrtimin e ekonomisė sė Irakut kanė tėrhequr punonjėsit e tyre.
 
 
Forcat amerikane nė Irak kanė kapur Ali Hasan al-Mexhid, i njohur me pseudonimin “Ali kimiku”
 
Bagdad, 21 gusht 2003 – Forcat amerikane nė Irak kanė kapur Ali Hasan al-Mexhid, kushėri i Sadam Hyseinit, i njohur me pseudonimin “Ali kimiku”, pėr shkak tė pėrdorimit tė helmeve gjatė sulmeve, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) CNN, njofton Rojter. Nuk janė dhėnė detaje se ku ėshtė arrestuar al Mexhid. Ai ėshtė nė numrin 5 tė listės amerikane tė 55 irakianėve mė tė kėrkuarė.
 
 
Izraelitėt kanė vrarė liderin e Hamasit, Ismail Abu Shanab dhe dy truproje tė tij
 
Gaza, 21 gusht 2003 – Helikopterėt izraelitė kanė hapur zjarr raketor sot (e enjte) nė njė veturė nė qytetin Gaza dhe kėshtu kanė vrarė liderin e shquar tė grupit militant islamik palestinez Hamas, Ismail Abu Shanab dhe dy truproje tė tij, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe burimet mjekėsore, njofton Rojter. Njė burim i lartė i sigurimit izraelit ka konfirmuar se nė shėnjestėr tė sulmit raketor ka qenė Abu Shanab.
 
 
Forcat amerikane e kanė kapur njė pjesėtar tė lartė tė milicisė fedajine tė Sadam Hyseinit
 
Abarah, Irak, 21 gusht 2003 – Forcat amerikane e kanė kapur njė pjesėtar tė lartė tė milicisė fedajine tė Sadam Hyseinit, tė cilit i ėshtė gjetur edhe njė listė pėr materiale shpėrthyese, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) njė zyrtar ushtarak, njofton AP.
 
I arrestuari quhet Rashid Muhamed dhe ėshtė zėnė kur ushtarėt e kanė ndalur veturėn e tij nė autostradė, rreth 45 mila nė verilindje tė Bagdadit, sė bashku me dy burra tė tjerė nė makinė, tė cilėt gjithashtu janė arrestuar.
 
Atij i ėshtė zėnė edhe njė listė me 10 emra irakianė, pėr tė cilėn forcat amerikane besojnė se ėshtė njė listė atentatorėsh.
 
 
Guerilėt e kanė vrarė njė pėrkthyes irakian pėr shkak se ka punuar pėr amerikanėt
 
Tikrit, 21 gusht 2003 – Guerilėt e kanė ndjekur deri nė shtėpi njė pėrkthyes irakian, ku e kanė vrarė me njė plumb nė kokė, pėr shkak se ka punuar pėr amerikanėt, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) armata amerikane, njofton Rojter.
 
Vrasja ka ndodhur afėr qytetit Samara, nė veri tė kryeqytetit Bagdad. Vrasėsit kanė lėnė njė letėr nė trupin e tė vrarit me shėnimin kėrcėnues se do tė sulmohen mė shumė, "bashkėpunėtorėt" irakianė.
 
 
Dy shpėrthime nė Korzikė
 
Ajaēio, Korzikė 21 gusht 2003 - Dy atentate me eksploziv janė kryer natėn e kaluar nė jug tė Korzikės dhe me atė rast ėshtė shkatėrruar njė shtėpi nė vendin e quajtur Sen-Lisi-dė Porto-Vekio dhe njė lokal tregtie nė vendin Kargeze, njofton Frans pres.

Viktima nuk ka pasur. Deri mė tash askush nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė.
 
 
Forcat izraelite ndėrhyjnė nė Xhenin
 
Xhenin, 21 gusht 2003 - Burime palestineze tė sigurisė thonė se forcat izraelite kanė hyrė nė qytetin e Xheninit nė pjesėn veriore tė Bregut Perėndimor.

Dėshmitarėt thanė se pati tė shtėna zjarri ndėrsa tanket dhe automjetet e tjera hynė nė qytet. Inkursioni erdhi pak pasi qeveria izraelite paralajmėroi Autoritetin Palestinez se nuk do tė ketė progres drejt paqes pa veprim ndaj grupeve militante qė kryen sulmin vetėvrasės tė martėn.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.