|
 |
|
21 gusht 2003 /
Çerçiz LOLOÇI
Ne serine e
botimeve te Atlaseve te ndryshem, Shtepia Botuese
"Toena" sapo ka hedhur ne qarkullim, per here te
pare ne gjuhen shqipe "Atlasin Rrugor EVROPA
2003-2004". Atlasi eshte nje bashkebotim (koedicion) me
Institutin Gjeografik DeAgostini ne Itali, nga me te
njohurit ne bote ne fushen e botimeve hartografike. Ne te
280 faqet e Atlasit me ngjyra, ne 206 prej tyre eshte
pasqyruar e plote hartografia e rrjetit rrugor te Evropes e
detajuar, ne shkallen 1:800.000, ndersa ne 4 faqe jepet
hartografia ne shkallen 1:8.000.000.
Ne Atlas
gjithashtu jane perfshire:
- pasqyrimi i 17
zonave urbane,
- 13 plane te
qyteteve me kryesore te Evropes,
- jane pasqyruar
44 vende, perfshi Evropen Lindore,
- Jepen distancat ne kilometra, vendkalimet e ndryshme,
pikat e sherbimit ne autostrade, |
- Jepen shenjat
automobilistike e telefonat e nevojshmem,
- Eshte i pasur
me informacion turistik e rrugetpanoramike,
- Eshte i
pajisur me treguesin (index-in) e emrave.
Te dhenat dhe
spjegimet e duhura jane dhene ne 5 gjuhe (Shqip, anglisht,
italisht, frengjisht, gjermanisht), gje qe e ben lehtesisht te
perdorshem nga kushdo.
Botimi i ketij
Atlasi do te jete nje ndihme e madhe per te gjithe ata qe
udhetojne ne Shqiperi, Ballkan e Evrope; per studentet e
fakultetit te gjeografise dhe nxenesit e shkollave te mesme, per
institutetet dhe institucionet qe merren me rruget dhe
hartografione, per institucionet e ndryshme, si dhe per kedo qe
eshte i apasionuar per hartografine. "Atlasi rrugor EVROPA
2003-2004", qe sapo eshte hedhur ne qarkullim, do
ta kishte vendin
ne çdo makine qe leviz. Ne serine e Atlaseve qe po boton Shtepia
Botuese "Toena", pas botimit te Atlasit Rrugor te
Evropes dhe Atlasit te Pergjithshem te Zoologjise, se shpejti do
te jepen per perdoruesin shqiptar edhe:
- Atlas i
Pergjithshem i Botanikes;
- Atlas
Gjeografik DeAgostini;
- Atlasi i
Pergjithshem i kafsheve.
|
|