20.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure 20 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova ngushėlloi Kofi Ananin pėr vdekjen e Serzhio de Melos

  • Presidenti Rugova priti drejtuesit e Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim

  • Qeveria e Kosovės ka diskutuar pėr zhvillimet politike, gjendjen e sigurisė dhe ēėshtje tė tjera

  • Nė Viti njė lokal u sulmua me njė granatė dore

  • Bukoshi kėrkon qė "bashkėsia ndėrkombėtare sa ma shpejt ta organizojė pavarėsinė e Kosovės"

  • Sheremet Ahmeti hedh poshtė akuzat pėr pėrfshirjen e policėve tė Kosovės nė krim

  • Organizohet manifestimi "Ditėt pėrkujtimore Nėna Tereze 2003"

  • Presidenti Moisiu fton partitė politike parlamentare pėr tė nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr zgjedhjet

  • Millosheviqit i ndalohen vizitat n Hagė

  • Njė ekspert i Beogradit propozon ndarjen e Kosovės ose federalizmin e saj

  • Sulm vetėvrasės nė Jerusalem - vriten 20 vetė

  • Guerilėt nė Tikrit kanė vrarė nė pritė njė kontraktues dhe kanė plagosur 2 ushtarė amerikanė

  • Kryeministri Abaz ka ndėrprerė kontaktet me grupet ekstremiste Hamas dhe Xhihadi Islamik

  • Nga njė shpėrthim bombe afėr Tikritit janė plagosur 4 ushtarė amerikanė

  • Zi triditėshe nė Brazil pėr De Melon

  • Kofi Anan tha se OKB-ja nuk do ta braktisė Irakun

  • Nė sulmin me kamion-bombė nė Bagdad kanė vdekur 24 persona

  • Nė sulmin nė selinė e KB-sė nė Bagdad janė vrarė 20 vetė

  • Tė paktėn 17 tė vdekur nga shpėrthimi nė Bagdad

  • Vdiq Serzhio Viera De Mello

  • Njė helikopter me tė pakten 20 vetė nė bord ėshtė zhdukur nė rajonin e Lindjes sė Largėt tė Rusisė

  • Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e njė bari tė ri kundėr impotencės sė meshkujve


 
Presidenti Rugova ngushėlloi Kofi Ananin pėr vdekjen e Serzhio de Melos
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar sot njė letėr Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, z. Kofi Anan, pėrmes sė cilės ngushėllon OKB-nė dhe Qeverinė e Brazilit me rastin e vdekjes tragjike tė zotit Serzhio Vieira de Melo, administratorit tė parė tė Kosovės pas luftės. Ne letrėn e Presidentit Rugova thuhet:

"Me rastin e humbjes sė jetės tė zotit Sergio Vieira de Mello, Pėrfaqėsuesit Tuaj tė parė Special nė Kosovė, pranoni ngushėllimet e mia tė thella dhe tė popullit tė Kosovės.

Vrasja tragjike e de Melos nė krye tė Misionit Tuaj nė Irak na ka prekur tė gjithėve.

Zotin de Melo Kosova e kujton si Administratorin e parė nė liri, pas luftės, i cili prej 13 qershorit deri mė 1 gusht 1999 punoi me pėrkushtim nė vendosjen e bazave pėr rindėrtimin e vendit tim, qė sot ėshtė bėrė realitet.
Zoti de Melo do tė mbetet nė historinė e OKB-sė si njė burrė dhe diplomat i urtė e i guximshėm, qė punoi pėr 30 vjet nė shumė vatra tė konflikteve nė shėrbim tė shumė kombeve, tė paqes dhe tė njerėzimit, tė botės sė qytetėruar.

I nderuari zoti Anan,

Ju lutem t'ia pėrcillni Familjes de Melo, qė humbi mė tė dashurin e vet, ngushėllimet e mia tė thella dhe tė popullit tė Kosovės.

Njėherėsh Ju lutem qė ngushėllimet e mia t’ia pėrcillni edhe Qeverisė sė Brazilit pėr humbjen e diplomatit brilant, me famė ndėrkombėtare", thuhet nė ngushėllimet e Presidenti Rugova dėrguar Kofin Ananit.
 
 
Presidenti Rugova priti drejtuesit e Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim drejtuesit e Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim nga Prishtina, Lulėzim Shishanin, drejtor, dhe Kujtim Dobrunėn, koordinator.

Zotėrinjtė Shishani e Dobruna i prezentuan Presidentit Rugova projektin mbarėkombėtar “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, nė tė cilin ka punuar kjo Qendėr kėtu e katėr vjet, nė bashkėpunim me gjuhėtarė eminentė nga Kosova dhe Shqipėria.
 
Ata prezentuan programin pėr drejtshkrim tė gjuhės shqipe, programin pėr pėrvetėsimin e gjuhės, si dhe fjalorin elektronik shpjegues. “Me kėtė gjuha shqipe futet nė gjirin e 50 gjuhėve tė kompjuterizuara nė botė”, tha z. Shishani.

Drejtuesit e Qendrės thanė se presin qė institucionet e Kosovės t’i blejnė tė drejtat ekskluzive tė kėtij programi kompjuterik korrektues, pėr ta bėrė tė mundur qė ky pastaj tė shpėrndahet falas pėr pėrdorim tė gjerė publik.

Presidenti Ibrahim Rugova pėrgėzoi pėr projektin dhe punėn e bėrė, duke e quajtur kėtė “program me interes kombėtar”.
 
 
Qeveria e Kosovės ka diskutuar pėr zhvillimet politike, gjendjen e sigurisė dhe ēėshtje tė tjera
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - Pas pushimeve verore, Qeveria e Kosovės ėshtė takuar sot pėr tė diskutuar pėr zhvillimet politike, gjendjen e sigurisė dhe ēėshtje tė tjera.

Nė lidhje me gjendjen e sigurisė nė vend kryeministri Bajram Rexhepi kėrkoi nga UNMIK-u qė ta informojė qeverinė rregullisht qė ajo tė kontribuojė nėpėrmjet ndikimit politik pėr njė mjedis mė tė sigurt nė vend.
 
Rexhepi tha se qeveria ėshtė e interesuar qė tė krijohet njė ambient i sigurt, e mė i pėrshtatshėm pėr perspektivėn e Kosovės, duke premtuar qė tė ndikojė nė ato segmente ku mund tė ndihmohet. Por, tha Rexhepi, nė radhė tė parė ėshtė kėrkuar qė tė rritet efikasiteti i policisė e gjyqėsisė qė ėshtė oblgimi i tyre, ndėrsa "ne do tė kontribuojmė me ato mundėsitė tona politike", tha ai.

Duke komentuar kėrkesat e sindikatės sė
arsimi t pėr rritjen e pagave, Rexhepi tha se rritja prej 20 pėr qind e pagave nė arsim e shendetėsi nuk ka qenė vetėm pėr gjashtė muaj, por ėshtė e pėrhershme. Ndėrkaq pėr ngritjen eventuale tė pagave, ai tha se kjo ėshtė ēėshtje e mundėsive.

Poashtu Qeveria sot ka pėrkrahur njėzėri edhe projektin pėr KEK-un, sipas tė cilit ajo do tė investojė vetėm nė projektet e domosdoshme pėr tė evituar situatat e rėnda energjetike. Pėr detaje tė tjera Rexhepi tha se qeveria do tė diskutojė mė vonė.
 
 
Nė Viti njė lokal u sulmua me njė granatė dore
 
Viti, 20 gusht 2003 - Nė Viti mbrėmė rreth orės 20:30 nė lokalin hotelier "Blu Sky" ėshtė hedhur njė granatė dore, por pėrveē dėmeve materiale nuk pati viktima, njoftojnė radiot lokale.
 
Njoftohet se policia menjėherė doli nė vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet rreth rastit. Ndryshe ky ėshtė sulmi i dytė me bomba mbi kėtė lokal hotelier nė Viti.
 
 
Bukoshi kėrkon qė "bashkėsia ndėrkombėtare sa ma shpejt ta organizojė pavarėsinė e Kosovės"
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - "Pėrfundimisht nuk ka rrugė tjetėr pėrveē qė bashkėsia ndėrkombėtare sa ma shpejt tė fillojė ta organizojė pavarėsinė e Kosovės, nėn kontrollin dhe kujdestarinė e OKB-sė, SHBA-ve dhe BE"-sė, deklaroi sot Bujar Bukoshi, kryetar i Partisė sė Re tė Kosovės.

Bukoshi theksoi se nė Kosovė nuk ka mė kthim tė shtetit serb dhe ēdo tentativė e tillė do tė kundėrshtohet. Sipas Bukoshit, nuk ėshtė nė interesin e bashkėsisė ndėrkombėtare qė ēdo gjė tė fillojė nga zero.
 
 
Sheremet Ahmeti hedh poshtė akuzat pėr pėrfshirjen e policėve tė Kosovės nė krim
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - Shefi i Shėrbimit Policit tė Kosovės, Sheremet Ahmeti, hodhi poshtė akuzat pėr pėrfshirjen e policėve tė Kosovės nė krim.
 
Kjo ėshtė shumė e padrejtė qė tė jepet njė kualifikim i tillė, tha ai. "Ne kurdo dhe kudo qė kemi argumente, qė eventualisht nė qoftė se ka pjesėtarė tė tillė nė radhėt e policisė kosovare, ne do t'i marrim tė gjitha masat e parapara ligjore dhe do tė bėhen hetimet pėr rastin", tha Ahmeti pėr radion "Evropa e lirė".

"Qė nga formimi i Shėrbimit, nė shtator tė 99-tės i kemi larguar 300 pjesėtarė tė SHPK-sė. Ky ėshtė njė proces i vazhdueshėm dhe i pėrhershėm nė kuadėr tė policisė kosovare....
 
Mbi tė gjitha ne duhet tė pastrojmė shtėpinė tonė, pėr tė pastruar pastaj oborrin dhe fushėn", tha shefi i SHPK-sė Sheremet Ahmeti.
 
 
Organizohet manifestimi "Ditėt pėrkujtimore Nėna Tereze 2003"
 
Prishtinė, 20 gusht 2003 - Qė nga data 26 gusht e deri mė 5 shtator do tė zhvillohen aktivitetet e manifestimit tradicional "Ditėt pėrkujtimore Nėna Tereze 2003".
 
Ky manifestim, i gjashti me radhė, do tė mbahet nėn patronazhin e Presidentit tė Kosoėvs Ibrahim Rugova dhe nėn pėrkujdesjen e Ministrisė sė Kulturės, shoqatės bamirėse "Nėna Tereze".

Gjatė kėtij manifestimi ėshtė hartuar njė program i pasur kushtuar humanistes sė madhe shqiptare Nėnės Tereze. Me kėtė rast do tė hapen ekspozita tė arteve figurative, simpoziume shkencore, orė letrare, mesha tė pėrshpirtshme etj.
 
Veē Prishtinės manifestimi do tė shtrihet edhe nė qendrat e tjera komunale tė Kosovės. Gjithashtu me kėtė rast do tė vehet gurthemeli i "Tempullit tė paqes" nė Ajvali tė Prishtinės.
 
 
Presidenti Moisiu fton partitė politike parlamentare pėr tė nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr zgjedhjet
 
Tiranė, 20 gusht 2003 - Presidenti i Shipėrisė Alfred Moisiu, nė vijim tė premtimit pėr ndėrmarrjen e masave tė nevojshme qė ēojnė nė realizimin e njė fushate dhe procesi tė standardeve qytetare e demokratike nė zgjedhjet e 12 tetorit 2003, si dhe nė pėrputhje me angazhimin e tij institucional pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, do tė zhvillojė me 5 shtator njė tryezė me pjesėmarrjen e partive politike parlamentare.

Nė kėtė takim do tė diskutohen probleme tė fushatės elektorale dhe do tė nėnshkruhet njė deklaratė e pėrbashkėt.
 
 
Millosheviqit i ndalohen vizitat n Hagė
 
Beograd, 20 gusht 2003 - Tribunali i Hagės ua ka ndaluar tė vizitojnė ish-diktatorin serb Sllobodan Millosheviq anėtarėve tė Partisė Socialiste nė burgun e Sheveningenin nė Hagė.
 
Kėto ndalesa janė bėrė pėr shkak tė deklaratave tė dhėna pėr media tė dy anėtarėve tė delegacionit tė PS Milorad Vuēeliq dhe Zoran Arangjelloviq, tė cilėt Mollosheviqin e kishin vizituar mė 17 korrik, qė ėshtė nė kundėrshtim me rregullat e gjykatės dhe ata ishin paralajmėruar mė parė.
 
 
Njė ekspert i Beogradit propozon ndarjen e Kosovės ose federalizmin e saj
 
Beograd, 20 gusht 2003 - Eksperti i Grupit G17 plus Dushan Pavlloviq ka deklaruar se Serbia duhet tė heqė dorė nga sovraniteti mbi Kosovėn dhe tė pėrpiqet tė ndryshojė Rezolutėn 1244. Sipas Pavlloviqit, serbėt nė Kosovė gjatė katėr vjetėve nuk kanė pasur asgjė nga sovraniteti shtetėror.
 
Sipas tij, ekzistojnė dy opsione pėr zgjidhjen e ēėshtjes - ndarja e Kosovės ose autonomia territoriale pėr serbėt. Pra, njėra pjesė t'i takojė Serbisė, kurse tjetra t'u mbetet shqiptarėve, qė shqiptarėve t'u njihet sovraniteti nė pjesėn tjetėr.
 
Nė kėtė mėnyrė, thotė ai, ēėshtja e Kosovės do tė merrte fund, nuk do tė kishte mė sovranitet tė Serbisė mbi Kosovėn dhe ky ėshtė fundi i tregimit, thotė Pavlloviq. Si opsion rezervė, sipas Pavlloviqit, do tė ishte autonomia territoriale pėr serbėt nė Kosovė, pėrkatėsisht njė lloj federalizimi i Kosovės.

Ditė mė parė edhe kryetari i Partisė Fshatare Dragan Veselinov angazhohej pėr ndarjen e Kosovės.
 
 
Sulm vetėvrasės nė Jerusalem - vriten 20 vetė
 
Jerusalem, 20 gusht 2003 - Njė sulmues vetėvrasės me bombė hodhi veten nė erė nė njė autobus nė Jerusalem duke lėnė tė vrarė 20 persona dhe duke plagosur rreth 80 tė tjerė.

Shumė nga viktimat ishin besimtarė ultra orthodoks qė ktheheshin nga lutjet.

Grupet militante palestineze, Xhihadi Islamik dhe Hamas, kanė marrė pėrsipėr autorėsinė e sulmit.

Hamas tha se bėhej fjalė pėr hakmarrje ndaj vrasjes sė dy udhėheqėsve tė organizatės.

Israeli reagoi menjėherė duke pezulluar tė gjitha kontaktet me autoritetet palestineze si dhe duke rivendosur bllokadėn e plotė nė Bregun Perėndimor dhe nė Gaza.
 
 
Guerilėt nė Tikrit kanė vrarė nė pritė njė kontraktues dhe kanė plagosur 2 ushtarė amerikanė
 
Tikrit, 20 gusht 2003 – Guerilėt i kanė sulmuar sot (e mėrkurė) nė pritė trupat amerikane nė qytetin e lindjes sė Sadamit, Tikrit dhe kėshtu kanė vrarė njė punėtor me kontratė dhe kanė plagosur edhe dy ushtarė amerikanė, ka bėrė tė ditur njė zyrtar ushtarak amerikan, njofton Rojter.
 
Nacionalitetit i kontraktuersit tė vrarė nuk ėshtė dhėnė. Sulmi ėshtė kryer me pushkė automatike nė autokolonėn prej tri automjetesh afėr tregut nė qendėr tė Tikritit.
 
 
Kryeministri Abaz ka ndėrprerė kontaktet me grupet ekstremiste Hamas dhe Xhihadi Islamik
 
Ramallah, 20 gusht 2003 - Zyrtarė palestinezė thanė se kryeministri Mahmud Abaz ka ndėrprerė kontaktet me grupet ekstremiste Hamas dhe Xhihadi Islamik, pasi ato morėn pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimin e djeshėm tė makinės bombė nė Jeruzalem, ku humbėn jetėn 20 veta.

Zoti Abaz po zhvillonte bisedime me pėrfaqėsuesit e ekstremistėve kur autori i sulmit hodhi veten nė erė nė njė autobuz plot me njerėz. Zyrtarė tė Hamasit dhe tė Xhihadit Islamik thanė se shpėrthimi nuk do tė thotė se ka pėrfunduar armėpushimi i shpallur nga grupet ekstremiste nė fund tė qershorit.
 
 
Nga njė shpėrthim bombe afėr Tikritit janė plagosur 4 ushtarė amerikanė
 
Tikrit, Irak, 20 gusht 2003 – Katėr ushtarė amerikanė janė plagosur sot (e merkurė) kur njė bombė ka shpėrthyer afėr autokolonės sė tyre nė veri tė Irakut, ka bėrė tė ditur njė zėdhėnės ushtarak amerikan, njofton Rojter. Sulmi ka ndodhur nė njė fshat afėr qytetit tė lindjes sė Sadamit, Tikritit.
 
Nė sulmet e deritashme tė gueriles irakiene kundėr forcave amerikane, qė nga njė maji janė vrarė 61 ushtarė amerikanė.
 
 
Zi triditėshe nė Brazil pėr De Melon
 
Brazili, 20 gusht 2003 - Pėr shkak tė vdekjes sė Serzho de Melos, pėrfaqėsuesit special tė Kombeve tė Bashkuara nė Irak, nė Brazil ėshtė shpallur zi triditėshe nacionale. Pėr sulmin mbi selinė e OKB-sė nė Bagdad ende askush nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė.
 
 
Kofi Anan tha se OKB-ja nuk do ta braktisė Irakun
 
Stokholm, 20 gusht 2003 – Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, ka deklaruar sot (e merkurė) se organizata botėrore nuk do ta braktisė Irakun pėrkundėr sulmit nė selinė e saj nė Bagdad, ku ėshtė vrarė emisari i lartė i saj, Vieira de Melo dhe 19 tė tjerė, njofton AP.
 
"Ne do tė vazhdojmė punėn me kėmbėngulje. Ėshtė kjo punė esenciale. Nuk do tė frikėsohemi", ka thėnė sot (e mėrkurė) Anan nė njė konferencė shtypi nė Stokholm, ku ėshtė ndalė pak para se tė nisej pėr selinė e OKB-sė nė Nju Jork.
 
Anan ka thėnė gjithashtu se sot mė vonė do tė takohet Kėshilli i Sigurimit pėr tė diskutuar organizimin e punėtorėve tė Kombeve tė Bashkuara nė Irak.
 
 
Nė sulmin me kamion-bombė nė Bagdad kanė vdekur 24 persona
 
Bagdad, 20 gusht 2003 – Sipas njė prononcimi mė tė ri tė njė zyrtari tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara, nė sulmin me kamion-bombė nė Bagdad, kanė vdekur 24 persona, njofton AFP. Viktima e fundit qė ėshtė sjellė nė morg ėshtė njė grua, ka thėnė ai. Ndėrkaq, njoftohet pėr 107 tė lėnduar nė kėtė sulm.
 
 
Nė sulmin nė selinė e KB-sė nė Bagdad janė vrarė 20 vetė
 
Bagdad, 20 gusht 2003 – Njė anėtar i Kėshillit qeveritar tė Irakut, Ahmed Ēalabi, ka deklaruar sot (e merkurė) se nė sulmin e kamionit-bombė nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė Bagdad janė vrarė tė pakten 20 persona dhe shumė trupa tė tjerė janė nėn rrėnoja, njofton Rojter. Ai ka thėnė gjithashtu se kėtė sulm e kanė kryer ithtarėt e Sadam Hyseinit.
 
 
Tė paktėn 17 tė vdekur nga shpėrthimi nė Bagdad
 
Bagdad, 20 gusht 2003 - Zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara thanė se tė paktėn 17 veta humbėn jetėn nga shpėrthimi i njė kamioni bombė kundėr selisė sė OKB-sė nė Bagdad, pėrfshirė pėrfaqėsuesin e saj kryesor nė kėtė vend.

Zyrtarėt thonė se tė paktėn 100 veta tė tjerė u plagosėn nga shpėrthimi i djeshėm. Shpėrthimi bėri qė pjesė tė ndėrtesės me zyrat e OKB-sė tė shėmbeshin, pėrfshirė edhe zyrėn e pėrfaqėsuesit tė sekretarit tė pėrgjithshėm nė Irak, Sergio Vieira de Mello.
 
Zoti de Mello i shpėtoi shpėrthimit, po vdiq mė vonė nga plagėt, ndėrsa mbeti i bllokuar nėn rėnoja. Zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara thanė se 16 viktimat e tjera ishin punonjės irakianė dhe ndėrkombėtarė.
 
 
Vdiq Serzhio Viera De Mello
 
Bagdad, 20 gusht 2003 - Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB0-sė nė Irak, Serzhio Vieira de Mello, vdiq dje nė Bagdad pas plagėve tė marra nga shpėrthimi i fuqishėm nė ndėrtesėn ku ndodhej ai.

Gjatė karierės sė tij 30 vjeēare me Kombet e Bashkuara, zoti de Mello shėrbeu nė vende si Kosova, Kamboxhia, Timori Lindor, Libani, Ruanda dhe Mozambiku.

Nė muajin maj, zoti De Mello u dėrgua nė Irak pėr tė mbikqyrur pėr 4 muaj operacionet e OKB-sė pėr ndihma dhe rindėrtim. Mandati i tij pėrfundonte sė shpejti.

Zoti de Mello konsiderohej si njė brazilian i ashpėr, por xhentil. Ai njihej si njė person qė fliste me ngadalė dhe nė punėn e tij i ndiqte gjėrat nga afėr.
 
 
Njė helikopter me tė pakten 20 vetė nė bord ėshtė zhdukur nė rajonin e Lindjes sė Largėt tė Rusisė
 
Moskė, 20 gusht 2003 – Njė helikopter me tė pakten 20 vetė nė bord ėshtė zhdukur sot (e merkurė) nė rajonin e Lindjes sė Largėt tė Rusisė, njofton BBCnews. Guvernatori i rajonit tė Sakalinit, Igor Farkudinov, njė ndihmės i tij dhe disa anėtarė tė administratės sė tij, besohet tė kenė qenė nė bordin e helikopterit.
 
Tė gjitha shėrbimet emergjente shtetėrore dhe ushtarake kanė ndėrmarrė njė operacion tė gjerė kėrkimi tė helikopterit tė zhdukur nė rajonin e Ishujve Kurile. Nė operacion janė angazhuar dy helikopterė dhe dy aeroplanė ushtarakė dhe rreth 30 anije.
 
 
Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e njė bari tė ri kundėr impotencės sė meshkujve
 
Uashington, 20 gusht 2003 – Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e njė bari tė ri kundėr impotencės sė meshkujve, i cili pritet tė shtojė asortimentin e barnave tė tilla nė treg, njofton BBCWorld. Ky bar quhet Levitra dhe ėshtė bari i parė konkurrent i Viagrės shumėfitimprurėse.
 
Prodhohet nga firma gjermane “Bayer” dhe plasohet nė treg nga njė firmė britanike (GSK), si terapi orale alternative kundėr mosfunksionimit tė ereksionit.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.