|
- Prishtinė,
20 gusht 2003 / Nga zyra pėr informim e PeRK-ut
-
- Me
rastin e vrasjes sė kryeadministratorit tė parė tė Kosovės,
Sergio Vierra de Mello gjatė misionit tė tij nė Irak,
Partia e Re e Kosovės e dėnon kėtė akt terrorist kundėr
paqes nė Irak. Kosova ka ēmuar kontributin e tė ndjerit de
Mello qė ai dha pėr vendin tonė nė ditėt e rėnda pas
luftės. Me kėtė rast u shprehim ngushėllimet tona familjes
dhe kolegėve tė tij nė Nju Jork dhe nė Prishtinė.
-
- Nė
tė njejtėn kohė, Partia e Re e Kosovės shpreh lehtėsimin
e saj qė mė nė fund, policia e UNMIK-ut arrestoi njė serb,
pėr tė cilin dyshohet se ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e
policit indian qė i shėrbente Kosovės . Kjo ėshtė hera e
parė pas katėr vitesh UNMIK-u arreston
njė serb, tė pandehur pėr vepėr tė rėndė kundėr
tij dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Partia
e Re e Kosovės bėn tė qartė pozicionin e saj se ėshtė
energjikisht kundėr konfrontimit me bashkėsinė ndėrkombėtare
dhe armiqėsimit me tė, meqė qytetarėt e Kosovės dhe
UNMIK-u janė partner nė ndėrtimit e Kosovės sė re. Me kėtė
rast tė arrestimit ajo i shpreh UNMIK-ut mirėnjohjen pėr
punėn e mirė qė bėri.
-
- Partia
e Re e Kosovės dėnon dhe kundėrshton me tė njejtin vrull
dhunėn qė ushtrohet ndaj qytetarėve nė Kosovė. Kėtė
kundėrshtim ajo e bėn pa dilemė dhe po aq energjikisht kėrkon
nga UNMIK-u qė sa mė shpejt dhe duke mos kursyer asnjė masė,
ti zbulojė edhe krimet e tjera qė ndodhėn nė Kosovė,
dhe pėrgjegjėsit ti sjellė para organeve tė drejtėsisė.
Kjo sidomos vlen pėr vrasjen e fėmijėve nė Pejė dhe pėr
vrasjen e fundit qyqare nė fshatin Gorozhdec. Vrasjet e fėmijėve
dėshmojnė se dhuna nė Kosovė ka arritur kulmin e saj dhe
se ato paraqesin pikėn mė tė ulėt tė jetės politike nė
Kosovė.
-
- Prandaj,
Partia e Re e Kosovės pret masa dhe punė edhe mė tė
efektshme tė policisė, organeve hetimore dhe gjyqėsore. Ėshtė
e pakuptueshme, qė pėrkundėr prezencės numerikisht aq
masive tė forcave policore dhe tė KFOR-it nė Kosovė,
shumica e rasteve po mbesin tė pazbuluara. As shoqėria jonė
nuk mund ti mbyllė syt para krimit as ti anashkalojė
tendencat e anarkisė dhe mbjelljes sė frikės tek qytetarėt
e saj. Si shoqėri, Kosova ende nuk i ka thėnė stop dhunės
!
-
- Partia
e Re e Kosovės do tė pėrpiqet qė bashkėsisė ndėrkombėtare
tia bartė mesazhin e shumicės absolute tė qytetarėve tė
Kosovės se ata nuk janė vrasės tė fėmijėve. Shqiptarėt
e Kosovės vetė kanė pėrvoja tė hidhura me vrasjen e fėmijėve
tė tyre nga regjimi kriminel serb dhe ato plagė ende i kanė
tė freskėta.
-
- Partia
e Re e Kosovės konstaton me pezm faktin qė, pėr tė satėn
herė, sidomos nė zhvillimet e fundit, klasa politike e Kosovės
dhe institucionet e saj tė brishta treguan dėshtim dhe
trullosje tė plotė politike. Nė defanzivė tė pakuptimtė,
ata ia hapėn dyert kryeministrit serb dhe zėvėndėsit tė
tij zjarrėvėnės, qė tė kalėrojnė nėpėr Kosovė, duke
i lėnė shqiptarėt tė fyer dhe tė mllefosur. Ata me tė
drejtė pyesin: kush ėshtė kryeministėr i Kosovės dhe a
paska ajo institucione? Pėr Partinė e Re tė Kosovės ėshtė
e qartė se udhėheqja e Kosovės politikėn e ka kuptuar vetėm
si ēėshtje tė pushtetit e jo edhe si obligim dhe pėrgjegjėsi
pėr tu pėrballė me probleme tė rėnda. Udhėheqja e Kosovės,
ēdo ditė e mė tepėr po e humb besueshmėrinė dhe
legjitimitetin e saj para qytetarėve.
-
- Nė
fund, Partia e Re e Kosovės konkludon qė pėrfundimisht nuk
ka rrugė tjetėr pos qė bashkėsia ndėrkombėtare sa mė
shpejt tė fillojė ta organizojė pavarėsinė e Kosovės, nėn
kontrollin dhe kujdestarinė e OKB-sė, SHBA-ve dhe BE.
Nė Kosovė nuk ka kėthim tė shtetit serb. Ēdo tentativė tė
tillė shqiptarėt do ta kundėrshtonin. Nuk ėshtė nė
interesin e bashkėsisė ndėrkombėtare qė gjithēka tė
rifillojė nga zeroja.
|
|