|
- 17
gusht 2003 / Nga Gjergj Denelli
-
- Si
shfaqja e parė teatrale shqipe e dokumentuar, nė histori
njihet pjesa Nata e Kshnellave e shkrimtarit arbėresh
At Leonardo De Martino. De Martino ėshtė gjithashtu edhe
autor i shumė teksteve dhe vjershave pėr fėmijė e vegjėl,
qė i donte aq shumė. Poet dhe shok e bashkėpunėtor me
klerikun e poetin Dom Ndre Mjedja.
-
- Sipas
burimeve histortike te dokumentuara ne Shkodėr dhe tė pėrforcuar
nga shumė organe shtypi qė qarkullonin me shumicė nė Shkodėr,
shfaqja i pėrket dhjetorit tė vitit 1879. Dhėnia e kėsaj
shfaqje, shėnojmė se ka njė rėndėsi tė madhe nacionale,
duke qenė njėkohsisht si e para shfaqje e e shkruar dhe e
luajtur nė gjuhėn shqipe. Njė meritė e kėsaj pjesė ėshtė
vėne nė skenė dhe interpretuar nga zanatēinjėt dhe ēirakėt
shkodranė. Shfaqja nė fjalė pati shumė suksese dhe u ndoq
disa javė rresht nga njerėzit e kulturuar tė qytetit.
-
- Vetė
autori qė ishte edhe klerik nė jetėn e tij nė librin e tij
Larpa di un italo albanese (Harpa e njė italo -
shqiptari), duke folur pėr veprėn e tij dhe shfaqjen e saj
thotė: Njerėzit
qanin tek shihnin fėmijėt e tyne tė luanin shqyp dhe tė
veshun hijshem shkodranisht....
-
-
- Teatri
Saverian nė Shkodėr u pėrurue nė vitin 1890, si teatri mė
i vjetėr nė Shkodėr e nė tė gjithė Shqipėrinė
-
- Teatri
Saverian i njohur nga banorėt e lashtė tė qytetit tė
Shkodrės mbahet mend edhe sot e kėsaj dite nga historitė
dhe gojėdhėnat popullore tė transmetuar brez pas brezi dhe
shumė foto qė ruhen nė disa nga familjet e njohura tė
qytetit tonė. Teatri nga ana e paraqitjes nė skenė ishte
shumė komplekse e funksionale. Binin nė sy larmia e dekoreve
shumėngjyrsh. Salloni ishte i bukur dhe sė bashku me galerinė
kishte gjithsej 450 vende ulėse.
-
- Ky
teatėr ka qenė teatri mė luksoz e mė komod nė tė kaluarėn
nė vendin tonė. Kėtu kanė dhėnė shfaqje grupe tė
ndryshme kulturore, sikurse janė Shoqnia Kulturore
Bogdani, Vllaznia dhe Rozafat. Puna nė kėtė
ambient artistik vijoi pandėrprerje deri mė hapjen e dyerve
pėr herė tė parė tė Teatrit Profesionist Migjeni nė
qytetin e Shkodrės nė vitin 1949.
-
-
- Studio
Marubi
-
- Arti
i fotografimit nė Shqipėri zė fill nė mesin e shekullit
XIX. Ateleja e parė u ngrit nė kėtė qytet nė vitin 1858
nga qytetari Pjetėr Marubi nė Shkodėr, nė atė kohė dhe
njė nga qytetarėt mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė e
barabartė me vlerėsimin qė u bėhet sot figurave publike si
VIP numėr Njė.
-
- Kujtojmė,
se Pjetėr Marubi ishte mjetėr i vėrtetė i artit tė
magjishėm tė fotografimit. Ndryshe nga shumė atele
fotografike, qė u ngritėn mė vonė nė Shqipėri, ateleja e
mirėnjohur MARUBI u bė laborator krijues i fotografisė
artistike. Kjo studio me famė tė madhe nuk prodhoi vetėm pėr
nevojat pėrsonale apo familjare qytetare.
-
- Qė
nga vitet 1970 tė shekulli XX, Marubi u bė fotoreporter i
revistes Illustrazione
Italiana pėr vialetinė e Shkodrės. Fotografitė me
interes etnografiko - historike apo gjeografik ilustruan me
dhjetra vepra tė autorėve tė huaj qė po shkruanin pėr
Shqipėrinė dhe qytetet kryesore tė saj ose i botuan nė
trajten e kartolinave.
-
- Brezin
e dytė tė fotografėve e pėrbėnė nxėnėsit e tij Mati
Kodheli (1802-1881), Kel Kodheli (1870-1940). Ky i fundit e
ngrit nė njė nivel mė profesional dhe cilėsor punėn me
vlera tė larta artistike tė studios fotografime me emrin
kuptimplotė MARUBI, duke spikatur mė tepėr nė gjininė
e portretit.
-
- Brezin
e tretė tė tė fotografve e pėrfaqėson Gegė Marubi
(1907-1984) i biri i Kelit. Gega u pais me njė kultura
profesionale dhe artistike mė tė lartė se paraardhėsit e
tij. Ai kreu nė Paris gjatė viteve 1920 shkollėn e parė tė
fotografisė dhe tė kinematografisė tė themeluar nga vėllezėrit
Lymier. Zbatoi teknikat bashkėkohore qė njihte arti i
fotografisė, sidomos pėrdorimi i rrezeve infra tė kuqe tė
solorimit dhe tė fotografimit nė reliev. Ai mori Medalje Ari
dhe fletė nderi nė vitin 1936 nė Panairin e Barit nė Itali
dhe nė vitin 1938 nė Panarin e Selanikut.
|
|