|
-
- Fundi i
komunizmit - ndikimet e kėsaj dukurie mbi Ballkanin
- Tė
drejtat e njeriut - njė kapitull plot keqkuptime
- Sulmet e
Nato-s kundėr Jugosllavisė sė cunguar
- Pakti i Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit)
- Etapat e
"idesė sė madhe"
- Programi
- Siguria
- Si e
shohin vetveten popujt e Ballkanit
- MBAS DY
LUFTĖRAVE BOTĖRORE:
- PROBLEMI
KYĒ SERBIA
- Republika
Federale e Jugosllavisė - arrogancė dhe
mashtrim
- Marrėdhėniet
ndėrmjet republikave
- Marrėdhėniet
midis Serbisė dhe Malit tė Zi - guri i provės
- Mali i Zi
- Pafuqishmėria
e opozitės serbe
- Kroacia -
nė rrugėn drejt Evropės
- Bosnje-Hercegovina
- fli dhe e flijuar
- Maqedonia
- shtet mbi njė kreshtė tė ngushtė
- Kosova
- nga qėndresa pasive tek ajo aktive
-
-
- SA
ĖSHTĖ "PJEKUR PĖR EVROPĖN"
"BALLKANI LINDOR"?
-
- Rumania
e dyzuar - ndėrmjet Evropės Qėndrore dhe Detit tė Zi
-
- Sidoqoftė,
qė tė vlerėsohen rezultatet e Konferencės sė Parė tė
Dhuruesve, dmth tė konferencės sė financuesve tė Paktit tė
Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) tė pranverės sė vitit 2000,
me plotėsisht tė drejtė njė njeri duhet tė ketė mbetur i kėnaqur
prej saj dhe ky ėshtė Kryetari i Bashkisė sė Kalafatit, njė
vendi tė humbur buzė Danubit nė Rumaninė Perėndimore. Nė
fakt, shtetet dhe institucionet financiare qė duhet t'i japin
frymėn jetėdhėnėse marrėveshjes pėr konsolidimin e
Ballkanit, vendosėn tė financojnė ndėrtimin e planifikuar
tashma prej kohėsh tė njė ure, e cila lidh Kalafatin me
Vidinin nė skajin veriperėndimor tė Bullgarisė.
-
- Kjo
urė nuk pėrbėn njė ēėshtje thjesht lokale, ajo ėshtė
gjymtyra lidhėse e tė ashtuquajturit korridor
i katėrt, qė nė zbatim tė qėllimit kėmbėngulės tė
Bashkimit Evropian duhet tė krijojė ndėrlidhjen e re nga
Evropa Qėndrore nė drejtim tė juglindjes deri nė Turqi. Kjo
udhė, nė qoftė se Serbia do tė vazhdojė edhe nė tė
ardhmen tė mbajė njė qėndrim tė mėnjanuar ndaj Evropės Qėndrore
e Perėndimore, do t'i bjerė pėrqark kėtij vendi, por do tė
pėrbėjė gjithsesi njė lehtėsim tė ndėrlidhjes veri-jug qė
kalon nėpėr Jugosllavinė e dikurshme.
-
- Megjithatė,
derisa tė vihet nė pėrdorim tė plotė ura e re, do tė duhet
tė kalojė edhe njė farė kohe, edhe sikur Rumania e Bullgaria
tė tregohen tepėr tė zellshme pėr ndėrtimin e saj, mbasi,
si pala rumune, ashtu edhe ajo bullgare, mė parė duhet tė
zgjerojnė e pėrmirėsojnė rrugėt qė tė shpijen tek ura.
Kryesisht nė Rumani, rruga qė tė shpie nga kufiri hungarez nė
Oradea mbi Debėn dhe Grajovėn nė drejtim tė Danubit, tani pėr
tani ėshtė pothuajse krejtėsisht e papėrshtatshme pėr pėrballimin
e njė trafiku tė dendur kamionash. Ajo gjarpėron pėrmes
luginave tė ngushta dhe qafave tė Karpateve, gjė vėrtetė
shumė joshėse nga pikėpamja
e peisazhit, por ajo duhet zgjeruar e pėrmirėsuar nė mėnyrė
tė ngutshme.
-
- Bashkėrenditėsi
i Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit), Bodo Hombah, ka
premtuar tashma pėr kėtė qėllim 300 milionė euro. Qeveria
rumune shpreson, para sė gjithash, tė pėrmirėsojė kėshtu
infrastrukturėn nė luginėn e Shillit (luginėn Jiu),
duke krijuar njėkohėsisht vende tė reja pune pėr minatorėt
e mbetur pa punė tė Petroshanit e tė rrethinave tė tij, njė
trevė, e cila si pasojė e ndėrprerjes sė veprimtarisė sė
minierave tė atyshme, ėshtė shndėrruar nė zonėn mė tė
mjeruar tė tė gjithė Rumanisė. Duke pėrmirėsuar
infrastrukturėn e kėsaj treve, Qeveria e Bukureshtit ndjek dy
pikėsynime: mėkėmbjen e gjendjes ekonomike e sociale tė
luginės sė Shillit dhe krijimin e njė rrjeti rrugor modern nė
drejtim tė urės sė re, mbasi - siē ėshtė shprehur
kryeministri rumun Mugur Isaresh - " pėrndryshe ajo do tė
mbetet vetėm njė pėrmendore".
-
- Ura
Kalafat-Vidin pėrbėn, megjithatė, vetėm njėrėn nga temat e
marrėdhėnieve midis Rumanisė dhe Bashkimit Evropian dhe,
madje, jo mė tė rėndėsishmen. Rumania, sė bashku me
Bullgarinė, Sllovakinė, Lituaninė e Letoninė bėn pjesė nė
grupin e dytė tė vendeve me tė cilat, nė vazhdėn e
zgjerimit tė Bashkimit Evropian nė drejtim tė Lindjes, duhen
zhvilluar bashkėbisedime pėr pėrfshirjen e tyre nė kėtė
Bashkim. Kėto bashkėbisedime me Rumaninė kanė filluar tashma
dhe nė Bukuresht janė tejet tė kėnaqur me rrjedhėn e tyre tė
deritanishme. Sidoqoftė deri tashti nuk janė cekur ende temat
me tė vėrtetė tė vėshtira si pėrshtatja e ligjeve dhe
institucioneve tė Rumanisė ndaj atyre tė Bashkimit Evropian,
apo bujqėsia dhe ekologjia.
-
- Nė
fakt tabloja qė ofron Rumania ėshtė e dyzuar: midis tė
ashtuquajturve vende nė tranzicion, dmth tė shteteve tė
qeverisura nė tė kaluarėn nga komunistėt,
ajo ka filluar ndjekjen e pakushtėzuar tė kursit tė
reformave nė njė periudhė relativisht tė vonshme. Qeveria e
Bukureshtit nėn drejtimin e Jon Ilieskut, njė funksionari tė
lartė tė periudhės sė Ēausheskut, mbas pėrmbysjes dhe
ekzekutimit tė "kondukatorit" (Conducator = prijės)
deri nė vitin 1992, ka mbajtur njė qėndrim antidemokratik e
antiperėndimor. Nė Bukuresht spekullohej me idenė e njė
brezi shtetesh komuniste moderne, me shtrirje nga Baltiku deri nė
Detin e Zi, njė lloj "zone tampon" midis shteteve tė
Nato-s dhe Rusisė, tė qeverisura nė frymėn e Gorbaēovit.
-
- Mbas
shkrirjes sė Paktit tė Varshavės, Rumania qe i vetmi prej
vendeve tė Bllokut Lindor qė lidhi me Bashkimin Sovjetik -
asokohe ende ekzistues - njė marrėveshje dypalėshe pėr
"Bashkėpunimin, Fqinjėsinė e Mirė dhe Miqėsinė".
Iliesku filloi tė ndjekė njė kurs tė matur reformash dhe t'i
afrohej nė mėnyrė tė kujdesshme Perėndimit, vetėm
atėhere kur u pa qartazi se kėto ide nuk tejkalonin
cakun e iluzioneve. Megjithatė, deri nė vitin 1996, kur atė
nuk e zgjodhėn sėrish, ngjarjet rrodhėn si gjatė
njė valleje, ku dy hapa tė hedhura pėrpara ndiqen nga
njė hap prapa. Kjo gjė shfaqet qartazi, veē tė tjerash, edhe
nė faktin qė, nga njėra anė, Rumania ishte shteti i parė
evropianolindor i pėrfshirė nė Partneritetin pėr Paqe tė
Nato-s dhe i anėtarėsuar qysh mė 1993 nė Kėshillin e Evropės.
Por, nė anėn tjetėr, strukturat e brendshme mbetėn tė pacėnuara,
duke e shtyrė kėshtu eksperten pėr ēėshtjet e Rumanisė
pranė Institutit tė Evropės Juglindore nė Mynik, Aneli Ute
Gabonij, tė arrinte nė pėrfundimin se "Pėr shtatė vjet
Rumania do tė mbetet e pėrjashtuar nga pėrpjekjet qė do tė
ndėrmirren nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore nė drejtim
tė lirisė individuale, normalitetit ekonomik, rindėrgjegjėsimit
pėr vlerat e qytetėrimit dhe riafrimit tė vendit ndaj
sistemeve perėndimore tė ekonomisė, politikės e sigurisė
kombėtare".
-
- Kjo
ishte pėrkatėsisht trashėgimia, me tė cilėn u pėrballėn
Presidenti i ri Emil Konstadinesku dhe Qeveria e qendrės
sė djathtė, kur morėn pėrsipėr nė vitin 1996 pėrgjegjėsinė
e qeverisjes sė vendit. Rumania qe izoluar nga tregjet
financiare ndėrkombėtare, rezervat e saj valutore ishin
minimale, privatizimet ishin tė ngadalshme dhe zhvilloheshin nė
forma tė dyshimta e, rrjedhimisht, edhe interesimi i botės sė
jashtme pėr investime ishte tejet i pakėt. Nė lėmin e
ekonomisė mbizotėronte ndikimi shtetėror, kurse njohja e
mekanizmave tė ekonomisė sė tregut ishte nė njė shkallė
tejet tė ulėt. Tė gjithė kėto rrethana patėn pėr pasojė
qė deri nė vitin 1997 Komisioni i Bashkimit Evropian tė qe i
mendimit, se Rumania nuk ishte pjekur ende pėr fillimin e bashkėbisedimeve
pėr anėtarėsimin nė BE.
-
- Ndėrkohė
nė Bruksel qėndrimi nė fjalė i ėshtė nėnshtruar njė
rishyrtimi dhe nė pranverėn e vitit 2000 bashkėbisedimet e anėtarėsimit
janė vėnė gjithsesi nė lėvizje. Presidenti Konstandinesku
dhe Qeveria kanė bėrė pėrpjekje tė dukshme pėr tė bindur
Bashkimin Evropian dhe institucionet financiare ndėrkombėtare
mbi qėllimin kėmbėngulės pėr kryerjen e reformave dhe
displinėn financiare tė Bukureshtit, ndonėse politika e
ndjekur pėr kryerjen e reformave kushtėzohet nga fėrkime tė
brendshme sociale.
-
- Problemet
e mėdha tė Rumanisė, siē duket, mund tė zgjidhen vetėm me
etapa. Kjo ka tė bėjė, nė radhė tė parė, me mbrojtjen e
mjedisit, ēėshtje pėr tė cilėn gjatė periudhės sė
komunizmit dhe nė vitet qė pasuan pėrmbysjen nuk ėshtė
brengosur askush. U desh katastrofa e fundjanarit tė vitit
2000, kur nga njė minierė ari nė Rumaninė Veriperėndimore
u derdhėn disa mijėra metra kub solucion cianuri dhe ujėra
me pėrmbajtje metalesh tė rėnda nė lumin e Teisit, duke asgjėsuar
atje, si edhe nė ujrat e Danubit qė kalojnė nė Hungari dhe
Serbi, ēdo qenie tė gjallė, pėr tė kuptuar ēfarė pasojash
mund t'i sjellin vendit dhe mjedisit pajisjet industriale tė
vjetėruara e tė lėna pas dore. Ajo u pasua nė mars nga njė
ēarje dige nė minierėn Jasa tė rrethit tė Kluzhit. Kjo ēarje
i solli dėme mė tė pakta mjedisit, por, si kėmbanė alarmi,
ajo kurrsesi nuk duhet shpėrfillur.
-
- Nė
Rumani, siē kemi pėrmendur tashma mė lart, edhe bujqėsia, ku
punojnė ende 40 pėr qind e punonjėsve (pėr krahasim: nė
Sllovaki numri i tyre ka mbetur vetėm 10 pėr qind), ka nevojė
pėr njė rregullim tė ri; mbas pėrmbysjes, reforma bujqėsore
ka krijuar shumė miniferma, tė cilat me vėshtirėsi mjaftojnė
pėr t'u siguruar jetesėn bujqve, e jo mė pėr njė prodhim
tej kėtyre caqeve. Pushtetarėve tė Bukureshtit, cilido qoftė
orientimi i tyre politik, krahas kėtyre dy problemeve tė mėdha,
u duhet tė pėrballen edhe me domosdoshmėrinė e reformave tė
mėtejshme. Kėtu gjejmė aparatin e harlisur tė institucioneve
zyrtare, i cili shquhet pėr ekzistencėn e qortuar nė mėnyrė
tė pėrsėritur nga ana e ndėrkombėtarve tė njė numri tė
madh tė tė ashtuquajturave agjensi kombėtare me kompetenca tė
posaēme, por qė nė fakt nuk pėrbėjnė gjė tjetėr veē
ministrive paralele e, rrjedhimisht, dyfishojnė vetėm
burokracinė. Sistemi i taksave e tatimeve deri tashti ka qenė
i pazbėrthyeshėm; duheshin shlyer afro 80 taksa e tatime, gjė
qė nė fund tė vitit 1999 solli si rezultat qė dy tė tretat
e tė gjitha ndėrmarrjeve tė shpallnin humbjen apo njė fitim
tė barabartė me zero. Qysh mė 1 janar 2000 ka hyrė nė fuqi
njė sistem i reformuar taksash, i cili duhet tė thjeshtėzojė
urdhėresat e taksave, tė nxisė zhvillimin e ekonomisė
dhe tė sigurojė njė pėrllogaritje tė ndershme tė taksave.
-
- Mirėpo,
siē ėshtė shprehur edhe Presidenti Konstandinesku, para sė
gjithash lind nevoja e "ndryshimit tė mentaliteteve".
Nė Rumani ekziston ende njė mosbesim i madh ndaj ekonomisė sė
tregut, njerėzit nė fund tė fundit duan t'i ruajnė ndėrmarrjet
shtetėrore, e konsiderojnė shtetin si njė mbrojtės qė u
garanton vendet e punės dhe
mbajnė njė qėndrim mosbesues ndaj politikanėve, qė
shprehen nė favor tė reformave.
-
- Prandaj
nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė nė pranverėn e vitit 2000
Kryeministri Isaresku theksonte se: "Tashti pėr tashti
Rumania nuk ka njė ekonomi tregu funksionale, por njė surrogat
ekonomie tregu me shumė funksione tė gabuara." Mirėpo
ekonomia moderne parakupton tregje tė integruara, tė cilat nuk
mund tė funksionojnė pa institucione dhe ndėrlidhje. "Ne
nuk kemi as institucione dhe as ndėrlidhje, por nė vend tė
tyre ligje tė shumta e tė harbuara."
-
- Nė
Rumani pushtetarėve, tekembramja, u duhet tė pėrballen edhe
me dy probleme tė tjera, tė cilat, ē'ėshtė e vėrteta, qėndrojnė
jashtė lėmenjve tė reformave tė mirėfillta politike e
ekonomike. Fjala ėshtė pėr pozitėn qė zėnė romėt (ciganėt
endacakė) nė vend dhe zgjidhjen e ēėshtjes, se ēfarė duhet
bėrė me numrin e madh tė fėmijėve bredharakė e pa prindėr,
tė cilėt, duke lypur e vjedhur, si edhe tė organizuar nė
banda kriminale, pėrbėjnė
njė problem tė rėndėsisė parėsore nė rrafshin social e tė
politikės sė sigurisė, kryesisht nė kryeqytet, dmth nė
Bukuresht. Sipas regjistrimit tė fundit tė popullatės, romėt
pėrbėjnė 1,8 pėr qind tė 22,8 milionė banorėve tė
Rumanisė, dmth, pėrllogaritur nė vija tė trasha, plot
450'000. Megjithatė, askush nuk e quan korrekte kėtė shifėr.
-
- Njohėsit
e rrethanave tė Rumanisė dhe kryesisht tė rretheve bujqėsore,
nisen nga njė shifėr
e pėrgjithshme qė vėrtitet midis 1,8 dhe 2,5 milionė romėve.
Nė njė rast tė tillė numri i tyre do tė kapėrcente atė tė
hungarezėve (zyrtarisht plot 1,62 milionė) dhe do tė pėrbėnte
pakicėn mė tė fuqishme nė Rumani. Vetėkuptohet qė mbi bazėn
e kėtyre zhvillimeve zėdhėnėsit e tyre po u kundėrvihen
gjithnjė e mė me vendosmėri diskriminimeve tė vazhdueshme
kryesisht nė komunat bujqėsore dhe po kėrkojnė vėnien nė
pozita tė barabarta qytetare me popullatėn shumicė, si edhe
mbrojtjen nga ana e institucioneve zyrtare. Mirėpo, edhe sikur
institucionet zyrtare tė ishin gjithkund tė gatshme pėr t'i
trajtuar romėt si qytetarė me tė drejta tė barabarta, do tė
ishte prapėseprapė e nevojshme qė vetė popullata tė kapėrcente
druajtjet dhe ngurrimet tejet tė lashta kundrejt
"arixhinjve".
-
- Udhėheqja
e Rumanisė dhe Presidenti Konstandinesku kanė arritur, mbas
grindjesh dhjetėvjeēare etniko-politike, njė pajtim me pakicėn
hungareze mbi bazėn e njė vetadministrimi lokal.
Ky pajtim u vulos solemnisht mė 1998 gjatė njė vizite
shtetėrore nė Budapest. (Njė vėrejtje anėsore mbi temėn e
pakicave: pakica gjermane e saksėve tė Transilvanisė dhe e
shvabėve tė Banatit, dikur mė e fuqishmja nė juglindje, e
cila para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore numėronte
ende 800'000 vetė dhe gjatė periudhės sė sundimit komunist
akoma 400'000, ėshtė rrudhur tashma nė 70'000.)
-
- Pavarėsisht
nga problemet e ndėrlikuara etnike, politike e sociale
Presidenti Konstandinesku dhe qeveria e qendrės sė djathtė
janė futur nė qindvjeēarin e ri jo pa shpresa. Mbas goditjeve
prapėsuese tė viteve 1997/98 dhe stanjacionit mė 1999, pritet
qė viti 2000 tė mbyllet me njė bilanc tregtar tė
drejtpeshuar, njė rritje ekonomike prej 1,3 pėr qind tė
prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar (mė 1999 ishte ende -4%)
dhe me njė pakėsim tė inflacionit nga 27 pėr qind nė 12,5 pėr
qind. Qeveria shpreson gjithashtu tė pėrfitojė nga hovi
koniuktural nė Bashkimin Evropian, duke qenė se kuota e
eksportit prej 66 pėr qind dėshmon pėr njė ndėrthurrje
tregtare tejet tė fuqishme me BE-nė.
-
- Politika
e kursimeve dhe kufizimeve ekonomike (Austerity-Politik ?), e
ndjekur prej qeverisė, ka kėrkuar sidoqoftė nga popullata
flijime tė mėdha. Shkurtimet e ndėrmarra detyrimisht nga
qeveria nė sektorėt social, kanė patur pėr pasojė uljen e
standardit tė jetesės dhe krijimin e gjendjeve tė acaruara
sociale, tė cilat janė shndėrruar nė mėnyrė tė pėrsėritur
nė demonstrata dhe greva. Nė Rumani ėshtė krijuar njė shoqėri
dy klasash; nė njėrėn anė qėndron masa e madhe e atyre qė
jetojnė nė kufijtė e minimumit jetėsor, ndėrsa nė anėn
tjetėr njė shtresė e hollė
pasanikėsh tė rinj, tė cilėt kanė grumbulluar pasuri
tė mėdha nė sektorėt ekonomik ende shtetėror nėpėrmjet
korrupsionit dhe ndėrthurrjeve me politikėn. Ndėrkohė qė kėta
funksionarė ekonomik sigurojnė paga mujore qė arrijnė deri nė
70 milionė lei (rreth 12'000 marka gjermane (DM) - shumė kjo e
jashtėzakonshme pėr kushtet e Rumanisė), minatorėt e papunė
tė luginės sė Shilit lyejnė trupat e tyre me benzinė dhe pėrpiqen
tė djegin vetveten, pėr tė tėrhequr vėmendjen nė drejtim tė
gjendjes sė tyre tė mjeruar.
-
- Qeveria
nė fakt duhet tė mbajė njė drejtpeshim tė vėshtirė ndėrmjet
manovrimit me borxhet e mėdha tė jashtme (nė fund tė 1999:
6,2 miliarė dollarė amerikan), reformave strukturore, kushteve
tė vėna prej Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr politikėn
buxhetore dhe masave tė politikės sė kursimeve dhe kufizimeve
ekonomike qė rrjedhin prej tyre. Fundi i vitit 2000 do tė
tregojė si ėshtė vlerėsuar kjo nga popullata. Atėhere do tė
zhvillohen si zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe ato
parlamentare; rikthimi nė pushtet i Jon Ilieskut e i partive
nacionaliste dhe atyre tė majta qė e mbėshtesin atė, gjė qė
nuk pėrjashtohet nga disa vėzhgues, do tė shoqėrohet sė
paku me vonimin e pėrpjekjeve tė udhėheqjes sė tanishme pėr
pėrfshirjen e Rumanisė nė strukturat e Perėndimit.
-
-
- Bullgaria
e zellshme - midis shpresės pėr anėtarėsim nė Bashkimin
Evropian dhe nostalgjisė
-
- Sofja
ėshtė sot njė qytet shumėngjyrėsh e plot gjallėri.
Kryeqyteti i Bullgarisė me elementet e tij arkitektonik tė
borgjezisė sė madhe, tė trashėguara nga shekulli XIX
dhe XX, ka qenė i hijshėm dhe i kėndshėm qysh mė parė,
madje edhe gjatė periudhės sė komunizmit. Mirėpo sot, falė
pranisė tregtare ndėrkombėtare dhe mbajtjes sė njė qėndrimi
tejet tė hapur ndaj shoqėrisė perėndimore tė konsumit, ky
qytet ka hedhur edhe njė hap tjetėr pėrpara nė kėtė
drejtim. Pėrgjatė rrugėve kryesore kanė hapur filialet e
tyre firmat mė emėrmėdha tė Francės, Italisė e Gjermanisė.
Sikur vitrinat tė ishin tregues i fuqisė blerėse, do tė mund
tė mendohej se gratė e Sofjes veshin ēdo natė fustane tė
gjata elegante dhe parapelqejnė kėpucėt, qė nė tė vėrtetė
nuk i shkojnė pėr shtat gjendjes sė trotuarėve tė qytetit tė
tyre. Por, po tė kundrojmė mė me vėmendje, do tė vėmė re
se dyqanet janė fare bosh e shitėsit dhe shitėset ēuditen
kur afrohet ndonjė klient i rrallė, i cili nė fund tė fundit
del tė jetė i huaj ose i lidhur me mafian vendase.
-
- "Qeveria
jonė gėnjen dhe populli e di kėtė gjė", na shpjegon
gjatė bisedės njė gazetar bullgar, i cili ėshtė i mendimit
se tė dhėnat zyrtare mbi zhvillimin pozitiv tė shoqėrisė e
mbi gjendjen sociale, i shėrbejnė vetėm kujdesit pėr
krijimin e imazhit kundrejt BE-sė. Mirėpo, realish, vazhdon tė
mbizotėrojė varfėria e madhe, njė papunėsi e jashtėzakonshme
dhe ngecja nė vend e ekonomisė, kryesisht nė sektorin e bujqėsisė.
-
- Nė
fakt, nga njėra anė, duke qenė njėri prej shteteve kandidate
tė Evropės Juglindore pėr t'u lidhur mė ngushtėsisht me
Bashkimin Evropian, Bullgaria ėshtė njėkohėsisht vendi qė
ka pėrmbushur nė masėn mė tė madhe kushtet paraprake
sociale e ekonomike tė kėrkuara nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar
(FMI). Mirėpo, bash kjo rrethanė e ka detyruar kėtė popull,
i cili qysh nga "pėrmbysja" ka pėrjetuar krizat mė
tė kėqija ekonomike tė historisė sė tij tė kohėve tė
fundit, tė bėjė flijime tė jashtėzakonshme. Nga njė studim
i Institutit tė Krahasimeve Ekonomike Ndėrkombėtare tė Vjenės
mbi zhvillimet e
pritshme nė vendet e tranzicionit gjatė periudhės 1998/99, nė
rastin e Bullgarisė nuk spikat ndonjė gjasė e atypėratyshme
pėr pėrmirėsime.
-
- Viti
1999, si pasojė e bombardimeve tė rrugėve tė transportit
dhe kryesisht tė urave tė Danubit nga Nato-ja, solli njė
keqėsim tė mėtejshėm tė gjendjes. Pėr kėtė arsye u ndėrprenė
nė radhė tė parė eksportet e mallrave nė drejtim tė
Jugosllavisė sė cunguar dhe nė njė masė mė tė vogėl edhe
nė drejtim tė vendeve tė BE-sė. Gjatė vitit 1999 u shėnua
njė pakėsim i eksporteve nė masėn 15 pėr qind, gjė qė
solli, nga ana tjetėr, njė rritje tė ndjeshme tė deficitit nė
bilancin tregtar dhe tė pagesave. Kėshtu lindi nevoja e
mbylljes sė disa fabrikave dhe edhe turizmi, veēanėrisht ai nė
Danub, por edhe ai nė Detin e Zi, u cėnua rėndė. Po ashtu si
vendet e tjera, qė ishin fqinjė tė vatrave tė krizės, edhe
Qeveria Bullgare kėrkon kompensime pėr qėndrimin e saj properėndimor
nė kėtė konflikt. Kostoja pėrkatėse pėrllogaritet
nga 800 milionė deri nė njė miliardė dollarė.
-
- Mirėpo,
nėpėrmjet luftės sė Kosovės, Bullgaria - po ashtu si
Rumania - i kanė siguruar vetes
pėrparėsi nė rrafshin politik. Bullgaria - si edhe Rumania -
i dhanė Nato-s tė drejtėn e fluturimeve mbi territoret e tyre
dhe nuk pranuan tė pėrkrahin Rusinė e prandaj Perėndimi ka
detyrime morale dhe financiare ndaj tyre. Nė kėtė sfond, nė
rrafshin moralo-politik pala bullgare po parashtron kėrkesa qė
pranimi nė Nato dhe nė Bashkimin Evropian tė njėmendėsohet
mė shpejt sesa parashikimet e deritanishme. Kjo pėrbėn,
padyshim, nė radhė tė parė njė ēėshtje, qė paraqet
interes jetėsor pėr Qeverinė e tanishme tė "Bashkimit tė
Forcave Demokratike" (SDS), ngaqė
popullariteti i kryeministri Ivan Kostov po pėson
aktualisht humbje tė ndjeshme. Nė kėtė rast faji nuk rėndon
vetėm mbi problemet ekonomike dhe akuzat pėr korrupsion, tė
ngritura kundėr tė gjitha qeverive qysh nga viti 1992 - dhe
tashti edhe kundėr asaj qė ushtron funksionet e saj prej vitit
1997 -, por sėrish edhe mbi ngjarjet e luftės.
-
- Ndėrhyrja
e Nato-s i ka ashpėrsuar mė tej pikėpamjet alternative
politike; nė radhėt e socialistėve (BSP - komunistėt e
dikurshėm) edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė pėrfytyrime
nostalgjike pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė me Rusinė,
ndėrsa, nga ana tjetėr, nuk mungon pėrmallimi jo mė pak
tradicional pėr njė lidhje tė ngushtė me Perėndimin
evropian. Bullgaria, e cila gjatė periudhės komuniste ėshtė
quajtur vasali mė besnik i Bashkimit Sovjetik - "Kur nė
Moskė bie epidemia e gripit, Todor Zhivkovi zė shtratin",
bėhej shaka asokohe nė Sofje -, kishte lejuar megjithatė edhe
gjatė asaj periudhe shkolla gjermane dhe franceze nė Sofje e
madje edhe nė qytetet provinciale. Shkrimtarėt dhe artistėt pėrfitonin
nga miqėsia me BRSS e, rrjedhimisht, mundėsitė e mėdha tė
shitjes sė veprave tė tyre, por edhe bursistėt bullgarė tė
institucioneve europerėndimore mund tė luanin njė farė roli
nė jetėn kulturore bullgare. Artet figurative
kanė gėzuar njė hapėsirė tė pranueshme edhe gjatė
periudhės sė komunizmit. Sot, afro dhjetė vjet mbas pėrmbysjes,
jetės kulturore nuk i dėgjohet zėri. Shteti bullgar nuk ka
para pėr kulturėn dhe aq mė pak konsumatorėt potencial.
-
- Midis
kushteve qė iu janė vėnė kandidatėve tė BE-sė - si edhe
vendeve pritėse nė kuadrin e Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) - bėn pjesė, veē tė tjerash, edhe bashkėpunimi
mė i ngushtė rajonal pėr ēėshtjet e politikės sė
sigurimit. Nė kėtė vazhdė Bullgaria ka pėrfunduar njė pakt
sigurimi me Rumaninė, ėshtė marrė vesh nė njė farė mase
me Turqinė pėrsa i pėrket ēėshtjes sė brishtė tė pakicės
turke nė Bullgari dhe ka ndėrmarrė disa pėrēapje pėr tė rėnė
nė ujdi me Republikėn e pavarur tė Maqedonisė. Gjithsesi kjo
ėshtė bėrė vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore, mbasi njohja
e hamendėsuar e kėsaj Republike nuk pėrfshin njėkohėsisht
njohjen e plotė tė gjuhės maqedonase e tė kombit maqedonas.
Nė rrafsh qeveritar ėshtė kumtuar vetėm respektimi i rrethanės
qė kushtetuta e Republikės sė Maqedonisė shpall si gjuhė
zyrtare maqedonishten - dhe jo bullgarishten qė ka afėri tė
madhe me te. Pėrveē kėsaj, nė njė kumtesė tė shkurtit
1999, tė dyja palėt sigurojnė se nuk do tė ngrenė kurrfarė
pretendimesh territoriale kundrejt njėra-tjetrės. Sot pakica
maqedonase nė Bullgari nuk ndodhet mė nėn trysninė politike
tė Sofjes.
-
- Probleme
tė njė natyre krejtėsisht tjetėr shtrohen nga njė pakicė
tjetėr - romėt (ciganėt). Nė kėtė grup tė popullatės
papunėsia ėshtė tej mase mė e lartė se mesatarja bullgare.
Pėr kėtė, si gjithkund, bashkėpėrgjegjės janė pjesėrisht
zakonet e ngulitura tė romėve, por nė radhė tė parė qėndrimi
pėrgjithėsisht mospranues i shumicės bullgare. Nė fakt edhe
kėtu kemi tė bėjmė me njė problem, virulenca e tė cilit
spikat nė shumicėn e vendeve tė tjera tė kėsaj hapėsire.
-
- Nė
Bullgari janė ndėrmarrė njė sėrė nismash me bazė ndėrkombėtare,
por edhe kombėtare, pėr tė ērrėnjosur konceptet klishe tė
"vjedhėsve dhe cubave" e tė "ciganėve dembelė".
Ky ėshtė njė proces, i cili, sigurisht, nuk mund tė japė
menjėherė frytet e tij dhe kjo ndodh, kryesisht, mbasi varfėria
dramatike e romėve - me pėrjashtim tė disa njerėzve me xhep
tė ngrohtė nga radhėt e tyre - nuk u krijon atyre asnjė mundėsi
ekzistence "legale" nė njė Bullgari, e cila nė fund
tė fundit ndodhet vetė nėn
trysninė e problemeve tė saj ekonomike. Ndėrkohė janė
ndėrmarrė njė sėrė nismash pėr forcimin e pavarėsisė
kulturore tė romėve dhe problemi nė fjalė ėshtė trajtuar
edhe nė disa studime e botime sociale mbi kėtė temė. Pėrveē
kėtyre, nėpėrmjet
shkollave ditore, po bėhen pėrpjekje pėr tė pakėsuar
deficitin kulturor tė kėtij grupi tė popullatės dhe pėr tė
pėrkrahur integrimin e tyre. Sidoqoftė projektet e kėtij
lloji pėrbėjnė ende raste tė rralla.
-
- Nė
periudhėn parakomuniste, por edhe gjatė kohės sė qeverisjes
komuniste, bullgarėt kanė gėzuar namin e "kopshtarėve tė
Ballkanit". Megjithė kolektivizimin komunist tė bujqėsisė
dhe dobėsitė qė ishin pjesė e kėtij sistemi, disa ferma
shtetėrore prodhonin mallra tė mira. Automjetet e mėdha
frigoriferike me mbishkrimin "Bulgaria" kanė qenė
pjesė pėrbėrėse e tablosė sė pėrditshme tė autostradave
evropiane deri nė periudhėn e "pėrmbysjes". Ato
transportonin kryesisht domate bullgare me njė shije tejet
pikante, tė cilat kishin zėnė njė vend tė qėndrueshėm nė
tregjet perėndimore - po ashtu si edhe ato tė konkurentėve tė
tyre shqiptarė. Sot kėto tregje furnizohen kryesisht me fruta
e perime tė prodhuesve nga Bashkimi Evropian, dmth nga Italia,
Portugalia e Spanja. Bujqėsia bullgare nuk ėshtė mė nė
gjendje tė konkurojė, fshatarėt dhe bujqit fitojnė aq pak,
saqė atyre u mungon ēdo lloj joshjeje; nga ana tjetėr atyre u
mungon edhe pėrkrahja. Nė tė njėjtėn kohė, deri sot nė
Bullgari nuk janė bėrė pothuajse fare investime tė huaja.
Qeveria e mėparshme, po ashtu si e tanishmja,
i ka pėrmbushur nė mėnyrė tepėr tė ngadalshme kėrkesat
pėr ligjet e nevojshme pėrkatėse, ndėrsa privatizimi po
zhvillohet edhe kėtu, si nė vendet e tjera tė varfra, me
mefshtėsi dhe jo rrallė nė "rrugė tė shtrembėra".
-
- Nė
analizat kritike mbi proceset e zhvillimeve tė brendshme
bullgare, pėr shembull nė tė pėrkohshmen nė gjuhėn
gjermane "Fletorja Ekonomike Bullgare/Bashkėbisedim me
Evropėn Juglindore", ėshtė theksuar nė mėnyrė tė pėrsėritur
se korrupsioni i pėrhapur gjerėsisht lidhet, veē tė tjerash,
me rrogat e kėqija tė nėpunėsve. Ai shpjegohet, po ashtu,
me mėritė e ministrive dhe institucioneve zyrtare ndaj
"sipėrmarrėsve privat". Takimet me ta shquhen nga
mungesa e besimit, kundrejt tyre si "kapitalist" -
sipas koncepteve tė trashėguara nga epoka komuniste - mbahet qėndrim
refuzues dhe, gjithsesi, pėrkrahen pa ndonjė dėshirė tė
posaēme. Ky qėndrim i pėrgjithshėm ka gjetur shprehje edhe nė
ligjet dhe rregullat ligjore mbi taksat dhe tatimet pėr ndėrmarrjet
e vogla private. Kritikėt pohojnė se, po tė pėrmbusheshin me
tė vėrtetė tė gjitha detyrimet e pagesave, asnjė ndėrmarrje
nuk do tė ishte nė gjendje tė mbijetonte. Mirėpo duke iu
shmangur kėtyre detyrimeve, kėto ndėrmarrje jo vetėm japin
ndihmesėn e tyre pėr krijimin e deficitit financiar tė
shtetit, por, ngaqė nuk i regjistrojnė tė gjithė bashkėpuntorėt
e tyre, tė cilėt shėnohen mandej nė statistikė si tė
"papunė", ndikojnė tėrthorazi edhe nė pėrpilimin
e njė statistike tė falsifikuar. Njė numėr relativisht i
madh njerėzish ka dy punė, por nuk paguan taksat pėrkatėse.
Po ashtu, krahas skamjes sė madhe, ka edhe shumė njerėz, qė
i pėrmbushin nevojat e tyre pėr artikuj ushqimorė bazė nėpėrmjet
ekonomive tė vogla bujqėsore vetiake apo tė tė tjerėve. Nė
kėtė mėnyrė mjegullohet
tabloja e pėrgjithshme disi mė pozitive e situatės
bullgare.
-
- Nuk
ėshtė pėr t'u ēuditur qė Bullgaria - po ashtu si Rumania -
nė pozicionin e saj tė tanishėm tė partnerit nė
bashkėbisedimet pėr anėtarėsimin nė BE, ushqen
shpresa tė mėdha pėr njė anėtarėsim tė pėrshpejtuar.
Fondi Monetar Ndėrkombėtar e ka lavdėruar Bullgarinė pėr
pagesat e saj tė rregullta tė kredive. Bullgaria ėshtė e
mendimit se i ka njėmendėsuar nė njė masė tė madhe kushtet
paraprake tė caktuara pėr pranimin nė BE, tė paktėn nė
krahasim me vendet e tjera kandidate pėr anėtarėsim.
Kėto shpresa pėrbėjnė njė detyrim pėr Bashkimin
Evropian dhe Paktin e Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit), duke
qenė se ato ushqehen nga qėndrimi i vetė kėtyre
institucioneve evropiane. Edhe nė kėtė vėshtrim vlen ajo qė
kemi theksuar nė mėnyrė tė pėrsėritur nė kėtė libėr,
dmth se lulėzimin e ekonomisė nuk mund t'a sjellin
vetėm projektet e mėdha nė lėmin e infrastrukturės,
sado tė rėndėsishme qofshin ato. Sukseset pozitive tė
projekteve tė tilla janė afatgjata. Mirėpo nė kėto shtete
njerėzit kanė
nevojė tė shohin pėrparime tė shpejta, atyre u nevojiten
perspektiva tė kapshme.
-
-
- VĖSHTRIM
PERSPEKTIV: QĖNDRUESHMĖRI - PREMTIM APO ILUZION?
-
- Vendet
nga trevat e Jugosllavisė sė dikurshme, para sė gjithash
Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, ndodhen ende shumė larg njė qėndrueshmėrie
"tė vetėmbajtur" (qė mbahet nė kėmbė me forcat e
veta). Pra, trupat ndėrkombėtarė nėn udhėheqjen e Nato-s,
do tė duhet tė qėndrojnė atje edhe pėr njė periudhė kohe
tė paparashikueshme.
-
- Madje
nuk pėrjashtohet as nevoja e zgjerimit tė mėtejshėm tė zonės
sė dislokimit tė tyre, nė qoftė se nė Republikėn Federale
tė Jugosllavisė do tė shpėrthente njė konflikt i armatosur
midis Serbisė dhe Malit tė Zi ose nė rast se acarimet midis
regjimit tė Millosheviēit dhe opozitės serbe do tė shpinin nė
situata tė pėrafėrta me luftėn civile. Nato-ja ka ndėrhyrė
tashma dy herė nė pėrleshje tė armatosura brenda Jugosllavisė
sė dikurshme. Nato-ja nuk mund tė pranojė e tė qėndrojė
dorėjashtė njė pėshtjellimi tė atyshėm tė pėrgjithshėm,
thjesht duke patur parasysh pozicionin qendror tė Serbisė nė
Ballkan e pasojat e tij tė mundshme mbi shtetet fqinje.
-
- Nė
zonėn e Jugosllavisė sė dikurshme ekzistojnė tri ēėshtje,
tė cilat duhet tė vihen nė qendėr tė vėmendjes, nė rast
se kėrkohet qė Pakti i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) tė
japė ndihmesėn e tij pėr konsolidimin e Ballkanit. Njėra
prej tyre lidhet me Bosnje-Hercegovinėn: a do tė ngulet kėmbė
nė njėmendėsimin konsekuent tė Marrėveshjes sė Dejtonit
apo, pėr tė ruajtur njėsinė e vendit, duhet bėrė
rishqyrtimi i saj? E dyta ka tė bėjė me Kosovėn; pa arritjen
e njė marrėveshjeje brenda vetė bashkėsisė ndėrkombėtare
dhe me shqiptarėt e Kosovės mbi statusin e ardhshėm tė kėsaj
province tė banuar nga shumica shqiptare, ėshtė e pamundur qė
atje tė krijohen struktura tė qėndrueshme politike e
administrative. Dhe e treta, por jo e fundit; pa pėrfshirjen e
Serbisė dhe Malit tė Zi nė Paktin e Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) nuk mund tė arrihet konsolidimi politik e
ekonomik i Ballkanit. Mirėpo kjo nuk mund tė ngjasė, sa kohė
qė Sllobodan Millosheviēi tė gėzojė pushtet tė pakushtėzuar
nė Jugosllavinė e cunguar. Pra, fati i regjimit tė Millosheviēit
nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje e politikės sė brendshme
serbe, por edhe e politikės ndėrkombėtare.
-
- Pėrsa
i takon Kosovės, do tė jetė e nevojshme tė shoshitet sėrish
e famshmja rezolutė 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve
tė Bashkuara. Kjo rezolutė parasheh, nga njėra anė,
autonominė e zgjeruar tė Kosovės brenda Republikės Federale
tė Jugosllavisė, duke krijuar, nga ana tjetėr, rrethana, tė
cilat tė ēojnė de fakto nė drejtim tė mėvetėsisė shtetėrore
tė kėsaj province. Kjo, sipas mendimit tė njė vėzhguesi
britanik, ėshtė njėlloj sikur tė kėrkohet nga njė vajzė e
re tė mbesė e virgjėr, por duke shpresuar njėkohėsisht se
ajo do tė presė me interesim gėzimet e tė qenurit nėnė.
-
- Nė
kėndvėshtrimin afatgjatė, pavarėsisht nga rregullimi i ēėshtjes
sė Kosovės, "ēėshtja shqiptare" nuk mund tė lihet
thjesht e hapur nė zemėr tė Ballkanit. Nė Maqedoni duhet qė,
pėrmes njė pajtimi midis "popullit shtetbėrės"
sllavo-maqedonas dhe etnisė sė fuqishme shqiptare nė perėndim
tė vendit, tė arrihet forcimi i shtetit tė pėrbashkėt. Nė
Shqipėri komisioneve ndėrkombėtare do t'u duhet tė pėrkujdesen
pėr njė rend tė brendshėm tė qėndrueshėm. Pėrndryshe dy
grupimet mė tė fuqishme politike tė vendit, ai
"qytetar" dhe ai "socialist", do tė luftojnė
me tė gjitha mjetet njėri-tjetrin, ashtu siē pėrlesheshin
dikur klanet mė tė fuqishme pėr sundimin e vendit. Vetėm
zgjedhjet parlamentare nuk pėrbėjnė rrugėdalje, mbasi partia
fituese do tė shihte rishtas nė suksesin e saj njė ligjėsim
tė gllabėrimit tė pushtetit nė tė gjithė lėmenjtė e
shtetit.
-
- Sė
fundi, Pakti i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) nuk do t'i pėrmbushė
detyrat dhe nuk do tė ushtrojė ndikimin e tij, nė qoftė se
nuk do tė ketė parasysh nė radhė tė parė domosdoshmėrinė
pėr tė nxitur e pėr t'i dhėnė hov prodhimit nė vendet e
prekura. Vendet e punės duhen krijuar para sė gjithash nė
ekonominė e "vogėl". Sepse kėshtu u krijohen edhe
njerėzve perspektiva individuale.
-
- Rėndėsi
jetike pėr arritjen e sukseseve kanė, mė sė fundi, edhe marrėdhėniet
midis vendeve marrėse e atyre dhuruese. Bashkėsia ndėrkombėtare
e ka humbur tashma nė njė masė tė madhe paradhėnien e
shpresave dhe mirėbesimit nė popullatėn e vendeve tė
qeverisura nė tė kaluarėn nga komunistėt. Prandaj, tė
gjitha pėrpjekjet e Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) - tė kėsaj "ideje tė shkėlqyeshme"
- nuk do tė jenė tė frytdhėnėse pa krijuar rishtas njė mirėbesim
tė ri.
-
- E
pėrktheu: Pjetėr RODIQI
|
|