17.08.2003 - Trepca.net

VOLFGANG LIBAL (WOLFGANG LIBAL)

KRISTIN FON KOL (CHRISTINE VON KOHL)

BALLKANI FAKTOR QĖNDRUESHMĖRIE APO PĖSHTJELLIMI NĖ EVROPĖ

E pėrktheu: Pjetėr RODIQI


   
Fundi i komunizmit - ndikimet e kėsaj dukurie mbi Ballkanin
Tė drejtat e njeriut - njė kapitull plot keqkuptime
Sulmet e Nato-s kundėr Jugosllavisė sė cunguar
Pakti i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit)
Etapat e "idesė sė madhe"
Programi
Siguria
Si e shohin vetveten popujt e Ballkanit
MBAS DY LUFTĖRAVE BOTĖRORE:
PROBLEMI KYĒ SERBIA
Republika Federale e Jugosllavisė - arrogancė dhe  mashtrim
Marrėdhėniet ndėrmjet republikave
Marrėdhėniet midis Serbisė dhe Malit tė Zi - guri i provės
Mali i Zi
Pafuqishmėria e opozitės serbe
Kroacia - nė rrugėn drejt Evropės
Bosnje-Hercegovina - fli dhe e flijuar
Maqedonia - shtet mbi njė kreshtė tė ngushtė
Rumania e dyzuar - ndėrmjet Evropės Qėndrore dhe Detit tė Zi
Bullgaria e zellshme - midis shpresės pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe nostalgjisė
VĖSHTRIM PERSPEKTIV: QĖNDRUESHMĖRI - PREMTIM APO ILUZION?
     

     
Shqipėria - rrėmujė dhe shpresė
 
Mund tė mendohet se nga Shqipėria nuk ka "asgjė tė re", mbasi tek mediat nuk gjen pothuajse asnjė "njuz" (nė tekst: news) dhe vetėm nė raste tepėr tė rralla ndonjė kronikė tė pėrditėsuar. Dihet se edhe Shqipėria ėshtė pėrfshirė nė projektin e Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit), ndonėse nuk ėshtė e lehtė tė mos krijosh pėrshtypjen se ne kėtė vėshtrim nga ana e institucionit tė Hombahut nuk tregohet ndonjė angazhim i posaēėm. Tė paktėn deri tashti janė paraparė vetėm projekte infrastrukturale, tė cilat kanė, padyshim, rėndėsinė e tyre, por nuk janė tė domosdoshme nga pikėpamja jetike pėr kėtė vend tė rrezikuar nga brenda.
 
Shqipėria ka kufij tė pėrbashkėt me Greqinė, qė ėshtė anėtare e Nato-s dhe kufizohet me zonėn e krizave tė Maqedonisė, ku jeton pakica e saj e fuqishme shqiptare si edhe me Malin e Zi, i cili ka krijuar njė raport tė rrezikshėm acarimi, nga njera anė, me Serbinė dhe, nga ana tjetėr, brenda vendit ndėrmjet grupeve proserbe dhe atyre kundėrserbe. Shqipėria ndan, sė fundi, edhe njė pjesė tė kufirit me Kosovėn, e cila  nė fakt qeveriset nga bashkėsia ndėrkombėtare, por e ardhmja e sė cilės vazhdon tė jetė, prapėseprapė, krejtėsisht e papėrcaktuar. Qėndrueshmėria nė Shqipėri pėrbėn gjithsesi njė faktor tė paktėn po aq tė rėndėsishėm pėr zhvillimet nė gjithė trevėn e Evropės Juglindore sa edhe pėr ato tek fqinjėt e saj nė veri e nė lindje. Bash prandaj do tė ishte mė se i nevojshėm njė angazhim "i posaēėm" ndėrkombėtar.
 
Pėr dhjetėra vite me radhė nė Evropėn Perėndimore - me pėrjashtim tė lexuesve tė librave tė Karl Majit (Karl May)- nuk dihej pothuajse asgjė pėr Shqipėrinė. Mė vonė, kur nė media filloi tė pėrmendej ndonjė fjalė pėr kėtė vend ballkanik me male tė larta e me plazhe tė mrekullueshme pranė brigjeve tė Adriatikut e tė Detit Jon, nė shumicėn e rasteve bėhej fjalė vetėm pėr "bad news" (lajme tė kėqija).
 
Madje edhe nė vitet 1990/1991, kur nė Perėndim mbėrritėn lajmet qė kishin tė bėnin me rėnien pėrfundimtare tė regjimit tė Enver Hoxhės dhe me festimet e gėzimit pėr "lirinė" e porsafituar, nė to flitej njėkohėsisht pėr njė pėshtjellim tė plotė, pėr klishetė e gjakmarrjes e pėr ikje masive. Mė vonė, gjatė gjysmės sė dytė tė viteve nėntėdhjetė, Shqipėria pushtoi rishtas titujt kryesorė, pėrsėri flitej pėr pėshtjellim tė pėrgjithshėm, madje kėtė herė pėr luftė civile si edhe pėr ikje masive. Pastaj, pėr njė vit tė tėrė me radhė, zotėroi prapė heshtja e plotė. E mandej, papritmas, filluan tė dėgjoheshin vetėm fjalė tė mira - pra, fjalė qė kishin tė bėnin me masėn e refugjatėve tė dėbuar apo tė arratisur nga Kosova.
 
Plot 450'000 kosovarė qė kishin marrė arratinė pėr shkak tė pėrndjekjeve serbe dhe bombave tė Nato-s - shifėr kjo qė i pėrgjigjet njė tė pestės sė popullsisė sė Shqipėrisė - kishin nevojė tė ngutshme pėr t'u strehuar dhe ushqyer; pra, bėhej fjalė pėr dyfishin e numrit tė refugjatėve tė pranuar nga Maqedonia qė ėshtė po ashtu njė ndėr vendet mė tė varfra. Nė tė dy kėto vende organizatat ndėrkombėtare humanitare u ndodhėn para detyrash tė jashtėzakonshme dhe u pėrpoqėn me tė gjitha forcat pėr tė sjellė sa mė shpejt qė tė ishte e mundur ndihma, gjė qė synohej njėkohėsisht edhe nga popullsia vendase e Shqipėrisė. Pothuajse 75 pėr qind e refugjatėve gjetėn strehim tek familjet mikpritėse, dukuri kjo qė shtroi kėrkesa tė posaēme para organizatave tė pėrmendura, mbasi kėta refugjatė, tė strehuar nė mėnyrė tė decentralizuar, si edhe strehuesit e tyre, duhet tė furnizoheshin individualisht nė mėnyrė tė rregullt me ushqime. Nė prill tė vitit 1999, sipas tė dhėnave tė UNHCR-s, nė tė ashtuquajturat streha kolektive ishin vendosur gjithashtu rreth 70'000 njerėz dhe rreth 30'000 tė tjerė nė kampingje. Mjekė, tė ardhur nga shumė vende tė ndryshme, luftonin ēdo ditė kundėr rrezikut tė epidemive, posaēėrisht pėr shkak tė pajisjeve tė kėqia sanitare. Kėto ishin arritje madhėshtore.
 
Fakti qė kaq shumė kosovarė gjetėn strehė tek familjet mikėpritse, i detyrohet, natyrisht, para sė gjithash, rrethanės se shumė prej tyre kishin nė Shqipėri tė afėrmit e tyre. Nga ana tjetėr, fakti qė kėta tė afėrm, ndonėse vetė tejet tė varfėr, nuk ngurruan t'i pranojnė tė pastrehėt zgjoi admirimin e gjithė botės.
 
Puna nuk mbeti vetėm tek admirimi; nga ana e ndėrkombėtarėve u premtuan para dhe shpėrblime nė natyrė, qė do t'u jepeshin familjeve mikpritėse - duke qenė se pjesės dėrrmuese tė refugjatėve gjatė verės sė vitit 1999 u ishin krijuar mundėsitė e rikthimit nė shtėpitė e tyre - si njė kompensim, qoftė edhe modest, pėr skamjen dhe flijimet e bėra nė kushtet e njė ngushtice tė tejskajshme. Gjithsesi, deri sa mbėrritėn  mallrat dhe paratė e premtuara, tė cilat prapėseprapė qenė mė tė pakta se premtimet e bėra, u desh tė kalojė njė kohė e gjatė. Nato-ja, e cila qysh nga dita e parė deri ditėn e fundit tė krizės, u morr me mbartjen e  njerėzve e tė mallrave me mjetet e saj tė panumėrta tė transportit, nėpėr rrugė tė rrėnuara, tė cilat u dėmtuan kėshtu edhe mė tepėr, kishte premtuar gjithashtu se do tė merrte pėrsipėr rregullimin e tyre. Kėto para  priten edhe sot e kėsaj dite nė Shqipėri, ndonėse nga drama e refugjatėve ka kaluar mė tepėr se njė vit.
 
Megjithatė, sot mund tė thuhet se nė fund tė fundit kriza e Kosovės ėshtė shoqėruar me njė zhvillim ekonomik pozitiv nė Shqipėri. Gjatė vitit 1999 u shėnua njė rritje ekonomike reale nė masėn tetė pėr qind, meqė vetė organizatat ndėrkombėtare humanitare i blenin nė Shqipėri artikujt ushqimorė dhe materjalet e tjera tė nevojshme, duke dhėnė kėshtu ndihmesėn e tyre pėr njė lulėzim tė konsiderueshėm tė ekonomisė vendėse, i cili do tė ketė gjithsesi vetėm karakterin e njė pėrftese tė pėrkohshme.
 
Siē pohojnė Sabine Ridel dhe Mihael Kalman nė studimin e tyre tė hollėsishėm me temė "Destabilizimi i Evropės Juglindore nėpėrmjet luftės sė Jugosllavisė", Shqipėria me tė ardhurat e saj mesatare mujore prej 41 dollarė amerikanė (1997) bėn pjesė jo vetėm nė vendet mė tė varfra tė Evropės, por edhe tė tė gjithė botės. Qysh nga viti 1989, kur u shemb pėrfundimisht regjimi i Enver Hoxhės, prodhimi, i cili edhe mė parė nuk shquhej pėr ndonjė efikasitet tė posaēėm, ėshtė ndėrprerė pothuajse krejtėsisht. Mbizotėron papunėsia, e cila gjatė dhjetė vjetėve tė fundit ka shėnuar njė   rritje tė vazhdueshme dhe sot ka mbėrritur nė rreth 50 pėr qind. Gjatė gjithė ditės nėpėr rrugėt e Tiranės e tė shumė qyteteve tė tjera mė tė vogla tė rrok syri njė numėr tė pambarim njerėzish, kryesisht burrash, tek sorrollaten kot ose qėndrojnė tė ngulur nė lokalet e shumta tė kumarit, duke shpresuar qė me anėn e njė fitimi tė pėrmirėsojnė, qoftė edhe pėr njė ditė tė vetme, gjendjen e tyre.
 
Nė vitin 1996/97, kur u shemben tė ashtuquajturat sisteme piramidale dhe njė pjesė e mirė e popullit shqiptar humbi gjithė pasuritė e kursyera, pėrfshirė shtėpitė, kafshėt shtėpijake, veturat, makinat, etj., tė ardhurat e shtetit u pėrgjysmuan dhe nė vitin 1998 kapnin vetėm 245 milionė dollarė amerikanė. Kjo shumė - tė paktėn kėsaj i druhen - do tė pakėsohet akoma mė tepėr, mbasi si pasojė e luftės sė Jugosllavisė nuk mund tė pritet mė njė rritje ekonomike prej tetė pėr qind si nė vitin 1999. Banka Evropiane pėr Rindėrtim ka arritur nė pėrfundimin se Shqipėria do tė jetė e detyruar tė pėrballojė pjesėn mė tė madhe tė humbjeve tė shkaktuara nga kriza e Kosovės, nė krahasim me shtetet e tjera tė pėrfshira nė te. Tirana ka kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare njė ndihmė ekonomike qė kap shumėn prej 800 milionė dollarėsh. Kjo kėrkesė, pėr mendimin e ekspertėve e tepruar, tregon se edhe Qeveria shqiptare - ashtu si ajo maqedonase - pėrpiqet t'a shfrytėzojė katastrofėn e refugjatėve si njė lloj pengu, pėr t'i hapur shtegun burimeve monetare tė reja evropiane.
 
Gjithsesi prapa shifrave tė tilla qėndrojnė gjithashtu edhe probleme tė tjera madhore tė rrafshit shoqėror, politik e psikologjik. Udha e "tranzicionit", tė cilėn bashkėsia ndėrkombėtare e nė radhė tė parė Bashkimi Evropian, e kėrkojnė dhe e presin edhe prej kėtij vendi, kėtu ėshtė posaērisht e gjatė dhe e vėshtirė. Shqipėria vėrtet nuk ėshtė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė ndonjė luftė, por ajo i krijoi vetes vėshtirėsi qė sollėn pothuajse njė agoni tė plotė tė shtetit. Trashėgimia e komunizmit rėndon tej mase mbi njerėzit, tė cilėt u shndėrruan pothuajse tė gjithė nė viktima tė njė tirani, tė Enver Hoxhės sė vdekur nė vitin 1985. Vetėm me kalimin e kohės ata filluan tė kuptojnė dalngadalė, se nėn ēfarė pushteti kishin jetuar dhe vuajtur dhe se viktima e fajtorė kishte patur nė gjirin e gjithė popullit. Njėra palė - disa dhjetėra mijėra - u dėnuan nga gjykatat ose u futėn pa asnjė proces gjyqėsor nė burgje pabesueshmėrisht brutale dhe nė shumė raste mbetėn atje pėr dhjetėra vjet me radhė. Tė afėrmit e tyre u internuan nė vise tė humbura, ku edhe ata nė fakt vetėm mund tė vegjetonin, si tė dėbuar e tė flakur tej nga shoqėria. Pala tjetėr, duke qenė ndihmėse e bindur e regjimit, i kishte paditur kėto bashkėqytetarė dhe kishte pranuar tė shndėrrohej nė bashkėfajtore tė padrejtėsisė.
 
Veēantia e kėsaj trashėgimie qėndron nė faktin, se siguria nė vetvete e shqiptarėve, si pasojė e njohjes sė fajėsisė sė tyre, ėshtė tronditur nė mėnyrė tė tejskajshme. Nga ana tjetėr, dhjetėvjeēarėt e epokės sė Enver Hoxhės kanė mbjellė nė gjirin e njerėzve njė mosbesim tė thellė.
 
Edukata tradicionale e shqiptarėve kėrkonte prej secilit, pavarėsisht nėse ishte apo jo mysliman, mbajtjen e njė qėndrimi moral e social, thjesht si detyrim kombėtar: tė ashtuquajturin shqiptarizėm.
 
Qyshkur u krijua shteti shqiptar, kėtij i ėshtė shtuar edhe njė patriotizėm i pakushtėzuar, i cili u shfrytėzua dhe predikua pa u lodhur nga Enver Hoxha. Ky patriotizėm ka qenė  i pranishėm gjithkund: nė shkolla, nė letėrsi, nė mbishkrimet e gdhendura mbi shpatet e maleve, nė banderolat e vendosura nė fabrika e nė rrugė, nė tė gjitha parrullat dhe thirrjet e partisė pėr aksione pune. Tė dy kėto elemente, nė ēastin kur tmerri i sundimit komunist u fshi papritmas nga faqja e dheut, ēliruan nė rrafshin psikologjik disa kundėrveprime dramatike: njė urrejtje pothuajse tė egėr ndaj vetvetes dhe njė tėrbim arkaik shkatėrrimtar kundrejt ēdo gjėje qė mund tė pėrcaktohej si "shtet" ose "shtetėrore".
 
Njė nga pasojat mė tė skajshme ka qenė ikja masive torruahumbur. Italia pėrbėnte pikėsynimin e parapėlqyer, ndonėse shumė shpejt u saktėsua se ajo nuk ishte njė parajsė pėr refugjatėt dhe ndonėse kontrabandistėt e njerėzve jo vetėm qė fitonin shumė para, por nė raste tė shumta vinin nė rrezik vetė jetėn e pasagjerėve tė varkave tė tyre. Megjithatė shembulli i tė paktėve, qė prapėseprapė "ia kishin dalė nė krye" tė ndėrtonin njė jetė tė re nė Perėndim, pėrbėnte njėmendėsinė e vetme nė sytė e kėtyre njerėzve tė dėshpėruar. Njė pasojė tjetėr qenė grabitjet e spitaleve, shkollave e fabrikave tė ndėrtuara nga shteti, tė cilat si simbole tė sė keqes u shndėrruan tashti nė pluhur e hi. Njerėzit, tė shastisur plotėsisht, nuk e kishin tė qartė, se nė kėtė mėnyrė dėmtonin veten.
 
Njė diplomat perėndimor me njė pėrvojė tė ngjeshur shumėvjeēare nga Ballkani ka thėnė tash sė fundi gjatė njė bisede: "Shqiptarėt ndryshojnė nga serbėt e nga maqedonasit. Atje dėgjohen vazhdimisht ankesa se askush nuk i kupton, se askush nuk i ndihmon …. Ndėrsa shqiptarėt thonė: Ne jemi njė popull mjeran, ne jemi vetė fajtorė pėr tė gjitha gjėrat ….".
 
Ky kundrim jo sentimental i fatit vetiak mund tė cilėsohet pozitiv, duke patur parasysh se atje gjendet edhe pohimi i tėrthortė se pėr t'u ngritur rishtas nė kėmbė ėshtė e nevojshme tė ndihmohet vetvetja. Megjithatė ky qėndrim thelbėsor vėshtirėsohet nėpėrmjet mohimit tė shtetit nė pėrgjithėsi. Nga ana tjetėr, nė vitet e mėvonshme filloi tė spikasė shtegtimi i "kokave mė tė mira", njė dukuri qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite.
 
Dhe kėshtu mbėrritėm, pra, tek njė dukuri, tė cilėn e kemi  trajtuar tashmė nė mėnyrė tė pėrsėritur nė kėtė libėr. Ne perėndimorėt flasim njė tjetėr gjuhė politike. Deri tashti nuk jemi marrė vesh pothuajse fare jo vetėm pėrsa i takon "tė drejtave tė njeriut" e "demokracisė", por as nė drejtim tė asaj qė ne e quajmė kulturė politike.
 
Nė njėmendėsinė politike tė dhjetė vjetėve tė fundit kjo dukuri ėshtė shfaqur qysh atėherė nė mėnyrė shumė tė qartė gjatė ndėrrimit tė raporteve tė pushtetit. Zgjedhjet "demokratike" sjellin nė krye tė vendit njė parti, pėr shėmbull "Partinė Demokratike" (PD) dhe pėr pasojė ajo e quan veten parti shtetėrore dhe uzurpon legjislacionin, politikėn e mediave, shpėrndarjen e posteve. Kėshtu ndodhi nė vitin 1992, kur Kryetari i Partisė, Sali Berisha, u bė President. Ai kishte qenė mė parė Dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe sekretar i Organizatės sė Partisė Komuniste tė Universitetit tė Tiranės si edhe njėri nga pedagogėt e parė qė ishte shprehur me studentėt nė mėnyrė kritike mbi regjimin komunist dhe kishte diskutuar me ta mbi demokracinė. Ai largoi nga puna, sapo erdhi nė "pushtet", pothuajse tė gjithė nėpunėsit e kohės sė komunizmit dhe i zėvėndėsoi me njerėz tė pėrkushtuar ndaj tij, tė cilėt gjithsesi vetėm nė raste tė ralla qenė kompetentė nga pikėpamja profesionale. Ai urdhėroi pėrgatitjen e "juristėve" tė rinj nė shumicėn e rasteve pa arsim universitar nė kurse tė pėrshpejtuara prej tė shumtėn gjashtė muajsh, toleroi sulmimin e gazetarėve dhe redaksive qė mbanin qėndrime kritike dhe lejoi arrestimin e Kryetarit tė "Partisė Socialiste" (PS; mė parė komuniste), Fatos Nanos, kundėrshtarit tė tij mė tė fuqishėm politik. Megjithatė, kėto nuk e penguan qė tė gėzonte pėrkrahjen e partive demokristiane tė Evropės e, para sė gjithash, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
 
Berisha ishte ngatėrruar nė ēėshtjen "e piramidave" tė vendit tė tij, pėrmes sė cilės, siē kemi pėrmendur edhe mė lart, qindra mijėra shqiptarė humbėn kursimet e tyre. Kjo solli pėr pasojė qė nė pjesė tė ndryshme tė vendit tė mbėrrinte puna deri nė pėrleshje tė dhunshme midis populsisė sė zemėruar dhe forcave tė sigurimit tė Berishės. U plaēkitėn depot e armėve tė ushtrisė dhe policisė sė shpėrbėrė shqiptare dhe u krijua njė pėshtjellim i plotė i pėrgjithshėm, pra njė gjendje qė nxiti ndėrhyrjen e bashkėsisė ndėrkombėtare.  Si ndėrmjetės u dėrgua kancelari i dikurshėm austriak, Franc Vranicki dhe socialdemokratėt e Evropės mbėshtetėn partinė e Fatos Nanos. Mbas zgjedhjeve tė vitit 1997 qė sollėn nė pushtet PS-nė dhe mbas caktimit tė Fatos Nanos si Kryeministėr, u pėrsėrit nė njė masė tė madhe gjithēka kishte ndodhur gjatė periudhės sė Berishės. Sidoqoftė, Shqipėria ndodhej tashti nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare dhe kėshtu u krijuan dalngadalė mundėsitė pėr kapėrcimin e  pjesshėm tė kėtij pėshtjellimi tė plotė. Filloi pėrgatitja e ligjeve pėr legalizimin e proceseve tė privatizimit e pėr joshjen e investimeve tė huaja. Ligjet e reja mbi shtypin pranojnė kritikėn, partitė e tjera gėzojnė tashma mundėsitė pėr t'u profiluar  nė media dhe partive opozitare u ėshtė lejuar zhvillimi i tubimeve publike. Raste vrasjesh tė pasqaruara vazhdon tė ketė ende dhe partitė politike akuzojnė njera-tjetrėn si organizatorė qė qėndrojnė nė prapaskenė. Policia bėn fjalė vetėm pėr viktima "kriminale". Gjithsesi strukturat e shtetit po pėrmirėsohen dalngadalė, ndėrsa  ndryshimi i mendėsisė do tė kėrkojė njė kohė mė tė gjatė.
 
Kriminaliteti ka marrė pėrmasa tė llahtarshme. Nė kėtė drejtim pozitat kyēe i zenė tregtia e grave, e drogave dhe e fėmijėve. Kėto janė dukuri karakteristike tė vendeve tė varfra dhe pėr luftimin e tyre nuk mjaftojnė vetėm ligjet dhe masat policore. Sė pari, duhet pėrmirėsuar baza ekonomike. I duhet dhėnė hov prodhimit, duhen nxitur ose marrė nisma pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tepėr tė vogla. Nė kėtė lėmė gjatė dhjetė vjetėve tė fundit kanė patur arritje ēuditėrisht tė mira nismat private nga jashtė, tė cilat mundėn t'u bėjnė ballė madje edhe trazirave tė mėdha tė viteve nėntėdhjetė. Nga pikėpamja numerike kėtu kemi tė bėjmė nė fakt me shembuj tepėr tė pakėt, por njėkohėsisht me shenja shpresėdhėnėse dhe perspektiva tė tilla tė ekzistencės individuale pėrbėjnė njė bazė tė shėndoshė pėr zhvillimet e mėtejshme nė drejtim tė demokracisė, pėrgjegjėsisė qytetare, shtetit tė sė drejtės dhe tė drejtave tė njeriut.
 
 
Kosova - nga qėndresa pasive tek ajo aktive
 
Shpėrbėrja e Jugosllavisė filloi nė Kosovė. Shfuqizimi i autonomisė sė kėsaj province tė banuar nė 90 pėr qind prej shqiptarėve dhe nėnshtrimi i saj prej njė regjimi policor serb u tregoi popujve tė tjerė tė Jugosllavisė, se ēfarė duhej tė prisnin nga hegjemonia e Beogradit. Republikat e tyre zgjodhėn udhėn e pavarėsisė.
 
Kosova nuk pati mundėsi t'a ndiqte kėtė rrugė, mbasi bashkėsia ndėrkombėtare nuk ia njihte njė "province autonome" kėtė tė drejtė pėr vetėvendosje. A kemi tė bėjmė kėtu me njė qėndrim tė luhatur tė Perėndimit? Sido qė tė jetė, bash shpėrfillja e kėtij problemi pati mė vonė pasoja katastrofike.
 
Mė 7 qershor 1990, nėn njė trysni masive tė kushtėzuar nga prania policore e ushtarake serbe brenda dhe jashtė Parlamentit tė Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės, si edhe nėpėrmjet manipulimit tė pėrbėrjes kombėtare tė kėtij institucioni, u vendos shfuqizimi i autonomisė sė kėsaj province.  Kjo pėrbėnte njė ēast dramatik e tė trishtueshėm nė historinė e marrėdhėnieve serbo-shqiptare dhe njėkohėsisht edhe tė atyre jugosllave. Nėpėrmjet kėtij vendimi prapėsohej kushtetuta federative e Jugosllavisė e vitit 1974, nė tė cilėn - qysh gjatė periudhės sė Titos - tė dyja "provincat autonome" qė bėnin pjesė nė Serbi, Kosova nė jug dhe Vojvodina nė veri, ishin ngritur nė nivelin e anėtaėve "kostitutiv" tė Federatės, pra, de facto brenda institucioneve nė tė gjitha rrafshet federale ishin vėnė nė pozita thuajse tė barabarta me gjashtė republikat. Asokohe nuk bėhej fjalė pėr protesta serbe kundėr kėsaj "fyerje", kundėr kėtij dobėsimi faktik tė Serbisė brenda Federatės. Mirėpo, sapo mbylli sytė Tito nė vitin 1980, rishqyrtimi i kėsaj pike tė kushtetutės u shndėrrua nė njė synim pėrparėsor tė udhėheqjes serbe, madje edhe para ardhjes nė pushtet tė Millosheviēit nė vitin 1987.
 
Pothuajse menjėhere mbas shfuqizimit tė sė drejtės pėr autonomi, disa politikanė kosovarė, midis tė cilėve dhe Ibrahim Rugova, kėrkuan mendimin e ekspertit austriak tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtės ndėrkombėtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin tė dinin se cilat ishin mundėsitė nė rrafshin e sė drejtės ndėrkombėtare pėr njė pėrkrahje ndėrkombėtare tė "luftės" sė tyre kundėr pushtimit serb. Ata i referoheshin gjithashtu njė takimi "ilegal" tė deputetėve shqiptarė tė Parlamentit zyrtarisht tė shpėrndarė tė Kosovės nė qytezėn e vogėl Kaēanik nė afėrsi tė kufirit me Maqedoninė, ku mė 7 shtator 1990 Kosova ishte shpallur si "Republika e Pavarur e Kosovės". Ndėrkohė pushtimi serb shpalosej haptazi me shkeljet e pėrditshme tė tė drejtave tė njeriut tė popullatės me shumicė shqiptare. Feliks Ermakorės iu bėnė tė ditura tė gjitha hollėsirat e kėtyre zhvillimeve. Mbas njė shoshitjeje tė thelluar dhe shfletimit tė materialeve tė ndryshme, ai u pėrgjigj me keqardhje: "Sa kohė qė nė Kosovė nuk do tė derdhet gjaku, nė rrafshin ndėrkombėtar nuk do tė angazhohet askush …."
 
Pėr tė mėnjanuar kėtė gjakderdhje Rugova, i zgjedhur mė 24 maj 1992 President nga popullsia shqiptare e Kosovės, shpalli qėndresėn pa pėrdorimin e dhunės. Kjo qėndresė pasive ishte njė arritje shumė e madhe morale dhe tepėr e disiplinuar e shqiptarėve, mbasi provokimet e palės serbe ishin tė pafundme. Nė qoftė se shqiptarėt, falė prirjeve tė tyre natyrore, do tė kishin qenė kaq "luftarakė" e "hakmarrės", siē janė paraqitur herėpashere nga masmediat perėndimore qysh nga fundi i ndėrhjyrjes sė NATO-s nė verėn e vitit 1999, atėhere ata sigurisht do t'a kishin dėshmuar njė gjė tė tillė edhe tetė apo dhjetė vjetė mė parė.
 
Rreth 100'000 njerėz humbėn vendet e tyre tė punės; nė institucionet dhe organet shtetėrore shqiptarėt u zėvėndėsuan me serbė, malazezė dhe njė numėr tė vogėl shqiptarėsh tė gatshėm pėr bashkėveprim (nė radhė tė parė, me sa duket, rom (ciganė) tė shqiptarizuar, tė cilėt edhe nė Kosovė, duke mos gėzuar ndihmėn dhe pėrkrahjen e askujt nė botė, ndodheshin nė njė pozitė aspak tė lakmueshme,  gjė qė u shfrytėzua me kėtė rast nga serbėt). U mbyllėn tė gjitha organizatat shqiptare me karakter politik, kulturor e sportiv, nuk kishte mė shtypshkronja shqiptare dhe as media shqipfolėse. Mbas njė periudhe kalimtare relativisht tė shkurtėr, serbėt vunė nė punė njė program radiofonik shqipfolės qė pėrgatitej nė fakt nė Beograd dhe i cili nuk ndiqej pothuajse fare nga kosovarėt; ata mbėshteteshin, me aq sa ishte e mundur, nė emisionet perėndimore dhe nė radiostacionet shqiptare. Me kalimin e viteve mediat, kryesisht gazetat dhe shtėpitė botuese, mėrguan nė drejtim tė Shqipėrisė dhe edhe tė Maqedonisė e pėrherė gjeheshin udhė pėr tė sjellė botimet e tyre ilegalisht nė Kosovė.
 
Pėr tė pėrftuar njė tablo tė njėmendėsisė sė atyre viteve, na duhet tė kujtojmė se pushimet nga puna, dmth largimi i punėtorėve shqiptarė nga vendet e tyre tė punės nė shumicėn e rasteve nuk bėhej nė mėnyrė tė qytetėruar me shkrim dhe nė njė datė tė caktuar - por shumė shpesh nėpėrmjet pėrdorimit tė dhunės. Kush nuk nėnshkruante "hic et nunc" (?) se njihte sovranitetin e Republikės sė Serbisė dhe se pranonte pėr pasojė si gjuhė tė vetme zyrtare serbishten, shumė shpesh dėbohej nga policia serbe. Mjekėt, profesorėt dhe gjykatėsit pėrbėnin prenė kryesore tė kėtyre pėrndjekjeve.
 
Mbyllja e shkollave dhe universiteteve ka qenė pėr popullatėn pėrjetimi mė i hidhur; kėshtu, jo vetėm hidheshin nė rrugė pa kurrfarė perspektive dhjetėra mijėra tė rinj, por shkatėrrohej edhe ėndrra e tė gjithė prindėrve shqiptar, pėr t'i pajisur fėmijtė e tyre me njė arsim mė tė mirė e, pėr pasojė, pėr t'u krijuar atyre mundėsi mė tė mira pėr jetėn.
 
Kėto mundėsi u ishin krijuar mbas vitit 1974, nėpėrmjet zgjerimit dhe pėrforcimit - siē e kemi pėrmendur tashmė - tė statusit tė autonomisė sė provincės. Atėhere filloi vėrshimi i tė rinjve e, kryesisht i atyre qė vinin nga fshatrat, nė drejtim tė shkollave tė reja tė mesme e tė larta, mirėpo njė mėsymje tė pėrmasave tė kėtilla nuk ishin nė gjendje t'a pėrballonin as vetė shkollat dhe as konviktet e studentėve. Kushtet pėrnjėmend tė papėrshtatshme u jepnin shkas herėpashere trazirave studentore. Kėto manifestime nxisnin kundėrveprime tė atypėratyshme nė Kosovė nė dy kampe politike diametralisht tė kundėrta, pra, tek nacionalistėt ekstremistė, qofshin kėta me prirje antikomuniste apo idhtarė tė Enver Hoxhės, tė cilėt pėrpiqeshin tė pėrcillnin parullat e tyre tė "Shqipėrisė sė Madhe", si edhe tek udhėheqja zyrtare politike e provincės dhe anėtarėt e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Udhėheqja politike e provincės ishte tepėr e interesuar qė kėto trazira tė mos bėheshin tė njohura, mbasi kushti paraprak pėr ndryshimet kushtetuese tė vitit 1974 patii qenė parashikimi, se nėpėrmjet tyre do tė arrihej qėllimi i synuar, dmth shndėrrimi i kosovarėve nė shtetas tė kėnaqur tė Jugosllavisė.
 
Njė gjė e tillė mund tė arrihej vetėm nėpėrmjet distancimit mė tė madh nga qendra e pushtetit serb nė Beograd dhe hapjes sė rrugėve drejt institucioneve arsimore. Prandaj duhej shmangur gjithashtu, dhe me ēdo ēmim, pėrcjellja e njoftimeve mbi trazirat dhe parullat antikomuniste tė Kosovės tek mediat jugosllave e nė radhė tė parė tek ato serbe; bash pėr kėtė arsye policia shqiptare e Kosovės ishte e para qė pėrpiqej t'i mbyste kėto lloj lėvizjesh qė nė djep, ndėrsa politikanėt vendorė tė shembnin me rrena kur bėhej fjalė pėr kėto ngjarje. Andaj gazetarėt e huaj shpeshherė e kanė patur tė vėshtirė tė kuptonin, pse "burime tė besueshme" mund tė njoftonin pėr demostrata, duke saktėsuar vendet, datat si edhe numrin e tė plagosurve 0e tė arrestuarve, ndėrsa zyrtarėt mohonin nė mėnyrė tė prerė se mund tė kishin ndodhur "gjėra tė tilla".
 
Si pasojė e ndėrhyrjeve serbe nė shkolla, segregacioni ka filluar qysh nė gjysmėn e dytė tė viteve tetėdhjetė. Nė oborret e shkollave u ngritėn mure pėr ndarjen e fėmijėve, nė mes tė nevojtoreve u ndėrtuan faqe muri tė larta, mėsimet zhvilloheshin veēas paradite dhe mbasdite, ndėrsa mėsuesve dhe fėmijėve shqiptarė iu ndalua hyrja nė biblioteka, nė salla gjimnastike e nė salla leksionesh si edhe pėrdorimi i mjeteve mėsimore. Fėmijėve, tė cilėt deri atėhere kishin qenė tė miqėsuar fare normalisht midis tyre, tashti nuk u lejohej mė tė bisedonin me njėri-tjetrin. Shumė fėmijė tė tė dyja palėve nuk ishin nė gjendje tė kuptonin ē'po ndodhte. Tė shpjeguarit e kėsaj armiqėsie tė re nuk duhet tė ketė qenė tepėr e kollajshme as pėr prindėrit.
 
Mė 1990, kur u mbyllėn pėrgjithėsisht shkollat dhe automjete tė blinduara me ushtarė tė armatosur tė Ushtrisė Popullore Jugosllave rrethuan ndėrtesat shkollore (ka  fotografi amatoriale tė dėshmitarėve evropianoperėndimorė) nė mėnyrė qė asnjė kėmbė shqiptari tė mos shkelte nė shkollė, kjo ka qenė njė ditė zie pėr popullatėn. Nė shumė qytete u zhvilluan manifestime proteste, gjatė tė cilave shqiptarė tė tė gjithė brezave vėrtiteshin tė heshtur pėr orė tė tėra pėrreth sipėrfaqeve tė bllokuara. Shumė tė moshuar derdhnin lotė, ndėrsa fėmijėt qėndronin krejtėsisht tė heshtur. Madje, tė krijohej pėrshtypja, se gjatė kėtij aksioni as ushtarėt serb nuk ndjeheshin bash mirė.
 
Nė spitale mjekėt serb zėvendėsonin kolegėt shqiptarė tė dėbuar, ndėrsa pacientėt mungonin pothuajse krejtėsisht. Shqiptarėt u ndruheshin atyre dhe shtėpitė e lindjeve ishin thuajse tė zbrazura; vizitorėve tė huaj mosbesues u tregoheshin "pacientė shqiptarė", nė fakt romė tė vetmuar, tė cilėt shėrbenin kėtu thjesht si njė zbukurim. Sistemi i pėrkujdesit shėndetėsor, i organizuar nė mėnyrė shembullore  (siē kanė patur rast tė theksojnė ekspertėt perėndimorė) kryesisht prej mjekėve shqiptarė, por edhe me ndihmėn e  kolegėve serb, u shpartallua plotėsisht.
 
Kėto dy lėmenjė - arsimi dhe shėndetėsia - u rindėrtuan sėrish nė "ilegalitet" mbas njė periudhe tė shkurtėr tronditjeje tė thellė e shastisjeje tė specialistėve e tė popullatės. Pa ndihmėn e organizatave ndėrkombėtare, tė cilat furnizuan Kosovėn me ilaēe dhe ambulanca kryesisht nėpėrmjet organizatės bamirėse "Nėnė Teresa", pėrballimi i kėtyre detyrave do tė kishte qenė thuajse i pamundur. Megjithatė, bazėn financiare e pėrbėnin nė radhė tė parė ndihmesat financiare tė kosovarėve qė jetonin nė botėn e jashtme. Pėr vite tė tėra me radhė mėsuesit, mjekėt, farmacistėt dhe infermierėt shqiptarė, tė shndėrruar nė tė papunė kanė kryer pa pagė njė veprimtari pėrnjimend tė pabesueshme. Mandej, sė fundi, filluan tė shpėrbleheshin me 40 dhe mė nė fund me 100 marka gjermane nė muaj. Nė qoftė se nuk do tė kishte patur njė bashkėpunim kaq tė pėrsosur midis gjithė organizatave bamirėse e nismave private, kjo detyrė madhore, padyshim, nuk do tė ishte njėmendėsuar kaq mirė. Gjithsesi,  nė kushtet e dhėna nuk mund tė mėtohet arritja e rezultave tė pėrkryera. Pasojat e shkollimit tė mangėt tė shumė brezave tė nxėnėsve e studentėve si edhe mangėsitė nė sistemin e pėrkujdesjes shėndetėsore do tė jenė tė ndjeshme edhe pėr njė kohė tė gjatė.
 
Mjaft herėt, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u krijua nė Prishtinė "Komiteti pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut nė Kosovė", kryetar i tė cilit u bė shkrimtari Adem Demaēi, i quajtur "Mandela i Kosovės", ngaqė kishte kaluar 28 vjet nė burgjet serbe. Me njė shtab tė zgjeruar bashkėpunėtorėsh tė shpėrndarė nė tė gjithė Kosovėn, mblidheshin fakte qė kishin tė bėnin me shkeljet e papėrligjura qė "forcat serbe tė rendit" bėnin ndaj popullatės shqiptare. Njoftime tė tilla, tė hetuara saktėsisht, botoheshin nė buletine tė rregullta nė disa gjuhė dhe u dėrgoheshim mediave dhe institucioneve tė botės perėndimore. Marrėsit e  kėtyre njoftimeve, me sa duket, nuk ishin shumė tė interesuar dhe brenda njė kohe tė shkurtėr "u ngopėn" me keqtrajtimet e fėmijėve, grave, tė rinjve e burrave, me grabitjet e dhunshme tė tregjeve, shtėpive dhe dyqaneve, si edhe me bastisjet e kryera prej tė afėrmve tė njėsive ushtarake e paraushtarake serbe.
 
Pėr tė kuptuar zhvillimet e mėvonshme tė Kosovės ėshtė e rėndėsishme tė dihet se nė kėtė trevė tė rinjtė gjatė gjithė jetės sė tyre kanė pėrjetuar vetėm pėrvoja negative me serbėt. Mbas trazirave tė bujshme studentore tė vitit 1981, tė cilat u zvetėnuan  nė pėrleshje tė rėnda tė armatosura midis popullsisė sė zemėruar shqiptare dhe forcave serbe tė sigurimit, nėn trysninė serbe me mijėra tė rinj shqiptarė u dėnuan me burgime drakoniane, ndonėse nuk qe e mundur t'u dėshmohej ndonjė pėrbetim  apo veprimtari "terroriste". Shumė prej tyre kaluan tetė, madje edhe me tepėr, vjet nė burgjet serbe. Pėr pasojė, pėr t'i shpėtuar shtypjes dhe mungesės sė perspektivės, qindra mijėra tė rinj shqiptarė u arratisėn nė vendet evroperėndimore. Ata nuk ishin "refugjatė ekonomikė" nė kuptimin klasik tė kėsaj fjale, ata nuk kėrkonin kryesisht njė jetė mė tė mirė, por ushqenin thjesht dėshirėn pėr tė mbijetuar. Pėrveē kėsaj, ata e dinin mirėfilli se edhe familjeve dhe bashkatdhetarėve tė tyre, po ashtu, pėr mbijetesėn e tyre, u nevojiteshin para nga bota e jashtme perėndimore.
 
Mbi kėtė gjendje hedhin dritė disa shifra; ato i janė parashtruar nė qershor tė vitit 1995 Komisionit pėr Emigracionin, Ēėshtjet e Refugjatėve dhe Demografinė nė Parlamentin Evropian nga profesori i Prishtinės Rifat Bllaku. Gjatė vitit 1994 janė zhvilluar, veē tė tjerash, 5'407 kontrolle dhe bastisje shtėpish tė ndėrlidhura me keqtrajtime, fyerje, poshtėrime e tortura, 777 shqiptarėve u janė marrė pasaportat, 4'008 njerėz janė rrahur me kėrbaē. Ėshtė penguar rikthimi dhe riatdhesimi i njė numri tė papėrcaktuar njerėzish, tė cilėt ishin punėsuar pėrkohėsisht nė botėn e jashtme dhe u ėshtė hequr e drejta e sigurimeve shoqėrore fėmijėve; familje tė tėra janė flakur prej shtėpive tė tyre pėr tė strehuar atje serb dhe malazez. Serbėt dhe malazezėt janė armatosur nė mėnyrė tė planifikuar pėr tė mbjellė frikė e pasiguri dhe 2'868 njerėz janė mbajtur nė paraburgim treditor.
 
Sipas tė dhėnave statistikore tė pavėrtetuara, gjatė mesit tė viteve nėntėdhjetė nė botėn e jashtme jetonin rreth 500'000 kosovarė. Duhet hamendėsuar se qė atėherė kjo shifėr ėshtė rritur qoftė edhe  pėrkohėsisht nė mėnyrė tė ndjeshme. Pjesa mė e madhe e vendeve evroperėndimore nuk u kishin njohur kosovarėve statusin e refugjatėve, mbasi politikanėt qenė marrė vesh midis tyre pėr tė mos e ligjėsuar gjendjen nė Kosovė si "spastrim etnik". Pėr pasojė, azilkėrkuesve qė vinin nga kjo trevė, nė shumicėn e rasteve pėrgjigjja negative u arsyetohej me pohimin se nė vendin e tyre "nuk ekzistonin shkaqe pėr t'u arratisur" dhe se pasojat - shpeshherė tė dėshmuara - tė keqtrajtimeve mund tė cilėsoheshin si "normale". Madje, nė mėnyrė tė nėnndėrgjegjshme dyshohej se qėndrimi i policisė mund tė ishte kushtėzuar nga shkaqe "politike". Vendime tė tilla tė Ministrive tė Punėve tė Brendshme, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, mbėshtetshin nė informata tė siguruara nė "mėmėdheun Serbi".
 
Pra, disa qindra mijėra tė rinj kosovarė, tė shpėrndarė nė botėn e jashtme, jetonin kėshtu nė kushte ilegaliteti, nėn trysninė e kėrcėnimit tė vazhdueshėm pėr t'u kapur nga policia e pėr t'u kthyer mbrapsht - nė Beograd (!). Edhe pėr vetė rrethanat e tyre ata bėnin njė jetesė tė mjerueshme, ushqeheshin keq, shpesh flinin edhe me dhjetė persona tė tjerė nė njė dhomė duke u ndėrruar me turne, shoqėroheshin vetėm me njėri-tjetrin, kishin kontakte fare tė pakta me popullatėn vendase dhe, prandaj, nuk mėsonin as gjuhėn e vendit. Nga ana tjetėr shumica e tė rinjve ishin myslimanė dhe prandaj pėrdorimi i alkoolit nuk luante ndonjė rol tė posaēėm. Edhe seksionet e jashtme tė LDK-sė (Lidhjes Demokratike tė Kosovės) kontaktet e tyre me kėta refugjatė i kishin pėrqėndruar vetėm nė drejtim tė mbledhjes sė tre pėrqindshit tė tė ardhurave tė tyre, nėpėrmjet tė cilit duhej tė financoheshin "institucionet hije" nė atdhe. Kėto tė ardhura nė njė masė tė madhe mund tė siguroheshin vetėm pėrmes punės nė tė zezė.
 
Personat qė mund tė siguronin tė ardhura mė tė mėdha, ose qė punonin prej kohėsh legalisht, i dėrgonin vetė paret, shpeshherė nė rrethana aventureske, nė Kosovė pėr t'ia dorėzuar atje nė dorė familjeve tė tyre. Kjo ndodhte mbasi aty mungonte si Banka e Kosovės,  depozitat e sė cilės ishin hequr qė andej qysh mė 1990, ashtu edhe njė postė, tek e cila popullata shqiptare do tė mund tė kishte besim. Tė gjithė nėpunėsit shqiptarė tė administratės sė postave tė Kosovės ishin zėvėndėsuar me serb menjėherė mbas pushtimit. Pėr popullsinė shqiptare mungonin institucionet sociale si ndihma pėr tė papunėt, nuk kryheshin pagesat e pensioneve e tė invalidetit, nuk kishte mė autoritete zyrtare, tė cilat duhet tė merreshin me nevojat, kėrkesat e saj, etj. Madje, as vjedhjet apo grabitjet nuk mund tė ndiqeshin mė penalisht.
 
Nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme disa media tė caktuara tė vendeve pritėse, ku ndodhej njė numėr mė i madh kosovarėsh, kanė mbėshtetur qėndrimin shtrėngues  tė Ministrave tė Brendshėm tė vendeve tė Bashkimit Evropian - si edhe makinerinė propagandistike antishqipare serbe - duke vėnė tellallin pėr veprimet kriminale tė tė rinjve nga Kosova dhe duke krijuar kėshtu nė radhėt e opinionit publik pėrshtypjen se shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kriminelė. Thėnė me fjalė tė tjera: askush (me pėrjashtim tė disa  nismave humanitare private tepėr tė rralla) nuk ėshtė pėrkujdesur pėr ta, pėr t'i ndihmuar ata nė njė mjedis tė huaj. Askush nė Perėndim nuk ėshtė pėrpjekur t'a shkoqisė imtėsisht problemin e Kosovės e prandaj nuk ėshtė pėrpiluar ndonjė plan, pėr shembull, sesi do tė ishte e mundur qė, nėpėrmjet shkollimit, kėta tė rinj tė pėrgatiteshin pėr t'u rikthyer nė atdheun e tyre.
 
Pra, pėr kėta kosovarė nuk kishte alternativė. Ata - nė shumicėn e rasteve duke patur njė shkallė arsimi mi tepėr tė kufizuar, ngase vetė arsimi nė Kosovė, siē e kemi pėrmendur tashmė, ishte gjymtuar rėndė qysh gjatė viteve tetėdhjetė - ishin shkėputur nė  mėnyrė tė dhunshme prej lidhjeve tė tyre tė ngushta familjare qė bėnin pjesė nė traditėn e Kosovės dhe nuk qenė pėrgatitur paraprakisht pėr tė bėrė nė rrethana tė panjohura njė jetesė tė pavarur e duke marrė mbi vete pėrgjegjėsitė pėrkatėse. Pėrpjekjet e agjitatorėve tė qarqeve politike ekstremiste tė Kosovės e tė Shqipėrisė, nė shumicėn e rasteve idhtarė tė Shqipėrisė sė Madhe, u lehtėsuan sė tepėrmi atėherė kur, nė marrėveshje me Qeverinė Serbe tė Beogradit, edhe Zvicra iu bashkangjit  aksionit  tė njė rikthimi pak a shumė kolektiv, tė vendosur nga Ministrat e Brendshėm tė vendeve tė Bashkimit Evropian nė kuadrin e Marrėveshjes sė Shengenit. "Desperadove" tė rinj iu krijua mundėsia qė me UĒK-nė (Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės) tė luftonin me armė nė dorė pėr "lirinė" e pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė atdheut tė tyre. Ideali i heroit patriot dhe i vdekjes therorizuese i ngulitet ēdo shqiptari qysh nė fėmijėrinė e tij. Po ashtu, si edhe ēdo serbi.
 
Presidenti Ibrahim Rugova - qė kishte qenė President i PEN-Klubit tė Kosovės deri  kur filloi tė angazhohej politikisht - dhe Qeveria nė mėrgim, e kryesuar nga urologu Bujar Bukoshi dhe e krijuar nė vitin 1992, u pėrpoqėn pėr vite me radhė - jo gjithnjė bashkėrisht - tė bindin Perėndimin pėr rrezikun e ndrydhur nė "fuēinė e barutit Kosovė". Kėtė gjė ata e bėnin me mėnyrėn e tyre, dmth me pėrzemėrsi, me zė tė ulėt dhe pa patur njė koncept tė qartė politik se ēfarė duhej tė bėnte nė fakt Perėndimi pėr tė mbėshtetur njė zgjidhje paqėsore tė problemit kosovar, i cili edhe ligjėrisht ishte i ndėrlikuar. Atyre iu mungonte, po ashtu, ēdo lloj pėrvoje pėrsa u pėrket qėndrimeve qė duheshin mbajtur ndaj mediave e metodave tė veprimtarisė propagandistike (Public Relations) dhe prandaj popullsia vendase mbeti pak a shumė e painformuar mbi veprimtarinė e zhvilluar prej politikanėve tė saj nė rrafshin ndėrkombėtar, dukuri kjo qė, me pėrjashtim tė disa lajmeve tė thata lidhur me "vizitėn e Ibrahim Rugovės nė ….", spikaste edhe tek opinioni publik perėndimor.
 
Kėtu nuk mund tė shqyrtojmė imtėsisht gabimet e bėra nga tė dyja palėt, pa tė cilat nuk do tė kishte arritur puna deri tek shkallėzimi i ngjarjeve. Po mjaftohemi me kaq: pėrgjithėsisht politikanėt kosovarė si edhe kosovarėt, pėsuan njė zhgėnjim tė hidhur kur vunė re se "Perėndimi" fare hapur nuk ishte i prirur tė vlerėsonte nė mėnyrė tė merituar  kundėrveprimet e padhunshme tė shqiptarėve ndaj provokimeve serbe. Dhe, pėr pasojė, nuk ēmonte se nė ē'pėrmasa i dedikohet bash kėtij qėndrimi tė njerėzve nė Kosovė fakti qė zhvillimet e atyshme nuk u futėn nė hullinė "boshnjake". Pėrkundrazi, nė qendrat vendimmarrėse tė Perėndimit qetėsia fiktive nė Kosovė pėrshėndetej vetėm pėr aq sa lejonte krijimin e pėrshtypjes se ndėrmarrja e njė pėrēapjeje - qoftė edhe kundrejt Beogradit -  ishte e panevojshme. Ēfarė gabimi me pasoja tė rėnda!
 
Nė periudhėn 1997-1998 u dhanė shenjat e para qė tregonin se nė Kosovė fuēia ishte gati nė tė derdhur. Pati veprime tė dhunshme tė shkėputura - me sa duket ende tė paorganizuara - kundrejt policėve serb. Mandej, brenda njė kohe tė shkurtėr, nė vitin 1998, pėrfaqėsuesit e UĒK-sė u paraqitėn nė skenėn publike dhe pohuan hapur synimet e tyre, asokohe ende shqiptaromėdha. Nuk ka dyshim qė ata kishin njė nuhatje tė hollė pėr veprimtarinė propagandistike (Public Relations), mbasi pėr ta shumė shpejt filloi tė flitej gjithnjė e mė shpesh nė mediat ndėrkombėtare.
 
Nė mars tė vitit 1999, mbas luftėrave tė brendshme pėr pushtet nė drejtim tė udhėheqjes dhe strategjisė sė UĒK-sė, si drejtues i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė u emėrua Hashim Thaēi, i cili nuk kishte mbushur ende 30 vjeē. Miqtė e tij parashikonin qė ai do tė bėhej kryetari i qeverisė sė ardhshme tė Kosovės. Mendohej se ishte "i moderuar". Fillimisht u shfaq si drejtues i delegacionit shqiptar nė bisedimet e Rambujesė, tė cilat synonin njė zgjidhje politike tė konfliktit qė po merrte pėrmasa gjithnjė e mė tė pėrgjakshme nė Kosovė. Thaēi u pėrkrah fuqimisht kryesisht prej Ministres sė Jashtme tė SHBA-ve, Madlen Ollbrajt dhe ambasadorit Volfgang Petriē, anėtarit austriak tė "trojkės", e cila ishte ngarkuar prej Bashkimit Evropian dhe OSBE-sė pėr drejtimin e bisedimeve pėr paqe. Prandaj u krijuan mundėsitė qė brenda vetė delegacionit shqiptar Thaēi tė pėrjashtonte politikisht Rugovėn "ende" President dhe anėtarėt e qeverisė sė tij nė mėrgim. Pra, UĒK-ja u shndėrrua nga "terroriste" e "rebele" nė "ushtri ēlirimtare" dhe u bė kėshtu pėrfundimisht njė faktor politik i njohur nė rrafsh ndėrkombėtar.
 
Nė janar tė vitit 1999 pėr gjendjen humanitare nė Kosovė - e cila nxiti vendimin e Nato-s - njiheshin shifrat e mėposhtme. Qysh nė fillim tė muajit ishin vrarė 151 njerėz, midis tė cilėve 28 fėmijė, 28 gra dhe 36 tė moshuar. Si pasojė e shpėrthimit tė luftimeve tė tanivonshme vetėm gjatė kėtij muaji 45'000 njerėz u  detyruan tė braktisin shtėpitė dhe banesat e tyre, duke rritur numrin e refugjatėve nė gjithsej 350'000 vetė. Pra, nė fund tė janarit nga arratisjet dhe dėbimet ishte prekur drejtpėrsėdrejti rreth 20 pėr qind e popullatės sė Kosovės dhe tėrthorazi njė numėr dy herė mė i madh njerėzish.
 
Pėrsa i pėrket rrjedhės me tė vėrtetė dramatike tė bisedimeve tė Rambujesė, pushimit dyjavor deri nė vazhdimin e tyre mė 15 mars nė Paris, ku delegacioni shqiptar, mbas njė ngurrimi tė gjatė, nėnshkroi marrėveshjen, ndėrsa ai serbo-jugosllav jo, duke mbartur kėshtu pėrgjegjėsinė pėr pasojat ogurzeza, janė dhėnė njoftime tė hollėsishme nga tė gjitha mediat, ndėrsa ndėrhyrjen e Nato-s e kemi trajtuar tashmė nė njė kapitull mė vete. Prandaj kėtu mė poshtė do t'a pėrqėndrojmė vėmendjen tek marrėdhėniet midis pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar tė "paqės" dhe popullsisė shqiptare, pėrfshirė edhe politikanėt e saj qė ndryshojnė shumė nga njeri-tjetri.
 
Fakti qė, nė kuadrin e bisedimeve mbi pėrfundimin e luftės nė Bosnje-Hercegovinė dhe vendosjen e piketave pėr arritjen e paqes, tė zhvilluara mė 1994/1995 nė bazėn ushtarake ajrore tė SHBA-ve nė Dejton, nuk u trajtua njėkohėsisht edhe problemi i Kosovės - ky ishte ēmimi pėr nėnshkrimin e domosdoshėm tė Presidentit tė asokohshėm serb Sllobodan Millosheviē - pėrbėn njė problem nė vete. Ndėrsa fakti qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk nxori asnjė mėsim nga pėrvoja e Marrėveshjes sė Dejtonit, ėshtė njė problem tjetėr. Nė Bosnje-Hercegovinė po ashtu si edhe nė Kosovė mungon njė koncept i qartė pėr hedhjen e themeleve tė njė zhvillimi paqėsor nė tė ardhmen. Kėto themele duhet tė kenė parasysh si problemet e shkaktuara prej pėrplasjeve ushtarake, ashtu edhe shkaqet e tyre tė periudhės sė paraluftės. Politikanėt perėndimorė nisen me tė drejtė nga njė "urrejtje e rrėnjosur thellė" midis serbėve dhe shqiptarėve. Mirėpo pėrsa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės mungojnė analizat pėr tė pėrcaktuar, sesi mund tė kapėrcehet, apo tė paktėn, tė zbutet kjo urrejtje.
 
Mėsymjet ajrore tė Nato-s nė territorin jugosllav filluan mė 24 mars 1999 dhe u  ndėrprenė mė 10 qershor, kur udhėheqja jugosllave filloi tėrheqjen - pėr tė cilėn ishte rėnė nė ujdi - tė njėsive tė saj ushtarake nga Kosova. Deri atėhere 800'000 njerėz tė dėbuar apo tė larguar pėr shkak tė frikės sė pėrligjur kishin marrė arratinė nga Kosova, mbasi kishin pėrjetuar mė parė njė dhunė tė papėrfytyrueshme. Gjatė zhvillimeve tė mėtejshme "mrekullia" e madhe ishte se menjėherė mbas ndėrprerjes sė veprimeve luftarake 700'000 shqiptarė tė arratisur u rikthyen menjėherė nė fshatrat dhe qytetet e tyre. Nė fakt shumė prej tyre nuk kishin mė qoftė edhe njė ēati mbi kokė, por kishin shpresėn, dhe pėr pasojė edhe forcėn - nė kundėrshtim me boshnjakėt e rikthyer - pėr tė filluar rindėrtimin e shtėpive dhe nė kėtė mėnyrė edhe tė sė ardhmes sė tyre. Mirėnjohja e tyre kundrejt Nato-s dhe nė pėrgjithėsi ndaj krejt Perėndimit ishte shumė, shumė e madhe dhe qė kėndej filluan edhe problemet.
 
Askush nuk duhet tė befasohet qė njerėzit e ndodhur nė gjendjen e kėtyre refugjatėve nuk kundėrveprojnė dhe mendojnė nė mėnyrė tė arsyeshme, por emocionale. Kosovarėt besonin se Nato-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare i kishin ndihmuar kundėr serbėve, nė mėnyrė qė ata, dmth shqiptarėt e Kosovės, tė mund tė bėheshin mė sė fundi "zotėr nė shtėpinė e tyre", siē e formuloi nė shtator 1999 gjatė njė bisede private nė Prishtinė Rugova "ende" President.  Entusiazmi  i skajshėm i verės sė vitit 1999, menjėherė mbas ndėrprerjes sė veprimeve luftarake, e kishte burimin tek ndjenja e mirėnjohjes, por edhe tek kjo shpresė. Fakti qė kjo shpresė ishte krejtėsisht e papėrligjur, mbasi bisedimet pėr paqe nuk synonin njė "Republikė tė pavarur tė Kosovės", por gjetjen e njė "modus vivendi" midis serbėve dhe shqiptarėve nė kėtė trevė, u kuptua prej shqiptarėve me vonesė. Kosova formalisht do tė vazhdonte tė bėnte pjesė nė Serbi dhe Jugosllavi, tė paktėn deri sa tė zhvillohej mbas tre vjetėsh njė referendum pėr tė ardhmen e mėtejshme. Gjithsesi Millosheviēi, duke pranuar protektoratin ndėrkombėtar, kishte hequr dorė tashmė "de facto" nga sovraniteti mbi kėtė provincė. Ai e mohonte politikisht kėtė fakt dhe pėrpiqej  herėpashere me anėn e protestave dhe kėrkesave tė mbante nė fuqi  mėtime tė ligjshme, deri tashti nė mėnyrė tė pasuksesshme.
 
Domethėnia konkrete e marrėveshjes sė pėrfunduar me bashkėsinė ndėrkombėtare mbi kompetencat e UNMIKU-t dhe KFOR-it - njė protektorat "de facto" pėr kohėzgjatjen e ndėrtimit tė njė rendi shoqėror demokratik nė Kosovė - u dėshmua menjėherė falė pranisė sė dukshme tė automjeteve ushtarake tė tė gjitha pėrmasave, me ushtarė nga pjesėt mė tė ndryshme tė Botės, nė rrugicat e ngushta dhe rrugėt e rrėnuara tė kėtij rajoni. Kosova u nda nė sektorė administrativė, tė cilėt ndodhen nėn komandėn e eprorėve tė lartė nga radhėt e trupave tė Natos-s. Kontaktet me vendasit ishin tė vėshtira pėr shkak tė problemeve gjuhėsore.
 
Esėllimi i opinionit publik shqiptar ndodhi pėr shumė arsye. Njėra prej tyre ishte terminologjia e pėrdorur prej shefit tė UNMIK-ut, mjekut francez tė fėmijėve Bernar Kushner. Ai bėnte fjalė, midis tė tjerash, pėr synimin e ndėrtimit tė njė shoqėrie "multietnike". Ai kėrkonte qė serbėt dhe shqiptarėt tė organizonin bashkėrisht rindėrtimin e universiteteve dhe shkollave. Ai lėshoi njė urdhėr, sipas tė cilit nėpunėsit e dikurshėm shqiptarė duhej tė riktheheshin bashkėrisht me kolegėt e tyre serb nė vendet e tyre tė punės pranė organeve shtetėrore. Nevojėn e ngutshme pėr njė trupė policore - duke patur parasysh pėshtjellimin e pėrgjithshėm nė rritje si edhe aktet e hakmarrjes ndaj serbėve e romėve dhe pronave serbe - ai e zgjidhi nėpėrmjet angazhimit tė pėrkohshėm tė njė policie tė njėsive tė KFOR-it, deri sa tė sigurohej numri i nevojshėm i njerėzve pėr ngritjen e njė policie profesioniste. Fakti qė disa njėsi ushtarake serbe nuk u tėrhoqėn, siē ishte pėrcaktuar nė marrėveshjen e arritur midis Nato-s dhe Millosheviēit, nė njė vijė qė duhet tė ndodhej 25 km larg kufirit serbo-kosovar, por u ngujuan nė qytetin kufitar tė Mitrovicės (Kosovosko Mitrovica) qė gjendet nė sektorin francez,  u pranua heshturazi. Shqiptarėt u befasuan. Brenda disa muajve ky befasim u shndėrrua nė zemėrim.
 
Pėrsa i takon problemit tė Universitetit tė Kosovės, shqiptarėt duhet tė kenė patur pėrshtypjen se shefi i UNMIK-ut bashkė me kėshilltarėt dhe bashkėpuntorėt e tij, nuk kishin fare haber nga e kaluara, kur ata filluan tė kėrkojnė bashkėpunimin "multietnik" nė kėtė lėmė. Kushneri priste qė 15'000 studentė serb dhe 17'000 studentė shqiptarė tė punonin nė paqe pranė njėri-tjetrit. Sė pari, nė tė kaluarėn nuk ka patur kurrė njė numėr kaq tė madh studentėsh serb nė Kosovė, ndonėse mė 1992 serbėt kishin mbledhur studentė edhe nga pjesėt e tjera tė Serbisė dhe, sė dyti, kėta studentė, sapo filloi konflikti i armatosur, nuk munguan tė japin ndihmesėn e tyre pėr shpartallimin e plotė tė tė gjithė inventarit tė Universitetit.
 
Njė juriste shqiptare, e cila kishte punuar para pushtimit nė administratėn shtetėrore tė Prishtinės nė seksionin e regjistrimit tė qytetarėve, e pėrshkruan kėshtu ditėn e parė tė punės nė verėn e vonshme tė vitit 1999: "Ne ishim gjashtė shqiptarė dhe shqiptare e dy serb qė sipas rregullave duhej tė riktheheshim nė zyrat tona e tė vazhdonim atje punėn. Organet ndėrkombėtare ndofta nuk ishin nė dijeni, mirėpo ne e dinim mirėfilli se kishin qenė bash kėta serb, tė ardhur atje mbas flakjes sonė nga puna nė vitin 1991, tė cilėt, kur u erdhi atyre radha pėr t'u larguar, shkatėrruan gjithė inventarin, duke asgjėsuar ēdo fije letėr e ēdo dokument tė veēantė …. Dhe ne tashti duhej ….? Ne nuk u  thamė asgjė serbėve, por ata nuk erdhėn mė ditėn tjetėr …."
 
Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė policisė, policėt shqiptarė tė mbetur pa punė qysh nga pushtimi, tė cilėsuar parimisht nga UNMIK-u si tė papėrshtatshėm pėr pėrballimin e detyrave aktuale, pyesin vetveten, vallė a nuk e dijnė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, sė pari, se qindra prej tyre kanė dalė mbas vitit 1992 para gjykatave serbe dhe nė kushtet e njė procesi tė montuar janė dėnuar me afate tė gjata burgimi e, sė dyti, se shkollimi profesional, qė ata kanė marrė para vitit 1990 ka patur vlera mė se tė qėndrueshme dhe prandaj e ndiejnė veten plotėsisht nė lartėsinė e kėrkesave tė sotme. Gjithsesi ata do tė kishin qenė mė tė pėrshtatshėm sesa kolegėt e huaj, mbasi nė fund tė fundit secili shqiptar e di menjėherė, kur bėhet fjalė pėr njė tė dyshuar, se nga ē'fshat dhe ē'familje vjen ai. Tė huajt, pėrkundrazi, qė nė krye, rrezikohen tė bien pre e keqkuptimeve dhe dėshtimeve e, rrjedhimisht, tė vėnė nė diskutim autoritetin dhe aftėsitė e tyre. Ato nuk ndihmohen vetėm me anėn e  pėrkthyesve …. dhe, sė treti, policėt e pakėt shqiptarė tė punėsuar tashmė sė fundi sė bashku me policinė ndėrkombėtare, fyhen sė tepėrmi nga fakti qė marrin njė pagė qesharake nė marka gjermane, nė njė kohė qė kolegėt e tyre tė huaj paguhen me njė shumėfish nė dollarė. Nga radhėt e tyre dėgjohen zėra, qė thonė: "Na trajtojnė sikur tė ishim diletantė dhe sikur t'a kishim humbur ne luftėn …."
 
Pėrsa i pėrket tashti gjendjes nė Mitrovicė (Kosovska Mitrovica) duhet thėnė se mosbesimi i palės shqiptare pėrsa u pėrket qėllimeve tė mira tė KFOR-it ėshtė pėrqėndruar tek rusėt dhe francezėt. Shqiptarėt nuhasin rrezikun e pėrkrahjes sė fshehtė tė planit serb pėr t'a ndarė Kosovėn dhe pėr t'a miratuar vetėm pastaj marrėveshjen pėrfundimtare pėr njė "republikė tė pavarur".
 
Mbas rreth njė gjysmė viti vetė Kushneri ka pranuar haptazi, se gjatė periudhės fillestare kishte bėrė marrėzira dhe u kishte besuar kėshilltarėve tė rremė. Njė pohim i kėtillė nė fakt ėshtė mjaft i pėlqyeshėm, por dėmi tashma ishte shkaktuar.
 
Nga ana tjetėr, vetė pala shqiptare nga ana e saj ka bėrė gabime parimore dhe ka treguar dobėsi, tė cilat nuk i kanė ndihmuar punonjėsit e UNMIK-ut e tė KFOR-it, pėr tė gjetur njė rrugė mė tė mirė. Nė radhė tė parė politikanėt shqiptarė kanė patur midis tyre grindje kaq tė mėdha, saqė nuk kanė qenė nė gjendje tė ndiqnin nė mėnyrė kėmbėngulėse tė vetmen detyrė tė rėndėsishme, dmth arritjen e njė marrėveshjeje mbi njė tė ardhme mė tė mirė tė Kosovės; po ashtu nuk kanė qenė nė gjendje tė  pėrpilonin njė platformė tė pėrbashkėt politike, e cil do t'u lejonte tė paraqiteshin si partnerė bashkėbisedimesh me Kushnerin dhe bashkėpunėtorėt e tij. Ngjarjet rrodhėn pastaj pėr tė mbėrritur tek "kėshilltarėt e rremė" dhe u humbėn shumė mundėsi pėr tė ruajtur apo fituar dashamirėsinė e Perėndimit. Opinioni publik perėndimor ėshtė i indinjuar sot kryesisht pėr faktin qė shqiptarėt po bėjnė tashti kundrejt serbėve dhe romėve po ato krime qė ka kryer mė parė ndaj tyre pala serbe. Kėta shqiptarė kėrkojnė haptazi njė Kosovė "tė pastėr etnikisht". Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė tashmė edhe partnerėt ndėrkombėtar tė bashkėbisedimeve janė zhgėnjyer prej shqiptarėve.
 
Parlamenti i Kosovės, Qeveria nė mėrgim dhe Presidenti Rugova dhanė dorėheqjen nė fund tė vitit 1999. Qysh atėhere qeveris njė "Kėshill i Pėrkohshėm", i caktuar nga UNMIK-u, ku shqiptarėt nuk kanė kompetenca, por vetėm funksione kėshillėdhėnėse.
 
Zgjedhjet janė parashikuar tė zhvillohen nė vjeshtė 2000.
 
Sidoqoftė nė kushtet e kėsaj gjendje qė ka marrė pėr ters, fakti qė zhvillimet nė Kosovė ndryshojnė nga sektori nė sektor, duhet cilėsuar si fatmirėsi. Nė sektorin gjerman e ate austriak - pėr tė pėrmendur vetėm kėta tė dy -, me sa duket, pothuajse ēdo gjė ecėn nė udhė tė mbarė dhe po punohet bashkėrisht nė projekte qė kanė perspektivė, ndėra nga sektorėt e tjerė dėgjohen ankesa pėr korrupsion, prostitucion dhe pėrdorim tė tepėruar alkooli. Edhe popullsisė shqiptare nuk i ka shpėtuar pa vėnė re se bashkėpunimi ndėrmjet organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare, qė konkurojnė dhe intrigojnė kundėr njėra-tjetrės, nuk ėshtė aspak i mirė dhe se deri sot nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė koncept tė njėsuar.
 
Me fjalė tė tjera: pamja e sė ardhmes sė Kosovės pėrbėn ende njė ēėshtje  plotėsisht tė hapur. Mirėpo qysh tashti dihet mirėfilli tė paktėn njė gjė: brenda Serbisė, Kosova nuk ka tė ardhme. Shqiptarėt e Kosovės, duke patur parasysh pėrvojėn e tyre tė dhjetėvjeēarėve tė fundit me regjimin serb, nuk do tė pranojnė kurrsesi njė zgjidhje tė tillė. Po kėshtu edhe mbas rrėzimit tė regjimit tė Millosheviēit.
 
Megjithatė shqiptarėt e Kosovės duhet t'a pranojnė se nuk mund tė ketė njė Kosovė "etnikisht tė pastėr shqiptare". Ata duhet t'a kuptojnė se duhet tė krijojnė njė shtet qė t'u pėrgjigjet normave ndėrkombėtare, nė tė cilin tė gjithė qytetarėt gėzojnė tė drejta tė barabarta. Kjo do tė thotė qė pėrfshin edhe serbėt, tė cilėt do tė dėshirojnė tė jetojnė atje.
 
Njė krijese tė  tillė shtetėrore i nevojitet  pėrkrahja ndėrkombėtare pėr tė pėrcaktuar, midis tė tjerash, sesi dhe ku do tė nxirren para gjyqit kriminelėt e luftės tė tė dyja palėve. Kjo pėrbėn kushtin paraprak tė domosdoshėm pėr krijimin e njė baze tė re mirėkuptimi midis tė dy popujve. Kushti tjetėr paraprak qėndron nė faktin se kjo trevė ka njė tė ardhme ekonomike.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.