| |
 |
|
|
|
17.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
VOLFGANG
LIBAL (WOLFGANG LIBAL) |
|
|
KRISTIN
FON KOL (CHRISTINE VON KOHL) |
|
|
BALLKANI
FAKTOR QĖNDRUESHMĖRIE APO PĖSHTJELLIMI NĖ EVROPĖ |
|
|
E
pėrktheu: Pjetėr RODIQI |
|
|
|
|
|
-
- Fundi i
komunizmit - ndikimet e kėsaj dukurie mbi Ballkanin
- Tė
drejtat e njeriut - njė kapitull plot keqkuptime
- Sulmet e
Nato-s kundėr Jugosllavisė sė cunguar
- Pakti i Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit)
- Etapat e
"idesė sė madhe"
- Programi
- Siguria
- Si
e shohin vetveten popujt e Ballkanit
- MBAS
DY LUFTĖRAVE BOTĖRORE:
- PROBLEMI
KYĒ SERBIA
- Republika
Federale e Jugosllavisė - arrogancė dhe
mashtrim
- Marrėdhėniet
ndėrmjet republikave
- Marrėdhėniet
midis Serbisė dhe Malit tė Zi - guri i provės
- Mali
i Zi
- Pafuqishmėria
e opozitės serbe
- Kosova
- nga qėndresa pasive tek ajo aktive
- Rumania
e dyzuar - ndėrmjet Evropės Qėndrore dhe Detit tė Zi
- Bullgaria
e zellshme - midis shpresės pėr anėtarėsim nė
Bashkimin Evropian dhe nostalgjisė
- VĖSHTRIM
PERSPEKTIV: QĖNDRUESHMĖRI - PREMTIM APO ILUZION?
-
-
- SHTETET
E "BALLKANIT PERĖNDIMOR"
-
- Kroacia
- nė rrugėn drejt Evropės
-
- Vendimet
e marra nėpėrmjet zgjedhjeve parlamentare e presidenciale
nga kroatėt nė fillim tė njėqindvjeēarit tė ri pėrbėjnė
mė tepėr se njė befasim politik. Ata dėshmojnė pėr njė
fillim tė ri politik nė republikėn e dytė pėr nga madhėsia,
tė dalė nga Jugosllavia e dikurshme.
-
- Partia
nė pushtet Bashkėsia Demokratike Kroate (HDZ) e Presidentit
themelues Franjo Tuxhman pėsoi gjatė zgjedhjeve parlamentare
jo vetėm njė humbje, por u fshi nga skena politike. Ndėrsa
nė zgjedhjet presidenciale kandidati i HDZ-sė nuk pati as
edhe gjasėn mė tė vogėl nė ballafaqimin me konkurentin e
opozitės, Stipe Mesiē.
-
- Dhjetė
vjet mbas shpalljes sė pavarėsisė shtetėrore tė Kroacisė
vendi u ēlirua prej miteve tė viteve tė themelimit e tė
luftės dhe nga nėnshtrimi ndaj pėrfytyrimeve kroatomėdha tė
Franjo Tuxhmanit, duke marrė rrugėn drejt normalitetit. Kjo
rrugė ėshtė njėkohėsisht edhe rruga drejt Evropės.
-
- Ndėrkohė
nuk mund tė mėtohet se nė Zagreb i ka ardhur radha nė lėmin
e politikės njė brezi tė ri, brezit tė mbasluftės.
Sigurisht nga pikėpamja e moshės Raēani, Budisha dhe madje
edhe Mesiēi dallohen nga Tuxhmani, i cili vdiq nė dhjetor tė
vitit 1999 nė moshėn 78 vjeēare. Fituesit e zgjedhjeve tė
janarit 2000 kanė qenė megjithatė tė pranishėm
politikisht edhe gjatė 10 vjetėve tė qeverisjes autoritare
tė Tuxhmanit dhe tė policisė sė tij shtetėrore HDZ-sė.
Ndryshimi i vetėm ėshtė se ose si opozitarė nuk kanė
patur pushtet politik, ose siē ėshtė rasti i Mesiēit, i
cili fillimisht ishte rrjeshtuar pėrkrah Tuxhmanit, por mė
vonė u prish me te, janė tėrhequr nga politika.
-
- Si
mund tė cilėsohet koalicioni i tanishėm qeverisės? Gjykuar
simbas partive qė e kanė krijuar ose mbėshtetur kėtė
koalicion ai duhet emėrtuar social-nacional-liberal. Shtyllat
e tij janė socialdemokratėt e Kryeministrit Ivica Raēan, i
cili nė tė kaluarėn ka qenė njėherė nė krye tė udhėheqjes
sė komunistėve tė Kroacisė dhe nacional-liberalėt e
Drazen Budishės, i cili nė vitet e rinisė sė tij ka
drejtuar nė Kroaci revoltėn kombėtare tė studentėve nė
fillim tė viteve 70-tė.
-
- Gjithsesi
duhet theksuar se thelbėsisht mė e rėndėsishme sesa
struktura partiake, mbi tė cilėn mbėshtetet udhėheqja e
re, ėshtė shpirti tek i cili ajo gjen frymėzim. Ky ėshtė
njė shpirt joideologjik, i frymėzuar prej pragmatizmit, i
cili synon ta bėjė Kroacinė njė shtet normal tė ēliruar
nga ngarkesat, por edhe nga joshjet e sė kaluarės.
-
- Nė
kėtė mėnyrė do tė krijohen edhe kushtet paraprake pėr
shkėputjen pėrfundimare
tė Kroacisė tashma tė pavarur nga hija e shtetit fashist
ustash tė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė periudhės sė
Tuxhmanit, megjithė njėfarė distancimi tė Presidentit
themelues tė shtetit nga regjimi i Paveliēit, kjo hije ka
vazhduar tė rėndojė mbi shtetin e ri. Ky distancim ėshtė
zbehur nga pėrkrahja financiare e politike, e kėrkuar dhe
edhe e gjetur prej Tunxhmanit nė qarqet e emigracionit kroat
antikomunist dhe me prirje tė skajshme nacionaliste. Ne Perėndim
shumė qarqe, jo vetėm tė majta, nuk kishin besim tek
Kroacia e re e pavarur dhe e e cilėsonin atė si fashistoide.
-
- Mbas
"kthesės" sė fillimit tė vitit 2000 tė gjitha kėto
dukuri kanė tashmė vetėm domethėnie teorike. Pushtetarėt
e rinj tė Kroacisė kanė njėmendėsuar ngjizjen e forcave
"socialiste" me ato "nacional-liberale"
dhe kanė hapur kėshtu pėrfundimisht njė kapitull tė ri nė
historinė e vendit tė tyre.
-
- Mirėpo
mbartja e kėsaj kthese nė rrafshin e politikės sė pėrditshme
pėrbėn njė sipėrmarrje tė guximshme, e cila nuk mund tė
njėmendėsohet nė mėnyrė tė menjėhershme, por qė kėrkon
njė periudhė kohe tė gjatė. Trashėgimia me tė cilėn pėrballet
qeveria e re ėshtė problematike nė shumė pikėpamje.
-
- Nė
rrafshin e politikės sė brendshme i gjithė lėmshi, i lėnė
trashėgim nga udhėheqja autoritare e Tuxhmanit dhe mbushja e
institucioneve shtetėrore me njerėzit e partisė-shtet tė
HDZ-sė, duhet shkoklavitur shkallė-shkallė. Ndėrkohė udhėheqja
e re po ndeshet detyrimisht me qėndresėn e rrjetit tė
funksionarėve me degėzime tė largėta, mbartėsit e tė
cilave e konsiderojnė shtetin si zotėrim tė tyre dhe qė
kanė lėshuar rrėnjė tė thella nė tė.
-
- Ky
nuk ėshtė vetėm njė problem i politikės sė kuadrit, i zėnies
sė pozitave kyēe politike me njerėz tė rinj. Si pasojė e
lidhjes sė ngushtė tė politikės dhe ekonomisė ėshtė
krijuar njė thurimė qė nuk ka asnjė lidhje me rendin e mirėfilltė
tė ekonomisė sė tregut. Nė kėtė vazhdė do tė jetė,
para sė gjithash, pashmangshmėrisht e nevojshme qė politika
e deritanishme e privatizimeve t'i nėnshtrohet njė
rishqyrtimi dhe tė vendoset mbi baza krejtėsisht tė reja.
Veēse kjo do tė kėrkojė njė shpenzim tė madh forcash.
-
- Nė
kėto rrethana udhėheqja e re duhet tė cėnojė detyrimisht
ndikimin tej mase tė madh qė ka ushtruar deri tashti
"lobi hercegovinas" - disa e thėrrasin madje mafia
- mbi ekonominė kroate. Mirėpo, nga ana tjetėr, kjo do tė
vėrė nė pikėpyetje gjithė ēėshtjen e politikės sė
Zagrebit ndaj Bosnje-Hercegovinės.
-
- Nuk
themi asgjė tė panjohur po tė kujtojmė se Tuxhmani do tė
kishte dashur ta ndante Bosnje-Hercegovinėn midis vetes dhe
Sllobodan Millosheviēit. Mirėpo ai nuk ia doli mbanė kėsaj
gjėje dhe Bosnje-Hercegovina mbeti njė shtet i mėvetėsishėm.
Nga ana tjetėr, Tuxhmani e ka konsideruar praktikisht
Hercegovinėn si njė zotėrim tė Kroacisė, pavarėsisht nga
Federata Bosnjako (Myslimane) - Kroate e krijuar sipas Marrėveshjes
sė Dejtonit.
-
- Qeveria
e re e Zagrebit nuk do ta ketė tė lehtė t'i japė fund
politikės sė dyzuar tė Tuxhmanit ndaj Bosnje-Hercegovinės.
Pėr shembull, nė qoftė se Mostari do tė bėhej sėrish njė
qytet i pėrbashkėt boshnjako-kroat, do tė duhej tė
bindeshin kroatėt e Hercegovinės pėr tė hequr dorė nga
iluzioni se
sektori i tyre i qytetit ėshtė kryeqyteti i Hercegovinės.
Gjithashtu, po aq e vėshtirė do tė jetė edhe shkoklavitja
e pėshtjellimeve midis ushtrisė sė Kroacisė dhe forcave tė
armatosura kroate nė Hercegovinė (HVO), si edhe
vendosja e njė ndarjeje tė qartė midis kėtyre tė
dyve. Veē kėsaj do tė duhet po ashtu qė kroatėt e
Bosnje-Hercegovinės, tė cilėt zotėrojnė njėkohėsisht
edhe nėnshtetėsinė kroate, tė heqin dorė nga nėnshtetėsia
e dyfishtė. Tė gjitha kėto do tė jenė tė nevojshme, qoftė
edhe thjesht pėr pėrmirėsimin e reputacionit ndėrkombėtar
tė Kroacisė.
-
- Nga
ana tjetėr, nuk duhet harruar edhe organizimi i ri i mediave,
tė cilat gjatė sundimit tė Tuxhmanit kanė qenė nėn njė
kontroll tė rreptė shtetėror.
-
- Sė
fundi, nė trashėgiminė me nam tė dyshimtė bėn pjesė
edhe ēėshtja serbe. Presidenti i mėparshėm i Kroacisė e
kishte thjeshtėzuar fare kėtė problem. Sipas mendimit tė
tij ripushtimi i territoreve serbe nė hinterlandin dalmatin
dhe nė Sllavoninė Perėndimore nga forcat e armatosura
kroate nė verėn e vitit 1995, si edhe arratisja dhe pėrzėnia
e popullatės sė atyshme serbe, e kishin zgjidhur "ēėshtjen
serbe". Nė dhjetor 1998 ai vazhdonte tė thoshte se, po
tė kishin mbetur nga dymbėdhjetė pėrqindėt e dikurshme tė
serbėve tė Kroacisė qoftė dhe tri ose pesė pėr qind, kjo
nuk pėrbėnte mė njė kėrcėnim pėr shtetin serb. Ai nuk i
kushtonte, pra, asnjė rėndėsi rikthimit tė serbėve tė
arratisur ose tė pėrzėnė.
-
- Stipe
Mesiē premtoi menjėherė mbas marrjes sė detyrės se do tė
nxiste rikthimin e serbėve, duke pėrmbushur kėshtu
edhe njėrin prej detyrimeve qė Kroacia ka marrė
kundrejt bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Duhet
patur parasysh se rikthimi i popullatės serbe nė tė
ashtuquajturėn Krajinė midis Dalmacisė dhe Hercegovinės e
nė Sllavoninė Perėndimore, si edhe pengimi i zhvendosjes sė
tyre nga Sllavonia Lindore nuk pėrbėn vetėm njė problem
politik. Ai ėshtė njė problem ekonomik e shoqėror, duke
filluar nga sigurimi i banesave tė nevojshme deri tek vendet
e punės.
-
- Nė
kėto rrethana Bashkimi Evropian do tė duhej ta shihte nė njė
kėndvėshtrim tė ri pėrfshirjen e Kroacisė nė programin e
Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stablilitetit). Kroacia, sigurisht, nuk do tė jetė nė
gjendje tė pėrballojė me forcat e veta shumėllojshmėrinė
e kėtyre problemeve. Nė vitin 1999 vendi ka rrėshqitur nė
njė rėnie ekonomike. Prodhimi bruto i vendit, qė nė vitin
1998 kishte arritur gati 84 pėr qind tė vlerės sė vitit
1990, ka pėsuar rėnie tė mėtejshme. Prodhimi industrial (mė
1998 64,3% tė vlerės sė vitit 1990) ka rėnė edhe dy pėr
qind tė tjera dhe deficiti i bilancit tregtar ka arritur njė
miliardė dollarė amerikanė. Kuota e papunėsisė ka arritur
tashti nė 19,5 pėr qind dhe borxhi i jashtėm ėshtė rritur
nė 47,6 pėr qind tė prodhimit bruto tė vendit. Tė
ardhurat valutore nga turizmi kanė pėsuar njė rėnie tė
ndieshme pėr shkak tė luftės sė Kosovės.
-
- Brukseli
do tė duhej t'ia lehtėsonte Kroacisė rrugėn drejt Evropės,
duke qenė se tashma janė
krijuar tė gjitha kushtet paraprake politike pėr njė lėvizje
tė mirėfilltė reformash nė tė gjithė lėmenjtė.
-
-
- Bosnje-Hercegovina
- fli dhe e flijuar
-
- Lufta
nė Bosnje-Hercegovinė ka nxitur angazhimin ushtarak e
politik tė bashkėsisė ndėrkombėtare si nė kėtė luftė
ashtu edhe nė luftėn e Kosovės. Ky angazhim, sipas tė
gjitha gjasave, do tė vazhdojė edhe pėr disa dhjetėvjeēarė
tė tjerė. Nė mes tė majit 2000 nė Bruksel u zhvillua pėr
tė pestėn herė konferenca mbi zbatimin e marrėveshjes sė
Dejtonit pėr Bosnje-Hercegovinėn. Pėrfaqėsuesit e bashkėsisė
ndėrkombėtare tė kryesuar nga pėrfaqėsuesi i lartė pėr
Bosnje-Hercegovinėn, Volfgang Petriē u thanė
me kėtė rast politikanėve tė Federatės
Boshnjako-Kroate dhe tė "Republika Srbska-s" afėrsisht
sa vijon:"Ju po shkapėrderdhni kohėn tonė dhe paratė
tona. Nuk ju kanė mbetur veēse disa muaj kohė pėr tė
hedhur njė hap pėrpara nė drejtim tė zgjidhjes sė
problemeve kyēe tė vendit. Nuk mund tė vazhdohet mė si
deri tashti
"
-
- Politikanėve
tė Sarajevės dhe Banja Lukės u ėshtė parashtruar me kėtė
rast edhe njė listė e tėrė e punėve tė pakryera prej
tyre. Petriēi tha: "Reformat ekonomike nuk po shėnojnė
hapa pėrpara, pėrsa i takon rikthimit tė refugjatėve nuk
po shihet ndonjė pėrparim, organet shtetėrore tė tė dy
entiteteve janė tė tejmbushura, por nuk funksionojnė. Nuk
ka ende njė ligj zgjedhor, mungon njė ligj pėr
investimet e huaja, integrimi i policisė dhe i
sistemeve tė komunikimit ndodhet ende nė fazėn prit tė
presim e deri tashti nuk ėshtė njėmendėsuar akoma ngritja
e njė regjistri qėndror pėr dokumentet e udhėtimit
(pasaportat). Bosnje-Herecegovina ka marrė shumė para -
gjithėsej pesė miliardė dollarė dhe nuk po shihet ndonjė
pėrftesė (efekt). Epoka e politikanėve tė vjetėr e tė
lodhur si edhe e partive tė kohės sė luftės mund tė quhet
tashma e kapėrcyer".
-
- Kėto
fjalė pėrbėnin praktikisht njė ultimatum. Tashti shtrohet
pyetja: ēfarė do tė bėhet nė rast se pėrsėri brenda njė
kohe tė shkurtėr nuk do tė shėnohen pėrparime? Nė njė
rast tė tillė mbeten nė tė vėrtetė vetėm dy mundėsi:
ose tė dėbohen "politikanėt e lodhur" dhe tė
ngrihet njė protektorat i bashkėsisė ndėrkombėtare, ose
konstruksioni i Dejtonit pėr Bosnje-Hercegovinėn t'i nėnshtrohet
njė rishqyrtimi. Nė rastin e dytė do tė lindte nevoja e njė
konferencė tė re pėr Bosnje-Hercegovinėn. Protektorati i pėrgjigjet,
me sa duket, dėshirės sė pjesės mė tė madhe tė popullatės
sė Bosnje-Hercegovinės, por vetėkuptohet jo asaj tė
nacionalistėve, tė cilėt nuk duan tė rrezikojnė pozitat e
tyre.
-
- Po
aq dramatik sa nėntitulli - fli e tė flijuar - ėshtė nė tė
vėrtetė edhe vetė fati i kėtij shteti. Ai fitoi mėvetėsinė
nė fillim tė dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė
kaluar nė vazhdėn e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe
pastaj u bė menjėherė fli, fillimisht e njėsive ushtarake
e paraushtarake jugosllave e serbe e mė pas e atyre kroate.
Katėr vjet mė vonė, me Marrėveshjen e Dejtonit, e cila nė
bazė tė njė nisme amerikane i dha fund luftės sė
tmerrshme, Bosnje-Hercegovina pėr hir tė interesave ndėrkombėtare
"u flijua" nė kėmbim tė nėnshkrimit tė
Sllobodan Millosheviēit. Pėrgjithėsisht synimi ishte pėr
ta ruajtur Bosnje-Hercegovinėn si shtet, por de facto ajo u
nda duke u mbėshtetur nė parimet etnike siē kėrkohej prej
tė dyja palėve ndėrluftuese, dmth nė njė Republika Srbska
dhe nė Federatėn myslimano-kroate tė de facto
Herceg-Bosna-s me kryeqytetin e mbizotėruar prej kroatėve
Mostar.
-
- Lufta
pėr Bosnje-Hercegovinėn e viteve 1991-1995 solli ndryshimin
e qėndrimit tė Perėndimit ndaj gjithė Ballkanit, gjė qė
u dėshmua edhe nė kundėrveprimin ndaj shkallėzimit nė
Kosovė dhe solli nė raport me Jugosllavinė e dikurshme
ndryshime me njė shtrirje akoma mė tė thellė sesa ato qė
do tė buronin vetėm nga zbėrthimi i saj nė shtete sovrane.
Rrėke tė tėra emigrantėsh u vunė nė lėvizje, me
rezultate, tė cilat do tė mund tė rishqyrtohen vetėm pjesėrisht
dhe marrėdhėniet midis njerėzve, popujve e shteteve pėsuan
ērregullime aq tė mėdha, saqė edhe pėr njė kohė tė
gjatė do tė ndikojnė fuqimisht mbi tė ardhmen.
-
- Qysh
atėhere ėshtė botuar njė shkulm i
vėrtetė shkrimesh mbi luftėn pabesueshmėrisht
mizore e brutale tė zhvilluar para dyerve tė Evropės Perėndimore
dhe nėn sytė e politikanėve europerėndimorė, tė cilėt pėr
njė kohė tė gjatė i hodhėn tej vėshtrimet e tyre. Janė
shkruar reportazhe tė hollėsishme, komente spekulative,
analiza politike me karakter apologjik apo kritik qė
tematizonin qėndrimin e Perėndimit; pra, nuk ka mbetur pa u
pėrmendur pothuajse asnjė aspekt i ngjarjeve. Edhe aktorėt
kryesorė tė "bashkėbisedimeve pėr paqe" qė
vazhduan pėr vite me radhė nuk kanė munguar tė japin
ndihmesėn e tyre nėpėrmjet kronikave autobiografike. Pėr kėtė
arsye nuk do tė pėrsėrisim informacionet, qė pak a shumė
mund tė lexoheshin e dėgjoheshin ēdo ditė nė mediat
evropiane. Megjithatė duhen bėrė, sigurisht, pėrpjekje pėr
shqyrtimin e prapaskenave, dukurive shoqėruese e pasojave. Nė
fund tė fundit Evropa - me ndihmėn e luftės sė mėvonshme
tė Kosovės - ka njohur gjatė kohėve tė fundit bashkėpėrgjegjėsinė
e saj e, rrjedhimisht, edhe detyrimin e saj pėr domosdoshmėrinė
dhe dėshirėn e dhėnies sė njė ndihmese pėr rindėrtimin
dhe njė fillim tė ri.
-
- Mirėnjohja
e thellė e popullit boshnjak pėr dhėnien fund tė luftės,
po pėrzihet nga viti nė vit gjithnjė e mė tepėr me njė
pezmatim nė rritje e me ankesa tė shumta kundėr pėrfshirjes
sė shumanshme tė
gjuhės dhe synimeve tė agresorėve nė Marrėveshjen e Paqes
tė Dejtonit. Fjala ėshtė pėr ndarjen "etnike".
Njė "Republika Srbska" brenda shtetit pėr serbėt
dhe njė "Herceg-Bosna" de facto pėr kroatėt, pra
tė dy kanė tė drejtė ta quajnė pėrkatėsisht "mėmėdheun"
e tyre Kroacinė dhe Serbinė si "atdheun" e tyre tė
vėrtetė, ndėrsa boshnjakėve myslimanė, tė cilėt sot
quhen "boshnjakė" e kundėr tė cilėve kanė qenė
drejtuar mėsymjet e tė dyja palėve, u ėshtė rezervuar vetėm
njė enklavė. Mbrapa tyre nuk ndodhet ndonjė atdhe
"tjetėr". Nė Dejton ėshtė pėrpiluar njė
kushtetutė, e cila parasheh tri kategori qytetarėsh dhe qė
deri sot nuk ėshtė ratifikuar nga Parlamenti boshnjak.
-
- Fakti
qė shteti ėshtė i paqeverisshėm, siē ėshtė theksuar
edhe nė Konferencėn e pėrmendur tė Brukselit, mund tė
shpjegohet nė fund tė fundit me bazat e ndėrlikuara, qė
janė pėrcaktuar nė Marrėveshjen e Dejtonit. Pėr tė mos u
zgjatur shumė po rreshtojmė vetėm disa prej tyre. Kryesia
kolektive e shtetit pėrbėhet nga njė serb (nga Republika
Srbska) dhe njė kroat e njė boshnjak prej Federatės
Boshnjako-Kroate. Deri sot kėta pėrfaqėsues janė tė
barazvlefshėm me kryetarėt ose pėrkatėsisht pėrfaqėsuesit
e tri partive nacionaliste, tė cilat mbajnė politikisht pėrgjegjėsinė
e luftės. Nė dikasteret e Federatės ēdo shef departamenti
ka njė zėvendės, i cili nuk mund t'i pėrkasė sė njejtės
kombėsi. Nė rast se njėri ėshtė kroat, atėhere tjetri
duhet tė jetė mysliman ose anasjelltas. Kompetencat e
shtetit tė pėrbashkėt janė skajshmėrisht tė kufizuara nė
dobi tė njė drejtimi tė decentralizuar. Pra, dhjetė
kantonet qė pėrbėjnė Federatėn gėzojnė tė drejtat e njė
autonomie tė skajshme, tė cilat i kanė shndėrruar
pothuajse nė shtete brenda shtetit. Nė kushtet e njė ndėrthurjeje
tė tillė pothuajse tė gjitha vendimet e nevojshme mund dhe
nė fakt edhe bllokohen.
-
- Rishqyrtimi
i Marrėveshjes sė Dejtonit ėshtė kėrkuar si nga
nacionalistėt e tė tria palėve, ashtu edhe nga ata qė pėrkrahin
barazinė e tė gjithė qytetarėve nė njė shtet tė pėrbashkėt.
Me anėn e kėsaj Marrėveshjeje, e cila ėshtė nėnshkruar
nga Millosheviēi, Tunxhmani dhe Izetbegoviēi (Presidenti
kroat Tuxhman ka vdekur ndėrkohė, ndėrsa Izetbegoviēi ka
dhėnė dorėheqjen), u arrit njė punė e paarrritshme, dmth
njohja ndėrkombėtare e njė shteti (tė njėsishėm) e qysh
nga viti 1995 vėnia e tij nėn protektorat dhe njėkohėsisht
ēimentimi i njė ndarjeje etnike qė ishte krijuar nėpėrmjet
luftės. Bash ky ka qenė synimi i shpallur i Millosheviēit
dhe Tunxhmanit pėr tė cilin ata ishin marrė vesh midis
tyre, dmth shpartallimi i Bosnje-Hercegovinės, krijimi i
territoreve kombėtare "etnikisht tė pastra",
"tė pastruara" prej atyre
boshnjakėve, tė cilėt ishin klasifikuar prej tyre si
"myslimanė besimtarė" dhe "trajtuar" pėrkatėsisht
si tė tillė. Serbėt dhe kroatėt me anėn e propagandės sė
tyre mėtonin tė shpėtojnė Evropėn e krishterė nga
islamizmi.
-
- Dejtoni
ka pėrvetėsuar pėrkufizimet e pėrdorura gjatė luftės sė
rajoneve etnike, pėrveē tė tjerash edhe nėpėrmjet
"kantonizimit" brenda Federatės, pa marrė parasysh
ata boshnjakė, tė cilėt nuk e konsiderojnė veten "vetėm"
myslimanė besimtar, tė cilėt vijnė nga martesa tė pėrzjera
apo jetojnė nė kushte tė kėtilla e tė cilėt nuk duan tė
jetojnė si myslimanė nė njė shtet tė populluar vetėm
prej myslimanėve ose qė nuk pranojnė asnjė lloj pėrkatėsie
fetare (gjė qė mbas 45 vjetėsh sundimi komunist ka tė bėjė
me njė numėr jo tė vogėl njerėzish).
-
- Kjo
ėshtė gjendja e sotme e Bosnje-Hercegovinės e, pėrkundruall
saj, bashkėsia ndėrkombėtare vazhdon t'i pėrmbahet parullės:
Dejtoni mbetet ashtu siē ėshtė.
-
- Nė
botimet e shumta mbi luftėn dhe mbi Dejtonin disa ngjarje nuk
janė trajtuar fare ose janė trajtuar pa qartėsinė e duhur.
Kėshtu, pėr shembull, nė kuadrin e zhvillimeve para dhe
gjatė fillimit tė luftės vendosja e embargos ndėrkombėtare
tė armėve pėr tė gjitha shtetet pasardhėse tė
Jugosllavisė sė dikurshme, fillimisht mė 5 qershor nga
Bashkimi Evropian dhe pastaj mė 25 shtator 1991 nga Kėshilli
i Sigurimit tė OKB-sė, pėrbėn edhe sot e kėsaj dite njė
dukuri tė pasqaruar. Pra, kjo embargo ėshtė vėnė nė njė
moment kur veprimet luftarake nga Sllovenia po zhvendoseshin nė
Kroaci dhe kur nė rrafshin ndėrkombėtar nuk mund tė vihej
kurrsesi nė dyshim qė prapa tyre qėndronin ambiciet serbomėdha.
Asokohe dihej po ashtu se Bosnje-Hercegovina pėrbėnte
synimin e ardhshėm.
-
- Para
sė gjithash shėrbimet e kundėrzbulimit ushtarak tė Perėndimit
e njihnin gjendjen nė tė cilėn ndodheshin, pėrsa i takon
kapaciteteve tė tyre ushtarake, shtetet e reja qė u sulmuan,
tė cilat sapo kishin fituar mėvetėsinė. Kėto qarqe duhet
tė kenė ditur gjithashtu deri nė hollėsitė mė tė imta
se nėpėrmjet Ushtrisė Popullore Jugosllave agresorėt
kishin nė dispozicion njėsi tepėr tė organizuara, tė
pajisura mė sė miri e qė zotėronin rezerva tė
mjaftueshme. Nė rast se embargoja ka synuar - tė paktėn ky
ėshtė versioni zyrtar - qė nėpėrmjet kėtij vendimi tė
ndalonte luftėn, tek pala jugosllave kjo nuk duhet tė ketė
shkaktuar gjė tjetėr veē qesėndisjes. Nė fakt serbėt kėtė
embargo e kanė vlerėsuar si njė mbėshtetje tė interesave
dhe synimeve tė tyre. Megjithatė, nė letėrsinė e pėrmendur
ku flitet pėr luftėrat e kėtyre viteve nė Jugosllavinė e
shpėrbėrė nuk diskutohet pothuajse fare sesi ka qenė e
mundur qė pala perėndimore tė merrte njė vendim tė tillė
tmerrėsisht tė gabuar. Mirėpo nė ndėrgjegjen e popujve tė
shteteve qė e kanė pėsuar nė kurrizin e tyre dhe para sė
gjithash tė boshnjakėve, tė cilėt kanė qenė tė detyruar
me plot kuptimin e fjalės tė luftojnė thjeshtė pėr
ekzistencėn e tyre, dyshimet janė ende tė pranishme.
-
- Njė
temė tjetėr, tė trajtuar nė mėnyrė tė pakėnaqshme, pėrbėn
edhe terminologjia politike e pėrdorur publikisht nė Perėndim.
Kjo ka sjellė njė sėrė pasojash tė rėnda.
-
- Sulmi
mbi Bosnje-Hercegovinė nga pikėpamja kohore - jo politike -
ka pėrbėrė njė kundėrveprim tė menjėhershėm ndaj
njohjes ndėrkombėtare tė kėtij shteti pasardhės tė
Jugosllavisė sė dikurshme. Dy rezoluta tė Kėshillit tė
Sigurimit tė OKB-sė, nr. 752 dhe 757, e damkosin nė fakt
fare qartazi kėtė luftė si njė agresion nga jashtė.
Megjithatė, politikanėt perėndimorė - kryesisht nė vendet
pritėse tė refugjatėve - nuk kanė ngurruar tė flasin
publikisht pėr njė "luftė civile" (madje nė
Gjermani kjo ka vazhduar nganjėherė deri nė ditėt e
sotme!). Nė kėtė mėnyrė ata kanė mundur tė arrijnė
drejtpėrsėdrejti dy caqe. Sė pari, kanė penguar popullatėn
vendase qė spontanisht t'i identifikojė emocionalisht ata si
tė flijuar e, madje, ka mbizotėruar mė tepėr kundėrveprimi:
"kjo ėshtė njė ēėshtje e brendshme e
Bosnje-Hercegovinės
. me kėtė ēėshtje s'kemi punė,
ajo nuk na intereson
.". Sė dyti, - dhe kjo ėshtė mė
thelbėsore - refugjatėt e luftrave civile nuk parashihen nė
Konventėn e Gjenevės pėr Refugjatėt e Luftės, e cila ka
karakter detyrues pėr vendet pritėse. Kjo terminologji iu pėrshtat
deri diku njėmendėsisė vetėm mbas kalimit tė njė kohe tė
gjatė - ndėrsa dėmi psikologjik megjithate nuk mund tė
korrigjohej mė.
-
- Para
dhe gjatė luftės vėzhguesit e huaj bėnė, si tė thuash,
njė mėkat tė mosbėrjes, nė kuptimin e mosmarrjes parasysh
nė masėn e mjaftueshme tė mediave, nė radhė tė parė nė
Serbi, pastaj nė Kroaci e mė vonė edhe nė
Bosnje-Hercegovinė. Metoda ai "u shpreh" dhe
arsenali i pabesueshėm i gėnjeshtrave qė pllakosi mbi
publikun e vendit, nuk linte mė asnjė dyshim pėrsa u pėrket
prapaskenave, pėrmasave dhe metodave tė agresionit tė
planifikuar. Nė frymėn e mirėkuptimit tė sotėm, sipas tė
cilit lindja e konflikteve duhet vrojtuar me kohė pėr tė
mundėsuar pėrkatėsisht kundėrveprimin nė kohėn e duhur,
do tė ishte e nevojshme qė prej palės ndėrkombėtare tė
tregohej njė interesim mė i madh pėr faktin qė nė
Bosnje-Hercegovinė ka radiostacione, tė cilat transmetojnė
programe iraniane nė gjuhėn boshnjake dhe me pėrmbajtje
antiperėndimore.
-
- Ngaqė
njė pjesė e opinionit publik perėndimor mund t'i kalojė
lehtėsisht nė harresė ngjarjet e krijuara nga situatat para
dhe gjatė luftės - nė njė kohė qė kuptimi i thelluar i
prapaskenave tė saj duhet tė vazhdonte tė kishte njė rėndėsi
tė jashtėzakonshme pėr qėndrimin qė duhet mbajtur
aktualisht - e quajmė tė rėndėsishme , pėr shembull, tė
kujtojmė faktin e ēuditshėm qė Bosnje-Hercegovina u gjet e
befasuar para mėsymjeve serbe tė fundit tė marsit e
fillimit tė prillit 1992 nė Bosnjen Veriore e Lindore. Ka tė
ngjarė qė shpjegimi i kėsaj dukurie duhet kėrkuar mė parė
nė rrafshin psikologjik dhe jo vetėm nė atė politik ose,
madje, nė atė ushtarak.
-
- Mbas
vdekjes sė Titos
nė vitit 1980 u krijua njė shqetėsim i pėrgjithshėm veēanėrisht
nė radhėt e politikanėve udhėheqės, pėr shkak se nė
republikat e veēanta u vu re shumė shpejtė rritja e forcave
nacionaliste e centrifugale. Gjithkush e dinte po ashtu se
bash Bosnje-Hercegovina me tre kombet e saj tė vendosura nė
pozita tė barabarta - myslimanėt, kroatėt e serbėt - nė
rastin e zhvillimeve tė tilla do tė binte pre e njė prove
durimi tė jashtėzakonshėm dhe se atje mund tė ekzistonte
rreziku i njė "lufte civile". Duke qenė se pritej
qė ajo tė ishte edhe mė e pėrgjakshme, se ēdo luftė tjetėr
e zhvilluar nė territorin e Jugosllavisė, shumė vėzhgues -
duke na pėrfshirė edhe ne - besonin, se bash pėr kėtė
arsye nuk do tė arrinte puna deri aty. Mirėpo, siē thamė,
fakti i ekzistencės sė rrezikut ishte tepėr i dukshėm dhe
pėr kėtė arsye me tė drejtė duhej pritur qė nė
Bosnje-Hercegovinė tė ishin marrė nė ēfarėdolloj
drejtimi masa praprake.
-
- Disa
njoftime - pjesėrisht tė botuara e pjesėrisht tė pabotuara
- tė refugjatėve, tė cilėt
kanė pėrjetuar vitet e para tė luftės si ushtarė,
japin njė pėrshkrim tė habitshėm tė faktit, sesi gjatė
periudhės, mbasi kishin filluar tashma luftimet, hidheshin
hapat e para drejt qėndresės sė armatosur. Njė shembull:
Gjatė njė vizite tė bėrė nė Tuzla pak para pėrfundimit
tė luftės, patėm rastin tė flemė njė natė tek njė
familje, e cila nuk na njihte, por sė cilės i ishin lutur
disa nga miqtė tanė qė tė na ofronin njė shtrat pėr njė
natė. Hotele ende nuk kishte. Ishte njė shtrat i mirė me ndėrresa
shtrati tė pastra - edhe sot e kėsaj dite pėr ne ka mbetur
enigmė dhe njėkohėsisht
arsye admirimi, sesi ishte e mundur qė amvisat, tė
cilave ēdo ditė u duhej tė luftonin me mungesėn e ujit e tė
energjisė elektrike, t'i mbanin kaq tė pastra familjet,
banesat dhe ndėrresat e tyre -, por as ne e as e zonja e shtėpisė
sė bashku me djalin e saj 20-vjeēar nuk shkuam pėr tė
fjetur.
-
- Nė
dhomėn ngjitur ishin strehuar dosido njė numėr i madh tė
afėrmish, tė cilėt kishin mbetur pa strehė, ndėrsa ne tė
ulur mbi shtrat, duke pirė njė verė qė kishim sjellė me
vete, dėgjonim tė shtangur tregimet e tyre rreth viteve tė
luftės. "U zgjova si ēdo mėngjes nė orėn gjashtė e
gjysmė", filloi tregimin e tij djali, "dhe po pėrgatitesha
pėr tė shkuar nė shkollė, kur mė tėrhoqi vėmendjen njė
zhurmė jo e rėndomtė pėr mua; hodha vėshtrimin jashtė
dhe vura re njėsi tė veshura me uniformė e tė armatosura qė
po marshonin nėpėr rrugėn tonė drejt qendrės. Pak minuta
mė vonė tingėlloi telefoni dhe njė teze tepėr e shqetėsuar
mė kumtoi pėrmes receptorit: «Serbėt po shkojnė nė luftė
kundėr nesh, ata po vijnė nga tė gjitha anėt .... ē'tė bėj
unė tashti?» Kėtė, vetėkuptohet, nuk mund ta dinte as nėna
ime dhe as unė. Mandej ngjarjet rrodhėn shpejt e shpejt. Nė
shkollė nuk ishte paraqitur asnjė bashkėnxėnės serb, por
vetėm kroatėt dhe ne myslimanėt; na bėnė thirrje tė
paraqiteshin pėr mbrojtjen e qytetit .... ne nuk kishim ende
kurrfarė pėrgatitje ushtarake, as uniforma e as armė, pra,
fillimisht u nisėm me tuta sportive dhe atlete e pastaj gjatė
ditėve tė mėvonshme prindėrit mė blenė uniformėn, armėt
dhe municionin - kėshtu
pra ka filluar kėtu pėr ne lufta ...."
-
- Sot
disponohen pohime tė palės serbe, sipas tė cilave pranohet
se lufta ėshtė kurdisur mirė e mirė dhe se synimet e saj
jo vetėm qė ishin ushtarakisht tė paracaktuara, por edhe
politikisht tė motivuara. Pikėsynimi ishte njėsimi nė njė
Serbi tė Madhe i tė gjitha trevave, ku jetonin serbė.
-
- Ushtria
Popullore Jugosllave (JVA) kishte filluar qysh nė verėn e
vitit 1991 ēarmatosjen e "njėsive territoriale",
njė lloj milicie qytetare qė varej asokohe nga pikėpamja
financiare e organizative prej Republikave. Sllovenėt i
kishin bėrė bisht kėsaj mase e prandaj dispononin municione
dhe qenė nė gjendje t'u kundėrvihen mėsymjeve tė filluara
nė fund tė qershorit/fillimit tė korrikut 1991. Nga ana
tjetėr, Kroacia e kishte zbatuar nė njė masė tė madhe
urdhėrin e ēarmatimit e
pėr pasojė u detyrua tė ndėrtojė nga themelet mbrojtjen e
saj vetiake, nė njė kohė qė lufta kishte filluar tashma.
Embargoja e armėve, ē'ėshtė e vėrteta, u arrit tė
shmangej, por mbrojtja u vėshtirėsua e pėrmbi tė gjitha u
shtrenjtua shumė mė tepėr.
-
- Bosnje-Hercegovina
ndodhej nė njė pozitė tė posaēme. Sė pari, pėr arsye
se, mbėshtetur nė pėrvojėn e luftės partizane, e cila nė
faza tė caktuara ishte zhvilluar nė njė mėnyrė posaēėrisht
tė rreptė nė trevat e kėsaj Republike, kapacitetet e
JVA-tit ishin pėrqėndruar nė Bosnje-Hercegovinė. Industria
e armėve, ndėrmarrjet furnizuese tė ushtrisė, hangaret e
forcave ajrore dhe arsenalėt e armėve ishin pėrqėndruar
kryesisht, pjesėrisht nėn tokė, nė Bosnjen Qendrore. Pėr
kėtė kishte ndikuar edhe prishja me Stalinin nė vitin 1948
dhe udhėheqja jugosllave ishte e detyruar t'u trembej
aksioneve ndėshkuese tė shteteve anėtare tė Paktit tė
Varshavės e kryesisht atyre pėrmes Hungarisė e Rumanisė.
-
- Asokohe
objektet ushtarake tė stacionuara nė afėrsi tė kufirit
u zhvendosėn nė brendėsi tė vendit. Kjo solli, pėrveē
tė tjerash, praninė e pėrfaqėsuesve tė ushtrisė, me plot
kuptimin e fjalės, nė tė gjitha ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme
industriale dhe tė import-eksportit tė Bosnje-Hercegovinės,
mbasi pothuajse tė gjitha kėto ishin tė rėndėsishme nga
pikėpamja ekonomike edhe pėr JVA-tin. Ky pėrqendrim i
ushtrisė sė mbizotėruar prej serbėve e tė drejtuar
politikisht nga qendra e Beogradit pėrbėnte njė kėrcėnim
tė veēantė pėr boshnjakėt. Pėrveē kėsaj, mbas luftės
sė Kroacisė JVA-ti i tėrhoqi dhe i zhvendosi nė Bosnje njėsitė
e tij e nė radhė tė parė njėsitė tankiste. Veē kėsaj,
nuk pėrbėnte mė njė tė fshehtė fakti qė pothuajse afro
njė vit para shpėrthimit tė luftėsm, pėrreth Sarajevės
ishin ndėrtuar kolona mbajtėse pėr artilerinė e rėndė.
-
- Udhėheqja
politike e Sarajevės ndihej e rrethuar politikisht e
ushtarakisht, si edhe e paaftė pėr tė ndėrmarrė vetė
masa parapėrgatitore ushtarake. Megjithatė, pėrgatitje tė
tilla u bėnė vetėkuptohet nė heshtje tė plotė, veē tė
tjerash me pėrkrahjen e atyre oficerave tė JVA-it qė nuk
pranuan tė ndėrhyjnė kundėr bashkėvendasve tė dikurshėm
apo kundėr familjeve tė tyre, duke u larguar nė mėnyrė tė
rregullt ose dezertuar nga ushtria. Kėshtu u krijuan mundėsitė
qė parapėrgatitjet boshnjake tė mbėshteteshin tek disa
ekspertė. Por, tė gjitha kėto ishin tepėr tė pakta e tepėr
tė vonuara.
-
- Le
tė kthehemi shkurtimisht mbrapa tek fillimi i fushatės serbe
kundėr myslimanėve tė Bosnje-Hercegovinės. Zanafilla e saj
duhet kėrkuar para sė gjithash tek procesi kundėr
Presidentit tė mėvonshėm Alija Izetbegoviē, i cili qysh nė
vitin 1982 sė bashku me 12 tė paditur tė tjerė tė besimit
mysliman ishte nxjerrė para gjyqit nė Sarajevė. Padia mbėshtetej
mbi njė memorandum tė hartuar prej tij para afro 15 vjetėsh
pėr domosdoshmėrinė e reformimit tė islamizmit. Nė tė
nuk pėrmendej kurrkund koncepti Bosnje-Hercegovinė. Ēdokush
qė ka lexuar aktpadinė e asokohshme e ka patur tė qartė se
nė kėtė rast - gjatė epokės sė mbas Titos - duhej tė
zhvillohej njė proces politik pėr t'i komprometuar nė
opinionin publik myslimanėt boshnjakė si
"fondamentalistė". Ata akuzoheshin se kishin synuar
krijimin e njė shteti "islamik" tė
Bosnje-Hercegovinės nė bashkėpunim tė ngushtė me Iranin,
i cili asokohe ndodhej nėn rregjimin radikal tė Ajatolla
Komenit.
-
- Nė
vitet pasuese janė hedhur nė qarkullim fragmente tė kėtij
memorandumi nė shumė versione tė ndryshme, disa prej tė
cilave pėrfshinin vetėm ato pjesė, tė cilat duhej tė shėrbenin
pėr tė vėrtetuar tezėn e shtetit tė synuar (aspiruar)
islamik. Kėto pjesė tė tekstit, sipas pohimeve tė bėra
nga Presidenti Izetbegoviē nė mars 1992, ishin falsifikuar
prej qendrave serbe. Gjithsesi, ato kanė shėrbyer, pėr tė
ngjallur, me synime tė paracaktuara, tek serbėt e kėsaj
treve ndjenjėn e frikės se nė njė Bosnje-Hercegovinė tė
tillė nuk do tė kishte mė "vend pėr serbėt e
krishterė ortodoksė". Tek kjo pjesė e popullatės, ē'ėshtė
e vėrteta, u arrit krijimi i panikut. Nė verėn e vitit
1991, gjatė njė udhėtimi tė kryer me porosi tė Federatės
Ndėrkombėtare tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut (Vjenė)
nė Sarajevė (dhe nė Novi Sad tė Vojvodinės), shumė
boshnjakė - asokohe nuk bėhej fjalė pėr kroatė, myslimanė
apo serb - gjatė bisedave na kumtuan se nė disa institucione
(p.sh. nė universitete) dhe organizata (p.sh. nė shoqatat
sportive) kolegėt serb kishin hedhur papritmas tezėn se nuk
mund "tė punohej mė bashkėrisht", se duhej
krijuar nė miniaturė njė ndarje ndėrmjet tė tre kombeve tė
kėtij shteti shumėpopujsh, dmth njė ndarje nė njė seksion
serb, njė seksion kroat e njė seksion mysliman.
-
- Sado
e padrejtė tė ketė qenė akuza nė procesin kundėr
Izetbegoviēit e shokėve tė tij, si nė veēanti, ashtu edhe
nė pėrgjithėsi, nė retrospektivė duhet pranuar, megjithatė,
se tė paktėn disa prej intelektualėve boshnjakė qė kishin
dalė me kėtė rast para gjyqit, mund tė cilėsoheshin si pėrfaqėsues
tė nacionalizmit boshnjako-mysliman. Pra, tė njė
nacionalizmi qė ka ekzistuar nė Bosnje qysh nė fillim tė
shekullit tė kaluar, i cili ėshtė luftuar prej ēdo regjimi
tė Jugosllavisė sė krijuar mė 1918, qė pėrkujdeset pėr
martirėt e tij dhe tė cilit asnjėherė nuk ka qenė e
mundur t'ia shtuposin gojėn. Ndonėse prirje tė tilla nuk
kanė lozur ndonjė rol pėrcaktues gjatė asnjė periudhe nė
Bosnje-Hercegovinė, duke u nisur nga rrethanat e regjimit
jugosllav mbas vdekjes sė Titos, syēeltėsia e treguar gjatė
kėtyre viteve ndaj ekstremistėve nacional-myslimanė ėshtė
plotėsisht e kuptueshme.
-
- Mirėpo,
nga ana tjetėr, ėshtė pėr tė dyshuar, nėse duhet pėrligjur
si metodė e goditur procesi politik, gjatė tė cilit
Izetbegoviēi u dėnua me dymbėdhjetė vjet dhe tė tjerėt
po ashtu me dėnime tė gjata me burg. Fakti qė avokati
Izetbegoviē deri atėhere pothuajse i panjohur e i respektuar
si njė figurė e panjollosur, nė krye tė "Partisė sė
Veprimit Demokratik" (SDA) tė drejtuar
prej tij, qė doli ngadhnjimtare, arriti tė zgjidhej pėrmes
votimeve tė lira si Presidenti i parė i vendit, ka shumė
gjasa qė nė fund tė fundit t'i dedikohet kėtij procesi. Kėto
zgjedhje, gjatė tė cilave pėr herė tė parė partitė me
orientim nacionalist kanė patur mundėsi tė kandidohen dhe u
janė imponuar menjėherė partive jonacionaliste, ka pėrbėrė
njėkohėsisht pėr shumė boshnjakė
fillimin e fundit tė njė shteti tė pėrbashkėt.
-
- Fushata,
tashma e pėrmendur, tinzare yshtėse kundėr myslimanėve tė
Bosnjes ka gjetur shprehje me anėn e njė numri tė pafund
variantesh: nėpėrmjet njoftimeve pėr mėsymje tė hamendėsuara
kundėr serbėve dhe kishave e varrezave serbe, por, para sė
gjithash, pėr pėrdhunime grash e vajzash serbe. Nė kėtė mėnyrė
u bėhej thirrje instinkteve mė elementare tė popullatės
serbe e kryesisht tė pjesės sė saj mashkullore. Ata pėrpunoheshin
nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Pėrpara se tė vinte
puna me tė vėrtetė tek veprimet e dhunshme nė Bosnjen
Veriore e Lindore, filloi
terrorizimi i popullatės myslimane tė qyteteve tė
vogla dhe fshatrave tė kėsaj treve.
-
- Nė
fillim u vendos ndalimqarkullimi natėn, mandej u dha urdhri pėr
dorėzimin e armėve, tek i cili u vu theksi pėrmes
bastisjeve tė pėrsėritura tė banesave dhe kėshtu u desh tė
kalojė njė farė kohe deri sa myslimanėt tė vinin re, se kėto
masa nuk kishin tė bėnin me serbėt, por vetėm me ta. Mė
vonė atyre iu ndalua tė shkonin nė disa
pjesė tė caktuara tė qytetit dhe u lejohej tė
blinin vetėm nė tregtoret "myslimane", furnizimi i
tė cilave pėrkeqėsohej gjithnjė e mė tepėr. Njerėzit tė
tronditur e qė nuk u vinte nė ndihmė as policia e as
organet e tjera, po shtyheshin gjithnjė e mė tepėr drejt
izolimit. Sė fundi, burrave iu ndalua tė shkonin nė punė.
-
- Mandej
ngjarjet u rrokullisėn drejt vrasjeve tė para tė myslimanėve,
pėrdhunimit tė grave para syve tė burrave dhe fėmijve tė
tyre dhe, tekembramja, njerėzve iu bė thirrje qė tė
largoheshin menjėherė nga vendi. Skenari funkiononte nė mėnyrė
tė pėrkryer. Para largimit kėrkohej nėnshkrimi i
dokumenteve, me anėn e tė cilave vėrtetohej se personi pėrkatės
hiqte dorė vullnetarisht nga tė gjitha pronat e tij, duke ia
kaluar ato komunės. Mbi kėto formularė - qė dukej fare
qartazi se ishin pėrgatitur me kohė - ishte vendosur njė
vulė e "Republika Srbska" (pra as e
"Bosnjes" dhe as e "Jugosllavisė"),
gjobat, po ashtu, ishin parapėrgatitur, secili kishte tė
drejtė tė merrte me vete vetėm njė minimum bagazhesh dhe
shpenzimet e transportit duheshin pėrballuar prej vetė
viktimave. Atyre u kumtohej se do tė dėrgoheshin nė
Vojvodinė, jo larg kufirit hungarez, ku do tė pajiseshin me
dokumente udhėtimi dhe do tė vazhdonin me tren rrugėn nė
drejtim tė Hungarisė.
-
- Njoftimet
qė vinin prej njerėzve tejet tė tronditur tė kėsaj vale tė
parė refugjatėsh mbi brutalitetin, mizoritė, plaēkitjet e
paturpshme tė banesave tė tyre prej njėsive paraushtarake
serbe (shpeshherė ata kanė patur rast tė shohin me sytė e
tyre sesi plaēkat e grabitura mbarteshin me kamiona tė
Ushtrisė Popullore Jugosllave),
grabitjet e tanivonshme, dėbimi i organizuar dhe, sė
fundi, tmerret dhe pėshtjellimet
nė pikat e kalimit kufitar (vetėkuptohet qė policitė
kufitare hungareze e austriake nga ana e tyre kanė qenė plotėsisht
tė papėrgatitura e tė mbingarkuara nė kushtet e kėsaj
situate tė krijuar fare papritmas), ishin rrėqethėse. Ata tė
kujtonin me njė ngjashmėri rrėqethėse metodat e Rajhut tė
Tretė gjatė dėbimit tė planifikuar deri nė hollėsitė mė
tė imta tė ēifutėve gjermanė. Edhe ata gjatė fazės sė
parė veēoheshin dhe terrorizoheshin psikikisht, sa kohė qė
kishin ende para, pėr t'i paguar shtetit gjerman pėr
emigrimin dhe shpėtimin e tyre.
-
- Mbetet
pėr t'u analizuar edhe njė element tjetėr. Tė gjithė ata
qė kanė arritur
tė mbijetojnė mbas luftės sė Bosnjes ose qė jetojnė nė
diasporė, kanė
humbur identitetin e tyre. Fillimisht kanė humbur identitetin
jugosllav, gjė qė nė rastin boshnjak nuk ka tė bėjė vetėm
me shpėrbėrjen e Jugosllavisė sė Titos, por kryesisht me
shpėrbėrjen e Bosnje-Hercegovinės. Nė njė kohė qė
shtetet e dala nga Jugosllavia e dikurshme nė saje tė
sovranitetit u kanė siguruar qytetarėve tė tyre njė nėnshtetėsi
e pėr pasojė identitetin kombėtar, boshnjakėt kanė humbur
shtetin, i cili u kishte dhėnė mundėsinė a) pėr tė patur
njė identitet kombėtar si serb, kroatė apo myslimanė nė
Bosnje-Hercegovinėn e pėrbashkėt dhe pėr tė qenė njėkohėsisht
"nėnshtetas jugosllavė" ose b) pa pranuar njė pėrkatėsi
tė caktuar kombėtare tė zgjidhnin
"jugosllavizmin" dhe gjatė regjistrimit tė
popullatės tė deklarohen si "jugosllav", sėrish nė
bazė tė pasaportės jugosllave. Kjo ėshtė njė mundėsi qė
ėshtė shfrytėzuar nga shumė njerėz tė moshuar, tė cilėt
gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kanė ushqyer bindjen se
luftonin pėr njė Jugosllavi tė pėrbashkėt, si edhe nga
njerėz tė rinj
me prejardhje nga martesa tė pėrziera.
-
- Po
tė pyetet sot njė boshnjak kroat pėr identitetin e tij, ai
nė kuadrin e Federatės do tė zgjedhė detyrimisht opcionin
kroat, mbasi kėshtu atij i krijohet pėrparėsia
tė gėzojė nė Kroaci tė drejtėn e votimit, si edhe
tė marrė njė pasaporte kroate, gjė qė i ofron
atij nė rrafshin ndėrkombėtar njė sėrė lehtėsirash.
E njėjta gjė vlen edhe
nė rastin e njė boshnjaku serb, me tė vetmin ndryshim qė
njė pasaportė serbe sot pėr sot nuk pėrbėn ndonjė pėrparėsi.
-
- Nga
ana tjetėr, njė boshnjak nga Bosnja duhet tė jetė a priori
mysliman, i cili quhet tashti zyrtarisht boshnjak e si i kėtillė
ėshtė i detyruar tė kėrkojė vizė pranė ambasadės pėrkatėse
pėr ēdo udhėtim jashtė shtetit, tė presė miratimin e
saj, tė paguajė njė taksė dhe tė shkojė vetėm nė kėtė
vend pėr njė periudhė kohe tė kufizuar paraprakisht.
Praktikisht kjo do tė thotė, pėr shembull, qė nėse nė njė
institucion tė Federatės, bie fjala nė njė ministri, ku nė
bazė tė rregullores nė
tė njėjtėn zyrė punojnė njė kroat dhe njė boshnjak e kėta
tė dy duhet tė shkojnė me shėrbim jashtė shtetit, atėhere
trajtimi i boshnjakut do tė jetė ai i njė qytetari tė dorės
sė dytė. Vallė a ėshtė e mundur qė njė gjendje e tillė,
e krijuar si pasojė e rregullave tė caktuara nė Dejton, tė
shėrbejė pėr nxitjen e "bashkėjetesės"? Karrierė,
madje njė vend pune ose njė banesė mund tė presė vetėm
ai qė pranon rregullat e lojės sė partisė pėrkatėse kombėtare
ose qė ėshtė nė pushtet apo tė drejtuesve tė saj lokalė,
pra, ai qė bėn njė pohim
politik apo fetar, madje mė mirė ai qė i bėn tė dyja sė
bashku. Kohėt e fundit nė kėtė drejtim po bėhen,
gjithsesi me hapa shumė tė vegjėl, pėrpjekje pėr
ndryshime.
-
- Gjendja
e sotme nė Bosnje-Hercegovinė, po tė kundrohet me vėmendje
dhe tė pėrkufizohet
nė njė mėnyrė paksa tė ngurtė, mund tė cilėsohet
"skajshmėrisht e rrezikshme
e dramatike"; ndonėse nė dukje nuk ngjet asgjė dhe
kurrkush nuk tė lė pėrshtypjen se dėshiron tė provokojė
njė luftė tė re apo ndonjė grindje tjetėr tė dhunshme.
Mirėpo, bash sepse nuk po ngjet gjė, sepse nė radhėt e
popullatės po shpaloset njė apati me njė shtrirje gjithnjė
e mė tė thellė - mungesė perspektive dhe mungesė pėrparimi
ekonomik - dhe sepse nė tė njėjtėn kohė po gjen zbatim njė
proces i nėndheshėm islamizimi, i cili po frikon sė tepėrmi,
pjesėrisht, vetė pjesėmarrėsit e kėtij procesi, por,
kryesisht, ata qė po i ndjekin me pasivitet kėto ngjarje.
Gjendja, siē na tha kohėt e fundit gjatė njė bisede njė i
ri boshnjak mysliman, ėshtė aq e brishtė sa duket
"sikur po na marrin ajrin e frymėmarrjes".
-
- Pėrse
bėhet fjalė? Pėr rritjen e ndikimit arabo-saudit nė
rrafshin fetar e financiar. Embargoja e armėve, e vendosur nė
fillim tė luftės, kishte mobilizuar gatishmėrinė e
shteteve arabe pėr tė ndihmuar "vėllezėrit dhe motrat
myslimane" tė Bosnje-Hercegovinės, ekzistenca, besimi
fetar dhe kultura e tė cilėve kėrcėnohej, por vetėkuptohet
qė u kishte krijuar edhe njė mundėsi pėr rritjen e
ndikimit tė tyre. Ushtria mbrojtėse boshnjake vėshtirė se
do tė ishte armatosur aq shpejt pa pėrkrahjen arabo-saudite.
Dhe tashti nė rrethin e ngushtė tė kėshilltarėve tė
Presidentit pėrfshihen edhe disa fondamentalistė fetarė.
-
- Myslimanėt
boshnjakė kanė qenė tė njohur nė botėn arabe si tepėr
liberalė e tepėr tė shkujdesur nė raportet e tyre ndaj fesė,
jo vetėm qysh nga periudha e komunizmit, por tradicionalisht.
Mirėpo, nga ana tjetėr,
Bosnje-Hercegovina pėrbėn pėr shtetet arabe portėn
e islamit drejt Evropės, dmth tė njė islami antievropian, i
cili i shmanget ēdo pikė takimi me botėn perėndimore
joislamike. Gjatė viteve 70-tė Jugosllavia e Titos bash pėr
kėtė arsye - tė kthyer sė prapthi - kishte ngritur nė
Sarajevė njė Fakultet Teologjik Islamik, i cili synonte, sė
pari, tė pengonte kryerjen e shkollimit teologjik tė imamėve
tė ardhshėm nė Kajro dhe nė universitetet e tjera
"fondamentaliste" arabe dhe, sė dyti, qė t'i
ushtronte ata nė drejtim tė dialogut me kulturėn, filosofinė
dhe fenė perėndimore. Lufta dhe pasojat e saj i asgjėsuan kėto
pikėsynime.
-
- Fakti
qė numri i grave dhe vajzave me ēarēaf po rritet
vazhdimisht, qė burrat po pėrkujdesen pėr tė mbajtur njė
lloj tė caktuar mjekre, qė fėmijtė po arsimohen nė
shkollat e kuranit dhe qė nė tė gjithė vendin po ndėrtohen
vazhdimisht xhami tė reja e madhėshtore - tė gjitha kėto
dukuri i trembin boshnjakėt. Tablo tė tilla i largojnė ata
nga atdheu i tyre edhe mė tepėr sesa varfėria dhe etnizimet
politike tė kushtėzuara nga lufta. Nė Bosnje-Hercegovinė
shtrohet pyetja: vallė a i sheh dhe
analizon bashkėsia ndėrkombėtare kėto zhvillime? Po
ta bėnte kėtė gjė, atėhere ajo do ta kuptonte se ēdo
izolim etnik i shėrben izolimit tė kėsaj rryme
myslimano-radikale. Kjo pėrbėn njėrėn anė.
-
- Ana
tjetėr, dmth gatishmėria e shtresave tė gjėra tė popullatės
pėr tė filluar sėrish bashkėjetesėn e sė kaluarės, siē
duket, gjithashtu nuk po pikaset nga vėzhguesit ndėrkombėtarė.
Jo nė tė njėjtėn formė, jo sepse harrohet ajo qė ka
ngjarė, por thjesht pėr shkak tė njohjes sė qartė tė njėmendėsisė,
dmth tė faktit qė njerėzit janė tė varur ekonomikisht nga
njėri-tjetri. Nė rrafshin lokal do tė ishte arritur prej
kohėsh njė zhvillim i pėrbashkėt tejkufitar, nė rast se
do tė ishin krijuar e mbėshtetur kushtet paraprake
ekonomike, pėr shembull nė formėn e njė sigurimi
financiar, pėr projektet e vogla dhe tepėr tė vogla pėr
komunat.
-
- Nė
vargun e masave tė ndryshme konstruktive tė marra gjatė
viteve tė kaluara nga Pėrfaqėsuesi i Lartė pėrfshihet
edhe rregulli i targave tė njėsuara tė automobilave; nėpėrmjet
tyre u mundėsua qarkullimi i lirė, i cili, veē tė tjerash,
u pasua nga njė numėr i madh vizitash tek fqinjėt e dikurshėm,
tė shndėrruar mė vonė nė hasėm, si edhe vizitash nė
"atdheun" e vjetėr, tė cilat shpeshherė patėn njė
ecuri shumė mė paqėsore nga sa pritej prej protagonistėve
tė tyre. Kėto vizita mund tė pėrbėjnė sinjale pėr tė
ardhmen.
-
- Tek
kėto masa pozitive bėn pjesė edhe krijimi i njė policie
"tė pėrzierė", e cila gjithsesi ėshtė ende shumė
larg funksionimit nė kuptimin e dėshiruar.
Po ashtu edhe aksioni me tė cilin u shkarkuan rreth dy
duzina kryetarė bashkie tė kantoneve tė ndryshme, mbasi
kishin penguar pėr shkaqe nacionaliste, pėr shembull,
rikthimin e banorėve tė dėbuar tė vendit, duke
sabotuar, siē thuhet zyrtarisht, implementimin e Dejtonit.
Gjithsesi, ky ndėrrim nė mjaft raste nuk do tė thotė
se kryetarėt e rinj tė bashkive janė "mė tė mirė"
dhe se problemet lokale kanė gjetur tashma zgjidhje.
-
- Pengimi
(obstruksionizmi) ka tė ngjarė tė jetė tepėr i fuqishėm,
mbasi udhėzimi ishte
dhėnė nga "fare
lartė". Atėhere, ēfarė duhet tė bėjnė nė kėto
rrethana autoritetet ndėrkombėtare? Njė shembull shumė
domethėnės pėr paaftėsinė dhe mungesėn e gatishmėrisė
pėr bashkėpunim pėrbėn pėrvoja e bashkėrenditėsit
(koordinatorit) tė Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit). Mjafton tė kujtojmė qė institucionet e
Bosnje-Hercegovinės nuk kanė qenė nė gjendje tė zbatojnė
nė kohėn e duhur dhe nė njė formė cilėsisht tė pėrshtatshme
projektet e njė rėndėsie jetike pėr zhvillimin e vendit.
Njė nga shkaqet e kėsaj dukurie duhet kėrkuar padyshim tek
fakti qė sot shumė
poste tė njė rėndėsie vendimtare mbulohen nga njerėz pa
asnjė lloj aftėsie profesionale, merita e vetme e tė cilėve
ėshtė pjesėmarrja nė luftė dhe besnikėria ndaj partisė
nacionaliste nė pushtet.
-
- Jeta
nė Bosnje-Hercegovinė, me sa duket, zhvillohet nė tre
rrafshe qė nuk komunikojnė pothuajse fare ndėrmjet tyre. Nė
krye qėndron Pėrfaqėsuesi i Lartė me shtabin e tij
gjigand, me IFOR-in, OSBE-nė e organizma tė tjera tė kėtij
lloji dhe pėrgjatė gjurmėve tė lėna prej tij janė
vendosur njė numėr i madh institucionesh humanitare ndėrkombėtare
dhe OJQ-sh. Ka tė ngjarė qė tė gjithė, papėrjashtimisht,
tė kenė qėllimet mė tė mira, megjithatė shumė prej tyre
paraqesin mangėsi nė drejtim tė njohjes sė prapaskenave
dhe ndėrrohen me ritme herė mė tė shkurtra e herė mė tė
gjata, kėshtu qė gjithnjė pėrvojat dhe mirėkuptimi duhet
tė pėrvetėsohen duke u nisur rishtas nga e para. Nė qendėr
- kėshtu mund tė thuhet - vepron njė numėr i madh
intelektualėsh boshnjakė me prirje kritike, qė kėrkojnė
fare haptazi e nėpėrmjet mediave tė shumta pak a shumė
"tė pavarura", rishqyrtimin e Marrėveshjes sė
Dejtonit dhe qė synojnė njė Bosnje-Hercegovinė
multikulturore e multifetare tė pėrbėrė nga qytetarė me tė
drejta tė barabarta. Dhe sė fundi, si tė thuash "poshtė"
ndodhen masat e gjera tė
popullit qė rrojnė nė zgrip tė minimumit jetik, qė
ndihen tė lėna pas dore dhe tė shitura e tė poshtėruaras
nė tė gjitha drejtimet nga trysnia e radikalizmave politikė.
-
- Nė
Bosnje-Hercegovinė gjatė pesė vjetėve tė kaluara, sipas
mendimit tė shumė vrojtuesve tė brendshėm e tė jashtėm,
ka vetėm njė instancė, e cila edhe me ndihmėn e OSBE-sė u
ėshtė pėrmbajtur me tė vėrtetė besnikėrisht direktivave
tė dhėna nė Dejton; kėta janė tre juristat e shkėlqyer,
tė cilėt nė cilėsinė e ombudsmenėve tė Federatės,
mbrojnė dhe pėrkrahin tė drejtat e njeriut e qė duhet tė
nxisin mirėkuptimin pėr demokracinė, kryesisht tek organet
shtetėrore. Kjo ėshtė, siē thonė ata vetė, njė punė
jashtėzakonisht e vėshtirė. Ndarja midis politikės shtetėrore
dhe asaj partiake, megjithė fjalėt e shumta tė bukura tė
politikanėve, ende nuk ka mundur tė gjejė zbatim nė
praktikė. Nė kėto qarqe interesat nacionaliste vlerėsohen
shumė mė tepėr sesa tė drejtat e njeriut. Megjithatė, palėt,
tė cilave u cėnohen tė drejtat e tyre, po u drejtohen
gjithnjė e mė shpesh ombudsmenėve. Kjo pėrbėn, nė fund tė
fundit, njė arsye pėr tė shpresuar, por edhe vetė tė
drejtat e njeriut nuk mund tė krijojnė kushtet paraprake
ekonomike tė njė jetese dinjitoze. Nė raportin e fundit tė
ombudsmenėve pėr vitin 1999 vihet nė dukje qė plot 50 pėr
qind e rasteve tė cėnimit tė tė drejtave tė njeriut qė u
janė parashtruar janė ndjekur prej tyre nė rrugė zyrtare.
-
- Edhe
sot e kėsaj dite mbetet e pashpjegueshme, pse qysh nga pėrfundimi
i luftės kanė munguar nismat e huaja pėr nxitjen e
zhvillimit tė ekonomisė sė kėtij vendi tė shkretuar nga
lufta, kryesisht nė drejtim tė ndėrmarrjeve tė vogla e tė
mesme prodhuese. Nėpėrmjet investimeve qoftė dhe minimale,
pa pritur nė rrafshin politik krijimin e kushteve paraprake
teorike e ligjore, do tė mund tė arriheshin - kryesisht nė
vėshtrimin psikologjik - pėrftesa maksimale. Ekzistojnė
lista tė gjata tė kėtyre lloj projekteve , pėr tė cilat
nuk ėshtė interesuar askush. Kėshtu do tė ishin krijuar
vende pune pėr banorėt vendas, tė cilėt e kanė pėrjetuar
dhe mbijetuar luftėn, si edhe pėr ata qė janė rikthyer nė
atdhe. Mirėpo, duke qenė se vendet e punės mungonin pėr tė
gjithė, tė rikthyerit e, kryesisht ata qė vinin nga vendet
e Evropės Perėndimore, kanė qenė posaēėrisht tė padėshiruar.
Po tė kishte patur projekte tė pėrbashkėta, do tė ishin
kapėrcyer me shpejt dukuri tė tilla si smira, paragjykimet,
drojet dhe nervozizmi agresiv.
-
- Investitorėt
e huaj kanė munguar mbasi a) shtetet e tyre nuk u kanė dhėnė
garanci pėr humbjet eventuale, b) mbasi vazhdojnė tė
mungojnė kushtet paraprake juridike pėr kontrollimin e
pozicionit ekonomik tė partnerėve dhe c) mbasi mungon besimi
nė qėndrueshmėrinė politike tė Bosnje-Hercegovinės. Pėr
kėtė gjė ata, si tė thuash, nuk mund tė qortohen. Por
gjithsesi duhet theksuar se ndėrsa, nga njėra anė,
vendosja e e protektoratit ka synuar krijimin e mundėsive
tė rindėrtimit, nga ana tjetėr, ėshtė harruar tė
hartohet njė program pėr kėtė qėllim. Po ashtu, askush
nuk po ndėrmerr ndonjė hap, qoftė edhe tashti mbas luftės,
kundėr zhvendosjes (lėvizjes) sė pandalshme tė
"kokave mė tė mira" nga vendi. Nė tė vėrtetė
ata po dėbohen, mbasi dijhet e tyre profesionale nuk kanė rėndėsi;
rėndėsi ka vetėm feja e tyre. Veē kėsaj, nuk duhet
harruar se ēdo kanton mund tė ketė universitetin e tij
autonom, dmth me mjete mėsimore vetiake dhe me njė plan
mėsimor vetiak.
-
- Ėshtė
e vėrtetė se prania ndėrkombėtare u siguron qytetarėve tė
shumė shteteve nga tė gjitha kontinentet vende pune
fitimprurėse, por megjithatė nė vetė Bosnje-Hercegovinė
sot ka ende treva ku papunėsia ėshtė pothuajse 80 pėr qind
dhe zyrtarisht, si Federatė, kuota e saj qėndron afėr 50 pėrqindshit.
Kush ka dhėnė me qira nė Sarajevė dhe nė disa qytete
provinciale njė dhomė ose njė banesė, kush flet njė gjuhė
tė huaj dhe ėshtė punėsuar si pėrkthyes ose si shofer
pranė institucioneve ndėrkombėtare
- dhe tė tilla ka rreth 400 nė gjithė vendin - mund ta quajė
veten fatlum dhe ta shtyjė disi me familjen e vet. Mirėpo,
punėsime tė tilla nuk i sjellin dobi ndėrtimit tė vendit.
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr valutėn qė sjellin
tė huajt.
-
- Nė
gjirin e bashkėsisė ndėrkombėtare po pėrhapet gjithnjė e
mė tepėr pikėpamja: "Bosnje-Hercegovina ėshtė njė
rast i pashpresė. Njerėzit nuk duan, njerėzit nuk munden
. Njė ditė do tė vėrsulen sėrish kundėr njeri-tjetrit
...." Pėr kėtė arsye
u pėrpoqėm tė hedhim edhe njėherė dritė "nga
brenda" mbi
prapaskenat, fillimet dhe rrethanat e luftės. Kuptimi i kėtyre
lidhjeve tė ndėrsjellta ėshtė i domosdoshėm pėr kuptimin
e tė tashmes e tė synimeve pėr tė ardhmen.
-
-
- Maqedonia
- shtet mbi njė kreshtė tė ngushtė
-
- Maqedonia,
shteti i pestė i pavarur i dalė nga Jugosllavia e dikurshme,
po t'a shohėsh hollė, nuk ėshtė ngritur mbi themele tė
forta, as nė vėshtrim tė politikės sė jashtme dhe as asaj
tė brendshme, pėr tė mos pėrmendur fare anėn ekonomike.
Megjithatė, ajo ka njė pėrparėsi tė jashtėzakonshme; ajo
ndodhet nga pikėpamja strategjiko-politike nė njė pozitė
skajshmėrisht nevralgjike tė Ballkanit. Vėnia nė dyshim e
ekzistencės sė saj nga jashtė apo nga brenda do tė pėrbėnte
njė kėrcėnim tė drejtpeshimit tė brishtė nė zemėr tė
Ballkanit e, pėr pasojė, do tė ftonte pėr ndėrhyrje gjithė
shtetet fqinje, si Serbinė ashtu edhe Bullgarinė, si Greqinė
ashtu edhe Shqipėrinė dhe madje nė prapaskenė edhe Turqinė.
Dhe ajo qė ėshtė akoma mė e rėndėsishme: Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, apo, po tė dėshirojmė tė
shprehemi ndryshe, Nato-ja, kurrsesi nuk do tė qėndronte nė
pozitat e shikuesit, pėr tė parė sesi do tė krijohej nė kėtė
pikė-ndodhje tė Evropės njė vatėr e re krize. Kjo pėrbėn,
nė fund tė fundit, njė mbėshtetje tė fuqishme pėr
ekzistencėn e kėtij shteti me plot dy milionė banorė, rrėnjėt
e mėvetėsisė sė tė cilit janė ende tejet tė brishta.
-
- Maqedonia
ka patur njė pėrparėsi tė madhe nė krahasim me shtetet e
tjera qė fituan mėvetėsinė si pasojė e shpėrbėrjes sė
Jugosllavisė: konstituimi i saj si shtet i pavarur u bė pa
luftė. Ushtria Popullore Jugosllave u tėrhoq nė vitin 1992
pa luftė, por duke marrė gjithsesi me vete tė gjitha
pajisjet e saj ushtarake deri tek gozhda e fundit, kėshtu qė
nė duart e shtetit tė ri e tė forcave tė tij tė
armatosura mbetėn vetėm armėt e zjarrit.
-
- Vėnia
paqėsore e themeleve tė njė Maqedonie tė pavarur i
detyrohet nė radhė tė parė shkathtėsisė sė treguar gjatė
bashkėbisedimeve nga Presidenti i saj i parė Kiro Gligorov,
i cili kishte patur poste drejtuese edhe nė Jugosllavinė e
dikurshme. Mirėpo, nga ana tjetėr, edhe Presidenti serb
Sllobodan Millosheviē dhe Ushtria Popullore Jugosllave, tė
cilėt gjatė asaj periudhe po zhvillonin luftime si nė
Kroaci ashtu edhe nė Bosnje, duhet t'a kenė patur tė qartė
qė njė vatėr e re lufte bash nė kėtė zonė do tė kishte
sjellė me vete rreziqe tė pallogaritshme nė rrafshin e
politikės sė jashtme dhe atė ushtarak. Mė vonė Millosheviēi
i propozoi Qeverisė Greke ndarjen e Maqedonisė midis Serbisė
dhe Greqisė, por Athina e hodhi poshtė kėtė propozim,
duke patur parasysh, ndoshta, partneren e saj tė
Natos-s, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat qysh
asokohe ishin treguar tejet tė interesuara pėr ekzistencėn
e njė Maqedonie tė pavarur. Me nismėn e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės gjatė viteve 1993 deri 1998 nė
Republikėn pranė Vardarit ishte vendosur njė kontigjent
ushtarak e policor prej 1'000 vetėsh me mandatin e OKB-sė.
Gjithsesi, kur Qeveria e Shkupit njohu Tajvanin dhe Pekini ndėrpreu
marrėdhėniet me Maqedoninė, Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė
nuk mundi t'a ripėrsėrisė kėtė mandat pėr shkak tė
vetos kineze.
-
- Nė
pranverėn e vitit 1999 gjatė ndėrhyrjes sė tyre ushtarake
nė Kosovė u shpalos interesimi shumė i madh i Nato-s dhe
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Maqedoninė. Ky vend
i vogėl u shndėrrua nė njė bazė pėr marshimin e trupave
tė Kfor-it, dmth Trupave Mbrojtėse tė Kombeve tė Bashkuara
pėr Kosovėn, atėhere kur policia serbe dhe ushtria
jugosllave nėn trysninė e sulmeve ajrore tė Nato-s u
detyruan tė tėrhiqen prej kėsaj province.
-
- Fakti
qė Maqedonia qysh mė pėrpara ka qenė streha kryesore e
shqiptarėve tė dėbuar apo tė arratisur nga Kosova prej
serbėve, pėrbėnte njė barrė tė rėndė pėr kėtė vend
me njė ekonomi tė dobėt. Por, nga ana tjetėr, fushatat pėr
ndihma tė organizatave ndėrkombėtare humanitare, si edhe
kalimi i trupave tė huaja gjatė rrugės pėr apo nga Kosova,
i kanė siguruar vendit tė ardhura nė valutė.
Shqiptarėt e dėbuar dhe refugjatėt, ndėrkohė janė
kthyer sėrish nė Kosovė, por Maqedonia vazhdon megjithatė
tė pėrbėjė ende njė nyjė ushtarake dhe njė qendėr kėmbimesh
pėr trupat ndėrkombėtare tė vendosura nė Kosovė. Dhe
kjo, me sa duket, do tė vazhdojė edhe pėr shumė vite tė
tjera.
-
- Nė
kėto rrethana ėshtė madje groteske qė Maqedonia nuk ka
ende njė emėr tė njohur nė rrafshin ndėrkombėtar. Nuk ka
dyshim se pothuajse gjithė bota pėrdor emėrtimin
"Republika e Maqedonisė" tė shėnuar nė kushtetutėn
e vendit, por, pėr tė qenė korrekt, duhet pėrdorur
formulimi "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė",
me shkurtimin nė anglisht "FYROM", me tė cilin kjo
Republikė, qė fitoi mėvetėsinė mė 1993, ėshtė pranuar
nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Shkaktare pėr kėtė
ėshtė Greqia, e cila nuhat tek emėrtimi Maqedoni
rrezikun e mėtimeve pėr provincėn greke tė
Maqedonisė sė Egjeut. Bashkėsia ndėrkombėtare i ka kėrkuar
Shkupit dhe Athinės qė tė bien nė ujdi pėr njė emėr,
gjė qė nuk ka ndodhur deri tani. Mirėpo kjo nuk ka patur as
ndikime negative mbi pozitėn ndėrkombėtare tė Maqedonisė
dhe as ka penguar
gjatė kohėve tė fundit Greqinė pėr t'u angazhuar
ekonomikisht nė mėnyrė intensive nė Maqedoni.
-
- Nė
fund tė vitit 1999 ėshtė shėnuar edhe konsolidimi i marrėdhėnieve
midis Shkupit dhe Sofjes, tė cilat pėr njė kohė tė gjatė
kanė qenė tė rėnduara historikisht. Gjatė njė vizite nė
Sofje tė kryetarit tė qeverisė maqedonase, Ljupēe
Gjeorgjevski, tė dyja palėt kanė hequr dorė nga mėtimet
territoriale kundrejt njeri-tjetrės dhe deklaratat e tyre tė
pėrbashkėta janė pėrpiluar dhe botuar edhe "nė gjuhėt
zyrtare tė tė dy shteteve
- bullgarisht, nė pėrputhje me kushtetutėn e
Bullgarisė dhe maqedonisht nė pėrputhje me kushtetutėn e
Republikės sė Maqedonisė". Nė kėtė mėnyrė marrėdhėniet
midis Shkupit dhe Sofjes janė
ēliruar nga njė hipotekė pesėdhjetė vjeēare, mbasi deri
atėhere bullgarėt kanė kundėrshtuar me kėmbėngulje
njohjen e maqedonishtes si njė gjuhė tė veēantė. Pėr ta
maqedonishtja pėrbėnte vetėm njė dialekt bullgaroperėndimor.
Megjithatė, nė kėtė mėnyrė asnjėra prej tė dyja palėve
nuk detyrohet tė heqė dorė nga pikėpamja e vet parimore,
mbasi bullgarėt e kanė pranuar maqedonishten, si tė thuash,
vetėm si gjuhėn zyrtare tė Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa
nė Shkup mund tė mėtohet se nė kėtė mėnyrė nga ana e
Sofjes ėshtė njohur ekzistenca e njė bashkėsie maqedonase.
-
- Gjatė
vizitės sė Gjeorgjevskit nė Sofje ėshtė kapėrcyer
gjithashtu njė problem delikat qė ka ekzistuar midis Shkupit
dhe Sofjes: problemi i maqedonasve tė Pirinit. Nė deklaratėn
e pėrbashkėt tė tė dy kryetarėve tė qeverive theksohet
se asnjė nen i kushtetutės sė Maqedonisė nuk krijon mundėsinė
e pėrzierjes nė ēėshtjet e brendshme tė Bullgarisė. Kjo
ka vlerė edhe pėr tė drejtat e atyre nėnshtetasve tė
Bullgarisė, tė cilėt vetė nuk pranojnė tė jenė bullgarė.
Kėtu ėshtė fjala bash pėr ata maqedonas tė Pirinit nė
perėndim tė Bullgarisė, tė cilėt si tė thuash qysh nga pėrfundimi
i Luftės sė Dytė Botėrore cilėsohen prej Shkupit si
maqedonas. Numri i tyre pėrbėn njė temė tė kontestuar: nė
Shkup llogaritet qė numri i "pakicės" qė jeton nė
rrethinat e Bllagoevgradit kap 200'000 njerėz, ndėrsa nė
Sofje mėtohet tė mos jenė mė tepėr se 10'000.
-
- Sė
fundi, midis dy vendeve ėshtė rėnė njėkohėsisht nė ujdi
pėr njė bashkėpunim tė ngushtė ushtarak, gjė qė pėrbėn
njė risi nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Bullgaria i
vuri menjėherė falas nė dispozicion Maqedonisė 150 tanke
dhe tė njėjtėn sasi grykash zjarri; pėr forcat e
armatosura maqedonase, tė pajisura nė mėnyrė tė
pamjaftueshme, kjo zhvendosje ka njė rėndėsi shumė tė
madhe, edhe pse bėhet fjalė mė tepėr pėr materiale tė
vjetruara. Kjo marrėveshje nuk duhet tė jetė arritur pa
ndikimin e matur e me takt tė Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės e pėrkatėsisht tė Nato-s. Nuk duhet harruar, se
gjatė mėsymjeve ajrore tė Natos-s kundėr Republikės
Federative Jugosllave, Bullgaria ėshtė treguar e gatshme pėr
bashkėpunim, duke vėnė nė dispozicion hapėsirėn e saj
ajrore.
-
- Edhe
marrėdhėniet me Greqinė, tė cilat kanė qenė rėnduar sė
tepėrmi si pasojė e sanksioneve greke tė viteve nėntėdhjetė,
kanė fituar ndėrkohė qėndrueshmėri. Ėshtė e vėrtetė,
siē pėrmendėm edhe mė lart, se emri zyrtar i Maqedonisė
vazhdon tė jetė i diskutueshėm, por ato kohėra, kur fqinji
i saj jugor kishte vendosur kundėr Maqedonisė njė bllokadė
tė pėrgjithshme, i pėrkasin tashma sė kaluarės. Sot
Greqia ndodhet nė krye tė listės sė investitorėve tė
huaj tė fqinjit tė saj tė ri, duke qenė njėkohėsisht njėri
prej partnerėve tė saj tregtarė mė tė rėndėsishėm.
-
- Shenja
konsolidimi vihen re edhe nė rrafshin e politikės sė
brendshme. Kėmbimi i qeverisjes nga partitė e qendrės sė
majtė tek opozita e deritanishme e djathtė mbas zgjedhjeve
parlamentare tė vjeshtės sė vitit 1998, u krye pa shqetėsime.
I riu Ljubēe Gjeorgjevski, udhėheqės i partisė VMRO,
radikalizmit nacionalist tė tė cilit shumėkush i druhej, u
dėshmua, nė cilėsinė e Kryeministrit, si pėrsa i pėrket
politikės sė jashtme ashtu edhe asaj tė brendshme, njė
politikan i matur. Ai, jo vetėm qė zbuti nė politikėn e
jashtme marrėdhėniet e brishta n
| |