17.08.2003 - Trepca.net

VOLFGANG LIBAL (WOLFGANG LIBAL)

KRISTIN FON KOL (CHRISTINE VON KOHL)

BALLKANI FAKTOR QĖNDRUESHMĖRIE APO PĖSHTJELLIMI NĖ EVROPĖ

E pėrktheu: Pjetėr RODIQI


   
Fundi i komunizmit - ndikimet e kėsaj dukurie mbi Ballkanin
Tė drejtat e njeriut - njė kapitull plot keqkuptime
Sulmet e Nato-s kundėr Jugosllavisė sė cunguar
Pakti i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit)
Etapat e "idesė sė madhe"
Programi
Siguria
Kroacia - nė rrugėn drejt Evropės
Bosnje-Hercegovina - fli dhe e flijuar
Maqedonia - shtet mbi njė kreshtė tė ngushtė
Kosova - nga qėndresa pasive tek ajo aktive
Rumania e dyzuar - ndėrmjet Evropės Qėndrore dhe Detit tė Zi
Bullgaria e zellshme - midis shpresės pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe nostalgjisė
VĖSHTRIM PERSPEKTIV: QĖNDRUESHMĖRI - PREMTIM APO ILUZION?
   

   
SI E SHEH PERĖNDIMI BALLKANIN
 
Nė Ptuj, Petaun (Pettau) e dikurshėm nė verilindje tė Sllovenisė nė vitin 1992 u organizua njė ekspozitė qė pėrbėnte njė sensacion tė vogėl. Nė kėshtjellėn qė ndodhet mbi qytezėn mesjetare pranė Draus (Drau) specialistė tė ndryshėm nga Sllovenia dhe Karincia (Kärnten?) kishin grumbulluar eksponate pikturash, armėsh, objektesh artistike  e tė  pėrdorimit tė pėrditshėm si edhe rrobash tė kushtueshme, tė cilat duhet tė shėrbenin pėr tė konkretizuar pikėtakimet e shumėllojshme midis Lindjes dhe Perėndimit gjatė shekujve XVII dhe XVIII. Kjo ekspozitė ėshtė quajtur edhe "Turquerie e Ptujit", pėr shkak se strumbullari i saj pėrbėhej nga 47 piktura tė muzeumeve tė Ptujit dhe Mariborit (gjerm: Marburg), tė cilat nė historinė e artit evropian janė emėrtuar si "turquerie". Nė kuadrin e turquerie-s evropiane ato tė Ptujit e Mariborit zėnė vendin e parė.
 
Nė Francėn e shekullit XVII fillimisht janė emėrtuar si "turquerie"  pjesėt teatrale, pikturat dhe krijimet muzikore, nė tė cilat kishte diēka "turke" (pėr shembull "Borgjezi fisnik" i Molierit), ndėrsa mė vonė janė quajtur si tė tilla artikujt e modės dhe nė pėrgjithėsi ato ekzotike nga Lindja. Tė dyja, si objektet e artit ashtu edhe ato tė pėrdorimit tė pėrditshėm nė shtėpitė e aristokracisė, pasqyronin interesimin e madh qė tregonin shtresat e larta, si edhe kleri i lartė i periudhės sė asokohshme pėr Lindjen misterioze dhe pėr "Imperium terrible et admirable" (perandorinė e tmerrshme e tė adhurueshme) tė turqve tė mėdhenj nė Bosfor.
 
Pėr njė kohė tė gjatė janė bėrė hamendėsime pėr tė pėrcaktuar periudhėn, sė cilės i pėrkasin turqueriet (?), qė janė gjetur nė disa kėshtjella tė Sllovenisė sė sotme si edhe pėr tė saktėsuar kush i ka porositur e kush i ka pikturuar ato. Arsyeja ėshtė se nė asnjėrėn prej kėtyre pikturave, tė cilat paraqesin ofiqarė osmanė dhe tartarė, ushtarė tė ushtrisė turke si jeniēerė dhe spahinj, por edhe gra turke, greke e armene, si edhe zonja tė tjera nga Perandoria Osmane, qė siē dihet shtrihej nga Azia e Afėrme deri pothuajse tek portat e Vjenės, nuk gjendet nėnshkrimi i autorit.
 
Sot hamendėsohet me mjaft siguri qė kėto piktura janė porositur nga konti Johan Jozef fon Herbershtajn (Johann Joseph von Herberstein) (1630 - 1692). Ky aristokrat gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XVII ka bėrė njė karrierė shumė tė larmishme si oficer nė luftėrat kundėr turqve si komandat i kufirit luftarak qė ndante Perandorinė Osmane nga ajo e Habsburgve, por edhe si diplomat dhe shtegtar i pėrkushtuar. Madje ai arriti  tė bėhej edhe epror i lartė i flotės sė maltezėve. Nė vitin 1665 shoqėroi kontin Valter Lesli (Walter Leslie) gjatė "misionit tė lartė" perandorak tė Stambollit pėr zhvillimin e bashkėbisedimeve me Sulltan Mehmetin IV. Megjithėse, ē'ėshtė e vėrteta, nuk mori pjesė vetė nė bisedimet diplomatike, ai tregoi haptazi njė interesim tė madh pėr kulturėn dhe jetėn e pėrditshme tė kėsaj perandorie krejtėsisht tė huaj pėr tė. Sidoqoftė, mbas rikthimit tė tij, duhet tė ketė qenė pikėrisht ai qė ka porositur kėto turquerie (?), tė cilat tashma mund tė soditen  nė kėshtjellėn e Petaut (Ptuj), e cila asokohe ishte pronė e Leslit.
 
Nė kėto rrethana lind pyetja: vallė a mund tė vlerėsohen turqueriet (?) e Ptujit dhe artikujt e modės nga Turqia si xhaketat, rripat, kasketat apo jorganėt e qilimat, tė ardhura pėrmes Ballkanit dhe Adriatikut nė Evropėn Qe  ndrore e Perėndimore, si hapi i parė i interesimit tė treguar nga opinioni publik evropian pėr Ballkanin? Vėshtirė tė ketė qenė kėshtu. Mė saktėsisht duhet thėnė se ato pasqyrojnė ndikimin magjepės qė ushtronte "Orienti (Lindja)" mbi shtresat e larta, jo vetėm nė Perandorinė e Habsburgėve, por edhe nė Francė. Perandorinė e Padishahut nė tė vėrtetė e kishin frikė dhe e pėrēmonin, por njėkohėsisht e admironin pėr organizimin e saj tė rreptė dhe sendet e saj tė vyera, tė cilat lakmoheshin prej tyre. Ballkani si pjesė e Perandorisė Osmane me popujt e tij tė krishterė joturq vetėm nė shekullin  XIX filloi tė tėrhiqte dalėngadalė vėmendjen e evropianėve. Nė kėtė vėshtrim kanė ndikuar kryesisht kryengritjet e kėtyre popujve, tė cilėt po pėrpiqeshin tashma tė hiqnin qafe "zgjedhėn turke" 500-vjeēare.
 
Kryengritjet e viteve 1804 dhe 1817 tė fshatarėve dhe rritėsve tė derrave serbė nė "Shumadi", nė zonėn pyjore nė jug tė Beogradit, patėn vetėm njė jehonė tė dobėt nė Evropėn Qendrore e Perėndimore. Vėmendja e Evropės ishte pėrqėndruar asokohe tek Napoleoni dhe, mbas largimit tė tij nga skena evropiane, tek rendi i ri politik.
 
Ndryshe ndodhi disa vjet mė vonė me kryengritjen dhe luftėn pėr liri tė grekėve. Madje mund tė thuhet se ajo elektrizoi opinionin publik tė Evropės Qendrore e Perėndimore e kryesisht ate tė Anglisė. Tekembramja, nė luftėn pėr lirinė e Greqisė Anglia humbi poetin e saj mė tė madh tė epokės sė re: lordin Bajron (Byron). Nė dimrin e viteve 1823-1824 Bajroni u pėrpoq tė furnizonte kryengritėsit grekė me para dhe armė. Ai pajtoi pėr kėtė qėllim nė Itali njė anije, me tė cilėn zbarkoi nė Greqinė perėndimore, nė Mesollogji. Mirėpo, duke mos qenė i pėrgatitur pėr tė pėrballuar rropatjet e njė jetese nė kushtet kaotike tė njė vendi nė pėshtjellim, ai u sėmur dhe vdiq mė sė fundi nė prill tė vitit 1824, me sa duket nga malarja.
 
Fakti qė jeta e krijuesit tė veprės sė pavdekshme "Shtegtimet e Ēajlld Haroldit" (Childe Harold's Pilgrimage) u shua nė portin e njė qyteze tė fėlliqur tė Ballkanit zgjoi nė njė mėnyrė pothuajse tė befasishme interesimin e pėrgjithshėm pėr kėtė pjesė tė Evropės. Nė tė vėrtetė vėmendja u pėrqėndrua kryesisht tek grekėt heroikė e gjithkund nė Evropė hodhėn shtat shoqata filohelenike, mirėpo edhe Ballkani nė pėrgjithėsi nuk u la mėnjanė dhe nuk u konsiderua mė thjesht si "Orient" (Lindje).
 
Nė pjesėt ballkanike tė Turqisė kishin spikatur edhe mė herėt ngjarje, tė cilat duhet tė kishin ndikuar pėr t'a kundruar Evropėn Juglindore jo mė thjesht si Orient (Lindje), por si diēka tė veēantė. Sa mė tepėr qė dobėsohej pushteti qėndror nė Perandorinė Osmane, aq mė arbitrarisht silleshin pushtetarėt vendorė, tė cilėt nuk ndiqnin mė interesat e Portės sė Lartė, por interesat e tyre vetiake. Ata zotėronin ushtritė e tyre, nuk pėrfillnin udhėzimet qė vinin nga Stambolli, ndiqnin praktikisht njė politikė shkėputjeje (sezesioniste) dhe nuk u frikoheshin ekspeditave ndėshkimore tė pushtetit qendror. Nė radhėt e tyre spikat para sė gjithash legjendari "luan i Epirit", Ali Pashė Tepelena.
 
Ai tėrhoqi vėmendjen e Evropės gjatė luftrave napoleonike, kur me njė shkathtėsi tė jashtėzakonshme dredhoi midis englezėve, francezėve, rusėve dhe turqve. Viktor Hygoi (Victor Hugo) shprehet pėr tė i mahnitur dhe e cilėson si "tė vetmin kolos dhe tė vetmin gjeni tė kohės sė tij, qė vlen pėr t'u krahasuar me Napoleonin".
 
Ali Pasha kishte tėrhequr me kohė vėmendjen e lord Bajronit tė ri, i cili nė vitin 1809 mbas njė kalėrimi disaditor nėpėr malėsitė e Ballkanit e vizitoi nė selinė e tij nė Tepelenė qė ndodhet nė territorin e Shqipėrisė sė sotme. Mbasi u kthye nė Janinė tė Epirit, Bajroni njėzetenjėvjeēar hodhi atje nė letėr vargjet e para tė "Shtegtimeve tė Ēajlld Haroldit", tė cilat i sollėn atij famė botėrore.
 
Pėr Ali Pashėn, pavarėsisht nga lord Bajroni, qysh nė njėzetvjeēarin e parė tė shekullit XIX kishin filluar tė qarkullonin nė opinionin publik evropian histori tejet tė ēuditshme. Ai konsiderohej si "pėrbindėshi mė romantik i historisė" dhe kėshtjella e tij, e ngritur mbi shkėmbinj qė shtriheshin deri nė liqenin e Janinės, ishte shndėrruar nė fantazinė e evropianėve si vendi i vrasjeve dhe babėzisė pėr para si edhe i tė gjithė veseve tė tjera tė mundshme, por njėkohėsisht edhe i shkapėrderdhjeve bujare dhe i njė jete tė re shpirtėrore.  
 
Ali Pasha arriti tė shndėrrohej nga njė udhėheqės cubash nė vezir dhe tė sundonte pėr njė periudhė tė caktuar mbi njė territor, i cili shtrihej nga Maqedonia e Shqipėria jugore nė veri deri nė Peloponez nė jug. Ai ishte njė njeri i dhunshėm, qė nuk dinte as shkrim e as lexim, por njėkohėsisht edhe njė politikan i shkathėt e njė pėrkrahės i arteve dhe shkencės, i cili e kishte shndėrruar Janinėn qysh para fillimit tė kryengritjes greke nė njėrėn prej qendrave kulturore tė Greqisė. Pra, nė fund tė fundit ishte njė figurė, tek e cila njerėzit e Evropės Perėndimore gjenin tė njėsuar tė gjitha ato gjėra qė nė sytė e tyre pėrbėnin tė fshehtat e Orientit, pra: mizori dhe shpirtmadhėsi, arbitraritet dhe urtėsi, makutėri dhe finesė.
 
Nė kapėrcyell tė shekujve XVIII/XIX Ballkani nxori nė pah edhe Osman Pashė Pashvantoglun nga Vidini i Bullgarisė sė sotme, njė figurė tjetėr, e cila ishte shquar po ashtu nė radhėt e ofiqarėve osmanė, duke  tėrhequr kėshtu vėmendjen e Perėndimit. Ky kishte tė pėrbashkėt me Ali Pashė Tepelenėn prirjen pėr t'u bėrė sa mė i pavarur nga Porta e Lartė. Mirėpo prirjet e tij pėr pavarėsi paraqisnin pėr Portėn e Lartė njė rrezikshmėri tė njė shkalle akoma mė tė lartė, nė krahasim me ato tė Ali Pashės, mbasi territori i sunduar prej tij me qendėr nė Vidin pranė Danubit nė skajin veriperėndimor tė Bullgarisė sė sotme ndodhej bash nė strumbullarin politik midis Serbisė, Hungarisė, Rumanisė dhe Bullgarisė. Sulltani u pėrpoq tri herė tė nėnshtronte pashain e pabindur, ndėrsa Pashvantoglu nga ana e tij iu kundėrvu tri herė me sukses  ushtrive tė padishahut falė talentit tė tij ushtarak.
 
Ky personazh kokėshkretė nė Vidinin e largėt tėrhoqi nė kėtė mėnyrė vėmendjen e kancelerive shtetėrore evropiane dhe Direktorati i Revolucionit Francez mori madje nė shqyrtim mundėsinė qė me ndihmėn e vet tė pėrmbyste sulltanin e Bosforit dhe tė sillte ate, dmth Pasvantoglun, nė fronin e pallatit tė Topkapisė.
 
Pasvantoglu, nė krahasim me despotin ortiental Ali Pashė Tepelenėn pėrbėnte, si tė thuash, njė personazh iluminist. Ai u pėrpoq tė fitonte besimin e popullatės sė krishterė nė territorin qė ndodhej nėn sundimin e tij e qė pėr njė kohė tė caktuar shtrihej nga Danubi deri nė Adrianopojė. Ai u mundua gjithashtu tė vinte nė jetė reforma sipas shėmbėlltyrės sė Perėndimit dhe disa  historianė bullgarė janė tė mendimit se sipas tė gjitha gjasave ai ka qenė nėn ndikimin e frankmasonėve. Gjithsesi mbi kubenė dhe minaren e xhamisė sė vogėl tė ngritur prej tij nė Vidin e qė ekziston edhe sot e kėsaj dite, nuk shihet gjysmėhėna, por njė zemėr. Mos vallė zemra, e cila ėshtė karakteristike pėr gjithė njerėzit, pėrbėn simbolin e njė qėndrimi njerėzor? Kėtė nuk e di askush, por megjithatė Bullgaria e sotme ruan tė gjallė kujtimin e Pasvantoglus dhe mirėmban xhaminė e tij sė bashku me bibliotekėn e ngritur prej tij.
 
Ndonėse ėshtė e vėrtetė se nė fillim tė shekullit XIX evropianėt janė mrekulluar nga figura tė tilla si Ali Pashė Tepelena dhe Osman Pasvantoglu, do tė ishte teprim tė mėtohej se pėr pasojė tashma edhe Ballkani ishte pėrfshirė nė fushėpamjen e tyre. Pėr ta kėta personalitete vazhdonin tė ishin ende njė pjesė e Orientit me tė fshehtat e tij, sa kėrcėnuese aq edhe joshėse.
 
Sidoqoftė, nė kėtė interesim u pėrzie edhe njė element i ri. Nėpėrmjet kryengritjeve tė serbėve dhe, para sė gjithash, tė grekėve vėmendja e Evropės u drejtua kah prirjet liridashėse tė popujve tė krishterė tė pjesės evropiane tė Perandorisė Osmane dhe rrjedhimisht edhe nė drejtim tė Ballkanit.
 
Deri nė fillimin e kryengritjes sė bullgarėve gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX dhe tė luftės ruso-turke tė kushtėzuar prej saj, Fuqitė evropiane nuk janė marrė me problemet e Ballkanit, por kanė vazhduar tė merren me "ēėshtjen lindore (orientale)". Po ashtu qeveritė evropiane nuk janė pėrpjekur qė, nėpėrmjet marrėveshjeve tė ndėrsjellta, tė zgjidhin mosmarrėveshjet dhe problemet ekzistuese nė Evropėn Juglindore, madje nė shumicėn e rasteve kanė qenė vetė monarkėt, tė cilėt janė takuar  me njėri-tjetrin pėr zhvillimin e bisedimeve tė fshehta nė lidhje me rrėmujat ballkanike, siē ka ndodhur nė vitin 1876 nė Rajhshtad (Reichstadt) nė rastin e perandorit Fran Jozef dhe carit Aleksandėr II.
 
Kjo gjendje pėsoi ndryshime mbas luftės ruso-turke tė viteve 1877/78, mundjes sė Turqisė dhe depėrtimit tė rusėve drejt detit Marmara e pėrpjekjeve tė tyre qė me anėn e Paqes sė Shėn Stefanit tė krijonin njė perandori tė madhe bullgare tė varur prej tyre. Jo vetėm monarkia e Danubit, por as Anglia, Franca e Italia nuk ishin tė prirura tė vėshtronin qetėsisht sesi Rusia po e pėrzinte Perandorinė Osmane nga Evropa dhe po shtrohej kėmbėkryq nė Ballkan si njė Fuqi e pushtetshme. Para sė gjithash, anglezėt kishin frikė se Rusia do tė zinte vend nė ngushticat detare midis Detit tė Zi dhe Mesdheut dhe do tė rrezikonte prej andej lundrimin e lirė nė kėtė zonė.
 
Kėtyre u shtoheshin edhe lakmitė ekspansioniste tė principatave tė Serbisė e tė Malit tė Zi sė bashku me kryengritjet dhe trazirat nė Bosnje-Hercegovinė, si pasojė e tė cilave ishin arratisur nė territorin austriak 200'000 njerėz. Nga ana tjetėr, princi Milan i Serbisė kėrcėnonte se do tė pushtonte Bosnjen.
Nė kėto rrethana ministri i jashtėm i Austro-Hungarisė, konti Gyula Andrassy (?), propozoi thirrjen e njė konference tė Fuqive Evropiane, gjatė sė cilės tashma nuk do tė kishim tė bėnim  vetėm me njė pėrpjekje tjetėr pėr zgjidhjen e "ēėshtjes lindore" - ndonėse vetėkuptohet se do tė debatohej edhe lidhur me pozicionin e Turqisė nė Juglindje  - por kryesisht pėr Rendin e Ri nė Ballkan. Princi fon Bismark (von Bismarck) nuk e la tė binte pėrtokė kėtė nismė, u ofrua tė lozė rolin e njė "ndėrmjetėsi tė ndershėm" dhe propozoi Berlinin si vend pėr zhvillimin e kėtij tubimi.
 
Mė 13 qershor 1878 shtatė Fuqitė - Rusia dhe Turqia deklaruan gjithashtu mė sė fundi gatishmėrinė e tyre pėr tė marrė pjesė - u takuan nė kryeqytetin e Perandorisė Gjermane. Plot njė muaj mė vonė kancelarėt, ministrat e jashtėm dhe ambasadorėt u morėn vesh midis tyre pėr njė ndarje tė re tė pushtetit nė territoret ndėrmjet Danubit dhe Egjeut si edhe ndėrmjet Adriatikut dhe Detit tė Zi. Projekti i njė perandorie tė madhe bullgare nėn patronazhin e Rusisė nuk gjeti miratim dhe kėshtu u krijuan dy njėsi shtetėrore bullgare nė veri dhe nė jug tė maleve tė Ballkanit. Turqia ruajti territoret e saj nė Maqedoninė e sotme dhe Serbinė e lashtė, Kosovėn e sotme. U njoh ndėrkombėtarisht pavarėsia shtetėrore e principatave tė Serbisė e Malit tė Zi dhe Austro-Hungarisė iu ngarkua "tė pushtojė dhe administrojė" Bosnje-Hercegovinėn, e cila mbeti nėn sovranitetin turk. Dėshirat e shqiptarėve pėr njė autonomi nė kuadrin e Perandorisė Osmane mbetėn tė shpėrfillura.
 
Po tė lihen mėnjanė Luftėrat Ballkanike tė viteve 1912/13, gjatė tė cilave Serbia fitoi Kosovėn, Serbia, Bullgaria dhe Greqia ndanė midis tyre Maqedoninė dhe Turqia, me pėrjashtim tė njė territori tė vogėl pėrrreth Adrainopojės, u zhvendos krejtėsisht nga Evropa, mund tė thuhet se ky Rend ėshtė ruajtur nė vija tė pėrgjithshme deri nė Luftėn e Parė Botėrore.
 
Mirėpo rėndėsia e Kongresit tė Berlinit qėndron kryesisht nė faktin se pėrfshiu pėrfundimisht Ballkanin nė politikėn e Fuqive evropiane, dmth jo aq tė Fuqive tė veēanta, tė cilat vepronin secila pėr llogari tė vet, por tė njė "concert européen", tė "njė koncerti evropian", pra tė njė sistemi kėshillimesh dhe bashkėpunimi pėr kapėrcimin e krizave dhe pėr mėnjanimin apo dhėnien fund tė luftėrave.
 
Nuk ka dyshim se koncepti "concert européen" ėshtė pėrmendur qysh nė fillim tė shekullit XVIII, por megjithate bashkėpunimi i fuqive evropiane nė kuptimin e vendosjes sė njė rendi tė qėndrueshėm nė zonat e krizave arrin pikėn e tij kulmore me Kongresin e Berlinit. Gjatė kėsaj periudhe edhe koncepti i Ballkanit zė pėrfundimisht vendin e tij nė ndėrgjegjen politike evropiane. Mjafton tė kujtojmė shprehjen e Bismarkut, se Ballkani nuk vlen as sa kockat e njė grenadieri tė veēantė nga Pomerania.
 
Pėrveē kėsaj, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX Ballkani filloi tė paraqesė interes edhe pėr shtėpitė princėrore gjermane. Hapin e parė nė kėtė drejtim e hodhėn Vitelsbahėt (Wittelsbacher), tė cilėt qysh nė vitin 1832, mbas njohjes ndėrkombėtare tė Greqisė sė pavarur, dėrguan nė Greqi princin ende tė mitur Oto fon Bajern (Otto von Bayern), i cili sundoi atje fillimisht si regjent dhe pastaj me titullin mbreti Oto I deri nė shkurorėzimin e tij mė 1862. Ai u pasua nga princi Vilhelm i Danimarkės, i quajtur Gjergji I, "mbret i helenėve".
 
Nė fronin e Rumanisė, sė krijuar nė vitin 1859 nga dy principatat e Vllahisė  dhe Moldavisė, ėshtė ngjitur qysh nė vitin 1866 Karl fon Hohencoler-Sigmaringen fillimisht si princ e mbas vitit 1881 si mbreti Karol I. Princit gjerman froni nė fjalė nuk i kishte rėnė pėr hise si pasojė e makinacioneve tė Fuqive tė Mėdha, mbasi vetė rumunėt e kishin zgjedhur ate si sundimtarin e tyre me anėn e njė referendumi.
 
Mė e ndėrlikuara nga tė gjitha ka qenė zgjedhja e sundimtarit tė Bullgarisė. Fillimisht rusėt caktuan si princ tė Bullgarisė Aleksandėr fon Batenbergun, njė nip tė car Aleksandrit II, por hoqėn dorė prej tij kur vunė re se ai kėrkonte pavarėsi tė madhe. Ai u detyrua tė abdikojė dhe tė dėrguarit bullgarė nuk e patėn tė lehtė pėr tė gjetur pranė oborreve mbretėrore evropiane njė kandidat, i cili tė ishte i pėlqyeshėm si pėr rusėt ashtu edhe pėr Fuqitė Evropiane. Sė fundi princi Ferdinad fon Sahsen-Koburg-Gota u tregua i gatshėm tė ngjitej nė fronin bullgar, nė fillim si princ e pastaj mbas vitit 1908 si mbret, pėrkatėsisht si car.
 
Fuqitė Evropiane deshėn tė vendosnin edhe nė Shqipėri si sovran tė pavarur nga forcat politike tė vendit pinjollin e njė shtėpie princėrore gjermane. Pėrzgjedhja e tyre i takoi princit hesian Vilhelm Vid (Wilhelm zu Wied), i cili pak para shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore e braktisi kėtė vend tė vėshtirė pėr t'u qeverisur, pothuajse menjėherė mbas ardhjes sė tij.
 
Kėshtu pra, edhe nė pėrzgjedhjen e dinastive pėr pjesėn mė tė madhe tė shteteve kombėtare qė fituan pavarėsinė, gjen pasqyrim interesi evropian pėr Ballkanin, kėtė oborr tė pėrparmė tė Evropės.
 
 
Si e shohin vetveten popujt e Ballkanit
 
Nė vjeshtėn e vitit 1999 bėri bujė tė madhe njė libėr me titullin "Shpikja e Ballkanit - paragjykimi komod i Evropės". Vallė a do t'a ketė miratuar autorja, historiania bullgare Maria Todorova qė jeton dhe studjon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kėtė titull nė gjuhėn gjermane? Zor se mund tė pranohet njė gjė e tillė, mbasi titulli i veprės sė saj tepėr tė pėlqyeshme tė shkruar nė anglisht ėshtė "Imagining the Balkans" dhe kjo ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr nga "shpikja". Pėrveē kėsaj nė asnjė vend tė kėtij libri nuk mund tė ndeshesh me mendimin, se Ballkani pėrbėn njė shpikje dhe njė paragjykim komod tė Evropės. Pėr pėrkthimin dhe redaktimin nga botuesi gjerman, me sa duket, nuk duhet tė jetė aktivizuar ndonjė njohės i problemeve tė Ballkanit. Gjithsesi libri pėrmban kėtė fjali: "Megjithė faktin qė disa e pranojnė ballkanėsinė e tyre, edhe pse nė mėnyrė tė druajtur, ndėrsa tė tjerėt  mohojnė aktivisht ēdo lidhje me te, tė gjitha kombet e Ballkanit kanė tė pėrbashkėt konsensusin e qartė se Ballkani ekziston, se ka diēka qė mund tė pėrkufizohet si Ballkan, ndonėse mund tė pėrbėjė njė kategori apo rajon tė padėshiruar."
 
Kjo ēėshtje tregon se sa tė vėshtirė e kemi ende ne nė pjesėn tjetėr tė Evropės pėr tė kuptuar Ballkanin, shtetet e tij, popujt e tij dhe njerėzit e tij. E njė gjė e tillė ngjet megjithė bollėkun e librave tė udhėtimeve dhe atyre me temė politike tė botuara  nė Perėndim, e kryesisht nė vendet anglosaksone qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit  XIX. Ndonėse jo tė gjithė autorėt i janė pėrmbajtur me kėtė rast fjalėve lapidare tė Moltkes: "Udhėtari i pėrkryer duhet tė ndjekė njė rrugė tė mesme midis teprisė dhe mangėsisė sė entuziazmit". Feldmarshalli i ardhshėm prusian dinte ēfarė fliste, mbasi qysh nė vitet e rinisė sė tij, nė cilėsinė e inspektorit tė ushtrisė turke, kishte qenė i interesuar pėr tė udhėtuar nėpėr Ballkan, i cili asokohe ndodhej ende nėn sundimin osman.
 
Kėtu mund tė shtrohet tani pyetja: si shpjegohet atėhere ēėshtja e tablosė qė ka krijuar Perėndimi pėr Ballkanin? Vallė a ėshtė e vėrtetė qė kjo tablo ėshtė imponuar prej klisheve dhe ēfarė lidhjesh ekzistojnė midis kėtyre klisheve dhe njėmendėsisė? Duke patur parasysh shumėllojshmėritė etnike, historike, fetare e tė qytetėrimeve tė Evropės Juglindore, a ekziston vallė diēka, qė mund tė cilėsohet si  njėmendėsi e pėrgjithshme ballkanike? Klishetė e rėndomta janė: "ballkanasit" janė tė prapambetur, pėrtacė, tė paparashikueshėm, arrogantė, dinakė dhe dhelpėrakė, brutalė ndaj mė tė dobtėve dhe ndaj tyre nuk duhet patur besim. Nuk ka dyshim qė nė Perėndim ndeshesh shpeshherė me njė tablo tė tillė tė Ballkanit dhe tė njerėzve tė tij, por a ėshtė kjo njė "shpikje" e Perėndimit? Kurrėsesi. Mjafton tė kujtojmė vetėm figurat e krijuara prej shkrimtarėve pėr tė tipizuar Ballkanin, si ate tė Baj Ganos sė bullgarit Aleko Konstandinov, apo figurėn satirike tė oligarkisė sė re tė babėzitur tė rumunit Jon Lluka Karaxhale, si edhe ate tė parvenysė sė paskrupullt tė njė shteti kombėtar tė pavarur tė serbit Branko Nushiē.
 
Kėto figura, qė e kanė zanafillėn nė fantazinė dhe vrojtimet e shkrimtarėve kombėtarė e kozmopolitė tė Sofies, Bukureshtit e Beogradit, na japin njė tablo tė larmishme tė veēantive kombėtare tė popujve tė Ballkanit. Analiza psikologjike e vetvetes nuk pėrbėn sigurisht pikėn e tyre tė fortė. Nė kėtė vėshtrim bėn pėrjashtim filozofi dhe etnopsikologu serb Vladimir Dvornikoviē, i cili ka shkruar nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar njė "karakterologji tė jugosllavėve". Ky shkim ishte lėnė nė harresė pėr njė kohė tė gjatė dhe ėshtė ribotuar  vetėm para dhjetė vjetėsh.
 
Nė kėtė vepėr Dvornikoviēi, njė mendimtar kokėshkretė, mbėshtetur nė  situatėn e asokohshme tė vendit tė tij, flet nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr "jugosllavėt" duke mos bėrė dallim ndėrmjet serbėve e kroatėve si edhe ndėrmjet boshnjakėve e maqedonasve. Ai dallon e shumta Jugosllavinė e Veriut nga ajo e Jugut dhe i pėrshkruan tė gjithė si heroikė, luftarakė, me humor dhe tė nėnshtruar ndaj njė kulture patriakale fisnore. Nė anėn tjetėr, thotė se ata janė kryeneē e tė vetėkėnaqur, tė prirur ndaj ligėsisė dhe etjes pėr shpagim. Nė thellėsinė e shpirtit tė tyre rėndon njė vetėdije melankolike, falė sė cilės ata janė tė aftė tė ndryshojnė befasisht  gjendjen e tyre shpirtėrore, duke kaluar nga depresionet nė ekstim dhe nga njė egocentrizėm brutal nė njė lėndueshmėri tė skajshme, pra tė hidhen nga njė ekstrem moral nė tjetrin.
 
Nė kėto rrethana shtrohet pyetja: a mund tė quhet e mjaftueshme kjo tablo e njeriut tė Ballkanit siē na e paraqesin  klishetė dhe shkrimet socialkritike tė intelektualėve tė Sofies, Bukureshtit e Beogradit, si edhe disa studime tė pakta etnopsikologjike?
 
Kjo ėshtė e pamundur dhe e padėshirueshme, mbasi njėmendėsia e Ballkanit ėshtė shumė mė e ndėrlikuar nga sa besohet pėrgjithėsisht. Nė vetė qėndrimin qė mbahet ndaj konceptit "Ballkan" spikasin dallime tė jashtėzakonshme nė trekėndėshin midis Zagrebit, Bukureshtit e Athinės. Kroatėt nuk pranojnė kurrsesi tė jenė pjesė e Ballkanit dhe e vendosin veten nė Evropėn Qendrore. Rumunėve u vjen zėri vetėm kur flitet pėr rrėnjėt e tyre latino-romane dhe kur u duhet tė bėjnė fjalė pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi, i shmangen kėtij termi dhe flasin pėr studime e institucione tė Evropės Juglindore. Serbėt mbajnė ndaj konceptit tė Ballkanit njė qėndrim qė i afrohet mė tepėr neutralitetit, ndėrsa grekėt e gjejnė identitetin e tyre kulturor dhe historik nė zonėn e Egjeut. Vetėm bullgarėt pranojnė pa asnjė mėdyshje se janė pjesė e Ballkanit dhe ē'ėshtė e vėrteta pėrmes territorit tė tyre shtrihet nga perėndimi nė lindje ai masiv malor qė i jep emrin e tij gjithė gadishullit. Bullgarėt, gjithsesi, nuk e thėrrasin kėtė masiv me emrin qė buron nga koha e Turqisė, por e quajnė Stara-Planina, dmth malet e lashta dhe, nė anėn tjetėr, linja e tyre e fluturimit, pa iu trembur asociacioneve qė mund tė dėmtonin veprimtarinė e saj  profesionale, mban emrin "Balkanair", ndėrsa organizata e tyre turistike quhet "Balkan-Turist". Shqiptarėt, sė fundi, mbajnė njė qėndrim tė diferencuar ndaj Ballkanit; nga njėra anė, pohojnė me krenari se janė pasardhėsit e ilirėve  dhe pėr pasojė edhe populli mė i vjetėr i Ballkanit dhe, nė anėn tjetėr, i kushtojnė rėndėsi mospėrzjerjes sė tyre me popujt sllavė tė Ballkanit dhe kėrkojnė tė kundrohen si njė popull tejet i lashtė evropian.
 
Ne mund t'a thellojmė akoma mė tepėr kėtė temė, duke u pėrpjekur tė nxjerrim nė pah, se deri nė ēfarė shkalle dallohen popujt e veēantė nga pikėpamja e karakterit dhe qėndrimit tė tyre social. Kjo do tė ishte shumė joshėse, por do tė na largonte mė shumė  sesa duhet prej temės sonė, dmth tablosė sė Perėndimit pėr Ballkanin. Nė fakt kėtu bėhet fjalė pėr konsolidimin e Ballkanit mbi bazėn e Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit); pra, praktikisht pėr tė sjellė mė afėr Bashkimit Evropian dhe vlerave tė tij demokratiko-politike, tė shtetit tė sė drejtės, tė ekonomisė sė tregut dhe tė tė drejtave qytetare tė njeriut, shtetet e reja kombėtare tė dala nga shpėrbėrja e Jugosllavisė sė bashku me fqinjėt e tyre. Shģ pėr kėtė arsye kėtu duhet bėrė fjalė mė tepėr mbi veēoritė e tyre tė pėrbashkėta nė raport me botėn joballkanike.
 
Ballkanasit, pėr shembull, janė tė prirur t'a kundrojnė botėn nė prizmin e skemės mik-armik. Ata e kanė tė vėshtirė tė tregojnė mirėkuptim ndaj kritikės qė u bėhet prej njė pale, tė cilėn deri atėhere e kanė kundruar si mike tė tyre; fillimisht ata bėjnė sikur nuk ka ndodhur asgjė dhe, nė rast tė vazhdimit tė saj e konsiderojnė ate si njė qėndrim armiqėsor. Kėtė gjė e ka vėnė re tek shqiptarėt para njė shekulli udhėtarja e guximshme angleze Meri Edit Durham, ndonėse nė njė farė kuptimi do tė ishte e vlefshme edhe pėr popujt e tjerė tė Ballkanit. 
 
Njė veēori e pėrbashkėt e gjithė njerėzve tė Ballkanit ėshtė, gjithashtu, se nuk i vėnė vesh me vėmendje tė tjerėve. Ata janė tė gjithė egocentristė dhe vetėm nė raste tė veēanta tregohen tė gatshėm tė dėgjojnė argumentet e palės kundėrshtare. Nė qoftė se kjo do tė ndėrlidhet edhe me njė cilėsi tjetėr tė tyre, dmth pėr tė mos e kundėrshtuar mikun, atėhere nuk ėshtė vėshtirė tė merret me mend se sa keqkuptime mund tė lindin gjatė kontakteve dhe bashkėbisedimeve. Nė kuadrin e Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit), si edhe tė anėtarėsimit tė vendeve tė Ballkanit nė Bashkimin Evropian negociatorėt perėndimorė do tė kenė rast tė vėnė re edhe diēka tjetėr: shpeshherė ata do tė ballafaqohen me partnerė shumė tė kulturuar, tė zgjuar e jashtėzakonisht kompetentė nė lėmin profesional.
 
Mirėpo, kur rezultatet e bashkėbisedimeve pėrkatėse duhen mbartur nė rrafshin brendashtetėror, nė ingranazhet burokratike ballkanase fillojnė tė futen kokėrriza rėre. Kjo ndodh pėr dy arsye. Shpėrbėrja e Perandorisė Osmane dhe tėrheqja e turqve nga Ballkani pati pėr pasojė prerjen e urave me traditėn shekullore perandorake osmano-bizantine nė tė cilėn nuk ishin pėrfshirė popujt e krishterė tė Ballkanit. Mbasi krijuan shtetet e tyre kombėtare ata duhet tė ngrinin fillimisht strukturat e tyre administrative, duke u mbėshtetur tek shtetet e Evropės Qendrore dhe Perėndimore. Mirėpo pėr kėtė gjė ata patėn nė dispozicion vetėm disa dhjetėvjeēar tė pakėt. Mė pas erdhi komunizmi, i cili shkatėrroi burokracinė dhe e zėvėndėsoi atė me strukturat e funksionarėve tė tij qė punonin duke u mbėshtetur nė parime krejtėsisht tė tjera. Kėtė cen tė dyfishtė shtetet e Ballkanit ende nuk e kanė kapėrcyer kurrsesi. Pėr kėtė arsye aparatet e tyre burokratike nė pjesėn mė tė madhe janė jokompetente, tė plogėshta dhe tė korruptueshme.
 
 
MBAS DY LUFTĖRAVE BOTĖRORE:
 
Lufta e Parė Botėrore e ka zanafillėn e saj nė Ballkan, bash tek tė shtėnat vdekjeprurėse tė shkrehura mė 28 qershor 1914 nė Sarajevė nga i riu serb Gavrilo Princip mbi trashėgimtarin e fronit austriak Franc Ferdinandin dhe bashkėshorten e tij.
 
Mbas mbarimit tė luftės, pothuajse katėr vjet mė vonė, nga skena politike e Ballkanit ishin zhdukur tri Fuqi tė Mėdha: Austro-Hungaria qe shpėrbėrė, nė Rusi bolshevikėt kishin hequr qafe carin dhe rrėmbyer pėr vete pushtetin, ndėrsa nė Bosfor nuk mbretėronte mė njė sulltan dhe republika qemaliste epiqendrėn e saj e kishte zhvendosur nė Anadoll. Nuk ekzistonte mė njė "Koncert evropian", rendi i mbasluftės, duke pėrfshirė edhe Ballkanin, pėrcaktohej nga Antanta ngadhnjyese me nė krye Francėn nėpėrmjet traktateve tė lagjes periferike tė Parisit. Nė qendėr tė rendit tė ri shtetėror tė Ballkanit ndodhej njė krijesė e re shtetėrore: shteti shumėpopujsh i Jugosllavisė.
 
Fillimisht ky shtet nuk quhej Jugosllavi, por "Mbretėria e Serbėve, Kroatėve e Sllovenėve" (SHS). Ai mori emrin Jugosllavi mė vonė nė janar tė vitit 1929, kur mbreti Aleksandėr shfuqizoi kushtetutėn e deriatėhershme dhe shpalli diktaturėn mbretėrore. Pėr t'i hedhur mbi shpatulla autokracisė  sė shtėpisė mbretėrore serbe, ushtrisė serbe dhe burokracisė serbe nė shtetin e ri njė mantel sllavojugor? Dhe pėr t'u treguar kėshtu dashamirės ndaj serbėve, kroatėve e sllovenėve tė territoreve tė Monarkisė sė dikurshme tė Danubit?
 
Arsyeja qėndronte nė faktin qė tek kėto tė fundit, nė kundėrshtim me serbėt e Mbretėrisė sė Serbisė, "jugosllavizmi" kishte hedhur rrėnje tė thella qysh nė mesin e shekullit XIX. Kokat e tyre mė tė shquara ėndėrronin pėr njė bashkim shtetėror tė tė gjithė popujve sllavojugor (me pėrjashtim tė bullgarėve). Por vetėm me kusht qė ky t'a kishte epiqendrėn e tij nė territoret relativisht tė zhvilluara sllavojugore tė Monarkisė sė Danubit dhe jo nė Serbinė "ballkanase" tė prapambetur nga pikėpamja e qytetėrimit. Pėrveē kėsaj, kėta pėrfaqėsues tė "jugosllavizmit" e mendonin shtetin e ardhshėm tė pėrbashkėt si njė shtet federal kombtarisht tė barazpeshuar dhe jo si njė shtet unitar tė qeverisur nė mėnyrė tė centralizuar nga Beogradi e tė mbizotėruar prej serbėve.
 
Nė Jugosllavi nuk kishin gjetur zgjidhje shumė ēėshtje tė qenėsishme tė bashkėjetesės sė ardhshme tė popujve sllavojugorė, tė cilėt, ē'ėshtė e vėrteta, kanė patur veēori tė pėrbashkėta etnike, por njėkohėsisht edhe fate tė ndryshme historike, kulturore e fetare. Vetė kushtetuta e shtetit tė ri ishte hedhur poshtė nga partia mė e fuqishme kroate,  Partia Fshatare e udhėheqėsit karizmatik Stjepan Radiē.
 
E drejta e ekzistencės sė kėsaj Jugosllavie, me qė ra fjala, ishte vėnė qysh nė fillim nė pikėpyetje nga shumė drejtime tė ndryshme. Njė gjė e tillė kėrkohej nga shumica e  kroatėve pėr shkak tė mbizotėrimit serb, por edhe prej komunistėve, tė cilėt deri nė vitin 1935, duke i mbetur besnikė udhėzimeve tė Moskės, kėrkonin shpartallimin e "Jugosllavisė sė Versajės" dhe shkrirjen e saj nė shtete tė veēanta kombėtare. Vetėm mbas marrjes sė pushtetit nė Gjermani nga Hitleri ata, duke i mbetur rishtas besnikė udhėzimeve tė Moskės, e drodhėn nė drejtim tė njė vije "jugosllave".
 
Tashti shtrohet pyetja: si qėndronin punėt me kėtė Jugosllavi tė krijuar prej Antantės gjatė periudhės midis viteve 1918 e 1941? Cilat ishin lidhjet e saj evropiane?
 
Ato ishin mjaft tė ngushta. Kjo Jugosllavi krijoi sė bashku me Rumaninė e Ēekosllovakinė njė Antantė tė Vogėl, synimi i sė cilės ishte, para sė gjithash, t'i vinte llozin derės sė revizionizmit hungarez. Nėpėrmjet traktateve tė dyanshme, tė lidhura nga Mbretėria e Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve (SHS), pėrkatėsisht Jugosllavia, si edhe Rumania dhe Republika Ēekosllovake me Francėn, Antanta e Vogėl ishte lidhur fuqimisht me fitimtarėt e Luftės sė Parė Botėrore.
 
A pėrbėnte kjo lidhje nė rastin e Jugosllavisė njė dukuri "evropianizuese"? Nė kuptimin e pėrshtatjes sė strukturave tė saj tė brendshme ndaj demokracisė, shtetit tė sė drejtės, lirive qytetare dhe tolerancės? Vėshtirė! Dhe arsyeja ėshtė se qeverisja nė Jugosllavi, po ashtu si nė Rumani e nė Bullgari, megjithė ekzistencėn e njė demokracie formale dhe njė sistemi shumėpartiak, kishte njė karakter pak a shumė autoritar. Fakti qė asnjė nga 23 qeveritė jugosllave qė kanė ushtruar funksionet e tyre gjatė periudhės midis viteve 1918 dhe 1929 (shpallja e diktaturės mbretėrore), nuk ėshtė rrėzuar nėpėrmjet njė votimi tė bėrė nė Parlament, por tė gjitha kanė qenė tė detyruara tė japin dorėheqjen si pasojė e intrigave tė oborrit e tė mbretit, pėrbėn njė tregues tė qartė tė gjendjes sė vėrtetė politike tė vendit. Pa pėrmendur me kėtė rast format e ndryshme tė zėnkave nė Parlament, tė cilat arritėn mė sė fundi pikėn e tyre kulmore me pushkatimin e udhėheqėsit tė fshatarėve kroatė Stjepan Radiē dhe tė deputetėve tė tjerė kroatė nga deputeti malazez Punisha Raēiē.
 
Mbas vrasjes sė mbretit Aleksandėr nė tetor tė vitit 1934 nė Marsejė nga terroristė kroatė e bullgarė, si edhe si pasojė e marrjes sė pushtetit nga Hitleri nė Gjermani, lidhjet me sistemin e mbasluftės tė Fuqive ngadhnjyese tė Luftės sė Parė Botėrore u dobėsuan. Me "Rajhun e Tretė" u vendosėn nė radhė tė parė lidhje tė ngushta tregtare. Nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore Gjermania zinte vendin e parė nė tregtinė me Jugosllavinė.
 
Edhe nė rrafshin e politikės sė brendshme u bėnė pėrēapje pėr t'u shkėputur nga metodat e sundimit tė mbretit Aleksandėr dhe para sė gjithash pėr tė arritur njė paqtim me kroatėt. Nė gushtin e vitit 1939, nėn patronazhin e regjentit Paul, u mundėsua arritja e tė famshmit "sporazum", "pajtimit", nėpėrmjet tė cilit serbėt dhe kroatėt ndanin midis tyre sundimin e shtetit po ashtu, siē kishin vepruar edhe shtėpia mbretėrore e Habsburgėve dhe hungarezėt me "barazimin" e vitit 1867.
 
Ky "sporazum" ėshtė pėrmbushur prapėseprapė vetėm nė fazat e tij fillestare. Menjėherė mbas nėnshkrimit tė tij plasi Lufta e Dytė Botėrore dhe shqetėsimet e udhėheqjes jugosllave iu kushtuan problemeve tė tjera mė tė ngutshme. Veē kėsaj, kjo marrėveshje nuk ėshtė ratifikuar asnjėherė nga ndonjė instancė parlamentare.
 
Nė pranverėn e vitit 1941 personave pėrgjegjės tė Beogradit iu desh tė pozicionoheshin midis Fuqive tė Boshtit dhe Aleatėve. Mė 25 mars Jugosllavia, duke iu pėrkulur trysnisė sė Hitlerit, u antarėsua nė Paktin e Tri Fuqive. Dy ditė mė vonė njė pėrbetim i pėrgjithshėm rrėzoi regjentin dhe Qeverinė Cvetkoviē, kurorėzoi  trashėgimtarin e fronit Peter si mbret me emėrin Pjetri II dhe vendosi nė krye tė qeverisė gjeneralin e forcave ajrore Simoviē.
 
Ky grusht shteti i ndėrmarrė nė bashkėpunim tė ngushtė me kundėrzbulimin britanik e rrokullisi Jugosllavinė nė luftė. Hitleri, kur pa se kėshtu po i rrezikoheshin qoftė edhe pėrkohėsisht planet e tij pėr mėsymjen e Bashkimit Sovjetik, sulmoi papritur mė 6 prill Jugosllavinė dhe shpartalloi brenda njėmbėdhjetė ditėve ushtrinė e saj e bashkė me te edhe shtetin jugosllav.
 
Jugosllavia u ngjall rishtas nga hiri i Luftės sė Dytė Botėrore brenda kufijve tė saj tė vjetėr, madje e zgjeruar me territoret buzė Adriatikut, tė cilat nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore i kishin takuar Italisė. Mirėpo nga pikėpamja politike kjo Jugosllavi e dytė nuk kishte mė lidhje me tė parėn. Komunistėt nėn udhėheqjen e Titos e pėrzunė dinastinė e Karagjergjoviēve, mėnjanuan fizikisht dhe politikisht shtresat udhėheqėse tė Jugosllavisė sė vjetėr dhe hė pėr hė e integruan vendin fuqimisht nė "kampin socialist". Ky fat i takoi, me pėrjashtim tė Greqisė, edhe vendeve tė tjera tė Ballkanit, Shqipėrisė, Bullgarisė e Rumanisė, po ashtu si edhe Hungarisė. Midis kėtyre shteteve dhe  Evropės u lėshua Perdja e Hekurt.
 
Kjo Perde u shpua gjithsesi nė njė farė mase nga konflikti i viteve 1948/49 midis Stalinit dhe Titos dhe pėrjashtimi i Jugosllavisė nga bashkėsia e shteteve komuniste. Jugosllavia nė tė vėrtetė mbeti edhe mė tej nėn sundimin komunist, por u pėrpoq t'i shmangej bllokadės ekonomike tė Bllokut tė Lindjes nėpėrmjet njė afrimi me Fuqitė Perėndimore dhe mori gjatė viteve pesėdhjetė, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndihma ekonomike dhe ushtarake, tė cilat kishin pėr qėllim t'a mbronin vendin nga ndonjė mėsymje e sovjetikėve ose t'i pritnin rrugėn vėnies sė tij nėn presion. Mandej, duke filluar nga mesi i viteve pesėdhjetė, Tito ndoqi rrugėn e shkėputjes nga Blloqet dhe sė bashku me vendet mė tė rėndėsishme tė Afrikės dhe pjesėrisht edhe tė Azisė krijoi njė kamp tė tretė midis Blloqeve tė mėdha. Jugosllavia luajti njė rol tė rėndėsishėm midis kėtyre vendeve tė papėrfshira nė Blloqet edhe pse ky "kamp" nuk paraqiste nė rrafshin e politikės botėrore atė fuqi, pėr tė cilėn kishin ėndėrruar krahas Titos edhe presidentėt e shteteve tė Indisė, Egjyptit e Indonezisė.
 
Jugosllavia e qeverisur prej komunistėve realizoi, megjithate, duke filluar nga gjysma e dytė e viteve gjashtėdhjetė deri mbas vdekjes sė Titos nė vitin 1980, njė farė afrimi me Evropėn, ndonėse ky afrim kishte mė tepėr karakter ekonomik sesa politik. Ajo hapi kufijtė e saj, ē'ėshtė e vėrteta, me njė synim tė dyfishtė, dmth pėr turistėt qė vinin nga Perėndimi, tė cilėt e shndėrruan, para sė gjithash, Dalmacinė nė njė vend tė pėlqyer udhėtimi e pushimi dhe nė drejtimin e anasjelltė pėr dhjetra mijėra jugosllavė tė papunė, tė cilėt gjetėn punė dhe mėditje si "punėtorė emigrant" nė botėn e jashtme perėndimore.
 
Kėto ishin nė fakt caqet maksimale tė "evropianizimit" tė shtetit tė Titos, mbasi megjithė ndihmėn ushtarake tė dhėnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbas konfliktit me Stalinin, megjithė politikėn e mospėrfshirjes nė Blloqe dhe tė njė afrimi tė pėrllogaritur tė vendit ndaj Perėndimit e tė njė farė liberalizmi kulturor tė kushtėzuar prej tij, Jugosllavia mbetej njė shtet me njė qeverisje tė rreptė komuniste. Shmangiet nga vija e pėrgjithshme politike e Partisė ishin tė palejuara, ekonomia megjithė vetadministrimin punėtor vazhdonte tė ishte fuqimisht nė duart e Partisė dhe policia shtetėrore (UDBA) edhe mbas rrėzimit tė Ministrit tė plotfuqishėm e tė frikshėm tė policisė, Aleksandėr Rankoviē, nė qershor tė vitit 1966 vazhdonte tė pėrligjte plotėsisht praninė e saj.
 
Nė Jugosllavinė e Titos nuk mund tė bėhej fjalė pėr njė afrim ndaj vlerave demokratike tė Perėndimit e ndaj pluralizmit politik, si edhe pėr njė respektim tė tė drejtave qytetare e tė njeriut. Nuk mund tė bėhej fjalė edhe gjatė dhjetėvjeēarit qė pasoi vdekjen e tij, si edhe atėhere kur u pėrmbys sistemi komunist nė Evropėn Lindore, Qėndrore dhe Jugore. Meqenėse nė Serbi, nė republikėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė madhe jugosllave, sundimtarėt komunistė mbetėn nė pushtet dhe u bashkuan nė njė "aleancė tė kobshme nacionaliste" me antikomunistėt dhe disidentėt. Parulla e ditės ishte: mė parė zgjidhja e ēėshtjes serbe, pastaj demokratizimi;+ sepse, siē mendonin nė radhė tė parė nacionalistėt serbė madje deri nė qarqet mė tė ngritura intelektuale, Serbia dhe serbėt ishin lėnė pasdore nė Jugosllavinė e Titos, pėr faktin se vetėm Republika e Serbisė kishte patur dy provinca autonome, Vojvodinėn dhe Kosovėn.
 
Mėnjanimi i autonomisė sė tyre dhe zgjidhja e "ēėshtjes serbe", dmth bashkimi i tė gjithė serbėve nė njė shtet ("Serbi ėshtė atje ku ndodhet qoftė edhe njė varr i vetėm serb"), ishte synimi qė i vuri vetes Presidenti serb dhe mė vonė jugosllav, Sllobodan Millosheviē, qoftė duke pėrdorur edhe dhunėn dhe luftėn, siē pati rast t'a dėshmojė nė Kroaci, Bosnje-Hercegovinė e Kosovė.
 
Kjo solli pėr pasojė shkatėrrimin e Jugosllavisė, mbasi popujt e tjerė nuk deshėn t'i nėnshtroheshin Millosheviēit dhe politikės sė tij serbomadhe dhe parapėlqyen pavarėsinė.
 
Pra, mos vallė Jugosllavia nuk ka pėrbėrė gjithsesi njė faktor qėndrueshmėrie, madje, mė saktėsisht, ka qenė njė gabim i historisė? Jo, sipas mendimit tė Mirko Tepavacit, Ministrit tė Jashtėm jugosllav tė periudhės nga 1969 deri mė 1972, i cili dha dorėheqje me nismėn e tij, mbasi nuk qe nė gjendje tė ndiqte Titon. "Jugosllavia nuk ka qenė njė  gabim i historisė", i ka thėnė ai gjatė njė bisede kryeredaktorit tė mėparshėm tė gazetės "Politika" Aleksander Nenadoviē, "ajo ka qenė historia e gabimeve tė bėra ndaj qytetėrimit, tolerancės e kulturės. Ēėshtja serbe, qoftė edhe sikur tė kishte qenė kaq akute, nuk duhej shtruar si njė ēėshtje shtetėrore e territoriale, por si njė ēėshtje e demokracisė dhe qytetėrimit. Nė qoftė se Jugosllavia do tė kishte qėndruar mbi kėmbė mė tė shėndetshme, nuk do tė ishte shpėrbėrė deri nė themelet e saj dhe madje nė gėrmadha e gjak.
 
Jugosllavia nuk ka vdekur nga njė vdekje natyrore, atė e kanė vrarė". Dhe mė tej: "Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka patur detyrim tė shpėtojė Jugosllavinė, por duhet tė kujdesej pėr tė pėrmbushur nė forma tė qytetėruara  vendimet e popujve jugosllavė mbi udhėt e tyre tė mėtejshme. Kjo nuk ka qenė njė gjė e lehtė, por tė gjitha zgjidhjet e tjera kanė rezultuar mė tė vėshtira e mė tė shtrenjta, si pėr Jugosllavinė ashtu edhe pėr botėn."
 
 
PROBLEMI KYĒ SERBIA
 
Nė rast se dėshirojmė qė Paktit i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) tė jetė i suksesshėm  - dhe nė Perėndim ekziston njė pėrputhje e pėrgjithshme mendimesh pėr kėtė ēėshtje - atėhere duhet zgjidhur problemi i Serbisė. Nė fund tė fundit Serbia e pėrkatėsisht Republika Federale Jugosllave me 8'300'000 banorėt e saj (pa llogaritur Kosovėn) ėshtė shteti mė i madh nė trevėn e Jugosllavisė sė dikurshme. Potenciali i saj ekonomik e kalon ate tė shteteve tė tjera postjugosllave.
 
Serbia zė, pėrveē kėsaj, njė pozitė tė rėndėsishme gjeostrategjike nė Ballkan. Ajo kontrollon si rrugėn ujore tė Danubit nga Evropa Qendrore nė drejtim tė juglindjes (Bullgaria e Rumania) ashtu edhe rrugėn tokėsore (hekurudhė e autostradė), nga njėra anė, prej Evropės Qėndrore nė drejtim tė Bullgarisė e Turqisė dhe, nė anėn tjetėr, nėpėrmjet Maqedonisė drejt Egjeut.
 
Mirėpo Serbia ose Republika Federale e Jugosllavisė (RFJ) nuk mund tė pėrfshihet nė Paktin e Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) pa zgjidhur mė parė tė paktėn tre probleme tė rėndėsishme. I pari: ose RFJ-ja do tė vihet mbi baza tė reja, ose do tė shpėrbėhėt pėrfundimisht. Me kėtė ėshtė i lidhur pazgjidhmėrisht edhe, i dyti, dmth raporti Serbi - Mali i Zi, i cili ka njė domethėnie pothuajse ekzistenciale pėr tė dy palėt. Sė fundi, Serbia nuk mund tė pėrfshihet nė Paktin e Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) e tė pėrbėjė kėshtu njė bazė tė qėndrueshme pėr Rendin e Ri nė Ballkan, sa kohė qė nė Beograd do tė vazhdojė tė qeverisė Sllobodan Millosheviēi, tė cilin Gjykata pėr tė Drejtat e Njeriut nė Hagė kėrkon t'a arrestojė si kriminel lufte tė hamendėsuar. Askush nuk mund tė zhvillojė  traktativa me tė dhe bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka mundėsi t'i shfuqizojė sanksionet e saj, sa kohė qė ai ndodhet nė pushtet. Duke qenė se Millosheviēi nuk tėrhiqet vullnetarisht e regjimi i tij pėr mė tepėr po pėrforcon dhunėn nė vend dhe opozita, nga ana tjetėr, ėshtė tepėr e dobėt pėr t'a detyruar tė japė dorėheqje, instancat e BE-sė tė Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) do tė jenė sigurisht tė detyruara t'a lėnė pėrkohėsisht mėnjanė kėtė ēėshtje.
 
 
Republika Federale e Jugosllavisė - arrogancė dhe  mashtrim
 
Republika Federale e Jugosllavisė (Savezna Republika Jugoslavije) pėrbėnte qysh nė fillim njė krijesė arrogante e njė mashtrim politik. Ajo ka qenė njė krijesė arrogante, mbasi mėtonte tė mbetej nė vazhdimėsinė e Republikės Federale  Socialiste tė Jugosllavisė sė shpėrbėrė dhe pėr pasojė tė ruante vendin e saj nė OKB, nė OSBE, nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė organizatat e tjera ndėrkombėtare. Kėshtu, nė qoftė se njė gjė e tillė do tė ishte pranuar prej kėtyre organizatave, atėhere shteteve tė tjera tė pavarura tė dala nga strukturat e Jugosllavisė do t'u vihej damka e "sezecionisteve" (?). Megjithate pushtetarėt e Beogradit nuk ia arritėn qėllimit, ndonėse Perėndimi nė periudha tė caktuara kohe ėshtė treguar tepėr jokonsekuent, duke pranuar pėrfaqėsuesit e Republikės Federale Jugosllave si partnerė nė bashkėbisedime, siē ka ndodhur, pėr shembull, me presidentin e RFJ-sė, shkrimtarin e njohur Dobrica Kosiē dhe kryeministrin e saj Milan Paniē. Fakti qė kėta nuk kanė qenė gjė tjetėr veēse kukulla nė duart e Presidentit tė asokohshėm tė Serbisė Millosheviē u dėshmua kur ai i largoi tė dy nga postet e tyre, sapo u treguan tė prirur pėr veprime tė pavarura.
 
Ajo ka qenė njė mashtrim, mbasi kjo RFJ-ė nuk ka patur dhe nuk ka nė vetvete asgjė "jugosllave" edhe pse ka qenė pėrbėrė dhe pėrbėhet nga dy republika tė Jugosllavisė sė dikurshme, dmth nga Serbia dhe Mali i Zi. Mali i Zi ėshtė trajtuar qysh nė fillim thjesht si njė shtojcė e Serbisė, institucionet federale kanė funksionuar vetėm formalisht dhe nė tė gjithė shtetin kurrkush nuk ka guxuar as edhe tė pipėtijė pa miratimin e Millosheviēit. Kjo pėrbėnte edhe arsyen pse Mali i Zi i vogėl nėn udhėheqjen e Presidentit tė tij tė ri Milo Gjukanoviē qysh nga dimri i viteve 1997/98 ka treguar njė kryeneēėsi gjithnjė nė rritje, gjė qė u pasua nga largimi gjithnjė e mė i madh i kėtyre dy republikave nga njėra-tjetra.
 
RFJ-ja nuk ka patur asgjė "jugosllave", po tė kihet gjithashtu parasysh fakti se pushtetarėt e Beogradit qysh nė fillim janė pėrpjekur t'i shtypin popujt josllav dhe joserb. Ata fshinė autonominė e provincave tė Kosovės e Vojvodinės dhe, nė rastin e Kosovės, u pėrpoqėn, madje, t'a pėrzėnė nga kjo provincė popullsinė shqiptare qė pėrbėnte shumicėn. Atyre iu vu kufiri tek thana vetėm falė ndėrhyrjes ushtarake tė Nato-s.
 
Nė rastin e Vojvodinės shfuqizimi i autonomisė nuk ėshtė shoqėruar nga zhvillime aq dramatike, mbasi nė kėtė provincė serbėt pėrbėjnė shumicėn nė veri dhe nė lindje tė Danubit. Nga dy milionė banorėt e saj ata pėrbėjnė 54,4 pėr qind. Pėrveē kėsaj nė Vojvodinė jetojnė edhe grupe tė ndryshme tė vogla kombėtare, si rumunė, sllovakė, kroatė, etj.
 
Megjithatė fakti qė serbėt e krahinave tė Sremit, Banatit dhe Baēkas, tė cilat formojnė Vojvodinėn, qoftė edhe pėr shkaqe historike, kulturore e politike i kushtojnė rėndėsi pavarėsisė nga Beogradi, ka rėndėsi vendimtare. Nė fund tė fundit, midis popujve tė Ballkanit kanė qenė ata qė u "evropianizuan" tė parėt, duke qenė se perandorėt e Habsburgėve nė fund tė shekullit XVII  mbas eksodit tė tyre nga territoret e Serbisė Jugore qė sundoheshin prej turqve u ofruan njė vend tė pėr tė futur kryet.
 
Autonomi kėrkojnė tekembramja edhe myslimanėt e tė ashtuquajturit Sanxhak. Ky ėshtė problem i ndėrlikuar, mbasi Sanxhaku - njė krijesė e Kongresit tė Berlinit tė vitit 1878 pėr tė ndarė nga njeri-tjetri Serbinė dhe Malin e Zi tė dikurshėm - nuk pėrbėn sot njė njėsi administrative tė veēantė. Qysh prej Luftės sė Parė Botėrore ai  ėshtė ndarė midis Serbisė dhe Malit tė Zi. Myslimanėt qė banojnė atje - qendra e tyre ėshtė Novi Pazari - pėrbėjnė 60 deri 70 pėr qind tė 500'000 banorėve tė kėsaj treve. Ata e quajnė veten e tyre boshnjakė. Serbėt dhe malazezėt i trajtojnė ata si njė trup tė huaj prandaj, qysh nga lufta ndėrjugosllave, ata kanė rėnė pre tė rapresaljeve tė shumta. Edhe sot e kėsaj dite, megjithė ndėrhyrjet e shumta, nuk ėshtė sqaruar ende zhdukja e dy grupeve tė myslimanėve nga kjo krahinė. Njėri prej tyre ėshtė grabitur me njė autobus nė afėrsi tė kufirit me Bosnjen, ndėrsa tjetri ėshtė zbritur nga treni i linjės Beograd-Bar nė njė stacion qė ndodhet nė territorin boshnjak. Me sa duket ata janė dėrguar nė mėnyrė tė dhunshme nė Republikėn e sotme Srbska dhe janė vrarė pastaj atje; gjithsesi deri sot mungon ēdo gjurmė e tyre.
 
Megjithatė kėto probleme nė krahasim me Malin e Zi mund tė cilėsohen thuajse tė njė rėndėsie mė tė vogėl. Nė qoftė se midis Serbisė dhe Malit tė Zi nuk do tė arrihet  njė rregullim i ri ndėrjugosllav i qėndrimeve tė ndėrsjellta, atėhere fati i RFJ-sė edhe formalisht mund tė quhet i vulosur. 
 
 
Marrėdhėniet ndėrmjet republikave
 
Autonomi kėrkojnė tekembramja edhe myslimanėt e tė ashtuquajturit Sanxhak. Ky ėshtė problem i ndėrlikuar, mbasi Sanxhaku - njė krijesė e Kongresit tė Berlinit tė vitit 1878 pėr tė ndarė nga njeri-tjetri Serbinė dhe Malin e Zi tė dikurshėm - nuk pėrbėn sot njė njėsi administrative tė veēantė. Qysh prej Luftės sė Parė Botėrore ai  ėshtė ndarė midis Serbisė dhe Malit tė Zi. Myslimanėt qė banojnė atje - qendra e tyre ėshtė Novi Pazari - pėrbėjnė 60 deri 70 pėr qind tė 500'000 banorėve tė kėsaj treve. Ata e quajnė veten e tyre boshnjakė. Serbėt dhe malazezėt i trajtojnė ata si njė trup tė huaj prandaj, qysh nga lufta ndėrjugosllave, ata kanė rėnė pre tė rapresaljeve tė shumta. Edhe sot e kėsaj dite, megjithė ndėrhyrjet e shumta, nuk ėshtė sqaruar ende zhdukja e dy grupeve tė myslimanėve nga kjo krahinė. Njėri prej tyre ėshtė grabitur me njė autobus nė afėrsi tė kufirit me Bosnjen, ndėrsa tjetri ėshtė zbritur nga treni i linjės Beograd-Bar nė njė stacion qė ndodhet nė territorin boshnjak. Me sa duket ata janė dėrguar nė mėnyrė tė dhunshme nė Republikėn e sotme Srbska dhe janė vrarė pastaj atje; gjithsesi deri sot mungon ēdo gjurmė e tyre.
 
Megjithatė kėto probleme nė krahasim me Malin e Zi mund tė cilėsohen thuajse tė njė rėndėsie mė tė vogėl. Nė qoftė se midis Serbisė dhe Malit tė Zi nuk do tė arrihet  njė rregullim i ri ndėrjugosllav i qėndrimeve tė ndėrsjellta, atėhere fati i RFJ-sė edhe formalisht mund tė quhet i vulosur.
 
 
Marrėdhėniet midis Serbisė dhe Malit tė Zi - guri i provės
 
Duke gjykuar nga mėnyra sesi janė zhvilluar qysh prej vitit 1998 marrėdhėniet midis Beogradit dhe Podgoricės, mund tė thuhet se sot nė rrafshin shtetėror nuk ka mė gjėra tė pėrbashkėta ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Qeveria e Beogradit e ka bllokuar praktikisht Malin e Zi nga Serbia dhe i ka shndėrruar kufijtė e deritanishėm administrativė nė kufij shtetėrorė. Forcat e armatosura jugosllave kanė pėrforcuar praninė e tyre nė Malet e Zeza dhe para sė gjithash kanė krijuar njė njėsi tė posaēme tė policisė ushtarake, e cila nė rast nevoje mund tė vihet nė veprim si kundėrpeshė kundrejt policisė malazeze, qė ėshtė pėrforcuar nga Presidenti Gjukanoviē dhe ėshtė betuar pėr besnikėri ndaj tij. Pra, "ushtritė e luftės civile" ndodhen tashma potencialisht pėrkundruall njėra-tjetrės.
 
Republika e Malit tė Zi, nga ana e saj, ėshtė shkėputur prej strukturave tė Republikės Federale Jugosllave falė futjes sė markės gjermane si monedhė e dytė, si edhe falė njė politike tė pavarur tė tregtisė sė jashtme dhe forcimit tė marrėdhėnieve tė saj me Perėndimin.
 
Megjithatė raporti Serbi-Mal i Zi i tejkalon nė njė masė tė ndieshme lidhjet shtetėrore. Ky raport nuk mund tė shqitet me tė vėrtetė as nėpėrmjet pėrdorimit tė dhunės nga Serbia dhe as nėpėrmjet njė shkėputje tė  Malit tė Zi. Nga ana tjetėr lidhjet kulturore, fetare e politike  midis Malit tė Zi dhe Serbisė janė tepėr tė shumanshme dhe tepėr tė ngushta. Goja e popullit malazez i ka vendosur kėto lidhje nė njė emėrues tė thjeshtė: "Gjithnjė  me serbėt, asnjėherė nėn serbėt."
 
Historikisht nuk duhet harruar se fiset malore tė malėsive tė djerra karstike pėrreth Lovcenit, "malit tė shenjtė" tė tyre, kanė patur njė lloj krijese shtetėrore qysh atėhere kur serbėt rėnkonin ende nėn "zgjedhėn turke". Ata qeveriseshin qysh nė shekullin  XVII prej "vladikas-ve", ipeshkėve nė rang princi, dhe turqit e pranonin pak a shumė kėtė pavarėsi. Mali i Zi u bė mbretėri dhe u njoh ndėrkombėtarisht nga fundi i shekullit XIX.
 
Mbas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore ky vend i vogėl u pėrfshi prej mbretit Aleksandėr Karagjergjoviē nė tė porsakrijuarėn "Mbretėri tė Serbėve, Kroatėve e Sllovenėve", dmth nė Jugosllavinė e mėvonshme, pa marrė mė parė mendimin e  malazezve mbi fatin e tyre tė ardhshėm shtetėror. Kjo dukuri u pėrsėrit edhe mbas Luftės sė Dytė Botėrore me tė vetmin ndryshim qė Titoja, duke vlerėsuar ndihmesėn e madhe tė dhėnė nga malazeztė gjatė luftės partizane tė komunistėve, u krijoi atyre njė republikė tė tyre tė veēantė (me plot 630'000 banorė) nė kuadrin e federatės jugosllave tė stampės komuniste. Pra, nė raport me Serbinė, malazeztė kanė qenė tė pavarur nga pikėpamja shtetėrore deri nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore.
 
Edhe sot e kėsaj dite nė rrafshin kulturor ka shumė gjėra tė pėrbashkėta serbo-malaziase. Petar Petroviē Njegosha qė ka qeverisur shtetin e vogėl malor gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XIX, ēmohet pėr eposin e tij "Kurora e maleve" dhe veprat e tij tė tjera si poeti mė i madh serb. Pėr cilėsimin e raporteve tė tyre kulturore vlen sigurisht thėnia: serbėt dhe malazeztė janė si dy sy tė sė njėjtės kokė.
 
Milovan Gjilasi, bashkėpunėtori mė i ngushtė i Titos gjatė dhe menjėherė mbas luftės e mė vonė kritikuesi mė i rreptė i regjimit tė tij, duke qenė vetė njė "serb nga Mali i Zi", nė biografinė e tij tė Njegoshės, kur flet pėr njerėzit e malėsive karstike malaziase,  thotė se ata duken sikur tė ishin krijuar prej guri, "pa as mė tė voglėn gjurmė butėsie e tė drejtuar kah sendet me njė anė tė mprehtė". Kėtė karakter "tė dhunshėm" tė malazezve e kanė pikasur dhe etnografė tė shquar serb. Ata e shpjegojnė kėtė gjė me "njėanshmėrinė" e malazezve, tė cilėt i pėrkushtohen gjithnjė plotėsisht njė ideje, duke qenė tė pamėshirshėm si ndaj kundėrshtarėve ashtu edhe ndaj vetes.
 
Pra edhe lufta kundėr fuqive pushtuese gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe lufta civile e kushtėzuar prej saj janė zhvilluar nė Malet e Zeza me njė mizori tė jashtėzakonshme. Babai luftonte kundėr djalit dhe vėllai kundėr vėllait e asnjėri nuk i lėshonte rrugė tjetrit. Tė gjitha kėto mund tė lexohen nė kujtimet e Gjilasit "Lufta e partizanėve". Ai di ēka thotė, mbasi edhe vetė ka qenė thellėsisht i ngatėrruar nė kėto luftime.
 
Rreziku i pėrsėritjes sė kėtyre grindjeve tė pėrgjakshme, nė rast tė mos arritjes sė njė kompromisi midis pushtetarėve tė Beogradit dhe tė Podgoricės, nuk mund tė lihet thjeshtė mėnjanė. Prandaj edhe protagonistėt e tė dy kampeve po bėjnė pėrkatėsisht lėvizje taktike tė kujdesshme. Presidenti i Malit tė Zi Milo Gjukanoviē ka ngurruar deri tashti tė zhvillojė njė referendum nė lidhje me largimin e vendit tė tij nga Republika Federale Jugosllave, thjesht mbasi nuk ishte i sigurtė,  a do ta ndiqnin vallė me tė vėrtetė shumica e ndieshme e popullit. Nga ana tjetėr, Sllobodan Millosheviēi ngurron tė vėrė nė pėrdorim dhunėn e hapėt, mbasi i njeh malazeztė e tij dhe e di se ata do t'i kundėrviheshin me tė gjitha mjetet.
 
Deri nė vitin 1996 midis Serbisė dhe "vėllait tė vogėl" ka zotėruar njė harmoni e plotė. Pushtetarėt e rinj tė Podgoricės, tė sjellė mė 1989 nga Millosheviēi nė mėnyrė puēiste nė krye tė vendit, fillimisht u treguan vegla tė nėnshtruara tė Presidentit serb. Ata ndoqėn madje politikėn e tij serbomadhe nė luftėn kundėr Kroacisė dhe nė Bosnje-Hercegovinė. Ka qenė bash korparmata e Ushtrisė Popullore Jugosllave (JNA) e pėrbėrė kryesisht prej malazezve, ajo qė nė dimrin e viteve 1991/92 bombardoi Dubrovnikun, pa marrė parasysh thesaret historike artistike tė kėtij qyteti.
 
Mali i Zi
  
Mbas vitit 1996 Milo Gjukanoviēi, asokohe kryetar i qeverisė malaziase, filloi tė ngrejė krye kundėr politikės sė dhunshme tė Millosheviēit dhe mungesės sė vullnetit pėr kryerjen e reformave. Ai e kritikoi Presidentin serb, duke pohuar se ishte "njė politikan me koncepte tė tejkaluara". Tendosjet midis Podgoricės dhe Beogradit u ashpėrsuan akoma mė tepėr nė nėntor 1997 kur Gjukanoviēi u bė President i Malit tė Zi. Ēėshtja arriti deri nė njė prishje publike, kur qėndrimi i ngurtė i Millosheviēit nė konfliktin e Kosovės provokoi mė sė fundi ndėrhyrjen ushtarake tė Nato-s.
 
Nė marrėdhėniet me jashtė Gjukanoviēi filloi tė ndjekė rrugėt e tij vetiake dhe arriti tė marrė nga kryeqytetet e Perėndimit edhe ndihma financiare pėr tė qenė sa mė i pavarur nga Beogradi. Megjithatė deri tashti bashkėsia ndėrkombėtare ka ngurruar tė premtojė dhėnien e ndihmės eventualisht edhe ushtarake pėr njė shkėputje (secesion?) tė Malit tė Zi. Pėrkrahja morale e Perėndimi forcon pozitėn e brendshme politike tė Gjukanoviēit, por ashpėrson edhe konfliktin me Beogradin.
 
Afrimi i Malit tė Zi me Perėndimin nuk pėrbėn, veē tė tjerash, vetėm njė kundėrveprim aktual politik, ai ka edhe rrėnjėt e tij tė thella historike. Shteti i vogėl i Maleve tė Zeza ka mbajtur gjithnjė njė dritare tė hapur nė drejtim tė Evropės. Ai ka pėrfituar nė kėtė rast nga rrethanat gjeografike; Cetina, kryeqyteti i atėhershėm, nuk ndodhej larg Kotorit (Cattaro), qė shtrihej nė gjirin e Adriatikut tė zotėruar nga Venediku. Qė kėndej vladikėt mund tė ndėrmirrnin udhėtimet e tyre drejt Venedikut e Vjenės dhe po tė ishte e volitshme edhe pėr nė Shėn Petersburg, pa rrezikuar tė pengoheshin prej turqve. Kontaktet e Malit tė Zi me Evropėn gjejnė pasqyrim edhe nė faktin qė nė kapėrcyellin midis shekullit XIX dhe XX mbreti Nikolla kishte martuar vajzat e tij tė shumta pranė oborreve mbretėrore evropiane, gjė qė i kishte siguruar nofkėn e "vjehrrit tė Evropės".
 
 
Pafuqishmėria e opozitės serbe