|
-
- Si e
shohin vetveten popujt e Ballkanit
- MBAS DY
LUFTĖRAVE BOTĖRORE:
- PROBLEMI
KYĒ SERBIA
- Republika
Federale e Jugosllavisė - arrogancė dhe
mashtrim
- Marrėdhėniet
ndėrmjet republikave
- Marrėdhėniet
midis Serbisė dhe Malit tė Zi - guri i provės
- Mali i Zi
- Pafuqishmėria
e opozitės serbe
- Kroacia -
nė rrugėn drejt Evropės
- Bosnje-Hercegovina
- fli dhe e flijuar
- Maqedonia
- shtet mbi njė kreshtė tė ngushtė
- Kosova
- nga qėndresa pasive tek ajo aktive
- Rumania
e dyzuar - ndėrmjet Evropės Qėndrore dhe Detit tė Zi
- Bullgaria
e zellshme - midis shpresės pėr anėtarėsim nė
Bashkimin Evropian dhe nostalgjisė
- VĖSHTRIM
PERSPEKTIV: QĖNDRUESHMĖRI - PREMTIM APO ILUZION?
-
- Hyrje
-
- Nuk
ka dyshim se nė Perėndim tė gjithė janė tė njė mendimi
mbi domosdoshmėrinė e "evropianizimit" tė vendeve tė
Ballkanit dhe kryesisht tė shteteve tė pavarura nė territorin
e Jugosllavisė sė dikurshme. Mirėpo, ē'kuptohet me
"evropianizim"? A bėhet fjalė nė kėtė rast
thjesht pėr pranimin formal tė kėtyre vendeve nė Bashkimin
Evropian (BE)?
-
- Dy
vende ballkanike, Rumania dhe Bullgaria, janė pranuar tashma nė
grupin e dytė tė shteteve, me tė cilat ėshtė paraparė
fillimi i bashkėbisedimeve pėr pėrfshirjen e tyre nė BE. Ky
zgjerim megjithatė ėshtė i kushtėzuar nga kushte tė rrepta
paraprake tė karakterit demokratiko-politik, tė shtetit tė sė
drejtės dhe tė ekonomisė sė tregut, tė cilat kėto vende
nuk i pėrmbushin ende. Pra, deri nė anėtarėsimin e tyre nė
BE do tė kalojė njė kohė e gjatė.
-
- Ēfarė
po ndodh ndėrkohė me shtetet e dala nga Jugosllavia e
dikurshme, dmth me Kroacinė, Bosnje-Hercegovinėn, Republikėn
Federale tė Jugosllavisė (Serbinė dhe Malin e Zi) dhe
Maqedoninė? Po me Kosovėn, statusi i ardhshėm i sė cilės
vazhdon tė jetė ende krejtėsisht i papėrcaktuar? Po sė
fundi me Shqipėrinė, qėndrueshmėria e brendshme e sė cilės
kurrsesi nuk mund tė cilėsohet ende e mirėqenė.
-
- Tė
gjitha kėto vende duhet tė vendosen fillimisht mbi njė bazė
solide nėpėrmjet "Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) pėr Evropėn Juglindore". Kjo nėnkupton
kryerjen e njė punė tė pashembullt Sizifi, mbasi nė fakt
Ballkani nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė ndodhet nė njė
gjendje, tė cilėn pėrsa u pėrket pėrmasave rrėnimtare nuk
e ka pėrjetuar asnjėherė gjatė gjithė historisė sė tij.
Kurrė ndonjėherė popujt e tij nuk e kanė luftuar
njeri-tjetrin me njė urrejtje dhe me njė tėrbim tė tillė
shkatėrrimtar, siē ndodhi gjatė luftėrave ndėrjugosllave. Nė
kėtė rast nuk bėhej fjalė pėr nėnshtrimin e
"armikut", me tė cilin ata gjithsesi kishin jetuar
bashkėrisht pėr shekuj me radhė, por pėr dėbimin prej
trevave tė ngulimeve tė tij tė trashėguara dhe asgjėsimin e
tij, pėr shkatėrrimin e rrėnjėve tė tij historike dhe
kulturore.
-
- Njė
dukuri e tillė nuk kishte ndodhur asnjėherė nė Evropėn
Juglindore, as gjatė pushtimit romak dhe bizantin, as nė
periudhėn e shteteve feudale bullgare dhe serbe tė mesjetės,
as gjatė sundimit 500 vjeēar osman dhe as atėhere kur Fuqitė
e Mėdha evropiane siguruan sferat e tyre tė ndikimit nė
gadishullin ballkanik.
-
- Suksesi
i Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit), dmth fakti nėse
mbi bazėn e tij mund tė ndėrtohet njė rend i qėndrueshėm,
do tė varet, nga njėra anė, prej mėnyrės sesi do t'a
administrojė Perėndimi kėtė instrument, por, nė anėn tjetėr,
edhe nga fakti nėse kėta popuj, nė kushtet e rrėnimeve tė
shkaktuara nga luftėrat ndėrjugosllave dhe krijimit tė
shteteve tė pavarura e pėrkatėsisht, nė rastin e serbėve, nė
kushtet e disfatave tė pėsuara, do tė jenė nė gjendje tė
gjejnė veten dhe tė arrijnė tė krijojnė njė shėmbėlltyrė
tė re. Po ashtu do tė varet edhe nga krijimi i marrėdhėnieve
tė reja midis njėri-tjetrit.
-
- Kroacia
duhet t'a begatojė pavarėsinė e fituar rishtas mbas 900 vjetėsh
fillimisht edhe me njė pėrmbajtje tė re shpirtėrore dhe
politiko-shtetėrore.
-
- Bosnje-Hercegovina
duhet tė vendosė, nėse marrėveshja e Dejtonit mund tė pėrbėjė
njė bazė tė mirėfilltė pėr tė ardhmen e vendit apo nėse
duhet ecur nė drejtimin e rishqyrtimit tė saj.
-
- Republika
Federale e Jugosllavisė mund tė vazhdojė tė ekzistojė si e
tillė, vetėm nė qoftė se marrėdhėniet midis dy pjesėve tė
saj do tė ndėrtohen mbi njė bazė tė re. Tė mos harrojmė
gjithashtu diēka tjetėr akoma mė tė rėndėsishme: Serbia,
shteti mė i fuqishėm nė territorin e Jugosllavisė sė
dikurshme, si pasojė e politikės agresive serbomadhe tė
Sllobodan Millosheviēit ka pėsuar katastrofėn mė tė madhe tė
historisė sė saj. Nė kėto rrethana Serbia duhet tė gjejė
njė pėrkufizim tė ri pėr pozicionin e saj nė radhėt e
shteteve tė dala nga Jugosllavia e dikurshme.
-
- Nė
Kosovė shtrohet pyetja: pushtim apo ēlirim, protektorat i pėrkohshėm
nė kuadrin e Republikės Federale tė Jugosllavisė apo pushtim
dhe administrim ndėrkombėtar nė rrugėn drejt pavarėsisė
shtetėrore tė kėsaj province tė banuar nė njė masė mė tė
madhe se 90 pėr qind prej shqiptarėve.
-
- Maqedonia,
i vetmi prej shteteve tė Jugosllavisė sė dikurshme, qė nuk
ėshtė krijuar si pasojė e luftrave ndėrjugosllave, nuk ėshtė
aq e qėndrueshme, siē shėmbėllen nga njėherė. Nga njėra
anė, grupi etnik shqiptar, i cili pėrbėn tė paktėn 25 pėrqind
tė popullėsisė sė saj, kėrkon njohjen e pozitės sė
popullit tė dytė shtetformues, ndėrsa, nė anėn tjetėr, vetė
maqedonasit siē duket nuk e kanė gjetur ende rrugėn e tyre
midis Serbisė, Bullgarisė dhe Greqisė.
-
- Sė
fundi, Shqipėria ka nevojė pėr struktura shtetėrore, tė
cilat do tė jenė nė gjendje tė sigurojnė interesat e gjithė
vendit, pavarėsisht nga dy partitė e mėdha qė luftojnė
njera-tjetrėn dhe klanet e ndryshme.
-
- Pra,
nė rastin e Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) nuk bėhet
fjalė vetėm pėr ndihma ekonomike dhe pėrkrahje nė drejtim tė
ndėrtimit tė strukturave tė reja ekonomike dhe rrjedhimisht pėr
krijimin e kushteve paraprake materiale pėr udhėn, tė cilėn
duhet tė ndjekin shtetet e dala nga Jugosllavia e dikurshme dhe
fqinjėt e tyre, pėr tė shkuar drejt Evropės. Kėtu kemi tė
bėjmė gjithashtu edhe me njė orientim tė ri shpirtėror-politik,
tė cilin kėto vende duhet t'a gjejnė kryesisht vetė, por pėr
tė cilin edhe Evropa mund tė japė ndihmesėn e saj, me kusht
qė t'u pėrshtatet mentaliteteve tė ndryshme tė njerėzve dhe
tė mos pėrpiqet t'i qethė tė gjithė me njė gėrshėrė e tė
bėjė vlerėsimin e tyre sipas kallėpeve evropiane.
-
- Tė
gjitha kėto probleme dėshirojmė t'i shtjellojmė nė kėtė
libėr. Duke patur parasysh rėndėsinė qė popujt e Ballkanit
u kushtojnė historisė dhe miteve historike, do tė jemi tė
detyruar qė bashkė me lexuesit tė ndėrmarrim disa shtegėtime
nė analet e historisė. Nė fund tė fundit, siē dihet, pa
hedhur njė vėshtrim mbi tė kaluarėn nuk mund tė vėshtrohet
as drejt sė ardhmes. Dhe kėtu bėhet fjalė shģ pėr kėtė
gjė.
-
-
- Fundi
i komunizmit - ndikimet e kėsaj dukurie mbi Ballkanin
-
- Nė
Poloni dhe Bullgari, nė Ēeki dhe Rumani, nė Hungari dhe Shqipėri
pėrmbysja e sundimit komunist shėnoi fundin e njė sistemi
politik. Integriteti i kėtyre shteteve nuk u vu nė pikėpyetje
dhe kufijtė e tyre shtetėror nuk pėsuan ndryshime. Identiteti
kombėtar i qytetarėve tė tyre mbeti i pacėnuar.
-
- Mirėpo
nė Jugosllavi ngjarjet nuk ndoqėn kėtė rrjedhė. Atje fundi
i sundimit komunist u shoqėrua njėkohėsisht me shpėrbėrjen
e shtetit. U krijuan shtete tė veēanta kombėtare, tė
pavarura dhe sovrane; popujt, prej tė cilėve pėrbėheshin
ato, u detyruan tė vihen nė kėrkim tė njė identitet tė ri.
Ky identitet mund tė mbėshtetej vetėm mbi nacionalizmin. Kėshtu
duke filluar me shpėrthimin e nacionalizmave tė veēantė dhe
kryesisht tė atij serb, me mėtimet (pretendimet) e tij pėr
shtrirjen e sundimit mbi tė gjitha trevat ku banonin serbė,
ngjarjet u rrokullisėn deri tek luftrat brendajugosllave.
-
- A
mund tė ishte gjetur mbas fundit tė komunizmit edhe nė
truallin e Jugosllavisė sė dikurshme njė alternativė
demokratike? A kanė ekzistuar kushte tė tilla paraprake nė
kulturėn politike tė popujve tė veēantė, si edhe nė shėmbėlltyrėn
e tyre qytetare?
-
- Juristi
i ri i tė drejtės kushtetuese Edin Sarcevic nga Sarajeva ėshtė
shprehur kėshtu mbi individin dhe bashkėsinė: "Njeriu (nė
Evropė) e ka pėrjetuar qysh nga shekulli i XVIII-tė, dmth
qysh nga periudha e Fihtes, Humboldit dhe Kantit, veten si qendrėn
e botės dhe lirinė e tij si njė vlerė tė pakundėrshtueshme,
tė cilėn shteti nuk duhet t'a vėrė kurrė nė dyshim. Pra,
njeriu vetė, qytetari abstrakt nė kuptimin evropian, pėrbėn
bazėn dhe synimin e shtetit. Parimi i sovranitetit tė
popullit, i demokracisė pėrfaqėsuese dhe i tė drejtave tė
njeriut e verifikon kėtė fakt nė kushtetutat dhe praktikėn
ligjore tė shteteve evropiane. Por nė kėtė pjesė pėrbėrėse
antropologjike tė konceptit botėror eurocentrik pėrfshihet
edhe diēka tjetėr mė e rėndėsishme. Ajo ngėrthen nė
vetvete shoqėri multikulturore, mbasi nuk veēon asnjė etni
njerėzore, asnjė racė apo besim fetar: ajo vlerėson nė radhė
tė parė njeriun, pėrkatėsisht njeriun si qytetar i njė
shteti
."
-
- Kėshtu
ai na lė tė nėnkuptojmė se kjo mėnyrė tė menduari ėshtė
e huaj pėr botėn e Ballkanit. Pesėqind vjetėt e "
zgjedhės turke" - ky ėshtė pėrkufizimi popullor pėr
sundimin e Perandorisė Osmane mbi pjesėn mė tė madhe tė
Ballkanit nga shekulli i XIV-tė deri nė fillim tė shekullit tė
XX-tė - e kanė izoluar kėtė rajon nga rrjedhat dhe
zhvillimet kulturore dhe shpirtėrore tė Perėndimit. Mbas njė
qeverisje tė pėrkohėshme vendore tė shkurtėr dhe dy luftėrave
botėrore, pasuan 30, 40 madje edhe 70 vjetėt "e zgjedhės
komuniste". Gjithsesi e pėrbashkėta e kėtyre dy epokave
qėndron nė faktin se njerėzit kanė qenė objekt i qeverive
dhe e kanė pranuar njė gjė tė kėtillė.
-
- "Liria
individuale" ėshtė njė koncept me pėrmbajtje tė
diferencuar. Nė Perėndim, pėr shembull, gjatė periudhės sė
Luftės sė Ftohtė mbizotėronte mendimi se njerėzit, qė
jetonin nė vendet e qeverisura prej komunistėve, mbaheshin nė
kushtet "e mungesės sė lirisė" dhe vuanin nga kjo
gjė. Mirėpo mbas normalizimit tė komunikimeve ndėrmjet
Lindjes dhe Perėndimit, u vu re se nė shumė drejtime kjo
tabllo kishte qenė tepėr e thjeshtėzuar. Kush nuk kishte njė
ideal politik tė caktuar dhe kush nuk kishte kėrkesa tė posaēme
pėr jetėn e tij individuale mund tė mbetej pak a shumė i pacėnuar
nga anėt negative tė regjimit, i cili nuk pranonte asnjė lloj
opozite.
-
- Njė
qytetar i tillė mund tė siguronte ekzistencėn e tij, duke pėrmbushur
deri diku nevojat e tij jetėsore modeste dhe tė pėrshtatura
ndaj rrethanave. Ai nuk u binte nė sy pėr tė keq udhėheqėsve
tė tij politikė, pėrkundrazi, njė qytetar i tillė i kėnaqur
u shėrbente si miratim i pėrēapjeve tė tyre nė drejtim tė
ruajtjes sė qetėsisė kolektive nė vend. Nė vija tė pėrgjithshme
kėtė qytetar shteti e linte nė qejf tė vet, madje i
siguronte njė ekzistencė shoqėrore, ndonėse modeste por
gjithsesi tė pakėrcėnuar. Ēdo qytetar kishte vendin e tij tė
punės, qė nuk vihej nė rrezik edhe atėhere kur ndėrmarrja
shtetėrore, ku ai punonte, dilte me humbje. Kishte njė shėrbim
shėndetėsor, i cili vėrtetė ishte i ngathėt dhe shpesh
funksiononte me rezultate tė dyshimta, por nga ana tjetėr pjesėmarrja
nė jetėn kulturore, hyrja nė teatėr dhe koncerte, si edhe
blerja e librave tė lira ishin gjėra tė thjeshta. Kultura pėrkrahej
nė rrugė shtetėrore.
-
- Mbas
shėmbjes sė komunizmit qytetari i thjeshtė e humbi kėtė
siguri. Lufta dhe mjerimi ekonomik nė trajtėn e papunėsisė
krijoi tek shumė njerėz ndjenjėn e pasigurisė, u grabiti
atyre perspektivėn dhe i shndėrroi nė qenie apatike. Periudha
e qeverisjes komuniste u shėmbėllente atyre si "periudha
e vjetėr e mirė".
-
- Kjo
pėrbėn njė paradoks tė veēantė, po tė kihet parasysh se nė
vendet e Ballkanit sundimtarėt pėrkatės kurrė nuk janė udhėhequr
nga interesat e qytetarėve. Dhe anasjelltas: asnjėherė shteti
e sundimtarėt e tij nuk kanė gėzuar besimin e qytetarėve. Nė
rastin mė tė mirė ata u janė pėrshtatur sundimtarėve tė
tyre, duke pranuar tė trajtoheshin si nėnshtetas tė pėrunjur.
-
- Qėndrimi
i mbajtur nga njerėzit nė Shqipėri mė 1989/90 mbas pėrmbysjes
pėrfundimtare tė regjimit tė Enver Hoxhės dhe tė pasardhėsve
tė tij tė drejtpėrdrejtė ėshtė njė tregues i qartė i
pasojave psikologjike, me tė cilat mund tė shoqėrohet pėrvoja
kolektive e tė qenurit objekt i pėrpunueshėm dhe i pėrpunuar
i shtetit.
-
- Sapo
u shpall "liria", dmth kur u bė e ditur hapja e
kufijve tė vendit, me mijėra shqipėtarė u larguan
spontanisht nga banesat, vendet e punės dhe familjet e tyre dhe
sulmuan jo vetėm ambasadat e shteteve perėndimore, por vėrshuan
drejtpėrsėdrejti nė anijet qė ndodheshin nė portet detare,
pėr t'u larguar nga atdheu e pėr tė shkuar drejt Italisė apo
diku tjetėr nė "Perėndimin e artė". Pjesės mė tė
madhe tė kėtyre njerėzve as qė u shkonte ndėrmend se pėr kėtė
qėllim nevojitej njė pasaportė, tė cilėn ata gjithsesi nuk
e kishin marrė ende dhe se mė parė duheshin pėrfunduar marrėveshje
ndėrshtetėrore, qė tė mundėsonin ardhjen sė tyre si turistė,
emigrantė apo refugjatė; pra, me njė fjalė, ata ishin krejtėsisht
tė paditur pėrsa u takon funksioneve qė ka shteti nė
rrafshin ndėrkombėtar.
-
- Fakti
qė pushtetarėt mund dhe duhet "tė kontrollohen" dhe
qė kėto kontrolle janė detyrė e shoqėrisė dhe e qytetarėve,
pėrbėn njė dukuri tė re, qė do tė pėrvetėsohet shumė
ngadalė nga njerėzit, qytetarėt dhe politikanėt e rajonit tä
Ballkanit vetėm me kalimin e kohės. Procesi mėsimor nuk duhet
tė zhvillohet vetėm nga "poshtė lart" dhe nė fakt
duhet filluar nė drejtimin e pėrkundėrt.
-
- Mirėpo
bash kėtu fshihen tinėzitė. Nė disa vende tė Ballkanit, ē'ėshtė
e vėrteta, pushtetin nuk e kanė mė pushtetmbajtėsit e vjetėr,
por prapėseprapė shokėt e tyre tė rreshtit tė dytė e kėta
tregohen tė zellshėm vetėm pėrsa i pėrket pėrdorimit tė
njė fjalori demokratik. Ose, siē e ka formuluar njė filozof
polak: "Politikanėt kanė ndėrruar mbas pėrmbysjes
fjalorin e gjuhės sė tyre, por jo gramatikėn."
-
- Kjo
mund tė shprehet ndryshe edhe kėshtu: ėshtė e vėrtetė se
ata flasin pėr pluralizėm politik dhe sistem shumėpartiak,
por nė fakt partitė e tyre i shndėrrojnė nė parti shtetėrore,
qė mbajnė fort nė duart e tyre frenat e pushtetit. Ata lejojnė
zhvillimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme, por kur "partisė
shtetėrore" i kėrcėnohet humbja, veprohet thjesht nė
drejtim tė fallsifikimit tė rezultatit tė zgjedhjeve. Kėshtu
ka ndodhur nė Serbi; nė fakt atje ėshtė lejuar shumėllojshmėria
e mediave, por frekuencat, me anėn e tė cilave mund kapen e
emisionet e radios dhe tė televizionit nė tė gjithė vendin,
u rezervohen vetėm institucioneve radiotelevizive tė
dirigjuara nga shteti. Atje ka gjithashtu njė numėr tė madh
gazetash dhe revistash, por regjimi e di, se kėto duke qenė
opozitare, lexohen vetėm nė qytetet deri diku tė mėdha dhe
nuk gjejnė asnjė lloj jehone nė fshat. Nė rastet kur bėhen
tė bezdisshme nga pikėpamja politike, atyre u vihen gjoba tė
mėdha monetare, tė cilat rrėnojnė ekzistencėn e tyre
ekonomike. Edhe kėtu vlen pėr t'u marrė si shembull Serbia.
-
- Gjithsesi
tė gjitha vendet e Ballkanit ose ato tė dala nga Jugosllavia e
dikurshme nuk mund tė futen nė njė kallėp. Nė Slloveni
vazhdon tė jetė nė pushtet si President i shtetit shefi i
dikurshėm i partisė komuniste vendore Milan Kuēan, mirėpo
institucionet demokratike funksionojnė relativisht pa tė meta
dhe jeta publike ka njė prerje, ku spikasin qartėsisht tiparet
demokratiko-perėndimore. Nė anėn tjetėr, regjimi i Tuxhmanit
nė Kroaci me orientimin e tij antikomunist ka qenė njė regjim
nacionalisto-autoritar me njė kryetar shteti qė gėzonte
pushtet tė pakushtėzuar dhe njė parti qeveritare (HDZ), e
cila ka patur tė gjitha tiparet e njė partie-shtet, dmth qė e
konsideronte shtetin thjesht si pronėn e saj vetiake dhe me njė
pushtet tė pakufizuar jo vetėm nė rrafshin politik, por edhe
nė atė ekonomik. Megjithatė, mbas vdekjes sė Tuxhmanit nė
vjeshtėn e vitit 1999 dhe zgjedhjeve parlamentare dhe
presidenciale nė fillim tė vitit 2000, pushteti mbizotėrues i
HDZ-sė pėsoi njė thyerje.
-
- Shėmbulli
i Shqipėrisė tregon se me ēfarė absurditetesh mund tė shoqėrohet
"liria e papritur e shtypit" nė njė vend, ku nuk janė
krijuar ende kushtet paraprake politike. Mbas pėrmbysjes atje
mbinė menjėherė nė tė gjitha skajet e vendit disa qindra
gazeta me tirazhe minimale, tė cilat i kishin vėnė vetes tė
njėjtin qėllim, dmth larjen e hesapeve me personalitetet e sė
kaluarės, pėrkatėsisht ballafaqimin e aktorėve politik me tė
kaluarėn e tyre. Tė gjitha kėto gazeta paraqitnin tė njėjtat
dobėsi; me sa duket, dhėnia thjesht e njoftimeve nuk paraqiste
nė vetvete interes pėr to. Nė kėtė drejtim ato gjithsesi
nuk dalloheshin nga gazetat "e mėdha" tė Tiranės.
Politikanėt udhėheqės u mbrurreshin vizitorėve perėndimorė
me kėtė "shumėllojshmėri tė shtypit".
-
- Megjithatė,
edhe nė Shqipėri ka patur njė rreth tė vogėl gazetarėsh tė
angazhuar dhe me orientim kritik, qė ishin plotėsisht tė
bindur se nė kėtė kohė e tanishmja ishte shumė mė e rėndėsishme
sesa e kaluara dhe qė jo rallė u bėnė viktima tė sulmeve
fizike ose dėnimeve financiare marramendėse gjoja pėr mungesė
korrektese. Vetėkuptohet qė gjatė bisedave zyrtare gjėra tė
tilla nuk ziheshin me gojė.
-
- Pėr
tė treguar se ēfarė vėshtirėsish paraqet nė Ballkan mėnjanimi
nė rrugė demokratike i strukturave tė pushtetit qė kanė lėshuar
rrėnjė tė thella, le t'i drejtohemi mė sė fundi njė
ngjarjeje tė pėrjetuar nė Serbi. Nė Shumadi, nė krahinėn e
mirėfilltė serbe nė jug tė Beogradit, "Lėvizja Serbe pėr
Ripėrtėritje" organizoi njė tubim zgjedhor me udhėheqėsin
e saj Vuk Drashkoviē, gjatė tė cilit ky i fundit ngjalli me
fjalimin e tij njė stuhi tė vėrtetė entuziazmi. Mė pas,
bashkėpuntorėt e tij nė njė sondazh tė bėrė, pėr tė parė
nėse pjesėmarrėsit e kėtij tubimi gjatė zgjedhjeve tė ardhėshme
do t'ia jepnin po ashtu votėn e tyre politikanit tė opozitės,
pėrjetuan njė zhgėnjim tė hidhur. Njerėzit pohuan se do tė
votonin rishtas pėr Sllobodan Millosheviēin. Kur i pyetėn kėta
persona, pse kishin mbėshtetur plotėsisht atėhere me
duartrokitjet e tyre Drashkoviēin, ata morėn kėtė pėrgjigje:
"Ne do tė votojmė pėr tė, sapo ai tė marrė pushtetin
."
-
-
- Tė
drejtat e njeriut - njė kapitull plot keqkuptime
-
- Kur
nisi bashkėbisedimin me shtetet e Evropės Juglindore Perėndimi
foli nė radhė tė parė pėr "demokracinė", por
edhe pėr "tė drejtat e njeriut". Pėrfaqėsuesit e
vendeve demokratike perėndimore pėr njė kohė tė gjatė nuk
vunė re se edhe nocioni i "tė drejtave tė njeriut"
binte nė veshin e shurdhėr tė bashkėbiseduesve tė tyre. Pėr
njė kohė mjaft tė gjatė njėri i binte gozhdės, ndėrsa
tjetri patkoit, ndonėse komunistėt "e konvertuar"
kishin mėsuar shumė shpejtė tė flisnin jo vetėm pėr
demokracinė, por edhe pėr tė drejtat e njeriut dhe, madje, si
nė Shqipėri dhe Serbi kishin krijuar ministri pėr tė drejtat
e njeriut ose komisione zyrtare tė tė drejtave tė njeriut.
Megjithatė, pėrfaqėsuesit e tė drejtave tė njeriut tė
OJQ-ve (organizatave joqeveritare) vetėm nė raste tė rralla
mirėpriteshin me kėnaqėsi.
-
- Perėndimi
e di mė sė miri, se ēfarė kupton ai me tė drejta tė
njeriut. Ato pėrbėjnė jo vetėm njė imperativ moral tė
njohur pėrgjithėsisht dhe, gjatė gjysmės sė dytė tė
shekullit tė kaluar, edhe njė instrument politik kundrejt
regjimeve totalitare - pėr shembull nė kuadrin e Konferencės
pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (KSBE, mė vonė OSBE)
- por njėkohėsisht njė visar kulturor. Nė lidhje tė ngushtė
me tė drejtat qytetare, me mirėkuptimin pėr dinjitetin e
njeriut dhe me shprehjen e tė drejtės pėr qėndresė kundrejt
superpushtetit shtetėror nė Anglinė e shekullit tė XVII-tė,
gjatė luftės pėr pavarėsi tė Amerikės dhe gjatė
Revolucionit Francez u mbrujt mirėkuptimi pėr barazinė
parimore tė tė gjithė njerėzve. Dy luftėrat botėrore,
tragjeditė e ēifutėve nė Gjermaninė e Hitlerit dhe armenėve
nė Turqi gjatė viteve 1914-1915, ndaj tė cilave "Perėndimi"
mbajti njė qėndrim pasiv, mprehėn pėrfundimisht ndėrgjegjen
e popujve dhe sollėn mė 1948 Deklaratėn mbi tė Drejtat e
Njeriut tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Megjithatė
deri sot, pavarėsisht nga gjithė kėto arritje, nuk ka qenė e
mundur qė kėto mendime tė shndėrrohen nė njė element tė sė
drejtės nė tė gjitha shtetet e sferės kulturore perėndimore,
nė mėnyrė qė pėrkatėsisht rastet e cėnimit tė tyre tė
ndiqeshin penalisht. Por sidoqoftė - jo vetėm qė kėtu
punohet nė shumė rrafshe, por po shumohen edhe pėrfytyrimet
mbi njė tė drejtė qytetare ndėrkombėtare tė ardhme, qė
duhet tė burojė nga idetė themelore morale mbi tė drejtat e
njeriut - rruga pėr tė arritur atje ėshtė ende shumė e gjatė.
-
- Ē'kuptim
ka pėr njerėzit qė nuk njohin asnjė tė drejtė qytetare
koncepti i "tė drejtave tė njeriut" ? Ē'kuptim mund
tė ketė ky nocion nė kushtet e njė mėnyre jetese
tradicionale fetare, nė tė cilėn individi si i tillė nuk
luan asnjė rol, ose shprehur ndryshe ēdo njeri ka vendin e
tij, detyrat e tij dhe kompetencat e tij nė njė kuadėr plotėsisht
tė ngurtė tė familjes me struktura patriarkale - ose
matriarkale - dhe tė bashkėsisė lokale, si objekt i
interesave tė sundimtarėve? Njė vėzhgues i jashtėm pa pėrgatitjen
e duhur teologjike, mund tė mendojė ndoshta qė as islami dhe
as kisha ortodokse nuk interesohen pėr individualitetin e
besimtarit, por ēdo qenie tė veēantė e rendisin vetėm si njė
anėtar tė bashkėsisė, rregullave tė sė cilės ai duhet t'u
pėrshtatet. Megjithatė, shpeshherė kur pėrfaqėsuesit e Perėndimit
ēuditen pėr mungesėn e marrjes sė nismave ose pėr ndjenjėn
e mangėt tė pėrgjegjėsisė nė shtetet e Evropės
Juglindore, shpjegimin duhet t'a kėrkojnė nė radhė tė parė
tek fakti qė pėrgjegjėsia vetiake po ashtu si edhe nisma
vetiake pėrbėjnė dukuri qė duhen mėsuar mė parė.
-
- Format
tradicionale tė jetesės nėnkuptojnė - gjė e vėshtirė pėr
t'u pėrfytyruar sot nga njeriun modern i Perėndimit - jo vetėm
nėnshtrimin, por njėkohėsisht edhe mbrojtjen dhe gjetjen e njė
strehe tė ngrohtė. Kjo gjė vlen, veē tė tjerash, nė njė
kuadėr tė caktuar edhe pėr gratė. Ėshtė e vėrtetė se ato
nuk kanė gėzuar pothuajse asnjė tė drejtė, por gjithsesi
kanė zėnė njė vend tė qėndrueshėm e tė caktuar nė shoqėri,
i cili, duke ndryshuar nga krahina nė krahinė, u siguronte
autoritet nė situata tė caktuara. Nė kėtė tabllo bėn pjesė
edhe njė dukuri, qė vihet re nė rajonet e Ballkanit deri nė
ditėt e sotme dhe sipas sė cilės djemtė ruajnė njė lidhje
tė veēantė me nėnėn e tyre, qė vazhdon gjatė gjithė jetės
e shumė shpesh, sa kohė qė nuk janė martuar, vazhdojnė tė
jetojnė nė shtėpi, pra nėn kujdestarinė e nėnės.
Shpeshherė ata mbeten hė pėr hė edhe mbas martesės nė shtėpi
dhe nė kėto raste nusja e re vendoset pranė familjes sė
burrit. Deri vonė, kryesisht nė zonat fshatare, nusja keqpėrdorohej
nga vjehrra pėr kryerjen e punėve mė tė rėndomta, pa qenė
e mundur tė kundėrshtojė apo tė merret nė mbrojtje nga
burri. Ēdo lloj kritike apo kundėrshtimi kundrejt nėnės pėrbėnte
diēka tė papranueshme. Sidoqoftė bashkėshortja e re e dinte
se njė ditė do t'i vinte edhe asaj radha dhe ajo vetė do tė
ushtronte pushtetin e saj nė shtėpi.
-
- Ndryshimet
e shumta dhe tė mėdha nė jetėn e grave ndoshta nuk kanė qenė
aq shumė pasojė e shembjes sė komunizmit dhe as vetėm e
ballafaqimit vendimtar tė "punėtorėve sezonal" - nė
shumicėn e rasteve pa familjet e tyre - me mėnyrėn e jetesės
sė Perėndimit, por para sė gjithash e krizave dhe luftėrave
tė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shekullit tė XX-tė, pėr
shkak se burrat ndodheshin larg shtėpisė dhe ishin
"ushtarė tė fundjavės" (qė vinin nė shtėpi nė
fundjave). Ata ktheheshin nga fronti nė shtėpi vetėm pėr
disa ditė dhe kėshtu marrėdhėniet brenda familjes pėsonin tė
ēara tė vazhdueshme dhe tė rėnda. Nė kushtet e kėtij
sfondi njė numėr i madh grash ndėrmorrėn nisma shoqėrore. Sė
pari, pėr tė ndihmuar njėra-tjetrėn dhe, sė dyti, pėr tė
ndihmuar fėmijėt dhe tė rinjtė. Kėshtu lindėn numra
telefoni "SOS" pėr gratė dhe fėmijėt e pėrdhunuar
e tė keqtrajtuar, shtėpi pėr gra, ku ato mund tė gjenin
mbrojtje, si edhe nisma ekonomike, pėr tė mundėsuar pavarėsinė
e tyre. Gratė filluan t'i mėsojnė njėra-tjetrės bėrjen e
punėve, qė burrat nuk mund t'i kryenin mė pėr shkak tė luftės
apo arratisė sė tyre, si pėr shembull drejtimin e traktorėve,
punimet e zdrukthėtarisė dhe farkėtarisė, etj. Mirėpo, nė
anėn tjetėr, edhe tė arratisurit nga rajonet e ndryshme tė
luftės krijuan situata, nė tė cilat shoqėritė e mbizotėruara
nga burrat dėshtuan plotėsisht. Kėto veprimtari zgjuan tek
shumė gra njė mėnyrė tė re konceptimi tė lidhjeve tė ndėrsjellta
shoqėroro-politike, e cila jo rrallė i vendosi ato nė pozita
opozitare kundrejt politikės zotėruese. Kėto dukuri janė vėnė
re nė njė masė tė madhe nė Bosnje-Hercegovinė, Kroaci,
Serbi dhe Kosovė.
-
- Me
kėtė rast vlen tė pėrmendet edhe njė pėrvojė nga Rumania,
ku kohėve tė fundit disa gra protestuan kundėr nismave
dashamirėse tė ndėrmarra nga vendi dhe bota e jashtme, tė
cilat synonin nxitjen e emancipimit tė gruas tradicionalisht tė
nėnshtruar ndaj burrit. "Na lini tė qeta", thanė kėto
gra, "pėr aq kohė sa gjendja jonė ekonomike do tė
vazhdojė tė jetė kaq e pakėndėshme, do tė kemi nevojė qė
nė familje tė ketė njė solidaritet absolut ndėrmjet burrit
dhe gruas, pėrndryshe nuk mund tė mbijetojmė
"
-
-
- Sulmet
e Nato-s kundėr Jugosllavisė sė cunguar
-
- Natėn
e 24 marsit 1999 avionėt e Nato-s sulmuan me bomba dhe raketa
pozicionet ushtarake, vendkomandat dhe linjat e komunikacionit tė
Republikės Federale Jugosllave. Kjo ishte pėrgjigjja e Natos-s
dhe e Bashkimit Evropian pėr dėshtimin e bashkėbisedimeve mbi
njė zgjidhje politike tė konfliktit tė Kosovės dhe pėr
thellimin e dhunės nga ana e policisė serbe dhe ushtrisė
jugosllave nė provincėn e ndodhur nė jug tė vendit e tė
banuar nė 90 pėrqind prej shqiptarėve, si edhe pėr dėbimin
e tyre masiv nė Maqedoni e nė Shqipėri.
-
- Nato-ja
i ndėrpreu sulmet e saj ajrore mė datė 10 qershor 1999, dmth
kur kishin kaluar afro tre muaj dhe vetėm mbasi ishte arritur mė
parė njė marrėveshje pėr tėrheqjen me etapa tė forcave tė
armatosura serbe nga Kosova. Pėrveē kėsaj, nėpėrmjet
rezolutės nr. 1145 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės
sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė u formua njė Qeveri
Civile Kalimtare (UNMIK - United Nations Interim Administration
Mission in Kosovo) dhe u pėrcaktua pushtimi i kėsaj province
nga njė kontigjent ndėrkombėtar ushtarak (KFOR - Kosovo
Force) nėn udhėheqjen e Nato-s si edhe ēarmatosja e
formacioneve tė armatosura shqiptare (UĒK). Qysh atėhere
Kosova ėshtė shndėrruar praktikisht nė njė protektorat tė
Kombeve tė Bashkuara, teorikisht ende nė kuadrin e Republikės
Federale Jugosllave.
-
- Mbi
ndėrhyrjen ushtarake tė Nato-s nė konfliktin e brendshėm
jugosllav ndėrmjet Qeverisė sė Beogradit dhe afro 2 milionė
shqiptarėve tė Kosovės janė shkruar tashma biblioteka tė tėra
me libra. Nė kryeqendėr tė mendimeve tė ndryshme kanė qėndruar
dhe vazhdojnė tė qėndrojnė ende pyetjet e mėposhtme: A
kishte tė drejtė Nato-ja tė ndėrhynte ushtarakisht pa
mandatin e Kombeve tė Bashkuara nė konfliktin etniko-politik
brenda njė shteti sovran? Qoftė edhe pse nė fund tė fundit qėllimi
ishte humanitar, dmth tė ndalonte shtypjen e mėtejshme tė
popullatės shqiptare nga regjimi serb, i cili me anėn e
policisė dhe ushtrisė sė tij synonte "spastrimin
etnik" tė provincės? Luftėn e armatosur kundėr serbėve,
e cila zhvillohej me njė brutalitet tė skajshėm prej tė dyja
palėve, e kishte filluar UĒK-ja si organizata ushtarake e
shqiptarėve. Sulmet ushtarake tė Nato-s synonin gjithashtu t'i
jepnin fund edhe kėsaj lufte, e cila, nėpėrmjet shkatėrrimit
tė fshatrave tė tėra dhe vrasjes sė banorėve tė tyre, e
kishte sjellė kėtė provincė nė zgrip tė humnerės.
-
- Nuk
ėshtė vendi kėtu pėr tė trajtuar aspektet e sė drejtės ndėrkombėtare
dhe ato humanitare tė ndėrhyrjes ushtarake tė Nato-s, tė cilėn
Jyrgen Habermasi (Jürgen Habermas) e ka cilėsuar si
"lufta nė kufijtė midis tė drejtės dhe moralit".
Megjithate, data 24 mars 1999 pėrbėn padyshim njė datė
historike. Nė pragun e mijėvjeēarit tė tretė kjo datė vuri
nė lėvizje debatin rreth njė pyetjeje fatale: A mund tė
quhet e pėrligjur ndėrhyrja ushtarake e Nato-s edhe pa
mandantin e OKB-sė, nė rast se instancat ndėrkombėtare si
Kombet e Bashkuara pėr shkak tė mekanizmave tė tyre tė trashėguara
nuk janė nė gjendje tė pengojnė njė shtet qė tė shkelė nė
mėnyrė masive tė drejtat e njeriut, duke arritur deri nė
shfarosjen e popullatės pakicė?
-
- Nė
radhė tė parė duhet tė trajtojmė kėtu pyetjen: a janė
shterur plotėsisht tė gjitha mundėsitė, pėr tė zgjidhur
politikisht krizėn e Kosovės. Edhe pėr kėtė ēėshtje ka
pikėpamje tė ndryshme; sipas vlerėsimit tonė, kėto dėshtuan
qartazi pėr shkak tė qėndrimit tė ngurtė tė palės serbe,
apo pėr t'u shprehur mė saktė, tė Presidentit jugosllav
Sllobodan Millosheviē. Rezultati i bisedimeve pėr zgjidhjen e
krizės sė Kosovės nė shkurt 1999 nė Rambuje (Rambouillet)
dhe nė mesin e muajit mars nė Paris nė fakt u pranua mė nė
fund prej shqiptarėve tė Kosovės, por u hodh poshtė prej
regjimit tė Beogradit. Ndėrmjetėsit ndėrkombėtarė,
Kristofer Hill (Christopher Hill) i Sh.B.Amerikės, Volgang
Petriē (Wolfgang Petrisch) i Bashkimit Evropian dhe diplomati
rus Boris Bajorski, u pėrpoqėn pėr herė tė fundit nė
mbasditen e 22 marsit t'a nxisin Millosheviēin pėr tė pranuar
marrėveshjet mbi njė autonomi tė zgjeruar tė Kosovės nė
kuadrin e Republikės Federale Jugosllave - por mė kot. Ai
hodhi poshtė si projekt-marrėveshjen ashtu edhe ndėrprerjen e
sulmeve tė policisė dhe ushtrisė serbe kundėr popullatės
shqiptare nė Kosovė. Po ashtu nuk u pranuan, disa orė mė vonė,
edhe pėrpjekjet pėr paqe tė tė dėrguarit amerikan pėr
bisedime Riēard Hollbruk (Richard Holbrooke). Mandej mė datė
23 mars u zhvillua takimi "i fundit i tė fundmėve"
midis Hollbrukut dhe Millosheviēit, gjatė tė cilit amerikani
u pėrpoq t'a sqaronte Presidentin jugosllav pėr pasojat
ushtarake tė dėshtimit tė bashkėbisedimeve. Mė sė fundi u
shkėput nga trojka me Hillin e Petriēin edhe i dėrguari rus pėr
bashkėbisedime Bajorski, i cili ndėrmori pa ndihmėn e
kurrkujt njė pėrpjekje diplomatike nė favor tė zgjidhjes paqėsore.
Por edhe kjo mėkot.
-
- Ēfarė
duhet t'a ketė shtyrė Presidentin jugosllav tė rrezikojė njė
konflikt tė armatosur me aleancėn mė tė fortė ushtarake tė
botės? Pse nuk pranoi ai njė zgjidhje pėr Kosovėn, e cila do
tė siguronte jo vetėm sovranitetin e Republikės Federale
Jugosllave mbi provincėn e saj jugore, por edhe ekzistencėn e
pjesės serbe tė popullėsisė (rreth 10%)? A ka besuar ai se
Nato-ja po bėnte thjesht kėrcėnime? A ka llogaritur ai
ndoshta njė mbėshtetje ushtarako-politike nga ana e Rusisė
dhe njė pėrkrahje masive politike nga ana e Kinės nė kuadrin
e Kombeve tė Bashkuara? Kėto janė pyetje, pėrgjigjet e tė
cilave mund tė gjenden ndoshta vetėm nė arkivat e Beogradit
dhe tė Moskės, nė qoftė se do tė hapen ndonjėherė.
-
- Sidoqoftė,
diplomati austriak dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian pėr
bashkėbisedimet mbi Kosovėn Volfgang Petriē ėshtė shprehur
pėrsa i takon bisedės sė tij tė fundit me Millosheviēin
(bashkė me Hillin dhe Bajorskin), se nuk kishte gjetur tek
Presidenti jugosllav "as edhe shenjėn mė tė vogėl tė
gatishmėrisė pėr kompromise". Nė njė bisedė private
ai ka shtuar, se kishte patur pėrshtypjen qė Millosheviēi
kishte humbur ēdo lidhje me realitetin, sikur tė jetonte nė
njė botė pėrfytyrimesh joreale.
-
- Megjithatė,
duke lėnė mėnjanė kėto shtjellime (shoshitje), shtrohet
pyetja: a ishin vallė tė pashmangshme sulmet me bomba e raketa
tė Nato-s, tė cilat gjithsesi nuk godisnin vetėm ushtrinė
jugosllave dhe pajisjet e saj, por i shkaktonin dėm edhe
popullsisė civile, si edhe gjithė vendit? Nė fund tė fundit,
a nuk kishte vallė mundėsi tė tjera pėr tė mėnjanuar luftėn
pa dyshim shfarosėse tė regjimit tė Beogradit kundėr
popullsisė shqiptare nė Kosovė? Henri Kisingeri (Henry
Kissinger) ėshtė i mendimit se ēdo politikė, alternativa e
vetme e sė cilės ėshtė ndėrhyrja ushtarake, ėshtė e
gabuar; nė rastin e Kosovės nuk ishte shterur ende plotėsisht
rezervuari i mjeteve tė trysnisė politike.
-
- Mandej,
mbas pothuajse katėr muaj goditjesh ushtarake, i erdhi radha sėrish
nismave diplomatiko-politike. Fillimisht, nė Petersberg pranė
Bonit shtetet e Nato-s dhe Rusia ranė nė ujdi nė fillim tė
qershorit pėr njė plan paqeje mbi Kosovėn, bazėn e tė cilit
e pėrbėnte nisma e Ministrit gjerman tė punėve tė Jashtme
Joshka Fisher (Joschka Fischer). Ajo parashikonte ndėrhyrjen e
Kombeve tė Bashkuara. Mė 8 qershor shtetet e G-8-tės u morėn
vesh nė Kėln lidhur me tekstin e rezolutės sė Kėshillit tė
Sigurtimit tė OKB-sė, e cila u pranua mė 10 qershor me numrin
1244. Njė natė mė parė Nato-ja kishte arritur me ushtrinė
jugosllave marrėveshjen pėr njė tėrheqje me etapa nga
Kosova. Pėr pasojė Nato-ja ndėrpreu sulmet ajrore nė
territorin jugosllav dhe popullsia shqiptare e dėbuar dhe e
arratisur nga Kosova - ishin rreth 800'000 njerėz - filloi tė
rikthehej nė atdheun e saj tė shkretuar.
-
- Menjėherė
mbas ndėrprerjes sė sulmeve tė Nato-s nė Kosovė u krijua
edhe njėherė njė gjendje kėrcėnuese. Mė 11 qershor trupat
ruse tė kontigjentit tė SFOR-it nė Bosnje Herecegovinė
pushtuan nė formėn e njė kundėrgoditje tė shpejtė
aeroportin e Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės, pėr tė
siguruar atje zbarkimin e kontigjenteve tė tjera tė trupave
ruse. Kanosej njė ndeshje me forcat e armatosura tė Nato-s, tė
cilat po pėrparonin duke ardhur nga Maqedonia, me pasoja tė
rrezikshme pėr paqen nė tė gjithė Evropėn. Mirėpo gjendja
u shtendos, pėr shkak se Hungaria, Rumania dhe Bullgaria nuk u
dhanė leje mjeteve transportuese tė trupave ruse tė
fluturonin mbi territoret e tyre.
-
- Pra,
kėta shtete i bėnė kėshtu njė shėrbim shumė tė vyer
paqes evropiane, duke kėrkuar tė shpėrbleheshin pėr kėtė
gjė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Ēfarė pasojash politike
dhe ekzistenciale kanė patur pėr Kosovėn dhe popullsinė e
saj nė shumicė shqiptare goditjet e Nato-s? Pėr kėtė ēėshtje
do tė bėjmė fjalė nė njė kapitull tė veēantė. Mė tej,
ēfarė ndihmese kanė dhėnė kėto goditje nė drejtim tė
"ēėshtjes globale" tė sigurimit tė tė drejtave tė
njeriut dhe tė drejtave qytetare tė popujve dhe tė grupeve tė
popujve, ekzistenca e tė cilėve ėshtė e kėrcėnuar
politikisht dhe ushtarakisht? Nė kėtė vėshtrim goditjet e
Natos-s kundėr Jugosllavisė pėr t'i ardhur nė mbrojtje
shqiptarėve tė Kosovės kanė hapur padyshim rrugėn e njė
procesi, i cili nė rrafshin ndėrkombėtar nė tė ardhmen do tė
ketė pėr pasojė qė nė sistemin e sė drejtės sė bashkėsisė
tė popujve tė pėrfshihen detyrimisht edhe parimet morale. Pėr
tė siguruar kėshtu paqen, jo vetėm nė pjesėt qendrore tė
botės, por edhe nė ato periferike.
-
-
- Pakti
i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit)
-
- "Pakti
i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) pėr Evropėn
Juglindore" pėrbėn padyshim njė ide tė shkėlqyer,
sepse pėrveē tė tjerash i ofron Evropės, apo pėr tė qenė
mė tė saktė Bashkimit Evropian, mundėsinė pėr tė njėmendėsuar
bashkėrisht njė ide tė pėrbashkėt. Ky ėshtė i pari
projekt i madh qė mund tė demonstrojė njė bashkim dhe njėsim
tė tillė. Nė kuadrin ushtarak ėshtė vepruar tashma njėherė
"nė mėnyrė evropiane" sė bashku me Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės; mirėpo Pakti i Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) i shėrben paqes.
-
- Mund
tė shtrohet pyetja: mos vallė kjo ide e shkėlqyer ėshtė
ndoshta njė pasojė e ndėrhyrjes ushtarake nė Serbinė e
Millosheviēit dhe nė Kosovė? Nė fakt, nga njėra anė,
opinioni publik i shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian ka
kundėrvepruar nė mėnyrė shumė tė diferencuar ndaj rrjedhės
sė bombardimeve dhe pėrgjithėsisht ndaj konceptit tė Nato-s
e, nga ana tjetėr, kjo luftė shkaktoi shkatėrrime tė jashtėzakonshme
materiale jo vetėm nė rajonet qė pėrbėnin synimet e saj.
Edhe shtetet kufitare si Hungaria, Rumania, Bullgaria, Shqipėria,
Maqedonia dhe Mali i Zi u prekėn po ashtu nga vargjet e ikanakėve
qė largoheshin dhe riktheheshin nė Kosovė, kėshtu qė rindėrtimi
i gjithė rajonit pėrbėnte si tė thuash njė "conditio
sine qua non" pėr ardhmėrinė Evropės.
-
- Bashkimi
Evropian ndodhej - nė se na lejohet tė bėjmė njė krahasim tė
tillė, qė ēalon si gjithė tė tjerėt - afėrsisht nė po atė
situatė nė tė cilėn janė ndodhur Shtetet e Bashkuara mbas pėrfundimit
tė Luftės sė Dytė Botėrore pėrkundruall Gjermanisė sė
shkatėrruar nga bombardimet dhe shteteve tė tjera evropiane, nė
tė cilat lufta kishte shkaktuar rrėnime tė mėdha, dmth pa njė
Evropė dhe bash nė mesin e saj njė Gjermani funksionale nga
pikėpamja ekonomike, e gjithė fuqia e Evropės do tė mbetej
diēka lehtėsisht e thyeshme. Atėhere u vendos tė zbatohej njė
program zemėrgjėrė: Plani Marshall. Plani nė fjalė, qė u
zbatua shpejt dhe nė mėnyrė joburokratike, ndihmoi rindėrtimin
nė tė gjitha rrafshet dhe ēdo njeri tė veēantė pėr tė
kapėrcyer katastrofėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Ai i bėri
reklamė Amerikės dhe kjo pėrbėnte njė efekt anėsor tepėr
tė qenėsishėm. Plani Marshall prodhoi njė mirėnjohje tė
thellė.
-
-
- Etapat
e "idesė sė madhe"
-
- Hapi
i parė ishte vendimi i marrė nė kuadrin e Kėshillit tė
Evropės pėr pėrvetėsimin e njė strategjie tė pėrbashkėt
nė lidhje me tė ashtuquajturin Ballkan Perėndimor. Kjo ndodhi
nė fund tė vitit 1998. Ky projekt gjeti konkretizim nė
"Planin Joshka Fisher pėr njė Pakt Qėndrueshmėrie
(Stabiliteti) pėr Evropėn Juglindore", i cili u
parashtrua nė Kėshillin e jashtėzakonshėm tė Ministrave tė
Jashtėm nė fillim tė prillit 1999. Synimi i tij didaktik ėshtė
i qartė. Shtetet pėrkatėse jo vetėm do tė ndihmohen nė
drejtim tė zhvillimit tė tyre tė pėrgjithshėm, por atyre do
t'u vihen - si tė thuash - kushte nė rrafshin e demokracisė
dhe tė drejtave tė njeriut. Nismat pėr njėmendėsimin e tyre
do tė vijnė nga Bashkimi Evropian, ndėrsa zbatimi do tė
kryhet "nėn kujdestarinė e OSBE-sė". Nė projektin
e pėrgjithshėm janė pėrfshirė nga pala perėndimore 27
shtete ("Formati Royamont" (?), i quajtur kėshtu
sipas emrit tė njė qyteze nė rrethinat e Parisit, ku nė
dhejtor 1995 gjatė Konferencės sė Parisit pėr Paqen nė
Bosnje-Hercegovinė, pėrfaqėsuesit e kėtyre shteteve
propozuan gjetjen e mjeteve dhe udhėve pėr tė nxitur nė tė
ardhmen qėndrueshmėrinė dhe fqinjėsinė e mirė nė Evropėn
Juglindore) dhe pėrveē kėtyre edhe njė seri organizatash dhe
nismash ndėrkombėtare si FMN-ja (Fondi Monetar Ndėrkombėtar),
NEJB-ja (Nisma e Evropės Juglindore pėr Bashkėpunim) e shumė
tė tjera. Synimet e Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) nuk vihen nė dyshim, por vėshtirėsia qėndron
nė njėmendėsimin e tyre.
-
- Nismėtarėt
e shumtė kanė paraparė njė administratė mjaft tė ndėrlikuar.
Instanca mė e lartė pėrbėhet nga njė "tryezė
rajonale", detyra thelbėsore e sė cilės ėshtė bashkėrenditja
e veprimtarive tė ndryshme. "Zot i tryezės" ėshtė
ministri i dikurshėm i Zyrės Gjermane tė Kancelarit, Bodo
Hombah (Bodo Hombach), i Partisė Socialdemokrate Gjermane
(SPD). Kjo zgjedhje u kontestua menjėherė fuqimisht dhe kėshtu,
pėr tė kundėrshtuar kandidaturėn e Hombahut, u theksua se ai
vėrtet gėzon namin e njė drejtuesi tė shkėlqyer, por nuk ėshtė
marrė mė parė asnjėherė nė ndonjė farė mėnyre me
problemet e Ballkanit. Tri tryeza - nė projektet e para ishin
katėr - duhet tė pėrqėndrojnė veprimtarinė e tyre nė lėmenjtė
e demokracisė, tė ekonomisė dhe tė sigurisė. Njė zyrė
bashkėrėnditėse ndodhet nė Bruksel, ndėrsa tjetra nė
Selanik.
-
- Pėr
herė tė parė titujt kryesorė tė gazetave tė shkruara me
germa tė mėdha iu kushtuan Paktit tė Qėndrushmėrisė
(Stabilitetit) me rastin e rreshtimit ceremonial pompoz nė
Sarajevė tė kryetarėve tė shteteve, kryeministrave,
presidentėve dhe drejtorėve tė pėrgjithshėm tė
institucioneve dhe organizatave pjesėmarrėse mė 30 qershor
1999. Lista shumė e gjatė e oratorėve pėrfshinte njė numėr
tė madh miqsh emėrmėdhenj. Secilit prej tyre i ishin
rezervuar tri minuta, mbasi pothuajse tė gjithė kishin
shprehur dėshirėn pėr t'u larguar po atė ditė nga
kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinės. Kjo i vinte pėr shtat
padyshim edhe mikpritėsit, mbasi qyteti i Sarajevės qė vuante
akoma pasojat e shkatėrrimeve tė luftės, nuk ishte ende nė
gjendje tė ofronte njė numėr kaq tė madh shtretėrish nė
hotele dhe pensione tė cilėsisė sė lartė. Kjo
"fotografi familjare mė e kushtueshmja e tė gjitha kohėrave",
siē e kanė quajtur disa gazetarė, gllabėroi shuma pėrrallore
dhe u kundėrshtua fuqishmisht jo vetėm prej vendeve tė
mundshme pritėse. Vallė sa projekte tė tjera me rėndėsi
jetike mund tė ishin financuar me mjetet e shpenzuara me kėtė
rast!
-
- Qysh
atėhere janė zhvilluar njė sėrė konferencash tė vogla, tė
cilat duhet tė synonin, veē tė tjerash, nė sqarimin dhe
shpjegimin e faktit qė Pakti i Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) duhej kuptuar jo si financues i njė programi
ndihmash pėr investime tė mėdha, por mė tepėr si njė motor
politik, i cili duhet tė mobilizojė dhe kanalizojė paratė, nė
mėnyrė qė ato tė derdhen nė kanalet e duhura dhe tė mos
treten nė moēalet e korrupsionit. Tė dyja kėto detyra janė
tė pėrmasave tė jashtėzakonshme dhe lehtėsisht mund tė mos
arrijnė synimin e tyre. Nė fund tė marsit 2000 u zhvillua njė
e ashtuquajtur konferencė e dhuruesve (donatorėve), ku u
miratuan shumat e para tė parave dhe u krijuan mundėsitė e pėrcaktimit
tė projekteve tė para. Nė sferat e larta tė vendeve pritėse
u reagua nė mėnyrė tė njėzėshme me entuziazėm, ndėrsa nė
radhėt e popullit vazhdon tė mbizotėrojė mosbesimi dhe
apatia.
-
-
- Programi
-
- Pakti
i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) pėrfshin njė program tė
plotė, i cili nuk parasheh vetėm ndihmėn materiale pėr ndėrtimin
dhe zhvillimin e njė ekonomie moderne, "tė aftė pėr tė
qenė evropiane", por edhe edukimin demokratiko-politik, si
edhe njė sistem tė pėrbashkėt sigurie qė duhet tė pėrjashtojė
nė mėnyrė profilaktike grindjet e armatosura nė rajon dhe tė
luftojė kriminalitetin e pėrgjithshėm e qė tejkalon kufijtė
shtetėrorė. Tė tre kėto drejtime kryesore tė programit do tė
pėrpunohen nė veēanti, duke filluar nga koncepti e deri nė
njėmendėsimin e tyre, nga "tryezat" e pėrmendura
tashmė mė sipėr. Tė gjitha kėto aspekte pėrbėjnė njė
kusht paraprak tė domosdoshėm pėr qėndrueshmėrinė e Evropės.
Nė fakt - dhe kjo njohuri pėrbėn edhe bazėn e gjithė kėtij
projekti - pėr aq kohė sa jo ēdo shtet i veēantė i rajonit
tė Ballkanit do tė jetė i "qėndrueshėm", nga
secili prej kėtyre shteteve mund tė shpėrthejė njė zjarr i
madh i gjithmbarshėm.
-
- Ngritja
e rajonit nė njė nivel ekonomik, politik e kulturor tė atillė
qė tė jetė i aftė - siē thuhet shprehimisht - "pėr
t'u integruar mbi baza individuale nė strukturat
evroatlantike", pėrbėn po ashtu njė synim tashmė tė
shpallur. Fakti qė ky synim ngjall shpresa tė mėdha qėndron
jashtė ēdo dyshimi, po aq sa edhe fakti qė koha e pritjes
deri nė njėmendėsimin e tij do tė jetė shumė mė e gjatė,
sesa e pėrfytyrojnė sot kėtė gjė shtetet e Evropės
Juglindore.
-
- Bashkėsia
ndėrkombėtare e shteteve, nė kuadrin e konceptit tė pėrgjithshėm,
quan njėrėn nga detyrat e saj mė thelbėsore "zbutjen e
situatave tė acaruara vendimmarrėse mbi tė drejtėn e popujve
pėr vetėvendosje dhe ruajtjen e njėsisė sė shteteve
multietnike". Kėsaj teme tepėr komplekse e tepėr
delikate, qė, pėrpos tė tjerash, nė disa prej shteteve
pasardhėse tė Jugosllavisė mund tė keqkuptohet edhe si njė
nekrologji nostalgjike, do t'i rikthehemi rishtas. Shtetet e
Evropės Juglindore - nė kuadrin e rregullave kushtėzuese dhe
tė njė sistemi dėnimesh e shpėrblimesh - marrin pėrsipėr
detyrimin pėr njė bashkėpunim gjithėpėrfshirės nė frymėn
e kėtij pakti mbi baza shumėpalėshe dhe dypalėshe. Kjo kėrkesė
ndeshet gjithsesi me kushte paraprake tejet tė diferencuara nė
tė gjithė lėmenjtė, pra nė ato tė ekonomisė, tė jetės
shoqėrore e tė sigurisė, pėr tė mos bėrė fjalė fare pėr
kulturėn, e cila si e tillė nuk pėrmendet fare nė programin
e Paktit tė Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit).
-
- Kėshtu,
pėr shembull, nga pikėpamja ekonomike ka njė ndryshim tė
dukshėm pėrvoje ndėrmjet shteteve, tė cilat si partnere tė
KNER-it (Kėshillit tė Ndihmės Ekonomike Reciproke) nė
kushtet e njė ekonomie rreptėsisht tė planifikuar kanė qenė
tė detyruara tė bashkėpunojnė ngushtėsisht mbi bazėn e njė
organizimi tė centralizuar me Bashkimin Sovjetik me shtetet
pasardhėse tė Jugosllavisė sė dikurshme. Njėra palė, falė
kėtij sistemi mbirajonal, nuk ka patur vetėm pėrvojė
pozitive, asaj i mbetej njė fushė veprimi e kufizuar pėr
marrjen e nismave vetiake shtetėrore, po ashtu cilėsia e
prodhimeve tė saj shpeshherė mbetej nė nivele mesatare, mbasi
mungonte konkurrenca e mirėfilltė dhe shtysa pėr tė ndėrmarrė
pėrpjekje mė tė mėdha. Pėr kėtė palė pėrmbysja politike
nė fillimet e viteve nėntėdhjetė ka pėrbėrė edhe nė kėtė
vėshtrim njė tronditje tė rėndė, qė nuk ėshtė kapėrcyer
ende e prandaj kėrkesat e Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) marrin njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Pra,
vallė a duhet filluar nė kėtė kuadėr dhėnia e ndihmave tė
mirėfillta pėr rindėrtim, tė cilat shtetet e dikurshme
komuniste - me tė drejtė apo pa tė drejtė - i presin qysh
mbas pėrmbysjes, apo pritet prej tyre tė vėnė tashti nė jetė
reformat, qė gjatė dhjetė vjetėve tė kaluara pėr arsye nga
mė tė ndryshmet nuk kanė mundur t'i vėnė nė jetė nė mėnyrė
tė njėzėshme e tė suksesshme?
-
- Shtetet
pasardhėse tė Jugosllavisė, nė anėn tjetėr, ėshtė e vėrtetė
se kanė pėrjetuar po ashtu njė ndėrthurje tė ngushtė
ekonomike midis republikave lindore dhe atyre perėndimore, por
ata kanė gėzuar njė liri shumė mė tė madhe nė drejtim tė
koncepteve tė tyre ekonomike dhe kanė patur kėrkesa mė tė
larta nė vėshtrim tė cilėsisė sė produkteve tė tyre. Marrėdhėniet
tregtare ku mė shumė e ku mė pak tė pėrbashkėta, nė
krahasim me vendet e KNER-it, ishin drejtuar mė tepėr kah
vendet perėndimore e mbėshteteshin mė tepėr nė marrėveshje
Joint-venture (shoqėrish tė pėrbashkėta). Kėto pėrvoja, qė
ushtronin njė ndikim thellėsisht pozitiv mbi ekonomitė pėrkatėse
rajonale, u ērregulluan dhe mė pas u shkatėrruan nga
konflikti ndėrjugosllav i viteve tetėdhjetė dhe kryesisht nga
lufta e viteve nėntėdhjetė. Fillimet e "bashkėpunimit tė
ngushtė" qė kėrkohet nisen kėshtu nga nivele tė
ndryshme. Pra mė parė duhen kapėrcyer disa pengesa qė burojnė
nga pėrvojat e sė kaluarės.
-
- Demokratizimi
pėrbėn gjithashtu njė temė tė vėshtirė. Nė kėta shtete
cili ėshtė ai, qoftė ky politikan apo qytetar, qė e di ē'ėshtė
demokracia? Nė fund tė fundit nga mund t'a kishin mėsuar ata,
qofshin politikanė apo qytetarė, kėtė gjė? Nė Kroacinė e
parė tė pavarur pas tetė shekujsh partia shtetmbartėse e
themeluesit tė saj Presidentit Franjo Tuxhman quhej "Bashkėsia
Demokratike Kroate", ndonėse regjimi nuk kishte sesi tė
ndodhej mė larg kuptimit tė mirėfilltė tė demokracisė.Kjo
parti me anėn e kėtij emėrtimi ndiqte kėshtu traditėn e
pothuajse tė gjitha udhėheqjeve komuniste, tė cilat nuk e
heqin kurrė nga goja fjalėn "demokraci".
-
- Njerėzve
tė vendeve tė Ballkanit ua vėshtirėson rrugėn drejt
kuptimit perėndimor tė kėtij nocioni jo vetėm kjo pėrvojė
e shtrembėruar qė ata kanė patur me "demokracinė"
gjatė periudhės sė komunizmit. Ata nuk kanė qenė asnjėherė
qytetarė, dmth subjekte me mundėsinė pėr tė kėrkuar qė tė
merren parasysh "tė drejtat" e tyre. Nga ana tjetėr,
duke mos e njohur shtetin e sė drejtės, ata nė tė njėjtėn
kohė nuk dinin asgjė mbi detyrat - dmth mbi detyrat ndaj
shtetit nė interesin vetiak tė qytetarėve - pėr ta shteti pėrfaqsonte
diēka tė ngjashme me pėrfytyrimin e armikut. Gjatė epokave mė
tė ndryshme tė historisė sė tyre ata me fjalėn
"liri" kanė kuptuar e shumta mėnjanimin, ose tė
paktėn, pakėsimin e autoritetit shtetėror. Fakti qė shteti
ekziston pėr t'u shėrbyer qytetarėve tė tij dhe qė kėta
nga ana e tyre ushtrojnė funksione tė ligjshme kontrolluese
kundrejt pushtetarėve, pėrbėn njė pėrvojė krejtėsisht tė
panjohur pėr ta. Kushdo qė merret me Ballkanin, do tė duhej
t'i kishte parasysh kėto premisa.
-
-
- Siguria
-
- Midis
fqinjėve, tė cilėt kanė qenė lidhur me njeri-tjetrin si nė
Paktin e Varshavės kundėr armikut tė pėrbashkėt "nė
Perėndim", ē'ėshtė e vėrteta ėshtė zhdukur pėrfytyrimi
i armikut, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė krijuar njė
solidaritet i ri. Pėr mė tepėr zhvillimet e dhjetė vjetėve
tė fundit tė shekullit XX kanė bėrė tė mundur qė nga
mosbesimi ndaj organizatave kriminale tė shtrira tej kufijve
shtetėrorė (kontrabanda me droga, armė dhe njerėz), tė
lindin armiqėsi tė reja (para sė gjithash midis shteteve tė
reja) dhe acarime latente (pėr shembull ndaj Shqipėrisė).
Sidoqoftė duhet pranuar se pėrfundimi i marrėveshjeve tė
dyanshme pėr ēėshtjet e sigurisė, si edhe bashkėpunimi
policor dhe ushtarak kundėr "kriminelėve" dmth kundėr
"agresorėve" nuk do t'i krijojė vėshtirėsi asnjėrit
prej partnerėve. Interesat e pėrbashkėta janė tė qarta dhe
nė rast se do tė ndryshonin kushtet paraprake, dokumentet e nėnshkruara
nuk do tė kishin pothuajse asnjė lloj vlere. Edhe nė kėtė vėshtrim
tradita nuk mungon.
-
- Kėrkesa
pėr bashkėpunim midis fqinjėve, si edhe nė rrafshin rajonal,
pėrbėn pėr njėmendėsimin e Paktit tė Qėndrueshmėrisė
(Stabilitetit) njė pengesė shumė tė lartė dhe tė vėshtirė
pėr t'u kapėrcyer. Po ashtu shtrohet edhe pyetja: a duhet
kuptuar Bashkimi Evropian si njė sistem pushteti qendror
kundrejt shteteve tė vogla, ose thėnė ndryshe: a do tė jenė
vallė tė gatshme shtetet e reja tė Ballkanit tė pranojnė qė
vija e politikės sė tyre tė brendshme e tė jashtme tė pėrcaktohet
nga Bashkimi Evropian? Nga pėrvoja e tyre me Fuqitė e Mėdha
Qendrore tė gjitha kėto shtete janė "pėrvėluar njėherė"
dhe po tė cungohej sovraniteti i tyre i freskėt (dhe deri diku
ende i pa vėnė nė provė), do tė kundėrvepronin si luanėt.
-
- Nuk
duhet harruar kurrsesi qė Bashkimi Evropian, ashtu siē ėshtė
sot, nuk ėshtė krijuar me njė tė rėnė tė lapsit. Pėr
disa dhjetėvjeēarė me radhė janė zhvilluar me emėrtime dhe
synime tė ndryshme diskutime nė nivele tė ndryshme. Duhet
patur gjithashtu parasysh se tė gjitha shtetet e mėdha anėtare
identitetin e tyre kombėtar e kanė siguruar prej kohėsh, dmth
qysh prej njėqind vjetėsh ose disa shekujsh. Vendimi pėr tė
hequr dorė nga pjesė tė caktuara tė sovranitetit nė favor tė
kėtij Bashkimi mbikombėtar ėshtė pranuar prej qytetarėve tė
pjekur politikisht qė i kanė pėrmbushur plotėsisht nevojat e
tyre themelore ekonomike e shoqėrore. Nuk duhet harruar se kėto
shtete tė Evropės Perėndimore nuk kanė zhvilluar mė prej
pesėdhjetė vjetėsh luftėra midis tyre.
-
- Tė
gjitha kėto nuk vlejnė nė rastin e shteteve tė Evropės
Juglindore. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse dėshirėn e tyre pėr
tė qenė sovranė dhe pėr tė mbetur tė tillė ata e theksojnė
nė njė mėnyrė shumė mė emocionale. Kėto shtete nuhasin me
mosbesim - shpeshherė me tė drejtė - pothuajse tek secili
fqinj njė rrezik potencial pėr kufijtė e tyre, pėr
sovranitetin e tyre, pėr ekzistencėn e tyre shtetėrore si
edhe pėr paqen e brendshme.
-
- Shqipėria
mund tė na shėrbejė kėtu sėrish si shembull. Shqiptarėt,
mbas gjithė atyre gjėrave qė i kanė shkaktuar vetvetes gjatė
60 vjetėve tė fundit tė shekullit tė kaluar, nuk kanė
siguruar as nė aspektin e brendshėm tė drejtėn e ekzistencės
sė shtetit tė tyre. Nxitja e brendshme pėr t'u larguar nga
vendi vazhdon tė ketė ende pėrmasa tė jashtėzakonshme, ndėrsa
besimi nė tė ardhmen ėshtė i barabartė me zero.
-
- Nuk
ėshtė shumė mė e ndryshme edhe gjendja nė Bosnje-Hercegovinė
dhe nė Serbi. Kushdo qė gjen njė gjasė (shans) pėr veten nė
Perėndim e kjo ka tė bėjė kryesisht me njerėzit me
kualifikim tė lartė profesional, nxitohet t'a shfrytėzoj ate.
-
- Kjo
pėrbėn njėrin prej aspekteve qė duhen patur parasysh kur
parashtrohen kėrkesa pėr bashkėpunime maksimale dykombėshe
dhe shumėkombėshe nė rajon. Tjetri ka tė bėjė me tė
kaluarėn e drejtpėrdrejtė. Mosbesimi midis fqinjėve ėshtė
shumė mė i madh, nga sa mund tė merret me mend kėtu nė Perėndim.
Ai ėshtė pasojė e "pėrfytyrimit tė armikut" tė pėrcjellė
tradicionalisht dhe e pėrvojės politike. Nė Perėndim armiqėsitė
ndėrmjet popujve dhe shteteve fqinje kapėrcehen atėhere kur nė
kushtet e njė farė qėndrueshmėrie krijohet mundėsia e marrėdhėnieve
tė reja dhe kur marrėveshjet ndėrshtetėrore e garantojnė kėtė
siguri, si edhe kur nuk ka ndryshime rrėnjėsore nė gjendjen
ekonomike tė tė dyja palėve. Mandej, falė njė farė
racionalizmi, krijohet mundėsia e zhvendosjes nė prapaskenė tė
kujtimeve tė luftės, si
edhe tė armiqėsive tė ndėrsjellta e tė shkatėrrimeve.
-
- Nė
Ballkan zhvillime tė tilla nuk pėrbėjnė njė dukuri tė rėndomtė.
Vrasja individuale nė rastin konkret tė njė grindjeje ndodh
ndoshta pak "mė lehtė" - kėtu njerėzit i rrėmbejnė
mė shpejt armėt - se tek ne. Pėr pjesėn mė tė madhe tė
burrave tė Ballkanit mbajtja e njė arme ėshtė po aq e vetėkuptueshme,
sa ėshtė pėr ne larja e dhėmbėve. Kushdo qė mban njė armė
vetėkuptohet se ėshtė menjėherė i gatshėm t'a pėrdorė
ate. Kjo pėrbėn njėrėn anė tė traditės, ndėrsa tjetra ėshtė
mungesa e "kulturės" sė konfliktit. "Tek ne nuk
ka ende diskutime tė tilla si tek ju nė Perėndim", ka thėnė
Ramiz Alia, pasardhėsi i Enver Hoxhės, nė vitin 1990 nė
Tiranė gjatė njė bisede mbi "demokracinė" tė
zhvilluar me njė delegacion tė FNH-sė (Federatės Ndėrkombėtare
tė Helsinkit, nė Vjenė), "kush nuk ka tė njejtin mendim
me mua, ėshtė armik dhe armiku pushkatohet - ju duhet t'a
kuptoni, pėr ne rruga drejt kuptimit tė demokracisė ndodhet
ende tepėr larg
."
-
- Poeti
kroat Miroslav Kėrlezha (Miroslav Krleza) ka thėnė njėherė:
"Kur shuhen dritat nė
njė pijetore tė Ballkanit, atėherė klientėt zgjasin duart
drejt thikave
." - njė vrojtim ky tejet realist. Kjo
tregon se shkaqet e dhunės nuk duhen kėrkuar tek urrejtja dhe
as tek mosmarrėveshjet ndėrfetare e ndėrkulturore, por tek njė
mosbesim i rrėnjosur thellė, i cili mund tė rrėkėllehet dhe
instrumentalizohet lehtėsisht pėr t'u shndėrruar nė
urrejtje. Mosbesimi ėshtė pjesė e atmosferės themelore tė
Ballkanit dhe shqyrtimit e analizimit tė tij i kushtohet shumė
mė pak vėmendje nga sa duhet.
Prapa tij fshihen tabu dhe natyra tė mbyllura, gėnjeshtra
dhe dėshira pėr t'u mburrur, frika dhe mungesa e aftėsisė pėr
tė mėshiruar. Gjendja e pakėnaqshme sociale dhe ekonomike qė
vihet re kudo jep gjithashtu ndihmesėn e saj nė drejtim tė
nxitjes sė mosbesimit dhe smirės.
-
- Sė
fundi duhet theksuar se Bashkimi Evropian dhe nė pėrgjithėsi
Perėndimi gjatė viteve nėntėdhjetė nuk kanė vepruar nė
Evropėn Juglindore nė njė mėnyrė tė atillė qė ndaj tyre
tė mund tė tregohej njė besim i pakushtėzuar. Po ashtu edhe
gjatė dy shekujve tė kaluar Perėndimi nuk e ka dėshmuar
veten si njė "mik" tė besueshėm, por ėshtė
mjaftuar vetėm nė ndjekjen e interesave tė tij tė ngushta
politike pushtetmbajtėse, si edhe atyre ekonomike, nė dėm tė
shteteve tė vogla. Ėshtė e vėrtetė se kohėve tė fundit po
ky Perėndim ėshtė treguar aktiv nė drejtimin paqėsor - dhe
prandaj ndaj tij ėshtė shfaqur edhe mirėnjohje -, por nė tė
njejtėn kohė nuk ka pėrmbushur
shumė prej premtimeve tė dhėna. Deri tashti Perėndimi nuk ka
pėrcaktuar ende njė koncept tė qartė mbi ndihmesėn qė
duhet tė japė pėr perspektivėn e ardhshme tė rajonit.
Prandaj Pakti i Qėndrueshmėrisė (Stabilitetit) do tė
ballafaqohet jo vetėm me probleme konkrete, por edhe me faktorė
tė paparashikueshėm, drejt njohjes sė tė cilėve duhet tė pėrqėndrohen
pėrpjekjet e protagonistėve tė tij. Nė rast se ai do tė
kufizohej vetėm nė pėrkrahjen e zhvillimeve ekonomike, atėhere
ndoshta mund tė krijoheshin mė lehtė mirėbesimi dhe
perspektivat. Mirėpo, duke qenė se Perėndimi parashtron njėkohėsisht
kėrkesa politike dhe moralo-ideologjike, jemi tepėr kurreshtarė
pėr tė parė, nėse do tė mund tė arrijė ndonjėrin prej
synimeve tė tij.
  
|
|