|
16
gusht 2003 / Ali Salaj / Zėri
i Amerikės
Partitė
politike shqiptare nė Mal tė Zi kundėrshtojnė ashpėr
dokumentin e qeverisė serbe, i cili trajton Kosovėn si pjesė tė
Sėrbisė. Ata mbėshtėsin vendimin e Ministrit tė Mbrojtjes,
Pandeli Majko, dhe vlerėsojnė se edhe zyrtarėt tjerė shqiptarė
duhet tė mbajnė njė qendrim tė tillė ndaj problemit tė Kosovės.
Kryetari i
Unionit Demokratik tė Shqiptarėve dhe deputeti nė parlamentin e
Malit tė Zi, Ferhat Dinosha, i tha Zėrit tė Amerikės se
politika e Beogradit ka mbetur e pandryshuar, kur ėshtė nė
diskutim ēėshtja e Kosovės dhe e shqiptarėve, nė pėrgjithėsi.
Kjo ėshtė arsyeja, shtoi ai, qė u tėrhoqa nga Komisioni pėr
hartimin e Kartės Kushtetuese tė Bashkimit shtėtėror
Serbi-Mali i Zi. Zoti Dinosha tha se kjo nuk ėshtė e re
dhe kėtė tėndencė e vėrejta kur isha anėtar i Komisionit pėr
hartimin e Kartės Kushtėtuese tė Unionit.
Zoti Dinosha mbėshteti
qėndrimin e Ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, pėr
ta refuzuar pjesėmarrjen nė tryezėn rajonale dhe vlerėsoi se
edhe zyrtarė tė tjerė shqiptarė duhet tė mbajnė njė qendrim
tė ngjashėm ndaj problemit tė Kosovės. Ai tha se qėndrimi i
zotit Majko ėshtė i pėlqyeshėm dhe se edhe zyrtarė tė
tjerė shqiptarė,qofshin ata tė shtetit amė apo tė mjediseve
tjera mbarėshqiptare duhet tė tregojnė me qėndrime konkrete njė
qasje tė tillė ndaj problemit tė Kosovės.
Zėdhėnėsi i
Partisė sė Prosperitetit Demokratik, Muhamet Nikaj, vlerėson se
njė absurditet i tillė nga ana e Beogradit tregon se politika
serbe ende nuk ėshtė ēliruar nga emocionet e sė kaluarės dhe
tė ėndėrrave tė vjetra. Ai tha se kjo ėshtė njė dėshirė
iracionale e Serbisė, e cila sinjalizon se politika serbe ende
nuk ėshtė ēliruar prej emocioneve tė dikurshme dhe, shikuar nė
kėtė kuadėr, ata vazhdojnė me ėndėrrat e vjetra. Zoti
Nikaj vlerėson se fati i Kosovės do tė vendoset nga populli i
Kosovės dhe sipas parametrave qė i parasheh bashkėsia ndėrkombėtare.
Ndėrkaq,
kryetari i Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, Mehmet Bardhi tha
se pas asaj qė ka ndodhur nė Kosovė, nuk ka ndonjė forcė qė
atė ta mbajė nėn Serbi dhe se, sipas tij, deklarata e
Beogradit pėr ta rimarrė Kosovėn nėn kontrollin e tij ėshtė
njė ėndėrr joreale e Serbisė. Zoti Bardhi tha se pėr statusin
e Kosovės mund tė vendosė populli i saj nė bazė tė parimeve
demokratike.
|