| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune 16 gusht 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Mbrėmė
ka ndodhur edhe njė shpėrthim nė Mitrovicė
-
Pas
katėr vjetėsh ėshtė identifikuar kufoma e veprimtarit tė
LDK-sė nga Klina, Hamit Krasniqit
-
Podujevė:
Mbi 15 milionė euro vlerėsohet dėmi nga breshėri
-
Kombet
e Bashkuara hedhin poshtė kritikat e Beogradit zyrtar se
Misioni i tyre nė Kosovė ka dėshtuar
-
Departamenti
amerikan i Shtetit dėnoi vrasjen e dy tė rinjve serbė nė
Gorazhdec tė Pejės
-
Nė
Gorazhdec tė Pejės dje u bė varrimi i tė dy tė rinjve
serbė
-
Harri
Holkeri ka angazhuar njė prokuror special ndėrkombėtar pėr
zbulimin e vrasėsve tė dy serbėve nė Gorazhdec
-
U
lėshua nė pėrdorim njė vendkalim i ri kufitar midis Kosovės
dhe Maqedonisė
-
Formacioni
ekstrem serb "Rojat e urės" ėshtė duke u
rigrupuar nė veri tė Mitrovicės pėr tė vazhduar dhunėn
ndaj shqiptarėve
-
Nė
Fabrikėn e Vajit nė Ferizaj ka shpėrthyer njė zjarr i madh
-
Gjykata
pėr kundėrvajtje e Kurshumlisė Pajazit Podvoricės i ka
caktuar paraburgimin prej 51 ditėsh
-
Administrata
e Bushit do tė vazhdojė tė mbajė sanksionet kundėr Libisė
-
Libia
pranon fajin pėr Lokerbi
-
Hetime
rreth ndėrprerjes eletrike nė Amerikėn Veriore
-
Vdes
diktatori Idi Amin
-
Aspirina,
rrezik gjatė shtatėzanisė
-
Metroja
e Nju Jorkut ka filluar shėrbimin sot heret pas 36 orė ndėrprerje
-
Vriten
pesė ushtarė rusė nė Ēeēeni
|
|
|
|
|
|
Mbrėmė
ka ndodhur edhe njė shpėrthim nė Mitrovicė
Mitrovicė,
16 gusht 2003 - Mbrėmė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės
pėrsėri ka ndodhur njė shpėrthim. Sipas zėdhėnėsit tė
SHPK-sė nė Mitrovicė Besim Hoti, qė citohet nga radiot
lokale, shpėrthimi ka ndodhur afėr shtėpisė sė njė
shqiptari, por nuk ka tė lėnduar, pėrveē dėmeve materiale.
Kjo
ėshtė nata e tretė me radhė qė ndodhin shpėrthime nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės ku banojnė shqiptarėt.
-
- Pas
katėr vjetėsh ėshtė identifikuar kufoma e veprimtarit tė
LDK-sė nga Klina, Hamit Krasniqit
-
- Klinė,
16 gusht 2003 - Katėr vjet pas zhdukjes, nė morgun e
Rahovecit ėshtė identifikuar kufoma e Hamit Krasniqit,
veprimtar i dalluar i LDK-sė dhe kryetar i Komisionit pėr
informim i kėsaj partie nė degėn e Klinės.
-
- Familjarėt
e tij thanė se kufoma e tij ėshtė gjetur nė shtator tė
vitit tė kaluar nė varrezat e Rahovecit, por meqė nuk ka
mundur tė bėhet identifikimi, ėshtė varrosur nė varrezat
e Therandės (Suharekės).
-
- Mirėpo,
ditė mė parė kufoma e tij ėshtė zhvarrosur pėr t'u bėrė
analizat e ADN-sė dhe pėrfundimisht ėshtė konstatuar se
ajo ėshtė e Hamit Krasniqit tė zhdukur para katėr vjetėve.
Sipas kryetarit tė komunės sė Klinės, Ramė Manajt, Hamit
Krasniqi ėshtė ndaluar nga forcat serbe nė periferi tė
Klinės mė 28 mars 1999 dhe qė nga ajo ditė nuk dihej mė pėr
tė.
Hamit Krasniqi do tė rivarroset javėn e arddhshme.
-
-
- Podujevė:
Mbi 15 milionė euro vlerėsohet dėmi nga breshėri
-
- Podujevė,
15 gusht 2003 - Komisioni qendror i formuar nga Komiteti i
Krizės pėr vlerėsimin e dėmeve nga fatkeqėsia elementare
(stuhia dhe breshėri) e datės 25 korrik, e cila ndodhi nė
rajonin e Llapit, vlerėsoi se dėmi i shkaktuar kalon shumėn
prej 15 milionė eurosh.
Kryetari i komisionit Rasim Fejza tha se nė bazė tė
mbledhjes, grumbullimit dhe analizės sė tė dhėnave e
informacioneve, pas vizitave nė fshatra dhe qytetin e Podujevės,
komisionet konstatuan se vlerėsimi pėrfundimtar pėrfshinė
37 lokalitete tė vizituara, 32 prej tė cilave janė tė
goditura, nga shiu dhe breshėri.
-
- Ai
pohoi se Komisioni Qendror i Komitetit tė Krizės ka
konstatuar se dėmet mė tė mėdha janė shkaktuar nė bujqėsi,
ndėrtimtari, ekonomi dhe biznese, institucione shkollore e shėndetėsore
por edhe nė autovetura tė qytetarėve.
Nė raportin e publikuar tė kėtij komisioni rezulton se nė
bujqėsi dėmet kapin shumėn prej 14.012.301 eurosh, nė ndėrtimtari
887.869 dhe biznese tė ndryshme e institucione shkollore e shėndetėsore
196.900, qė do tė thotė se shuma e pėrgjithėshme e dėmeve
ėshtė 15.097.070 euro.
-
- Mirėpo,
sipas komisionit komunal pėr vlerėsimin e dėmeve nė shumėn
e pėrllogaritur nuk hyn dėmi i shkaktuar nė automjete sepse
pronarėt e tyre ato i kanė lajmėruar nė SHPK, Drejtorinė
pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė (DMCE) dhe Agjensionet e
sigurimeve.
Fejza tha se Komisioni Qendror pėr verifikimin e dėmeve
(KQVD) tė gjitha tė dhėnat pėr dėmet i ka tė evidentuara
dhe tė llogaritura veē e veē pėr secilin fshat dhe vet
qytetin e Podujevės. KQVD njofton se nga 69 familje dhe
qytetarė qė kanė kėrkuar ndihmė emergjente nė folie pėr
mbulimin e pullazeve tė dėmtuara, 54 prej tyre e kanė
realizuar ndihmėn.
Kryetari i Komitetit tė krizės dhe kryetari i komunės sė
Podujevės Agim Veliu ka apeluar institucionet e Kosovės dhe
ato ndėrkombėtare, qė ta ndihmojnė popullatėn e cila ka pėsuar
dėme tė mėdha.
-
-
- Kombet
e Bashkuara hedhin poshtė kritikat e Beogradit zyrtar se
Misioni i tyre nė Kosovė ka dėshtuar
-
- Nju-Jork,
16 gusht 2003 - "Kombet e Bashkuara hedhin poshtė
akuzat e Beogradit zyrtar se Misioni i tyre nė Kosovė ka dėshtuar,
proces tė cilin ne edhe mė tutje e inkurajojmė, e ai ėshtė
standardet para statusit pėrfundimtar tė Kosovės", tha
pėr radion "Evropa e lirė", Faran Hak zėdhėnės
i OKB-sė.
-
- Ai
ka shtuar se "ky ėshtė dėshtim i palėve nė terren qė
tė jetojnė sė bashku dhe ne po pėrpiqemi qė t'i ofrojmė
bashkėsitė nė mėnyrė qė tė kemi njė Kosovė tė
bashkuar". "Padyshim se kjo lloj dhune dėshmon se
ne nuk e kemi arritur ende kėtė synim dhe se kemi shumė pėr
tė bėrė", tha zėdhėnėsi i OKB-sė Hak.
-
- Ai
shtoi se anėtarėt e KS tė OKB-sė kėrkojnė qė tė bėhen
tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arrestuar autorėt e vrasjes sė
dy serbėve nė Gorazhdec dhe ata tė dalin pėrpara drejtėsisė.
Hak theksoi se institucionet vetėqeverisėse tė Kosovės janė
tė angazhuara pėr pajtimin ndėretnik.
Nė vazhdim ai ka veēuar edhe arritjet qė Misioni i OKB-sė
ka bėrė nė Kosovė. "Ne kemi kuvendin, kryeministrin,
kemi mė shumė pėrparime nė pėrmirėsimin e punės sė
policisė sė Kosovės si dhe nė jetėn e pėrditshme nga
administratat e komunave deri tek shkollat.
-
- Kjo
tregon se ka njė numėr gjėrash qė e bėjnė popullin e
Kosovės ta ndjejė se ka kontrollė nė njė shkallė tė
caktuar mbi jetėn e vetė", tha zėdhėnėsi i OKB-sė.
-
-
- Departamenti
amerikan i Shtetit dėnoi vrasjen e dy tė rinjve serbė nė
Gorazhdec tė Pejės
-
- Uashington,
16 gusht 2003 - Departamenti amerikan i Shtetit dėnoi
vrasjen para dy ditėsh tė dy tė rinjve serbė dhe plagosjen
e katėr tė tjerėve nė Gorazhdec tė Pejės. Nė njė
deklaratė zėdhėnėsi thotė se ata qė kanė kryer kėtė
krim kundėr tė rinjve tė pafajshėm janė armiq tė paqes nė
Kosovė dhe kėrcėnim ndaj asaj qė Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės dhe komuniteti ndėrkombėtar po pėrpiqen tė
arrijnė nė Kosovė.
-
- Duke
vėnė nė shėnjestėr tė rinjtė dhe aftėsitė e tyre pėr
tė ndėrtuar njė Kosovė mė tė mirė pa dhunėn e sė
kaluarės, ata sulmuan vetė tė ardhmen e Kosovės, thuhet nė
deklaratė.
Qeveria e SHBA-ve, thotė zėdhėnėsi i Departamentit tė
Shtetit, u shpreh simpati mė tė thellė familjeve tė
viktimave dhe komuniteteve tė tyre, ku mbajnė zi pėr
humbjen e tyre.
-
-
- Nė
Gorazhdec tė Pejės dje u bė varrimi i tė dy tė rinjve
serbė
-
- Pejė,
16 gusht 2003 - Dje pasdite nė fshatin Gorazhdec tė
komunės sė Pejės u bė ceremonia e varrimit tė dy tė
rinjve serbė tė vrarė dy ditė mė parė. Nė kėtė
ceremoni varrimi morėn pjesė edhe kryeministri i Serbisė
Zoran Zhivkoviq dhe zėvendėsi i tij Nebojsha Ēoviq.
-
- Policia
ndėrkombėtare nė Kosovė nuk ka lejuar gazetarėt e pėrkatėsive
joserbe tė pėrcjellin ceremoninė e varrimit dhe kjo ėshtė
bėrė, siē thonė zyrtarėt e policisė, pėr shkaqe
sigurie.
Zhivkoviq ka thėnė nė kėtė varrim se kėrkesat pėr
kthimin e ushtraisė dhe policisė serbe nė Kosovė do tė
paraqesin vetėm njė krekosje tė panevojshme meqė po tė
ktheheshin ato do tė pėrballeshin, siē ėshtė shprehur ai,
me "terroristėt e armatosur shqiptarė".
-
-
- Harri
Holkeri ka angazhuar njė prokuror special ndėrkombėtar pėr
zbulimin e vrasėsve tė dy serbėve nė Gorazhdec
-
- Prishtinė,
16 gusht 2003 - Kryeadministratori ndėrkombėtar pėr
Kosovėn Harri Holkeri ka angazhuar njė prokuror special ndėrkombėtar
pėr tė udhėhequr ekipin hetues pėr zbulimin e autorėve tė
sulmit ndaj dy serbėve tė vrarė nė Gorazhdec tė Pejės,
njoftuan burimet e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
-
- U
lėshua nė pėrdorim njė vendkalim i ri kufitar midis Kosovės
dhe Maqedonisė
-
- Shkup,
16 gusht 2003 - Nga dy vendkalimet kufitare qė do tė
hapen midis Maqedonisė dhe Kosovės, dje u lėshua nė pėrdorim
vendkalimi kuifitar i pėrkohshėm Trezimir - Restelicė.
Autoritetet maqedonase dhe tė UNMIK-t nė Kosovė vlerėsuan
se ky vendkalim para se gjithash do t'u shėrbejė fshatrave
pranė kėtij vendkalimi pėr tė kryer pa probleme punėt
bujqėsore.
Ministria e Brendshme e Maqedonisė thotė se ky vendkalim
kufitar do tė funksionojė nė periudhėn prej 1 prillit deri
mė 1 nėntor nė orar pune prej 7:00 tė mėngjesit deri nė
19:00 nė mbrėmje.
-
-
- Formacioni
ekstrem serb "Rojat e urės" ėshtė duke u
rigrupuar nė veri tė Mitrovicės pėr tė vazhduar dhunėn
ndaj shqiptarėve
-
- Mitrovicė,
16 gusht 2003 - Njė burim ndėrkombėtar nė Mitrovicė
ka deklaruar se formacioni ekstrem serb "Rojat e urės"
ėshtė duke u rigrupuar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės,
pėr tė vazhduar, siē thuhet, dhunėn ndaj shqiptarėve qė
jetojnė nė atė pjesė tė qytetit, njoftojnė mediat
lokale.
-
- Ky
burim ndėrkombėtar nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė njė
valė e re e dhunės ta pėrfshijė pjesėn veriore tė
Mitrovicės, ngase siē thuhet, serbėt nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės janė shumė tė zemėruar pėr atė qė ka ndodhė
dy ditė mė parė nė fshatin Gorazhdec tė Pejės.
-
-
- Nė
Fabrikėn e Vajit nė Ferizaj ka shpėrthyer njė zjarr i madh
-
- Ferizaj,
16 gusht 2003 - Nė orėt e vona tė pasditės sė djeshme
nė oborrin e Fabrikės sė Vajit nė Ferizaj ka shpėrthyer
njė zjarr i madh. Mirėpo, falė intervenimit tė shėrbimit
tė zjarrfikėsve dhe pjesėtarėve tė TMK-sė ėshtė
evituar mė e keqja, sepse zjarri ka mundur tė pėrhapej edhe
nė objektet pėrcjellėse tė fabrikės.
-
- Komandanti
i Shėrbimit tė Zjarrfikėsve nė Ferizaj Adil Osmani
deklaroi se zjarri ėshtė vėnė nėn kontroll dhe se njėsitet
e zjarrfikėsve janė nė gjendje gadishmėrie.
-
-
- Gjykata
pėr kundėrvajtje e Kurshumlisė Pajazit Podvoricės i ka
caktuar paraburgimin prej 51 ditėsh
-
- Prokuple,
16 gusht 2003 - Patrulla e ushtrisė serbe ka arrestuar mė
12 gusht Pajazit Podvoricėn nga Podujeva dhe ia ka dorėzuar
policisė nė rajonin e Merdarit, pasi siē thuhet, kishte hyrė
nė zonėn tokėsore tė sigurisė nė vendkalim tė palejueshėm,
ka thėnė gjykatėsi pėr kundėrvajtje i Kurshumlisė.
-
- Gjykatėsi
i ka caktuar Pajazit Podvoricės paraburgimin prej 51 ditėsh.
Gjatė arrestimit tek ai nuk janė gjetur kurrfarė armėsh,
kurse organet e hetuesisė do tė pėrcaktojnė qėllimin e
kalimit tė tij nė territorin e Serbisė tek komuna e
Korshumlisė, thuhet nė njė njoftim.
-
-
- Administrata
e Bushit do tė vazhdojė tė mbajė sanksionet kundėr Libisė
-
- Uashington,
16 gusht 2003 Administrata e Bushit do tė mbajė
sanksionet kundėr Libisė pėrkundėr pranimit tė saj tė pėrgjegjėsisė
pėr bombardimin e aeroplanit panamerikan mė 1988, njofton
AP.
-
- Sekretari
amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka thėnė gjithashtu se
Libia do tė mbetet nė listėn amerikane tė shteteve
sponsore tė terrorizmit, qė bart mbi vete ndėshkime
ekonomike shtesė.
-
- Por,
duke njohur meritėn e Libisė pėr pranimin e pėrgjegjėsisė
dhe kompesimin e familjeve tė 270 viktimave tė bombardimit tė
aeroplanit nė fjalė mbi Skotlandė dhe dorėzimin e dy
libianėve tė dyshimtė, Shtetet e Bashkuara nuk do tė kundėrshtojnė
heqjen formale tė sanksioneve kundėr Libisė nga ana e
Kombeve tė Bashkuara, ka thėnė Pauell.
-
-
- Libia
pranon fajin pėr Lokerbi
-
- Tripoli,
16 gusht 2003 - Libia ka pranuar edhe zyrtarisht pėrgjegjėsinė
pėr vendosjen e bombės qė shpėrtheu mbi qytetin skocez,
Lokerbi, nė vitin 1988 nė tė cilin humbėn jetėn 270 vetė.
Ky hap mund tė mundėsojė heqjen e sanksioneve tė Kombeve tė
Bashkuara si dhe mund tė hapė rrugė pėr kompensimin prej
2.7 milirada dollarė pėr familjet e viktimave.
Por Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė mbajnė
sanksione bilaterale mbi Libinė.
Deklarata e Shtėpisė sė Bardhė nė vazhdim thotė se
Uashingtoni ende ėshtė i shqetėsuar sa i pėrket synimit
nga Libia tė armėve tė shkatėrrimit masiv, shkeljen e tė
drejtave tė njeriut dhe mungesės sė institucioneve
demokratike.
-
-
- Hetime
rreth ndėrprerjes eletrike nė Amerikėn Veriore
-
- Uashington,
16 gusht 2003 - Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do tė
vendosin njė komision i cili do tė pėrpiqet tė gjejė se
ēfarė e shkaktoi ndėrprerjen mė tė madhe nė historinė e
Amerikės Veriore duke i sjellur disa nga qytetet mė tė mėdha
te kėtij rajoni nė gjendje tė palėvishme.
Rrjetet e energjisė elektrike pėr prodhimin e rrymės tė dy
vendeve janė tė ndėrlidhura dhe secila palė ka fajėsuar
njėra tjetrėn pėr kėtė krizė.
Rryma elektrike nė shumė pjesė ėshtė rivendosur
gradualisht, por ende ka shumė probleme. Nė Nju Jork ka shumė
vetė tė bllokuar pėr shkak tė mosfunksionimit tė rrjetit
nėntokėsor tė trenave.
Shumė vetė kanė filluar tė humbin durimin duke pyetur se
si ėshtė e mundur qė tė ndodhė njė ndėrprerje nė kėtė
nivel i rrymės elektrike si dhe ēfarė do tė bėhet pėr tė
mos ndodhur kjo pėrsėri.
Kjo do tė hetohet nga kompanitė energjetike, nga qeveria
rajonale dhe vetė Kongresi.
Shpenzimet e mėdha qė kanė kushtuar pėr shkak tė kėsaj
ndėrprerjeje ende s'kanė filluar tė llogariten, por qė
tani shumė artikuj ushqimorė janė duke u hedhur nga
supermarkatet e Njujorkut, tė gjitha pėr shkak tė prishjes
sė shkaktuar nga mungesa e rrymės.
-
-
- Vdes
diktatori Idi Amin
-
- Riad,
16 gusht 2003 - Ish diktatori i Ugandės Idi Amin ka
vdekur sipas njoftimeve tė njė spitali nė Arabinė Saudite.
Amin ka qenė nė koma nė spitalin e specializuar tė Mbretit
Faisal nė portin e detit tė kuq , Jeddah qė nga 18 korriku.
Autoritetet e spitalit thanė se ai vuante nga mosfunksionimi
i veshkėve.
Amin ka jetuar nė Arabinė Saudite pėr mė shumė se dhjetė
vjet , pasi u detyrua nga forcat e Tanzanisė dhe mėrgimtarėt
ugandian qė tė lė Ugandėn nė vitin 1979.
Ai fillimisht u vendos nė Libi, pastaj Irak dhe mė nė fund
u vendos nė Arabinė Saudite, ku ai u lejua qė tė qėndrojė
me kusht qė tė mos pėrzihet nė politikė.
Regjimi i Aminit nė Ugandė, nga 1971 deri 1979 ka njė ndėr
mė tė pėrgjakshmit nė historinė e Afrikės.
Grupe ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė
njeriut thonė gjatė kėsaj periudhe janė vrarė rreth 400
mijė vetė.
-
-
- Aspirina,
rrezik gjatė shtatėzanisė
-
- Londėr,
16 gusht 2003 - Studiuesit kanė paralajmėruar se gratė
qė pėrdorin aspirinė apo qetėsues tė tjerė dhimbjesh kur
janė me barrė kanė mė shumė mundėsi pėr abort.
Njė anketė me rreth njė mijė gra nė Kaliforni arriti nė
pėrfundimin se ato gra qė pėrdornin aspirinė, ibuprofen
dhe medikamente tė tjera anti-inflamatore jo-stereoide kishin
njė rrezik prej 80 pėrqind mė tė lartė.
Rreziku ishte mė i madh nė gratė qė i merrnin kėto
medikamente gjatė kohės qė ngelen shtatzėnė.
Studiuesit thanė se njė tjetėr medikament kundėr
dhimbjeve, paracetamoli, nuk e rriste rrezikun e shtatėzanisė.
-
-
- Metroja
e Nju Jorkut ka filluar shėrbimin sot heret pas 36 orė ndėrprerje
-
- Nju
Jork, 16 gusht 2003 Metroja e Nju Jorkut ka filluar shėrbimin
sot heret (e shtunė), po thuaj 36 orė pasi ndėrprerja mė e
madhe e energjisė elektrike nė historinė e Amerikės
Veriore shkaktoi edhe ndaljen e qarkullimit tė trenave,
njofton Rojter. Energjia elektrike mbrėmė ėshtė kthyer
plotėsisht.
-
- Por,
pėr fillimin e qarkullimit tė trenave nevojiten disa orė pėr
tė kryer edhe testimin e nevojshėm pas ndaljes sė trafikut
hekurudhor.
-
- Metroja
dhe sistemi i autobusėve transportojnė rreth 7 milionė udhėtarė
nė njė ditė jave normale, qė ėshtė rekord nė vend dhe zė
vendin e pestė nė botė.
-
-
- Vriten
pesė ushtarė rusė nė Ēeēeni
-
- Rostov
mbi Don, 16 gusht 2003 - Sot nė mėngjes nė Ēeēeni janė
vrarė pesė ushtarė rusė e pesė tė tjerė janė plagosur
pas aktivizimit tė njė mekanizmi shpėrthyes me
teledirigjim, ka bėrė tė ditur Ministria ruse e Punėve tė
Brendshme.
-
- Mjeti
shpėrthyes ėshtė aktivizuar nė njė rajon nė jug tė Ēeēenisė,
nė momentin kur njė autoblindė ushtarake nė tė cilėn
ndodheshin ushtarėt ndeshi nė mekanizmin shpėrthyes. Ushtarėt
janė vrarė aty pėr aty, thuhet nė njė komunikatė.
-
- Poashtu
bėhet e ditur se nė kryeqytetin ēeēen Grozni ėshtė
hedhur nė ajėr njė automobil dhe me atė rast janė
plagosur katėr vetė.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|