| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Pėr
ironi tė fatit dhe me vullnet tė Zotit ky njeri pėrfundoi nė
burg vetė mbas tre vjetėsh tė kėsaj bisede. Atje ai njohu
nė kurrizin e tij se ē'ishte dhuna dhe provoi dajakun e tė
burgosurve mbi tė cilėt kishte ushtruar dhunė.
-
- Pėrse
u dėnova unė? Disa nga akuzat ishin kėto:
-
- 1.
Kisha thėnė se gjyshi im kishte patur aktivitet patriotik
deri nė kohėn e pushtimit.
- 2.
Kisha thėnė se ne nuk i rezistojmė dot njė sulmi ushtarak
tė superfuqive.
- 3.
Kisha thėnė se femra shqiptare nuk e ka emancipimin e femrės
evropiane.
- 4.
Kisha shprehur mendimin se nga gjithė profesionistėt, mėsuesit
mė dukeshin mė tė paaftėt nė punėn e tyre.
- 5.
Kisha dėgjuar mesazhin e Papės me rastin e Krishtlindjeve.
- 6.
Kisha lexuar Dostojevskin.
- 7.
Kisha thėnė se njė personi qė bėn tetė fėmijė nuk i ka
faj Shteti pėr varfėrinė e tij.
- 8.
Kisha ngushėlluar paditėsin tim me rastin e pushkatimit tė
kunatit tė tij me shprehjen "Ky paska qenė fati i
tij". Ai e interpretoi sikur kisha akuzuar organet e
Drejtėsisė se e dėnuan kot. Pėr ēudi mua mė kishte
ardhur mė shumė keq se sa paditėsit, megjithėse nuk e
njihja fare kunatin e tij.
- 9.
Isha fatalist dhe besoja nė ekzistencėn e Zotit.
- 10.
Kisha thėnė qė lufta e klasave zhvillohet e ashpėr karshi
nesh mbasi nuk na lėnė tė punojmė as nė zanatin e
muratorit.
- 11.
Kisha thėnė se nė Itali jetohet mė mirė se nė Shqipėri.
-
- Kėto
e tė tjera biseda qė s'i mbaj mend pėrbėnin
"krimin" tim kundėr Shtetit, pėr tė cilin trupi
gjykues vendosi tė mė dėnojė me tetė vjet heqje lirie. Mė
kujtohet njė shprehje e bukur e Kryetarit tė gjyqit qė mė
tha ndėrmjet tė tjerash pėr Dostojevskin: "Edhe unė e
kam lexuar atė, por ē'pate qė ia the kėtij!" duke
treguar me dorė dėshmitarin tim.
-
- Mbas
dėnimit tim Kapllan Shehu dhe Kosta Ndini vazhduan proēesin
kriminal ndaj familjes sime. Internuan nėnėn dhe gruan
(babai ishte me kohė i internuar) dhe njė ditė makina shkoi
te dera dhe ngarkoi plaēkat. Familja ime pėrfundoi nė
Grabjan, njė vėnd internimi rrėzė kodrave, tetėmbėdhjetė
kilometra larg qytetit tė Lushnjės.
-
- Unė
pėrfundova nė Spaē tė Mirditės. Spaēi, tashmė me famė
botėrore, ishte njė burg natyror. Njė gropė mes maleve tė
Mirditės, ishte zgjedhur si vėnd dėnimi nga ish ministri Koēo
Theodhosi dhe, pėr ironi tė fatit, aty ndodhej vėllai i tij
i burgosur.Atje takova shokėt e mi qė ishin arrestuar para
meje dhe u njoha me tė tjerė. Ishte njė kamp i tejmbushur nė
atė fund viti tė 1980, njė vend terrori ku ishin nė fuqi dėnimet
dhe ridėnimet, ku mbahej nė fuqi regjimi special i vendosur
mbas revoltės qė kishte shpėrthyer aty nė majin 1973.
Kishte njerėz nga tė gjitha karakteret. Kishte tė tillė qė
prej mė shumė se dhjetė vjetėsh nė atė ferr pėrballonin
me dinjitet tė admirueshėm vuajtjen dhe tė impononin
respekt.
-
- Kishte
nga ata qė paguanin ēmimin e ndershmėrisė sė tyre, sepse
s'kishin pranuar diktatin e sė keqes nė karakterin e tyre
por kishte dhe nga ata qė ishin mishėrim i sė keqes; njė i
burgosur qė merrej me leximin e shtypit kishte vrojtuar njė
bari nė njė stan pėrballė kampit qė nuk respektonte
orarin e nxjerrjes sė dhive dhe kishte sinjalizuar, me njė
letėr pėr kėtė dukuri Komitetin e Partisė nė Rrėshen;
njė brigadier i dėnuar me njėzet vjet padiste policin nė
komandė se nuk vjen tė detyrojė tė burgosurit tė punojnė;
tė tjerė, tė burgosur nė Zejmen, i shkruanin Ministrisė
se komisari sillej mirė me tė burgosurit nė njė kohė qė
ai bėnte detyrėn e tij, por me njerėzi e pa harbutllėk. Kėta
tipa ta vėshtirėsonin jetėn atje, t'i shtonin vuajtjet.
-
- Puna
nė minierė kishte vėshtirėsitė e saj. Pesė muaj nė
galeri padrejtėsisht (isha i sėmurė me ulēera nė duoden e
nuk duhej tė mė futnin nė galeri) nė frontet mė tė vėshtira
mė provokuan njė krizė tė rėndė nė stomak, tė cilėn
mezi e pėrballova me ilaēet qė mė dėrgonte daja nga
Italia. Nė ēdo fillim pune lusja Zotin tė mė shpėtonte,
dhe e falenderoja kur dilja. Rrezikut i kam shpėtuar disa herė.
Nė njė galeri isha duke shkarkuar vagonin kur ndodhi shembja
pikėrisht aty ku ngarkoja unė. Muajin tjetėr nė atė front
u vra njė djalė nga Shkodra. Tragjedia ishte pranė nė ēdo
moment, por njeriu mėsohet me tė keqen dhe nuk i bėn mė pėrshtypje.
Aty qėndrova njė vit e gjysėm, e njė ditė maji, 1982, u
transferova nė Zejmen ku ngrihej njė kamp i ri. Aty kushtet
ndryshonin shumė nga ata tė Spaēit e ne na u duk gjysmė
lirimi.
-
- Jeta
nė burg ėshtė njė gjymtim pėr njeriun. Privacionet e tė
gjitha formave, largėsia nga familja, preokupimi pėr tė,
rreshti disa herė nė ditė, mendimi i tė qenit pa faj aty
brenda, tė gjitha kėto krijojnė njė kompleks shpirtėror qė
e ngrys njeriun, e thinj para kohe, i errėson mendimin. Jo mė
kot Dostojevski e quante "shtėpi e tė vdekurve".
Po ē'forcė e mban gjallė atė, qė kur dėnohet me njėzet
vjet burg, po ta dijė se do t'i bėjė tė gjitha ēmendet
ose vret veten? Ka vetėm njė ilaē: shpresa, ajo i mban njerėzit
tė fortė, i bėn t'i bėjnė ballė sė keqes me gaz.
Shpresa fillon tek njeriu qė kur hyn nė atė derė dhe e
shoqėron gjatė gjithė kohės.
-
- Kėshtu
dhe ne nė ēdo festė prisnim lirimin, dhe momentit tė parė
tė dėshpėrimit pėr mungesėn e tij ia zinte vėndin pritja
me shpresė pėr festėn tjetėr. Kėshtu nė nėntor 1982,
Zoti i dha vullnetin e mirė Enver Hoxhės tė dekretonte
faljen e parė pas njėzetė vjetėsh. Ajo falje mė pėrfshinte
dhe mua.
-
- Jeta
ėshtė njė bashkėsi e sė mirės me tė keqen. Gėzimin pėr
lirimin nuk e ndjemė shumė ne qė dolėm, sepse lamė nė
burg shokėt tanė, me tė cilėt kishim kaluar ēastet e dėshpėrimit,
dhimbjen pėr tė afėrmit e vdekur, kishim gjetur ngushėllim
nė fjalėn e njėri-tjetrit e tani na dukej se po i
tradhtonim duke i lėnė aty, brenda telave.
-
- U
ktheva nė shtėpi atė ditė nėntori tė 1982-shit me kokėn
e qethur (zv.komandanti i kampit kish dhėnė urdhėr tė prerė
tė qetheshim njė javė para lirimit, megjithėse dihej ai
vendim i marrė nga udhėheqja) me njė trastė nė dorė, me
shikim tė humbur nė ato fusha, tė cilat mė kujtonin ēaste
pune tė lodhshme e nėn sytė kuriozė e me shprehje tė
ndryshme tė njerėzve nė autobuzė e nė rrugė. Mė dolėn
pėrpara njerėzit e shtėpisė, nėna u ul dhe puthi tokėn,
fėmijėt m'u hodhėn nė qafė, babai mė pėrqafoi, gruaja,
kunati.Lotė, urime e pak gaz.
-
- Dy
vjet e gjysėm larg familjes, sa fatkeqėsi e dhimbje kishin rėnė
mbi tė, njė periudhė tej sė zakonshmes mbi shpatullat e
atyre fėmijėve e pleqve. Vite tė ngarkuara me sėmundje,
vdekje, represion policor, urrejtje klasore, vėshtirėsish tė
jashtėzakonshme jetese, mungese pėrkrahjeje. Mė duhej tani
tė mbyllja shumė plagė, por a kisha fuqi? Veprimi i parė qė
kreva sapo zbrita nga autobuzi nė Lushnjė ishte vizita te
varri i freskėt i gjyshes sime tė mirė. Zoti nuk desh qė
t'i japė njė gėzim nė fund, lirimin tim. Para syve tė
mendjes ajo ėshtė e gjallė ēdo ditė pėr mua, e kam
dashur shumė, mė shumė se prindėrit, dhe pamja e fundit e
takimit tonė mė ėshtė ngulitur nė tru. Erdhi e mė takoi
nė hetuesi mbas dėnimit tim, sė bashku me fėmijėt e vegjėl,
babanė e gruan. Mė dha kurajo e mė pėrsėriti pak a shumė
ato fjalė qė mė thoshte dikur, kur unė i vogėl qaja
brenda nė qeli, e ajo luftonte me policin jashtė.
-
- Gjyshet
e mia tė nderuara, objektet e dashurisė, dhėmbshurisė sė
pafund, sa shumė u kujdesėt pėr mua, sa shumė ndjenjė
derdhėt mbi mua, sikur deshėt tė kompensonit, ju, tė
vetmet, atė qė bota dhe fati e jepnin me pikatore. Njėra mė
rriti me duart e saj, hoqi kafshatėn nga goja e s'la tė mė
dhimbte stomaku nga uria, mė njohu ajo e para me historinė e
tridhjetė vjetėve tė paraluftės, me historinė e vėrtetė
tė vendit tim. Ajo ishte enciklopedi e gjallė, tė fliste me
detaje pėr figura tė shquara historike, pėr burra tė menēur,
trima e fisnikė, tė cilėve iu kishte nxjerrė aq shpesh
kafe e u kishte shtruar tavolinėn. Tregonte ndodhi e biseda
nga mė tė ndryshmet, pėr Nolin e Ahmet Zogun, Avni Rystemin
(kėshtu i thoshte ajo) e Abdi Toptanin, pėr Bajram Begun e
Hasan Prishtinėn, pėr Ndre Mjedėn e Patėr Gjergj Fishtėn,
pėr Zija Dibrėn e Elez Isufm, pėr Stavro Vinjaun e Qazim
Koculin, pėr Bazin e Canės e sa e sa burra tė tjerė qė
ishin pėrpjekur t'i vinin themelet kėtij kombi nė vite tė
vėshtira.
-
- Por
mbi tė gjitha nė kujtesėn e saj spikaste figura e
Gurakuqit, njė burri qė pėr nga fisnikėria e menēuria i
kishte shokėt e rrallė. Mua mė kanė mbetur nė mendje shumė
episode e shije tė tij qė ajo i pėrmendte shpesh: "Eh
moj Caje, ta ka fajin ky, duke treguar gjyshin tim, i kam thanė
me kohė mos u marto, nė Shqipni nuk bahet politika tue pasė
familje". Sa profetike, sa e menēur, sa e thellė kjo
shprehje e atij burri qė s'u martua kurrė e qė pyetjes nė
lidhje me kėtė gjė i pėrgjigjej: "Jam martue me
Shqipninė". Sa shumė i vėrtetoi ky shekull kėto fjalė,
sa shtrenjtė i paguam, deri dhe unė pasojat e asaj jete
politike tė burrit tė saj. Sa mbrapa qytetėrimit mbeti shoqėria
jonė, qė shkarkoi tmerrėsisht mbi gra e fėmijė tė
pafajshėm pasojat e pasioneve, ideve e tė jetės politike tė
protagonistėve...
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|