| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Nė
mars 1975 u arrestua shoku im Kurt Kola, njė njeri shumė
shpirtmadh e kurajoz. Filloi ajo periudhė ankthi qė zgjati
plot gjashtė vjet. "Mė mirė njė fund i ankthshėm se
sa njė ankth pa fund". Nuk mė kujtohet tani se kujt i pėrkasin
kėto fjalė; por gjatė kėtyre viteve unė dhe shokėt e mi
tė kampeve, e sigurisht familjet e tyre, e kemi vėrtetuar
plotėsisht saktėsinė e shprehjes. Ēdo tre muaj arrestohej
njėri prej nesh, nė sektorė tė ndryshėm tė fermės sė
Lushnjės ku ishim shpėrndarė.
-
- Mė
duket se diēka mė shtrėngon fytin e s'mė lė tė mbushem
me frymė dhe tani qė i kujtoj ato vite tė llahtarshme. Ēdo
ditė kur niseshim pėr nė punė pėrshėndeteshim nė
heshtje me njerėzit e shtėpisė se ndoshta nuk ktheheshim nė
darkė. Ishte njė torturė cfilitėse mendimi se nga njė
moment nė tjetrin do mund tė tė viheshin hekurat nė duar,
pėr tė tė shkėputur nga gjiri i familjes. Mė e tmerrshmja
ishte se nuk dije si ti ruheshe sė keqes. Proēeset bėheshin
pėr agjitacion e propagandė, dhe ky pėrcaktim ishte kaq i
gjėrė, sa qė mund tė tė fajėsonin edhe pa hapur gojėn
fare, mjafton tė shikoje me bisht tė syrit njė bukė tė
djegur apo njė domate tė kalbur nė banakun e shitėsit.
-
- Kėtu
gjenin terren tė aktivizoheshin dhe fundėrrinat e shoqėrisė,njerėzit
pa kurrfarė vlere veē poshtėrsisė qė vullnetarisht e
vinin nė shėrbim tė sė keqes, pėr tė mbjellė dėshpėrimin
e personave, tė familjeve, tė fėmijėve, tė mbarė shoqėrisė.
Kishte mes tyre dhe shokė nga tanėt, qė i quanim njerėz tė
mirė, shokė tė vuajtjeve qė nga fėmijėria, njerėz qė i
respektonim, i prisnim e i shkonim nė shtėpi, por qė,
fatkeqėsisht, ishin kthyer nė varrmihėsit tanė. Provokatorėt
gjenin mėnyrat mė tė ndryshme pėr tė zbatuar detyrat e
tyre, e ne u kthyem nė memecė. Ēdo gjė pėr tė cilėn
bisedohej, nga punimi i tokės, tek vegla e punės, tek
brigadieri, tek muzika, tek filmi, tek mallrat e dyqaneve, shėrbimet
e ndryshme, gjithēka qė thuhej futej nė veprimtari armiqėsore.
Prandaj e vetmja bisedė pa zarar ishte sporti e veēanėrisht
futbolli, pėr tė cilin diskutonim me orė tė tėra, pa
kaluar nė tema tė tjera qė ishin bėrė tabu tė
paprekshme. Nuk guxonim tė dilnim nė qytet se mos
"binim nė sy". Ishte problem rasti i vdekjeve ose i
dasmave nė shoqėri, ku grumbulloheshin shumė njerėz, sepse
njė fjalė e thėnė pa qėllim mund tė raportohej brenda
pak orėve e stėrholluar nga disa persona.
-
- Pėr
vite tė tėra nuk shkova njėherė me gruan nė kinema. I
shmangeshim takimit me shokėt, vetmia e trishtuar ishte e
vetmja gjėndje normale e jona. Ndiqnim me sy tė zgurdulluar
ēdo gaz qė kalonte rrugės e sidomos targat 6701 e 6702 tė
cilat ishin bėrė pėr ne si kuēedra qė pėrpinin njerėz.
Ankthi pėrpinte gjithė sektorin kur vinin ata me oficerėt e
Sigurimit brenda. Kush e kish rradhėn sot? Kjo pyetje si njė
varré binte mbi trurin e secilit dhe vetėm kur largohej
makina, lirohej frymėmarrja. Gjėndja bėhej tragjikomike po
tė merrej parasysh se secili e kishte atė ankth nė shpirt e
nuk guxonte t'ia shprehte askujt, as shokut pėrbri, as
familjarėve vetė... Ndėrkaq muajt e vitet kalonin duke
gllabėruar nė burgun e zi shokėt tanė me radhė. Mbas
Kurtit, Ahmeti, Eqeremi, Qemali, Fatmiri, Naimi, Mojsi, Deda,
Leka...
-
- Tashmė
ankthi kishte marrė njė tjetėr formė torture. Frikės sė
arrestimit i shtohej presioni shkatėrrues nė tė gjitha
format, pėr t'u degjeneruar e pėr t'u bėrė bashkėpunėtorė
nė krim, pėr tė spiunuar dhe akuzuar shokun, mikun, deri
dhe njeriun e afėrm tė gjakut. Ishte veprimtaria e Sigurimit
tė Shtetit, e njerėzve zotėr tė kėtij vendi, qė gėzonin
tė gjitha privilegjet, i shėrbenin me zell kėtyre
privilegjeve dhe atyre qė ua kishin dhėnė. Pėrballimi i
luftės me ta kėrkonte gjakftohtėsi, pėrvojė, vendosmėri,
e mbi tė gjitha karakter tė fortė. Njerėzit me karakter tė
dobėt u dorėzuan nė kėtė luftė, pėr t'i shpėtuar sė
keqes sė tyre projektuan shkatėrrimin e shokut, burgosjen e
tij. Ishte njė luftė e ashpėr qė i bėhej ndėrgjegjes sė
njerėzve, ishte pėrpjekja pėr tė shkatėrruar nė themel
gjithēka pozitive kishte shpirti i shqiptarit, e nė rradhė
tė parė besėn e mikpritjen. Ishte njė tėrmet qė lėkundte
themelet e kombit e krijonte njė ēarje vertikale qė shkonte
deri nė thellėsi tė ndėrgjegjes. I hiqej karakterit kombėtar
ajo forcė qė e kishte bėrė tė pėrballonte furtunat e
historisė sė bashku, mbillej pėrēarja, urrejtja, lufta mes
njėri-tjetrit.
-
- Kėtė
trysni, qė pėr vite me rradhė kushtėzoi qėnien time,
vendosa ta shmang me njė vendim skajor: tė pranoj arrestimin
dhe pasojat e tij pėr veten dhe familjen. Lija nė shtėpi
tre pleq, gruan dhe dy vajza tė vogla. Nė dorėn e Zotit!
-
- Arrestimi
u krye mė 25 Prill 1980, nė punė. Erdhi Gazi i Degės me
gjashtė veta, oficerė dhe policė. Ende sot ato gra
lushnjare qė punonin aty nė stallat e Institutit e kujtojnė
atė skenė. Shefi i sigurimit Kosta Ndini mė pyeti: "Ti
je nipi i Mustafa Krujės?". Pėrgjigjes time pohuese ia
ktheu me formulėn e zakonshme: "Nė emėr tė popullit
je i arrestuar". Tani qė sjell para syve tė mendjes atė
ēast fatkeq, mė kujtohet shprehja e famshme e zonjės Roland
para gijotinės: "Popull! Sa krime bėhen nė emrin tėnd!.."
-
- Mbas
arrestimit u paraqita te hetuesi. Ky ishte njė djalė i ri
nga Skrapari. Hetuesinė me tė e kalova mirė. Ndryshe nga
shumė shokė tė mij qė i urrenin hetuesit e tyre, unė pėr
Bashkimin nuk kam as zemėrimin mė tė vogėl; nesėr po ta
takoj mund tė rri me tė e tė pi ndonjė gotė birrė.
-
- Tensionit
tė ditėve tė para pėr akuzėn, i zuri vendin zhgėnjimi i
plotė kur mora vesh se shoku im i ngushtė ishte akuzuesi
kryesor pėr krimin tim tė "agjitacionit e tė propagandės,
pėr minimin e rrėzimin e pushtetit popullor".
-
- Si
njė film mė kalonte para sysh jeta jonė. Njohja jonė
datonte para mė shumė se njė ēerek shekulli. Kishim qenė
bashkė shokė klase qė nė tė parėn gjimnaz, shokė
vuajtjesh nė tė njėjtat kushte tė internimit. Kishim ndarė
bashkė kafshatėn e gojės, gėzimet dhe hidhėrimet. Me tė
vėrtetė rrugėt tona u ndanė, sepse ai u bė arsimtar dhe
vazhdoi universitetin me korrespondencė, ndėrsa unė u bėra
murator dhe s'pata mundėsi tė vazhdoja shkollėn e lartė.
-
- Por
ne mbetėm shokė, miq. Nuk kishte tavolinė qė tė shtrohej
nė shtėpinė time pa praninė e tij. Unė nuk dyshoja se
mbas sjelljes sė tij prej Urjah Hipi fshihej pabesia, nuk
mund ta merrnja me mend se shoku im e ngrinte ndėrtesėn e
pozitės sė tij shoqėrore si arsimtar mbi gėrmadhat e
fatkeqėsisė sime apo tė shokėve tė tjerė. Kur ishte ai
ushtar unė sa herė e pata ndihmuar, isha pranė tij nė
fatkeqėsinė e burgosjes sė tė atit. Ai ishte i zgjuar, me
kulturė, plot mirėsjellje e dhembshuri me njerėzit e
familjes sime; si kishte mundėsi tė mė groposte mua? Nė emėr
tė ēfarė ideali arrinte ai nė kėtė humnerė shoqėrore,
si flinte i qetė nė shtratin e tij bashkėshortor? Si i
duronte shikimet e pafajshme tė vogėlusheve tė mia? Si mund
tė dilte para nėnės time, pėr tė cilėn thoshte se kishte
shumė respekt? A ekzistonte Ferri i Makbetit pėr tipa tė
tillė?
-
- Njė
mori pyetjesh tė tilla godisnin trurin tim nė vetminė e
qelisė e pėrgjigje s'kishte. Pėrgjigjen e mora nė
ballafaqimin me tė nė prani tė hetuesit e tė njė oficeri
tjetėr, operativ i zonės tonė. Ai ruante gjakftohtėsinė
deri nė cinizėm, ishte i vendosur nė pohimin e denoncimeve
qė kishte bėrė prej disa vjetėsh. Dukej se nuk e vriste ndėrgjegja
aspak, pėrkundrazi ishte krenar, sepse i bėnte njė shėrbim
tė madh Partisė dhe Shtetit. Vendosmėria e tij shkoi deri
aty, sa qė dėshmitare pėr bisedat tona u paraqit edhe
gruaja e tij, proēedurė e parregullt nga ana juridike, por e
pranueshme pėr hetuesinė dhe gjykatėn tonė.
-
- Ballafaqimin
e vėrtetė me diktaturėn e pata nė bisedėn me kryetarin e
Degės sė PB-sė, Kapllan Shehun, personifikim tipik i
kriminelit tė lindur. Ai ishte kunati i Kadri Hazbiut, atė
kohė ministėr i mbrojtjes dhe i priste shpata nė tė katėr
anėt. Kėrkonte prej meje njė raport tė detajuar tė tė
gjitha bisedave qė kisha bėrė gjatė njėzet vjetėve me tė
njohur e tė panjohur, kėrkonte qė nėpėrmjet meje tė
fuste nė burg persona tė tjerė. Kjo ishte praktika e
zakonshme e zanatit tė tij, praktikė qė shumė njerėz e
kanė provuar personalisht. Nė refuzimin tim ai u shpreh:
"Jo vetėm ti do tė kalbesh kėtu, por unė do ta lė me
testament qė edhe fėmijėt e tu tė pėrfundojnė nė burg.
Familja do tė internohet nė Grabjan ose nė Bedat". Njė
sadizėm tė tillė nuk e kam hasur nė asnjė faqe libri qė
mė ka rėnė nė dorė, besoj se nuk ekziston as nė proēeset
e famshme tė Moskės sė viteve tridhjetė. Kjo ishte fytyra
e vėrtetė e pėrfaqėsuesit tė diktaturės sė kuqe tė
markės shqiptare.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|