16.08.2003 - Trepca.net

Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (7)


Nga Eugen Merlika
 
Mbas dy vitesh internimi, papritmas, m'u hoq kjo masė. Kur m'u komunikua zyrtarisht kjo gjė, emrit tim i ishte shtuar njė "i"mbrapa qė i ndryshonte seksin. Ndofta ndonjė shpirtmirė nė ata organe tė dhunės, mund tė ketė menduar t'i japė "liri" njė vajze nėntėmbėdhjetė vjeēare, qė i ka prindėrit me masa internimi. Kėshtu unė rastėsisht u gjenda formalisht jashtė rrethit tė shokėve tė mij, tė cilėt masėn e internimit e mbajtėn dhe pėr disa pesėvjeēarė pa shkėputje, ndėrsa unė do tė takohesha pėrsėri me tė, por pėr kėtė do tė flas mė vonė. Gjysma e dytė e viteve gjashtėdhjetė solli acarime tė mėtejshme tė luftės sė klasave. U kopjuan tė gjitha marrėzirat e tė ashtuquajturit Revolucion kultural kinez, si dalja para kolektivave pėr tė paraqitur biografinė, fletė-rrufetė, dacibaot shqiptare, ku teorikisht "cilido pa frikė e me shkronja tė mėdha mund tė shkruajė ē'mendon ai pėr punėn dhe pėr njerėzit.". U dha kushtrimi pėr prishjen e kishave e tė xhamive, njė veprim barbar, i pashembullt nė shoqėrinė moderne, me pasoja shkatėrrimtare pėr botėn shpėirtėrore tė shqiptarėve e pėr prishjen e vlerave kulturore e artistike qė qėndronin nė objektet e kultit.
 
U fol me tė madhe pėr luftėn kundėr kanunit, duke i hequr kėshtu themelin e disa prej traditave e ligjeve morale, qė kishin qeverisur kėtė popull prej shekujsh tė gjatė. U lakua shumė "emancipimi" i femrės shqiptare, pėr ta futur plotėsisht nė ingranazhet marramendėse tė njė ideje, nė dukje pėrparimtare, qė e ngarkonte aqė shumė sa tė meritonte pėrcaktimin "skllave e shoqėrisė moderne ". "Heroizmi" popullor, i mishėruar nė figura qesharake si Fuat Ēela, u propagandua me art, duke vėnė nė shėrbim dhe artin zyrtar, pėr tė krijuar njė brez tė tėrė skllevėrish, tė aftė vetėm tė punonin si kafshė pėr shtetin, mbasi vetėm aty do tė gjenin "lumturinė". Kanalizimi i tė gjitha dėshirave e interesave tė rinisė tek puna pėrbėnte thelbin e strategjisė sė krijimit tė "njeriut tė ri" qė duhej tė ishte njė robot nė trurin e tė cilit tė ishin vetėm "veprat" e Enver Hoxhės. Pėrpjekja pėr tė ndryshuar natyrėn njerėzore nėpėrmjet dhunės e ligjeve tė saj, nuk mund tė kishte tjetėr pėrfundim veē dėshtimit, e nuk mund tė vėrtetonte mė mirė marrėzinė e autorėve tė saj.
 
Nė bllokun Lindor lulėzonte teoria e "sovranitetit tė kufizuar" tė Brezhnjevit, mė vonė u sulmua Ēekosllovakia e Shqipėria doli nga Traktati i Varshavės. Nė Kinė vazhdonte anarkia e pasojat ndiheshin dhe kėtu. U krijua njė atmosferė e nderė, nė tė cilėn u shtua puna e hafijeve, qė pėrpiqeshin tė kapnin copa bisedash pėr t'i regjistruar nė dosjet vetiake tė arkivave tė Sigurimit, nė pritje tė proēeseve tė panumurta pėr agjitacion e propagandė tė viteve shtatėdhjetė.
 
Nė kėtė kohė, nė vitet 1967-1969 kreva shėrbimin ushtarak. U mobilizuam pėr tė plotėsuar porosinė e Partisė: "T'u qepemi kodrave e maleve t'i bėjmė ato pjellore si fushat". U caktova me shėrbim nė efektivin e NBU sė sė Burrelit. Me uniformėn e ushtarit kishim pėr detyrė tė shpyllėzonim e tė mbillnim patate nė malet e Martaneshit, tė Lurės, Steblevės etj. Un, me zanatin tim tė muratorit, mbas pesė gjashtė muajsh fillova tė punoj nė repartin e ndėrtimit tė banesave tė Korpusit, si pasojė e nismės sė marrė nė shkallė Vendi, pėr tė ndėrtuar banesa me kontribut vullnetar. E kreva shėrbimin ushtarak pa bėrė asnjė qitje, dhe sot e kėsaj dite nuk kam shtėnė asnjėherė me armė.
 
Pranvera e Pragės mė 1968 ishte pėrkohėsisht njė "rreze drite" nė mbretėrinė e errėsirės sė kampit socialist. I gjithė brezi im kujton ende me shumė mall emrat e Dubēekut, tė Smerkovskit, tė Ēernikut etj., qė u bėnė pėr ne tė dashur, sinonime tė njė ere tė re, qė na ushqente shpresėn se mund tė vinte ora e ndryshimeve dhe nė botėn tonė. Por fatkeqėsisht 21 gushti i pėrmbysi tė gjitha iluzionet e brezit tim qė vazhdon tė nderojė kujtimin e gjestit heroik tė Jan Palashit. Logjika e tankeve rivendosi atė rend gjėrash qė bazohej mbi dhunėn dhe shtypjen e lirive vetiake e shoqėrore.
 
Atje, gjatė shėrbimit ushtarak u njoha me shokė tė tjerė. Nė kujtesėn time mbetet imazhi i njė poeti, tė cilin unė e quaja mjaft tė talentuar. Talenti shoqėrohej me njė vėshtrim objektiv e tė saktė tė jetės dhe njė karakter tė fortė e pozitiv. Ndoshta kėto qenė arsyet qė nuk njohu podiumin e suksesit si shumė kolegė tė tij. Mė kujtohet se si njė ditė tė ftohtė dhjetori, nė pyll, anės njė zjarri ku kishim pjekur patate, ai mė lexoi dy poezi qė kishte shkruar pėr Shkurte Pal Vatėn dhe pėr Skėnderbeun. Nėntekstet e poezive ishin shumė tė thella, tė guximshme e tė reja pėr kohėn. Ato mė pėlqyen shumė e mbas njė bisede tė hapur nė lidhje me to, ai bėri ndonjė ndryshim tė vogėl dhe i ēoi pėr botim. Me tė mė lidhi njė miqėsi e sinqertė, qė nuk shihej me sy tė mirė nga kolegėt e tij ushtarakė, ca poetucė tė dėshtuar, mbi tė gjitha shpirtėrisht. Ata nė emėr tė artit dhe dėshirės pėr ta "ruajtur" shokun tim nga "infeksioni" i mbushėn mėndjen atij se unė do tė arrestohesha dhe e ndanė pėrkohėsisht prej meje. Kjo shkaktoi njė gjėndje tensioni tek unė, por fatmirėsisht ishin muajt e fundit tė shėrbimit ushtarak. Mė vonė me shokun u spjeguam dhe mbetėm miq, por ka shumė vite qė nuk dėgjoj mė pėr tė. Mė vjen keq se ishte me talent e me zemėr tė madhe e parashikoja njė tė ardhme letrare tė sigurtė pėr tė.
 
Vitet e para tė dhjetėvjetėshit tė shtatė ishin mė tė qetat. Njerėzit nėpėr plazhe dėgjonin sė bashku Hit parejdin me kėngėt e Ēelentanos, Milvės, Iva Xanikit, Massimo Ranierit e tė tjerė kėngėtarė italianė, qė nė pėrgjithėsi ishin ata qė pėlqeheshin mė shumė. Tė rinjtė filluan tė vishen mė ndryshe, vajzat zbuluan minifundet e pantallonat, djemtė zgjasnin basetat e flokėt. Diskutohej hapur pėr muzikėn dhe sportin e huaj. Por mė 1973, papritmas, nė skenėn e shoqėrisė shqiptare filloi tufani i luftės kundėr"shfaqjeve tė huaja". Nė fillim u kujtua se ishte thjesht njė ēėshtje e pamjes sė jashtėme, por regjimi e kishte syniminshumė mė thellė. Duhej pėrdorur shtypja pėr tė shmangur nė embrion ēdo prirje shkėputjeje ose vėnieje nė diskutim tė dogmave dhe ideologjisė zyrtare. Pasuan vite tė tmerrshme ankthi, me goditje lart e poshtė. Fluturonin ministra e funksionarė tė lartė, tė akuzuar pėr tradhėti, por shpata binte e fortė edhe mbi ne qė kishim nė dorė vetėm mistrinė.
 
Mė 1974, nė moshėn tridhjetė vjeē, u martova me njė vajzė tė re qė, kundra opinionit, pranoi tė lidhė jetėn me mua. Ajo sapo mbaroi atė vit shkollėn e mesme dhe ne filluam jetėn sėbashku, nė vėshtirėsi pėr banesė, por me shpresė pėr njė jetė mė tė qetė.Mendonim ta ndėrtonim atė jetė mbi frutin e djersės sonė tė ndershme e, mbi tė gjitha, tė gjenim ngushėllim nė harmoninė familjare. Mbaj mend vetėm njė dhjetėditor tė bukur nė plazhin e Durrėsit, pastaj retė e zeza e mbuluan, duke paralajmėruar shtrėngatėn dhe njė dimėr tė zgjatur pa fund.
 
Me atė periudhė tė vėshtirė lidhen dhe kujtimet e vajzės sė xhaxhait qė ne e kishim rritur nė shtėpinė tonė dhe e kishim si fėmijėn tonė. Ajo vazhdonte vitin e parė tė gjimnazit nė Lushnjė, por i duhej tė ballafaqohej me luftėn kundėr shfaqjeve tė huaja e tė bėhej viktima e "ligjshme" e pėrjashtimit nga shkolla vetėm nė sajė tė origjinės sė saj shoqėrore. Ėshtė e paimagjinueshme pėr botėn e qytetėruar dhe aktualisht e pabesueshme dhe pėr rininė tonė, qė njė nxėnėse nė klasėn e nėntė tė pėrjashtohet nga shkolla vetėm sepse njė shoqe e saj i kishte treguar nė klasė njė fletė reviste qė paraqiste njė femėr nė plazh me rroba banjoje! Ky ishte "sakrilegji" moral qė do tė gjente si pretekst kėshilli pedagogjik e organizata e partisė pėr tė kėputur dėshirat e dy vajzave ende tė parritura mirė, pėr tė vazhduar mėsimet. Kėshtu plotėsohej "plani" i viktimave tė luftės ideologjike e politike kundėr "shfaqjeve tė huaja".
 
Duhet tė pohoj me sinqeritet se pėr mua qe njė dhimbje e thellė kthimi i motrės tek prindėrit e saj nė Gradishtė e qė nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare tė kapte kazmėn pėr tė rrėmihur tokėn e pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Mbaj mend se mė shpėtuan lot nga sytė, kur shumė rrallė nė jetėn time prej burri, qoftė dhe nė vdekjet, kam derdhur lotė.
 
Mė 1975 filluan pushimet nga puna. Nė kuadrin e luftės kundėr burokratizmit, unė dhe shokėt e mi, specialistė ndėrtimi me kategori tė lartė u kaluam nė bujqėsi si punėtorė fushe. Kjo ishte llogjika e Rrapi Gjermenjit, qė pėr tė plotėsuar numrin e burokratėve tė hequr nga aparatet simbas orientimit tė Komitetit Qendror, fuste emrat tanė nė listat e shkurtimeve. Dėmi ekonomik i shtetit ishte i dukshėm. Ne kishim mbajtur peshė nė brigadat e ndėrtimit me punėn tonė tė ndėrgjegjshme e tė kualifikuar, dhe papritmas kėto brigada cungoheshin. Vėrejtjeve tė personelit inxhiniero-teknik nė kėtė drejtim iu kundėrvu "lufta e klasave" nė emėr tė sė cilės merreshin kėto masa, e pėr tė cilėn askush nuk mund tė kundėrshtonte. Kjo ishte njė nga tė kėqijat e vogla nė krahasim me ato qė na prisnin nė vitet e ardhme.
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (1)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (2)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (3)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (4)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (5)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (6)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (7)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (8)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (9)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (10)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (11)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (12)

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.