| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6) |
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Nuk
arrija tė pajtohesha nė vetvete me kėtė mur qė mė dilte
pėrpara, kacavirresha me thonj e me dhėmbė pėr ta kapėrcyer,
por rrėzohesha e prapė filloja si Sizifi ngjitjen e gurit nė
majė tė malit. Isha vetėm gjashtėmbėdhjetė vjeē dhe
vetja mė dukej si Hamleti nė mėdyshjen e tij
proverbiale" Tė rrosh a tė mos rrosh". Mė dukej
ēdo gjė e kotė dhe vetė jeta pa ngjyrė, sikur mė rėndonte
mbi shpatulla e nė shpirt njė peshė e madhe,qė nga njė ēast
nė tjetrin mund tė m'a merrte frymėn. Askush nuk kishte
fuqi tė mė ndihmonte pėr tė plotėsuar dėshirėn, sa tė
drejtė aq dhe njerėzore, tė studjoja e dijet qė do tė
merrnja t'i vija nė shėrbim tė popullit tim. Unė isha njė
pjesėz e vogėl e tij, por mė mohohej pėrkatėsia, sepse
gjyshi im kishte qenė Kryeministėr nė kohėn e luftės, kur
unė nuk kisha lindur. Unė isha dėnuar qė pa lindur pėr tė
qenė vetėm skllav, kjo ishte logjika kriminale e udhėheqėsve
tė PPSh sė, qė pėrcaktonin deri nė detaje ecurinė e jetės
sime. Kjo ishte shpata e "diktaturės sė
proletariatit", qė hynte thellė deri nė ėndrrat tona,
i vriste, i masakronte ato, edhe nėse njė citat i Leninit
"Duhet t'ėndėrrojmė" shkruhej me gėrma tė mėdha
nė stendat e shkollave...
-
- Kjo
ishte njė dhimbje e thellė edhe pėr prindėrit e mij tė
shumėvuajtur, qė dikur kishin folur gjatė se ku do tė mė
ēonin pėr tė studjuar, nė Oksford apo nė Sorbonė. Nė atė
vit isha bashkuar dhe me babanė qė, mbas katėrmbėdhjetė
vitesh jete burgu, ishte kthyer nė shtėpi. Mė kishte lėnė
dy vjeē e mė gjente maturant, me dėshira tė mėdha pėr tė
hapur rrugėn e jetės, por nė pamundėsi pėr tė bėrė gjė
pėr tė. Fatin tim e kishin dhe shumė tė tjerė qė, nė
kushte tė pėrafėrta me tė miat, detyroheshin t'i nėnėshtroheshin
iluzioneve tė humbura nė shkretėtirėn e padrejtėsisė qė
rrėnonte ēdo gjė e qė ishte vėnė nė piedestalin e
pushtetit.
-
- Nė
vitin qė pasonte, xhaxhai i babait tim, qė mė mori fėmijė
nga kampi i Tepelenės, bėri dhe njė pėrpjekje tjetėr. Mė
mori nė Korēė e mė regjistroi nė vitin e fundit tė
shkollės pedagogjike "P.N.Luarasi". Qėndrova nė
atė shkollė deri mė dhjetė nėntor 1961. Mund tė them me
bindje se ato dy muaj e gjysėm ishin ditėt mė tė bukura tė
jetės sime gjer mė sot. M'u duk se m'u hoq pesha nga
shpatullat, ndjehesha i barabartė me shoqet e shokėt e
shkollės, qė shpejt u miqėsuan me mua, ndoshta nga qė nuk
e dinin mirė historinė time. Deshėn tė mė bėjnė dhe
antar tė organizatės sė rinisė. M'u duk se gjeta njė oaz
gjelbėrimi nė shkretėtirė; nė horizont mė pėrvijohej
detyra fisnike e mėsuesit nė ndonjė fshat, sigurisht tė
largėt, por isha i vendosur tė pėrballoja ēfarėdo vėshtirėsie,
mjafton qė tė mos shkėputesha nga librat.
-
- Nė
pushimin e madh, mbas dy orėsh mėsimi tė datės dhjetė nėntor,
drejtori mė thirri nė zyrėn e tij. Aty gjeta njė oficer e
njė polic. Oficeri mė tha se vendimi i Komisionit tė
Internim-Dėbimeve ishte qė tė kthehesha pranė familjes nė
Gradishtė tė Lushnjes. Ai komunikim qe si njė sopatė e
mprehtė qė priste sythet e porsaēelura tė shpresave tė
mia pėr tė ardhmen. U pėrshėndeta pėr herė tė fundit me
ata shokė e shoqe tė shkollės qė takova aty. Maqina me dy
policė mė priste nė oborrin e hyrjes dhe hipa nė tė pėr
tė shkuar nė shtėpi. Ishte hera e fundit qė shkelnja si nxėnės
oborrin e njė shkolle, ishte dita e fundit qė mbanja libra
shkolle nė duar...
-
- Nė
shtėpi, mes lotėve tė dėshpėrimit tė prindėrve tė mi tė
dytė, qė mė deshėn aqė shumė, mora plaēkat dhe librat e
mjia pėr t'u futur pėrsėri nė Gazin qė mė ēoi nė degėn
e PB tė Korēės. Po atė ditė u nisa pėr nė Lushnjė,
duke pėrfunduar atė natė nė Savėr tek nėna e gruas sė
xhaxhait, tek e cila kisha ndenjur, pėr tė kryer vitin e
tretė tė gjimnazit. Ajo ishte njė grua fatkeqe malėsore, sė
cilės diktatura komuniste i kishte vrarė burrin dhe e kishte
dergjur kampeve tė internimit, me tre fėmijė tė vegjėl, qė
nga viti 1945. E desha sinqerisht atė plakė tė thjeshtė
por stoike, qė mė shtroi me bujari sa e sa herė sofrėn e
saj e qė shkoi e pėrvėluar nga malli pėr djalin, qė u
arratis para njėzet vitesh e tė cilin nuk e pa mė...
-
- Tė
nesėrmen, nė njė ditė me shi, u nisa pėr nė Gradishtė nė
kėmbė, mes baltave tė fushės. Shiu vazhdonte, qielli ngjyrė
gri sintonizohej bukur me gjėndjen time shpirtėrore. Tashmė
jeta ime ishte pėrcaktuar. Ajo nuk mundi tė rridhte gjėkundi,
veēse nė shtratin e saj tė kampeve tė internimit. Nuk
kishte forcė nė botė ta ndryshonte kėtė rrjedhė...
-
- Vite
mė vonė, ēuditėrisht, mė ra nė dorė njė letėr e
gjyshes sime nga Italia. Ajo tregonte se si ishte munduar me tė
gjitha mėnyrat, duke pėrdorur gjithė njohjet e saj nė
instancat e larta tė Shtetit italian e tė organizmave ndėrkombėtare,
pėr tė mė tėrhequr atje pėr tė vazhduar studimet, por pa
rezultat. Mbas shumė pėrpjekjesh, njė gazetar francez i
ishte afruar dhe e kishte pyetur: " Zonjė, ju kam parė
shpesh nė kėto zyra, ēfarė halli keni?" Gjyshja i
kishte spjeguar rastin tim. Pėrgjigja e tij kishte qenė:
" Mė vjen shumė keq, nė ēfarėdo vendi tė Botės do
tė kisha patur mundėsi t'ju ndihmonja, vetėm nė Shqipėri
nuk mundem. Atje s'ka asnjė mundėsi komunikimi. Mos u lodhni
kot."
-
- Ikja
ime nga shkolla bėri shumė pėrshtypje tek bashkėnxėnėsit
dhe mėsuesit e mij. Tė gjithė ata shkuan tek xhaxhai nė
shtėpi, pėr tė shprehur keqardhjen e tyre. Ju jam tepėr
mirėnjohės atyre tė gjithėve pėr gjestin bujar e tė
guximshėm qė shprehte pa mėdyshje njė formė proteste
karshi dhunės sė verbėr tė regjimit qė godiste pa mėshirė.
Ata nuk e njihnin atė, por vendimi i largimit tim pėr ta
ishte i papranueshėm, nė raport me sjelljen time karshi
tyre.
-
- Tani
mė duhej tė ballafaqohesha me punėn e krahut. Isha i dobėt
nga trupi, por vullneti nuk mė mungonte. Babai punonte nė
ofiēinėn e fermės si tornitor. Puna e tij e ndershme dhe
cilėsore vlerėsohej nga eprorėt e tij, nėpėrmjet tė cilėve
munda tė gjej njė vend pune nė Investimin e fermės si
puntor ndėrtimi, pėr tė mos qenė puntor bujqėsie. Aty
kisha shokėt e mij, moshatarė ose mė tė rritur, me tė cilėt
na bashkonte rruga e gjatė e vuajtjeve tė pėrbashkėta,
privacionet, dėshirat e pasendėrtuara, miqėsia e sinqertė...
-
- Mbas
disa muajsh, sė bashku me prindėrit, unė shkova pėrsėri nė
s1ektorin e Plukut, gjithmonė familjarisht nė gjėndje
internimi. Tashmė jeta kishte pak ndryshime; ditėt, muajt,
vitet kalonin tė njėjtė.Format e luftės sė klasave, qė
peshonin mbi ne, ishin nga mė tė ndryshmet. Ato shfaqeshin
dhe nė banesėn e pamjaftueshme, gjė qė nuk u zgjidh kurrė
nė jetėn time dyzeteshtatė vjeēare. Kam jetuar gjithmonė
nė kasolle tė ndėrtuara vetė me kallama e baltė. Kam
fjetur tre vjet nė dhomėn e beqarėve, mbasi kishim vetėm
njė dhomė, nė tė cilėn flinin prindėrit, hanim, rrinim,
prisnim ndonjė mik tė rrallė qė kujtohej tė vinte. Njė
tjetėr formė ishte veēimi, trysnia mbi ata qė na rrethonin
pėr tė mos marrė e dhėnė me ne, njė rracizėm para tė
cilit Soveto nuk vlen pėr t'u pėrmendur. Sa e sa njerėz
paguheshin pėr tė "vigjėluar" jetėn tonė, kush
vinte, kush na fliste, kush na pėrshėndeste, kush na bėnte
ndonjė tė mirė.
-
- Ta
ndjesh veten tė huaj nė vendin tėnd, pa i bėrė tė keqe
askujt, ėshtė njė gjėndje qė nuk ja uroj asnjėrit nė
botė. E tillė ishte gjėndja jonė qė zvarrisej kėshtu me
dhjetra vite, me batica e zbatica, simbas tekave tė
"Zeusit". Dallimi, urrejtja, pabesia mbilleshin e
kultivoheshin nė tė gjitha drejtimet, kudo, nė rrethin shoqėror,
por dhe nė farefisni, brenda familjes, deri nė ndėrhyrjet nė
marrėdhėniet dashurore. Ne nuk kishim tė drejtėn tė
dashuronim vajza me tjetėr origjinė shoqėrore e as tė
mendonim tė lidhnim jetėn me to. "Aristokracia"
komuniste e pushkės kishte huajtur nga simotrat e saj tė
shpatės mendėsinė e ruajtjes sė kastės nga pėrzierja e
gjakut. Rastet e pakta tė thyerjes sė kėtij ligji
"madhor" tė Enver Hoxhės kishin pasojat e tyre me
shkėputjen pėrgjithmonė tė prindėrve nga fėmijėt. Sa
tragjedi tė heshtura ka shkaktuar nė Vendin tonė kjo mėnyrė
veprimi, sa plagė ende tė pambyllura nė shpirtėrat e
djemve e vajzave qė shihnin dhunėn e regjimit tė diktonte,
nėpėrmjet trysnisė sė saj, ligjet e zemrės...
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|