| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5) |
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Kanė
kaluar tre dhjetėvjeēarė nga mbarimi i gjimnazit. Ne tė
gjithė po i afrohemi ose i kemi mbushur tė pesėdhjetat.
Secili ka problemet e tij familjare e personale, por vazhdojmė
ta ruajmė konsideratėn pėr njeri tjetrin; sa gjė e bukur!
Rrugėt tona nė jetė qenė tė ndryshme. E imja dhe e disave
si unė qenė thikė tė pėrpjeta, me hone tė tmerrshme
anash, por dhe ajo e shokėve tė mi me "biografi tė mirė"
nuk qe fushė me lule. Pati ndonjė prej tyre qė bėri
karrjerė e, nga lartėsia e saj, pati raste qė nuk denjoi as
tė mė jepte tė njohur sepse unė isha i internuar, ose
ndoshta pati frikė se dikush mund t'i kėrkonte llogari se
mbante "lidhje" me armiqtė. Por pati dhe nga ata qė
pėrmenda mė sipėr qė shfaqėn shenja miqėsie nė ditėt mė
tė vėshtira pėr mua, qė nė heshtje sfiduan diktaturėn,
duke i lėnė tė kuptojė asaj se ndjenjat njerėzore nuk
mund tė prangosen nga parimet e urryera tė saj.
-
- Ndėrkaq
vazhdonte odisea e shpėrnguljeve nga njė sektor nė tjetrin,
simbas nevojave tė fermės dhe dėshirės sė drejtuesve tė
Degės P.B. tė Lushnjes. Deri mė 1957, pėr katėr vite, qėndruam
nė njė dhomė tė vetme nė Plug. Flinim pėrtokė sepse nuk
kishim krevate. Na ndriēonte bishtuku, njė kandil i vogėl,
derisa tė afėrmit tanė na sollėn njė llambė me vajguri.
Ngroheshim nė flakėn e krahneve tė pambukut apo tė degėve
tė krasitura tė ullirit, qė nėna ime i sillte nė kurriz,
mbasi kishte punuar gjithė ditėn nė fushė. Megjithė vėshtirėsitė
e mėdha materiale, na e mbante lart moralin dashamirėsia pėr
njėri tjetrin, ideja e vuajtjes sė pėrbashkėt, e qėndresės
ndaj sė keqes qė na imponohej.
-
- Sjell
ndėr mėnd netėt e Vitit tė Ri qė festonin sė bashku njėzet
apo tridhjet veta. Urimet bėheshin me nga njė gjysėm gote
vere e shoqėroheshin me ndonjė karamele apo nė rastin mė tė
mirė me ndonjė mollė apo portokall. Prisnim mesnatėn duke
kėnduar e duke treguar anekdota pėr tė qeshur. Nuk kishim
as radio e as muzikė, as dritė elektrike e as tavolina, por
ngushėlloheshim me njėri tjetrin e me ėndrrat qė secili ne
vetvete thurte pėr ditė mė tė mira.
-
- Mė
1957 nė Savėr qėndruam afėrsisht njė vit, porse mė 1958
hapej sektori i Gradishtės. U caktuam gjithėsej, si fillim,
pesė gjashtė familje, ato me laps tė kuq, siē shprehej me
sinqeritet Kryetari i atėhershėm i Degės. Dy baraka dhe dy
shtėpi, pa ujė, pa dritė dhe pa rrugė; ky ishte sektori i
ri qė do tė ngrihej nė mes tė ish kėnetės sė Tėrbufit.
Kėnetėn e thanė tė burgosurit, mes tė cilėve dhe babai
im. Por mbi torfėn shekullore tė kėnetės duhej ngritur
ferma e re. Ky ishte misioni qė ju ngarkohej tė inerrnuarve.
Duhej tė sakrifikoheshin ata tė parėt, siē duhej tė
punonin tė burgosurit politikė nė tė gjitha " veprat
e mėdha" tė socializmit, qė regjimi i trumbetoi me bujė,
gjatė gjithė kohės si "arritje" tė klasės
puntore. Kėto arritje ngriheshin mbi jetėn, djersėn,
gjakun, urinė e qindra e mijra vetėve, skllevėrve modernė
tė njė shoqėrie, qė kishte pėr mision "zhdukjen e
shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu"...
-
- Njė
polic, njė brigadier, njė agronom, kėta ishin drejtuesit e
sektorit tė ri, padronė tė plotfuqishėm, qė diktonin nga
mėngjezi nė mbrėmje jetėn e pėrditėshme. Buka vinte ēdo
ditė me njė qerre, herė herė dhe nė mbrėmje vonė, e
qerrexhiu i shkretė, xha Hidajeti, vuante nėpėr baltra rrugė
e pa rrugė. Njė natė ai nuk u kthye mė...Kanali qė nxori
trupin e tij tė mbytur mori emrin Kanali i Hidajetit...
-
- Pak
nga pak popullsia e Gradishtit u shtua, erdhėn aty tė
internuarit e Kuēit tė Kurveleshit. Kishte mes tyre
intelektualė tė vėrtetė, me universitete tė mbaruara
jashtė Shtetit, me bagazhin e kulturės perėndimore, me disa
gjuhė tė huaja. Kishte mes tyre klerikė si Kardinali i parė
i ardhshėm i Kishės katolike shqiptare, Dom Mikel Koliqi,
Dom Nikoll Mazrreku (satiriku Nikė Barcolla), At Mark Harapi,
pėrkthyes nė shqip i Manxonit, publiēistė si Mitat
Aranitasi, juristė si Ibrahim Sokoli apo Mark Temali,
profesorė si Guljelm Deda, pėrkthyes nė shqip i poemės
monumentale "Orlandi i ēmėndur", apo Nedim Kokona,
oficerė akademistė si Ali Erebara apo Valentin Pėrvizi.
Ardhja e tyre gjallėroi jetėn e kampit. Ishin kėta njė
pjesė e vogėl e opozitės antikomuniste, tė gjithė kishin
qenė nėpėr burgje. Mbas plotėsimit tė dėnimit
internoheshin me vendime administrative dhe viheshin nėn vartėsinė
e drejt pėr drejtė tė njė polici, qė mezi lexonte emrat e
tyre dy herė nė ditė. Sa "zemėrgjėrė" ishte
diktatura me inteligjencėn...
-
- Prej
tyre mėsova shumė gjėra; rrija e diskutoja me ta, isha i
etur pėr dije dhe thithja ē'tė mundja prej tyre. Mė pėlqente
shumė letėrsia, lexoja gjithshka, nga klasikėt grekė deri
tek shkrimtarėt e kohės. Mbi tė gjithė adhuroja
Shekspirin, e lexoja dhe e rilexoja herė mbas here. Nė
tragjedinė e Hamletit, pjesė tė sė cilės i kisha mėsuar
pėrmendėsh, mė dukej se gjeja diēka nga vetvetja. Bisedat
me ata burra t'urtė e me kulturė mė jepnin shumė mė tepėr
njohuri se sa mėsuesit e mi tė sapodiplomuar nė
Universitetin e Tiranės. Ata njerėz tė mirė, qė mė deshėn
si fėmijėn e tyre, mė mėsuan se si duhej vlerėsuar arti,
mė folėn pėr Emersonin e Dostojevskin, pėr De Sanktis e pėr
Frojdin, Emil Ludvigun e Lajosh Zilahin e sa e sa
personalitete tė tjera tė kulturės dhe artit botėror, qė
ideologjia nė pushtet i linte qėllimisht jashtė njohjes sonė...
-
- Kujtimi
i atyre njerėzve, sidomos i Ibrahim Sokolit, do tė mbetet pėrmua
gjithmonė i gjallė, duke i qenė mirėnjohės pėrjetė pėr
ato qė mė mėsuan nė atė moshė tė re, kur kisha aq dėshirė
pėr tė zgjeruar horizontine e dijes. Ai mė fliste dhe pėr
poetėt tanė tė brezit tė paraluftės, tė cilėt i kishte
njohur nga afėr, pėr Migjenin qė mė pėlqente shumė, pėr
Gaspėr Palin, Qemal Stafėn. Njė ditė ai mė foli pėr njė
emėr tjetėr, qė m'u ngulit thellė nė mėndje: Qemal Draēini.
Kishte qenė njė talent i rrallė nė fushėn e kritikės,
por fatkeqėsisht kishte patur njė fund tė tmerrshėm nė
moshėn mė tė mirė. U arrestua dhe nuk dihet mirė se si,
vdiq nė birucė apo u pushkatua pa gjyq, nė ato vite tė
para tė pushtetit komunist, kur lufta pėr zhdukur
inteligjencėn tonė nacionaliste kishte marrė pėrmasat e
genocidit tė pilotuar nga Beogradi.
-
- Isha
nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme dhe detyrohesha tė
banoja nė njė kazermė punėtorėsh nė Pluk e njė herė nė
javė shkonja nė shtėpi, nė Gradishtė. Haja si tė mundja,
nė mencė apo nė restorant. Kuota ime ditore ishte 50 lekė.
Me to duhej tė haja mėngjez e drekė. Nga ato para duhej tė
kurseja pėr tė blerė biletat e kinemasė dhe librat, me tė
cilėt isha dashuruar. Ai vit, 1959-1960, ishte ai i vėrshimit
tė filmave tė rinj sovjetikė. Ndihej nė ta fryma e re nė
trajtimin e temės sė luftės nėpėrmjet deheroizmit, por
dhe ekranizoheshin vepra tė mėdha tė letėrsisė klasike
ruse, pėr tė cilėn kisha shumė simpati. Filluan tė vinin
dhe filma nga vendet e tjera, prodhime italo-franceze,
egjyptiane, meksikane etj. Kinemaja ishte pėr brezin tim, nė
atė kohė, argėtimi mė i bukur. Por filmat, njė herė nė
ēdo dy ditė, mė hanin gjithė mbasditen. Kur kthehesha nė
kazermė nuk kisha mundėsi tė mėsoja, sepse njerėzit
bisedonin e bėnin shaka me njėri-tjetrin e, nė atė zhurmė,
ishte e pamundur tė pėrqėndroheshe pėr tė studjuar. Atėhere
ngrihesha nė mėngjez herėt e plotėsoja mėsimin.
-
- Nė
kėto kushte mbarova gjimnazin me rezultate tė mira e me njė
ėndėėrr magjike nė tru: tė vazhdoja studimet e larta. Nė
verėn e 1960 ės m'u krijuan disa iluzione se do tė mund tė
vazhdoja shkollėn e lartė nė degėn e matematikės. Njė sėrė
faktorėsh m'a pėrkundėn nė djep ėndrrėn mė tė bukur tė
jetės sime, ėndėrr qė ushqehej dhe nga naiviteti i
adoleshentit pėr drejtėsinė shoqėrore. Por gushti, me
listat e shpallura tė studentėve, e vrau barbarisht atė. Si
i mbyturi, qė kėrkon njė fije floku pėr tė shpėtuar, unė
pėrdora atė mjet qė ishte dhe mbetet njė iluzion tepėr
zhgėnjyes pėr kėdo qė kėrkon tė gjejė sado pak drejtėsi,
letrat drejtuar autoriteteve mė tė larta partiake e shtetėrore.
Kėshtu, gjatė njė viti tė tėrė, ju drejtova me rradhė
Manush Myftiut, Mehmet Shehut,Enver Hoxhės, me shpresė se
ndonjeri prej tyre mund tė kryente "mrekullinė" pėr
tė mė dhėnė njė tė drejtė studimi, nė njė kohė kur
flitej se " fėmijėt nuk duhet tė paguajnė fajet e
prindėrve". Pėrgjigjet ishin po ato stereotipe:
"Drejtohuni organeve kompetente", njė pėrzierje
cinizmi e talljeje, pėrgjigje qė shumė kush nga brezi im
besoj se ka patur rastin ta marrė vetė nė sa e sa kėrkesa.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|