| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4) |
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Populli
i Lushnjes, megjithė trysninė e vazhdueshme psikologjike e
propagandėn e egėr partiake, qė i paraqiste tė "tėrrnurit"
si armiq, nuk u soll keq me ne. Pjesa dėrmuese e lushnjarėve
e kuptonin se ne ishim viktima tė pafajshme. Ndryshe nga qėndrimi
armiqėsor i tepelenasve, ata shfaqėn karshi nesh mirėkuptim
e nė jo pak raste simpati e miqėsi.
-
- Me
Lushnjen lidhet gjithė jeta ime, nga mosha dhjetė vjeē e kėndej.
Aty vazhdova shkollėn shtatėvjeēare e mė vonė tė mesmen
nė gjimnazin qė u hap mė 1956, ku pata fatin tė bėja pjesė
nė maturėn e parė. Koha e shkollės, kujtimet e saj janė
ndoshta pjesa mė e bukur e jetės sė njė tė riu. Sa keq qė
kėtė kohė e kushtėzonte gjithmonė pozita shoqėrore,
"fati" i tė lindurit me njė mbiemėr tė caktuar,
fakti i tė qėnit bir i njė tė burgosuri dhe i njė tė
internuareje. Dhe frymėmarrja ngushtohej, kur ēdo ditė tė
rrinte mbi kokė, si shpata e Damokleut, shprehja " a e
din se kush je ti?". Kėshtu u rritėm unė dhe shokėt e
mi, pa pretendime, pa ėndrra, tė cunguar shpirtėrisht, tė
kėnaqur me njė copė bukė me gjizė apo sheqer, tė
ndrojtur pėr tė treguar tė vėrtetėn e jetės sonė.
-
- Ne
jetonim mes njerėzve, nė shkollė kishim marredhėnie me mėsues
e nxėnės. Para ekranit tė kujtesės kalojnė tė gjithė e
njė pjesė e mirė e tyre mė ringjall respekt e konsideratė
tė thellė. Si mund t'i harroj mėsuesit e mi, qė nuk bėnė
karshi meje dallim me tė tjerėt me ndėrgjegjen e tyre, qė
mė dhanė notėn qė meritoja, qė nuk m'i vunė orė e ēast
para syve muret e luftės klasore, qė shfaqėn mirėkuptim,
dhėmshuri, konsideratė, dashamirėsi, dhe atėhere kur ju kėrkohej
e ju bėhej presion pėr tė kundėrtėn?
-
- Emrat
e drejtorit Llazar Prifti, tė mėsuesve Thoma Papa, Liri
Kazazi, Pirro Risilia, Rexhep Ballhysa, Shefqet Karaj, Niko
Deda, Hajro Babameto, Pėllumb Omari, Myfit Juka etj. i kujtoj
me dashamirėsi dhe sot, mbas tridhjet e njė vitesh tė
mbarimit tė shkollės. Njė pjesė prej tyre nuk janė mė, i
nderuar qoftė kujtimi i tyre, njė pjesė janė nė pension e
ndonjeri vazhdon punėn e tij. Mbas kaqė vitesh ata ndoshta
nuk mė kujtojnė, por unė i sjell ndėr mend dhe uroj tė
kenė mbetur ashtu sikurse i njoha, tė mos jenė bėrė robotė
tė ideologjizuar tė njė politike qė bie ndesh aqė shumė
me profesionin e tyre fisnik. Ishte njė fat pėr mua qė pata
tė bėj me ata mėsues, shumica tė brezit tė vjetėr, sepse
kam parė dhe mėsues tė ditėve tona, pėr tė cilėt do tė
kishte qenė mė e pėrshtatėshme puna e policit apo oficerit
tė sigurimit.
-
- Marredhėniet
me shokėt e shoqet e shkollės, sidomos tė klasės, kanė
qenė, me pėrjashtime tė rralla, shumė tė mira. Unė nuk e
di se ē'kanė thėnė ata nė mbledhjet e tyre tė rinisė,
ku s'mora pjesė asnjėherė, ku lektorė tė ndryshėm u
predikonin pa pushim thellimin e luftės sė klasave, pra shkėputjen
prej nesh, por me mua ata ishin gjithmonė tė sjellshėm e
njerėzorė. Vitet qė pasuan e vunė nė provė akoma mė tė
fortė shoqėrinė tonė. Pėr disa prej tyre si Goni, Xheni,
Berti, Halili, Lakja e tė tjerė shokė e shoqe tė klasės e
tė shkollės uroj qė tė jem ndonjėherė nė gjendje t'ua
shpėrblej miqėsinė, ashtu siē e meritojnė dhe siē dėshiroj
un.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|