16.08.2003 - Trepca.net

Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (3)


Nga Eugen Merlika
 
"Lufta e klasave" ishte sistematike dhe me tė vdekurit. Tri herė u ndėrrua vendi i varreve, deri sa e ēuan buzė Vjosės, qė eshtrat t'i gėlltiste lumi, mbasi jetėn ua shkurtoi ajo e famshmja "vija e demarkacionit", "guri i provės pėr marksistė-leninistėt shqiptarė". Dikush edhe sot i quan tė drejta e, madje tė dobishme, kėto pėrbindshmėrira, i pėrligj me "luftėn e ftohtė", me diversantėt. Mė vjen ndėrmend personazhi i Hamletit, nė bisedė me t'ėmėn, kur shprehet:" Do tė ve njė pasqyrė ku tė shohē tė zit e zemrės tėnde...". Kėtė pasqyrė e ka pėr detyrė ēdo njeri i lirė t'ua verė para strategėve "tė lavdishėm" t'asaj lufte, qė mishėronte nė vetvete gjithshka mefistofelike kishte nė natyrėn njerėzore, skutat e errėta tė sė cilės i kish njohur aqė mirė kollosi Dostojevski, duke parahikuar edhe rrezikun, njėqind vite mė parė.
 
Dy vite shkollė nė qytetin e Tepelenės. Vetėm nxėnėsit lejoheshin tė dilnin jashtė rrethimit tė telave me gjemba, pėr tė vazhduar shkollėn shtatėvjeēare. Vetėm nė arsimi n e detyrueshėm nuk u bė dallim, atė mund ta merrnin tė gjithė. Mė dalin parasysh skenat e vajtjes dhe kthimit nga shkolla. Mė merrte pėr dore njė vajzė mirditore, Bardha. Ishte mė e madhe nga un, mė e rritur, megjithėse ishim shokė klase. Ajo ishte kushėrira e Pal Mėlyshit, familjen e tė cilit e kishim karshi pėr karshi nė kazermėn e parė. Mėsonim tė gjithė ne, fėmijėt e kampit; megjithėse t'uritur e tė zhveshur, ishim mė tė mirėt nė mėsime. Ē'ishte ajo fuqi qė na jepte krahė tė pėrballonim ēdo ditė atė skėterrė? Ē'forca madhore viheshin pėrkrah nesh, pėr tė na siguruar mbijetesėn? "Zot i madh na ndihmo!", kjo ishte ofshama nga thellėsia e shpirtit, vetvetiu nė ēdo ēast dhimbjeje e ligėshtimi...
 
Mbas dy vitesh qėndrimi nė kampin e Tepelenės erdhi urdhri qė fėmijėt tė liroheshin nga internimi. Kush pati familjarė tė lirė vajti tek ata. Unė mbeta i vetėm me gjyshen, deri sa xhaxhai i babait, mjek i dėgjuar i fėmijėve nė Korēė, mė mori nė shtėpinė e tij. Ai me tė shoqen u bėnė pėr mua prindėr tė dytė, mė trajtuan me dashuri e dhėmshuri tė madhe, u kujdesėn pėr fatin tim gjithė kohėn, u pėrpoqėn me tė gjitha mėnyrat tė ndreqnin sadopak jetėn time tė nisur keq. Por plaga nė shpirtin tim ishte shumė e thellė. Kushtet materiale tė jetės sime ishin si dita me natėn me tė shkuarėn, por mungesa e prindėrve nuk mbushet me asgjė, sado qė unė gjeta prindėr tė dytė qė i desha me gjithė shpirt. Mėndja ime shkonte pėrtej telave me gjemba, ku veē e veē qėndronin gjyshja, nėna dhe babai. Pasiguria, ankthi pėr jetėn e tyre, malli, dhimbja mė bėnin qė fshehtas tė derdhja lotė tė hidhur. Ata lotė fėmije tetė vjeēe, ashtu si tė mijėra fėmijėve anekėnd Shqipėrisė ishin perla qė "stolisnin" kurorat e tė fuqishmėve tė botės. Por nė atė moshė tė njomė ne fėmijėt nuk i kuptonim gjėrat, kurse sot ata nuk e kanė naivitetin tonė tė atėhershėm.
 
Prindėrit tanė asokohe nuk bisedonin nė sytė tonė pėr gjendjen e tyre e tė vendit, apo problemet politike. Terrori kishte depėrtuar deri nė qeliza dhe askush nuk guxonte tė thoshte tė vėrtetėn. Kėshtu qė ne brumoseshim me dashurinė e "pafund" pėr Partinė, xhaxhi Enverin, mbi tė gjitha pėr xhaxhi Stalinin. Kėta iluzione, qė na fuste shkolla, binin ndesh me trajtimin tonė nė jetė, por ne nuk ishim nė gjėndje tė mendonim me kokėn tonė. Mė kujtohet njė episod sa qesharak aqė dhe i dhimbshėm. Kisha vajtur pėr takim tek nėna qė ishte nė kampin Nr. 3 tek Fabrika e tullave nė Tiranė. Ishte vera e vitit 1953. Nėna dhe shoqet e saj punonin nė kaminat e tullave brėnda telavet tė kampit. Mua mė lejoi oficeri tė qėndroja dy ditė brėnda nė kamp. Nė bisedė me gratė dhe vajzat qė banonin nė njė dhomė me nėnėn (mund tė ishin rreth njėzet veta) unėi pyeta ato pa tė keq nėse kishin qarė kur vdiq Stalini. Ato filluan tė qeshin dhe thanė se e vetmja gjė e mirė qė pėrfituan ishte se patėn dy ditė pushim. Un, i indoktrinuar nga shkolla dhe jeta jashtė, ju pėrgjigja me inat: "Mirė ja u bėjnė juve qė ju mbajnė kėtu brėnda". Ato shpėrthyen pėrsėri nė gaz.Kishin tė drejtė tė qeshnin me mua, qė kisha harruar Tepelenėn dhe s'kuptoja autorėt e vėrtetė tė tragjedisė. Nė krahasim me fėmijėt e sotėm, qė ngrenė dy gishtat lart, ne duhet tė pranojmė se kemi qenė shumė naivė, pėr tė mos thėnė tė marrė e ndoshta kjo spjegon dhe jetėgjatėsinė e dogmave staliniste pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė.
 
Por dua tė kthehem pėrsėri te Tepelena, njė gozhdė e ngulur thellė nė ndėrgjegjen, zemrėn dhe trurin e shumė bashkatdhetarėve tė mi tė mesit tė shekullit njėzetė. Strategjia e shfarosjes fizike shoqėrohej me njė tjetėr, ende mė djallėzore, atė tė shprishjes sė njeriut, pėr tė cilėn nuk kurseheshin mjetet e mėnyrat mė tė ndryshme. Nė kushte jashtzakonisht tė vėshtira fizike, morale e psikologjike, shumica dėrmuese e asaj bashkėsie e mbajti ballin lart, nuk e nxiu faqen, ruajti dinjitetin, karakterin, respektin e dashurinė pėr njėri tjetrin. Nė kazerma tė mėdha, me dy rradhė shtretėrish flinin mbi pesėqind vetė e pėr ēudi tė "arkitektėve tė ndritur" tė asaj poshtėrsie njerėzore asnjė skandal moral nuk ndodhi. Tė gjithė u quajtėn motra e vėllezėr e tė tillė mbetėn nė kujtimet e njėri tjetrit, duke sfiduar diktaturėn dhe ligjet e saj mizore. Pa asnjė ndihmė, ata njerėz mes tė cilėve jetova dy vjet, pėrballuan ata vite tė gjata derisa mė 1953, si pasojė e "qiejve tė hapur" dhe trysnisė sė opinionit tė jashtėm, Qeveria vendosi mbylljen e kampit famėkeq tė Tepelenės.
 
Pėr "ēudi", mbasi "morėn vesh" nga gazetat dhe radiot e huaja praninė e metodave tė shfarosjes nė praktikėn e pėrditėshme tė kampit, oficerėt e Ministrisė sė Brendėshme, qė erdhėn pėr tė komunikuar prishjen e tij, si zėdhėnės tė denjė tė padronėve tė tyre, shprehėn "habinė" pėr ēka kishte ndodhur. Hipokrizia kriminale shkonte deri nė ngarkimin e pėrgjegjėsisė viktimave, mbasi "nuk qenkėshin ankuar mė lart", njė mėnyrė sa e ndyrė aq dhe cinike pėr tė fshehur ata qė kishin projektuar deri nė detaje krimin e qė drejtonin fatet e vendit. Ishte njė pėrpjekje trashamane pėr tė shpėtuar "faqen e larė" tė udhėheqėsve, pėr tė cilėt "njeriu ėshtė kapitali mė i ēmuar". Eshtė pėr t'u habitur fakti qė ende sot e kėsaj dite ka njerėz qė me ndėrgjegje thonė se "uji vjen i kulluar nga lart, por turbullohet poshtė", se Qeveria mendonte pėr njerėzit por kuadrot poshtė veprojnė simbas dėshirave tė tyre. Ēfarė naiviteti pėr tė gjetur spjegimin e aqė shumė tė kėqijave!
 
Mbas strategjisė sė shfarosjes sė kampit tė Tepelenės udhėheqja projektoi njė sistem tė ri pėr atė masė njerėzish qė pėrfaqėsonte "opozitėn" ndaj socializmit. Kish vdekur Stalini dhe themelet e veprės sė tij kishin filluar tė lėkundeshin nė vendin e tij; pregatitej takimi i Gjenevėsi Katėr tė Mėdhenjve, Nikita Krushovi filloi tė fliste pėr kurs tė ri. Udhėheqja staliniste shqiptare mendonte se nuk ishte mė i dobishėm terrori masiv, i ushtruar pėr dhjetė vite me rradhė. Shembujt e tij janė fakte bindėse e tė shumta. Mjafton tė kujtojmė Bedenin, Orman-Pojanin, Vloēishtin, Vlashukun e tė tjerė kampe pune tė detyruar, ku kanė vdekur me qindra tė dėnuar politikė, ku njeriu varrosej i gjallė nė llucėn e kanalit nga ēizmja e policit. Tė kujtojmė gjithė ata tė pushkatuar pėr bombėn e hedhur nė oborrin e Ambasadės Sovjetike, represionin e pashėmbullt mbi popullin e Mirditės mbas vrasjes sė Baedhok Bibės e tė tjera shfaqje mizore tė diktaturės komuniste nė ata vite tė kobshme.
 
Tani duhej ndryshuar taktika. Internimi merrte njė formė tjetėr dhe vendi i zbatimit tė tij u caktua Lushnja, njė qytet nė qendėr tė Shqipėrisė, pranė kėnetės sė Tėrbufit. Aty do tė ndėrtohej njė fermė e re dhe kishte nevojė pėr krahė pune. Kėtu u grumbulluan shumica e t'internuarve, tė shpėrndarė nė kampe tė ndryshme. Kėtu edhe unė u bashkova me gjyshen, nėnėn dhe xhaxhain qė kishte kryer dėnimin e tij me burg.
 
Kushtet e jetesės u pėrmirėsuan nė krahasim me Tepelenėn. Familjet u strehuan nė baraka e dhoma tė veēanta, me njė minimum komoditeti e me njė varfėri tė skajshme. Por t'internuarit i vunė gjoksin punės nė bujqėsi e, me djersėn e tyre, filluan tė ushqehen tė shkėputur nga kazani me bollgur. Me mund e sakrifica themeluan sektorėt e fermės mė tė madhe nė Shqipėri. Nė sajė tė punės sė tyre Lushnja u bė hambari i Vendit.
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (1)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (2)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (3)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (4)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (5)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (6)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (7)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (8)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (9)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (10)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (11)
Njė jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės" (12)

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.