| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Nė
nėntorin e vitit 1949 na vunė nė njė kamion e na nisėn pėr
njė rrugė tė gjatė, tė gjatė, qė kalonte fusha, lumenj
e male dhe pėrfundonte nė Tepelenė. Tepelena... e famshme nė
historinė shqiptare si vendi nga nisi veprimtaria e njerit
nga personalitetet mė komplekse e mė tė afta tė kombit
shqiptar, Ali Pashės, Vezirit tė Janinės, do tė bėhej nė
gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė simboli mė i
gjallė e mė rrėnqethės i tmerrit qė vetėm stalinizmi
shqiptar mund tė shpikte.
-
- Tepelena,
zyrtarisht Kampi i dėbimit, nė fakt ai i shfarosjes sė njerėzve,
pa dyshim konkuronte me Mathauzenin, Aushvicin, Bukhenvaldin.
Eshtė e vėrtetė se nuk pati krematoriumet e tyre, por puna
e detyruar, mungesa e ushqimit, mizoria e aparatit policor e bėnin
vdekjen ēdo ditė mė tė dėshiruar se jetėn. Vdekja qėndronte
pezull mbi kampin tonė, e kishte pothuajse ēdo ditė prenė
e vet mes njė turme heterogjene shqiptarėsh, nga tė gjitha
moshat e nga tė gjitha krahinat, tė futura nė pesė kazerma
tė mėdha ushtarake me qindra vetė secila.
-
- Tepelena
dhe kampet e tjera tė punės ishin varrezat e hapura mbi
trupin e Shqipėrisė, dėshmitė mė tė fuqishme, mė
tronditėse e mė tė pakrahasueshme tė diktaturės sė
komunizmit shqiptar tė Enver Hoxhės, Mehmet Shehut etj.
Tepelena ėshtė njė njollė turpi e pashlyeshme nė ndėrgjegjen
e kombit. Eshtė detyrė e veēantė e demokracisė shqiptare
t'i kujtojė me njė pėrmendore madhėshtore viktimat e
pafajshme tė asaj tragjedie tė madhe. Eshtė edhe njė detyrė
e letėrsisė sė lirė shqiptare t'i japė botės njė
Arqipelag Gulag tė markės shqiptare. Tepelena ka aqė shumė
material nga kujtimet e njerėzve, sa njė pendė e fuqishme (
besoj se demokracia do t'i nxjerrė ato) do tė krijonte njė
vepėr madhore me pėrmasa botėrore. Tragjeditė shpirtėrore
e jetėsore qė janė zhvilluar nė atė kamp nuk kanė tė
numuruar.
-
- Dita
nė kamp fillonte me natė, nė orėn tre tė mėngjesit.
Policėt analfabetė e nisnin nė atė orė leximin e apelit
njė pėr njė tė tė internuarve dhe e mbaronin nė ora pesė.
Pastaj fillonte marrja e mėngjesit, njė ujė i zierė qė
kishte emrin ēaj. Mė pas vargu i gjatė i grave, burrave, tė
rinjve nisej pėr nė mal, pėr tė plotėsuar normėn e
druve- prerje e ngarkim nė kurriz- nėn vrojtimin e policėve
me pushkė nė krah. Do tė furnizonin me dru ushtrinė,
kampin pėr gatim, komandėn pėr ngrohje, degėn e punėve tė
brėndėshme, familjet e oficerėve e tė policėve, tė nėpunėsve
tė komitetit tė partisė dhe atij ekzekutiv... Njerėzit
ishin kthyer nė rolin e mushkės, episodet e dhimbjeve tė kėsaj
pune arrijnė maja tė tilla therėse, qė do tė fyenin ndėrgjegjen
e ēdo qenieje qė quhet njeri.
-
- Mbaj
mėnd sesi natėn e Vitit tė Ri 1951, sėbashku me gjyshen,
prisnim tė kthehej nėna nga mali. Gjyshja kishte gatuar diēka,
njė si qull me pak miell, qė do ta hanim pėr tė festuar
Vitin e Ri. Nėna ime u kthye sėbashku me tri shoqe tė saj,
vajza tė eksponentėve politikė tė njohur antikomunistė, tė
ashtuquajtur "tradhėtarė". Pasi u kthyen tė gjithė
nė kamp, ato polici i ngarkoi pėrsėri me dru dhe i nisi pėr
nė qytet, pėr tė ēuar dru nė shtėpinė e njė oficeri tė
policisė. Afėr mesnatės ato u kthyen nė kazermė. Ē'vit i
ri i bukur, ndėrsa tė tjerė, tė "pėrkėdhelur tė
fatit"festonin me gjithė tė mirat nė Hotel
"Dajti" apo nė Pallatin e Brigadave...
-
- Ajo
punė shtazore pėrballohej me njė ushqim qė pėrbėhej nga
gjashtėqind gram bukė, nga bollguri me krimba qė notonin nė
lėngun e tij, e plotėsohej nga lakrat e egra, kungulli,
lendet e lisit, goricat, kėto kur kishim mundėsi t'i gjenim
jashtė kampit. Po t'i shtoje kėsaj tabloje kushtet higjenike
tė tmerrshme, mungesėn e banjove tė mjaftueshme, tė ndėrtesave,
tė vendit pėr tė fjetur (gjithsej tridhjetė cm. gjėrėsi
pėr person e njėzet pėr fėmijėt), tė krijohet pamja e vėrtetė
e torturės sė pėrditėshme nė atė vend tė mallkuar, qė
quhej Kampi i Dėbimit.
-
- Kėshtu,
qė nė moshėn gjashtėvjeēare, u njoha me qelinė apo
"birucėn", siē pėrdoret rėndom. Njė ditė, duke
luajtur si fėmijė, kreva njė "sakrilegj" tė
madh. Kisha gjuajtur me gurė derrat e komandės qė kullosnin
tė qetė nė liri, jashtė telave me gjemba tė kampit.
Polici mė kishte parė. M'u afrua, mė kapi pėr leckash e mė
futi nė birucė. Ende sot mė rrėnqeth kujtimi i atyre orėve
tė kaluara nė errėsirėn e birucės, i vetėm, duke qarė
prej frikės sė gogolit. Jashtė mė fliste gjyshja ime e mirė:
" Mos ki frikė, e mbyt nona gogolin!". Edhe ajo i
rezistonte policit qė i kanosej pėr ta larguar. Nė orėn dy
tė natės njė tjetėr polic m'a hapi derėn e birucės dhe
unė rifitova "lirinė".
-
- Ndofta
fakte tė tilla duken pak tė pabesueshėm, por e vėrteta ėshtė
se pati dhe tė tjera raste tė tilla, krahas qindrave qė pėrbėnin
ligjin mizor aty brenda. Njėri ndėr to, qė mė vjen ndėrmend
tani, ėshtė ai i njė gruaje tė sėmurė qė rėnkonte nga
dhimbjet nė veshka e i "prishte qetėsinė" policit
i cili, pėr pasojė, e lidhi nė njė shtyllė pėr njėzetekatėr
orė. Mbas kėsaj ajo mezi erdhi nė vete pėr dhjetė ditė.
Cinizmi dhe sadizmi i personelit tė komandės besoj se ja
kalonte shumė herė figurave tė esesėve, qė vite mė parė
shihnim nė filmat tanė apo tė vendeve tė tjera tė
Lindjes.
-
- Poshtėrimi
dhe tortura ishin kėnaqėsitė mė tė mėdha qė ndjenin kėta
ish partizanė nė marredhėniet me tė internuarit e ēfarėdso
moshe, njerėz tė pafajshėm, krimi i vetėm i tė cilėve
ishte se u pėrkisnin familjeve tė tė arratisurve ose tė
kundėrshtarėve tė diktaturės sė kuqe. Emrat e toger
Hakiut, aspirant Syrjait, kapterėve Selfo e Tomi, policit
Ismail e sa e sa tė tjerėve janė shėmbėlltyra tė sė
keqes njerėzore nė mėndjet e ish banorėve tė kampit dhe
kujtohen ende mbas dyzet viteve, kur jeta ka fshirė nga
kujtesa emra kryetarėsh shtetesh e qeverish.
-
- Gratė
dhe vajzat e reja qė vinin nga mali nėpėr shi me rroba tė
lagura deri nė mish, duke mos patur ndėrresa ( nė ēastin e
internimit nuk u ish lejuar tė merrnin asgjė veē rrobave tė
trupit), detyroheshin tė mbuloheshin lakuriq nėn batanije,
mbasi rrobat e shtrydhura i ndenin pėr t'u tharė. Ruajtėsi
" vigjilent" i "rendit mė tė pėrparuar tė
njerėzimit", kur e pikaste njė gjė tė tillė, shkonte
dhe ia tėrhiqte batanijen duke e lėnė tė zbuluar
shqiptaren " armike" nė sytė e dhimbshėm tė tė
pranishmėve. Prej cilit armik ndėr shekuj shqiptari do ta
priste njė kob tė tillė? Ku t'i kėrkojmė krahasimet?
Ndoshta nė rrėfimet e kuvajtjaneve tė pėrdhunuara nga
idhtarėt e Sadam Hysejnit.
-
- Puna
e detyruar, uria e vuajtjet i kishin kthyer nė skelete tė
gjalla mijėra njerėz. Mbi pleqtė, fėmijėt e sėmurė,
vallėzonte pėrditė kosorja e vdekjes, qė rrinte e gatshme
tė merrte pjesėn e saj. Nė njė kamp pune, njė tė
burgosuri, kur i thanė se tė vdiq vėllai, pyeti a e kish
marrė racionin e bukės pėr atė ditė. Tė tilla episode
ndodhnin edhe nė kampin e Tepelenės.
-
- Njė
tjetėr kapitull mė vete, i llahtarshėm ishte ai i fėmijėve.
Fėmijėt e vegjėl, qė nėnat e reja detyroheshin t'i linin
lidhur nė djep gjithė ditėn, rriteshin nė mėshirėn e
ndonjė plake tė huaj. Qėllonte qė mbasi kishte shkarkuar
barrėn e druve, natėn, gruaja e re e gjente krijesėn e saj
duke u prehur nė paqen e pasosur, me njė pamje engjėllore...
Lotėt dhe mallkimet ishin shumė pak pėr tė shprehur
dhimbjen; tė nesėrmen, qė nė mėngjes, e priste rrjeshti
me shoqet pėr nė mal...
-
- Fėmijėt
qė mbetėn tė vetėm u rritėn pėr mėshirė nga tė afėrm
e madje herė herė dhe tė panjohur, sepse nėnat u ēuan nė
kampet e punės, pėr tė ndėrtuar falas "veprat e
socializmit". Mė kujtohet ajo ditė e hidhur, kur u
ndava nga nėna. Mundohesha t'i kacavirresha kamionit ndėrsa
polici mė godiste duart. Lotė rridhnin nga sytė e atyre
grave bujare malėsore qė ishin ofruar vullnetarisht pėr tė
zėvendėsuar nėnėn time nė kėtė transferim, por urdhri
ishte i prerė: ajo duhej tė ndahej nga un. Polici duhej tė
zbatonte kėtė urdhėr tė eprorėve, duke goditur duart e fėmijės
qė nuk donte tė shkėputej nga nėna... Ē'skenė e bukur pėr
njė pikturė tė denjė pėr Gojėn, subjekt i bukur pėr tė
ilustruar "humanizmin socialist", tė trumbetuar me
zell nė kėtė gjysėmshekulli.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|