| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12) |
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Akoma
mė e rėndė se rregulloret ishte atmosfera terrorizuese, qė
rėndonte mbi ne pėr vite tė tėra. Ne ishim tabela e qitjes
nė ēfarėdo mbledhje, njė gogol qė mbahej mė kėmbė pėr
tė trembur zogjtė qė tė mos hanin farėn. Nė sytė e
popullit tė thjeshtė ne servireshim si njerėzit mė tė kėqinj,
armiqtė, ata qė mundoheshin ta pėrmbysnin pushtetin
popullor, ata qė s'e duan Partinė dhe Enver Hoxhėn, ata qė
mund tė helmojnė depot e ujit, mund t'i vėnė zjarrin
stallave apo lėmit. Ata qė mund tė sabotojnė prodhimin
duke prerė bimėt gjatė prashitjes sė tyre, qė mund tė
thajnė bimė nga pėrmbytja me ujė, qė mund... e ky mund
zgjatej nė pafundėsi duke vėrtetuar"elokuencėn"
e kuadrove tė Partisė qė i predikonin kėto gjėra.
-
- Kėshtu
tek shumica qė s'mendonin me kokėn e tyre, por i besonin
verbėrisht pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr propagandės
partiake, krijohej urrejta qė shfaqej pastaj nė shumė
drejtime. Ajo shprehej me izolimin e plotė, askush nuk
guxonte tė hynte e tė dilte nė shtėpi pėr ēfarėdo
rasti, fatkeqėsie apo gėzimi, madje ka akoma komunistė qė
nuk na thonė as mirėmėngjes, megjithėse kemi mbi dhjetė
vjet qė banojmė nė tė njėjtėn lagje. Madje dhe nė fushė,
kur uleshim pėr tė ngrėnė drekė, nuk duhet tė ishim pranė
njėri-tjetrit. Ēdo fjalė e jona keqinterpretohej dhe i
raportohej operativit tė Sigurimit ose sekretarit tė Partisė,
qė nxitonin ta pėrcillnin "lart". Mbikqyrja ishte
e pandėrprerė, nė format mė tė ndryshme e nė ēdo ēast;
nuk mungonin dhe provokimet e shumėllojshme nga brigadierė
apo njerėz tė ngarkuar me kėto detyra.
-
- Pėr
tė qenė objektivė duhet tė them se jo tė gjithė kuadrot
e komunistėt i pėrqafonin dhe i zbatonin me zell kėto
metoda e porosi. Ndershmėrisė dhe korrektėsisė sė tyre
duhet t'u japim meritėn qė i takon me kėnaqėsinė qė
sjell mendimi se jo tė gjithė denigruan moralisht e u bėnė
leva tė diktaturės.
-
- Lufta
e klasave dhe terrori policor merrnin tonet e tyre mė tė
larta nė tė ashtuquajturat "demaskime politike", qė
herė pas here, nė vartėsi tė gjėndjes politike tė vendit
organizoheshin nga komiteti i partisė sė rrethit nė bashkėpunim,
ose mė mirė tė themi me orientim tė Degės sė Punėve tė
Brendshme. Nė kėto mbledhje demaskimi, ishin tė detyruar tė
shkonin tė gjithė. Proēedura e tyre ishte stereotipe. Nė
fillim e hapte mbledhjen sekretari i Partisė i sektorit dhe
ia jepte fjalėn tė deleguarit tė komitetit tė Partisė sė
rrethit, qė fillonte paraqitjen e tij. Kėto ishin ēaste
cfilitėse pėr tė gjithė ne, sepse e dinim se nga njė ēast
nė tjetrin mund tė na thirrej emri pėr tė dalė pėrpara
sallės. Ishte pėrshtypja sikur njė shpatė e padukshme vėrtitej
nga duar tė panjohura mbi kryet e gjithė tė deklasuarve pėr
tė goditur njėrin apo tjetrin. Kush e kishte radhėn? Tė
gjithė me zemėr tė ngrirė ishim si ata lojtarėt nė ruletė
qė presin se nė ē'numėr do ta ndalojė fuga lėvizjen e
saj.
-
- Kjo
manovėr djallėzore ishte taktika e drejtuesve tė mbledhjes.
Mbasi fliste disa fraza mbi punėn e stinės dhe
"sukseset madhėshtore tė popullit nėn udhėheqjen e
Partisė" i deleguari afrohej tek momenti i ankthshėm
kur zbulonte se x ose y, ishin nė radhėt tona armiq dhe njerėz
qė mundoheshin "tė villnin vrer apo t'i kundėrviheshin
atmosferės revolucionare qė mbizotėronte"...
-
- Mė
vjen ndot, tani qė shkruaj kėto radhė, duke kujtuar ato
mbledhje famėkeqe, njė nga shpikjet mė tė ndyra e mė
barbare tė organeve tė dhunės, shkeljet mė flagrante tė
personalitetit njerėzor e tė drejtave tė njeriut. Sapo i
thirrej emri, njeriu i gjorė duhet tė dilte para sallės
plot e tė qėndronte nė kėmbė pėr orė tė tėra. Atėherė
fillonte akt -akuza e bazuar nė mė tė shumtėn e rasteve
mbi gėnjeshtra tė spiunėve ose hamendje tė oficerėve tė
Degės. Kėto servireshin me petkun partiak, mbrohej vėrtetėsia
e tyre me frazėn bajate "A gėnjen Partia?", njė
tjetėr provokim i hapur i makinės sė pushtetit karshi
individit tė pambrojtur. Mbasi mbaronte akt-akuza, qė
fillonte me biografinė stėrgjyshėrore e tė farefisit e
vinte deri nė ditėt e fundit me fjalėt apo veprimet e tė
pandehurit, fillonte breshėria e diskutimeve nga populli qė
pėrfaqėsohej kėtu nga disa persona tė ulėt, pa karakter e
servilė.
-
- Ėshtė
interesante se nė tė gjitha kėto demaskime, nė tė cilat
kam marrė pjesė pa mė rėnė nė kokė personalisht, kam
parė gjithmonė tė flasin pothuajse tė njejtėt persona,
sigurisht tė trajtuar e tė indoktrinuar nga padronėt e
tyre. Motivet e veprimeve tė tyre duhen kėrkuar nė shumė
shkaqe, pėrfitime materiale apo mbulim veprimtarie keqbėrėse,
karrierizėm pa skrupull e fanatizėm partiak, padije e sadizėm.
Nė fjalorin e tyre shpaloseshin tė gjitha: besnikėria ndaj
Partisė dhe Enver Hoxhės; salla buēiste nga duartrokitjet,
me to detyrohej tė bashkohej dhe i pandehuri nė kėmbė.
Vazhdonin shpifjet, talljet, mallkimet, propozimet pėr
transferimet nė zonat e thella malore, pėr dhėnie gjyqit, pėr
rrahje, pėshtyrje e deri nė dėnime kapitale. Por kėtu ndėrhynte
i deleguari ose sekretari, tė cilėt si pėrfaqėsues tė
"zemėrgjerėsisė" sė Partisė sqaronin se
vullneti i masės sė popullit ishte mbi gjithēka, por se
Partia nuk dashkėrka tė dėnojė njerėz, por tė
"edukojė".
-
- I
bukur edukim, ē'frazė mizore e luajtur pa turp mbi shqiptarėt
e thjeshtė. Besoj se as serbėve nė Kosovė nuk u ka shkuar
nėpėr mend tė pėrdornin metoda tė tilla mesjetare nė proēesin
e "diferencimit" tė aplikuar mbi shqiptarėt, pas
ngjarjeve tė vitit 1981.
-
- Ka
pasur raste qė ėshtė kaluar nė tepri tė paimagjinueshme e
tė pabesueshme pėr njė qytetar tė Evropės sė sotme. Njė
familje mbas njė demaskimi tėtillė, vetėm sepse njė pjesėtar
i saj nuk pėrlasi duart pėr Enver Hoxhėn, u qėllua me gurė
nga gjithė ata njerėz, fėmijė e tė mėdhenj. Njė skenė
biblike qė vazhdoi mjaft, njė betejė mes njė turme tė egėrsuar
e njė familjeje tėurtė, njė njollė turpi nė ndėrgjegjen
e asaj popullsie qė qe e pranishme nė ato skena pa reaguar
aspak, njė shembull tronditės i ekstremizmit tė
institucioneve tė diktaturės sė kuqe nė Shqipėri.
-
- Ishin
kėto disa nga aspektet e dhimbshme tė viteve tė internimit
deri mė1990, kur demokratizimi e hoqi kėtė praktikė, sa tė
shėmtuar e tė panevojshme, aq edhe tė padrejtė e tė
paligjshme nė aspektin juridik.
-
- Arbitraritet
dhe dhunė, kjo qe fytyra e vėrtetė qė tregoi ndaj nesh
Shteti socialist shqiptar pėr dekada tė tėra... Kjo qe e
shkuara qė e mbajtėm mbi supet tona qė sa lindėm e deri
tani qė flokėt na u zbardhėn e jeta filloi tė tatėpjetėn
drejt fundit tė pashmangshėm.
-
- A
ishte i drejtė ky qėndrim, a mban pėrgjegjėsi kush pėr
jetėn tonė tė shkatėrruar, pėr gjymtimin tonė fizik e
shpirtėror, pasojė e kėsaj jete, a arrin dot ta kuptojė nė
tėrė dimensionet e saj tragjedinė tonė Evropa e qytetėruar?
-
- Ē'mund
tė bėhet pėr ne qė humbėm aq shumė nė kėtė luftė tė
pabarabartė menjė makinė tė pėrbindshme qė shkeli
mizorisht ėndrrat dhe iluzionet tona mbi jetėn, kėtė
dhuratė tė madhe tė Krijuesit? A do tė ketė ngushėllim
dhe ripėrtėritje pėr ne qė u transformuam nė kufoma tė
gjalla, pa i pasur borxh askujt, asnjė fije floku? A do tė
ketė vend pėr ne nė njė shoqėri qė thuhet se po rindėrtohet
e nė njė botė qė synon drejt sė mirės, drejt zhdukjes sė
diktaturave?
-
- Dhjetėra
pyetje godasin pa mėshirė trurin e lodhur qė kėrkon qetėsi
nė kėtė ēast bilanci e pėrkundet nė mirazhin e sė
ardhmes ku hedh shtat pema e bukur e shpresės se fėmijėt e
mi nuk do tė pėsojnė nė jetė ato qė pėsova unė.
-
- Fund
-
- Grabian,
qershor 1991
- Eugen
MERLIKA
- (Autori
jeton nė Itali)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|