| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Ē'ishte
ky "mjek" apo mė mirė tė themi kasap qė e kishte
dhėnė urdhrin t'i ndėrpritej mjekimi pa dalė nga spitali?
Nuk dua t'i pėrmend emrin, emra tė tillė e ndyjnė
shkrimin, ata nuk duhet tė ekzistojnė as nė kujtesėn e
njerėzve. Ai ishte anėtar i PPSH, ishte shef pavioni, njė
farė polici i institucionit mjekėsor, i shkolluar nė sajė
tė farefisnisė me njė zonjė tė madhe tė regjimit, dhe
ishte i ngarkuar nė spital tė zhvillonte "luftėn e
klasave" jashtė ēdo parimi njerėzor qė i njeh dhe tė
dėnuarit me vdekje tė drejtėn e mjekimit apo shėrbimit
para ekzekutimit. Ēfarė pėrshtypje do t'i kishte bėrė
Marksit njė fakt i tillė? Kjo shoqėri e projektuar prej
tij, pėr tė ndrequr padrejtėsitė e botės sė kapitalit,
sa bukur do tė pėrkonte me dukuri tė tilla qė ilustronin
"humanizmin" socialist tė saj nė prag tė vitit
2000!!!
-
- Unė
e mora nėnėn pėr krahu, me zor e ēuam deri tek njė makinė
qė pėr fat ishte afėr spitalit dhe shkonte nė Grabjan. Mė
erdhi shumė keq pėr tė qė ishte nė njė gjendje tė rėndė,
mė erdhi shumė keq edhe pėr veten por m'u dhimbs mjeku. Ai
njeri i mirė, qė mundohej tė kryente detyrėn me aq pėrkushtim
e njerėzi ishte i detyruar t'u bindej tekave tė njė
krimineli injorant, tė diplomuar nė armatėn e tė paaftėve,
por qė nė sajė tė vetėm njė triske tė kuqe nė xhep bėnte
ligjin "Socializmi ėshtė njė luftė ndėrmjet tė aftėve
dhe tė paaftėve. Fatkeqėsisht nė kėtė luftė mė tė
shumtėn fitojnė tė fundit". Kėto fjalė tė Ismail
Kadaresė vėrtetohen pothuajse nė ēdo hap tė shoqėrisė qė
na rriti e na gjymtoi.
-
- Merret
me mend gjėndja shpirtėrore e tij, personaliteti i vrarė,
dinjiteti i ēuar nė pikėn zero. Nė njė rast tjetėr mė
vonė ai mjek, ishte qortuar deri nė komitetin e partisė,
sepse kishte vizituar nė Pluk njė tė sėmurė me azotemi qė
i kishte ditėt e numėruara. Ishte zgjatur pak nė kėtė
vizitė, duke u munduar tė kryente detyrėn e tij mė shumė
si njeri se sa si mjek duke i dhėnė kurajo pacientes pėr ta
mbajtur tė gjallė shpirtėrisht me shpresėn se shkenca do tė
bėnte mrekullinė e saj. Ishte njė vepėr tejet humanitare:
t'i largonte sadopak imazhin e tmerrshėm tė vdekjes njė
gruaje nė moshėn dyzetepesė vjeēare qė nuk kishte njohur
nė jetėn e saj veēse vuajtje. Pėr kėtė mori vėrejtje nė
komitetin e partisė, sepse kishte shkelur nė shtėpinė e tė
deklasuarve, nuk kishte respektuar kodin famėkeq tė ndarjes
sė klasave. Sa turp, si do tė na dėnojnė brezat e ardhshėm
sepse poshtėrsinė dhe antihumanizmin i vumė nė institucion
e nė piedestal...
-
- Por
megjithatė Fatmiri nuk u thye; ai vazhdoi t'i shėrbejė
profesionit tė tij, me gjithė vėrejtjet, qortimet, padrejtėsitė
qė ndeshi nė ēdo ēap tė punės sė tij, e kjo vėrtetohet
nė qindra e qindra raste tė cilat ēdo ditė jeta i vu pėrpara
si prova. Ai mė pret mua dhe tė tjerė si unė si njerėz,
si gjithė tė tjerėt, na jep kėshillat mjeksore,
interesohet pėr tė sėmurėt, pavarėsisht se dikujt ndofta
ende nuk i pėlqen ky qėndrim. Ai ka respekt pėr vuajtjen, pėr
dhimbjen njerėzore, por jo thjesht si mjek, por dhe si njeri,
si qytetar, si shqiptar. Dhėntė Zoti qė njerėz tė tillė
tė ketė mjaft, sepse janė kusht i domosdoshėm pėr
ringjalljen shpirtėrore tė kėtij kombi tė sėmurė rėndė.
-
- Herėn
e dytė nėnėn e ēuan nė urgjencėn e spitalit, gjithmonė
me lejen e kėshillit popullor me njė krizė tė rėndė nė
zemėr. Mjeku specialist nuk ishte aty dhe e sėmura qėndroi
gjithė ditėn pa u shtruar nė pavion, e vetėm nė mbrėmje,
njė mjek qė e njihja mori iniciativėn pėr ta sistemuar pėrkohėsisht
nė tė. Unė u ktheva natėn nė kėmbė, gjithsej 18 km udhė,
mbasi firmosa fletė-lejen nėdegė, pėr t'ia dorėzuar kėtu
personit tė ngarkuar me detyrėn e policit. Mbas dy ditėsh pėrsėri
thirrem pėr ta nxjerrė nėnėn nga spitali. Nuk jam mjek,
nuk kam njohuri tė thella nė mjekėsi, por besoj se nuk do tė
kishte mjek nė botė qė tė pranonte tė nxirrte nga spitali
mbas shtatėdhjetedy orėsh njė tė sėmurė me parainfarkt.
Kėtu, nė kėtė proēedurė nuk respektoheshin ligjet e mjekėsisė
por urdhrat e Sigurimit, qė njerėz tė molepsur me dogmėn e
luftės klasore, i pėrēonin nėpėrmjet kanaleve deri nė
pavionet e spitaleve, pėr t'u zbatuar nga homologėt e tyre
me bluza tė bardha.
-
- Njė
problem i pėrgjithshėm nė tėrė kėto vite tė gjata
internimi mbeti pėr ne ēėshtja e strehimit. Nuk mbaj mend
gjatė gjithė jetės sime tė kem patur njė shtėpi sado
modeste, por tė mjaftueshme. Nė Grabjan na kishin dhėnė njė
dhomė e njė aneks nė katin e dytė, pa kuzhinė, pa banjo,
pa njė vend ku mund tė derdhej njė pikė ujė. Gatuanim pėrjashta
nė shi e diell, ndėrsa banjon e bėnim nė fund tė shkallėve,
nė njė korridor me lartėsi pesė metra. Merren me mėnd
problemet e nevojshme personale tė njeriut tė sėmurė, tė
plakut, tė fėmijėve, gruas me njė WC qė ishte nė rrugė
njėzetė - tridhjetė metra larg derės sė apartamentit.
-
- Janė
tė paimagjinueshme pėr njė qytetar tė botės sė
kompjuterave kushte tė tilla primitive inkomoditeti, ndofta
shumėkush nuk do t'i besojė. Fatmirėsisht e vėrteta ėshtė
e gjallė dhe kushdo mund t'i vėrtetojė me sytė e tij po tė
marrė mundimin tė vizitojė Grabjanin. Kėto shtėpi dykatėshe
tė projektuara nė Bullgari pėr familje bujqėsore, ishin
llogaritur pėr njė familje, lart e poshtė. Por Partia e
Pushteti "popullor" mendonin se hapėsira e madhe nė
banesė mund tė kultivonte individualizmin borgjez, me gjithė
pasojat e tij tė dėmshme nė formimin e njeriut tė ri.
-
- Prandaj
duheshin mbajtur njerėzit sa mė tė shtrėnguar me njėri-tjetrin,
qė "uniteti" rreth partisė tė ishte mė i madh. Kėshtu
qė nė njė hyrje futeshin dy familje, me tė gjitha pasojat
qė njė pjesė e mirė, jo vetėm e tė internuarve, por edhe
e shumė qytetarėve tė lirė i ka shijuar vetė. Nė
sektorin e Gradishtit, xhaxhai im pėr vite me radhė e kishte
kthyer dritaren e vetme tė dhomės sė vetme nė derė. Njė
palė shkallė nga jashtė e nga brėnda shėrbenin pėr tė
hyrė e pėr tė dalė. Aty njė herė natėn, gjyshja e
shkretė u rrėzua e theu dorėn. Nė kėtė mėnyrė plotėsoheshin
kėrkesat e strehimit nė njė vend ku vilat e udhėheqėsve
janė proverbiale, ku harxhohen dyzetė milion dollarė pėr
njė muze e ku miliarda lekė groposen nė tokė nė trajtėn
e kupolave...
-
- Nė
kushtet e mia familjare nė ato vite, problemin e fjetjes e
zgjidha duke ndėrtuar dy shtretėr prej dėrrase me dy kate,
ku flinin dy vajzat e vogla dhe nėna me babanė. Pra e ktheva
shtėpinė nė kazermė ushtarake, duke vėnė nė jetė
parullėn e famshme "I gjithė populli ushtar". Kėrkesės
sė pėrsėritur disa herė, pėr tė ndėrtuar pėrpara shtėpisė
njė kuzhinė me kallama e baltė, kryetarja e kėshillit
popullor, shoqja Nurie, njė personifikim i koncentruar i tė
keqes njerėzore, i pėrgjigjej negativisht me pretekstin se
prishej pamja e pallatit, ndėrsa vetė "zonja" e ndėrronte
hyrjen sa herė qė bėhej ndonjė pallat i ri. U gjend mė nė
fund kryetarja e kėshillit tė bashkuar, qė na njihte qė nė
Pluk, se e kisha patur brigadiere, qė dha urdhrin e shumėpritur
prej vitesh, pėr tė ndėrtuar njė kasolle qė do tė shėrbente
si kuzhinė e si vend gatimi dhe dhomė fjetjeje pėr prindėrit.
Kėshtu u zgjidh dhe problemi i strehimit nė Grabjan.
-
- Jeta
nė internim nė vitet 80 ishte njė torturė e vėrtetė. Pėr
ēdo nevojė, qė tė dilte jashtė sektorit, duhej tė merrje
leje nė Degėn e Punėve tė Brėndshme, madje duhej tė shoqėroheshe
nga polici, qoftė dhe kur do tė shkoje tek mjeku. Tek
xhaxhai im qė banonte nė sektorin e Gradishtit, njė orė e
gjysėm larg nuk kam mundur tė shkoj pėr vizitė as njė herė
nė gjashtė vjet. Tek familja e gruas kam shkuar dy herė pėr
vizitė, njė herė kur vjehrri ishte sėmurė dhe tė dytėn
kur vdiq. Simbas rregullores qė na lexohej herė pas here,
vetėm pėr vdekje tė njerėzve tė afėrm ose pėr vizitė
mjekėsore tek specialisti mund tė jepeshin leje. Kjo ishte
"vazhdimėsia" ramiziane, trampolina nga do tė
hidheshim drejt Evropės.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|