| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Figura
e Luigj Gurakuqit mė lidhte dhe me gjyshen tjetėr, tė venė
e Sotir Gjikės, publicist e gazetar, drejtor i gazetės
"Kuvendi" qė botohej nė Romė. Atė natė kobzezė
tė 25 Marsit 1925 Luigji, mbasi kishte ngrėnė darkė nė njė
restorant me njė mikun e tij, i kishte thėnė atij se do tė
shkonte te Sotiri, sepse i kishte premtuar vajzės sė tij njė
kukull e do t'ia ēonte. Por plumbi mizor nuk e la ta plotėsonte
premtimin ai burrė shpirtmadh. Mbi varrin e tij do tė fliste
Sotiri, por nė pamundėsi qė tė ngrihej nga shtrati, nė vėnd
tė tij foli gjyshja ime, e shoqja.
-
- Gjyshja
ime, qė nuk mundi tė mė njihte deri sa vdiq, qė gjithė
jetėn u rropat me mundim pėr tė shkolluar dy fėmijėt e
saj jetimė, qė sakrifikoi gjithēka pėr tė ndėrtuar njė
tė ardhme pėr mua e sė fundi vdiq duke ditur se Poēi i saj
kishte pėrfunduar nė burg. Mbas njė viti ajo mori edhe dajėn
tim, dhe kėshtu pėr nėnėn time u shua dhe shpresa e fundit
pėr tė gjetur njė shtėpi tė sajėn, me tė cilėn tashmė
e lidhnin vetėm kujtimet dhe varret. Diktatura do tė
peshonte dhimbshėm nė ndarjet e njerėzve, nėna ime u
largua njėzet e tre vjeēe nga familja pėr tė mos u takuar
mė me njerėzit e saj. Besoj se duhet tė ketė njė drejtėsi
hyjnore, para sė cilės tė pėrgjigjen ata qė ndėrtuan njė
rend tė tillė gjėrash...
-
- Kthimi
im nė shtėpi duhej tė rivendoste njė minimum qetėsie qė
mungonte gjatė viteve tė burgut tim. Nė vėshtirėsitė e
panumėrta tė kėtyre dy viteve, familjes sime i kishin qėndruar
pranė vetėm xhaxhai me tė shoqen dhe familja e gruas. Vetėm
ata mė trokitėn pa frikė nė derėn e Spaēit apo Zejmenit,
u munduan me praninė e tyre tė lehtėsonin sadopak plagėt.
Nė rrethana tė tilla, fisnikėria e atij qė tė gjendet
pranė, ėshtė njė melhem qė nuk ka tė paguar me gjithė
arin e botės. Prindėrit dhe vėllezėrit e gruas nuk e
braktisėn motrėn nė fatkeqėsi, nuk i ofruan mundėsinė e
ndarjes, qoftė dhe formale, siē bėnė qindra familje tė
tjera duke shkaktuar qindra drama me pasoja rrėnuese pėr
ndjenjat, personalitetin e botėn shpirtėrore tė tė
burgosurve, fėmijėve e familjeve tė tyre. Ata e mbėshtetėn,
e ngushėlluan, i qėndruan pranė motrės sė tyre me kurajo
e pa pėrfillur dhe rrezikun e mundshėm, qė mund t'u vinte
nga zhvillimi me konsekuencė i luftės sė klasave prej njerėzve
pa asnjė princip moral nė vetvete. Kėtyre njerėzve qė
dhanė provat e dashamirėsisė nė orėt mė tė errėta tė
natės sė gjatė tė diktaturės, ju mbetem borxhli pėrjetė.
-
- Lirimin
nga burgu para kohe komisioni i internimeve e ktheu nė shkurt
1984 nė internim, pa asnjė farė motivacioni. Njė komunikim
i thjeshtė i njė punonjėsi tė degės, nė praninė pompoze
tė kryetares sė kėshillit dhe tė sekretarit tė Partisė qė
vėrtetonin aktin "human", mė fuste nė njė burg tė
dytė, por pa tela me gjemba. Ishte njė modė e re n'atė kohė,
njė fushatė internimesh me karakter ordiner pėr tė goditur
shfaqjet e huaja me rrezikshmėri shoqėrore si vjedhja,
imoraliteti etj.. Nė kėtė fushė u pėrfshiva dhe unė sė
bashku me shumė tė tjerė tė liruar nga amnistia. A do tė
plotėsonim numrin e planifikuar nga ministria e punėve tė
brendshme apo partia dhe shteti e shihnin me keqardhje aktin e
tyre "zemėrgjerė" tė lirimit tonė nga burgu?
-
- Internimi
nė ato vite kishte karakterin e njė paraburgimi. Rregulla
shumė tė rrepta kushtėzonin jetėn e pėrditshme e sillnin
vėshtiresi tė mėdha pėr lėvizjen e nevojat familjare. Tė
gjithė nė shtėpi ishim tė internuar e pasojat ndiheshin
shumė, sidomos nė ēėshtjet e shėndetit. Kėtu dua tė
tregoj disa episode tė dhimbshme. I pari ka lidhje me vajzėn
time tė dytė, Elenėn. Nė moshėn pesė vjeēe asaj iu
shfaq njė dhimbje e fortė barku qė e mundonte pothuajsė
vazhdimisht. Mjeku i zonės dyshoi pėr parazitė pėr muaj tė
tėrė; ajo piu gjithfarė barnash tė farmacisė e tė
mjeksisė popullore, por pa rezultat. Vuajtjet e fėmijės sė
shkretė, qė kalonte herė-herė dhe netė tė tėra pa gjumė
nė krahėt tanė, na shqetėsonin pa masė. Duke parė
gjendjen e fėmijės dhe rezultatin jo tė kėnaqshėm tė
mjekimeve, mjeku vendosi ta shtrojė atė nė spitalin e
Lushnjės. Deshėm ta ēonim tė nesėrmen nė qytet, e kėrkuam
lejen pėrkatėse nga personi qė na bėnte apelin e qė ishte
sekretar i kėshillit.
-
- Por
ky person, sigurisht nė marrėveshje me Degėn e Punėve tė
Brendshme e manipuloi mjekun deri nė atė shkallė, sa qė ky
i fundit tė nesėrmen doli me mendimin se fėmija nuk ka
nevojė pėr t'u shtruar nė spital. Kjo ndodhte sepse unė
nuk kisha tė drejtė tė shkoja deri nė qytet pėr tė ēuar
fėmijėn. Le ta gjykojė vetė lexuesi gjendjen shpirtėrore
tė njė prindi nė tė tilla kushte. Si pasojė e pamundėsisė
pėr ta ēuar vajzėn tek specialistėt, asaj iu bė kronike
njė sėmundje veshkash, tė cilėn e zbuloi mbas njė viti
doktor Polikron Ēela. Atij mjeku i jam shumė mirėnjohės pėr
kujdesin dhe humanizmin e tij tė spikatur nė kryerjen e
detyrės. Para disa kohėsh lexova nė gazetė se dikush e
kishte qėlluar kėtė mjek tė shquar duke i thyer krahun.
Nuk di se kush ka qenė, por jam i bindur se do tė jetė shok
ideali i atyre qė nuk deshėn tė shėrohej fėmija ime, mė
erdhi shumė keq, diēka mė theri nė shpirt...
-
- Nėna
ime vuan nga njė koleksion sėmundjesh; vetė kushtet e jetės
sė saj e kanė stimuluar shfaqjen e tyre. Nė kohėn qė
ishte e internuar nė Grabjan ėshtė detyruar tė shtrohet dy
herė nė spital, nė gradė tė fundit, nga veshkat dhe nga
zemra. Radhėn e parė mjeku nefrolog Fatmir Dabulla e kishte
nė patronazh. Kisha patur tė bėj me tė pėr ēėshtjen e
vajzės, ai mė kishte rekomanduar vizitėn e saj tek
Dr.Polikroni nė Tiranė dhe herė mbas here e kontrollonte
vetė. Nėna ishte me njė krizė tė rėndė pielonefriti,
gati tė kalonte nė azotemi. Mjeku e vizitoi me kujdes, dėrgonte
infermieren tė bėnte analizėn e duhur, e pastaj me
seriozitet profesional mė shpjegoi gjendjen e rėndė tė nėnės.
Nuk kishim ndonjė konfidencė tė madhe, ai mė mbante mend
njė ēerek shekulli mė parė nė shkollė, megjithėse
kishte qenė disa vjet prapa meje. I shpjegova gjendjen time
aktuale, se si nuk kisha mundėsi t'i gjendesha nėnės pranė,
veēse kur tė mė jepte leje Dega e Punėve tė Brendshme pėr
tė shkuar nė qytet. Nuk reagoi me fjalė, u bė shumė
serioz dhe mė siguroi se do tė pėrdorte tė gjitha mjekimet
e duhura e pėr rreth dy javė do ta stabilizonte gjendjen e
saj shėndetėsore... Kėshtu u ndava me tė me besim nė fjalėt
e tij.
-
- Por
mbas rreth dhjetė ditėsh mė lajmėruan tė shkoj tė marr nėnėn.
Si ka mundėsi tė jetė shėruar kaq shpejt? Mė jepet leja e
shkoj sė bashku me njė miken tonė qė nuk ishte mė e
internuar. Takoj Fatmirin dhe e pyes si qėndron ēėshtja. Ai
i vrenjtur nė fytyrė shtypet nė vetvete e s'ėshtė nė
gjendje tė mė japė pėrgjigje. Po unė atė e lexoj vetė nė
fytyrėn e tij, nė atė fytyrė qė para pak ditėsh kishte
qenė e mbushur plot besim se do t'ia dilte nė krye njė pune
tė tillė tė vėshtirė, shėrimit tė njė njeriu. Tani
lexoja nė tė zhgėnjimin, keqardhjen pėr pacienten, pėr
mua e sigurisht dhe keqardhje pėr veten e tij... Ai si mjek
duhej t'i shikonte ndryshe pacientėt e tij, duhej t'u shėrbente
sipas pozitės shoqėrore e politike, sipas pėrkatėsisė
"kllasore", duhej tė shkelte mbi nenin e parė tė
librit tė madh tė botės sė mjeksisė, mbi parimin e
Hipokratit "Tė jesh mjek, sė pari duhet tė jesh
njeri". Mė dha recetėn pėr gentamicinėn, njė
antibiotik i fuqishėm, tė cilin ai kishte filluar t'ia
injektonte nėnės, por qė mbas dy ditėsh njė tjetėr mjek
jo i specialitetit kishte dhėnė urdhėr t'i ndėrpritej.
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|