| |
 |
|
|
|
16.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė klasės"
(1)
|
|
|
|
|
|
- Nga
Eugen Merlika
-
- Mė
duket njė detyrė morale ndaj vetvetes dhe nevojė e
domosdoshme informimi ndaj atyre qė patėn fatin e mirė tė
mos i jetonin dhjetėvjeēarėt e gjatė tė sistemit monist
shqiptar, tė shkruaj disa faqe nga historia e jetės sime,
thjesht pėr tė bėrė tė njohura disa pamje nga njė
realitet, qė kushtėzoi shumė jetė njerėzish. Eshtė njė
realitet, qė sot ėshtė vėnė nė tehun e kritikės nga
shumė njerėz tė sferave tė ndryshme tė jetės kulturore tė
kombit. Pa pretenduar tė bėj pjesė nė ato sfera, mendoj se
jap njė ndihmesė sado tė thjeshtė nė shpalosjen e disa tė
vėrtetave tė pakundėrshtueshme, tė pėsuara drejtpėrsėdrejti.
-
- Vetė
fakti qė po shkruaj kėto rradhė, mė detyron t'i filloj ato
me njė nderim tė sinqertė ndaj gjithė atyre faktorėve e
forcave qė bėnė tė mundur ardhjen e kėtyre ditėve tė
reja nė tė cilat e vėrteta, e masakruar deri tani,
shpaloset nė tė gjithė gjėrėsinė dhe thellėsinė e saj.
Nderimi im i veēantė shkon te populli i Shkodrės, i Kavajės,
i Tiranės e qyteteve tė tjera e, mbi tė gjitha, tek studentėt
e Universitetit tė Tiranės qė, me guxim deri nė vetmohim,
luftuan pėr demokracinė e ditėve tė sotme, duke i bėrė
njė shėrbim tė madh kombit tonė. Mendoj, se pėr kėtė shėrbim,
ky komb duhet t'ju jetė mirėnjohės nė jetė tė jetėve.
-
- Gjatė
jetės sime nuk kam mbajtur njė ditar tė rregullt, siē
ndodh shpesh tek njerėzit. Kjo ndodhi jo pėr pėrtaci apo lėnie
mbas dore, por thjesht prej njė ndjenje vetėruajtjeje, qė
dhjetėvjeēarė me rradhė m'u imponua nga kushtet e njė
jete tė pasigurtė, me shpatėn e Damokleut mbi kokė
(rreziku i arrestimit nė ēdo ēast). Ky ditar do tė kish
ngulitur si njė dokumentar shumė ēaste tė njė jete tė
gjymtuar nga diktatura. Ndėrsa sot, nė moshėn 47 vjeēe, (
jam binjak me diktaturėn qė, pėr ironi tė fatit quhet
"ēlirim") mė duhet t'i drejtohem vetėm kujtesės
sė fashitur nga njė mori faktorėsh...
-
- Kam
lindur nė Tiranė nė prill 1944, bir i njė ēifti
intelektualėsh me shkolla tė larta. Babai ka qenė inxhinjer
elektrik, i diplomuar nė Grenoblė tė Francės ndėrsa nėna
mėsuese letėrsie, e diplomuar me 30 me lavdėrim nė njė
nga universitetet mė tė vjetra tė Evropės, nė Napoli tė
Italisė. Ky ishte njė fat disi i pazakontė pėr stadin e
zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe. Jetėn e
kam nga Zoti dhe nga Dr. Hamdi Sulēebeu, i cili nė asnjė mėnyrė
nuk pranoi tė kryente dėshtimin e propozuar nga mjeku
gjinekolog, kur nėna ishte shtatzėnė, duke u pėrgjigjur:
"Mua mė kanė mėsuar nė shkollė t'i shpėtoj, jo t'i
vras fėmijėt.". Por shumė herė gjatė jetės sime mė
ka munduar mėdyshja nėse duhet t'i isha mirėnjohės dhuratės
sė tij...
-
- Nė
klinikėn e Dr. Sadedinit, ku ka qenė shtruar nėna ime,
gjenin strehė edhe partizanėt apo guerilasit e Tiranės.
Kontrolleve tė gjermanėve iu dilte para shprehja "unė
kam tė shtruar tė renė e Mustafa Krujės" dhe qetėsia
nė klinikė sigurohej. Ndofta ky ishte njė sinjal i largėt,
pararendės i pluralizmit qė do tė vinte pas pothuaj gjysėm
shekulli, apo ndofta ishte njė llogaritje e hollė e mundėsive
tė mbijetesės nė njė kohė qė do tė vinte me emrin e
revolucionit socialist. Kėto detaje i mėsova mė vonė nga nėna,
jeta e sė cilės ėshtė njė roman mė vete, me pėrmasa
tragjike, e denjė pėr njė penė dostojevskiane, pėr pėrshkrimin
e sė cilės nuk e ndjej veten tė aftė. Do tė mjaftonin, pėr
ta mbushur atė roman, dėshmitė e shokėve e shoqeve tė
atij kalvari tė gjatė gjysėm shekullor qė sot janė shpėrndarė
gjithkund, nė Shqipėri e nė botė.
-
- Detaji
i parė, i ngulitur ēuditėrisht nė kujtesėn time (kam qenė
tre vjeē e nuk di a pranohet shkencėrisht njė fakt i tillė),
ka qenė kacavjerrja nė hekurat e portės sė burgut tė
Tiranės me fjalėt:" Babi, hajde me ne" qė
shqiptoja i pėrlotur dhe me ngulmimin pėr tė mos u shkėputur
nga babai brėnda saj. Aty ishte njohja ime e parė me kėtė
absurditet, se si nuk mund ta pėrqafoja babin, si dhe
kontakti i parė me policin, shkaktar tė kėsaj ndalese, njė
figurė qė ndryshoi vetėm fytyrat e qė mė shoqėroi gjatė
gjithė rrjedhės sė lumit tė jetės sime. "Kjo ėshtė
jeta jote Faust! Dhe kėtė m'a quan jetė..." Gėte
-
- Ballafaqimi
i parė i ndėrgjegjshėm me jetėn u bė nėpėrmjet
arrestimeve tė babait e tė xhaxhait. Mbeta vetėm me gjyshen
dhe nėnėn time tė re, asokohe 26 vjeēe.Banonim nė Tiranėn
e re, nė njė shtėpi me qera, sepse shtėpia jonė ishte zėnė
nga Spiro Moisiu, shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė
ushtrisė "nacional-ēlirimtare"; ende sot nuk mė
jepet e drejta tė banoj nė tė... Njė ditė tė bukur tė
vitit 1947 vjen urdhri i transferimit nga Tirana pėr nė
Shijak. Nė tė njėjtėn ndėrtesė ku banonim ne ishte dhe
njė vajzė jugosllave me emrin Nada. Ishte me gradė
kolonele, por nuk di se ē'funksion kishte. Fliste frėngjisht
me nėnėn dhe ishin miqėsuar edhe prej muzikės. Nėna i
binte pianos, kėndonte shumė kėngė italiane dhe arie nga
operat qė asaj i pėlqenin shumė. Urdhri i shpėrnguljes sonė
e dėshpėroi Nadėn. U mundua ta anullonte me tė gjitha mundėsitė,
ndėrhyri vetė tek ministri i brendshėm, por pėrgjigja
ishte negative: " Vetėm pėr atė familje nuk mund tė bėj
gjė."
-
- Kėshtu
po atė ditė u gjendėm nė kasollen e njė evgjiti, nė katėr
rrugėt e Shijakut, unė gjyshja dhe nėna. Babai vazhdonte
odisenė e tij tė gjatė nė kampet e punės. Ai ishte dėnuar
me pesėmbėdhjetė vjet burgim, sepse kishte marrė pjesė nė
njė mbledhje me disa intelektualė, pėr tė krijuar
legalisht njė parti opozitare, nė kohėn qė ato
"lejoheshin" zyrtarisht nga " demokracia
popullore".
-
- Nuk
ruaj kujtime tė veēanta nga kasollja e Shijakut, por mbas
pothuajse njė viti xhaxhallarėt e babait na morėn nė Krujė,
qyteti ynė i origjinės. Aty mbusha pesė vjeē. Nga qė
kisha zell e dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar, njė mėsuese
shpirtmirė mė regjistroi nė klasėn e parė. Por vendimi i
marrė nga Ministria e brėndshme, sė bashku me degėn e Krujės
( ndofta disi i vonuar, sepse familjet e tjera kishin vite qė
qėndronin nė kampe internimi ) u vu nė zbatim dhe ne u
detyruam tė banojmė pėr disa muaj nė qelitė e degės sė
Krujės.
-
- Para
syve mė del si nėpėr mjegull figura sa e bukur aq dhe njerėzore
e mėsueses sime tė parė, qė mė merrte pėrdore e mė
sillte nga shkolla nė burg, ndėrsa ēdo mėngjes polici
hapte portėn nė tė njėjtėn orė, pėr tė mė lejuar tė
shkonja nė shkollė. Mė vjen shumė keq qė nuk i mbaj mėnd
emrin e asaj vajze dhe nuk di a rron... Por i jam shumė mirėnjohės,
jo vetėm se mė mėsoi shkronjat e para, por se me kujdesin e
dhėmshurinė e saj prej nėne m'u bė shumė e afėrt. Nuk di
a pagoi ēmimin pėr humanizmin e saj, sepse tallazet e ashpra
tė luftės sė klasave nuk toleronin njė qėndrim tė tillė
dashamirės kundrejt njė fėmije "armiqsh". Pėr
mua ajo qe si njė rreze drite nė tunelin e gjatė nėpėr tė
cilin do tė kalonte jeta ime, njė shembull qė mė tregoi se
nė jetė ka dhe njerėz tė mirė, gjė tė cilėn do ta vėrtetoja
herė pas here nė vitet qė pasuan.
-
- Aty,
nė qelitė e seksionit tė Krujės, sė bashku me dy familje
tė tjera ishte dhe njė grek, monarkist, i ardhur kėtej si
pasojė e luftės. Ai shikonte filxhanėt e kafesė. Njė ditė
i pa gjyshes filxhanin dhe i tha kėto fjalė:" Qė kėtej
do tė ikni sė shpejti. Do tė shkoni larg, do tė kapėrceni
male, fusha e lumenj e do tė qėndroni nė njė vend mes
malesh.. Aty do tė vuani shumė, shumė dhe mbas disa vjetėsh
do tė ktheheni pėrsėri nga ajo rrugė, por jo mė kėtu. Do
tė qėndroni nė mes tė rrugės nė njė fushė. Aty jeta
juaj do tė pėrmirėsohet, por mirė siē keni qenė ju nuk
do tė bėheni kurrė mė, kurrė..." Ato gra e vajza, qė
e dėgjuan, qeshėn e thanė se fall ėshtė e nuk i dihet,
por greku kishte qenė si Kalkanti. Falli i tij u vėrtetua me
njė saktėsi tė habitshme...
  
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (1)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (2)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (3)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (4)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (5)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (6)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (7)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (8)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (9)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (10)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (11)
- Njė
jetė nė diktaturė - Kujtime tė njė "armiku tė
klasės" (12)
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|