|
- E
shtunė, 16 gusht 2003 "Europa
e lirė"
-
- RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Kėtė
javė shefi i ri i Unmikut Hari Holkeri pėr tė parėn herė
ishte nė rajon. Gjatė qėndrimit tė tij nė Prishtinė ai u
ballafaqua me incidentin e rėndė nė tė cilin dy tė rinjė
serbė u vranė. Kjo pėrsėri aktualizoi ēėshtjen e sigurisė
mė Kosovė. Si e vlerėsoni ju ēėshtjen e sigurisė atje
dhe kush ėshtė pėrgjegjės, sipas, jush pėr kėtė ēėshtje
nė Kosovė?
PATRICK
MOORE-
Tė
gjithė e dimė qė zyrtarisht UNMIK-u dhe NATO janė pėrgjegjės
pėr ēėshtjet e sigurisė dhe kontrollojnė tė gjithė
monopolin e arsenalit tė armėve. Megjithatė do tė thoja
edhe diēka tjetėr. Forca e vėrtetė qė ka nė ngarkim
sigurinė nuk ėshtė presioni nga jashtė, por forcat brenda
pėrbrenda Kosovės.
-
- Kjo
do tė thotė qė ēdo komunitet duhet tė jetė pėrgjegjės
pėr sigurinė e tij, pėrmes presionit shoqėror. Kjo
kryesisht pėrfshin shoqėrorizimin dhe kontrollin shoqėror
brenda komunitetit ndaj njerėzve qė kanė qasje tė marrin
pozicione ekstreme. Kjo shpesh nėnkupton tė rinjė gjaknxehtė.
Kjo ėshtė pėrgjegjėsia e ēdo komuniteti
si e atyre nė
baza gjeografike ashtu dhe nė bazė etnike, pėr tė mbajtur
njė lloj rregulli shoqėror mbi njerėzit e vet.
- RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Ditė
mė pare qeveria serbe miratoi njė propozimdeklaratė. Ky
dokument e pėrshkruan Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Zyrtarė
tė lartė tė institucioneve tė Kosovės nė njė deklaratė
tė pėrbashkėt kanė thėnė se kjo propozim-deklaratė
paraqet shkelje tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė
Sigurimit. Si e komentoni ju kėtė zhvillim dhe pjesėmarrjen
e djeshme tė kryeministrit serb nė Kosovė nė varrimin e dy
tė rinjėve serbė tė vrarė para disa ditėsh?
PATRICK
MOORE-
Le
ta fillojmė me projekt-deklaratėn. Ky ėshtė njė provokim
vėrtet i rrezikshėm. Ėshtė si tė luash me zjarrin. Nuk
kanė pasur asnjė arsye tė vlefshme pėr tė dalė me kėtė
qėndrim, por pėrpiluan njė dokument, i cili nuk ka asnjė qėllim
konstruktiv, por do tė shėrbejė vetėm pėr ti rritur
tensionet. Po cilat janė arsyet e kėtyre qasjeve? E para ėshtė
politika. E dimė qė zgjedhjet e pėrgjithshme do tė mbahen
brenda njė viti nė Serbi dhe tė gjithė politikanėt po
ndajnė territoret politike, po pėrpiqen tė kristalizojnė
qasjet e tyre paraelektorale, me shpresėn se do tė fitojnė
numrin mė tė madh tė votave.
-
- E
shohim zotin Ēoviē, pėr shembull, qė po i dėgjohet shumė
zėri. Pse? Sepse nė fillim Gjingjiēi dhe tani Zhivkoviēi e
kanė margjinalizuar shumė dhe taah ai po pėrpiqet ta
zgjerojė profilin e tij duke folur sa mė shumė qė mundet pėr
Kosovėn. Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme kėtu ėshtė
se koalicioni DOS po pėrpiqet tė jetė konkurrues me
Koshtunicėn, i cili sipas hulumtimeve tė fundit tė
opinionit, ka njė pėrkrahje tė madhe, pėr tė fituar votat
e nacionalistėve.
-
- Kjo
nuk pėrfshin vetėm votuesit qė votuan pėr DOS-in apo pėr
Koshtunicėn herėn e kaluar, por gjithashtu edhe votuesit qė
u dhanė votėn e tyre partive qė ishin tė lidhura me ish
regjimin. Arkani ka vdekur, Millosheviēi dhe Shesheli janė nė
Hagė, gruaja e Millosheviēit ndoshta ndodhet e fshehur nė
Moskė dhe mbėshtetėsit e partive tė tyre, ndoshta janė
duke kėrkuar pėr njė forcė tė re politike qė do ta mbėshtesin.
-
- Kėshtu
tė flasėsh pėr Kosovėn ėshtė e lehtė dhe mund tė bėjnė
shumė zhurmė pėr kėtė ēėshtje pa qenė nevoja qė tė
premtojnė ndonjė gjė, si vende tė reja pune apo dhėnien
fund tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, qė nė tė vėrtetė
janė ēėshtje madhore. Ata mund tė flasin pa pushim pėr
Kosovėn pa qenė nevoja tė premtojnė ndonjė gjė.
Por
kjo qasje ėshtė shumė cinike pasi po u jepen shpresa tė
rrejshme serbėve qė banojnė nė Kosovė, se do tė
rikthehen forcat serbe tė sigurisė, gjė qė nuk do ndodhė
kurrė dhe kjo nxitė pasionin e tyre. Pėr t'iu pėrgjigjur
pyetjes suaj, kjo ėshtė njė lojė cinike e llojit mė
primitiv dhe mendoj se paraqitja e Zhivkoviēit me formulėn pėr
Kosovėn duhet kuptuar nė kontekstin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme
nė Serbi, qė po afrohen.
- RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Ishte
njė koment nė Wall Street Journal qė situatėn nė Ballkan
e pėrshkruan si njė punė tė pakryer duke ftuar Shtetet e
Bashkuara dhe Bashkimin Evropian pėr ti kushtuar mė tepėr
kujdes kėtij rajoni. Si e komentoni ju kėtė?
PATRICK
MOORE-
Artikulli,
i cili ishte mjaft i mirė, u bėnte thirrje Shteteve tė
Bashkuara dhe Bashkimit Evropian qė tė mos humbin mė kohė
dhe tė fillojnė tė trajtojnė ēėshtjen e statusit tė
Kosovės. E dime se ēėshtja e statusit e bazuar nė parimin
e vetėvendosjes dhe tė sundimit tė shumicės, qė kanė
mbizotėruar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare qė pas Luftės
sė Dytė Botėrore, do tė thotė pavarėsi.
-
- E
kam thėnė dhe nė intervistat e kaluara qė askush nuk do
t'ua sjellė tė gatshme kosovarėve pavarėsinė. Ata duhet
ta fitojnė atė
Kjo gjė do tė thotė qė duhet tė
vendosin rregullin nė shtėpinė e tyre. Tash gjėja e parė
qė duhet ta bėjnė shumė shpejt, mendoj, ėshtė sqarimi i
krimit tė fundit, kush i vrau adoleshentėt serbė nė
rrethinėn e Pejės dhe tė shohin se ēfarė pasojash do ketė
brenda shoqėrisė sė Kosovės si rezultat i kėsaj ngjarjeje
tė fundit.
|
|