| |
 |
|
|
|
15.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Ndėrprerja
e energjisė elektrike, mė e madhja nė historinė e Amerikės
Veriore
|
|
|
|
|
|
 |
|
- 15
gusht 2003 /
Zėri i
Amerikės
-
- Furnizimi
me rrymė elektrike ka filluar tė kthehet nė pjesėn
verilindore tė Shteteve tė Bashkuara dhe nė Kanada,
por problemet e shkaktuara nga ndėrprerja e rrymės
vazhdojnė edhe sot nė pjesėn qėndrore tė Amerikės.
-
- Njoftohet
se ndėrprerja e djeshme e shėrbimit elektrik qė
preku rreth 50 milionė banorė, ishte mė e madhja nė
historinė e Amerikės Veriore. Zyrtarė amerikanė
thonė se nuk ka tė dhėna tė ketė qenė pasojė e
ndonjė veprimi terrorist, por ende nuk kanė dhėnė
ndonjė shpjegim zyrtar.
-
- Shtėpitė
dhe bizneset ishin pa rrymė elektrike edhe sot nė
shtetin e Miēiganit, ku shėrbimi u ndėrpre pėr mbi
12 milionė banorė. Guvernatorja e Miēiganit tha se
shėrbimi i plotė elektrik mund tė mos kthehet deri
nė fund tė javės.
-
- Nė
shtetin e Ohajos, zyrtarėt thanė se furnizimi me
rrymė ka rifilluar nė pjesėn mė tė madhe tė
zonave. Mirėpo, autoritetet paralajmėruan banorėt
se edhe rezervat e ujit tė pijshėm janė prekur nga
ndėrprerja e elektricitetit.
|
-
- Rryma
filloi tė kthehet gradualisht sot nė mėngjes nė qytetin e
Nju Jorkut. Kryetari i bashkisė sė qytetit, Majkėll
Blumberg, tha se nuk ka pasur viktima nga ndėrprerja e rrymės
dhe vlerėsoi lart pėrpjekjet e policisė dhe tė punonjėsve
tė emergjencės.
-
- Nė
provincėn kanadeze tė Ontarios, shėrbimi elektrik ėshtė
kthyer sot nė shumė zona, ndėrkohė qė zyrtarėt punojnė
pėr rifillimin e funksionimit normal tė rrjetit elektrik.
-
- Presidenti
Bush tha se ndėrprerja e rrymės elektrike vė nė pah nevojėn
pėr modernizimin e rrjetit tė vjetėruar elektrik tė
vendit. Presidenti Bush tha se mund tė duhet njė kohė e
gjatė pėr tė gjetur shkakun e difektit nė njė pjesė kaq
tė madhe tė rrjetit elektrik. Por, kur tė bėhet kjo gjė,
theksoi ai, zyrtarėt do tė punojnė pėr zgjidhjen e
problemit.
-
- Kjo
ishte si thirrje pėr tė gjetur problemin. Kam qenė i shqetėsuar,
tha presidenti, se infrastruktura jonė ėshtė tepėr e vjetėruar
dhe mendoj se ajo qė ndodhi dje vė nė pah nevojėn pėr
modernizimin e rrjetit elektrik.
-
- Presidenti
Bush tha se ndėrprerjet e furnizimit me rrymė elektrike janė
njė rast i volitshėm pėr tė gjetur problemet nė sistemin
amerikan tė shpėrndarjes sė elektricitetit dhe pėr tė
gjetur rrugėt pėr ndreqjen e tyre. Ai kėrkon qė tė merren
masa me qėllim qė kur tė ndodhin ndėrprerje tė tilla, tė
preket njė numėr mė i vogėl njerėzish.
-
- Presidenti
Bush tha se zyrtarė federalė po punojnė me zyrtarė shtetėrorė
dhe vendorė pėr mbėshtetjen e pėrpjekjeve pėr kthimin e
shėrbimit tė plotė elektrik.
-
- Presidenti
tha se ėshtė i kėnaqur me mėnyrėn se si ėshtė pėrballur
gjendja deri tani dhe shtoi se nuk mendon qė reagimi do tė
kishte qenė mė i mirė para sulmeve terroriste tė 11
shtatorit tė vitit 2001. Shumė pėrmirėsime nė gatishmėrinė
pėr raste emergjente janė bėrė pas sulmeve, pėrfshirė
modernizimin e sistemit tė komunikimit midis zyrtarėve
vendorė, shtetėrorė dhe atyre federalė.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|