|
 |
|
13
gusht 2003 / Elez Biberaj / Zėri
i Amerikės
Prokurori i Pėrgjithshėm
i Shqipėrisė Theodhori Sollaku ndodhet nė Washington ku
po merr pjesė nė konferencėn vjetore tė Shoqatės Ndėrkombėtare
tė Prokurorėve. Njė nga temat kryesore tė takimit kėtė
vit ėshtė lufta kundėr terrorizmit. Shqipėria ėshtė njė
nga vendet qė ka bashkėpunuar ngushtė nė luftėn globale
kundėr terrorizmit dhe njė numėr ekstremistėsh myslimanė
tė dyshuar pėr lidhje me rrjetet terroriste janė
ekstraduar nė vende tė tjera. Por Shqipėria ndeshet me
probleme serioze nė planin e brendshėm, pėr tė luftuar
krimin e organizuar dhe korrupsionin, qė sipas kritikėve
kanė marrė pėrmasa tė mėdha. Sa i vendosur dhe i aftė
ėshtė vendi pėr ti luftuar kėto probleme? A janė bėrė
rrjetet kriminale tepėr tė forta dhe tė organizuara pėr
shtetin? Rreth kėtyre shqetėsimeve, Zėri i Amerikės i
mori njė intervistė Prokurorit tė Pėrgjithshėm
Theodhori Sollaku. |
Zėri
i Amerikės: Zoti Sollaku, njė grup kriminal qė ėshtė
marrė me trafikun njerėzor u dėnua tė martėn nė Belgjikė. A
ka patur ndonjė rol pala shqiptare nė kapjen dhe dėnimin e kėtij
grupi?
Theodhori
Sollaku: Jam nė dijeni tė investigimeve qė ka bėrė pala
belge lidhur me kėtė rast. Ai ėshtė njė hetim qė ėshtė
shtrirė nė kohė dhe natyrisht edhe prokuroria shqiptare, nė
zbatim tė detyrimeve qė rrjedhin nga Konventa Evropiane pėr
Ndihmė tė Ndėrsjelltė Juridike, ka bashkėpunuar me
autoritetet belge pėr tė analizuar dhe pėr tė hetuar nė mėnyrė
objektive rastin qė ju pėrmendėt. Hollėsi, nuk di sepse ēėshtjet
kryesore janė hetuar nė Belgjikė, por ēfarė ėshtė kėrkuar
nga autoritetet belge, ne kemi qenė tė gatshėm pėr tua vėnė
nė dispozicion me qėllim qė rrjetet kriminale, kudo qė ato e
ushtrojnė veprimtarinė e tyre, tė ndėshkohen si nė Shqipėri,
ashtu edhe jashtė Shqipėrisė.
Zėri
i Amerikės: Pala belge thotė se ky grup kriminelėsh
shqiptarė ka patur pėrfitime shumė tė mėdha, disa dhjetra
miliona dollarė dhe disa nga kėto fonde janė investuar nė
ekonominė shqiptare. Ēfarė masash mund tė marrė prokuroria pėr
ta zgjidhur kėtė problem, pėr ta zbardhur kėtė problem?
Theodhori
Sollaku: Ne operojmė mbi bazėn e marrėveshjeve ndėrkombėtare,
tė ratifikuara nga shteti shqiptar, tė cilat janė pjesė pėrbėrėse
e legjislacionit tė brendshėm. Mbasi vendimi i gjykatės belge tė
marrė formė tė prerė, atėherė pala belge ka detyrimin pėr tė
na vėnė nė dispozicion gjithēka qė ata pretendojnė se ėshtė
kriminale. Nga ana jonė ne do tė zbtaojmė tė gjitha detyrimet
qė rrjedhin nga kėto konventa dhe nga legjislacioni i brendshėm,
deri nė sekuestrimin e pasurive tė personave pėr tė cilėt
provohet qė kėto pasuri kanė ardhur nga veprimtari kriminale.
Kjo ėshtė e padiskutueshme dhe nuk ka asnjė moment pėr tu
diskutuar.
Zėri
i Amerikės: Zoti Sollaku, a mund tė merremi pak me
konferencėn ku po merrni pjesė ju kėtu nė Washington? Cilat
janė pėrshtypjet tuaja nga ajo konferencė dhe ēfarė roli po
luan Shqipėria?
Theodhori
Sollaku: Nė krye tė njė delegacioni tė Prokurorisė
Shqiptare, jam kėtu prej disa ditėsh nė Kongresin e Tetė tė
Shoqatės Ndėrkombėtare tė Prokurorėve. Ēėshtja ėshtė shumė
interesante dhe me interes pėr tė gjitha vendet: terrorizmi, njė
sfidė qė duhet pėrballuar nga tė gjitha vendet, tė cilat
preken direkt apo indirekt nga ky rrezik i madh pėr njerėzimin.
Kemi diskutuar dhe kemi dhėnė eksperiencėn tonė dhe
kontributin tonė nė luftė kundėr fenomenit tė terrorizmit.
Duhet patur parasysh, qė me tė drejtė u ngrit nė konferencė,
se nuk duhet ti mėshojmė vetėm momentit kur veprimet
terroriste duken, por duhet tė merremi qė me fillesat e saj, siē
janė krimi i organizuar, trafiqet, falsifikimi i pasaportave, i
vizave dhe i njė sėrė veprash tė tjera, qė direkt ose
indirekt, i shėrbejnė rrjeteve terroriste.
Zėri
i Amerikės: Nė njė raport qė keni paraqitur nė
parlamentin shqiptar para disa kohėsh, ju me sa mbaj mend, keni
thėnė se krimi i organizuar po sfidon shtetin. Sa e shtrirė ėshtė
lidhja e krimit tė organizuar me politikėn, me ekonominė
shqiptare?
Theodhori
Sollaku:Duhet sqaruar njė moment kėtu, qė Shqipėria nuk ėshtė
delja e zezė e Ballkani, apo e Evropės Juglindore. Gjatė
kėtyre dy ditėve unė pata njė axhendė shumė tė ngjeshur
takimesh, si nė Departamentin e Shtetit, ashtu edhe atė tė
Drejtėsisė. Tė dyja palėt konfirmuan arritjet qė po bėn
Shqipėria nė kėtė drejtim. Bile shumė zyrtarė tė lartė mė
konfirmuan se shumė gjėra qė ne i pėrmendim, i themi, sepse
duam qė Shqipėria nga vendi i dytė, ku ėshtė nė listėn e
vendeve, tė renditet nė vendin e parė. Dhe janė njė sėrė
hapash qė qeveria shqiptare, zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm,
duhet tė ndėrmarrė pėr tė arritur kėtė qėllim. Pėrvoja
pozitive arritur gjatė kėtyre viteve, u konfirmua edhe nė
finalizimin e kėtyre takimeve qė u zhvillua dje me delegacionin
e Departamentit tė Drejtėsisė, tė kryesuar nga numri 1 i
ndjekjes penale nė Amerikės, zoti Kristofer Rei, nė tė cilėn
u vunė nė dukje arritjet qė ne kemi zhvilluar, sidomos kėto dy
vitet e fundit, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe
trafiqeve. Eshtė fakt qė sot trafikėt nga deti pothuajse kanė
vajtur nė nivelin zero. Ka probleme tė penetrimit, nėpėrmjet
vizave qė merren nėpėr ambasadat e huaja, ēka del detyrė e
autoriteteve shtetėrore, policore pėr njė kontroll mė tė mirė
tė kufijve, me qėllim qė raste si ai qė pėrmendėt i Belgjikės,
nė tė ardhmen tė minimizohen.
Zėri
i Amerikės: Zoti Sollaku, cilat janė sfidat
kryesore pėr zyrėn tuaj?
Theodhori
Sollaku: Sfidat kryesore qė pėrballet Zyra e Prokurorisė sė
Pėrgjithshme dhe shteti shqiptar nė tėrėsi, janė ato qė pėrmendėt:
lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė formėn e
trafiqeve tė qenieve njerėzore dhe narkotikėve. Siē e pėrmenda
pėr dy vjet Shqipėria ka vėnė nė bankėn e tė akuzuarve shumė
persona qė kryejnė veprimtari kriminale tė kėsaj natyre, tė
cilat ne i vlerėsojmė qė janė tė rrezikshme dhe duhen ndėshkuar
qė nė hapat e para tė tyre, me qėllim qė nesėr tė mos bėhen
rrezik pėr shtetin ligjor, pėr demokracinė nė Shqipėri. Sfidė
tjetėr ėshtė problemi luftės kundėr pastrimit tė parave.
Kemi njė situatė anormale, do tė thoshim nė Shqipėri. Pavarėsisht
se veprimtaritė kriminale, trafiqet, tregjet e drogės dhe tė
seksit, zhvillohen jashtė Shqipėrisė, paratė qė rrjedhin nga
kėto veprimtari investohen nė Shqipėri. Natyrisht shteti
shqiptar, prokuroria nuk do tė lejojė qė kjo tė shėrbejė si
njė bazė e fortė ekonomike, qė kėto tė vazhdojnė edhe nė tė
ardhmen. Pra jemi pėrballė njė sfide qė mė tepėr kėrkon
vendimmarrje politike, se ēduhet bėrė me kėto asete, me kėto
veprimtari, tė cilat nga njėra anė janė pasuri kombėtare,
pavarėsisht nga burimi i tyre, nga ana tjetėr pas tyre qėndrojnė
njerėz qė shteti ka pėr detyrė ti bėjė sa mė pak tė
rrezikshėm pėr ndėrtimin e shtetit ligjor dhe demokracisė nė
Shqipėri. Pra ėshtė njė sfidė qė kėrkon nė radhė tė parė
njė vendimmarrje politike pėr tė zgjidhur kėtė kontradiktė qė
ekziston nė shtetin shqiptar sot.
Zėri
i Amerikės: A ekziston sot vullneti politik nė Shqipėri
pėr njė luftė tė tillė?
Theodhori
Sollaku: Unė mendoj se vullneti politik ekziston, por ndoshta
ka nevojė pėr shpejtėsinė e reformave. Ky ėshtė njė moment
qė nuk mjafton vetėm tė kesh dėshirėn, por duhen edhe njerėz
qė tė jenė tė motivuar, njerėz qė dinė ti implementojnė
kėto reforma. Por gjithsesi unė do tė thosha qė gjėrat po
ecin nė drejtimin e duhur, ka pėrmirėsime dhe mua mė erdhi mirė
qė nivelet mė tė larta tė Departamentit tė Shtetit, tė
Departamentit tė Drejtėsisė e konfirmuan njė gjė tė tillė,
bile pėrvoja shqiptare, u konfirmua disa herė, nė ngritjen e
strukturave, pėr tė luftuar krimin e organizuar, pėr tė
bllokuar trafiqet, do tė implementohet nė 22 vende tė tjera, tė
cilat Shtetet e Bashkuara kanė interes qė ato tė hyjnė nė
rrugėn e demokracisė dhe shtetit ligjor.
|
|