|
12
gusht, 2003 / Besim Abazi / Zėri
i Amerikės
Kryetari i
Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, tha sot se pavarėsia e
Kosovės nuk varet nga ajo se ēfarė thonė fqinjėt, por nga
puna qė bėjnė institucionet e saj. Nė kėtė mėnyrė ai
komentoi paralajmėrimet e autoriteteve serbe pėr miratimin edhe
nga Parlamenti i Serbisė tė njė deklarate, pėr siē thuhet,
sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn, pavarėsisht nga
administrimi ndėrkombėtarė dhe vėnien e Kosovės nė Kushtetutėn
e Serbisė si pjesė pėrbėrėse tė saj. Zoti Daci tha se
Parlamenti i Kosovės ėshtė pėrcaktuar qartė se ėshtė i
gatshėm pėr bisedime me Beogradin, ndėrsa veprimet e
autoriteteve tė atjeshme nuk do tė mund tė paragjykojnė
zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės nė pajtim me vullnetin
e qytetarėve tė saj. Pavarėsia e Kosovės, nuk varet nga ajo
se ēka thonė fqinjtė, por varet nga puna qė e bėjnė
institucionet, dhe nga aftėsia pėr ta udhėhequr popullin e
Kosovės, nė liri tė plotė, nė njė demokraci tė plotė nė
njė ekonomi tė tregut, tha ai.
Zoti Daci tha se
institucionet e Kosovės, aktualisht janė duke punuar pėr tė
siguruar pėrkrahje ndėrkombėtare, nė pėrpjekjet pėr pėrmbushjen
e synimeve tė tyre. Ne po u japim ēdo ditė parlamenteve tė
Evropės, Kongresit Amerikan dhe botės, argumente, qė ne po
punojmė pėr standardet pėr tu inkuadruar nė Bashkimin
Evropian, jo standarde tjera dhe mund tju them me pėrgjegjėsi,
se atė qė ėshtė shkruar nė rrugėn time dhe strategjinė time
nuk ka asnjė vonesė dhe nė kėtė pėrkrahja ėshtė
vazhdimisht nė rritje e bashkėsisė ndėrkombėtare, nėnvizoi
zoti Daci.
Deklarata e
qeverisė serbe, qė pritet tė miratohet nė shtator edhe nga
Parlamenti i Serbisė, si dhe paralajmėrimet se Kosova do tė
vihet nė Kushtetutėn e saj, kanė vėnė nė diskutim edhe mundėsinė
e hapjes apo jo tė bisedimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjeve
teknike tė interesit tė dyanshėm, tė paralajmėruara pėr
vjeshtėn e kėtij viti. Pėrfaqėsuesit politik tė shqiptarėve,
pohojnė se veprimet e autoriteteteve serbe, dėmtojnė proceset
pozitive politike jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon.
Zyrtarė tė
Misionit tė Kombeve tė Bashkuara ndėrkaq, thanė sot shkurtazi,
se statusi i Kosovės, nuk do tė vendoset as nga Prishtina e as
nga Beogradi, ndėrsa vendimi i kėtij tė fundit pėr ta vėnė
Kosovėn nė Kushtetutėn e Serbisė dhe dokumente tė tjera, nuk
do tė ketė kurrfarė ndikimi nė statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
|
|