|
13
gusht 2003 / Intervistoi: Elez Biberaj / Zėri
i Amerikės
Sot mbushen
dy vjet nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit. Marrėveshja qė
i dha fund luftės shtatė muajshe, u arrit midis partive politike
shqiptare dhe maqedonase me ndėrmjetėsimin e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Kjo datė po pėrkujtohet sot nė Maqedoni nė mėnyrė modeste.
Ndonėse me ngadalėsi, Marrėveshja e Ohrit, po zbatohet, sidomos
pėr sa i pėrket shtimit tė numrit tė shqiptarėve nė forcat e
rendit dhe pėrdorimit tė gjuhės shqipe. Gjithashtu, para pak
javėsh u miratua ligji pėr
arsimi
n e lartė qė shqiptarėt e shikojnė si njė
ēėshtje madhore pėr ta. Por ēmendim ka njėri nga pėrfaqėsuesit
kryesorė politikė tė shqiptarėve tė Maqedonisė pėr
zhvillimet e kėtyre dy vjetėve? Zėri i Amerikės intervistoi
kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim Ali Ahmeti.
Zėri
i Amerikės:
Zoti Ahmeti, ka njė mendim tė pėrhapur se marrėveshja e
Ohrit po zbatohet ngadalė. A i ka pėrmbushur kjo marrėveshje
shpresat tuaja deri tani?
Ali Ahmeti:
Sigurisht, zoti Biberaj qė nuk do koment pyetja qė edhe ju vetė
e bėni. Njė fjalė e popullit thotė mė mirė ngadalė dhe
sigurtė. Megjithatė janė arritur mjaft rezultate tė cilat vėrtetė
kėrkojnė njė angazhim tė pėrditshėm qė ato tė bėhen tė
ditura edhe pėr opinionin. Angazhimi ynė kryesor ka qenė qė
vetė qytetarėt kėto rezultate ti shijojnė gjatė jetėsimit
tė marrėveshjes. Vėshtirėsi kuptohet qė ka, por edhe ne nuk
jemi optimistė tė krijojmė iluzione sepse proceset nė tė
cilat ndodhemi ne, janė procese tė rėnda dhe duan angazhim tė
gjithanshėm. Megjithatė proceset po ecin pėrpara dhe angazhimi
ynė dita ditės ėshtė shumė mė serioz, qoftė ne si parti,
qoftė ėshtė edhe pala me tė cilėn ne jemi nė koalicion.
Zėri
i Amerikės:
Zoti Ahmeti, partitė shqiptare tė opozitės bėjnė kritika tė
shumta lidhur me ecurinė e marrėveshjes dhe kanė hedhur edhe
idenė e vetėvendosjes pėr shqiptarėt, e cila bie nė kundėrshtim
edhe me marrėveshjen e Ohrit. Cili ėshtė komenti juaj ju lutem?
Ali Ahmeti:
Sigurisht, detyrė e partive opozitare janė qė tė kritikojnė
me qėllim qė proceset tė ecin sa mė shpejtė dhe sa mė mirė.
Ne kėto kritika i marrim pėr bazė dhe kuptohet, nxjerrim edhe mėsime.
Pėr sa i pėrket koncepteve tjera qė paraqiten lidhur me
shpalljen e referendumit pėr autonomi apo pėr diēka tjetėr,
alternativė tjetėr pėrveē marrėveshjes sė Ohrit nuk ka dhe
ne thėrrasim tė gjitha partitė e tjera, qoftė shqiptare, qoftė
maqedonase, qė tė na pėrkrahin seriozisht nė jetėsimin e
marrveshjės sė Ohrit, marrėveshje e cila vėrtetė edhe nga vetė
pėrmbajtja ėshtė historike dhe e pėrmirėson dukshėm statusin
politik tė shqiptarėve nė Maqedoni.
Zėri
i Amerikės:
Zoti Ahmeti, nė ish zonat e krizės gjendja vazhdon tė jetė
e paqėndrueshme. Ka incidente tė shpeshta me armė, incidente qė
lidhen me krimin e organizuar. Sa mund tė bėni ju, si partia mė
e madhe e shqiptarėve dhe si pjesėmarrėse e koalicionit
qeveritar, pėr tė stabilizuar gjendjen nė kėtė zonė?
Ali Ahmeti:
Sigurisht si nė ēdo vend tė pas luftės edhe tek ne kanė
ndodhur incidente tė tilla. Sigurisht qė mund tė shfrytėzohen
edhe nė tė ardhmen. Ka lloj lloj elementesh qėllimkėqinj, qoftė
pėr pėrfitime pėrsonale, apo pėr lidhje tė ndryshme qė kanė
grupet mes veti, pėrpiqen tė krijojnė situata tė pavolitshme pėr
ne dhe pėr qytetarėt, por megjithatė njė angazhim mjaft serioz
dhe institucional duke pėrfshirė policinė, sigurimin e shtetit
dhe sigurimin publik, me qėllim qė qytetarėve tu krijojmė
njė jetė mė tė rehatshme, mė tė lirė dhe mė tė begatshme.
Kuptohet qė, njėra nga ēėshtjet mė prioritare tė bashkėqeverisjes
sonė nė kėtė koalicion ėshtė vendosja e sigurisė, e
stabilitetit si faktorė shumė tė rėndėsishėm pėr tė ecur pėrpara.
Zėri
i Amerikės:
Zoti Ahmeti, cilat janė sfidat kryesore
pėr Maqedoninė, pėr vitin qė vjen?
Ali
Ahmeti: Ėshtė
shumė e rėndėsishme qė tė gjitha palėt ta kuptojnė se rrugė
tjetėr nuk ka, pėrveē implementimit tė plotė tė marrėveshjes
sė Ohrit, qė tė integrohemi aty ku synojmė, nė Bashkimin
Evropian dhe nė strukturat e NATO-s. Kėshtu qė sa mė parė qė
tė kuptohet kjo domosdoshmėri, aq mė lehtė do ta kemi ne pėr
ta realizuar qėllimin pėr ku jemi nisur. Unė mendoj qė kėtu
ka pėrplasje tė mentaliteteve, tė cilat janė si derivat i sė
kaluarės, por megjithatė bėhen pėrpjekje maksimale qė tė pėrmirėsohet
mėnyra e tė menduarit, mėnyra e tė punuarit dhe qofshin
politikanėt, qofshin partitė tė punojnė ashtu si deklarohen,
ashtu siē flasin dhe jo ndryshe tė mendojnė dhe ndryshe tė
veprojnė.
|
|