13.08.2003 - Trepca.net

Prof. Dr. M Y S L I M    I S L A M I *

Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properėndimore


     
 
Kush ėshtė Myslim Islami?
 
Prof. Dr. Myslim Estref Islami ka lindur mė 20 maj tė vitit 1936 nė Roshanj tė Kolonjės nė njė familje me tradita atdhetare. Veprimtaria e tij nė fushėn e arsimi t, tė kulturės dhe tė shkencės  e ka bėrė tė njohur nė fushėn e historisė, tė publicistikės dhe tė  muzeologjisė.
 
Disa nga studimet e monografitė mė tė rėndėsishme tė tij janė: Historiku i Vithkuqit (1958), Naum Panajot Bredhi-Veqilharxhi (1967), Xhaferr Cenko Lubonja (1970), Vasil Shanto (1981), hulumtues  e hartues i Historisė sė qėndresės dhe tė luftės sė qyteteve tė Shqipėrisė kundėr pushtuesve italo-gjermanė (1939-1944), bashkautor pėr Historikun e qarkut tė Durrėsit pėr Luftėn ANĒL, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar (1998), Histori i gjakosur (2000), Ali Kelmendi (2002), Nuk mund tė hesht! (2003). Ka botuar me dhjetėra e qindra referate, kumtesa, artikuj nė  revistat shkencore e nė shtyp.
 
Ka hartuar mbi 25 zėra pėr Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe pėr Enciklopedinė Shqiptare. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin nė Universitetin e Tiranės,  nė Fakultetin Histori-Filologji. Nė vitin 1983 iu dha grada  “Kandidat i  Shkencave Historike”. Nė vitin 1986 mbrojti titullin “Bashkėpunėtor i vjetėr Shkencor”. Nė vitin 1993 – “Doktor nė fushėn e historisė”. Nė vitin 1995 Komisioni i Kualifikimit Shkencor tė Republikės sė Shqipėrisė i dha titullin “Drejtues i Kėrkimeve” (Prof. dr.). Mban urdhrin “Naim Frashėri” pėr punė cilėsore nė fushėn e historisė e tė muzeologjisė.  Nė vitin 1995 u formua nė Tiranė Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarėkombėtare  “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjodhi kryetar, detyrė tė cilėn vazhdon ta kryej sot  e kėsaj dite.
 
                                                                              
                                                                              “Shqiptarėt janė e vetmja racė nė Ballkan, qė tregon tė vėrtetėn”. 1)
                                                                                                                                       M.E.Durham
  

Edith Durham

  
   
Nė kėtė shkrim nuk i kam vėnė pėr detyrė vetes tė trajtoj e tė dokumentoj, qė ilirėt kanė rrėnjė pellazgjike dhe etnogjeneza e shqiptarėve ėshtė vazhdim i ilirėve, tezė kjo tashmė  e shkoqitur prej kohėsh. Por, do tė ndalem shkurtimisht, sepse disa nuk e kuptojnė orientimin e tyre properėndimor dhe pėr kėtė arsye po sjell njė kuadėr historik, i cili mė sė miri pohon rrėnjėn autoktone e prejardhjen iliro-shqiptare. Ne jemi mbirė pellazgo-ilirė nė kėto troje, si vetė drunjtė e vendosur shumė shekuj mė parė se tė vinin nė kėtė gadishull grekėt, romakėt, barbarėt (hunėt e gotėt), sllavėt dhe sė fundi nė shek. XV osmanėt.
 
Nė Gajtan tė Shkodrės janė gjetur vendbanime tė vjetra 6.000 vjet para e. sė re, ndėrsa nė Xarė tė Sarandės 10.000 vjet para e.sė re. Ka pasur edhe trajtesa, se ēėshtja pellazgjike ėshtė mitologjike, por Homeri dhe Herodoti (485-425 para e.sė re), autoritete tė Historisė sė Lashtėsisė kanė thėnė, qė ilirėt janė pasardhės tė pellazgėve. Nė gadishullin tonė si lashtėsi e si qytetėrim vetėm tre-katėr popuj numėrojnė mijėvjeēarėt e thellė.
 
Pėr dakėt, qė shtriheshin mbi lumin Danub, Herodoti ka shkruar: “Ėshtė popull i lashtė, i madh, por jo mė  i lashtė dhe jo mė i madh se ilirėt”.2) Dihet, qė popujt e gadishullit tonė janė trazuar gjatė shekujve, gjatė pushtimeve, gjatė lėvizjeve.
Demosteni, Tukiditi, Straboni e kanė thėnė qėruar, se ilirėt s`kanė pasur lidhje me grekėt. Pėrpėlitjet e mėvonshme tė grekėve, se greqishtja ka qenė gjuha e stėrgjyshėve tė shqiptarėve, tashmė nga studiuesit ėshtė hedhur poshtė dhe s`ėshtė vėshtirė tė kuptohet, se ky supozim ngrihej pėr synime politike. Kjo nuk do tė thotė, se nuk ka pasur asimilime dhe ndikime, sepse dihet, qė sllavėt e zbritur nė trojet gjermane u asimiluan, galėt nga romakėt, d.m.th. nga frėngė u bėnė latinė. Nė kėta shekuj s`bėhej fjalė pėr atdhetarizėm dhe pėr kombe.
 
Studiues tė shkencave tė arkeologjisė, tė gjuhėsisė, tė etnografisė, tė antropologjisė, tė historisė kanė dhėnė shtrirjen e pellazgėve nė rajonin e Mesdheut apo, siē nėnvizohet, nė Mesin e Dheut.
 
Rrėnja ilire e shqiptarėve si gjenezė, ėshtė e padiskutueshme. Vetėm shovinistėt, pseudoshkencėtarėt, armiqtė e kombit shqiptar, kryesisht nga qarqe primitive tė vendeve fqinje, e vėnė nė pikėpyetje dhe hedhin nė treg hipoteza tė dyshimta pėr synime politike, sepse duan tė ligjėsojnė pushtimin e krahinave, tė trevave e qyteteve tė tėra, qė pėrbėjnė mė shumė se dy tė tretat e trungut tokėsor shqiptar. Raca pellazgjike, sipas shumė autorėve, ka qenė nė gadishullin tonė, nė Mesdhe, nė Egje, nė gadishullin Apenin, nė gadishullin Iberik e mė thellė.
 
Gjuha jonė ėshtė pjesė e trungut tė gjuhėve indo-evropiane nė cilėsinė e degės shqipe, pra e vetme nė mbarė botėn e qė na ka afruar shumė mė herėt se popujt e tjerė fqinj me Perėndimin. “Nuk ka racė mė tė vjetėr, se shqiptarėt nė Evropė”,3) ka arritur nė pėrfundimin e tij Albert Dymo. Ilirėt, para se tė lindte nocioni i Evropės, gjendeshin nė qendėr tė Evropės sė atėhershme, se shtriheshin midis romakėve dhe grekėve. Prof. Eqerem Ēabej nėnvizon, se “Atdheu i shqiptarėve shtrihet deri nė kufizimet, ku flitet sot gjuha shqipe”.4) Prejardhjen ilire tė shqiptarėve dhe autoktoninė e tyre e kanė theksuar nė veprat e tyre gjuhėsore L.Majer, N.Jokli. G.Shtatmyler, R.Katiē, G,Vajgnoli, P.Skoku, H.Bariēi e me dhjetėra e me qindra shkencėtarė albanologė, ballkanologė tė shekujve tė kaluar e tė kohėve tė sotme.
 
Prof. Ēabej pyetjes: A janė shqiptarėt autoktonė? -  i pėrgjigjet, se atė pėr herė tė parė nė vitin 1764 e ka sqaruar Thunmaun dhe mandej e ka trajtuar gjerėsisht nė vitin 1854 George Hahni. Norbert Jokli ēėshtjen e autoktonisė sė shqiptarėve e ka cilėsuar si problemin themelor tė prehistorisė sė shqipes.5) Thelbi i gjenezės sė shqiptarėve ėshtė shprehur nė lashtėsinė e autoktonisė, tė gjuhės dhe tė kulturės. Prof. Aleks Buda, duke trajtuar etnogjenezėn e popullit shqiptar nė dritėn e historisė, ka sjellė kėtė referim:”Albanologu dhe ballkanologu i njohur kroat Milan Shuflaj ka theksuar, se nė historinė, nė gjuhėn dhe nė kulturėn e popullit tė lashtė shqiptar pasqyrohet si nė njė monadė mė mirė se kurrkund, tėrėsia e makrokozmit ballkanik nė shtresėzimin e tij historik, qė nga kohėt mė tė lashta... Etnosin shqiptar nė historinė e tij e ka krahasuar si njė lis vigan me rrathėt e tij vjetorė, si rritjen historike tė kėsaj bote tė lashtė ballkanike”.6)
 
Iliro-shqiptarėt njihen historikisht tė ngulitur e tė lidhur pas tokės. Fillimet e origjinės ilire janė datuar nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė para e. sė re dhe fiset kryesore ishin: taulantėt, enkelejdėt, ardianėt, dardanėt, dalmatėt, penestėt, mollosėt, thesprotėt, etj.
 
Marin Barleti nė “Historinė e Skėnderbeut” ka shkruar, se: “Shqiptarėt i gjeta nė arė duke punuar me parmendė dhe me armėn e varur nė supe” (Botim: Tiranė, 1960, f. 227)
 
Natyra e njeriu janė tė lidhur si trupi me shpirtin. Nė pellgun e Mesdheut lartėsinė mė tė madhe  mbi nivelin e detit e kanė trojet iliro-shqiptare, qė arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herė mė e lartė, se mesatarja e platformės sė kontinentit tė Evropės, qė vėrtitet nga 330 deri nė 350 m. Njė veēori e trojeve iliro-shqiptare ėshtė edhe drejtimi i derdhjes sė lumenjve nga Lindja nė Perėndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” tė pėrjetuar, avullojnė, humbasin, pėrzihen me ujėrat e tjera. Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanė shėrbyer si busull pėr shtegtim, pėr lėvizjen e iliro-shqiptarėve drejt Perėndimit. 
 
Eposi i Homerit e ka fjalėn udhė (Odhise=udhės), sepse pellazgėt dhe iliro-shqiptarėt kanė qenė nė lėvizje dhe mbetėn si Uliksi nė udhėtim. Ky tipar ka tė bėjė me forcėn e madhe, dėshirėn pėr hapėsirė jetike, dėshirėn pėr tė zotėruar dhe pėr tė parė e shkelur sa mė larg, ashtu si lumenjtė, qė ecin me dy shtretėr, nė tė tokės dhe nė atė tė kohės. Perėnditė me emra pellazgjikė kanė nė bazė adhurimin e natyrės, se feja e pellazgėve ishte hyjnizimi i dukurive tė natyrės. Prof. Spiro N.Konda nė veprėr e tij “Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik”, nėnvizon, duke iu referuar Herodotit, se grekėt i kanė perėnditė nga pellazgėt. Ai zbėrthen kuptimin e emrave Zeus = ati i perėndive; Afėrditė = Ylli i Mėngjesit (Ylli i Sabahut, perėndeshė e bukurisė); Mars = Perėndia e Luftės (nga fjala shqipe i marrė); Tetis = Perėndia e Detit (nga fjala shqipe deti).
 
Edhe pėr tė nderuar e kujtuar hyjnitė, pellazgėt secilit i kishin ngjitur emrin e njė dite tė javės. Nė gjuhėn shqipe: e diel = dita e diellit; e hėnė = dita e hėnės; e martė = e marsit, e mėrkurė = e mėrkurit, etj. 7). Pa u thelluar nė arkeologji pėr vazhdimėsinė e shtrirjen e kulturės iliro=shqiptare, po pėrmendim, se kėshtjellat e shekujve tė mesjetės, si nė Shqipėri, nė Kosovė, nė trojet shqiptare nė Maqedoni janė ngritur mbi mure antike. Kultura arbėrore dhe e hershme mesjetare e Komanit dhe e Pukės haset nė krejt Dardaninė.
 
Vazhdimėsia shikohet edhe nė mėnyrėn e ritit tė varrimit nė Shqipėrinė e Jugut apo tė Dardanisė – Kosovės: varri ndėrtohej nė formėn e njė arkėze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokės sė kufomės nga perėndimi me shikim nga dielli, ėshtė koncepti i riteve pagane, qė kanė tė bėjnė me adhurimin e diellit.  Poemat e Homerit Iliada dhe Odisea bazohen te epika pellazgjike, siē e trajton Uiljamsi, ish-ambasadori i SHBA nė vitet `30 tė shek. tė kaluar pėr Greqinė dhe pėr Malin e Zi. Nė fund tė librit tė tij tė titulluar “Shqiptarėt”, ai ka vendosur edhe njė fjalor me 150 fjalė me rrėnjė pellazgjiko–iliro–shqiptare. Sipas trajtesave dhe hulumtimeve tė albanologėve tė shquar, qė gjejnė dėshmi pellazgjike tė shumta edhe nė poemat homerike, kemi arsye tė deklarojmė, qė kėto dėshmi flasin nė favor tė tezės sė trashėgimisė iliro-shqiptare nga pellazgjishtja.
 
Nga studimet e mbishkrimeve (epitafeve) mbi gurėt e varreve tė lashtėsisė, tė monedhave, helmetave e tė vazove gjejmė njė numėr tė madh emrash ilirė, si Bardhyl, Bardhi, Genti, Teuta, Pinnes, etj. Qazim Lleshi nė librin e tij “Emrat vetjakė ilirė” ka dokumentuar mbi 1300 emra ilirė, pa pėrmendur emra malesh, lumenjsh e tė tjera emėrtime. Argument gjuhėsor janė edhe vargu i emrave, qė shpjegohen vetėm me dukuri tė ligjeve fonetikore, si: Dalmaci=dele; Dardani=dardhė; Shkup=skopje; Ulpjana=Lipjani; Ulcinium=Ulqini; Durrachion=Durrėsi; Buenė=Bunė; Mathis=Mati; Scodra=Shkodra; Drinus=Drini, e kėsisoj mund tė radhiten qindra shembuj tė tjerė.
 
Gjuha e perėndive ėshtė cilėsuar gjuha shqipe, ēelėsi i dėshifrimit tė gjurmėve pellazgjike e hyjnive. Lulėzimi i pellazgėve, siē nėnvizon Jeronim De Rada, ka qenė 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe ėshtė po aq e vjetėr, sa raca “e bardhė njerėzore”8), ka nėnvizuar Robert D`Anzheli. Iliro-shqiptarėt kanė qenė paganė, ata kanė qenė edhe janė tolerantė nė aspektin fetar. Asnjėherė nuk kanė pasur parėsore ēėshtjen e fesė, se valėt e pushtimeve kanė ndjekur njėra-tjetrėn dhe pėr kėtė arsye iliro-shqiptarėt themelore nė jetėn e tyre kanė pasur dhe kanė ēėshtjen e lirisė, sepse luftėn e kanė zhvilluar pėr tė mbijetuar, pėr tė qenė tė lirė nė trojet e tyre.
 
Alfons La Martin nė veprėn “Histoire de la Turquie”, 1854, midis tė tjerave tėrheq vėmendjen tė mos u bien nė qafė shqiptarėve, se: “E vetmja gjė qė  ka mbetur e pandryshuar te shqiptarėt, ėshtė pasioni i pavarėsisė dhe i fitores. Kjo ėshtė toka e heronjve tė tė gjitha kohėve... Ne e pranojmė, se Homeri aty e gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skėnderbeun, njerėz kėta tė sė njėjtės racė, tė tė njėjtit gjak, tė sė njėjtės gjini”.9) Orientimet e iliro-shqiptarėve janė pėrcaktuar nga faktorė tė jashtėm. E kanė kthyer fytyrėn tė diktuar nga pushtuesit shekullorė nė periudha tė ndryshme edhe nga Lindja, por kjo gjithmonė nė funksion tė lirisė.
 
Perandoritė, administratat e tyre e kanė ndier aftėsinė dhe mendjemprehtėsinė e iliro-shqiptarėve. Me dhjetėra e qindra kanė qenė kryeministra, gjeneralė, shkencėtarė e burra qė themelonin e drejtonin shtete, si nė Egjipt, apo themelues tė Institutit tė Turkologjisė apo edhe hartues tė sė parės Enciklopedi tė Turqisė. Arkitekti Kasem dhe Mehmeti, poeti Dukagjin Zade, piktori Onufri i Neokastrės, Sami Frashėri, etj. janė me origjinė shqiptare. Ėshtė mė se e kuptueshme, se perandoritė, kryeqytetet e tyre kishin thithur  e grumbulluar vlerat e popujve tė tjerė dhe vetė mendjet e ndritura tė tyre.
 
Pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit me 1263 nene, njė visar i rrallė, M.E.Durham ka pohuar, se “ėshtė kodi mė i vjetėr, qė ekzistonte nė Evropė”.10)
 
Zaptimet perandorake janė si valėt, si vetė stuhitė, si ciklonet, si  tornadot, qė arrijnė shpejtėsinė deri nė 270-300 km nė orė e qė pėrmbysin e shkatėrrojnė nė mėnyrė tė llahtarshme. Kėto tornado tė papėrmbajtshme janė dukuri tė bashkimit tė shumė tornadove tė vogla. Struktura e uraganit ėshtė e ndėrlikuar si dukuri e natyrės, qė zhvendoset nė mėnyrė tė vetvetishme, por tė diktuar nga raporti i forcave tė ndryshme, qė i shkaktojnė ato. Kjo dialektikė e natyrės ka ngjashmėrinė e vet me atė tė njerėzve.
 
Pozicioni gjeografik i iliro-shqiptarėve ėshtė nė syrin e “cikloneve”, nė zonėn mė nevralgjike, mė tė ndjeshme, nė atė tė kufijve midis Perėndimit dhe Lindjes.
 
Kur bashkimet apo sistemet shoqėrore formohen me shpejtėsi, ato shpejt pėrplasen, ndeshen e shkarkohen gjithashtu shpejt, njashtu si retė e ngarkuara deri nė atė gradė, sa s`mbajnė mė. Zaptimi i parė i Shqipėrisė, i Ilirisė ka ardhur nga Perandoria Romake, qė zgjati jo pak, por mbi shtatė shekuj. Dihet shtrirja e kėsaj perandorie dhe sa popuj ajo asimiloi. Vetėkuptohet, se gjurma ndikimi nė gjuhė, nė tradita dhe si pėrzierje edhe ka pasur, por ajo qė duhet theksuar ėshtė, se ilirėt i qėndruan kėtij “cikloni”, sepse ruajtėn gjuhėn, vlerat, veēoritė, e mbi tė gjitha, lirinė aq tė ēmuar pėr ta. Humbjet nė kėto ciklone luftėrash shekullore kanė qenė shumė tė mėdha, mjafton tė kujtojmė, se konsulli romak Pal Emili nė vitin 168 para e. sė re me ekspeditat e tij ka shkatėrruar apo rrafshuar mbi 70 qytete tė Ilirisė sė Jugut.11). Qytetet e Ilirisė, si Shkodra, Durrėsi, Berati, Peja, Shkupi, Vlora, Butrinti, Apolonia, Lezha, Bylisi, etj., janė tė shek. VI-VII para e. sė re.
 
Fan.S.Noli, eruditi i madh, ka shkruar, se kur shkatėrroheshin qytetet e Ilirisė, atėherė fillonin lulėzimin e tyre qytetet e Evropės. Luftėrat iliro-romake vazhduan nga viti 231-168 pas e. sė re. Shumė popuj qenė tė detyruar ta pranonin Romėn si perandori universale. Roma shpiku tė drejtėn e qytetarisė. Tė gjithė popujt nėn sundimin e romakėve ishin nėnshtetas tė saj dhe i gėzonin tė drejtat e qytetarisė deri nė ato tė hierarkisė sė lartė. Ilirėt me kėtė tė drejtė qytetarie funksionuan maksimalisht brenda perandorisė. Nga Iliria dolėn 12 perandorė.
 
Po sjell disa emra tė perandorėve me origjinė ilire: Deci, Klaudi, Aureliani, Probi, etj., ndėrsa figura mė e spikatur midis perandorėve ishte ajo e Dioklecianit. Kur Perandoria Romake ndryshoi kryeqytetin nga Roma nė Bizant, ajo nuk ishte ndarė nė realitet. Dihet fakti, se kur u bė perandor Kostandini (306-337 pas e. sė re), parapėlqeu tė bėjė kryeqytet Bizantin, qė mė vonė mori emrin Kostandinopojė dhe vetė Kostandini u cilėsua i Madh, se shpalli tolerancėn fetare dhe ishte njė reformator nė zė.
 
Perandorit Kostandini i Madh iu desh tė kontrollonte gjithė perandorinė me atė shtrirje aq tė madhe tė saj. Ai mendoi, se si qendėr mė strategjike pėr tė zotėruar  perandorinė nė Perėndim dhe nė Lindje duhej tė ishte Kostandinopoli nė Dardanele, nė Egje. Ky ndryshim mund tė quhet themelim gjeopolitik qysh nė lashtėsi. Pėr kėtė ndryshim mund tė ketė ndihmuar edhe fakti, se Kostandini ishte nga Dardania. Nė fillim quhej Perandoria Romake e Lindjes, ndėrsa nga fundi i shek. IV pas e. sė re u quajt Perandoria e Bizantit.  Nė Romė s`kishte mė perandorė. Ata u vendosėn nė Kostandinopol. Nė Romė mbeti papa. Nė vitin 395 pas e. sė re trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine. Perandori Kostandini i Madh ishte ng Dardania, Anastasi I ishte nga Durrėsi, ndėrsa Justiniani I nga Shkupi.
 
Iliria ishte njė nga katėr prefekturat e perandorisė dhe tri nga 12 diocezat e saj dhe disa provinca i pėrkisnin Ilirisė me kryeqendėr Shkupin pėr Dardaninė, Shkodrėn pėr Shqipėrinė e Veriut dhe trojet e sotme tė Malit tė Zi e tė Dalmacisė, ndėrsa Dyrrahu  pėrfshinte Epirin deri nė Vaje dhe qendra e Nikopolit pėrfshinte Epirin e Vjetėr deri nė Prevezė. Ilirikumi mbeti nė Lindje nė kuptimin administrativ dhe politik. Nė kuptimin gjeostrategjik Ilirikumi funksiononte nga Perėndimi. 12).
 
Natyralisti romak Plini i Ati (13-79 pas e. sė re) i ka cilėsuar malet e Shqipėrisė si tė skalitura, ku si nė skenė janė zhvilluar beteja tragjike gjatė shekujve, beteja epokale, si ajo midis Ēezarit dhe Pompeut; vėrshimi shkatėrrues sllav; ekspeditat normane tė Robert Guiskavalit; dyndjet e ushtrive perandorake tė Aleks Komnenit; ekspeditat e kryqtarėve tė  Bujemualit tė Normandisė dhe tė Rajmondit tė Tulzės; sulmet e ushtrive kalorėsiake anadollake tė Mehmetit II Fatiut.13).
 
Kėto situata tragjike e strategjike tė pushtuesve tė pamėshirshėm, iliro-shqiptarėt i pėrballonin, siē e ka pėrcaktuar nė mėnyrė tė figurshme M.E.Durhan: “Zotnimet e huaja kanė kalue mbi kombin shqiptar, pa lėnė mė tė kurrfarė gjurme, si ujtė qė kalon mbi shpinė tė rosės”.14) Kėtė pėrcaktim Gjergj Fishta e ka pėrdorur nė pamfletin politik “Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne”, lexuar nė Vatikan, para se tė zhvilloheshin punimet e Konferencės sė Paqes nė Paris, nė janar tė vitit 1919.
 
Pėr tė mos mbetur vetėm te lashtėsia, po i referohemi Faik Konicės, i cili citon njė historian e studiues rumun, qė u strehua te Karli i Madh Anzhu, mbreti i Sicilisė e qė nė dimėr tė vitit 1272 u bė edhe mbret i Arbėrisė, d.m.th. e nėnshtroi atė. Konica vazhdon: “dihet, qė rumunėt, sllavėt e Ballkanit dhe grekėt i pėrkasin kishės lindore ortodokse dhe kishin qendėr tėrheqėse Stambollin, por nuk duhet tė harrojmė njė fakt    thjeshtė e themelor, atė, qė shqiptarėt ishin katolikė, tė vetmit katolikė nė Perandorinė Bizantine.
 
Shqiptarėt kanė ushqyer gjithmonė ndjenja antipatie kundrejt Bizantit, ndėrsa Karl Anzhunė, ashtu si mė parė edhe Bohemundin, tė birin e Robert Guiskavalit, shqiptarėt nuk e pritėn si pushtues, por e brohoritėn si ēlirimtar. 15). Nė kėtė kohė shfaqet Arbėria qė filloi t`i largohet Lindjes. Karl Anzhu qysh nė vitin 1272 krijoi administratėn parashtetėrore dhe duhet pohuar, se shteti i Arbėrit krijoi njė traditė shtetėrore, modelin e sė cilės e mori nga Perėndimi, nga Anzhuinėt e qė ndryshonte krejtėsisht nga tradita bizantine. Perandori i Bizantit Herakliu lejoi pėr herė tė parė sllavėt tė shtrihen nė gadishullin tonė “si bujq e si rezervė ushtarake kundėr hunėve, fis ky tataro-mongol”.
 
Lufta midis katolicizmit, ortodoksisė, protestantizmit ka qenė tepėr e ashpėr. Mė shumė se  njė shekull vazhduan dallgė-dallgė tetė kryqėzatat, qė filluan nė vitin 1096 dhe pėrfunduan nė vitin 1270. Kryqtarėt e kryqėzatės IV nė vitin 1204 pushtuan Stambollin. Kryqėzatat kishin frymė perėndimore dhe nėpėrmjet Shqipėrisė ato kaluan nėpėr Ballkan.
 
Venediku ndikoi nė Iliri dhe nė trojet e Ilirisė mbizotėroi katolicizmi. Po tė mos ishin ekspansionet ekonomike tė Venedikut, ndihma e Selisė sė Shenjtė, vrulli i kalorėsve normanė, sundimi i Anzhuinėve, shqiptarėt, thotė Nikolla Iorga, do tė ishin sllavė ose grekė. Kėta sollėn dhe i lidhėn iliro-shqiptarėt me perėndimorėt.16). Katolicizmi u dha ilirėve orientim properėndimor, por ata i lidhte edhe deti Adriatik, tregtia, jeta, marrėdhėniet dhe interesat. Veprimtaria tregtare e patricėve venetikas nė Arbėri ėshtė njė kapitull i veēantė, njė sistem lidhjesh me Evropėn, njė dritare e hapur pėr disa shekuj.
 
Nuk ka qenė e rastit, qė shumica e voskopojarėve, vithkuqarėve dhe e banorėve tė qyteteve tė tjera iliro-shqiptare, kur shkatėrroheshin nga ekspeditat e pushtuesve, shkonin nė Venedik, nė Vjenė e Napoli, Romė e Budapest dhe vetėm njė pakicė nė brendėsi tė gadishullit e deri nė provincat e Danubit, nė Vllahi e Moldavi. Dua tė pohoj, se pėr efekt kohe kėto tema tė madhėrishme tė historisė iliro-shqiptare vetėm sapo i ēekim, sepse nuk duhet tė harrojmė, qė nė fushėn e kulturės popujt kanė dhėnė e kanė marrė me njėri-tjetrin vlerat e tyre. Kjo ėshtė kaq e vėrtetė, sa qė nė epoka e kohė tė ndryshme popuj e vende nė botė kanė pasur kufijt, madhėshtinė e vet, madje disa kanė mundur tė ndėrtojnė perandori e metropole tė fuqishme. Mund tė pėrmendim edhe njė tė vėrtetė tjetėr tė pamohueshme, qė e kanė theksuar shumė studiues e personalitete tė Evropės e tė Amerikės, qė ilirėt jo vetėm e ruajtėn autoktoninė e tyre, por i kanė dhėnė kulturės evropiane dhe asaj botėrore figura tė shquara e vepra tė mėdha, si perandorisė romake e bizantine, ashtu edhe asaj osmane e tė  tjera, ēka dėshmon edhe pėr genin vital tė kėsaj race tė lashtė.
 
Njihen papa Klementi XI, Lekė Dukagjini, Pal Engjėlli, Shėn-Jeronimi, qė solli Biblėn nė latinisht. Shumė iliro-shqiptarė kanė shkruar nė latinisht e kuptohet, se nė atė kohė njiheshin si banorė tė Perandorisė Romake. Dua tė pėrsėris, se kulturat, qė vėrshuan nėpėrmjet pushtuesve tė huaj nė trevat iliro-shqiptare nėpėrmjet besimeve fetare dhe ideologjive tė ndryshme, nuk kanė ndikuar nė ndryshimin e thelbit properėndimor, nė pėrkatėsinė e qytetėrimit perėndimor tė iliro-shqiptarėve. Qytetet e Ilirisė kanė qenė tė lidhura me qytetet e Evropės, me Venedikun, Raguzėn, Napolin, Romėn, Vjenėn, Budapestin e qytetet gjermane. Krijimi i shtetit shqiptar me nė krye njė peshkop katolik nė vitin 1190 dhe pastaj krijimi i “Regnum Albaniae” me nė krye Karlin Anzhu, faktojnė lidhjet e Shqipėrisė me Evropėn Perėndimore.17).
 
Autori bizantin i shek. XI  Mihail Ataliates ėshtė i pari, qė i pėrmend shqiptarėt me emrin e tyre etnik “albanoi” e “Arbanitas” nė vitin 1038-1043 e 1078 si kundėrshtarė tė Perandorisė Bizantine. Sipas kronistit Enveru, nė vitin 1336 shqiptarėt janė ngritur kundėr perandorit bizantin Andronikut III, qė thirri si forcė mercenare turqit selxhukė.18)
 
Edhe beteja e Fushė-Kosovės e 15 qershorit 1389 ishte njė koalicion, njė luftė e popujve tė Evropės kundėr hordhive osmane, ku pjesėmarrėsit shqiptarė pėrbėnin njė tė katėrtėn e gjithė efektivit tė betejės me Gjergj Strazmir Balshėn, sundimtarin e Shkodrės, Teodor Muzakėn e Shqipėrisė sė Jugut me qendėr nė Berat e Dhimtėr Joninėn e zonės Lezhė-Kurbin.19). Heroi i Betejės ishte Millosh Kopiliqi, bujar shqiptar nga njė fshat midis Pejės dhe Mitrovicės, kryetrimi, qė u ngrit si Anteu nga toka dhe i nguli njė heshtė nė zemėr sulltan Bajazitit. Historiografia serbe kėtė betejė e ka deformuar dhe e ka trajtuar si fitore, kur atė e fituan osmanėt. Kronikani grek nga Kostanfinopoja Jerark pohon, se “nė betejėn nė fjalė morėn pjesė edhe luftėtarė nga Dardania e Shqipėrisė.20)
 
Betejėn e Fushė-Kosovės serbėt e kanė kthyer nė njė mit pėr tė pėrligjur mashtrimin, se Kosova na qenkesh djepi i Serbisė. Nga revista “Bota Shqiptare”, ku kanė shkruar pena tė arta tė kombit shqiptar, si Faik Konica, Mit`hat Frashėri, Gjergj Fishta etj., po shkėpusim pasazhin e mėposhtėm: Kur njė mjek nga familja Zyma e Tiranės shkoi nė Vjenė rreth vitit 1860 te njė koleg i tij antropolog i dėgjuar austriak, i cili ishte specializuar nė degėn e kafkologjisė, u ftua nga miku nė laboratorin e tij, i cili si pėr surprizė e pyeti: - A mund tė mė thuash, se cila nga kafkat e ekspozuara nė vitrinėn e kėtij laboratori, tė tėrheqin mė shumė vėmendjen, cilat janė ato mė tė bukurat? Antropologu shqiptar pa mėdyshje tregoi me gisht tri kafka. – A e dini se tė kujt janė? - vazhdoi tė pyesė austriaku dhe po vetė u pėrgjigj: - Tė dardanėve, luftėtarėve tė Betejės sė Fushė-Kosovės tė vitit 1389.
 
Pushtimi sllav, qė ka ndodhur para pushtimit osman, nuk mundi tė diktonte thelbin etnik tė iliro-shqiptarėve dhe nuk ka pasur asnjė bigėzim, shartim tė kulturės iliro-shqiptare me atė sllave. Kisha serbe e kishte kthyer fenė baras me kombėsinė. Pushtimi sllav zgjati 300 vjet dhe gradualisht u shtri nė trojet e Ilirisė. Gjithēka zhvillohej nė luftė: shtrirja dhe tėrheqja. Po tė mos ktheheshin vendėsit nė fenė e tyre ortodokse i konfiskonin gjithė pasuritė dhe tokėn, i dėnonin me vdekje e me dėbime tė dhunshme; nė treva tė tėra bėnė pastrim etnik.
 
Car Stefan Dushani nė kodin e tij kishte disa nene, ku parashikonte masa ndėshkimore pėr ata, qė nuk ktheheshin nė fenė e tyre dhe ata qė ktheheshin, cilėsoheshin si serbė. Ēdo njeri qė martohej do ta bėnte ceremoninė e kurorėzimit te prifti i tij e qė nga ky ēast quhej serb. Njė apostolik i shek. XIV nė njė relacion qė i ka dėrguar Vatikanit, pėrshkruan me hollėsi mėnyrėn e dhunshme, sesi shtetasit josllavė detyroheshin tė ndėrronin fenė dhe besimin.21). Serbėt e kishin kodin e Stefan Dushanit si kodin e tyre jetik, deri sa u vendos pushtimi osman. Dushani sundoi nga viti 1331 deri nė vitin 1335.
 
Sllavizmi filloi, sė pari, duke ngritur shumė manastire sllave, si nė Deēan, nė Pejė duke i shpronėsuar shqiptarėt e duke ua dhėnė tokat e tyre manastireve. Sė dyti, sollėn shumė feudalė serbė. Sė treti, Pejėn e bėnė kryeqendrėn e kishės serbe. Sė katėrti, duke ndėrruar me forcė fenė dhe  krejt emėrtimet. Dihet nga historia, qė princat shqiptarė kanė vepruar tė organizuar sipas modelit perėndomor: Pogoni, Gjin Muzaka, Dhimitri i Arbėrisė, Skurra, Blinishti, Zenepishti, Andrea Muzaka, Balshėt, Gropajt, Matrengėt, Bua Shpatat, qė po pėrpiqeshin pėr njė zhvillim tė pavarur tė trojeve shqiptare dhe po hidhnin hapa drejt njė shteti, e nė kėtė drejtim u shqua sidomos konti Karl Topia, qė mund tė quhet edhe shtetari i parė i shqiptarėve.
 
Kėtu fillon tradita shtetėrore qė i pėrket shek.XIV. Kuptohet qartė, sesa e pavlerė dhe sa politike ėshtė akuza e ngritur, qė shqiptarėt s`kanė traditė shtetformuese. Topiasit ishin tė lidhur me krushqi me francezė. Kjo situatė perėndimore shpjegon edhe qėndrimin e Gj.K.Skėnderbeut, qė nė ndryshim me shumė prijės tė tjerė ballkanikė iu kundėrvu osmanėve, s`pranoi organizimin e administratės osmane; nuk pranoi t`i nėnshtrohej Stambollit, sikurse edhe paraardhėsit e tij, qė ishin distancuar nga Kostandinopoja. E pėrsėris, jo si grekėt, serbėt, bullgarėt, rumunėt, qė siē kishin bashkėjetuar me Kostandinopolin si kryeqendėr, e pranuan lehtė tė qėndronin edhe nėn Stambollin, kur perandorėt u zėvendėsuan me sulltanėt. Proceset historike nuk duhet tė trajtohen, tė merren apo tė pranohen siē janė shkruar nė vitet e mėparshme, sepse shqiptarėve u ka munguar historiografia.
 
Maksimilian Labretz ka arritur nė pėrfundimin, se “Historia e vėrtetė e njerėzimit do tė shkruhet atėherė, kur nė tė tė marrin pjesė shqiptarėt”.22). Shkenca kėrkon, qė tė shkriftohen e tė davariten problemet e jo tė jepen si tė dhėna  njė herė e pėrgjithmonė. Po e ilustrojmė kėtė ide. Lashtėsia e qytetėrimi i gjuhės shqipe zanafillėn e vet e ka qysh nė thellėsitė e shekujve, nga shek. II pas e. sė re. Ekziston njė pohim, qė gjuha e shkruar e shqipes e ka fillesėn e saj qysh nė kohėn e Karlit tė Madh Anzhu, rreth vitit 1272. 23). Shek. XV i ngriti shqiptarėt nė piedestalin qė meritonin. Evropa i ktheu sytė nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, fitoret e tė cilit ishin njėra mė e larmishme se tjetra. Kryetrimi shqiptar shėnoi epokė pėr kombin e tij, e lidhi dhe e bėri atė tė njohur, e mbuloi plot lavdi e dinjitet jo vetėm nė Evropė, por nė mbarė botėn. Papa Kalisti III e ka pėrgėzuar Skėnderbeun me fjalėt: “Ah sikur tė kishim ca mė shumė princa tė krishterė kaq trima, sa ti”.24). Volteri nė veprėn e tij tė vėllimshme ka guxuar, - shkruan Konica, - tė shprehet:”Sikur ta kishte mbrojtur Skėnderbeu Kostandinopolin, turqit nuk do tė kishin mundur ta merrnin atė nė maj tė vitit 1453”.25).
 
Sulltan Mehmeti II, pushtues i Stambollit ka thėnė pėr Skėnderbeun, se “Kurrė s`ka pėr dalė nė tokė njė luan i tillė”.26). Sėr Uiljam Templi e ka klasifikuar Skėnderbeun midis “tė shtatėve mė tė mėdhenj burra tė pakurorėzuar tė historisė”.27). Autoritetit tė Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, pėr qėndresėn e fitoret, si edhe pėr peshėn qė mbajti me shtetin e tij pėr 35 vjet, mendimtari i madh francez Volteri qysh nė vitin 1756 i kushtoi dy faqe, ku midis tė tjerave thekson: “Ē`farė grekė e bizantė, shqiptarėt janė ata, qė nxorėn Skėnderbeun dhe kėta dinė tė bėjnė histori”.28). Qėndresa e Gj.K. Skėnderbeut nė thelb ka pasur mbrojtjen e trojeve. Ai arriti tė bėjė aleancė me tė gjithė feudalėt pėr tė mbrojtur trojet shqiptare.
 
Nė ato shekuj atdheu ishte baras me trojet. Pėr tė realizuar kėtė Gj.K.Skėnderbeu u detyrua tė hyjė nė aleanca me fuqi tė mėdha tė Evropės, me mbretin e Poloni-Hungarisė Vladislav e komandant Janosh Huniadin. Krijoi lidhje me qytetin e Raguzės, me Republikėn e Venedikut, me mbretin e Napolit dhe tė tė dyja Sicilive, me Dukatin e Milanos dhe sidomos me shtetin e papave, qė ishte shteti mė i fuqishėm nė arenėn ndėrkombėtare tė asaj kohe, sepse komandonte shtete tė tjera, si edhe shteti mė i madh dhe mė autoritar  nė kontinentin evropian. Pas kėsaj periudhe disa shekuj vjen shkėputja, rėnia apo ndėrprerja e lidhjeve me Evropėn Perėndimore. Osmanėt u shtruan kėmbėkryq mbi trojet shqiptare dhe ngritėn administratėn e tyre.
 
Edhe nė mesjetė shumica e shqiptarėve pas vdekjes sė Skėnderbeut shkoi nė Perėndim. Aleatėt e shqiptarėve ishin perėndimorėt, kurse serbėt orientoheshin dhe orientohen  nga Lindja, nga Rusia. Ēėshtja mė e rėndėsishme nė Perandorinė Osmane ishte ndėrrimi i fesė nė trojet shqiptare. Tė huajt nuk e kuptojnė kėtė, sepse nuk janė venė nė provė. Ky kthim ka shumė arsye, ndėr tė cilat mė e rėndėsishmja ka qenė lidhja me pronėn e tokės.
 
Po tė mos konvertoheshin shqiptarėt rrezikoheshin tė shpronėsoheshin nga toka e tė ktheheshin nė varfanjakė, rrjedhimisht tė eliminoheshin. Cila qenie njerėzore nė Evropė e kudo nuk do ta kryente njė veprim tė tillė, sikur pėrballė t`u vihej deklasimi? Kėtu duhet tė shtoj, se trysnia pėr t`i asimiluar shqiptarėt nga ana ortodoksisė sllave e helene ishte jo mė pak e ashpėr, prandaj edhe shumica e shqiptarėve e pėrqafoi fenė islame qė t`i shpėtonte regjimit vandal serb. Pas vdekjes sė Gj.K.Skėnderbeut dhe tė thyerjes sė qėndresės, shumė shqiptarė mė tepėr e ndėrruan fenė. Si pėrfundim, shqiptarėt tė detyruar u copėzuan nė tri fe dhe duhet tė theksoj, se feja, pėr trojet shqiptare qė ishin para rrezikut sllavo-grek, luajti njė rol pozitiv nė mbrojtje tė identitetit kombėtar shqiptar.
 
E shohim tė arsyeshme tė sjellim  plejadėn e prelatėve katolikė tė Gjon Buzukut, tė humanistėve tė epokės sė Skėnderbeut, si Barleti, Matrenga, Budi, Bardhi, Kazazi, Stefan Shtjefni, Jul Variboba e tė tjerė tė gjysmės sė dytė tė shek. XVI dhe fillimit tė shek. XVII qė ishin properėndimorė, lėvrues tė gjuhės shqipe. Sa flet e fakton fjalori latinisht-shqip i Frank Bardhit (1635), Pjetėr Bogdani me veprėn e tij “Ēeta e profetėve” (1685). Nė librin e tij “Rrethimi i Shkodrės” Barleti pėrmend tė dhėna bashkėkohore si ish-pjesėmarrės nė kėtė rrethim qė nė moshėn 18-vjeēare. Nė kėtė vepėr ai i pėrshkruan shqiptarėt si njė popull homogjen, si njė njėsi e vetme  e bashkuar.
 
Pėrmendim gjithashtu veprėn madhore tė tij “Historia e Skėnderbeut”, nė tė cilėn pasqyron jetėn e bėmat e Heroit tonė Kombėtar Gj.K.Skėnderbeut 1405-1468, lavdinė e tij, heroizmin e shqiptarėve, qė 35 vjet me radhė jetuan nė liri e nė luftė. Marin Barleti nė veprėn e tij madhore pėr Gj.K.Skėnderbeun, pėr ngritjen e Flamurit Kombėtar mė 28 Nėntor tė vitit 1443, shkruan: “Tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė.”29)Nė kėtė luftė titanike, nė kėtė fitore tė madhėrishme tingėllojnė shumė kuptimplote fjalėt  e Balzakut: “S`ka gjė qė mbin e jep mė shumė fryte, se gjaku i derdhur”.30) Veprat e iluministėve dhe tė mendimtarėve tanė janė pjesė e pashmangshme e humanizmit perėndimor tė Uiljam Shekspirit, Miguel Servantesit dhe e sa e sa personaliteteve tė tjera evropiane. Vepra e mendimtarėve shqiptarė ėshtė njė risi dhe pasurim i humanizmit nė pėrgjithėsi. “Ėshtė mjaft interesante, qė Shekspiri e vendos skenėn e njėrės nga komeditė e tij mė tė bukura, - shkruan Konica, - “Nata e dymbėdhjetė”, nė Iliri”. 31).
 
Se ē`rėndėsi ka vepra e kėsaj plejade kulturore shqiptare, mund ta kuptojmė po tė krahasohen ato me vlerėn e shpatės sė Gj. K. Skėnderbeut, ndėrsa pėr shek. XX me shpirtin e mirėsisė dhe tė urtėsisė sė Nėnė Terezės, qė shpėtuan shqiptarėt dhe vetė Evropėn nga mėnxyra, qė vunė dorė dhe lehtėsuan si pomada plagėt e fatkeqėsitė njerėzore. Po tė mos kishte nxjerrė populli shqiptar nga gjiri i tij kėto mendje tė ndritura si edhe  korifejt e kulturės, tė gjuhės e tė letrave shqipe, qė me largpamėsi rrezatuan historinė kombėtare, do tė ishte rrezik, qė ne sot tė flisnim nė greqisht apo serbisht dhe jo “nė gjuhėn e perėndive”, qė siē e pėrcakton edhe Fishta ynė i madhėrishėm: “Asht si njaja kanga e zogut tė verės, qė kėndon jo pėr me e ndie tė tjerėt, por vetėm pse s`i rrihet pa kėndue ndėr blerime e hije tė rijta tė lugjeve mbi ato stome (bregore) gurrash tė arxhanda”. Kėtė kontribut qytetėrimi nuk duhet nė asnjė mėnyrė ta nėnvlerėsojmė apo ta pėrmendim tė cunguar nė shkolla ose nė fushėn e botimeve, por t`i vendosim nė vendin e merituar kėta korifej tė kulturės shqiptare.
 
 
                                                  *        *        *
 
Ky kuadėr i rrjedhės historike ėshtė njė fakt, njė provė, njė argument i origjinės pellazgjike dhe ilirike tė shqiptarėve. Ne e pėrsėrisim dhe kėmbėngulim nė kėtė logjikė historike, sepse gjuha shqipe, origjina e saj ilire, rrėnja e saj pellazgjike shkakton agresivitet te ata, qė e kanė agresivitetin mjet pėr tė mohuar, qė nė vend tė argumentit shkencor sjellin asgjėsimin e sė vėrtetės historike e shkencore, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė pėrligjin qėndrimin e tyre  pseudoshkencor, manipulimet e platformės pseudoakademike tė egra, tė errėta pėr t`u mbajtur nė kėmbė jo me tė vėrtetėn shkencore, por me synimin  e shtypėsit, qė s`ėshtė nė gjendje tė mbajė nėn zaptim hapėsirat gjuhėsore, ku flitej ilirishtja dhe sot shqipja jonė.
 
Tė trondit njė fakt nga mė monstruozėt, pavarėsisht nga banditi qė e servir helmim shoven, njė sharlatan qė e njohėm nga gazeta “Tema”32), si edhe pėrgjigjen dinjitoze qė i jep Kapllan Resulit gazetari, por mua mė shqetėson fakti, pse Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė hesht, bėn gjumė letargjik apo ka vdekur fare!Se kur nuk shkundet me shkrime tė tilla, ēfarė pret, tė ngjallet Ēubrilloviēi, se helbete duan tė maten me “akademikė”!  Ky monstėr, i njohur nė Shqipėri si agjent i Beogradit, qė tashmė kjo dihet nga tė gjithė, ka marrė vulėn e atyre armiqve tė shqipes, tė autoktonisė sė popullit tonė, duke u rishfaqur  me tiparet e njė bastardi, qė nuk ėshtė gjė tjetėr, vetėm se njė mjet, njė instrument i verbėr nė duart e armiqve shovenė shekullorė tė gjuhės shqipe, tė kulturės sonė, tė korifejve tanė e qė ka emrin e njė pėrbindshi Kapllan, dhe ja pse shkrimi i tij duhet djegur thjesht pėr faktin, se nuk ka vend pėr polemikė shkencore. Ky ėshtė njė gjarpėr qė zvarritet pėr tė pickuar e qė s`duhet lėnė tė derdhė helmin shoven?!
 
Tjetėr epokė e lavdishme pėr kombin shqiptar ėshtė ajo e Rilindjes Kombėtare, pėr tė cilėn detyrohemi tė themi, se nuk do ta trajtojmė dot plotėsisht pėr efekt kohe e pėr tė mos u shkėputur nga problematika e kėtij simpoziumi dhe tė vetė temės qė kemi zgjedhur si objekt kumtimi. Trojet e popullit shqiptar prapė u vunė para njė sprove tė madhe historike. Pushtimi osman i rėndoi mbi 500 vjet. Historia ėshtė mėsuesja e jetės, siē e ka pėrcaktuar Ciceroni, dhe e vėrteta historike duhet tė jetė kryefjala, alfa e ndėrgjegjėsimit  dhe e veprimit pėr ēdo shqiptar. Nikolla Iorga pėr shqiptarėt ka shkruar nė veprėn e tij: “Historia e shkurtėr e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve”, se “Shqiptarėt, gjallėria dhe energjia e mrekullueshme pėr tė mbajtur veten si komb dhe qėndresa  e ēuditshme, shpjegojnė ekzistencėn e tyre si komb... Shqiptarėt prejardhjen e tyre e kanė nga ilirėt dhe kurrė nuk ka pasur pėrzierje tė shqiptarėve me sllavėt”.33). Rilindėsit si iluministė qė ishin, u kapėn te kultura, arsimi , shkolla, alfabeti, letėrsia, historia, e nė veēanti, u morėn me lartėsimin e Epokės sė Gj.K.Skėnderbeut, me veprėn e tij historike, qė vuri nė vendin e vet historinė e tė parėve e qė fuqizoi rrėnjėn iliro-shqiptare, qė bashkė me shqiptarėt u dha forcė e krenari edhe breznive tė ardhshme.
 
Rilindėsit pėrgatitėn tė parėn platformė kombėtare politike, me ide e pikėsynime qė ta shpinin kombin shqiptar drejt pavarėsisė e formimit tė shtetit tė tyre. Ata i qėndruan logjikės, se pa ēlirim kulturor nuk mund tė arrihej ēlirimi politik. Idetė e reja tė Revolucionit Francez tė vitit 1789 erdhėn nga Perėndimi. Ato u shėrbyen si njė rreze drite, si njė rizgjim i ēėshtjes kombėtare, sepse nė trojet shqiptare populli po pėrjetonte  njė shtypje e abskurantizėm, njė mpirje letargjike. Tri parrullat e mėdha: “Liri – Barazi – Vllazėrim” u jetėsuan me dinjitet. Thelbi i kuvendit tė madh tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte paprekshmėria e viseve shqiptare dhe bashkimi i tyre nė njė njėsi tė vetme, pėr tė cilėn Sami Frashėri ka nėnvizuar nė kėtė kohė finalen e kėtij kuvendi: “synimin pėr tė siguruar tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė”.34).
 
Pushtimi 500-vjeēar osman u pėrpoq qė t`i jepte orientalizėm kulturės shqiptare dhe pati pasoja nė kulturė, ekonomi, nė jetėn sociale e nė atė fetare. Vetė kryengritjet, rezistenca ishte e pandėrprerė. Kryengritjet nxiteshin edhe nga Perėndimi, qė shqiptarėt tė ngriheshin kundėr Perandorisė Osmane, tė ruanim gjuhėn, traditėn. Nė kryengritjen e viteve 1625-1718 ndihmoi edhe Venediku. Nė tė mori pjesė populli, pavarėsisht nga feja. Popullsia e trojeve shqiptare nuk u shkėput dhe nuk i ndėrpreu lidhjet me Perėndimin. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, shqiptarėt zhvilluan pėr liri e pavarėsi 54 kryengritje  tė mėdha.
 
Shqiptarėt kanė njė gen tė pashtershėm dhe trimėror. Nuk mund tė mos veēojmė nė kėtė mori kryengritjesh shpėrthimin e Ali Pashė Tepelenės, ēka rizgjoi qėndresėn e Gj.K.Skėnderbeut dhe qė sė bashku me Bushatllinjtė e Shkodrės u pėrpoqėn tė krijonin njė shtet tė fuqishėm e tė pavarur. Ai kishte marrėdhėnie tė mira me botėn perėndimore dhe siē thekson edhe Nikolla Iorga i bindur, se ishte “njė reformator i madh nė kuptimin evropian nė provincat e tij: ai ngjante me Skėnderbeun, i cili dėshironte ta lidhte vendin e vet me botėn perėndimore”.35). Nė kėtė kohė popujt fqinj, nė veēanti serbėt e grekėt, nėn rrogoz hartonin plane djallėzore. Siē del edhe nga njė dokument, kryeministri grek nė bisedė me ambasadorin austriak nė vitet e “Lidhjes sė Prizrenit” ėshtė shprehur kėshtu: “Greqia ngul kėmbė pėr “Epirin”, jo aq shumė pėr arsye etnografike, sesa pėr synime politike, qė tė pengojė bashkimin e Shqipėrisė sė Veriut me atė tė Jugut”.36).
 
E mira do tė ishte sikur tė ndaleshim te solidariteti i popujve tė Ballkanit pėr bashkėpunim luftarak dhe nė kėtė drejtim populli shqiptar ka njė vend nderi. Sakrifikimi ėshtė nga mė tė lartėt nė luftėn kundėr hordhive osmane. Edhe nė revolucionin e vitit 1821 nė provincat e Vllahisė e tė Moldavisė, shqiptarėt shkėlqyen nė sheshin e betejave jo vetėm me pjesėmarrjen e tyre, por edhe me guximin dhe prijėsat e tyre. Nė revolucionin grek tė vitit 1821 pėr vendin qė kanė zėnė, po sjellim sintezėn e Gjergj Fishtės: “Edhe pavarėsia e Greqisė asht njė lule e rritun me gjak shqiptar”.37)
 
Megjithėkėtė sakrificė dhe ndihmesė tė shqiptarėve, intriga sllave e greke prapėseprapė vazhdoi avazin e vjetėr. Nikolla Iorga shkruan: “Nuk ėshtė e rėndėsishme qė patjetėr tė kesh fqinj, por ēfarė fqinj dhe ē`lidhje historike ke me ta”.38). Nė gazetėn “Interpreti i Lindjes”, Sami Frashėri mė 7 qershor 1878, nė prag tė Kuvendit tė madh shqiptar, shkruan: “Grekėt kishin dendėsuar veprimtaritė e tyre shoviniste nė Selanik, nė Manastir, nė Korēė e Grebenė dhe zona tė tjera. Para Kongresit tė Berlinit qarqet greke lėshonin klithma e nota nė gazetat e Athinės me fjalėt:”Nė qoftė se pėrfaqėsuesit e Evropės, tė cilėt po shkojnė nė Kongres, do tė mendojnė, se mund tė siguronin paqen nė Lindje pa zmadhimin e Greqisė, do tė ishin tė gabuar”.39). Peterburgu u kishte lėnė dorė tė lirė Serbisė e Malit tė Zi, qė tė shpėrngulnin shqiptarėt nga trevat e Nishit e Gllokovskit. Princi Nikolla i Malit tė Zi deklaronte, qė:”Nuk do tė pushonte luftėn, po tė mos merrte viset e premtuara nga territoret shqiptare”.40) Princi Millan i Serbisė u kėrkonte ushtarakėve tė vet:”Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulni, aq mė tė mėdha do tė jenė meritat tuaja para atdheut.” 41).
 
Tre kolosė tė kulturės e tė botės shpirtėrore tė shqiptarėve, ortodoksi Jeronim De Rada, myslimani bektashi Naim Frashėri dhe katoliku i Shkodrės Gjergj Fishta, tre engjėj mbrojtės tė ndėrgjegjėsimit tė ēėshtjes kombėtare, gjinuan madhėshtinė e tė parėve tanė dhe frymėzuan Lėvizjen Kombėtare. Jeronim De Rada kur fuqitė e mėdha kishin vendosur tė sakrifikonin tokat shqiptare nėpėrmjet Traktatit tė Berlinit mė 13 qershor –13 korrik 1878 pėr t`i plotėsuar pansllavizmit rus synimet e tij nė Ballkan e nė Mesdhe, nė artikullin “Shqipėria dhe tė pėrkohshmet italiane”, shkruan, “Nė ēdo rast Shqipėria e strukur nė vetvete dhe e mbledhur nė degėt e saj tė shpėrndara do tė jetė shkėmb, nė tė cilin do tė thyhen tallazet sllave”.42). Pėr orientimin properėndimor flet edhe fakton Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe, qė u mbajt nė Manastir, ku u vendos nė shkallė kombėtare alfabeti latin. Pėr platformėn e kėtij Kongresi kanė meritė tė veēantė Gjergj Fishta, Mit`hat Frashėri, Nikollė Kaēori, Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Gjergj Qiriazi, Adam Shkaba,  e pėrfaqėsues tė tjerė tė mbarė trojeve shqiptare.
 
Sllavėt, grekėt e osmanėt nuk lanė mjet pa pėrdorur pėr tė ndikuar, pėr tė penguar apo pėr tė realizuar synimet e tyre. Dihet ēfarė tinėzie, por edhe ēfarė peshe kishte Greqia. Dihet, qė Bizanti u njėsua me Greqinė, sepse e mposhti me kulturėn, me figurat e shkallės botėrore, qė e lartėsuan Greqinė, e kthyen  nė njė djep kulture tė Bizantit, por edhe me klerin grek, qė sundoi nė Patriarkėn e Stambollit dhe qė ka shfrytėzuar nė maksimum ambiciet e veta primitive. Duhet tė themi, qė kultura e grekėve pati lulėzimin e vet dhe u pėrhap nė Mesdhe dhe nė brigjet e Adriatikut, atje,ku ata ishin ngulitur,  nė disa qytete ilire dhe kishin vendosur kolonėt e tyre. Tradita, kultura dhe vetė forca e klerit bėri qė Greqia tė fitojė e para pavarėsinė.  Pėr ēėshtjen e pavarėsisė dhe tė ngritjes sė Flamurit tė Gj.K.Skėnderbeut mė 28 Nėntor 1912, ka shumė faktorė tė brendshėm e tė jashtėm qė e favorizuan. Duhet kujtuar, se nga 27 deputetė shqiptarė nė Parlamentin Xhonturk, 14 ishin pėr shkronjat, pėr alfabetin arab dhe deri nė vitin 1910 shpresonin ta ndryshonin atė.43).
 
Nė realizimin e pavarėsisė dhe lėnia jashtė kufijve e mė shumė se gjysmės sė trojeve e tė popullsisė shqiptare, nuk mund tė mos ndikonin. Traktati famėkeq i Londrės, qė e copėtonte Shqipėrinė midis disa shteteve, e fshinte atė nga harta politike. Por ja qė u ngrit Presidenti i madh  i SHBA, burri i shquar Udrou Uillson (1856-1924), i cili midis 14 pikave, trajtoi edhe atė tė vetėvendosjes sė popujve dhe nuk e njohu Traktatin e Londrės. Shtrohet pyetja: Kush e shpuri Presidentin Uillson nė atė qėndrim tė prerė? Sė pari dhe mė kryesorja, vepra e Gj.K.Skėnderbeut, qė e kishte njohur nėpėrmjet poetit amerikan Longfellou (tė pėrkthyer nga Noli i madh). Sė dyti, historia e kėtij populli e kaluar nė luftė, karakteri i pamposhtur i tij dhe gjithė kjo krijoi te ai bindjen, qė Shqipėria ėshtė komb dhe di tė bėjė shtet. Siē dihet, nga fundi i shek. XIX e gjatė shek. XX u hap njė dritare tjetėr nga vinin ide pėrparimtare e demokratike, tė cilat pėr nga natyra e vet, populli shqiptar i rroku vetėtimthi dhe nė kėtė drejtim njė rol tė veēantė luajti Komuniteti shqiptaro-amerikan me Faik Konicėn e F.S.Nolin nė krye. Vargjet e Nolit e japin angazhimin e tyre:
 
“Mbaju, nėno, mos ki frikė,
se ke djemtė nė Amerikė”.
 
Dua tė hap njė parantezė dhe tė nėnvizoj pėr sot dy-tri shqetėsime: tė gjithė flasin e tė gjithė kėrkojnė histori tė vėrtetė, qė ajo tė shkruhet objektivisht  e drejtė, por nuk janė tė pakėt edhe ata, qė shkojnė shtrembėr! E ligjshme, besoj, ėshtė pyetja: Pse nuk e njohin siē duhet historinė e popullit e tė vendit tė vet shumė nga drejtuesit e sotėm?
 
Mendimtari dhe atdhetari i madh Sami Frashėri mendoi, se deformimi i historisė e detyroi, qė tė marrė penėn e tė shkruaj njė libėr margaritar; “Shqipėria ē`ka qenė, ē`ėshtė e ē`do tė bėhet”. Kjo mund tė pėrmblidhej me njė fjalė pėr ata, qė s`dinė tė nxjerrin mėsime: Nani sy o qorra!
 
U fitua pavarėsia, por plasi Lufta e Parė Botėrore dhe prapė trojet e Shqipėrisė u shkelėn nga trupat ushtarake tė Italisė, Francės, Austrisė, Greqisė, Serbisė, Bullgarisė.
 
Nė kėto rrethana, kur pėrsėri po vihej nė pikėpyetje  ekzistenca e kombit, Perėndimi dėrgoi Princ Vidin nė Shqipėri, duke marrė parasysh qė ky personalitet tė mos ishte as i vendeve fqinje dhe as i fesė islame, katolike, ortodokse, por tė ishte austriak protestant, qė tė drejtonte me kodin juridik tė Perėndimit dhe tė kishte parasysh tiparin bazė tė protestantėve: qė  vendi tė zhvillohej me punė, me djersėn e ballit e jo me idenė qė t`i bien tė mirat nga qielli dhe, sė dyti, me kulturė e arsim, qė vendėsit tė bėhen qytetarė progresistė nėn shembullin e vendeve tė pėrparuara. Shqiptarėt edhe pse u ndodhėn nė ato rrethana tepėr tė ndėrlikuara, ditėn tė merren vesh e tė thėrrasin Kongresin e Lushnjes, nė tė cilin i treguan Evropės, qė ky popull ka forca tė organizohet si shtet.
 
Pėr qeverisjen 15-vjeēare tė Ahmet Zogut nė drejtim tė organizimit tė shtetit, duhet pohuar, se mbreti u tregua i madh, se e hodhi vėshtrimin nga Perėndimi. Ahmet Zogu e shkėputi Shqipėrinė nga kalifati, shkėputi ēdo lidhje me Lindjen, vendosi shkollėn shtetėrore. Ministri i arsimi t Mirash Ivanaj, (qė zotėronte dhjetė gjuhė tė huaja) mbylli shkollat private tė katolicizmit apo tė mejtepeve. Mbreti civilizoi jetėn nė veshje, duke hequr ferexhenė, vendosi kodin civil e penal tė bazuar nė kodet mė tė avancuara tė Perėndimit, tė Francės, tė Zvicrės, tė Italisė. Krijoi xhandarmėrinė me instruktorė nga Perėndimi. Studentėt i dėrgoi tė shkollohen me arsim tė lartė nė unversitetet e Evropės Perėndimore. Pėr afro 50 vjet (1945-1990) nė mėnyrė pėrmbledhėse duhet thėnė pa mohuar qė ka pasur arritje, se Enver Hoxha bėri tė kundėrtėn e Mbretit Ahmet Zogu: e ndau, e izoloi Shqipėrinė nga Perėndimi dhe u lidh me serbėt, me rusėt, e mė nė fund, edhe me kinezėt.
 
Gabimet nisėn qysh nė kohėn e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Vėrtetė, pushtimi i erdhi Shqipėrisė nga Perėndimi, nga shteti italian nė prill tė vitit 1939 dhe pati fatin e keq se u zaptua si vendi i parė nė Evropė pas Austrisė e kapitullimit tė Ēekosllovakisė. Qėndresa, rezistenca dhe lufta ēlirimtare e lartėsoi Shqipėrinė, por nga udhėheqja pati njė orientim tė njėanshėm. Nuk u pa dhe nuk u vlerėsua si duhet koalicioni antifashist me nė krye BS, Anglinė e SHBA. Nė platformėn e luftės u bėnė shkelje, qė shkaktuan pėrēarje dhe luftė, iu dha nuanca e njė revolucioni, qė u shndėrrua nė akte e qėndrime tė njė lufte civile. Gabimet u bėnė nė Pezė, nė Mukje, nė Pėrmet, etj.,  tė cilat i ka zbėrthyer Plenumi II i KQ tė PKSH (tetor 1944). Evropa ka njė pėrgjegjėsi tė madhe, se nė Jaltė tė Krimesė e bėri dalje Shqipėrinė dhe e la ta kishte nėn suazėn e vet Jugosllavia e Titos dhe BS, blloku sllav i Lindjes. Gabimi mė i rėndė qė shpuri nė shtrembėrime e nė rreziqe tė vetė Shqipėrisė u bė nė Plenumin V (shkurt 1945), qė vendosi pėr transformimin e ekonomisė shqiptare nė ekonomi socialiste nė mėnyrė tė sforcuar.  Sejfulla Malėshova ishte pėr vazhdimin e revolucionit demokratiko-borgjez.
 
S.Malėshova dhe shumė intelektualė tė tjerė tė luftės e tė Shqipėrisė sė ēliruar nuk ishin pėr shkėputjen e lidhjeve me Perėndimin dhe tė goditej prona si nė qytet, ashtu edhe nė fshat. Shtetėzimi dhe kooperimi i varfėroi, i ēorientojė njerėzit dhe populli pėrjetoi ēaste tė rėnda. Reforma agrare e frymėzuar nga S.Malėshova ishte pėrparimtare, por u shtrembėrua, atyre fshatarėve qė iu dha toka, pėrsėri ia morėn, sepse u krijuan kooperativat bujqėsore qysh nė vitin 1946 nė Krutje tė Lushnjės, nė qytete u zbrit deri te lustraxhinjtė. Dalėngadalė Enver Hoxha zhduku ato virtyte e tipare, me tė cilat shqiptari mburrej e qė ēmoheshin nga njerėzimi. Ai i vrau shqiptarit besėn, bujarinė, krenarinė.
 
Enver Hoxha donte tė krijonte njeriun e ri, shqiptarin e ri e me kėtė i bėri gjėmėn mė tė madhe. Enver Hoxha u fry, ushqente iluzionin, se me kėto akte po kryente njė vepėr epokale. At shpirtėror ai kishte Stalinin. Ai fantazonte, se pėr ēdo gjė vetėm ai dhe vetėm ai kishte tė drejtė. Enver Hoxha vuante nga doza tė fuqishme megalomanie, kulti  dhe ėndėrronte tė zinte vend nė radhėt e klasikėve tė marksizėm-leninizmit. Me partitė marksiste-leniniste qė krijoi ai apo qė u lidh, mendonte, se do tė transformonte botėn e do tė shpartallonte imperializmin, qė, sipas tij,  po jepte shpirt. Ajkėn e kombit, shpirtin nacional, intelektualėt me dije e me kulturė tė fituar nė universitetet perėndimore, ai i vrau, kundėr tyre pėrdori “plumbin” e internacionalizmit dhe ēdo krimi i jepte karakter klasor me synimin, qė tė nxirrte nga skena borgjezinė. Goditi idealin kombėtar, qė nuk ishte i shkėputur nga Perėndimi.
 
Pavarėsia e pėrparimi i Shqipėrisė nuk mund tė kuptohej po t`i vrisje asaj orientimin properėndimor. Jugosllavia e dėmtoi shumė ekonominė e Shqipėrisė: i rrėmbeu gjithė mallrat, qė kishin hyrė nga Italia e vende tė tjera perėndimore nga viti 1928 deri mė 1944. Beogradi e izoloi Shqipėrinė, i mbylli tregtinė dhe i preu ēdo lidhje me Perėndimin. Asgjė nuk vendoste qeveria shqiptare pa lejen e Beogradit, i cilėsuar si laborator, por qė nė fakt po pėrgatitej ta kthente Shqipėrinė nė njė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė Federative. Gabimi i parė e kryesor ishte nė ekonomi. Gabimi i dytė ishte politik, sepse kjo e fundit u vu mbi ekonominė nėn parrullėn “Politika nė plan tė parė”. Me Perėndimin u mbyll ēdo kanal, u pre ēdo lidhje nga libri e deri te media. Pėr lėvizje as qė mund tė mendohej. Familjet shqiptare s`kishin kurajė tė tregonin, qė kishin njerėz nė Perėndim. Asnjė pako, asnjė plaēkė nuk merrnin dot, madje edhe kur ndodhte qė t`i merrnin, nuk i vishnin sepse shiheshin me sy tjetėr, me urrejtje.Me terror dhe arbitraritet po i mbyllnin tė gjitha rrugėt e perspektivės kombit shqiptar. Perėndimi ishte shumė mė i zhvilluar sesa Lindja, si nė ekonomi, ashtu edhe nė kulturė e nė ēdo sektor.
 
Dihet, qė Franca, Anglia janė vende tė revolucioneve, ndėrsa SHBA ėshtė nė ballė tė zhvillimit e tė demokracisė si njė superfuqi me potencial tė jashtėzakonshėm. Orientimi i gabuar shkaktoi Luftėn e Ftohtė dhe pėr rrjedhojė Plani Marshall mbėshteti vetėm vendet perėndimore, u rimėkėmb Italia, Franca, Gjermania Perėndimore e shumė vende tė tjera. Njė akt pa paraprijėsi ishte shkatėrrimi i ēdo institucioni fetar. Feja u cilėsua “opium”, klerikėt, madje edhe besimtarėt e thjeshtė u mbyllėn nė vetvete. Enver Hoxha ditė e natė sajonte komplote e kurthe dhe nėpėrmjet luftės sė klasave nė popull e nė gjirin e partisė eliminoi tė gjithė ministrat e brendshėm e deri te kryeministri. Brenda vitit i dekoronte me urdhra tė lartė gjeneralėt, i quante heronj dhe pastaj i shpallte tradhtarė. Brenda 50 vjetėve tri herė e shiti kombin: nė vitin 1945-1948 te Serbia, mandej te BS me Traktatin e Varshavės dhe sė fundi u bė urė e tezave tė Mao Ce Dunit tė kinezėve, aq sa shtypi italian na quajti “kinezėt e Adriatikut”.  Ironia mė e helmėt dhe mė tragjike e tij ishte, se tezat e veta ia bėnte dalje tė tjerėve. Disfatat i kthente nė fitore. Raketat dhe armėt e sofistikuara ia drejtoi Perėndimit.
 
50 vjet tė shkėputur nga Perėndimi, nga vetvetja dhe prona, ai e ktheu njeriun nė skllav, i thau shpirtin me dogmat, me enverizmin e tij. 50 vjet despotizėm i ka shkaktuar shqiptarit atė, qė tė mos e rimarrė veten dhe tė kalojė ēaste kaosi, anarkie e pėr pasojė tė lulėzojė korrupsioni.Qysh nė vitin 1973 Enver Hoxha nuk ishte nė tė. Mjeku francez dhe ekipi i mjekėve shqiptarė kishin arritur nė pėrfundimin, se sė shpejti do tė vdiste, por jetoi edhe 12 vjet tė tjerė dhe shpalli, se Shqipėria ishte fanar ndriēues pėr botėn, se ishte nė gjendje tė shpartallonte edhe superfuqitė e koalicionet e tyre.
 
Nga viti 1955 deri nė vitin 1985 vendet socialiste, ku kanė drejtuar partitė komuniste, dėshtuan. Nuk po ndalem nė garėn atomike, tė satelitėve, tė anijeve kozmike, nė pushtimin e kozmosit, ku BS dėshtoi, dėshtoi Nikita Hrushovi, Brezhnjevi, Gorbaēovi, dėshtoi i tėrė sistemi socialist. Rrezet e shpresės pėr shqiptarėt nuk ishin shuar pėr t`u lidhur me Perėndimin. Vizita e Shtrausit nė vitin 1986 ishte shkėndia reale pėr fillimin e marrėveshjeve me Perėndimin, por Byroja Politike me Ramiz Alinė nė krye nė atė kohė nuk vendosi, sepse nuk pati guximin e kėrkuar dhe mbajti njė qėndrim “tėrhiq e mos e kėput”.  Nė tė gjitha vendet socialiste dhe nė BS po ndodhnin ndryshime. Ramiz Alia hodhi idenė e pluralizmit, por i lėkundur nga vetė ideologjia e pozitat e komunizmit.
 
Tė rinjtė, studentėt e mijėra shqiptarė nuk pritėn sa Ramiz Alia tė gjente kurajėn e humbur, por u vėrsulėn drejt ambasadave tė vendeve perėndimore, sidomos nė atė italiane, gjermane, franceze, zvicerane, angleze dhe greke, e cila ishte lidhur me Perėndimin si anėtare e Bashkimit Evropian. Nuk u futėn nė ambasdat jugosllave, egjiptiane e kineze. Nuk dua tė dal nga tema, tashmė dihet, qė eksodin e nxitėn enveristat, me tė vetmin pikėsynim, qė tė largonin forcat demokratike dhe mijėra tė papunė e kėsisoj ta kishin mė tė lehtė tė mbanin nė duart e tyre pushtetin politik. Nga tė gjitha vendet ish-socialiste Shqipėria ishte vendi mė i izoluar, mė i varfėr, mė i terrorizuar.
 
Nė vitin 1992 shteti monist u detyrua tė kapitullonte. Ramiz Alia me hir e me pahir pranoi zgjedhjet e 22 marsit 1992, kur me forcėn e votės sė lirė fitoi demokracia. Enverizmi u egėrsua, por s`kishte forcė dhe vetėm i shkaktoi njė dhembje e njė boshatisje tė ndjeshme vendit duke larguar prej tij mbi njė milion  shqiptarė e duke shkaktuar situata nga mė tė rėndat. Nė vitin 1992 Shqipėria u ēlirua nga kthetrat e dogmat lindore. Orientimi i shqiptarėve nė atdheun mėmė, i shqiptarėve tė Kosovės dhe i trojeve tė tjera nė Maqedoni e Mal tė Zi, pra nga e gjithė hapėsira e vet historike, u manifestua me njė ndėrgjegjėsim tė lartė e tė sinqertė pro vendeve perėndimore, apo evro-atlantike. Bota e qytetėruar dhe organizmat evro-atlantike duhej tė tregonin dhe tė tregojnė mė shumė interesim, kujdes e vendosmėri pėr tė mos krijuar te popujt krizėn e mosbesimit, sepse shumė negociata mė parė shkriheshin, sesa krijoheshin. Faktori ndėrkombėtar ėshtė efikas kur vlerėson pavarėsinė, tėrėsinė tokėsore dhe ēėshtjen kombėtare tė ēdo vendi dhe tė ēdo populli.
 
Ballkani prapė ka tė ēara dhe plagė, qė po mahisen duke filluar qė nga marrėveshjet kufitare Kosovė-Maqedoni dhe ndėrsa Shkupi flet pėr shtet shumetnik, nė fakt nė Maqedoni vazhdon tė mbizotėrojė mendėsia njėkombėtare e mbi kėtė psikozė shtyhet e llokoēitet Marrėveshja e Ohrit. Aleancat e vjetra ende s`kanė vdekur dhe nė periudha krizash ato nxjerrin krye. Aleanca tė tilla ngjallin vetėm zhgėnjime dhe s`kanė as peshė, as besueshmėri, sepse fjalėt slogane tė Beogradit, Athinės e Shkupit me hile e ngrenė zėrin pėr bashkėpunim e mirėkuptim rajonal.
 
Beogradi kėrkon tė gjitha format pėr organizim shtetėror pėr tė vetmin synim, qė tė shkėpusė nga Kosova sa tė mundė, madje janė gati pėr ndarjen e Kosovės dhe kanė arritur deri te sugjerimi i fundit i paskrupull “Kosova na qėnkesh pėr Serbinė, si Iraku pėr SHBA”. Tezė mė e pakuptimtė se kjo nuk mund tė ketė, sepse nuk ka asnjė bazė, asnjė argument etnik, politik  e ushtarak, por vetėm ekonomik, d.m.th. pėr tė shfrytėzuar pasuritė, ēka ka qenė dhe ėshtė synimi i tyre. Pėr kėtė egoizėm tė sinqertė politikanėt serbė duhen pėrgėzuar!Zgjidhjet e pjesshme, tė padrejta apo tė gabuara nuk kanė taban e siguri. Vetėm po tė respektohet vullneti politik i popullit e tė gjejė zbatim konventa e tė drejtave  tė njeriut, pavarėsisht se kujt etnie i pėrkasin, mund tė realizohen ėndrrat e popujve.
 
Nė Ballkan ka grumbullime tė larmishme etnike, fetare, gjuhėsore e kulturore. Problemi i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare te shqiptarėt, ėshtė pėrcaktues pėr stabilitetin nė Ballkan. Nė Kosovė shqiptarėt pėrfaqėsojnė 92% tė popullsisė. Nė shtetin e Maqedonisė, ku popullsia vėrtitet nė 2 milionė banorė, shqiptarėt pėrbėjnė gjysmėn, njė milion, ndėrsa gjysmėn e territorit e pėrbėjnė trevat shqiptare, pėrfshirė edhe vetė kryeqytein, Shkupin. Edhe nė Serbinė Jugore e nė Malin e Zi ka territore e popullsi jo tė pakėt shqiptare.
 
Nė Greqi treva e Ēamėrisė shqiptare ka njė shtrirje jo tė pakėt, me Janinėn si kryeqendėr, njė nga katėr vilajetet e trojeve shqiptare tė Lidhjes sė Prizrenit. Pėrzierje etnike ka edhe nė Bosnje-Hercegovinė, nė Kroaci e Vojvodinė, pa llogaritur vende tė tjera, ku pėrqindja etnike mund tė jetė e vogėl. Nuk ka pse tė befasohen organizmat ndėrkombėtare, e nė veēanti Bashkimi Evropian, sepse dihen e njihen mirė nga tė gjithė padrejtėsitė e Shėn-Stefanit, tė Kongresit tė Berlinit, tė Konferencės sė Londrės e tė takimeve tė tjera, qė kombit shqiptar i kanė lėnė mbi 2/3 e trojeve dhe gjysmėn e popullsisė pėrtej kufijve shtetėrorė. Nė realitetin e ri politik, do tė ishte e udhės qė Shqipėria e Kosova fillimisht duhet tė integroheshin nė NATO, sepse garancia do tė jetė  mė e fuqishme, mė e besueshme nė qoftė se do tė kemi parasysh, se SHBA ėshtė e vetmja superfuqi nė botė, qė ka forcė reale ekzekutive. Nė Bashkimin Evropian duhet tė kėmbėngulet pėr tė hyrė, kur tė jenė jetėsuar disa reforma demokratike, sepse historia na mėson, qė konfliktet e armatosura kanė ndodhur  dhe pėrsėdyten, kur ato kanė lėnė vraje e ambicie rudimentare.
 
Orientimi evro-atlantik duhet vlerėsuar nė radhė tė parė ekonomikisht, por pėr asnjė ēast tė mos jetė i diktuar. Pėr mua, ēėshtjen e kombeve e kanė trajtuar mė saktė, mė shkencėrisht dhe mė me guxim rilindėsit tanė tė shquar. Ata kanė ēmuar kombin, pavarėsinė e tij, tėrėsinė tokėsore, gjuhėn, kulturėn, botėn shpirtėrore e fenė. Nuk ėshtė koha, besoj, qė tė zhduken kombet. Ēdo nuancė qė tė pėrftojė Bashkimi Evropian, ai priret nga interesi i kombeve e i shteteve tė fuqishme tė tij nga pikėpamja ekonomike, politike e ushtarake, ēka nuk shkakton gjė tjetėr veēse shthurrje, armiqėsi e kthim prapa nė koalicione tė vjetra. Ēėshtja nacionale nė Ballkan ende nuk ka marrė zgjidhje. Integrimi nė rrugė paqėsore, demokratike e tė qytetėruar nė Paktin Evro-atlantik kėrkon kohė, jo mė pak se 20-30 vjet pėr shqiptarėt, e kjo pasi tė krijohen kushtet e pėrshtatshme dhe tė ndihmohen ata pėr zhvillimin e tyre nė tė gjithė sektorėt e jetės. Po u cenua ēėshtja e njė kombi, cenohet edhe gjuha e kultura e tij. Ēfarė tronditje ka shkaktur, p.sh., nė tėrė shqiptarėt e ashtuquajtura ide e modernizimit, se BE na kėrkoka tė shpėrfillen disa simbole, disa dallime kombėtare!
 
Flasin, qė Kosova pėr t`u pranuar nė Komunittin Evropian duhet tė ketė flamur tjetėr, tė sajojė himn tjetėr kombėtar e jo atė qė kemi, e tė cenohen simbole tė tjera tė saj? Shtrohet pyetja: po datat e mėdha historike, po heronjtė kombėtarė, po monumentet historike tė patjetėrsueshme kurrėn e kurrės, a mos vallė duhen revizionuar? Nuk ka nevojė pėr koment! Mjafton tė kujtojmė, se nė debatimet pėr Jugosllavinė, se duhej tė shpėrbėhej apo jo si njė federatė artificiale, apo pėr Kosovėn, Maqedoninė, Afganistanin, Ēeēeninė, Palestinėn, Irakun, Kubėn, Korenė, Iranin nuk kanė njė qėndrim tė njėjtė as nė BE, as nė NATO, as nė OKB dhe as nė Kėshillin e Sigurimit.
 
Por jo vetėm vendet e vogla, tė varfra, por edhe ato tė zhvilluara e demokratike e dinė, se zėri i kujt dėgjohet mė shumė: i SHBA, i BE, i Rusisė, i Kinės, i Indisė, i Japonisė e tė ndonjė fuqie tjetėr. Pėr trojet e kombit shqiptar si nga Beogradi, ashtu  dhe nga Athina janė shfaqur pikėpamje shoviniste e primitive dhe shumė herė nėpėrmjet qarqeve tė cilėsuara gjoja ekstremiste, por qė nė realitet pėrkrahen e mbėshteten nga pseudoteori tė tipit “Megali idea” apo “Naēertania”, e qė vetėm se i veshin dhe i maskojnė synimet antishqiptare me ngjyrosje e lėvozhgė bashkėkohore.
 
Beogradi kėrkon, qė Kosova tė jetė krahinė autonome me tė drejta tė kufizuara (kujto teorinė brezhnjeviane ограниченной независимости – tė pavarėsisė sė kufizuar), ēfarė serbianizimi banal?! Ai kėrkon tė kthejė trupat ushtarake nė Kosovė, tė kthejė  200.000 serbė gjoja tė shpėrngulur dhe po tė arrihej copėtimi i saj (qė kurrė s`ka pėr tė ndodhur, sa tė jetė kėmbė shqiptari mbi dhé) tė gllabėrojė 60% tė sipėrfaqes, qė gjoja i pėrkiskėrka Serbisė! Ēfarė lodrash e frazash nuk gatuhen nė guzhinat shovene, qė shqiptarėt tė dorėzojnė armėt, kurse ata pėr vete armatosen deri nė dhėmbė! Viti `97 shkaktoi nė Shqipėri njė dramė tė vėrtetė, njė shkatėrrim, njė tronditje tė paimagjinuar, njė batėrdi rrėqethėse. Shtrohet pyetja: Kush i nxiti dhe i pėrkrahu shkaktarėt e kėsaj katrahure?
 
Ėshtė e qartė si drita e diellit: qarqet antikombėtare, shovinizmi ballkanik, si edhe aleatėt e tyre hidhėrakė. Shqiptarėve nuk u ka munguar kurrė kredo nė botė, e cila tregon  shkallėn e lartė tė emancipimit dhe tė qytetėrimit, ēka edhe flet pėr shpirtin e tyre tė lartė njerėzor e tolerant. Shqiptarėt nuk kanė bėrė luftėra pushtuese tė padrejta, sepse kanė qenė vetė tė sunduar dhe mė mirė se kushdo e dinė, se ēdo tė thotė shtypje. Kosova u ēlirua, por ajo ka derdhur lumenj gjaku. Nuk do tė fitonte kurrė ajo nė vitin 1999, po tė mos kishte bėrė qėndresė tė vazhduar tė shkallės titanike dhe shekullore, qė e bindi botėn pėr drejtėsinė e kauzės sė saj ēlirimtare. Dhe kjo pėrbėn justifikimin mė se tė ligjėruar tė ndėrhyrjes sė SHBA nė marsin e bekuar tė vitit 1999. Gjatė njė shekulli Beogradi nuk arriti kurrė tė krijonte nė Kosovė qeveri kuislinge, megjithėse i ka hedhur nė tavolinė  tė gjitha kartat. Kjo e nderon dhe e lartėson Kosovėn, kėtė trevė tė kombit shqiptar, qė pėrbėn njė rast tė rrallė nė historinė botėrore.
 
Qėndresa ishte biblike. Krimi serb nuk ishte i panjohur pėr tė dhe gjithashtu nė mbarė opinionin botėror. Ata bashibozukė tė pararendėsve tė tyre, tė carėve e krajlėve: dushanėve, ēubrilloviēėve, rankoviēėve, sllobodanoviēėve e viēėve tė tjerė, duke qenė tė ndėrgjegjshėm, se nuk do t`i gjunjėzonin kurrė shqiptarėt e Kosovės, vendosėn t`i shpėrngulin ata nga vatrat e tyre. Jeronim De Rada i ka shkruar Gustav Majerit qysh nė shek.XIX: “Pėr ne, mė i urryer se ai grek,  ėshtė asimilimi sllav... Panrusėt lanė tė lidhur nė mėnyrė tė fshehtė me Greqinė plane dhe projekte pėr tė na shuar”.44). Zakoni i mikpritjes, i ndarjes sė bukės dhe ujit, i shtėpisė nė mes vėllezėrve shqiptarė tė Kosovės dhe shqiptarėve tė tjerė, ėshtė tipar i madhėrishėm. Nė qytetin e Kukėsit njė gazetare nga Evropa Perėndimore shkroi njė skicė, nė tė cilėn tregonte, se kishte parė tė zotin e shtėpisė, qė  shpinte ēdo ditė 10-12 bukė pėr t`i ngrėnė bashkė e tė mbanin shpirtin gjallė, tė vrisnin urinė sė toku. Tirana, si nė tė gjitha trojet shqiptare edhe nė ato tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tregoi fisnikėri, ēka u tregoi forcave shoviniste, se e kaluara historike shqiptare jeton dhe ėshtė ēimentuar akoma mė fort, se ishte virtyti i ekzistencės, i krenarisė dhe i madhėshtisė sė kėtij kombi.
 
Planet ugurzeza tė Beogradit, qė shqiptarėt tė pėrlesheshin me njėri-tjetrin e ata tė bėnin sehir e bota tė shihte se ne ishim fise barbare, pa ndėrgjegje kombėtare dhe pa aftėsi shtetformuese, si gjithmonė, dėshtuan dhe me kėtė shpėrngulje tinzare dhe barbare. Ky akt i madh u jep tė drejtė rilindėsve, tė cilėt hartuan atė platformė politike pėr zgjidhjen e problemit numėr njė, problemit tė ēėshtjes sė bashkimit kombėtar. Marshimi biblik dhe pritja e ndėrgjegjėsuar e merituar dhe e guximshme, u shndėrrua nė njė manifest  nė sytė e botės dhe i diktoi asaj tė mendojė, se shqiptarėt janė njė popull trimėror dhe fisnik. Bota u rrėqeth nga krimet e paimagjinuara tė barbarėve serbė nė Kosovė, nė Bosnje dhe Kroaci. SHBA nė radhė tė parė, NATO dhe BE ndėrhynė me potencialin e tyre ushtarak. Burra shteti dhe organizma, si Xhorxh Bushi, Bill Klintoni, Ollbrajti, Toni Bler, gjenerali Klark, kongresmeni Bob Doll, humanisti Uiliam Uoker, Kongresi i SHBA, NATO do tė mbeten pėr shqiptarėt tė nderuar brez pas brezi pėr ndėrhyrjen ushtarake, pėr shkatėrrimin e Jugosllavisė artificiale e militariste, pėr ndihmesėn e madhe qė dhanė nė shpartallimin e makinės ushtarake robėruese tė shtetit serb me ambicie si tė Stefan Dushanit.
 
Mbas njė kuadri historik vetvetiu lind njė pyetje: A do ta lejojė Perėndimi demokratik, rikthimin e gjenocidit  dhe tė marshimeve biblike tė njė populli, pėrsėtitjen e kompromiseve tė vjetra qė cenojnė sigurinė e stabilitetin nė rajon e mė gjerė, nė se jo pavarėsia e Kosovės mbetet alternativa, qė garanton kėtė stabilitet e siguri dhe realizimin e aspiratave perėndimore tė popullit shqiptar. SHBA ėshtė kreu i zhvillimit tė vlerave perėndimore sot. Presidenti Xhorxh Uashington u pat mėsuar amerikanėve, se: Njė komb duhet tė jetė i virtytshėm, po tė dojė tė jetė i lirė.”45) Perėndimi politik ėshtė i plazmuar nė Traktatin Evro-atlantik. SHBA krijuan  aleancėn e madhe BE. Njė imitim apo variant i planit Marshall dhe i NATO- BE nuk ka parėsore aspektin gjeopolitik. Qysh nga viti 1200 Perėndimi ka qenė vazhdimisht nė lėvizje, nė zhvillim ekonomik, kulturor, shoqėror e civilizues. Perėndimi, siē dihet, pėrjetoi bashkėjetesa tė ndryshme: rilindjen, humanizmin, nacionalizmin dhe pluralizmin.
 
Evropa nuk mund tė shihet nė mėnyrė globale dhe universale, duke e zmadhuar faktin, se qysh nė vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit dhe vetėshtrirja nė Lindje, tė arrihet nė pėrfundimin, qė , pėr mua, ėshtė shpejt tė thuhet, u sheshuan qėndrimet, mosmarrėveshjet dhe konceptet midis Perėndimit dhe Lindjes apo u zgjidhėn tė gjitha padrejtėsitė historike. Shumė vende tė Botės Lindore, ish-vende tė kampit socialist pėr shkak tė despotizmit, tė amullisė sė gjatė nė ekonomi, nė shtet, nė politikė janė detyruar qė tė shohin garanci mė tė madhe te SHBA, si njė forcė globale, qė i ka sheshuar dallimet, qė ende shfaqen nė BE nė njė formė ose nė njė tjetėr, qoftė edhe si egoizėm i shtresuar nė radhitje e nė manifestime kėrshėrie.
 
Shqiptarėt jetojnė e pėrparojnė vetėm tė bashkuar e gjithmonė nė mirėkuptim e marrėdhėnie tė drejta reciproke, nė fqinjėsi tė mirė me popujt e tjerė tė Ballkanit, por gjithmonė pa harruar platformėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit: “Ne dėshirojmė nxehtėsisht tė jetojmė nė paqe me fqinjėt tanė, Malin e Zi, Greqinė, Serbinė, Bullgarinė. Ne nuk kėrkojmė, nuk dėshirojmė asgjė prej tyre, por jemi krejtėsisht tė vendosur tė mbrojmė me kėmbėngulje ēdo gjė, qė ėshtė e jona. T`u lihet pra shqiptarėve toka shqiptare” .46).
 
Sot integrimi evro-atlantik arrihet me nivel kulturor, me qytetėrim, me baraspeshim e angazhim tė pėrgjithshėm tė tė gjitha energjive tė popullit pėr tė realizuar reformat demokratike, problemet mė tė mprehta, si ēėshtja e pronės, ēėshtja e shtetit ligjor, ēėshtja e eliminimit tė korrupsionit, duke filluar nga pushtetarėt e maskuar e deri te rrugaēėt kokėkrisur. Nė ē`nivel qėndron e vėrteta pėr t`u pranuar Shqipėria nė BE? Po sjellim mendimin mė tė fundit tė ekspertėve tė BE. Nė fund tė marsit tė viti 2003 nga BE u dėrgua nė Tiranė njė komision verifikimi, se ē`masa e ē`punė kishte realizuar qeveria shqiptare nga detyrat e lėna disa muaj mė parė si kushte pėr t`u pranuar Shqipėria nė asocim-stabilizimin.
 
Kryetari i komisionit tė BE Salsman arriti nė pėrfundimin: “Qeveria Shqiptare nuk ka vėnė nė zbatim asnjė nga detyrat, qė i ka lėnė BE dhe nė kėto kushte negociatat po mbeten nė nivel teknik, qė nuk ėshtė spak pozitive pėr njė vend, qė kėrkon tė anėtarėsohet nė strukturat ndėrkombėtare”.47). Duhet pohuar me zė tė lartė, se nė BE nuk hyhet as me “avokatė e as me premtime e synime koniunkturale”. Nė BE hyhet me dinjitet, kur tė kemi realizuar platformėn, e cila kėrkon angazhim total, punė, qėndrim qytetarie, ritėm dhe pėrkrahje nga vendet e fuqishme demokratike. Pėrpėlitjet, mashtrimet e bėra nga krerėt qeveritarė nuk besohen mė nga populli shqiptar, por as edhe nga specialistėt e huaj. Klasa politike shqiptare duhet tė shkundet, pa qenė ende vonė, sepse zemėrimi popullor i shqiptarėve po kthehet nė urrejtje. Uitman nė veprėn e tij “Fije bari” qysh nė vitin 1956, nėn frymėn e demokracisė.
 
Pėr hir tė ridimensionit historik, dua ta mbyll kėtė kumtim, duke i drejtuar njė thirrje shqetėsuese klasės politike  tė shqiptarėve nė tė gjitha trevat e kombit edhe nė diasporė, si intelektual historian, si kryetar i Shoqatės Mbarėkombėtare Kulturore “Lidhja e Prizrenit”, nėpėrmjet njė pėrcaktimi, qė unė e cilėsoj sa gjenial, aq edhe aktual pėr ne shqiptarėt, nga personaliteti i madh i kombit tonė, At Anton Arapit: “Tė sakrifikojmė pikėpamjet tona dhe jo popullin, as edhe Shqipėrinė” dhe nė vazhdėn e mendimit tė tij liberalo-demokratik, largpamėsinė qytetare e atdhetare, qė ka parashikuar dhe ka tėrhequr vėmendjen me plot qortim qysh nė vitin 1944: “Shqipnia u fitue me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do tė vijė dita e me paqe e drejtėsi do tė fitojė”.49).
 

 
1) Durham Edith – Brenga e Ballkanit. Tiranė, 1991.
2) Islami Myslim – Gazeta “Republika”. Shėnime nga Rumania. Tiranė, 02.09.2002.
3) Frashėri  Kristo, - “Abdyl Frashėri” (1839 – 1892). Tiranė, 1984, f. 122.
4) Ēabej Eqerem, - Problemi i autoktonisė sė shqiptarėve nė dritėn e emrave tė vendeve,
                                   nė: “Buletini i Universitetit Shtetėror tė Tiranės”, seria e shkencave
                                   shoqėrore, Tiranė, 1958, f. 54-62.
5) Ēabej Eqerem, - Ilirishtja dhe shqipja, nė: “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”. Tiranė,
                                  1969; Shqiptarėt nė trojet e tyre. Botim i Akademisė sė Shkencave.
                                  Tiranė, 1982.
6) Buda Aleks, -     Etnogjeneza e popullit shqiptar nė dritėn e historisė, nė: “Studime
                                   historike”. Tiranė, 1982, Nr: 4, f. 170.
 
7)Ēela Blerim, - Shqiptarėt nė shekuj. Tiranė, 2001, f. 43.
    Konda S. N., - Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik. Tiranė, 1964, f. 279.
8) D`ANZHELI Robert, - Enigma. Tiranė, 1998, f. 120.
9) LA MARTIN Alfons, - Histoire de la Turquie, 1854.
     ISLAMI Myslim, - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar.
                                     Tiranė, 1998, f. 41.
10) Konica Faik, -  Vepra, Vėllimi II. Tiranė, 2001, f. 286.
       Durham M. E., - “Brenga e Ballkanit”, Londėr, 1905 f. 28.
11) Zavalani Tajar, - Historia e Shqipėrisė, Tiranė, 1998, f. 30-31.
12) Historia e Popullit Shqiptar. Vėllimi I. Tiranė, 2002, f. 170-171.
13) Islami M., - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar. Tiranė,
 1998, f. 308-309.
14) Fishta Gjergj, - Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne. Lezhė, f. 11.
15) Konica Faik, - Vepra. Vėllimi II. Tiranė, 2001, f. 180-181.
16) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikė. Tiranė, 2001, f. 79.
17) Leka Astrit, - Shqiptarėt dhe Evropa. Tiranė, 1993, f. 8.
18) Ataliato Mihail. – Istoria, Boun, 1853, f. 9-18; Ana Komnena, Laipsig, 1884, IV.
                                          f.8.
19) Thėngjilli Petrika, - Vlera e burimeve osmane pėr Betejėn e Fushė-Kosovės, nė:
                                            “Studime historike”. Tiranė, 1989, Nr:4, f. 150.
20) Malltezi Luan, - “Studime Historike”. Tiranė, 1989, Nr: 4, f. 142.
18) Ataliati Mihail. – Istoria, Boun, 1853, f. 9-18; Ana Komnena, Laipsig, 1884, IV.
                                          f.8.
19) Thėngjilli Petrika, - Vlera e burimeve osmane pėr Betejėn e Fushė-Kosovės, nė:
                                            “Studime historike”. Tiranė, 1989, Nr:4, f. 150.
20) Malltezi Luan, - “Studime Historike”. Tiranė, 1989, Nr: 4, f. 142.
21) - Shqiptarėt dhe trojet e tyre. Botim i Akademisė sė Shkencave. Tiranė,1982;
        Alta Albania Venets,tomus primus, dok. 149, f. 144.
22) - Shqiptarėt dhe trojet e tyre.Botim i Akademisė sė Shkencave.Tiranė, 1982.
23) Konica Faik, - Vepra. Vėllimi II. Tiranė, 2001, f.185.
24) Po aty, f. 273.
25) Leka Astrit, - Shqiptarėt dhe Evropa. Tiranė, 1993, f. 9.
26) Konica Faik, - Vepra. Vėllimi II. Tiranė, 2001, f. 274.
27) Po aty, f. 273.
28) Po aty, f. 262.
29)  - Historia e Popullit Shqiptar. Tiranė, 2002, f.399.
30) Konica Faik, - Vepra. Vėllimi II. Tiranė, 2001, f. 185.
31) Po aty, f. 185.
32)  - Gazeta “Tema”. Tiranė, 02.03.2003.
33) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikė. Tiranė, 2001, f. 81.
34) - Konferenca Kombėtare e studimeve pėr “Lidhjen e Prizrenit” (1878 – 1881).   Prishtinė, 1979, f. 272.
36) – Historia e Shqipėrisė. Vėllimi II. Tiranė, 1965, f. 22.
37) Fishta Gjergj, - Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne. Lezhė, 1998, f. 16.
38) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikė. Tiranė, 2001, f. 41`.
39) Frashėri Sami, - Gazeta “Interpret i Lindjes”. 07.06.1878.ISLAMI Myslim, - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar. Tiranė, 1998, f. 404.
40) – Historia e Shqipėrisė. Vėllimi II. Tiranė, 1965, f. 145.
41) Po aty, f. 146.
42) Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranė, 1979, f. 173.
43) – Historia e Popullit Shqiptar. VėllimiII. Tiranė, 2002, f. 420.
44) Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranė, 1979, f. 173.
45) Plasari Aurel, - Anton Harapi. Rendimensues. Tiranė, 1999, f. 30.
46) Islami Myslim, - Njė komb, njė qėndrim. Gazeta “55”. Tiranė, prill 1998.
47) – Gazeta “Tema”. Tiranė, 28.o3.2003, f.1.
amerikane i bėri thirrje njerėzimit: “Kundėrshtoni shumė, binduni pak, se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė. Prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės nuk e fiton pėrsėri lirinė”.48).
48) Uitman Uollt, - “Fije bari”. Tiranė, 1956.
49) Plasari Aurel, - Anton Harapi. Redimensues. Tiranė, 1994, f. 44.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.