|
|
Stalini,
Oficeri rus, Molotow dhe E. Hoxha |
| |
|
|
- 12
gusht 2003 / Eugen MERLIKA
-
- "Identikiti
i zotėrinjve tė sė keqes" titullohet njė
artikull i shkurtėr i sė pėrjavshmes italiane
"Panorama", tė datės 24 korrik 2003. Eshtė
njė koment shumė i shkurtėr i librit "Fjala e
djallit" tė gazetarit italian Rikardo Oricio, njė
paraqitje me pak penelata prej tij e asaj gjėje qė
ėshtė e pėrbashkėt te tė gjithė diktatorėt, tė
vjetėr e tė rinj, identikiti i tyre, qė nė
Nurenberg u pagėzua me shprehjen "banaliteti i sė
keqes".
-
- Krahas
diktatorėsh gjakatarė si Idi Amin apo Zhan Bedel
Bokasa, si Dyvalje apo Negusi i kuq, Mengistu,
gjeneralėsh puēistė si Noriega ose Jaruzhelski, nė
analizėn e shkrimtarit hyjnė dy zonja, pėrfaqėsuese
tė komunizmit ballkanik si "vejusha e zezė e
Shqipėrisė, Hoxha" dhe e "pabesa Mira
Millosheviē".
|
-
- Eshtė
interesant fakti se autori i trajton me mjaft mirėkuptim
"pėrbindshat" e librit tė tij. Ai mundohet tė hyjė
nė thellėsi tė "arsyeve" tė atyre, qė kanė
mbetur tė gjithė besnikė tė sė shkuarės sė tyre, ideve
e bėmave tė saj. "Kanė tė gjithė njė zakon shumė tė
keq -ankohet gazetari - u pėrgjigjen pyetjeve duke bėrė tė
tjera pyetje qė tė venė nė vėshtirėsi." "Ēfarė
t'i thuash stalinistes Hoxha, qė ironizon: oh, po, bash njė
demokraci e bukur ėshtė Shqipėria e sotme. E ndyrė, e
papunė, e dhunshme, zhelane, e etur pėr dollarė. Sė paku
Shqipėria socialiste kishte dinjitet," shprehet autori i
librit dhe i artikullit tė revistės.
-
- Nė
veshėt e gazetarit Oricio, qė ka njohur pak ose aspak Shqipėrinė
socialiste tė zonjės Hoxha e qė sheh sot atė tė
dishepullit tė saj, zotit Nano, kėto fjalė tingėllojnė
deri diku bindėse e jo fyese. Sigurisht nuk mund tė kenė tė
njėjtin tingėllim nė veshėt e atyre shqiptarėve qė kanė
jetuar deri diku normalisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit
tė shkuar, madje janė njė fyerje e madhe pėr atė masė
njerėzish qė nga "armiqtė e klasės", skllevėrit
e padeklaruar tė socializmit, e deri tek fshatarėt e
drobitur nga skamja e padija. Shumė nga epitetet, qė zonja
Hoxha ia vesh vendit tė saj sot, i shkojnė pėr shtat mė sė
miri Shqipėrisė sė konceptuar pranė zjarreve partizane nga
Miladin Popoviēi dhe bashkėshorti i saj
"legjendar" E ndyrė, e dhunshme, zhelane, e etur pėr
dollarė ishte nė tėrė kuptimin e fjalės Shqipėria
socialiste.
-
 |
|
- Njė
vend, nė tė cilin njė apartament strehonte dy
familje, ku gatuhej nė banjo, ku grumbulloheshin pesėqind
veta nė njė kazermė ushtarake internimi e pesėdhjetė
nė njė dhomė burgu, ku nuk pėrdoreshin deri sė
voni pluhurat larėse, ku sapuni ishte i racionuar, ku
kanalizimet e ujėrave tė zeza diku nuk ekzistonin e
diku nuk funksiononin, ku kazanet e plehrave nuk
njiheshin fare, ku nuk respektoheshin as normat mė
parake tė higjenės industriale apo tė mbrojtjes sė
ambientit, ku mizat e mushkonjat shėtisnin tė
patrazuara nė pjesėn mė tė madhe tė lokaleve
publike, ku pluhuri dhe balta ishin shoqėruesit e pėrditshėm
tė ēdo hapi qė hidhte qytetari e mė shumė
fshatari, nuk mund tė quhet njė vend i pastėr. Nėse
njė pjesė e kėtyre dukurive ėshtė e pranishme dhe
sot askush nuk mund tė provojė se ato janė gjėra tė
reja.
-
- Shqipėria
paskomuniste paraqet, nė njė masė jo tė papėrfillshme,
dukuri dhune nė shumė pamje e nivele tė saj. Eshtė
e drejtė tė pranohet se nė kapėrcyellin 1990-1991
u shmang njė pėrleshje, nė pėrmasa tė mėdha, mes
popullit e rinisė studentore e tė qyteteve nga njė
anė, qė kėrkonin lirinė e ndėrrimin e sistemit
dhe forcave konservatore tė "vullnetarėve tė
Enverit", nga ana tjetėr, qė ishin tė
vendosura tė ruanin me ēmimin e gjakut
"pushtetin e popullit".
|
-
- Mendoj
se, pavarėsisht nga motivet pėrcaktuese, zonja Hoxha ka
meritėn e saj nė shmangien e njė gjakderdhjeje tė tipit
rumun. Ndofta llogaritė e bėra nė ata ēaste historike,
vendimtare pėr vendin, mė vonė nuk kanė dalė tė sakta,
ndofta diēka nuk ka shkuar siē duhej.
-
- Prandaj
zonja Hoxha ndoshta ėshtė penduar pėr qėndrimin e atėhershėm,
deri aty sa tė shprehet nė njė intervistė tė kohėve tė
fundit: "Po, mua personalisht, si dhe shokėve tė mi, na
bren shumė ndėrgjegjja, qė s'ditėm tė bėjmė atė qė
duhej bėrė pėr mbrojtjen e fitoreve tė pushtetit popullor
dhe pėr kėtė mendim pendesė mund tė japim llogari para
popullit...". Sa keq qė ndofta tė vetmen gjė tė mirė
qė mund t'i ketė bėrė popullit tė saj tani, nė muzgun e
jetės, ajo don ta mohojė, ta hedhė poshtė, ta quajė njė
krim, pėr tė cilin duhet tė japė llogari. Eshtė diēka e
natyrshme pėr tė qė mospėrdorimin e dhunės ta quajė
tradhti ndaj "idealeve", me tė cilat u brumos qė nė
tė ritė e saj. Dhuna kishte qėnė mjeti i vetėm me tė
cilin ishte ndėrtuar sistemi komunist nė Shqipėri e gjetkė.
-
- Ata
qė, nė forma tė ndryshme, kishin dashur ta pakėsojnė apo
ta shmangin, ata qė kishin dashur t'i jepnin njė "fytyrė
njerėzore" pėrbindshit komunizėm, zonja Nexhmije i
kishte vulosur, gjatė gjithė jetės sė saj prej "first
lady", me nofkėn e tradhtarit, tė revizionistit, tė
oportunistit. Dhuna e pushtetit tė saj u bė proverbiale pėr
Evropėn, duke e kthyer vendin e saj nė "tokėn e
fshikulluar nga persekutimet" siē e ka pėrkufizuar Papa
Gjon Pali II. Nėse bota e lirė do tė kishte qenė mė shumė
koherente ndaj parimeve tė drejtėsisė historike e mė pak
dashamirėse ndaj realpolitikės, do tė kishte shpallur Shqipėrinė
e zotėrinjve Hoxha vendin klasik tė martirizimit nė Evropė,
mbasi shifrat e krimeve tė ēdo forme, marrė nė raport me
numrin e popullsisė, nuk kanė tė krahasuar as me
"epopenė staliniane tė gulagėve".
-
- Zonjės
Hoxha pamja e Shqipėrisė sė sotme i fut trishtim, jo pėr
demokracinė e parealizuar mirė, por sepse do tė kishte
dashur ta shihte tė rrjeshtuar pėrkrah Kubės sė Fidelit
apo Koresė sė Kim Jong Ilit. Edhe sot ka dhunė nė Shqipėri,
dhunė banditėsh e dhunė shteti. Kjo e dyta i ka rrėnjėt
thellė, nė mendėsinė e trashėguar nga Instituti i saj i
studimeve marksiste leniniste, qė e konceptonte shoqėrinė
njerėzore njė arenė lufte tė pėrjetshme e tė
papajtueshme mes klasave e nė gjirin e tyre. "Qytetėrimi
i njė epoke ėshtė plehu i pasardhėses" shprehet
dijetari e kritiku anglez Siril Konoli.
-
- Shqipėria
e dhunshme, qė denoncon zonja Hoxha, ėshtė vazhdimi logjik
dhe real i gjysėm shekulli shteti tė dhunės, bijt e tė
cilit, tė konvertuar nė demokraci, nuk qenė tė aftė ta ndėrtojnė
atė larg kontureve tė saj. Sikur dikush, nė epokėn e mbretėrimit
pa kurorė tė zonjės Hoxha, tė kishte guxuar t'i thonte njė
gazetari tė huaj fjalėt qė ajo qėllimisht i ka thėnė
Oricios, nuk e marr me mend se ku do tė mbaronin pasojat e dėnimit
tė tij. Besoj se i mjafton vetėm ky fakt asaj pėr tė
kuptuar ndryshimin ndėrmjet "ligjeve tė forta" tė
"diktaturės sė proletariatit" tė regjimit tė saj
e tolerancės sė njė demokracie qė, megjithė malet e mangėsive,
ruan pėrsėri fytyrėn e saj. Tregon kujtesė tė shkurtėr
zonja kur e quan zhelane Shqipėrinė e sotme.
-
- Ndofta
atė tė djeshmen ajo e njėjtėsonte me tė famshmin
"bllok tė udhėheqjes". Ndofta e ndryrė nė kullėn
e saj tė fildishtė nuk e dinte se nėnshtetasit e saj, nė
pjesėn e tyre mė tė madhe, mburreshin se ishin rritur me
bukė misri, se pėr tė blerė njė litėr qumėsht duhet tė
zinin radhėn nė ora njė tė natės, se njė kostum me
stofin e kombinatit mund t'ja lejonin vetes vetėm ditėn e
martesės, pėr ta mbajtur deri nė ditėn e qivurit, se pėr
tė patur njė televizor nuk mjaftonte paga e njė viti pune,
se as qė mund tė ėndėrronin pėr tė patur njė automobil
tė tyrin, se ishte njė ėndėrr tė jetonin nė Tiranė apo
nė Durrės.
-
- Se
sa zhelanė kishin qenė shqiptarėt e kuptuan mirė kur zonja
Hoxha dhe regjimi i saj kriminal nuk ishin mė nė gjendje tė
vendosnin pėr fatin e tyre. Vėrshuan me qindra mijėra nė
botėn, deri atėhere tė panjohur, e ballafaqimi me tė i bėri
tė kuptojnė mė mirė mjerimin, tė cilin kishin lėnė
mbrapa nė vendin e tyre. Ka ende mjerim nė Shqipėri, ka
edhe pabarazi. Do tė kishte patur mė pak, sikur "bijtė
e Nexhmijes" qė morėn nė dorė drejtimin e vendit,
mbas shembjes sė komunizmit, tė kishin patur ide mė tė
qarta e ideale mė tė forta. Kanė ende shumė probleme
shqiptarėt, disa shumė tė mprehta, disa tė reja e tė
panjohura, por nė tėrėsi, kanė mė pak se nėn
"gubernėn" e zotit Hoxha dhe tė bashkėshortes sė
tij.
-
- Besoj
se janė shumė tė paktė ata qė vėnė nė dyshim vėrtetėsinė
e kėtyre fakteve, siē bėn "vejusha e zezė e Shqipėrisė.
Qenkėrka e etur pėr dollarė Shqipėria e sotme, njė zbulim
i padėgjuar! Zonja Hoxha ndoshta kujton ende me mall
parullat: "kundėr lavdisė personale", "kundėr
interesit personal", "kundėr pronės private",
"lufta pėr bukėn ėshtė luftė pėr socializmin"
e tė tjera pallavra tė kėtij lloji, me tė cilat ishin
mbushur fasadat e mureve tė godinave. Kujton kohėn kur tė
gjithė shqiptarėt ishin tė inkuadruar nė kooperativat bujqėsore
apo ndėrmarrjet shtetėrore e punonin vetėm pėr
socializmin, mbasi pėr ta mendonte "pushteti i
popullit" qė i kishte katandisur nė argatė me mėditje,
sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė.
-
- Atėhere
shqiptarėt nuk ishin tė etur pėr dollarė, por shteti i
tyre po, deri nė atė pikė sa t'ua grabiste me forcė
qytetarėve tė tij kėtu brenda, e me dredhi emigrantėve qė
u dėrgonin familjeve, duke ua kėmbyer me njė tė gjashtėn
e vlerės, simbas pėrkatėsisė klasore. Nė vend qė tė qesėndisė
shqiptarėt qė rendin tė fitojnė dollarėt me tė gjitha
mjetet, zonja Hoxha do tė bėnte mirė tė vlerėsonte
energjitė dhe aftėsitė e tyre qė, nė kushtet e lirisė,
megjithė keqdrejtimin e shtetit, shpėrthyen e po japin
rezultatet e tyre. Sikur liria e nismės tė mos u kishte
munguar pėr gjysėm qindvjeti, e sikur tė kishin patur
qeveritarė nė lartėsinė e detyrės nė kėto vite, vendi i
tyre sot nuk do t'ia kishte zili askujt.
-
- Mjerisht
kėtė tė vėrtetė nuk don ta shohė e ta njohė zonja. Pėr
tė Shqipėria socialiste, ndryshe nga kjo e sotmja,
"kishte dinjitet". Ajo vazhdon t'u besojė miteve tė
dinjitetit: "kėshtjellės sė pamposhtur tė socializmit
nė Evropė", "qėndresės ndaj rrethimit
imperialisto-revizionist", "luftės titanike tė
PPSH-sė nė mbrojtje tė marksizėm-leninizmit", atij tė
njė populli tė lirė, grusht bashkuar rreth partisė e udhėheqėsit
tė saj qė gjen lumturinė nė punėn pėr ndėrtimin e
socializmit. Ajo e ka tė pamundur tė besojė se tė gjitha
ato parulla, pėr stėrhollimin e tė cilave rrogėtoheshin njė
mori shkrimtarėsh, historianėsh, artistėsh e funksionarėsh
tė tė gjitha niveleve, s'ishin tjetėr veēse njė ortek gėnjeshtrash
qė, i nisur nga maja e piramidės, zbriste me vėrtik poshtė,
duke trumhasur mendjet e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve.
-
- Nė
tė gjitha kėto gėnjeshtra ajo shihte "dinjitetin"
e Shqipėrisė socialiste, paēka se ajo ishte e mbushur me
njerėz tė burgosur pėr idetė e tyre, tė internuar pėr
prejardhjen e tyre, tė uritur, tė skamur, tė drobitur, tė
kthyer nė kope tė mbyllur nė njė vathė hermetike... Ai
"dinjitet" mbėshtetej mbi terrorin, mbi faktin se
askush nuk guxonte tė thonte hapur tė vėrtetėn se lufta pėr
marksizmin ishte luftė pėr kolltukun, se qėndresa ndaj
rrethimit ishte alibia e tė ashtuquajturės udhėheqje, qė
drejtonte shtetin, pėr tė mbuluar paaftėsinė e saj dhe dėshtimin
e gjithė politikės ekonomike, nėse mund tė quhej e tillė.
Nė kėtė mėnyrė merrnin njė kuptim thirrjet e vazhdueshme
pėr "sakrifica" qė shkaktonin simfonitė e
pambaruara tė zorrėve tė shqiptarėve.
-
- Ai
rrethim qė, nė tė vėrtetė, ishte njė vetėndarje nga
bota, idetė e ndryshimet e saj, kishte vetėm njė qėllim tė
caktuar: tė ruante skeptrin e zotėrinjve Hoxha. Ndryshimet e
erės pas staliniste u mirėpritėn nė fillim nga
"oborri" i kuq i Tiranės, u arrit madje tė bėhej
pajtimi edhe me "kryerevizionistin" Tito, simbas dėshirės
sė shkopit drejtues tė Moskės. Por, kur erdhi kėrkesa prej
andej pėr ripėrtėritjen e udhėheqjes, pėr zėvendėsimin
e "mbretit" dhe tė "kanēelarit" tė tij,
fantazma e Marksit, si nė njė "ėndėrr tė njė nate
vere", filloi tė shėtiste nė Bllok duke kėrkuar
mbrojtjen e parimeve. Atėhere u pi gjak me njė tjetėr
"mbrojtės parimesh" qė mbretėronte nė shtetin mė
tė populluar tė botės e Shqipėria "dinjitoze" u
bė thjesht "zėdhėnėsja e Kinės nė Evropė".
Kaluan disa vite nė tė cilat, me paratė e kinezėve e me
punėn e papaguar tė tė burgosurve, qė shtoheshin tashmė
jo vetėm nga radhėt e "armiqve", por dhe nga
"lufta nė gjirin e klasės punėtore", u ndėrtuan
fabrika e kombinate qė, pėr njė kohė tė gjatė, u
trumbetuan si krenaria e shtetit tė industrializuar shqiptar,
qė "hidhte valle nė gojė tė ujkut".
-
- Kur
Shqipėria, me ndėrrimin e sistemit, u ballafaqua me botėn e
industrializuar dhe kėrkesat e saj, u kuptua se ato
"vepra" kishin qenė relike tė antikuariatit tė
teknikės, qė kishin peshuar si kulari mbi qafėn e ekonomisė,
duke thithur si shushunja djersėn e shqiptarėve. Edhe ky
ishte njė nga aspektet e dinjitetit, pėr tė cilin, ende
sot, ndihet krenare zonja Hoxha. Ndėrkaq dhe Mao Ce Duni u
"matufeps" e tradhtoi vijėn marksiste-leniniste e
cila, nė versionin e saj origjinal tė njė shekulli mė parė,
u mbeti nė dorė si pishtar zotėrinjve Hoxha, tė cilėt e
ēuan pėrpara si marathonomaku. "Feneri ndriēues i
socializmit nė Evropė" rifilloi ecjen nė "dimrin
e vetmisė sė madhe" me parrullėn, atėhere lapidare:
"Bar do tė hamė e nuk gjunjėzohemi!".
-
- Kėto
vite, nė tė cilat deliri donkishotesk i udhėheqėsve u gėrshetua
me satėrin mbi kokat e tyre, nė kujtesėn e zonjės Hoxha
ndoshta mbeten si kampionė tė "dinjitetit tė Shqipėrisė
socialiste". Ishin vitet kur lėmoshat e tė mėdhenjve tė
Lindjes nuk vinin mė e ato tė Perėndimit, tė kushtėzuara
me reformat e demokratizimin, nuk pranoheshin, vite tė gjata
tė njė vdekjeje tė ngadaltė tė ekonomisė e tė varfėrimit
skajor tė banorėve tė Shqipėrisė, veēanėrisht tė atyre
tė fshatrave qė ishin dy tė tretat e vendit. Parimi
"me forcat tona", i shpalosur fuqishėm nė tribunat
e kongreseve tė partisė, ishte kthyer nė njė nxitės pėr
tė marrė secili "pjesėn e vet" nga pasuria e pėrbashkėt.
Njė popull i tėrė u brumos me idenė se shteti sadopak
duhet xhvatur, ide qė gjeti pastaj zbatimin e plotė nė
vitet 1991-92 , apo mė 1997, kur bastisja i kaloi tė gjithė
kufijtė. Ēfarė dinjiteti mund tė kishte njė vend i tillė,
i ndarė nga pjesa tjetėr e njerėzimit, nė emėr tė njė
kompleksi megallomanie e narēizizmi tė drejtuesve tė tij, tė
denja pėr Neronin?
-
- Dinjiteti
i njė vendi qėndron nė aftėsitė e tij pėr tė shkuar pėrpara,
pėr t'u matur me tė tjerėt nė fushat e ndryshme tė
zhvillimit njerėzor, nė art, shkencė, kulturė, ekonomi,
standard jetese, respektim vlerash e parimesh tė njohura e tė
sanksionuara nė dokumenta e karta tė bashkėsisė sė
popujve. Dinjiteti i njė vendi matet me dinjitetin e qytetarėve
tė tij e ky i fundit nuk mund tė ekzistojė nėse mungon
liria e mendimit, e shprehjes dhe e komunikimit tė ideve, nėse
individi asgjėsohet nė emėr tė bashkėsisė. Diktaturat,
edhe mė tė driturat si e Aleksandrit, Ēezarit apo
Napoleonit, pavarėsisht nga pamja e jashtme, asnjėherė nuk
kanė rrezatuar dinjitet. Mendimi i vetėm zotėrues, aq mė
tepėr i njė mediokri, zhduk qė nė tė parė ēdo nismė qė
del nga rrethi i gjykimit tė vet e aty ku nuk ka rrahje
idesh, nuk ka zhvillim, nuk ka ecje pėrpara, nuk ka as
dinjitet.
-
- Njė
popull nėn diktaturė ėshtė i prirur tė nxjerrė nė pah
anėt mė tė dobėta tė karakterit tė tij: puthadorjen,
lajkat, bindjen e verbėr ndaj autoritetit, tė kėnaqurit me
pak, spiunllėkun, nėnshtrimin ndaj ēdo lloj padrejtėsie e
arbitrariteti, adhurimin e diktatorit, urrejtjen e verbėr e pėrēmimin
pėr kundėrshtarėt e regjimit. Tė gjitha kėto dukuri kanė
qenė tė pranishme nė Shqipėrinė e zotėrinjve Hoxha, tė
cilėt, me anėn e forcės sė regjimit, tė dhunės e tė
frikės arritėn tė thyenin virtutet qė shqiptarėt i kishin
trashėguar me shekuj. Njė vend qė i kthen qytetarėt e tij
nė kavje depersonalizimi, nuk mund tė ketė dinjitet. Njė
vend qė nuk di tė vlerėsojė pasurinė njerėzore tė tij,
qė arrin tė mohojė dhe njė personalitet botėror si Nėnė
Tereza, qė i nxjerr eshtrat nga varri njė gjeniu si Fishta,
qė e privon veten nga njė shtresė intelektualėsh qė do
t'ia kishte zili ēdo vend i Evropės, nuk mund tė ketė
dinjitet e do tė thosha, as tė ardhme.
-
- Ai
dinjitet ekziston vetėm nė fantazinė e drejtuesve tė tij,
qė shkėmbejnė shfaqjet e servilizmit me respektin e vėrtetė.
"Asgjė nuk ėshtė mė i pėrēmueshėm se respekti i
bazuar mbi frikėn," shprehet shkrimtari i njohur francez
Albert Kamy. Zonja Hoxha do tė bėnte mirė tė thellohej nė
analizėn e sė shkuarės e tė pėrgjegjėsisė sė saj
vetiake nė ngjarjet e saj, nė vend qė ta mbrojė atė me
pallė zhveshur.
-
- Lufta
e saj i pėrngjet asaj tė Don Kishotit me mullinjtė e erės,
mbasi duhen kėrkuar me qiri ata qė ende vazhdojnė t'i
besojnė "katekizmit" tė saj, Tė qesėndisėsh, tė
kritikosh apo tė shash Shqipėrinė e sotme nuk ėshtė njė
ndėrmarrje e vėshtirė. Por ajo, qė mban mbi ndėrgjegje
gjysėm qindvjeti tė degradimit tė saj, mė duket se nuk ka
tė drejtė morale ta bėjė. Do t'i kujtoja njė thėnie tė
filozofit Dionizi plak qė, nė lashtėsinė e qytetėrimit
predikonte: "Bėj nė mėnyrė qė fjala jote tė jetė mė
e mirė se sa heshtja jote ose hesht!"
|
|