 |
|
11
gusht 2003 / Arben Xhixho / "Zėri
i Amerikės"
Administratori
i ri i Kosovės, Harri Holkeri u takua tė premten nė
Uashington me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell. Sekretari
Pauell e siguroi zotin Holkeri se misioni i tij nė Kosovė
pėr tė krijuar njė shoqėri demokratike dhe shumė etnike
do tė ketė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara.
Zoti
Holkeri pritet tė mbėrrijė nė Kosovė pėr njė vizitė
tė shkurtėr nė fund tė javės. Pas takimit me Sekretarin
e Shtetit, ish kryeministri i Finlandės i dha njė
intervistė korrespondentit tonė Arben Xhixho mbi sfidat
qė e presin nė Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Zoti Holkeri ju sapo keni dalė
nga takimi me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell. A morrėt
mbėshtetjen qė synonit nga Uashingtoni pėr misionin tuaj?
|
Harri
Holkeri: Vizita ime kėtu ėshtė e rėndėsishme meqė nė
detyrėn time tė re do tė kem nevojė pėr bashkėpunim dhe
bashkėrendim tė mirė me tė gjitha palėt e pėrfshira. Dhe meqė
prania amerikane nė Kosovė ėshtė e rėndėsishme shfrytėzova
rastin tė takohem me Sekretarin Pauell dhe ndihmėsit e tij, si
dhe me pėrfaqėsues tė Shtėpisė sė Bardhė. Zhvilluam
diskutime shumė pozitive.
Zėri
i Amerikės: Ju po shkoni nė Kosovė nė njė
moment kyē. Cilat do tė jenė pėrparėsitė e administratės
tuaj?
Harri
Holkeri: Natyrisht nė Kosovė ka shume sfida qė duhen pėrballuar
nė tė njejtėn kohė. Por njė nga detyrat e mia kryesore ėshtė
tė pėrpiqem tė ndėrmjetėsoj dhe, nė se mund tė shprehem kėshtu,
tė krijoj njė besim mė tė madh midis banorėve tė Kosovės.
Unė do tė doja tė punoja, qė tė gjitha palėt e pėrfshira, tė
afrohen me njera tjetrėn dhe tė gjejnė njė mėnyrė, pėr njė
jetė mė tė mirė nė Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Administrata e mėparshme qė ju po zėvendėsoni
filloi procesin e transferimit tė kompetencave tek zyrtarėt
vendas. Por duket se ky proces ėshtė bllokuar pėr shkak tė
ndryshimit tė administratave. A mendoni se afati i dhjetorit ėshtė
ende realist pėr tė pėrfunduar procesin?
Harri
Holkeri: E kam tė vėshtirė tė jap ndonjė datė, ndonjė
afat. Ne tė gjithė po punojmė pėr njė zgjidhje sa mė shpejt
qė tė jetė e mundur.
Zėri
i Amerikės: Marrėdhėniet e UNMIK-ut me udhėheqėsit
shqiptarė duket se po pėsojnė disa acarime. Kėrkesat e
shqiptarėve jo gjithmonė do tė pėrputhen me planet qė keni
ju. Si keni ndėrmend ti zgjidhni mospėrputhjet midis kėrkesave
tė shqiptarėve dhe planeve tuaja?
Harri
Holkeri: Sė pari mė duhet tė dėgjoj kėrkesat e tyre,
mendimet e tyre dhe mė pas tė punoj me ta. Unė mendoj se jam nė
njė pozicion qė mė krijon si avantazhe, por edhe disavantazhe.
Unė nuk jam njė ekspert. Nuk kam qėnė ndonjėherė nė Kosovė.
Pra si tė thuash, jam i pafajshėm dhe mund tė filloj si njė
njeri i paanshėm. Ky ndoshta ėshtė mjeti im mė i mirė. Dhe ky
do tė jetė edhe synimi im, tė ruaj paanėsinė.
Zėri
i Amerikės: Administratat e OKB-sė nga vetė
natyra e tyre janė tė komplikuara dhe madje edhe tė vonuara nė
reagime. Ka kritikė qė thonė se pėr njė pjesė tė zyrtarėve
ndėrkombėtarė jetesa aty ėshtė bėrė shumė e rehatshme. Ēfarė
planesh keni ju pėr tė mos e lejuar administratėn e UNMIK-ut tė
bllokohet nga burokracia?
Harri
Holkeri: Mbetet pėr tu parė se si ėshtė gjendja atje.
Disa kritika i kam dėgjuar, por nga ana tjetėr unė jam pėrgjegjės
pėr njė organizatė tė madhe dhe sė pari dua tė shoh se si
punon kjo organizatė para se tė shpreh ndonjė mendim.
Zėri
i Amerikės: Shqiptarėt nė Kosovė kėrkojnė
pavarėsi. Qėndrimi i deritanishėm i komunitetit ndėrkombėtar
ėshtė standarte para statusit. Cili ėshtė komenti juaj?
Harri
Holkeri: Pėr momentin nuk kam ndonjė koment, pasi, mė duhet
tė pėrsėris atė qė thashė mė lart. Nė fillim mė duhet tė
kem informacionin e duhur para se tė jap ndonjė mendim.
Zėri
i Amerikės: Dhe sė fundi ēfarė mesazhi keni pėr
banorėt e Kosovės para mbėrritjes atje?
Harri
Holkeri: Ne tė gjithė jemi qėnie njerėzore dhe duhet tė
jetojmė nė paqe. Kjo ėshtė rruga e vetme. Dhuna sjell gjithmonė
dhunė. Zgjidhjet politike janė gjithmonė tė mundura dhe ato
arrihen me bisedime.
Zėri
i Amerikės: Zoti Holkeri faleminderit dhe paēi fat
nė detyrėn tuaj.
Harri
Holkeri: Pėr atė kam nevojė.
|