11.08.2003 - Trepca.net

Botime

FAIK BLLANCA - "Mbama pak pallton, ēun!"


Tiranė, 11 gusht 2003 / Ē erēiz LOLOĒ I
 
Janė dy Faikėr nė prozėn shqiptare. Faik Konica plaku, mohues dhe hokatar dhe Faik Ballanca i riu, pohues dhe tragjik. I pari jetoi dhe vdiq patriark nė vend tė huaj, i dyti jetoi e vdiq djalė nė vend tė vet.
 
  
Largimi tragjik i prozatorit brilant
 
Kėto ditė, Shtėpia Botuese "Toena" nxori nga shtypi, nė serinė "Tregime tė zgjedhura shqiptare", librin "Mbama pak pallton, ēun!" tė shkrimtarit Faik Ballanca. Pėr lexuesit e rregullt e dashamirėsit e letėrsisė sė viteve '70, F. Ballanca do tė kujtohet me nderim, sepse ka lėnė gjurmė tė njė proze sa jashtė skemave e politizimeve, aq tė bukur e origjinale.
 
Qė nė tregimet e librat e parė, Ballanca u dallua si mė prodhimtari e mė cilėsori mes shkrimtarėve tė brezit tė tij. Duke pasur njė sėrė dhuntish, me talent tė vėrtetė, me kulturė tė gjerė e me intuitė artistike, ai shkroi nė njė kohė relativisht tė vogėl tregimet, novelat dhe romanin e tij tė vetėm.
 
Kjo pėrmbledhje antologjike ėshtė njė pasqyrė brilante e tregimeve tė Ballancės, ku drama e dashurisė sė vėrtetė, ndjenja e pashuar pėr liri, lufta pėr tė ruajtur tė pacėnuar dinjitetin njerėzor, mirėsia si virtyt e vlerė e natyrshme shpirtėrore, shpalosen lirshėm pėrmes rrėfimesh tė thjeshta e tė kristalta. Ja si shprehet pėr Faik Ballancėn shkrimtari Vath Koreshi: "Gjithė artin e tij ky njeri me zemėr vezullimtare e vuri nė funksion tė fisnikėrimit  tė njeriut; tė tregojė se ē'rrezatim tė fuqishėm ka njė shpirt qė do, qė dhemb dhe qė nuk pranon meskinitetin".
 
Faik Ballanca pati njė jetė tė shkurtėr qė u mbyll tragjikisht, por la pas veprėn e tij qė do tė jetojė gjatė, sepse krijimtaria me vlera tė vėrteta estetike e jetėsore gjithmonė do tė pėlqehet e shijohet nga njerėzit e qytetėruar. Libri mbyllet me mendime e vlerėsime tė kritikės letrare dhe tė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė.
 
 
KADARE:
Romani "Nomeja e largėt" i Faik Ballancės mė pėlqeu. Asnjė nga akuzat qė i bėn redaksia nuk qėndrojnė. Ky ėshtė romani i tij i parė dhe ēuditem se si ka mundur tė realizojė njė strukturė kompozicionale tė tillė, sa tė vėshtirė aq edhe moderne.
 
AGOLLI: 
Faik Ballanca e pati tė shkurtėr kohėn e krijimtarisė, ashtu siē e patėn Lermontovi, Migjeni, Veli Stafa apo Drago Siliqi. Nga kjo anė, e fundit tė dhimbshėm tė jetės sė shkurtėr, megjithėse nė rethana tė ndryshme shoqėrore, ai u shėmbėllen nė fatin tragjik kėtyre shkrimtarėve, qė nuk i dhanė dot tė gjitha ato qė mund tė jepnin. Megjithatė Faik Ballanca, ky i dashuruar i marrė i librave, la njė trashėgimi tė vyer letrare, qė pėrcjell te njerėzit njė kėnaqėsi tė vėrtetė estetike edhe sot e kėsaj dite. I pajisur me njė kulturė tė pasur letrare dhe me njė shije tė hollė artistike, shumė bashkėkohore, me tregimet dhe novelat e tij tė njė drejtimi tė ri dhe modern, ai la gjurmė nė novelistikėn shqiptare, megjithėse vdiq i ri. Tregimet e novelat e tij shquhen pėr frymėn e re pėrparimtare, pėr konfliktet e natyrshme e tė pastisura, pėr dinamikėn e rrėfimit dhe pėr lėvizjen e elementeve tė frazės. Por mbi tė gjitha, nė prozėn letrare dhe publicistike tė Faik Ballancės ngrihet fryma humane e njė krijuesi me stofin bashkėkohor. Duke lexuar prozėn e Faik Ballancės, ndjehet serioziteti dhe respekti qė ka pasur ai pėr punėn e mundimshme tė shkrimtarit; prandaj, qė me vėshtrimin e parė nė fytyrėn e tij do tė dalloje lehtė-lehtė njė hije melankolie, ku fekste njė shkėndijė gjysmė pesimiste e gjysmė ironike - shenjė kjo qė vihet re nė pėrgjithėsi te njerėzit e talentuar.
 
KORESHI:
Jo rrallė mė ndodh qė, duke lexuar tregime tė Faik Ballancės, mė vjen nė vesh zėri i tij gjithmonė i shtruar dhe i mbushur me magjinė e zemrės dhe mendjes sė tij aq tė mprehtė. Faiku ngjallet sa herė, sepse gjithmonė ne kemi nevojė tė na plotėsojė me diēka qė na mungon. Kur jemi tė padrejtė, ai na ofron ndershmėrinė e tij, kur na tut jeta, ai na bėn mė tė guximshėm. Ai di tė na shtyjė gjithmonė qė tė bėhemi mė shumė njerėz, mė shumė shokė dhe mė shumė tė menēur. Gjithė artin e tij ky njeri me zemėr vezullimtare e vuri nė funksion tė fisnikėrimit tė njeriut; tė tregojė se ē'rrezatim tė fuqishėm ka njė shpirt qė do, qė dhemb dhe qė nuk e pranon meskinitetin. Ai ishte kundėr cinizmit dhe prepotencės sė mė tė fortit ndaj mė tė dobtit; ai ishte njė i afėrt i jashtėzakonshėm i njeriut me halle. Kur kam lexuar tregimin e tij "Njerka", kam pasur njė bashkėshoqėrim aq tė afėrt tė fytyrės sė tij me atė tė Migjenit. Kjo vinte jo thjesht nga njė ngjashmėri edhe jo shumė e largėt e tipareve tė tyre me njė si lėngim tė pėrhershėm, por sidomos me njė dhimbje fine qė nuk e fyen dhe nuk nėnēmon njeriun, por e bėn atė dhe mė njerėzor tek shfaqet nė hallet e pėrditshme. Tė mbetet njė dhimbje kur vė re se Faiku nuk e ka kapur penėn qė tė mallkojė njė njerkė, por qė t'i qajė hallin asaj pėr sakatllėkun qė i  ka dhėnė natyra. Janė shumė e shumė tregime tė Faikut qė pėrshkruajnė njerka tė tilla, nėna, motra, burra tė heshtur e si tė mėnjanuar, nė pėrgjithėsi njerėz qė mezi bien nė sy nė kopshtet dhe nė shtėpitė e tyre pėrdhese, nė rrugicat e ngushta dhe nė njė jetė pa zhurmė e pa bujė. Nė kėtė peizazh bojė hiri pėr njė sy tė zakonshėm, Faiku zbulon njė botė qė tė trondit me njerėzillėkun e saj, vajza qė pėrmes njė dashurie tė turbullt e tė paqartė krehin flokėt para pasqyrave dhe gatiten pėr tė dalė nė jetė dramatikisht tė zakonshme, por aq tė zbukuruara nė pėrfytyrimin e tyre. Sepse Faiku ishte njė shkrimtar qė ishte aq hollė, njė zemėr qė dridhej aq lehtė, njė dashuri njerėzore qė donte aq shumė. Ai donte ta mbillte trevėn letrare me "Njerka" dhe "Kaleidoskopi", me "Mbama pak pallton ēun" dhe "Mbasdite tė lagura" nė vend tė skemave dhe steriotipeve tė mėrzitshme. Ai ishte njė shkrimtar qė nuk u tundua asnjėherė nga apelet propagandistike tė ditės, nga manierat dhe modat, aq tė parapėlqyera nga mesatarėt. Sigurisht njė shkrimtar i pėrmasave tė tilla tė shtyn tė flasėsh pėr shumė e shumė gjėra. Unė kisha pėr tė bėrė kėtu njė zbėrthim tė disa vlerave artistike tė tregimeve tė Faikut, po mė rrėmben ideja se kėto cilėsi tė shkrimtarit si talent, rrjedhin nga shumė cilėsi tė shkrimtarit si njeri. Unė e kam dashur gjithmonė Faikun njeri, i cili e ka lėnė veten nė qindra faqe tė shkruara me njė talent tė rrallė. Ai ėshtė nė tė gjitha rastet djaloshi shtatpakėt qė ecėn me njė ēap tė shpejt dhe lėkundje tė rregullt tė shpatullave, bashkėbiseduesi me njė zė pak si nėpėr grykė dhe pak si nėpėr hundė, i vėmendshėm dhe i durueshėm deri nė vetėmohim, vėshtrimēiltėri me sy tė gjelbėr dhe me dritė tė butė, i paepuri dhe vullnet-hekuri, karakteri i fortė dhe udhėpalėshuari para ēdo padrejtėsie. Edhe letėrsia e tij ėshtė e tillė. E thjeshtė dhe e ēiltėr. E menēur dhe fjalėkursyer. E mbushur me dashuri. E mbushur me dhimbje. Duke luajtur nė fushėn mė tė rrezikshme pėr suksesin, siē ėshtė jeta e pėrditshme pa maja, aq komode pėr tė rėnė nė sy, Faiku tregon se ėshtė shkrimtar i kualiteteve tė larta. Ai ėshtė njė shembull nga mė domethėnėsit se nuk mund tė zėvendėsohet magjia e artit nga manipuluesit e fjalės.
 
LAĒO:
 … Faik Ballanca nuk arriti dot tek ai cak qė tė fliste pėr vete, cak qė, pse tė mos e themi, ėshtė gjithashtu njė nga atė ambicjet e mira tė njeriut tė cilat kthehen nė forca lėvizėse. Mbėshtetja mė e mirė pėr kėtė pohim ėshtė romani i tij "Nomeja e largėt". Ēfarė e bėri kėtė vepėr qė t'i shpėtojė "vjetėrimit" prej sė cilės e kanė pėsuar shumė vepra tė tjera? Ėshtė e vėrtetė, romani i pėrket njė pene tė zgjuar qė jo vetėm nuk vuan pėr fjalėn, por qė zotėron edhe atė cilėsi stili qė e bėjnė atė tė kėndshme e tėrheqėse. Ėshtė e vėrtetė, gjithashtu, se dramat qė pėrjetojnė personazhet e tij, jepen nė mėnyrė bindėse e nuk janė vetėm disa halle tė pėrkohshme e pėr dukuri kalimtare qė shfaqen, zgjidhen e zhduken pėr njė periudhė tė caktuar, gjė qė mund t'iu japė veprave disa vlera njohėse, por jo njė shtrirje tė gjatė kohore. Megjithatė, edhe kjo nuk do tė mjaftonte pėr ta shmangur vjetėrimin, i cili shfaqet si njė rrezik potencial ku e ku mė i madh nė atė vepra qė rreken tė flasin drejtpėrdrejt pėr atė ēka  ndodh njėkohėsisht me procesin letrar...Romani "Nomeja e largėt" e sjell jetėn e njė fshati tė jugut me gėzimet e shqetėsimet, pėrpjekjet e hallet, me ėndrrat e shpresat pėr njė tė nesėrme mė tė bukur, nėpėrmjet njė sėrė figurash, qė janė mjaft tė veēanta, ndonėse pėrfaqėsojnė tė njėjtėn psikologji. Ata i bashkon ndjenja dhe qėndrimi i njėjtė ndaj historisė dhe sė sotmes, por i dallojnė fatet personale e veēoritė psikofizike. Tė vrullshėm e me temperament, tė ndershėm e tė vetėdijshėm, pėr punėn qė bėjnė, janė dhėnė barinjtė: Peēoja, Liloja, Myrtoja, e Hiqmeti. Pak mė i zbehtė Ndrekoja. Plot freski dy skajet e moshės, xha Golja dhe Ndoni me romantikėn e adoleshentit. Me nėnvizime tė holla, qė e mėnjanojnė paraqitjen bardh e zi ėshtė Bardha. S'ka si tė mos bjerė nė sy se proza e Ballancės, me fjalėn e saj intensive e tė shkathėt, tė pasur nė gjuhė e nė frazeologji dhe me njė sintaksė qė ballafaqohet denjėsisht me prozėn moderne, nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės, qėndron me dinjitet tė plotė krahas prozės sonė mė tė mirė.
 
LERA:
...Faik Ballanca nuk ėshtė nga ata shkrimtarė qė luajnė me vdekjen pėr tė tronditur lexuesin. Pėr tė kjo ishte sa e pandershme, aq edhe e padenjė. Njeriu, edhe kur nuk ka respekt pėr jetėn e tė tjerėve, ėshtė i detyruar tė pėrulet me nderim pėrpara vdekjes sė tyre. Dhe Faiku, si askush tjetėr, dinte tė pėrulej me dhimbje para vdekjes sė personazheve tė tij, duke respektuar tek ata aktin e fundit tė burrėrisė sė tyre... ...Faik Ballanca kapi nė moshė tė re atė qė shumė shkrimtarė e arrijnė nė moshė tė madhe, sepse tė tilla ishin parimet e tij letrare, parime qė u shfaqėn qė nė tregimin e parė dhe erdhėn duke u thelluar nė romanin e tij tė vetėm dhe tė fundit.  Ai i qėndroi besnik vetes, sepse e dinte se shkrimtari nuk ka njė vdekje, se shkrimtari ka edhe njė vdekje tė dytė, mė tė tmerrshme se e para, vdekjen e pasvdekjes.  Ndershmėria e tij mund  ta pėrballonte vdekjen e parė siē e pėrballon ēdo njeri, por si shkrimtar nuk do ta pėrballonte vdekjen e dytė, atė tė pasvdekjes.  Ky ndėrgjegjėsim e shoqėroi nė ēdo hap krijimtarinė e tij, si cenzori i vetėm i tij.  Dhe nėse Faiku si njeri prej mishi dhe gjaku nuk ėshtė mė, cenzori i tij ėshtė  ende gjallė. Duke qėndruar pranė nesh, pėr tė na thėnė se jeta ndryshon formė, por nuk zhduket. Ajo pėrcillet nė mijra ngjyra. Faiku e pėrcjell me prozėn e tij, e cila filloi atė mėngjes, me njė tregim tė shkurtėr, me njė  titull mė se tė raskapitur nga pėrdorimi, po qė nėn penėn e shkrimtarit fitoi njė peshė tė papritur, si tė ishte titulli i parė...
 
ASHTA: 
Qė tė mbesėsh shkrimtar i njohur dhe tė zėsh njė vend nė letėrsinė e vendit tėnd, mosha nė kuptimin e jetėgjatėsisė ėshtė njė tregues relativ, kryesor ėshtė talenti. Edhe prozatori Faik Ballanca, ndonėse vdiq i ri nė moshėn 31 vjeēare, zė njė vend tė nderuar nė prozėn tonė. Prandaj botimi dhe ribotmi i krijimtarisė sė tij letrare do tė shėrbejė pėr ta bėrė kėtė prozator tė talentuar, tė njohur e tė ēmuar edhe pėr lexuesin e sotėm.
 
ĒAUSHI:
Vlera mė e madhe artistiko-profesionale e veprės (e romanit "Nomeja e largėt" - shėn. i red.) ėshtė ndoshta fakti qė pothuajse nė mė shumė se gjysmėn e saj nuk bėhet fjalė fare pėr Bendon, por tregohen rrėfenja nga pleqtė e fshatit pėr tė kaluarėn dhe posaēėrisht pėr luftimet, pėr pushtuesit e huaj, pėr masakrat e tyre qė nga 191… e deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Krerėt e romanit, ku bėhet fjalė pėr Bendon, kėmbehen me krerėt qė emėrtohen "Gjithsecili tregon njė histori", ku parakalojnė biseda, ndodhi e kujtime tė pleqve pėr ngjarje, nė tė cilat kanė qenė vetė pjesėmarrės. Kėta dy lloj krerėsh janė si dy paralele qė shtrihen bashkėrisht nėpėr faqet e romanit. Por, ndėrsa teoria thotė se edhe vijat paralele takohen nė infinit (ēka do tė thotė se nuk takohen kurrė), paralelet e Ballancės takohen diku, nė njė qafė dhe krijojnė njė aliazh tė paēbėshėm. Kjo s'ėshtė thjesht risi (fjalė, kjo fort e shfrytėzuar), ėshtė njė zbulim
nė artin e tė shkruarit, qė mund ta bėjnė vetėm talentet.
 
DILAVERI:
Pas vėllimeve tė para me tregime, nė kėtė lloj tė prozės sonė, debutoi edhe prozatori Faik Ballanca nė pėrmbledhjen me tri novela ("Katėr orė larg shtėpisė", "I fundit", "Shtigje me helm"), ku mund tė vėrehen disa tipare tė krijimit tė tij si edhe ndonjė problem i novelistikės sonė, i gėrshetuar ngushtėsisht me pasurinė jetėsore qė ka mundur tė derdhė ai si nėpėrmjet rrėfimit realist, ashtu edhe nėpėrmjet forcės artistike tė fjalės sė tij. Tė tri novelat janė tė ngritura mbi subjekte tė pasura me ngjarje dhe episode, shumica e tė cilave dėshmojnė se autori e njeh mirė realitetin pėr tė cilin flet; kjo bie nė sy sidomos kur ėshtė fjala pėr novelat me temė aktuale. Autori jo vetėm e njeh jetėn, por ai edhe ka ditur ta japė nėpėrmjet njė rikrijimi tė shkathėt artistik duke ngjallur te ne emocione e ndjenja tė cilat na ndihmojnė ta shijojmė mė lehtėsisht veprėn, duke na komunikuar njėherazi ide e mendime pėr njerėzit dhe ngjarjet.
 
JAKLLARI:
Urtėsia e vjetėr e latinėve "Jeta ėshtė e shkurtėr, arti jeton gjatė" na kujtohet teksa lexojmė librin "Nomeja e largėt". Megjithėse autori i tij ka kohė qė nuk ėshtė mė midis nesh, ai vazhdon tė komunikojė me lexuesin. Dhe komunikon bukur. Kritika dhe opinioni ynė ka parė me kohė te shkrimtari Faik Ballanca prozatorin e talentuar. Pėrmes romanit dėshmohet jo vetėm rrėfimtari i zhdėrvjellėt, por edhe shkrimtari me njė vizion tė gjerė e vėzhgime tė holla mbi botėn shoqėrore e vetjake tė njerėzve.
 
JORGONI:
Nga pikėpamja e stilit, shkrimtari F. Ballanca tregohet i kursyer nė fjalė. Gjuha e novelės Kėnga e Fundit e Marko Boēarit, ėshtė sintetike, ajo ngėrthen lėndė tė pasur, fakte e njė ngarkesė tė madhe dramatike. Autori na skicon njė mori tipash qė na mbeten nė mendje sepse jane kapur tipare pėrgjithėsuese e individuale tė karakterit tė tyre. Kėto personazhe jane dhėnė nė veprime, ata janė paraqitur tė diferencuar dhe me ndjesinė e maturisė e tė veshtrimit realist, duke mos rėnė nė skematizėm e paraqitje tė pėrciptė tė jetės e tė dramės sė personazhit. Gjerėsia e paraqitjes sė jetės dhe shtrirja e subjektit, na flasin bindshėm pėr aftėsinė e shkrimtarit pėr rrokje e hulumtime tė anėve tė ndryshme tė jetės pėr njė vėshtrim nė gjėrėsi e thellėsi, vėshtrim qė e shpėton veprėn nga karakteri pėrshkrues e biografik.
 
KEKO:
Tregimi "Mbama pak pallton ēun" ishe vėrtet i shkėlqyer dhe mė la mbresa tė thella… Ai vazhdon tė mbetet njė nga perlat e tregimit tonė tė ri.
 
KONDO:
Ka njerėz qė jetojnė gjatė e harrohen shpejt.  Ka tė tjerė qė jetojnė pak dhe nuk harrohen kurrė. Faiku ishte njėri nga kėta. Pėr mua, nė letėrsinė shqiptare tė shekullit XX, dy janė qė ngjajnė si vėllezėr siamezė si nga jeta e shkurtėr dhe nga krijimtaria e shquar, Migjeni nė poezi dhe Faik Ballanca nė prozė. Ishim shumė qė e kishim mik atė. Jemi pak qė afrojmė me tė nga kultura, nga vullneti, nga pasioni pėr letėrsinė dhe dashuria pėr jetėn. Ai lexonte lehtėsisht nė tri gjuhė tė huaja, italisht, frėngjisht dhe gjermanisht. Dhe tė mendosh se me sa mundim i binte atij nė dorė libri letrar nė kėto gjuhė. Ai donte dhe ēmonte shumė Kamynė dhe Kafkėn.  I lexonte natyrisht nė orgjinal, se edhe tė donte t'i gjente nė shqip, nuk kishte se ku, thjesht nuk pėrktheheshin. Adhuronte shumė Dostojevskin, pėr tė cilin na kishte zili neve qė kėndonim nė rusisht. Jam i sigurt qė vetėm pėr tė, Dostojevskin, ai do ta mėsonte njė ditė rusishten. Faiku ishte gati dhjetė vjet mė ri ri se unė dhe kisha kėnaqėsinė tė bisedoja me tė si me njė mė tė madh se vetja. Ai pėlqente shumė pėllumbat dhe prej tij mėsova nofkat e tyre "kacalyc", "komlesh" etj. Ishim tifoz boksi dhe ndiqnim edhe natėn vonė sė bashku Muhamed Aliun me shokė. Ai ishte elegant, por i imėt dhe me trup mesatar. Nė boks ai do tė ishte pesha e puplės, por nė letėrsi ai u mat me peshat e rėnda dhe fitoi. Janė dy Faikėr nė prozėn shqiptare. Faik Konica plaku, mohues dhe hokatar dhe Faik Ballanca i riu, pohues dhe tragjik. I pari jetoi dhe vdiq patriark nė vend tė huaj, i dyti jetoi e vdiq djalė nė vend tė vet. Fate tė ndryshme, jetė krejt tė ndryshme, herė groteske e herė skeptike, por i bashkon tė dy pėrjetėsia. Pa dyshim nė jetė Faiku qė si meteor qė u dogj herėt, por nė letėrsi ai mbetet njė kometė qė kthehet gjithnjė nė planetin e vet.
 
SPAHIU:
Faiku ishte njeri i lirė. Atė e zemėronte padrejtėsia. Ai ishte herė shoqėror e herė individualist. Kėto tipare shfaqen edhe nė krijimtarinė e tij. Veēanėrisht nė tregime ai ėshtė njė autor me emėr mjaft tė veēantė dhe origjinal. Nė tregimet e tij, realizmi i ruajtur me zgjuarsi dhe thellėsi bashkohej me njė lirizėm, me zbulimin e detajit tė hollė e herė - herė  me njė romantikė tė ndritshme. Temat jetėsore, stili i drejtpėrdrejtė e veēanėrisht ndjenja e masės – tė gjitha kėto tipare tė Ballancės i jepnin modernitetet e zhanrit, tregimit shqiptar, nė njė ēast kur ai po  shkėputej nga njė frymė herė - herė e vjetėruar, sipėrfaqėsore. Unė them se ai ka mėsuar shumė nga proza migjeniane.  Marrė nė pėrgjithėsi vėllimi "Mbasdite tė Lagura" i Faik Ballancės ėshtė njė kontribu t i vlefshėm letrar.
 
SHAPLLO:
...Pastaj mbaj mend kur lexova tregimin "Mbama pak pallton ēun", se u befasova kur gjeta shkakun qė e kishte shtyrė shkrimtarin pėr atė tregim: njė shef i moshuar e kishte krahun tė plagosur nė luftė dhe kėrkonte ndihmė… S'ishte pra punė servilizmi, po qėndrim human, tė cilin njė i ri e pranon me dinjitet…Si pėr Faikun, e pėr tė tjerėt para tij si Dragua, rri e mendoj me pikėllim qė ikėn tė rinj, natyrisht nė rrethana tė ndryshme. Po e tillė ėshtė jeta. Faiku flet edhe sot me atė pjesė tė shpirtit qė hodhi nė krijimtarinė e tij.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.