| |
 |
|
|
|
8.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
MISIONI
AMERIKAN NĖ
SHQIPĖRI (1946)
|
|
|
|
|
|
- Tiranė,
7 gusht 2003 / Ēerēiz
LOLOĒI
-
- Mė
ranė nė dorė disa dokumenta tepėr interesante. Ėshtė
fjala pėr korespondencėn sekrete ndėrmjet misionit jozyrtar
tė SHBA nė Tiranė dhe Departamentit Amerikan tė Shtetit,
gjatė vitit 1946.
-
- Materiali
qė i referohet Shqipėrisė titullohet :
-
- Pėrpjekja
pėr tė arritur njė bazė tė kėnaqshme pėr rivendosjen e
marrėdhėnieve diplomatike me Shqipėrinė. Tėrheqja e
misionit jozyrtar tė SHBA .
-
- Pėrfshihen
nė tė 26 nota sekrete tė kėtij misioni drejtuar Sekretarit
tė Shtetit, apo anasjelltas, tė cilat pėrfshijnė periudhėn
nga 29 janari deri mė 19 nentor 1946.
-
- Siē
dihet mė 8 maj 1945, njė delegacion apo mision jozyrtar i
SHBA, ishte dėrguar nė Shqipėri pėr tė parė gjėndjen nė
vend dhe pėr tė njohur karakterin e Qeverisė Shqiptare, tė
krijuar pas mbarimit te Luftės sė Dytė Botėrore,
praktikisht te qeverisė komuniste Shqiptare tė Enver Hoxhės.
-
- Qėllimi
i kėtij misioni ishte pėrcaktimi nė se duhej njohur apo jo
kjo qeveri si dhe, nė se do rivendoseshin marrėdhėniet
dilomatike midis SHBA dhe Shqipėrisė.
-
- Dhe
misionit, pėr tė arritur deri nė njohjen e Qeverisė
Shqiptare nga Qeveria Amerikane, i duhej tė studionte
realisht gjėndjen nė vend. Ai i paraqiti Qeverisė Shqiptare
disa kushte ku kryesoret ishin :
-
- 1.
Zhvillimi i zgjedhjeve tė lira nė Shqipėri ;
- 2.
Njohja e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtarė, ku
Shqipėria kish qenė pjesėtare, si dhe ato dypalėshe midis
Shqipėrisė dhe SHBA, tė vendosura para 7 prillit 1939.
-
- Kryetari
i kėtij misioni fillimisht ishte Xhejkobs dhe nė tė
material pėrfshihet kryesisht korespondenca e tij me
Sekretarin e Shtetit tė SHBA ( mė pas Xhejkobs u
zėvendėsua nga Henderson ).
-
- Ndėrkaq,
qė tė dali mė e qartė e vėrteta e punės sė kėtij
misioni, mu desh tė lexoja dhe tė ballafaqoja, thėniet e
misionit amerikan me ato tė Kryetarit tė Shtetit Shqiptar tė
asaj kohe , Gjen.Kol. Enver Hoxhės, tė shkruara prej tij nė
librin me titull : Rreziku Anglo-Amerikan pėr Shqipėrinė
(kujtime), botim i Institutit tė Studimeve
Marksiste-Leniniste pranė KQ tė PPSH, nga Shėpia Botuese
8 Nentori, Tiranė , 1982.
-
- Dhe
po e nis pikėrisht me kėto kujtime. Enver Hoxha nė kėto
kujtime shkruan Amerikanėt nga anae tyre.. pak mė vonė,
dėrguan njė mision civil
tė kryesuar nga
Xhejkobs me ndihmės agjentin e vjetėr amerikan nė Shqipėri,
Herry Fulcin ( faqe 344-345 ).
-
- Lidhur
me misionin dhe me kushtet qė paraqiti misioni nė emėr tė
Qeverisė Amerikane ,Enver Hoxha i paska thėnė Xhejkobs-it
( sdihet kur dhe si ? ) :
-
-
Spjegimet qė mė bėtė rreth misionit tuaj dhe shtytjes sė
njohjes sė Qeverisė tonė, Z. Xhejkobs mė duken jo bindėse.
Formula juaj se njohja duhet tė vijė mbas sqarimit tė gjėndjes
nė Shqipėri, ėshtė absurde ( faqe 354 ).
-
- Disa
faqe mė poshtė sh. Enver kujton : Fulci nga ana e
tij , shpresonte se tė gjithė ish nxėnėsit e Shkollės
Teknike Tiranė, do ishin me tė ( faqe 362 )
Ai priste edhe nga njė burim tjetėr. Gjatė kohės sė
luftės Fulci kishte pėrgatitur edhe djemtė, nė
kursin special qė kishte ngritur SBS-ja nė Itali ( Secret
Balcan Service ) ( faqe 363 ).
-
- Duke
i ballafaquar, madje pothuajse pa asnjė koment, kėto nota tė
kėtij misioni me kujtimet e Enver Hoxhės, gjithkush ,
natyrisht po tė dėshirojė, do tė arrijė tė kuptojė tė
vėrtetėn
-
-
- I.
GJĖNDJA E
SHQIPĖRISĖ - MARRĖDHĖNIET
SHQIPĖRI -
SH B A.
-
- Qė
nė mesazhin e parė tė kėtij materiali ( telegrami 711.75/
1-2046 tė datės 29 janar 1946) , Xhejkobs i shkruan
Sekretarit tė Shtetit (
nė vazhdim me sa
kuptohet edhe tė mesazheve tė mėparshme ) se :
. Une
paraqes ndjenjėn jo shoqėrore nė rritje tė regjimit kėtu,
kundrejt SHBA..
-
- Ai
ve nė dukje se : Pėr prestigjin tonė ndaj sovjetikėve,
nė Shqipėri po zhvillohen aktivitete tė ndryshme.
Nė tė theksohet se Legata Sovjetike ėshtė e
plotė, pothuajse tė gjithė pjesėtarėt janė kėtu sė
bashku me gratė e tyre, se ata jetojnė nė pesė shtėpi
.
Kėta nėpunės, kryesisht ushtarakė, shikohen shpesh nė
vende publike me
zyrtarė shqiptarė
se : Nė qytet ka edhe shumė sovjetikė, qė
thuhet se janė teknikė (
janė disa qindėra )
. Dhe
priten tė vinė tjerė
...
. Brenda vetė qėverisė po del nė pah njė grup pro
jugosllavėve dhe sovjetikėve
.
-
- Pėr
tė orientuar Kushtetutėn e re sipas vijės sovjetike. Kjo ka
ngjallur njė frymė opozite midis radikalėve moderues
Grindja shkaktoi arrestimin e anėtarėve tė tė ashtuquajturės
opozitė, si Kokoshin, Asllanin dhe Larry Post *
( alias Llazi Papapostoli)
-
- Lidhur
me kėtė Enver
Hoxha shkruan :
Ende pa u ēliruar Shqipqria, kishte ardhur nga Amerika njė
farė Llazar Papapostoli, me emrin e amerikanizuar Llary Post.
Ky do shėrbente si Kėshilltar politik pranė misionit
amerikan dhe nė tė njėjtėn kohė do tė lidhej me agjėntėt
e vjetėr pėr tė hedhur bazat e para tė grupeve tė
spiunazhit e tė
sabotatorėve. Por kėto grupe morrėn formėn e organizuar,
sidomos me ardhjen nė mars 1945 tė Mr. Fulcit, i cili e mori
vetė drejtimin e tyre ( faqe 390)
.
Kėto synime i pohuan vetė kėta armiq para qjyqit,
vetė ata pohuan botėrisht, se selitė e misionit
anglo-amerikane ishin shnderruar nė ofiēina ku kurdiseshin
komplote, atentate e sabotime, ku hartoheshin plane pėr sulme
tė armatosura e pėr zbarkimin nga jashtė ( faqe 390)
-
-
Me rėndėsi qe edhe zbulimi i sabotatorėve tė tharrjes sė
kėnetės sė Maliqit. Disa ish nxėnės te tij ( Fulcit
. S.H: ), qė kishin bėrė sabotime pėr tharrjen e kenetės
sė Maliqit, u zbuluan. Kjo ishte humbje e madhe pėr misionin
amerikan, sidomos pėr Fulcin. E ndien thellė frikėn dhe
para se tė fillonte gjyqi, Xhejkobs dhe Fulc, ikėn nga Shqipėria.
Njė pjesė e misionit amerikan qėndroi pėr tė ndjekur
ngjarjet
( faqe 391 ).
-
- Ndėrkaq
nė lidhje me vėmendjen pėr krijimin e opozitės nė Shqipėri,
siē e kėrkonin aleatėt, Enver Hoxha kujton :
Opozitėn e hoqi qafe lufta, revolucioni popullor, sepse ajo
ra nė prehrin e pushtuesve dhe u kompromentua
. Nuk ėshtė
e thėnė se po spati opozitė, nuk ka demokraci ( faqe
367 ).
-
- Natyrisht
nė dritėn e sotme, kėto thėnie janė jo vetėm tė
pakuptueshme, por edhe qesharake, pėr njė vend qė pretendon
tė jetė demokratik
. Por le tė kalojme mė tej, me
zhvillimin e ngjarjeve nė Shqičpėri.
-
- Telegrami
i Xhejkobs, vazhdon : Efektivisht pozita jonė ėshtė
ftohur shume. Kjo duket edhe nė mospranimin
. edhe tė
gruas sė kujdestarit Marinscak
.
Ndėrkohė nuk jepen leje kalimi pėr udhėtime
jashtė Tiranės
. Injorohet ēdo lloj kėrkese qė ka
lidhje me qytetarė amerikanė dhe tregohet njė qetėsi e
plotė pėr ēėshtjen e traktateve, me gjithė qė kopjet e kėtyre
traktateve iu dorėzuan Hoxhės, qysh mė datėn 16 janar
-
-
Pika kulminante arriti mbasditėn e datės 28 janar, ku tė
gjithė nėpunėsit e huaj me punė nė mision dhe personat e
shėrbimit, pėrdorur nga shtabi ynė
. u paralajmėruan pėr
tu larguar nga Shqipėria, brėnda datės 15 shkurt. Kėtu
pėrfshihet edhe Rudolf Marinscak, i
cili shėrben dhe paguhet pėr shumė vjet nga
qeveria jonė dhe qė kreu edhe shėrbim nė mbroktjen
e pasurisė sonė, gjatė viteve tė pushtimit. ( Kjo sipas
Xhejkobs ishte nė kundėrshtim me marrėveshjen qė ruhet nė
shkėmbim tė notave tė marsit 1945 ).
-
- Qė
nė kėtė telegram bien nė sy disa probleme qė e shqetėsonin
misionin jozyrtar tė SHBA nė Shqipėri si :
-
- 1.
Afrimi i dukshėm i Qeverisė Shqiptare me sovjetikėt dhe
jugosllavėt dhe kufizimet e shumta dhe pengesat qė i
nxirreshin misionit amerikan nė Tiranė ;
-
- 2.
Cėshtja delikate dhe e rėndėsishme, qė pėrbente edhe njė
nga kushtet bazė pėr njohjen
e Qeverisė Shqiptare nga ana e Qeverisė sė SHBA, ajo e
njohjes sė traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare, dy
apo shumėpalėshe, tė firmolsura nga Shqipėria para 7
prillit 1939, pėr tė cilat , me gjithė qė i janė dorėzuar
kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, tregohet njė qetėsi apo
heshtje e plotė. (
Ky problem mė poshtė do
tė shtjellohet mė hollėsisht).
-
- Nė
telegram theksohet edhe : Nė shtyp dhe nė radio vazhdon
fushata kundėr SHBA
u vu nė lojė Stettinus, pėrfaqėsuesi
amerikan ne UNO ( OKB-
S.H.)
. Nje tjetėr komentator ka
vėnė nė lojė UNRAN ( ajo solli nė Shqipėri
Frogs = xhipsa pėr tė vrarė qentė), gazeta
Bashkimi, me njė ton therrės, shprehu keqardhjen pėr
aleatėt amerikanė e ata anglezė, tė cilėt janė duke i dhėnė
strehim nė Italine neofashiste krimineleve tė tillė tė
luftės, si Kadri Cakrani dhe Xhelal Staravecka ( apo edhe
Xhafer Devas )
-
- Nė
telegramin 711.75/2-546 , mė 5 shkurt 1946, Xhejkobs i
shkruan Sekretarit tė Shtetit se : Qysh nga mezi i
dhjetorit, kur u mbajt Konferenca e Moskės, kėtu ėshtė
rritur shumė influenca sovjetike
qė gjithēka qė bėn
Qeveria Shqiptare, e bėn e drejtuar nga njė grup komunist,
pro sovjetik, me pėlqimin e autoriteteve sovjetike e ndoshta
nėn drejtimin e ryre .
-
- Nė
telegramin 711.75/2-846 tė datės 10 shkurt 1946, Xhejkobs i
shkruan Sekretarit tė Shtetit :
Nė qoftė se nuk
protestojmė fort kundėr autoriteteve sovjetike, tė cilėt
vetėm pak javė pas njohjes sė njė shteti ballkanik, kanė
bėrė qė ideologjia e tyre tė penetrojė thellė nė radhėt
kesaj qeverie, tė inaguruar dhe njohur nėpėrmjet
veglave tė tyre, duke zbatuar njė program frike dhe
raprezaljesh kundėr gjithė opozitės.
, atėherė ne duhet
tė mendojmė qė autoritetet sovjetike do ndjekin tė njėjtėn
rrugė si ajo e Rumanisė, Bullgarisė e Koresė, menjėherė
sa tė akordohet njohja
-
-
Unė
jam i sigurtė se ajo ēka ka ndodhur kėtu
. u ėshtė
imponuar autoriteteve shqiptare nga njė grup i vogėl
komunistėsh shqiptarė, tė cilėt bashkėpunojnė ngushtė
me Moskėn
-
-
Nė rast se kėtu duhet ndėrmarrė ndonjė veprim, kjo duhet
bėrė drejt Moskės, nė
bazė tė angazhimeve tė Jalltės. Ne duhet tė
shprehim habinė tonė nė drejtim tė transformimit tė
shpejtė tė ndodhur, ku kėtu po vinė njė numėr i
konsiderueshėm sovjetikėsh dhe njė sasi e madhe furnizimi
me armė.
-
- Nė
telegramin e datės 28 shkurt 1946 ( Nr. 711.75/2-2846),
Xhejkobs i raporton Sekretarit tė Shtetit se : Duket qartė
se Shqipėria ėshtė kthyer nė shtet satelit tė BS dhe
Jugosllavisė
. Kėto dy shtete shpresojnė qė Shqipėria tė
pranohet anėtare e UNO-s, duke i shtruar kėshtu njė tjetėr
votė bllokut sovjetik. Nė rast se nė sesionin tjetėr tė
UNO-s, Shqipėria nuk pranohet, atėhere Shqipėria do kthehet
nė njė njėsi tė Federatės Jugosllave. Une jam i sigurtė
se shumica e shqiptarėvė kundėrshtojnė infiltrimin e
dominimit sovjetik si dhe bashkimin me Federatėn Jugosllave.
-
- Sipas
prononcimeve zyrtare dhe neneve tė propozuara pėr Kushtetutėn
e re, duket qartė se regjimi i tanishėm dhe keshilltarėt
sovjetikė, po ngrejnė njė sistem ekonomik shqiptar tė
kontrolluar nga Shteti, sipas modelit sovjetik
-
-
.gjithashtu,
si pjesė e procesit te sovjetizimit, tė gjithė tė
huajt
( Hoxha indirekt, bėn fjalė pėr shumė vetė ), pėrfshi
edhe amerikanėt, do tė dėbohen nga Shqipėria. Pėr
shqiptarėt nuk lejohet emigrimi dhe udhėtimi jashtė
shtetit, pėrveēse
nė shtetet satelite te BS.
-
- Po
si pjesė e procesit tė sovjetizimit, ēdo lloj opozite do tė
shtypet me ndihmėn sovjetike e atė jugosllave, nė rast se
do tė jetė e nevojshme. Fėmijėt e shkollave nxiten dhe u
jepen lėvdata, kur ata spiunojne pėr mėsuesit dhe prindėrit.
Rast mė tipik merret arrestimi i grupit Kokoshi-Asllani, i
cili desh tė krijonte njė parti tė dytė nė zgjedhjet e
dhjetorit, vitin e kaluar..
-
- Grupi
komunist kėtu ėshtė i vendosur dhe flet nė tė mirė tė
fakltit, se ėshtė mė mirė qė kėtu tė ndjehet prezenca e
Rusisė, e jo si regjimi i kaluar
-
-
Duke folur pėr historinė e Shqipėrisė
. Unė po arrij afėr
pikėpamjes se populli shqiptar mund tė mos jetė i pėrgatitur
pėr pavarėsi. Nga ana tjetėr, shqiptarėt pėrbėjnė njė
minoritet tė gjėrė e tė fortė, pėr tė penguar
inkludimin ose ndarjen midis Jugosllavisė e Greqisė, duke
krijuar probleme serioze minoriteti nė kėto shtete, pėr
rrjedhojė do tė kalohet nė ashpėrsim tė situatės nė
Ballkan. Pra fillimi flet pėr njė zgjidhje nėn kujdestarinė
e UNO-s
.
-
- Nė
telegramin 768.75/4-1246 tė datės 12 prill 1946, Xhejkobs i
raporton Sekretarit tė Shtetit se :
Siē ėshtė thėnė nė telegrame tė ndryshme,
vala e terrorit ka pėrfshirė Shqipėrinė qysh nė muajin
janar, kur grupi komunist inaguroi procesin e sovjetizimit.
Njerėzit spiunohen, hiqen nga shtepitė e tyre ( si nė Tiranė
pėr tė lėshuar shtėpi pėr sovjetikėt ), futen ne burgje
ose kampe pėrqėndrimi dhe lirohen nga postet qeveritare, pa
marrė parasysh racėn dhe besimin.
-
- Ndėrsa
nė telegramin 875.00/4-2046 tė datės 20 prill 1946,
Xhejkobs i rekomandon Sekretarit tė Shtetit se .
Para dhėnies sė njohjes, departamenti duhet tė
jetė i interesuar : sė pari, duke qėnė se regjimi i tanishėm
me njė sistem tė vetėm njė partie, i cili shtyp pa mėshirė
ēdo lloj opozite, nė kėtė rast kėrkohen garanci tė
forta, qė grupet
jo parti tė qeverisė, tė gėzojnė lirinė e fjalės dhe tė
pėrdorin organėet e shtypit,
njėsoj si ato tė qeverisė. Se dyti, si rezultat i njė
shpėrndarjeje tė gjėrė tė literaturės sovjetike dhe
kufizimit tė asaj tonės, ne duhet tė kemi tė drejta tė
barabarta
Se treti, duke qenė se kundėr anėtarėve tė
misionit tonė ushtrohet vėzhgim, pėrfshi edha ata persona qė
na bėjnė ne vizita, kerkohen garanci qė misioni dhe shtabi
i tij, tė lejohen tė krijojė marrėdhėnie miqėsore me
shqipėtarė, por qė kėta tė mos jenė subjekt vėzhgimi
nga ana e policisė.
-
- Se
fundi,
. Kur nė bashkėpunuam
me Britaninė e Madhe dhe BS pėr ēėshtjen e Shqipėrisė
nuk menduam qė autoritetet sovjetike tė avanconin kaq shumė
dhe tė kontrollonin gjithė vendin
Nė rast se bėhet fjalė
pėr njė vend tė pushtuar, ku sipas deklaratės sė Krimesė,
tre fuqitė e mėdha duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė tė
barabartė, ky shtet ėshtė Shqipėria.
-
- Me
gjithate, pa asnjė justifikim, sovjetikėt kanė avancuar
shumė, dhe nėpėrmjet grupit komunist kanė manipuluar plotėsisht
makinėn e qeverisė, pėr tė patur kontroll tė plotė me
ekskludimin e SHBA dhe Britanisė ose ndonjė fuqie tjetėr.
-
- Nė
telgramin 740.00-119 datė 26 prill 1946, qė Xhejkobs i dėrgon
Delegacionit tė SHBA nė Kėshillin e Ministrave tė Jashtėm
nė Paris, ai shtron problemin e kufirit shqiptaro-grek.
-
- Ai
thotė : Pas studimit tė kėtij problemi mendoj se kėrkesa
greke nuk ėshtė e justifikueshme. Aprovimi i kėsaj kėrkese
do bėjė qė Shqipėria tė mos jetė nė gjėndje tė
ekzistojė si shtet i pavarur, thjesht nga ana ekonomike.
-
- Po
kėtė problem, Xhejkobs,
nė telegramin Nr. 234, datė 23 prill 194, theksonte se Kėshilli
i Ministrave tė Jashtėm duhet tė gjejė ndonjė farė mėnyre
pėr tė zgjidhur problemin e kufirit shqiptaro-grek, duke bėrė
dhe kėtė vlerėsim : Vazhdimi i kėrkesės sė vjetėr
tė palės greke, prek seriozisht paqen nė Ballkan, i
jep rast Shqipėrisė tė mbajė tė mobilizuar ushtrinė, ndėrsa
sovjetikėve tė hiqen si mbrojtės tė Shqipėrisė sė vogėl,
duke i dėrguar asaj furnizime me armė dhe kėshilltarė
sovjetikė.
-
- Nė
telegramin 711.75/4-1546 tė datės 8 maj 1946, qė Sekretari
i Shtetit Acheson i dėrgon Xhejkobs-it, vihet nė dukje se .
Qeveria e SHBA i referohet njoftimit te 12 prillit, ku
Hoxha deklaron dėshirėn e regjimit tė tij pėr eliminimin e
keqkuptimeve, qė mund tė dėmtojnė marrėdhėniet midis
SHBA dhe Shqipėrisė dhe kėrkon qartėsimin e raporteve tė
Radio Londrės, Rojterit dhe shtypit amerikan lidhur me
rezolutėn e paraqitur nė Komitetin e Senatit Amerikan pėr
Marrėdhėniet me Jashtė, pėr
Epirin e Veriut( Shqipėria Jugore ).
-
- Qeveria
e SHBA
i kujton gjeneral Hoxhės faktet e mėposhtėme :
-
- 1.Mė
19 shkurt 1945, senatori Pepper paraqiti rezolutėn e mėposhtėme,
e cila iu referua Komitetit tė Senatit pėr Marrėdhėniet me
Jashtė. Sipas Senatit, me kuptimin Epiri i Veriut ( pėrfshi
edhe Korēėn ) dhe 12 ishujt e detit Egje, tė njohur si
ishujt Dodekanezia, ku predominon njė popullėsi plotėsisht
greke, duhet ti kalojnė Greqisė, nė bazė tė njė
Konference Paqeje dhe tė pėrfshihen nė territorin e Greqisė;
-
- 2.Kjo
rezolutė doli pa amendament nga Komiteti mė 27 mars 1946.
Senati nuk ka marrė asnjė veprim pėr kėtė rezolutė.
-
- Megjithatė,
veprimi i Senatit
. Nuk duhet marrė si diēka qė ka tė bėjė
me qėndrimin e ekzekutivit tė Qeverisė Amerikane, lidhur me
vlerėn ose tė qėnit pro ose kundėr ēėshtjes sė
propozimit nė fjalė.
-
- Nė
telegramin 711.75/10-1646 tė 16 tetorit 1946, kur Hoxha
vazhdon se SHBA kanė treguar shėnja jo miqėsore kundrejt
Shqipėrisė, duke pėrkrahur kėrkesat greke nė Konferencėn
e Parisit pėr ēėshtje territori kundrejt Shqipėrisė, Unė
( Henderson tanimė zėvendės i Xhejkobs nė misionin
amerikan nė Tiranė ) kalova nė mos renie dakort me Hoxhėn,
duke shėnuar se, SHBA, nė asnjė kohė nuk ka pėrkrahur
kerkesat greke pėr Epirin e Veriut. Por ai kundėrshtoi
.
mandej, Hoxha tha se mund tė ishte keqinformuar. Ai
tha se SHBA kishin votuar nė favor tė vendosjes sė kėrkesės
greke nė rendin e ditės sė Konferencės, gjė qė ėshtė
njėsoj sikur tė votosh kundėr Shqipėrisė.
-
- Kaluan
45 minuta tė kota pėr ta bindur Hoxhėn
se ne ishim duke
ndjekur politikėn tonė pėr ruajtjen e pavarėsisė sė Shėipėrisė
dhe dhenies sė njė vlerėsimi pėr ēdo kėrkese pėr
ratifikime kufitare.
-
- Unė
i thashė se nė SHBA, koncepti i drejtėsisė nėnkupton tė
drejtėn e kujtdo pėr tė paraqitur akuza kundėr kujtdoje
dhe detyra e gjyqtarėve pėr dėgjimin e akuzave
. Nė qoftė
se akuzat janė pa baza, gjyqi do i zbulojė
. Dhe do marrė
vendim pezullimi
..
-
- Gjeneral,
cili do ishte reagimi juaj nė qoftė se Shqipėria do kėrkonte
futjen nė rendin e ditės tė Konferencės sė Paqes
. pėr
hir tė argumentit tė rajonit tė Kosovės dhe nė rast se
delegacioni i SHBA do votonte kundėr dhėnies sė Shqipėrisė
tė sė drejtės pėr futjen e kėsaj kėrkese nė Konferencė
?
-
- I
vetmi koment i Hoxhės ishte ky : Ky nuk pėrbėn njė
rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kėrkesės
pėr rajonin e Kosovės nga aleatja jonė Jugosllavia
-
- Po
pėr kėtė pikė, Xhejkobs theksoi se
: Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht tė qėnit
e Shqipėrisė njė shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqičpėrisė
Jugore i kalonte Greqisė, Shqipėria nuk mund tė qėndronte
si shtet i pavarur.
-
- Nė
letrėn e Hoxhės , nė pėrgjigje tė letrės sė
Henderson-it, tė datės 5 nentor 1946,
theksohet edhe : Nga ana jonė ėshtė punuar
gjithmonė pėr tė gjetur rrugėzgjidhje pėr kėtė ēėshtje
( atė tė traktateve
S.H.), e cila ka penguar vendosjen e
marrėdhėnieve diplomatike midid dy popujve tanė, tė cilėt
janė lidhur me njė miqėsi tė ngushtė nė tė kaluarėn
dhe nė luftėn e pėrbashkėt tė fundit. Populli shqiptar ka
ushqyer dhe ka njė simpati tė madhe pėr popullin mik
amerikan dhe i vjen keq qė..
-
-
X
- Sa
tė vėrteta janė njoftimet qė misioni amerikan nė Shqipėri
i dėrgonte Sekretarit tė Shtetit mbi gjėndjen nė Shqipėri,
shqiptarėt i dinė fare mirė.
-
- Shqipėria,
nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės, u bė fillimisht vasale e
Jugosllavisė sė Titos (
1941-1948), sė cilės i fali edhe Kosovėn.
-
- Pas
prishjes me Titon, ajo u bė bishti i BS , i gjakatarit
Stalin, nga i cili mėsoi se si duhet tė shpėtohet nga
armiqtė e
socializmit ( sipas parimit komunist : armik qė nuk tė bėn
dėm ėshtė ai qė nuk jeton mė, qė vritet.
-
- Dhe
armik ishte kushdo qė i dukej i tillė , nė ndonjė
ėndėrr tė keqe Enver Hoxhės
S.H. ). Por edhe miqėsia e
pathyeshme, e pavdekshme midis Shqipėrisė Socialiste dhe
Bashkimit tė Madh Sovjetik, zgjati
pak mė shumė se njė dekadė.
-
- Por
shqiptarėt tashmė i dinė fare mirė tė gjitha kėto dhe e
quaj krejtėsisht tė panevojshme qė une ti pėrmend mė
gjatė
-
- Miqėsia
e madhe e popullit shqiptar me popullin amerikan, siē thotė
Enver Hoxha nė letrat e tij, tė shkruara mė 1946, shpejt u
kthye nė njė armiqėsi tė llahtarshme tė RPSSH ndaj
imperializmit me nė krye Imperializmin amerikan, xhandarin e
popujve tė tė gjithė botės
-
- Cėshtė
e vėrtetė historia vonon, por nuk harron. Tanimė pėr ne
shqiptarėt , SHBA
ėshtė kthyer nė kampionin e paqes, kampionen e demokracisė
-
-
- II
TRAJTIMI I
MISIONIT AMERIKAN
NĖ SHQIPĖRI
-
- Enver
Hoxha kujton : Kėto misione ( anglezi dhe amerikani
) ishin gjoja paqėsore, misione aleatėsh qė do
informonin qeveritė e tyrė pėr zhvillimin e gjėndjes sė
Shqipėrisė, karakterin e vet
qė tė pėrgatitnin njohjen
e saj nga qeveria angleze dhe amerikane ( faqe 360 )
-
-
.
Por kėto dy shtete tė mėdha nuk mund tė duronin ekzistencėn
e njė shteti komunist, siē ishte Shqipėria, ku nė pushtet
ishte populli i udhėhequr nga Partia Komuniste.. ( faqe
362 ).
-
- Lidhur
me kėtė ēėshtje Kenuan, i ngarkuari i SHBA nė BS, nė
telegramin e tij 711.75/2-146
tė datės 1 shkurt 1946 , nga
Moska , dėrguar Sekretarit tė Shtetit, provon dhe kėrkon
qė SHBA, pra dhe misioni i saj nė Shqipėri, tė veprojė
efektivisht, sepse ajo qė thotė Xhejkobs qėndron kaq afėr
pikėpamjes sė Moskės. Nė tė kundėrt misioni duhet tė tėrhiqet
nga Shqipėria
-
- Ja
ku ndeshemi shpejt me idenė e tėrheqjes sė kėtij misioni,
pra qė mė 1 shkurt 1946
nė se ai diskriminohet dhe
nuk trajtohet njėsoj me atė tė misioneve ruse apo
jugosllave.
-
- Nė
kėtė telegram Kenuan thekson se :
Nuk ka kėrkund
njerėz mė aktivė e tė ndjeshėm nė ēėshtjet qė kanė tė
bėjnė me veprime dredharake , siē mund tė thuhet pėr
ata rusė, tė cilėt punojnė nė prapaskenė nė Shqipėri"
-
- Mė
datėn 4 shkurt 1946 ( me telegramin 717.75/2-446), Xhejkobs i
njofton Sekretarit tė Shtetit edhe pėr ēėshtjen e
personelit tė huaj nė misionin amerikan nė Shqipėri
Edhe pse pėr emrin
e Marinscak-ut nuk flitet asgjė, unė mendoj se Hoxha dhe
autoritetet shqiptare skanė ndėrmend tė thonė asgjė
tjetėr. Rasti i Marinscak-ut, ėshtė i veēantė.
Dhe Xhejkobs njofton :
. Misionet e SHBA,
Britanisė sė Madhe dhe UNRA, kanė qėnė gjithmonė nėn vėzhgim,
por tani ky vėzhgim ėshtė bėrė mė i rreptė. Shumė pak
shqiptarė afrohen pranė tyre, tė paralajmėruar qė tė qėndrojnė
larg
-
- Dhe
ai raporton se : Anėtarėt e shtabit tim, anglezėve dhe
personelit tė UNRA-s, u imponohen kufizime tė ndryshme. Nė
muajin dhjetor ( 1945
S.H.), u pezulluan edhe dhėniet e lejeve pėr tė
shkuar me makinė nė Durrės ( nė mbasditėn e ditės sė
shtunė, duke shėtitur nė kodrat pėrreth Tiranės, atasheu
i shtypit anglez Robinson, u arrestua nga ushtarakėt
).
Edhe nė rast se jepet leje kalimi,
je i detyruar tė shoqėrohesh nga njė partizan
-
- Pėrsa
i pėrket ēėshtjes sė misionit tonė, situata paraqitet
delikate. Tė flasim prerė, ai ska pse tė qėndrojė. Ai
u dėrgua kėtu pėr tė studjuar situatėn dhe pėr tė dhėnė
njė raport, qė tashmė ėshtė dorėzuar
Unė jam i sigurtė
se autoritet e , veēanėrisht ato jo shoqėrore me ne, janė
nė dijeni tė statusit tonė tė pashpresė,
prandaj edhe e kontrollojnė aktivitetin tonė dhe
tregojnė njė sjellje jo miqėsore, gjithmonė nė rritje
edhe nga nxitja qė bėhet nga agjentėt rusė. Kjo ndjenjė qėndron
shumė afėr asaj ruse, gjė qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt
me mikpritjen shqiptare
-
-
Nė
rast se ne vendosim mbylljen e misionit. Ekzistojnė dy
alternativa :
-
- Sė
pari, mbylljen plotėsisht tė misionit , duke lėnė pasurinė
nėn kujdesin e anglezėve, ose,
- Sė
dyti, tė tėrheqim tė gjithė personelin me pėrjashtim tė
Fulcit, Steven-it dhe Nikolas,
tė cilėt do tė lihen si kujdestarė ( megjithate,
asnjė prej personave tė mėsipėrm nuk dėshiron tė qėndrojė,
po qe se situata vėshtirėsohet)
-
- Dhe
Xhejkobs vazhdon : Ky mund tė jetė rasti i fundit nė
ndihmė tė kėtij populli tė vogėl, punėtor dhe tė
ndershėm, i
cili ka vuajtur pėr 300 vjet nėn shtypjen turke, intrigave
jugosllave e italiane, pushtimit italian e atij gjerman, rrėnimit
dhe, tani i ndodhur pėrballė frikės e terrorit tė mendjemėdhenjėve
imperialistė sovjetikė
-
- Nė
kėto kushte, Sekretari i Shtetit, me telegramin 711.75/2-846
tė datės 12 shkurt 1946, i njofton Xhejkobs-it mbi dėrgimin
e njė memorandumi tė Qeverisė Amerikane pėr Shqipėrinė,
nėnshkruar nga Byrness.
-
- Nė
tė thuhet se : Ju jeni udhėzuar tė komunikoni me
gjeneral Hoxhėn, lidhur me paraqitjen e kėtij memorandumi e
ti bėni atij tė qartė se Departamenti i Shtetit, i
kushton kėsaj ēėshtjeje, rėndėsi tė madhe.
-
- Nė
kėtė memorandum ndėr tė tjera theksohet se :
Qeveria e SHBA ka vėnė re njė qėndrim jo favorizues nga
ana e autoriteteve shqiptare, si nė drejtim tė SHBA ashtu
edhe tė misionit amerikan nė Shqipėri. Pjesėrisht kjo ėshtė
vėnė re nė qėndrimin e organeve tė shtrypit dhe
transmisioneve ne radio
-
-
.
Nė veēanti Qeveria Amerikane shikon
njė qėndrim aspak miqėsor tė autoriteteve
shqiptare, tė cilat mė 28 janar urdhėruan largimin e njė sėrė
nėpunėsih tė misionit amerikan nė Tiranė, brėnda 15
shkurtit
Kjo proēedurė ska asgjė tė pėrbashkėt me
frymėn dhe letrat e mirėkuptimit, vendosur me anė tė shkėmbimit
tė memorandumeve tė mars-prillit 1945, midis zyrės sė Kėshilltarit
politik tė SHBA nė Kazerta dhe autoriteteve shqiptare
-
-
Kjo qeveri shėnon, ndėrkohė, se kėto javėt e fundit,
aktiviteti i misionit tonė ėshtė penguar mjaft
. Duket se
autoritetet shqiptare nuk kanė besim te anėtarėt e
misionit
-
-
..Mė
10 dhjetor 1942, kjo qeveri afirmoi pėrkrahjen e saj pėr
krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur. Gjatė luftės, SHBA
inkurajuan dhe pėrkrahėn rezistencėn e popullit shqiptar
kundėr pushtuesve tė boshtit
Ajo ka kontribuar shumė
edhe pėr UNRA-n
qė pėr disa muaj ėshtė duke i dhėnė
Shqipėrisė njė ndihmė tė madhe
-
-
.
Pėr tė hequr ēdo mendim keqkuptimi, ēka duket nė mendje tė
autoriteteve shqiptare, pėr pranimin e Shqipėrisė nė UNO,
kjo qeveri pohon se ėshtė plotėsisht dakort qė Shqipėria
tė fitojė anėtarėsinė nė Kombet e Bashkuara
Megjithatė,
duhet theksuar se qėndrimi pėrfundimtar qė duhet marrė nga
SHBA nė kėtė drejtim, nuk mund as logjikisht as parimisht tė
veprojė, pa iu referuar dėshirės sė qeverisė shqiptare, pėr
tė plotėsuar detyrimet ndėrkombėtare
-
-
Qeveria Amerikane e ka shumė tė vėshtirė, nisur nga
trajtimi aspak shoqėror bėrė zotit Xhejkobs e Shtabit tė
tij, tė kuptojė ose tė falė qėndrimin jo korrekt,
pėrdorur deri tani nga autoritetet shqiptare
-.
-
- Dhe
memorandumi pėrfundon : Ndėrkohė qeveria amerikane
ska dėshirė tė lerė ndonjė dyshim nė mendjet e
autoriteteve shqiptare, se nė rast se vazhdon trajtimi jo miqėsor
i misionit amerikan
atėherė kjo qeveri ndjehet e
detyruar, dhe pa marrė aspak parasysh ndjenjat e vėrteta tė
miqėsisė pėr popullin shqiptar, tė rishikojė qendrimin e
saj tė kundėrt me autoritetet e sotme shqiptare.
-
- Nė
telegramin 711.75/2-1946 tė datės 19 shkurt 1946, Xhejkobs i
shkruan Sekretarit tė Shtetit : Dje i dorėzova gjeneral
Hoxhės memorandumin dhe theksova se kėsaj ēėshtjeje,
departamenti i kushton shumė rėndėsi. Hoxha ra dakort se
misioni duhet respektuar mė shumė
dhe tha se edhe ēėshtja
e personelit tė shėrbimit nuk ishte aspak e drejtė. Ai u pėrpoq
qė fajin tua hedhė vartėsvedhe shprehu keqardhjen
pėr lindjen e frymės sė mosdashamirėsisė. Vėrejtjet e
tij tregojnė se ai ka kuptim tė qartė rreth dashamirėsisė
dhe vlerėsimit, qė qeveria e tij duhet ti kushtojė
misionit tonė
-
-
.
Kur erdhi ēėshtja tek paragrafi i Organizatės sė Kombeve tė
Bashkuara, ai u shpreh me argumente tė zjarrta rreth sė
drejtės sė pranimit tė Shqipėrisė dhe, nuk ēau kokėn
rreth pėrpjekjeve tė bėra nga unė, nė spjegimin e kėsaj
ēėshtjeje
-
-
Pėrsa i pėrket sulmeve tė shtypit dhe tė radios, ai tha se
nuk interesohej pėr gjėra tė tilla
.
-
- Nė
telegramin 711.75/2-2846 tė datės 28 shkurt 1946, Xhejkobs i
raporton Sekretarit tė Shtetit se : Pėr ēėshtjen e
trajtimit tė misionit ngeli shumė pak kohė, por Hoxha u
mundua, nė mėnyrė jo bindėse, tė spjegonte ēėshtjen e
largimit ( ndjekjes) tė personelit tė shėrbimit tonė
.
Duke dhėnė aprovim pėr qėndrimin e Marinscak, Hoxha tha
se do ta shikonte pėrsėri kėtė ēėshtje. Ai tė
linte pėrshtypjen sikur do lejonte qėndrimin e tij tė mėtejshėm.
Kur unė i pėrmenda ardhjen e gruas sė Marinscak-ut, ai vuri
dorėn nė kokė dhe tha se i vinte keq, por ajo smund tė
bėhej
-
-
Unė i pėrmenda Hoxhės gjithashtu se tre nga stenografet e
zyrės sime, u paraqitėn pėr leje shkuarje nė
Shkodėr dhe nuk u ishte dhėnė asnjė pėrgjigje, nė
njė kohė, ndodhi ndryshe me majorėt anglezė, tė cilėve tė
paktėn iu dha pėrgjigje, qoftė edhe negative. Kjo u duk se
e revoltoi Hoxhėn, i cili mbajti shėnim dhe tha se kėtė
ēėshtje do ta sqaronte menjėherė. Me qenė se zyra e
vizave ndodhet nėn kontrollin direkt tė Koci Xoxex, i cili
punon me njė komisar rus nė zyrėn e tij, duket
mė e dyshimtė qė Hoxha tė mos dijė gjė pėr ēka
ndodh atje
-
-
.
Edhe nė se kalohet nė njė farė pėrmirėsimi tė trajtimit
tė misionit tonė, ky pėrmirėsim mund tė bėhet vetėm nė
disa drejtime ( tė paktėn deri sa Shqipėria tė paraqesė kėrkesėn
tjetėr pėr tė qenė anėtarė e UNO-s )
.
-
-
..
Une jam i sigurte se, pėr deri sa tė ashtuquajturit Kėshilltarė
civilė e ushtarakė jugosllavė dhe personat nga qeveria,
qarkullojnė gjithandej rreth vendit, pėr deri sa tė
ekzistojė ndonjė gjurmė nga opozita, anėtarėt e misionit
do kufizohen tė qėndrojnė
nė Tiranė dhe, kur tė lejohen jashtė Tiranės, ata do tė
shoqėrohen me roje partizane
-
-
.
Ne kėrkojmė mendimin e departamentit dhe shprehemi :
Misioni duhet tė tėrhiqet plotėsisht pėr nė SHBA. A.
Ndėrkaq , nė lidhje me trajtimin e misionit amerikan nė
Tiranė, Enver Hoxha nė kujtimet e tij shkruan :
Ne silleshim ndaj misioneve amerikane dhe angleze nė
mėnyrė korrekte, kurse ata
tregoheshin hipokritė, gjithmone mundoheshin tė na i
kalonin ujin nėn rrogoz
-
-
.
Mister Xhejkobs dhe mister Fulci si dhe anėtarė tė tjerė tė
kėtyre misioneve, lėviznin
lirisht kudo nė Shqipėri dhe merrnin kontakt me tė gjithė
ata qė dėshironin . ( faqe 387 ).
-
- Dhe
telegramin 875.00/4-2046, tė datės 20 prill 1946, Xhejkobs e
mbyll me thėnien :
Meqenė se kėtu veprimet tona pengohen mjaft, une smund tė
bėj mė tepėr. Nė mungesėn time do zėvndėsohem nga
Fultz. Avioni tjetėr nga Tirana niset mė datėn 26 prill.
-
- Nė
telegramin 740.00-119/7-2746, Zv.Drejtori i zyrės pėr ēėshtjet
europiane (Hickerson) ,qė i drejton drejtorit tė zyrės pėr
ēėshtjet europiane ( Matheus) nė Paris, mė 27 korrik 1946,
duket qartė se : Pėr disa kohė jam shumė i pakėnaqur
rreth situatės sė misionit tė Xhejkobs nė Shqipėri
Mua
mė duket se qėndrimi i Xhejkobs nė Shqipėri ėshtė jo vetėm
i kotė, por edhe jo dinjitoz dhe nuk besoj
qė ai justifikon vetveten, me ato pak informata qė na
jep
.
-
- A
mund ta tėrheqim tė gjithė misionin, nė rast se largohet
Xhejkobs, apo tė tėrheqim vetėm Xhejkobs-in duke lėnė
Fulcin nė vend tė tij, po qe se ai dėshiron tė qėndrojė.
Po qe se Fulci nuk dėshiron tė qėndrojė
atėhere mund tė
pėrdorim Hendersonin
Dėshira ime ėshtė pėr tėrheqjen
e gjithė misionit
- Nė
telegramin 711.75/8-1546 tė datės 15 gusht 1946, Xhejkobs i
raporton Sekretarit tė Shtetit qė :
-
- Pėrveē
ēėshtjes sė traktateve duhet thėnė diēka edhe pėr
trajtimin qė duhet ti bėhet misionit, legatės dhe pėrfaqėsuesve
tanė diplomatikė nė tė ardhmen. Tė dyja kėto probleme
janė imperative, duke marrė parasysh injorancėn e regjimit
tė kukullave tė tanishme kundrejt kortezisė ndėrkombėtare,
qė ai duhet tė tregojė dhe tendencės sadiste qė po keqėsohet
qėllimisht. Po qe se kjo pikė nuk qartėsohet drejt, atėhere
do jetė vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė
misioni ynė tė qėndrojė kėtu mė gjatė
-
-
.
Ai kėrkon qė tė bėhet : Aprovimi pėrfundimtar pėr
inxh. Marinscak, qė tė qendrojė kėtu nė ndėrtesėn e
misionit, pėr aq kohė sa ne kemi nevojė dhe ti jepet
menjėherė leje hyrjeje gruas sė tij
qėndrimi i
autoriteteve kundrejt gruas sė tij ėshtė i pafalshėm
.
-
- Ne
ruajmė dyshime, nė se ata duan ose jo qė ne tė largohemi,
por po qe se po, atėhere ne mbyllim gjithēka
-
- Nė
telegramin e datės 9 shtator 1946 tė Zv.Sekretarit tė
Shtetit Klejton, misionit amerikan nė Tiranė
(740.00.119/9-946), ai e mbyll njoftimin me fjalėt : SHBA
shpreson qė Shtabit tė legatės ti jepen privilegjet dhe
kortezitė, sipas praktikave ndėrkombėtare.
-
- Para
se tė largohej nga misioni amerikan nė Shqipėri , Xhejkobs
( telegrami 711.75/10-1946
i datės 16 tetor 1946 ), dėrguar nga zėvendėsi i
tij Henderson Sekretarit
tė Shtetit, mbi bisedėn prej 2 orėsh me Enver Hoxhėn,
theksohet se ai dėshironte
tė zgjidhėte problemin e gruas tė kujdestarit tė misionit
Martinscak dhe atė tė burgosjes sė pėrkthyesit tė
misionit. Ai pėrmendi pėrpjekjet e bėra pėr tėrheqjen e
gruas sė Martinscak nga Italia, pėr tu bashkuar me tė
shoqin dhe pėrsėriti kėrkesėn e aprovimit tė hyrjes sė
saj. Ndėrkohė u theksua edhe vėshtirėsia e
lidhur me ēėshtjen e pėrkthyesit, i cili qe
arrestuar disa javė tė shkuara dhe pėr tė nuk ishte dėgjuar
asgjė. Hoxha falėnderoi Xhejkobs-in pėr fjalėt e tij tė
sjellshme, me rastin e mbarimit tė afatit tė tij. Mė pas ai
shtoi : Sa pėr pėrkthyesin, Hoxha tha se nuk dinte shumė
hollėsira , porse arrestimi i tij nuk kishte lidhje se ai
ishte pėrkthyes i misionit amerikan
se ai do tė zėvendėsohej
sa mė shpejt. ..
-
Lidhur me gruan e Martinscak ai tha se vėshtirėsia bie nė
atė qė nuk ėshtė qytetare amerikane
Nė ēdo rast,
tha ai, duhet gjykuar e mandej tė shikojmė nė qoftė
se mund tė rregullohen sė afėrmi
-
- Nė
telegramin 711.75/10-1946 tė datės 19 tetor 1946, Henderson
i raporton Sekretarit tė Shtetit se :
Hoxha nė fjalimin e tij tė datės 16 tetor tha se
nuk kuptonte ēfarė lloj pune bėn ky mision kėtu dhe
theksoi se, me qenė se puna e tij ka pėrfunduar, ai ska
arsye tė qėndrojė
-
-
.
Regjimi po pėrpiqet tė fitojė njohjen nga SHBA
. Prandaj
gjuha emocionale e Hoxhės, pėrbėn njė shfaqje tė ashpėr
pakėnaqėsie kundrejt UNRA-s, Konferencės sė Parisit dhe
asaj tė Kombeve tė Bashkuara
Pėr dy ditė rresht Hoxha
shtyti inagurimin e Kongresit tė Rinisė
. Siē dyshohet,
po qe se ai konsultohet me rusėt dhe jugosllavėt
atyre do
tu pėlqejė qė ne tė mos kemi pėrfaqėsim kėtu, ose tė
shumtėn, tė kemi njė pėrfaqėsim thjesht formal
-
- Me
telegramin 711.75/10-1946 tė datės 2 nentor 1946, Sekretari
i Shtetit i shkruan Hendersonit
:
-
-
. Departamenti ka vendosur tė tėrheqė menjėherė
misionin amerikan nga Shqipėria. Ju udhėzoj ti adresoni
Kryeministri Hoxha njė letėr jo zyrtare si kjo mė poshtė
: Qysh nga 8 maj 1945, SHBA ka kėrkuar rrugėn e njė
kuptimi tė dyanshėm dhe vendosjen e marrėdhėnieve
diplomatike midis Qeverisė Shqiptare dhe asaj tė SHBA. Pavarėsisht
nga pėrpjekjet amerikane
. dhe mungesės sė njė pėrgjigjjeje
tė kėnaqshme nga ana e Qeverisė Shqiptare lidhur me
njohjen, e cila ėshtė formuar nga
Qeveria Amerikane nė nentor 1945, misioni nuk ka
mundur tė arrijė qėllimet pėr ēka u suall fillimisht nė
Shqipėri
-
- Departamenti
do japė njoftom nė shtyp pėr tėrheqjen e misionit sapo tė
merret telegrami juaj urgjent.
Acheson.
-
- Me
telegramin 711.75/11-746 tė datės 7 nentor 1946, Henderson i
dėrgon Sekretarit tė Shtetit pėrgjigjen e letrės sė Hoxhės
.
Nė pėrgjigje tė letrės time tė datės 5 nentor. Nė ketė
letėr thuhej : Kam nderin tju them se e kam marrė
letrėn tuaj tė datės 5 nentor 1946
Pėr mė tepėr se 18
muaj
Qeveria e SHBA i kėrkoi Qeverisė Shqiptare leje pėr
tė dėrguar njė mision zyrtar amerikan nė Shqipėri,
kryesuar nga Z. Xhejkobs, i cili do ti raportonte Qeverisė
Amerikane rreth situatės nė Shqipėri, pėr ēėshtjen e
njohjes sė Qeverisė Shqiptare nga Qeveria e SHB.
-
- Ky
mision amerikan u prit mirė nga ne dhe
ju dhanė tė gjitha mundėsitė dhe lehtėsitė pėr tė
plotėsuar qėllimin e tij. Pėr 18 muaj rresht
misioni juaj shkoi lirshėm nė tė katėr qoshet e
Shqipėrisė, nė fshatra dhe qytete, pa pasur asnjėherė
ndonjė pengesė nė punėn e tij
Komisioneri Xhejkobs, shumė
herė ka shprehur entuziazmin e tij pėr
demokracinė tonė
stabėl. Vetė shefi i misionit amerikan mė ka thėnė shumė
herė
. Dhe se pėr vetė atė ishte e ēuditshme pėrse
Qeveria Amerikane vinte kushte njohjeje pėr qeverinė tonė
Zoti Xhejkobs e shikonte kėtė si njė ēėshtje qė kėrkon
vetėm njė minutė kohė
se ky kusht
sishte gjė
tjetėr por thjesht ēėshtje qė ne tė pranonim disa
traktate
kushti qė na
u vu ne, nuk ishte thjesht njė ēėshtje teknike
. Ai ishte
njė ēėshtje plotėsisht parimore dhe se Qeveria Amerikane e
ngriti dhe e pėrdori si njė pengesė serioze pėr vendosjen
e marrėdhėnieve dilomatike midid dy vendeve tona
Me
keqardhje
kjo ēėshtje edhe pėr ne pėrbėn njė ēėshtje
parimore
-
- Ndėrkaq
mė 8 nentor 1946, departamenti i shtetit nxorri nė shtyp njė
shėnim ku bėhej fjalė pėr tėrheqjen e misionit amerikan
nga Shqipėria ( Shih Buletinin e Departamentit tė Shtetit tė
datės 17 nentor 1946, faqe 913 ).
-
-
X
X
-
- Dallohet
menjėherė e vėrteta
e trajtimit tė misionit amerikan nė Shqipėri .Duket qartė
se deklaratat e Enver Hoxhės nė kujtimet e tij, bien
ndesh me njoftimet
qė vetė misioni amerikan, nė atė kohė, i dėrgonte
Sekretarit tė Shtetit.
-
- Ndėrsa
Enver Hoxha shkruan nė kujtimet e tij nja 30 vjet mė
pas, se kėtij misioni i kishte krijuar tė gjitha kushtet pėr
njė punė normale, Xhejkobs nga ana e tij, pikėrisht mė
1946, kur zhvilloheshin kėto ngjarje, njoftonte, duke u
ankuar, se kudo qė do duhej tė shkonte, cilido anėtar i
misionit tė tij , ishte i detyruar tė shoqėrohej me njė
partizan
-
- Tanimė
shqiptarėt e mėsuan se cilido shqiptar qė i afrohej
misionit amerikan , e sidomod ish nxėnėsit e Shkollės
Teknike tė Tiranės, qė shoku Enver i quan djemte , pėrfundoi
nė burg, ku shumė prej tyre edhe u pushkatuan si spiune
tė amerikės apo tė Fulcit.
-
- Por
tė mos harrojmė se mbas pėrmbysjes sė diktaturės sė
tmerrshme hoxhiste dhe e pasardhėsve tė tij, tani nė Tiranė
ekziston Shkolla Harry T.Fulc, nė kujtim tė atij drejtori
tė talentuar amerikan, qė drejtoi atė shkolle nga 1922 deri
mė 1933, duke nxerrė njė armatė tė paharruar teknikėsh tė
mrekullueshėm, tė cilėve Enver Hoxha, duke u vėnė damkėn
e spiunit, i ekzekutoi apo u dha dėnime tė rėnda, pėr tė
gjithė jetėn, si atyre edhe familiarėve tė tyre.
-
- Njė
ndėr ta ishta edhe babai im , Beqir Haēi, ish nxėnės dhe mėsues
i asj shkolle, i burgosur dhe i dėnuar si spiun nga
regjimi i Enver Hoxhės, ndersa nė vitet e demokracisė u
nderua edhe me
tituillin e lartė Mesues i Popullit.
-
-
- III
LIDHUR ME CĖSHTJEN
E TRAKTATEVE !
-
- Lidhur
me ēėshtjen e traktateve dhe marrėveshjeve politike midis
Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera, apo tė Shqipėrisė me
Amerikėn, para 7 prillit 1939, Enver Hoxha nė kujtimet e tij
shkruan :
-
Nė fund Xhejkobs me pyeti : Xh.:Nė dokumentat qė keni
publikuar thuhet se do tė rishikoni tė gjitha marrėveshjet
politike, ekonomike dhe ushtarake, qė ka pasur mbreti Zog me
Shtetet e tjera dhe do ti prishni
tė gjitha. A nėnkuptoni me kėtė edhe ato tė
qeverisė amerikane ?
-
- E.H.
: Po. Kėto marrėveshje janė si gozhda e Nastradinit
Z. Xhejkobs ( nuk e di, a e njihte Nastadinin Z.
Xhejkobs !?
S.H.
), por kėtė gozhdė populli ynė e shkuli qė nė Kongresin
e Pėrmetit
Por ju harruat pjesėn e fundit tė
fjalisė se :
.
Ato qė janė nė dėm tė popullit dhe tė shtetit Shqiptar.
Kjo do tė thotė qė ndonjė, sidomos ato bileteralet,
mund edhe tė rishikohen me qeverinė amerikane, pas
vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike.. ( faq 358. 359,
360 ).
-
- Qė
nė telegramin 711.75/2-546 tė datės 5 shkurt 1946, Xhejkobs
i raportonte Sekretarit tė Shtetit se :
Ruaj dyshim pėr pėrgjigjen qė mund tė na japin
autoritetet kėtu pėr ēėshtjen e traktateve, deri sa pėr tė
njėjtėn temė, tė merret ndonjė hap me Beogradin,,,
-
- Ndėrkaq
nė telegramin 711.75/2-846 tė datės 10 shkurt 1946 ai thotė
: pėr ēėshtjen e njohjes, ne presim pėrgjigje nga
autoritetet pėr tė
diskutuar problemin e traktateve. Autoritetet shqiptare, qė
nga data 16 janar, disponojnė tė gjitha kopjet e traktateve.
Siē i kam bėrė tė ditur departamentit, unė jam i sigurtė
se ne nuk do marrim pėrgjigje deri sa Jugosllavia tė jetė
gati pėr tė dhėnė pėrgjigje, si kėtu, si nė Beograd.
-
- Nė
takimin e datės 18 shkurt 1946 ( telegrami 711.75/2-1946 ), pėr
diskutimin e memorandumit tė departamentit tė shtetit, dėrguar
qeverisė shqiptare, Xhejkobs i raporton Sekretarit tė
Shtetit se :
.Mandej unė pėrmenda ēėshtjen e traktateve, por nga
qė kishim diskutuar pėr mė tepėr se njė orė
. Hoxha
tha se do tė jepte vlerėsim pėr tė gjitha ēėshtjet e
memorandumit, nė njė takim tjetėr. Unė nuk ruaj aspak
dyshim rreth fundit tė kėtij problemi. Kjo do varet nga dėshirat
e paraqitura prej Kėshilltarėve Sovjetikė.
-
- Nė
telegramin 711.75/2-2846 tė datės 28 shkurt 1946, Xhejkobs i
shkruan Sekretarit tė Shtetit se :
-
- U
njoftova se Enver Hoxha dėshironte tė mė takonte mė 27
shkurt, mbasdite. Nė kėtė takim : Cėshtja
e traktateve dhe marrėveshjeve
na hėngri rreth njė orė kohė. Hoxha edhe pse pėrsėriti
rreth pranueshmėrisė sė disa traktateve ndėrkombėtare,
qeveria e tij nuk mund tė binte dakort me vazhdimėsinė e
vlefshmėrisė sė ndonjė traktati tė dyanshėm ose shumėpalėsh
Tha se duhet tė kishim besim dhe se
marrėveshja e Kombit
mė tė favorizuar dhe e traktatit tė naturalizimit, pėr ne
ishin
-
- mė
tė rėndėsishėm se kurrė. Kur unė kėrkova qė, le tė
mendojmė pėr njė moment se SHBA pranojne siguritė e
qeverisė shqiptar, me kusht rishikimin pas njohjes, nė se
qeveria e tij do tė dėshironte shkėmbim notash pėr
sigurimin e zyrtarėvė amerikanė dhe ekzaminimin e
traktateve dhe marrėveshjeve, ai dha pėrgjigje negative.
-
- Nė
telegramin 711.75/8-1546 tė datės 15 gusht 1946, Xhejkobs i
raporton Sekretarit tė Shtetit se :
-
- Mbasditėn
e 13 gushtit u takova me Hoxhėn, i cili nisi me vėshtrėsitė
pėr traktatet duke kritikuar SHBA, qė nuk kishin dalė me
kundėrpropozime. Unė protestova dhe i kujtova atij takimin e
fundit, pėr kėtė temė, kur ai mė pat thėnė se qėndrimi
i qeverisė sė tij ishte i njėjtė me atė ēka thuhej ne dy
notat e nentorit tė kaluar. Unė i thashė se qeveria ime
shpresonte mė shumė nga ēka pritej nė kėto nota
.
Mandej ai vazhdoi se
. Qeveria e tij ishte e pėrgatitur tė
pranonte vlefshmėrinė e 11 traktateve shumėpalėsh
.
Lidhur me katėr traktatet dypalėshe ai tha se qeveria e tij
ishte e gatshme, menjėherė pas njohjes dhe mbrijtjes sė
ministrit amerikan
. Kėto traktate do merren nė konsideratė
me qėllim tė bėrjes sė korrigjimeve tė veēanta dhe
ato tė zbatohen nė bazė tė marrėdhėnieve tė reja ndėrkombėtare,
krijuar nga lufta antifashiste. Ai dha si
shėmbull ligjin tonė tė dorėzimit tė kriminelėve
tė luftės
pra kriminelėt e luftės qė kėrkojnė
strehim nė SHBA nuk duhet tė na jepen nė dorėzim.
-
- Pėrsa
i pėrket traktatit tė naturalizmit, ai tha se qeveria e tij
nuk kishte kundėrshtime pėr raste tė kaluara, por nė tė
ardhmen duhen bėrė korrigjigje tė nevojshme.
-
- Edhe
pėr marrėveshjen e pagesave doganore, ai nuk shprehu kundėrshtim.
Mandej ai mė dorėzoi njė letėr, mė tha ta studioja
po
tė doja tė njoftoja qeverinė time
Letra pėrsėrit
thelbin e ēėshtjeve qė Hoxha shtroi me mua
por asgjė
rreth bėrjes sė korrigjimeve tė dėshirueshme, marrėveshjes
sė pagesave doganore, konventės sė sistemit monetar dhe ajo
ēka ėshtė mė e rėndėishme, duke filluar prej vitit 1942
deri nė vitin 1945, Hoxha nuk foli aspak.
-
- Me
qėnė se regjimi shqiptar pranon vetėm traktatet e marrėveshjet
shumėpalėshe, besoj se kjo bėhet vetėm pėr kėrkesėn e
paraqitur nga Shqipėria, pėr tė qenė anėtare e Kombeve tė
Bashkuara, tani nė shqyrtim nė Njujork.
-
- Qėndrimi
i Shqipėrisė ndaj traktateve dhe marrėveshjeve tona dypalėshe
mbetet i dyshimtė, pėrjashto vetėm atė tė vėrejtjeve
gojore tė Hoxhės, qė flasin pėr pėrsėritjen e tyre
- Njė
rrugė veprimi ėshtė qė tė presim dhe tė pėrgjigjemi kur
tė shikojmė qė Shqiperia pranon ēėshtjen e traktateve
shumėpalėshe, ndėrsa pėr traktatet dhe marrėveshjet e
tjera duhet tė na jepet siguria qė kemi kėrkuar
-
- Nė
telegramin 711.75/8-1846 tė datės 18 gusht1946, Xhejkobs i dėrgon
Sekretarit tė Shtetit, tė pėrkthyer, letrėn e Enver Hoxhės
tė datės 13 gusht , pėr traktatet.
-
- Ja
njė shkurtim i saj :
Duke patur gjithmonė nė mendje dėshirėn pėr tė forcuar
marrėdhėniet midis SHBA dhe RPSH, nė pėrgjigje tė dėshirave
dhe aspiratave tė popullit shqiptar dhe tė frymės sė re ndėrkombėtare
.
RPSH ka marrė nė
konsideratė dhe ka studjuar traktatet, tė cilat ekzistonin
midis SHBA dhe Shqipėrisė para datės 7 prill 1939.
-
- Shumė
prej kėtyre traktateve
. u firmosėn nga qeveritė
antipopullore tė krijuara e tė sjella nė pushtet
. kundėr
vullnetit tė popullit shqiptar. Traktate tė tilla janė nė
mėnyrė direkte ose jo direkte, nė kundėrshtim tė
interesave dhe sovranitetit tė vendit tonė. Fryma dhe
zbatimi i shumė prej kėtyre traktateve nuk pasqyrojnė
interesat dhe aspiratat e popullit tonė, por e trajtojnė atė
si popull kolonial ose gjysėmkolonial. Ne nuk themi se
traktatet midis SHBA dhe Shqipėrisė u ngritėn nė frymėn e
pėrmendur mė lart
por veēanėrisht ata tė njė
karakteri tė dyanshėm midis dy vendeve tona
.. pėr kėtė
duhen bėrė korrigjime.
-
- Qeveria
e RPSH, duke patur gjithmonė nė mendje miqėsinė e bazuar nė
respektin e dyanshėm
.
pranon vlefshmėrinė e traktateve tė karakterit ndėrkombėtar
midis vendit tone
.
-
- Lidhur
me traktatet e tjera tė njė karaktri tė dyanshėm si,
traktatet e arbitrimit, pajtimit, natyralizmit dhe dorėzimit,
qeveria shqiptare ėshtė ė gatshme ti marrė ato nė
konsidratė menjėherė, me ministrin amerikan, i cili do
mbrijė nė Tiranė pasi tė jetė njohur qeveria jonė.
-
- Kur
tė jenė bėrė korrigjimet e nevojshme nga tė dyja palėt,
kėto traktate do hyjnė nė fuqi
-
-
.
Duke shpresuar, se midis dy vendeve tona do rivendosen marrėdhėnie
diplomatike sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, si faktor pėr
forcimin akoma mė shumė tė miqėsisė midis popullit
amerikan e atij shqiptar, lutemi pranoni vlerėsimin tim mė tė
lartė.
-
-
Kryeministėr pėr ēėshtjet e jashtme tė qeverisė sė
RPSH, Gjen.Kol. Enver Hoxha.
-
-
- Nė
telegramin 740.00119/9-946 tė datės 9 shtator 1946,
Zv.Sekretari i Shtetit Hickerson, qė kryeson delegacionin
amerikan nė Konferncėn e Paqes nė Paris, njofton se
:
Ministri paportofol, Tuk Jakova
qė vizitoi departamentin tonė, me inisiativėn e tij,
kaloi nė diskutim tė problemit tė traktateve . Jakova
shpreh besimin personal se tani, qeveria shqiptare po pėrgatitej
tė njihte nė parim ēėshtjen e vlefshmėrisė sė
traktateve dhe marrėveshjeve midis SHBA dhe Shqipėrisė. Ai
ra dakort me propozimin e Hickerson pėr tė pėrdorur njė
gjuhė tė tillė pėr ēėshtjen e traktateve, qė me
aprovimin e mare nga Sekretari i Shtetit dhe gjeneral Hoxha,
ajo tė shėrbente si bazė pėr diskutimin zyrtar midis
autoriteteve shqiptare me pėrfaqėsuesin amerikan nė Tiranė:
-
- Teksti
i pohimit
nė
esencė ėshtė si mė poshtė : Qeveria Shqiptare pranon
nė parim tė gjitha traktatet dhe marrėveshjet midis Shqipėrisė
e SHBA te 7 prillit 1939
Qeveria Shqiptare rezervon tė
drejtėn tė propozojė ndryshime ose pėrfundimin e
traktateve e tė marrėveshjeve tė lartpėrmėndura, mbi baza
tė njė interesi tė dyanshėm
.
Diskutim pėr
kėto traktate dhe marrėveshje
. do tė fillojė pas
njohjes sė qeverisė shqiptare nga qeveria amerikane dhe pas
vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Shqipėrisė
dhe SHBA.
-
- Jakova
tha se do bisedonte me Hoxhėn dhe mandej do tė informonte
departamentin pėr reagimin e kryeministrit. Jakovės iu bė e
qartė se departamenti do ta kuptonte ēėshtjen e mėsipėrme,
si diēka qė ndryshonte vetėm nė gjuhė, por jo nė pėrmbajtje
tė asaj sigurie origjinale, kėrkuar prej nesh. Hickerson
thekson
. Karakterin jozyrtar tė kesaj bisede
. Ai bėri
tė qartė qė gjeneral Hoxha, kėtė ēėshtje duhej ta
trajtonte zyrtarisht me pėrfaqėsuesin tonė nė Tiranė.
-
- Qė
atėherė, departamenti nuk
ka dėgjuar asnjė fjalė tjetėr prej Jakovės pėr kėtė
ēėshtje.
| |